Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJERMANI – Xhaka drejt sauditëve të Neom SC?

14 July 2025 at 13:42

DYSELDORF, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Mesfushori Granit Xhaka mund të jetë lojtari i fundit që largohet nga nënkampionëy e Bundesligës, Bayer Leverkusen, sipas raporteve të shumta gjermane.

“Sky TV” tha se 32-vjeçari zviceran me origjinë shqiptare ka “një marrëveshje verbale në parim” me klubin e Ligës Profesionale Saudite, Neom SC, për një transferim gjatë verës.

Gazeta “Bild” dhe revista sportive “Kicker” raportuan gjithashtu interesin e Neom SC.

“Sky” tha se Neom e ka informuar Leverkusenin për qëllimet e tij, me një tarifë transferimi të vlerësuar në 6,0 milionë euro për Xhakën, i cili ka një kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028.

Ende nuk ka marrëveshje midis klubeve, por Sky tha se bisedimet për vendimmarrjen mund të zhvillohen sot.

Nuk ishte e qartë nëse Xhaka do t’i bashkohej Leverkusenit sot  në një udhëtim në Rio de Zhaneiro për një kamp stërvitor 10-ditor.

Leverkusen tashmë ka humbur trajnerin Xabi Alonso i cili shkoi te Real Madridi, organizatorin e lojës Florian Wirtz dhe mbrojtësin e djathtë Jeremie Frimpong që shkuan te Liverpooli, dhe qendërmbrojtësin Jonathan Tah te Bayern Munich.

Leverkuseni ka sjellë gjithashtu përforcime, të udhëhequra nga organizatori i lojës Malik Tillman, i cili erdhi nga kampionët holandezë PSV Eindhoven./  /Ad.Ab./

 

The post GJERMANI – Xhaka drejt sauditëve të Neom SC? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arabia Saudite nis sistem të ri për klasifikimin e të huajve në tregun e punës, ja çfarë parashikohet

By: gaze tare
7 July 2025 at 23:28

Arabia Saudite ka hyrë në fuqi me një sistem të ri klasifikimi për punëtorët e huaj, i ndarë në tre nivele: shumë të kualifikuar, të specializuar dhe bazë. Klasifikimi bazohet në arsimin, përvojën, aftësitë, pagën dhe moshën, dhe zbatohet përmes platformës Qiwa.

Ministria e Burimeve Njerëzore thotë se sistemi synon të rrisë cilësinë e fuqisë punëtore, të tërheqë ekspertë ndërkombëtarë dhe të përputhë aftësitë me kërkesat e tregut.

Papunësia në Mbretëri ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa emigrantët përbëjnë 44% të popullsisë dhe mbeten thelbësorë për projekte si NEOM dhe Deti i Kuq. Punonjësit mund të kërkojnë rivlerësim të profilit, ndërsa manuali me udhëzime të plota është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë.

The post Arabia Saudite nis sistem të ri për klasifikimin e të huajve në tregun e punës, ja çfarë parashikohet appeared first on iconstyle.al.

Al Ahli kërkon Messin, dueli legjendar me Ronaldon mund të vijojë në Arabinë Saudite

By: Besnik
7 July 2025 at 19:35

Al Ahli i është rikthyer sërish pistës së Lionel Messit, duke treguar interes për futbollistin argjentinas.

Skuadra arabe ka nisur komunikimet me drejtuesit e Inter Majemit, ku u ka bërë të ditur kërkesën për Mesin.

38-vjeçar, Lionel Messi mbetet një lider i vërtetë dhe një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili bën diferencën në fushë – diçka që e konfirmon nga ndeshja në ndeshje me Inter Miamin.

Argjentinasi është ende ëndrra e shumë skuadrave, sidomos atyre në Arabinë Saudite, ku Al Ahli nuk heq dorë.

Gjërat duket se janë serioze, pasi klubi ka nisur tratativat me Inter Miamin dhe i ka bërë të ditur se dëshiron me çdo kusht sulmuesin.

Mosha nuk i tremb aspak, veçanërisht në një situatë ku Ronaldo, 40-vjeçar, luan si titullar i padiskutueshëm me Al Nassr.

Ideja e Al Ahli është që, duke filluar nga janari i vitit 2026, Messi të jetë pjesë e skuadrës. Kjo do të rikthente duelët legjendarë Messi-Ronaldo, një dyshe që ka shkruar historinë.

Kushtet për futbollistin nuk janë aspak të papërballueshme për Al Ahli, pasi gjithçka i është vënë në dispozicion Mesin, madje edhe aspekti ekonomik me Inter Miamin mund të arrihet.

Ajo që mbetet në diskutim është vetë mendimi i Messit, pasi ai e refuzoi kalimin tek Al Ahli dy vite më parë, madje me një rrogë të jashtëzakonshme që do ta bënte futbollistin më të paguar në histori.

Tifozët janë emocionuar sërish, pasi do të ishte spektakolar një tjetër rikthim i duelit Messi-Ronaldo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Al Ahli kërkon Messin, dueli legjendar me Ronaldon mund të vijojë në Arabinë Saudite appeared first on Euronews Albania.

Tirana do të presë takimin e të diplomuarve nga universitetet Saudite në vendet e Ballkanit

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Ambasadori i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Republikën e Shqipërisë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, njoftoi se të hënën, më 7 korrik, Tirana do të presë Takimin e të Diplomuarve nga Universitetet Saudite në vendet e Ballkanit.

Ky aktivitet treditor organizohet nga Universiteti Imam Muhammad bin Saud, Universiteti Umm Al-Qura dhe Universiteti Islamik i Medinës.

Ambasadori theksoi se ky takim pasqyron përkushtimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të ndërtuar ura me të diplomuarit e saj në mbarë botën. Qëllimi i tij është të festojë arritjet e tyre dhe të ripohojë rolin e tyre si ambasadorë të dijes dhe arsimit, si dhe përfaqësues të vlerave sauditetolerancë, maturi dhe përkushtim ndaj shërbimit ndaj komunitetit.

Me këtë rast, ambasadori shprehu mirënjohje dhe vlerësim të thellë për Kujdestarin e Dy Xhamive të Shenjta, Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. “Zoti i ruajtë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit, përhapjes së dijes dhe forcimit të pranisë shkencore dhe kulturore të Arabisë Saudite në mbarë botën”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu falënderoi universitetet saudite pjesëmarrëse për përpjekjet e tyre të mëdha në organizimin e këtij eventi dhe vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, duke nënvizuar interesin e përbashkët për iniciativa të tilla arsimore dhe kulturore që theksojnë lidhjet e forta miqësore midis dy vendeve.

Në përmbyllje, ambasadori deklaroi se ky takim shërben si një platformë për të forcuar partneritetet akademike dhe kulturore midis Mbretërisë dhe vendeve të Ballkanit, si dhe për të ndërtuar më tej ura mirëkuptimi dhe miqësie ndërmjet popujve të tyre.

Ky forum, i pari i këtij lloji, që bashkon të diplomuarit nga universitetet saudite në të gjithë Ballkanin Perëndimor, do të përfshijë një fjalim nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, pas fjalëve përshëndetëse të Ambasadorit Faisal Ghazi Ismail Hifzi dhe Rektorit të Universitetit Islamik Imam Muhammad Ibn Saud. Ngjarja do të ndiqet gjithashtu nga figura të njohura akademike dhe kulturore nga Tirana dhe kryeqytete të tjera rajonale, duke theksuar rëndësinë e saj si një platformë për forcimin e bashkëpunimit arsimor dhe kulturor.

Përtej dimensionit të saj ceremonial, ky takim pasqyron një vizion më të gjerë dhe në zhvillim të udhëheqjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite një vizion që e pozicionon gjithnjë e më shumë Mbretërinë jo vetëm si një aktor qendror në Gadishullin Arabik dhe Lindjen e Mesme, por edhe si një forcë në rritje në diplomacinë globale. Përmes forumeve të tilla, Arabia Saudite po shtrin në mënyrë aktive fuqinë e saj dhe ndikimin në rajone të reja, përfshirë edhe Evropën Juglindore.

Ky angazhim ndodh paralelisht me një valë ambicioze reformash strategjike të brendshme që synojnë modernizimin e shoqërisë dhe strukturave ekonomike të Arabisë Saudite. Në këtë kontekst,arsimi  diplomacia dhe kulturore shfaqet si një mjet thelbësor për të ndërtuar partneritete afatgjata, për të krijuar ura mirëkuptimi dhe për të dëshmuar përkushtimin e Mbretërisë ndaj një roli global në rritje dhe vizionar. /j.p/

The post Tirana do të presë takimin e të diplomuarve nga universitetet Saudite në vendet e Ballkanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë është bota myslimane?

30 June 2025 at 13:55

Nga: Cemil Aydin, profesor i Historisë në Universitetin e Karolinës së Veriut / aeon.co
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Më 17 maj 1919, në Paris, tre udhëheqës indianë myslimanë u takuan me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson, për të mbrojtur çështjen e ruajtjes së Kalifatit osman në Stamboll dhe për vetëvendosjen kombëtare të Anadollit si atdhe për turqit myslimanë. Indianët kërkuan pavarësinë e asaj që e quajtën “fuqia e fundit myslimane që mbeti në botë.” Udhëheqësit myslimanë indianë që flisnin në emër të një Kalifati osman mund të duken si përfaqësues të një uniteti global mysliman, por një përfundim i tillë do të ishte i gabuar.

Në fakt, detajet, argumentet dhe idealet e atij takimi tregojnë se sa i paqëndrueshëm dhe mashtrues është supozimi i zakonshëm se ekziston një ndarje e qartë midis “botës myslimane” dhe “Perëndimit.” Myslimanët indianë e mbrojtën çështjen e pavarësisë turke duke iu referuar 14 pikave për paqe të Wilsonit. Suksesi i tyre në sigurimin e këtij takimi me Wilsonin lidhej ngushtë me sakrificën e tyre si ushtarë në ushtrinë britanike, duke luftuar dhe mundur aleancën gjermano-osmane. Edwin Montagu, sekretari i Shtetit për Indinë nën sundimin britanik, e organizoi takimin sepse besonte se Perandoria Britanike – si perandoria më e madhe myslimane në botë – kishte një përgjegjësi morale për të dëgjuar çështjen e myslimanëve indianë në mbrojtje të Kalifatit osman. Të tre liderët myslimanë që theksonin lidhjet e tyre shpirtërore me Kalifatin osman – Aga Khan, Abdullah Yusuf Ali dhe Sahibzada Aftab Ahmad Khan – ishin në fakt nënshtetas besnikë të Kurorës Britanike. Në takim morën pjesë edhe disa liderë hindu të Indisë, duke shprehur solidaritetin e tyre me bashkatdhetarët myslimanë dhe mbështetjen për Kalifatin osman.

Ky diskutim në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, nuk zbulon një përplasje midis një bote islame dhe një bote perëndimore. Përkundrazi, zbulon një botë komplekse dhe të ndërlidhur. E, megjithatë, merreni parasysh esenë me ndikim të Bernard Lewisit në revistën The Atlantic, Rrënjët e zemërimit mysliman (1990): “Në këndvështrimin klasik islamik, drejt të cilit shumë myslimanë po kthehen, bota dhe mbarë njerëzimi ndahen në dy pjesë: Shtëpia e Islamit, ku mbizotërojnë ligji dhe besimi islam dhe, pjesa tjetër, e njohur si Shtëpia e Mosbesimit ose Shtëpia e Luftës, të cilën myslimanët kanë detyrim përfundimtar ta sjellin në Islam.” Lewis e bënte të qartë se ky “detyrim” i supozuar nënkuptonte mjete të dhunshme: “Detyrimi i luftës së shenjtë … fillon në shtëpi dhe vazhdon jashtë saj, kundër të njëjtit armik jobesimtar.” Si në frymë ashtu edhe në përmbajtje, udhëheqësit indianë që u takuan me Wilsonin në vitin 1919, kundërshtojnë çdo pretendim të Lewisit. Myslimanët ishin mbështetës besnikë të një perandorie shumë-fetare, si ajo britanike, bashkëpunonin me hindutë dhe kishin luftuar kundër ushtarëve myslimanë të Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata nuk i shihnin perëndimorët si armiq dhe e mbrojtën kauzën e Kalifatit osman në përputhje me normat ndërkombëtare mbi vetëvendosjen kombëtare dhe paqen perandorake.

Edhe pse ka pasur ndikim në qarqet e politikës amerikane, Bernard Lewis nuk ishte ai që shpiku idenë e një “bote myslimane” që është ndryshe nga ajo perëndimore. Që prej Revolucionit Iranian të vitit 1979, gazetarët perëndimorë dhe islamistët radikalë e kanë popullarizuar këtë ide. Sipas pikëpamjes së tyre, panislamizmi bashkëkohor buron nga idealet e lashta myslimane dhe synon rikthimin e një pastërtie të paprishur fetare. Në këtë këndvështrim, panislamizmi paraqitet si një lëvizje reaksionare, e kapluar nga traditat e vjetra dhe nga ligji klasik islam. Ajo që zakonisht pretendohet është se veçantitë e Islamit e detyrojnë përkatësinë fetare të myslimanëve të tejkalojë çdo përkatësi tjetër politike. Ky panislamizëm jo vetëm që mbijeton, por lulëzon edhe në botën moderne, dhe paraqitet si artefakt civilizues që bie thellësisht ndesh me kohën moderne.

Lewis mund të mos ketë qenë ai që shpiku idenë e botës myslimane, por ia dha një lustër intelektuale dhe frymëzoi veprën edhe më të njohur të Samuel Huntingtonit, Përplasja e qytetërimeve dhe rindërtimi i rendit botëror (1996). “Lufta midis këtyre sistemeve rivale [të botës islame dhe të krishterimit],” shkroi Lewis, “ka zgjatur për rreth 14 shekuj. Ajo filloi me shfaqjen e Islamit, në shekullin VII, dhe ka vazhduar praktikisht deri në ditët e sotme. Ka qenë një seri e gjatë sulmesh dhe kundërsulmesh, xhihadesh dhe kryqëzatash, pushtimesh dhe ripushtimesh.”

Kjo mbetet ende pikëpamja dominuese perëndimore mbi panislamizmin, e shprehur shpesh përmes frazës së zakonshme në media dhe në analiza – “bota myslimane.” Por, në kundërshtim me këtë pikëpamje mbizotëruese për një përplasje të përjetshme me Perëndimin e krishterë, panislamizmi është në fakt një fenomen relativisht i ri dhe aspak i jashtëzakonshëm. I lidhur ngushtë me pan-afrikanizmin dhe pan-azianizmin, ai lindi në vitet ‘80 të shekullit XIX si një reagim ndaj padrejtësive të imperializmit evropian. Fillimisht, ideja e solidaritetit global mysliman synonte të siguronte më shumë të drejta për myslimanët brenda perandorive evropiane, si përgjigje ndaj ideve të supremacisë së bardhë/krishterë, dhe për të pohuar barazinë e shteteve ekzistuese myslimane në të drejtën ndërkombëtare.

Ideja e një përplasjeje të lashtë midis Botës Myslimane dhe Botës së Krishterë është një mit i rrezikshëm dhe modern. Ajo mbështetet në shtrembërime të fabrikuara të uniteteve të ndara gjeopolitike dhe civilizuese islame dhe perëndimore. Pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi ofrojnë një kontekst më të mirë për të kuptuar panislamizmin. Të tria u shfaqën në fund të shekullit XIX, në kulmin e epokës së perandorive, si kundërpërgjigje ndaj supremacisë anglosaksone dhe misionit civilizues të njeriut të bardhë. Panislamistët e epokës së perandorive nuk kishin nevojë të bindnin myslimanët e tjerë për unitetin global të bashkëbesimtarëve të tyre. Duke ndarë subjektet myslimane përmes referencave ndaj identitetit të tyre fetar, kolonizatorët krijuan themelet konceptuale të unitetit modern mysliman.

Në atë kohë, perandoritë britanike, holandeze, franceze dhe ruse sundonin shumicën e myslimanëve të botës. Ashtu si pan-afrikanistët dhe pan-azianistët, panislamistët e parë ishin intelektualë që donin t’u kundërviheshin fyerjeve, poshtërimeve dhe shfrytëzimit të dominimit kolonial perëndimor. Ata nuk synonin domosdo të mohonin botën perandorake apo realitetin e perandorive. Në ndjeshmëri, intelektualët kryesorë panislamistë, Jamaluddin al-Afghani dhe Syed Ameer Ali, i ngjanin shumë figurave si W. E. B. Du Bois te pan-afrikannistët apo Rabindranath Tagore tek pan-aziatistët. Si homologët e tyre, panislamistët theksonin se perandoritë evropiane diskriminonin afrikanët, aziatikët dhe myslimanët – si brenda perandorive, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të tri lëvizjet sfiduan racizmin evropian dhe dominimin kolonial, dhe premtuan një botë më të mirë dhe më të lirë për shumicën e qenieve njerëzore në Tokë.

Zyrtarët kolonialë evropianë filluan të shqetësoheshin për një revoltë të mundshme myslimane, kur panë se teknologjitë moderne të shtypit, avulloreve dhe telegrafit po krijonin lidhje të reja mes popullatave të ndryshme myslimane, duke i ndihmuar ata të artikulonin një kritikë ndaj racizmit dhe diskriminimit. Megjithatë, nuk pati kryengritje panislamike kundër kolonializmit në vitet 1870-1910. Kërcënimi i supozuar i panislamizmit u shfaq për herë të parë, dukshëm, në Perëndim gjatë Luftës së Parë Botërore, pjesërisht sepse perandoritë osmane dhe gjermane e promovuan atë në propagandën e tyre të luftës. Por, nuk pati asnjë revoltë myslimane gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qindra mijëra-ushtarë myslimanë shërbyen në perandoritë britanike, franceze dhe ruse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pan-azianizmi lidhej me premtimet e Perandorisë Japoneze për të çliruar racat me ngjyrë të Azisë nga hegjemonia e të bardhëve. Pas humbjes së Japonisë, dekolonizimi historik i Afrikës e rriti rëndësinë e pan-afrikanizmit në debatin evropian.

Deri në vitet ’60 të shekullit XX, me zbehjen e botës koloniale dhe zëvendësimin e saj nga një botë e shteteve të pavarura, projektet politike të panislamizmit, pan-afrikanizmit dhe pan-azianizmit pothuajse ishin zhdukur. Megjithatë, ato kishin fituar shumë beteja intelektuale kundër racizmit, kishin rrëzuar argumentet koloniale të supremacisë së bardhë dhe kishin ndihmuar në përfundimin e sundimit perandorak evropian. Zhgënjimet mbi dështimin e Afrikës, Azisë dhe botës myslimane për të arritur barazi dhe liri të krahasueshme me Perëndimin, kontribuuan gjithashtu në rënien e statusit të këtyre pan-nacionalizmave. Deri në vitet ’80 të shekullit XX, intelektualët afrikanë dhe afro-amerikanë u bënë më pesimistë mbi ëndrrën kryesore pan-afrikaniste për barazi racore për njerëzit me ngjyrë në botën moderne dhe për ta bërë gjithë Afrikën të begattë dhe të lirë. Nuk është realizuar vizioni pan-afrikan për të bashkuar kombet e reja e të dobëta afrikane në një forcë federative globale dhe për t’u dhënë atyre liri dhe mirëqenie. Edhe pse ekziston ende një organizatë ndërkombëtare – Bashkimi Afrikan – ajo është jofunksionale dhe larg realizimit të qëllimeve të pan-afrikanizmit. Shpresat e brezit pan-afrikanist, nga Du Bois te Frantz Fanon, për një të ardhme të dekolonizuar të Afrikës, mbeten një projekt i humbur për brezin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, me disa fuqi të mëdha si Kina, India dhe Japonia, Azia e sotme e dekolonizuar do t’i kishte bërë krenarë pan-azianistët e fillimit të shekullit XX. Megjithatë, pan-azianizmi i shekullit XX ndoqi një rrugë të ndërlikuar. Shfrytëzimi që Japonia i bëri pan-azianizmit për të arsyetuar pushtimin e saj kolonial të Kinës dhe Koresë, i la shumë mbështetës të ndiheshin të tradhtuar. Politika e jashtme e Indisë së pavarur, nën drejtimin e Jawaharlal Nehrusë, tregoi një angazhim ndaj disa parimeve pan-azianiste, të cilat kishin një tërheqje të gjerë gjatë Konferencës së Bandungut më 1955. Ky takim i 29 shteteve aziatike dhe afrikane, që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, ishte shprehja e fundit madhore e solidaritetit aziatik, dhe më pas u përthith nga rivalitetet e Luftës së Ftohtë dhe ndërtimi i shteteve kombëtare.

Edhe panislamizmi ka ecur përpara në një seri ngritjesh dhe rëniesh gjatë shekullit të fundit. Nga Turqia dhe Egjipti, te Indonezia dhe Algjeria, ideja e intelektualizmit mysliman dhe solidaritetit global mysliman fuqizoi udhëheqësit dhe lëvizjet nacionaliste të shekullit XX. Deri në mesin e viteve ’60 të shekullit XX, shumica e myslimanëve të botës kishin fituar lirinë nga sundimi kolonial evropian. Parlamenti turk kishte shfuqizuar Kalifatin osman që në vitin 1924, dhe deri në vitet ‘50 të shekullit XX ai kalifat pothuajse ishte harruar.

Megjithatë, në pothuajse një të pestën e parë të shekullit XXI, pan-afrikanizmi dhe pan-azianizmi duken sikur janë zhdukur, ndërsa panislamizmi dhe ideali i solidaritetit të botës myslimane vazhdon të mbijetojë. Pse? Përgjigjja gjendet në fazat përfundimtare të Luftës së Ftohtë. Në vitet ‘80 të shekullit XX, u shfaq një ndërkombëtarizim i ri mysliman, si pjesë e rritjes së islamit politik. Nuk bëhej fjalë për një përplasje mes traditave civilizuese të lashta të Islamit dhe Perëndimit, as për një ringjallje të vlerave autentike fetare. Nuk ishte as një vazhdimësi e panislamizmit të fillimit të shekullit XX, por një formacion i ri që doli nga Lufta e Ftohtë. Një aleancë saudito-amerikane filloi të promovojë idenë e solidaritetit mysliman në vitet ‘70 të shekullit XX, si një alternativë ndaj panarabizmit laik të presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser, vendi i të cilit ishte i lidhur me Bashkimin Sovjetik. Çdo ide për një utopi “islame” do të kishte dështuar nëse nuk do të ishin dështimet e shumë shteteve të pas-kolonializmit dhe zhgënjimi pasues publik i shumë myslimanëve.

Ideja se panislamizmi përfaqëson vlera autentike politike myslimane, të lashta dhe të shtypura që ngrihen në revoltë kundër perëndimores dhe sekularizmit global, ishte në fillim një obsesion paranojak i oficerëve kolonialë perëndimorë, por së fundmi vjen kryesisht nga islamistët. Komentatorët dhe gazetarët perëndimorë kanë gabuar duke i marrë për të mirëqena pretendimet e islamistëve mbi vlerat thelbësore politike të Islamit. Lloji i islamizmit që identifikohet me Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit apo Iranin e Ruhollah Khomeinit, nuk ekzistonte para viteve ’70 të shekullit XX. Asnjë nga myslimanët indianë që u takuan me Wilsonin, e as kalifët e fundit osmanë, nuk ishin të interesuar për të imponuar sheriatin në shoqëritë e veta. Asnjëri prej tyre nuk donte të detyronte gratë të mbuloheshin. Përkundrazi, brezi i parë panislamist ishte shumë modernist: ata ishin përkrahës të çlirimit të grave, barazisë racore dhe kozmopolitizmit. Myslimanët indianë, për shembull, ishin shumë krenarë që kalifi osman kishte ministra dhe ambasadorë grekë e armenë. Ata gjithashtu dëshironin që Kurora Britanike të emëronte hindusë dhe myslimanë si ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë në qeveritë e tyre. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte dëshiruar apo parashikuar ndarjen e turqve dhe grekëve në tokat osmane, arabëve dhe hebrenjve në Palestinë, apo myslimanëve dhe hindusëve në Indi. Vetëm forma bazë e panislamizmit të fillimshekullit XX mbijeton sot; përmbajtja e tij është transformuar plotësisht që prej viteve ’80 të shekullit XX.

Fakti që si Bernard Lewis ashtu edhe Osama bin Laden flisnin për një përplasje të përjetshme midis një bote të bashkuar myslimane dhe një Perëndimi të bashkuar, nuk do të thotë se ky është realitet. Edhe në kulmin e idesë së solidaritetit global mysliman, në fund të shekullit XIX, shoqëritë myslimane ishin të ndara sipas vijave politike, gjuhësore dhe kulturore. Që nga koha e shokëve të profetit Muhamed, në shekullin e shtatë, qindra mbretëri, perandori dhe sulltanate të ndryshme – disa në konflikt me njëra-tjetrën – kanë sunduar mbi popullsi të përziera myslimane dhe me të tjerë. Ndarja e myslimanëve nga fqinjët e tyre hindu, budistë, të krishterë dhe hebrenj, dhe koncepti për shoqëritë e tyre në izolim, nuk ka asnjë lidhje me përvojën historike të qenies njerëzore. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të ekzistojë një “botë” e ndarë “myslimane.”

Të gjitha grupet e reja fashiste të djathta anti-myslimane në Evropë dhe në ShBA, janë të fiksuara pas zgjerimit perandorak osman në Evropën Lindore. Ata e shohin rrethimin osman të Vjenës, të vitit 1683, si një tentativë të qytetërimit islamik për të pushtuar “Perëndimin.” Por, në Betejën e Vjenës, hungarezët protestantë ishin aleatë të Perandorisë Osmane – kryesisht myslimane – kundër Habsburgëve katolikë. Ishte një konflikt i ndërlikuar midis perandorive dhe shteteve, jo një përplasje qytetërimesh.

Nacionalizmi hindu i kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, promovon idenë e një Perandorie të huaj Mogule që pushtoi Indinë dhe sundoi mbi hindusët. Por, burokratët hindu luajtën një rol jetik në Perandorinë Mogule të Indisë, dhe perandorët mogulë ishin ndërtues perandorish, jo fanatikë që kërkonin një sundim teokratik mbi komunitetet e feve të ndryshme. Ka edhe myslimanë sot që e shohin Perandorinë Mogule si një shembull të dominimit mysliman mbi hindusët. Është domethënëse dhe e rëndësishme që propaganda perëndimore anti-myslimane dhe narrativat panislamike të historisë i ngjajnë njëra-tjetrës. Të dyja mbështeten mbi një narrativë civilizuese të historisë dhe mbi një ndarje gjeopolitike të botës në njësi të veçuara dhe ahistorike, si Afrika e zezë, bota myslimane, Azia dhe Perëndimi.

Panislamizmi bashkëkohor gjithashtu idealizon një të kaluar mitike. Sipas panislamistëve, ymeti, apo komuniteti mysliman global, lindi në një kohë kur myslimanët nuk ishin të poshtëruar nga perandoritë raciste të bardha apo nga fuqitë agresive perëndimore. Panislamistët duan ta “bëjnë ymetin sërish madhështor.” Por, ideja e një epoke të artë të unitetit politik dhe solidaritetit mysliman, mbështetet mbi amnezinë historike për të kaluarën perandorake. Shoqëritë myslimane nuk kanë qenë kurrë politikisht të bashkuara, ndërkaq nuk ka pasur kurrë shoqëri homogjene myslimane në Euroazi. Asnjë nga perandoritë myslimane, të drejtuara nga dinastitë, nuk ka synuar nënshtrimin e jobesimtarëve nga besimtarë të devotshëm. Ashtu si monarkët osmanë, persianë apo egjiptianë të fundshekullin XIX, ato ishin perandori shumetnike që punësonin mijëra burokratë jobesimtarë. Popullsitë myslimane nuk kanë kërkuar kurrë solidaritet global të ymetit para fundit të shekullit XIX – në kontekstin e perandorive raciale evropiane.

Termi “bota myslimane” u shfaq për herë të parë në vitet ’70 të shekullit XIX. Fillimisht, ishin misionarët evropianë apo zyrtarët kolonialë që e përdornin si një shkurtesë për t’iu referuar të gjithëve që ndodheshin mes “racës së verdhë” të Azisë Lindore dhe racës së zezë në Afrikë. Ata e përdornin gjithashtu për të shprehur frikën e tyre nga një revoltë e mundshme myslimane, edhe pse subjektet myslimane të perandorive nuk ishin as më të rrezikshëm e as më të bindur se hindusët apo budistët. Pas kryengritjes së madhe indiane të vitit 1857, kur si hindusët ashtu edhe myslimanët u ngritën kundër britanikëve, disa zyrtarë kolonialë britanikë fajësuan myslimanët për këtë kryengritje. William Wilson Hunter, një zyrtar kolonial britanik, vuri në dyshim – në librin e tij me ndikim, Myslimanët indianë: A janë të detyruar në ndërgjegje të rebelohen kundër Mbretëreshës? (1871) – nëse myslimanët indianë mund t’i qëndronin besnikë një monarku të krishterë. Në realitet, myslimanët nuk ndryshonin shumë nga hindusët, as në besnikërinë e tyre, as në kritikat e tyre ndaj perandorisë britanike. Myslimanët elitarë indianë, si reformisti Syed Ahmad Khan, shkruan kundërshtimet e ashpra ndaj akuzave të Hunterit. Por, ata gjithashtu pranuan termat e debatit të tij, sipas të cilit myslimanët përbënin një kategori të dalluar dhe të veçantë të indianëve.

Rritja e nacionalizmave evropianë gjeti gjithashtu një armik të përshtatshëm te myslimanët, në veçanti te sulltani osman. Në fund të shekullit XIX, nacionalistët grekë, serbë, rumunë dhe bullgarë filluan të portretizonin sulltanin osman si një despot. Ata iu drejtuan liberalëve britanikë për të prishur aleancën osmano-britanike, në emër të një solidariteti global të krishterë. Liberalët anti-osmanë britanikë, si William Gladstone, argumentuan se solidariteti i krishterë duhet të ketë rëndësi në vendimet britanike për Perandorinë Osmane. Pikërisht, në këtë kontekst, sulltani osman iu referua lidhjes së tij shpirtërore me myslimanët indianë, për të argumentuar një rikthim të aleancës osmano-britanike, falë kësaj lidhjeje të veçantë mes dy perandorive të mëdha myslimane.

Në librin e tij me ndikim, E ardhmja e Islamit (1882), poeti anglez Wilfrid Scawen Blunt argumentonte se Perandoria Osmane do të dëbohej përfundimisht nga Evropa dhe se fryma e kryqëzatës e Evropës do ta kthente Stambollin në një qytet të krishterë. Blunt gjithashtu pretendonte se Perandoria Britanike, e cila nuk kishte urrejtje ndaj myslimanëve siç kishin austriakët, rusët apo francezët, mund të bëhej mbrojtëse e popullatave myslimane në Azi. Në mënyrë patronizuese dhe imperialiste, Blunt dukej se interesohej për të ardhmen e myslimanëve. Ai ishte një mbështetës dhe mik i reformistëve kryesorë myslimanë, si Al-Afghani dhe Muhammad Abduh, dhe shërbeu si ndërmjetës midis qarqeve intelektuale evropiane dhe reformistëve myslimanë.

Rreth së njëjtës kohë kur Blunt po shkruante, intelektuali francez me ndikim, Ernest Renan, formuloi një pikëpamje shumë negative për Islamin, veçanërisht në lidhje me shkencën dhe qytetërimin. Renan e shihte Islamin si një fe semite që pengonte zhvillimin e shkencës dhe të racionalitetit. Idetë e tij simbolizuan racialen e myslimanëve përmes fesë së tyre. Natyrisht, Renan i bënte këto argumente në Parisin që sundonte pjesë të mëdha të Afrikës së Veriut dhe të Afrikës Perëndimore myslimane. Idetë e tij ndihmuan në arsyetimin e sundimit kolonial francez. Al-Afghani dhe shumë intelektualë të tjerë myslimanë shkruan kundërshtimet ndaj pretendimeve të Renanit, me mbështetjen e Bluntit. Por, Renani pati më shumë sukses në krijimin e një narrative shpërqendruese të një qytetërimi të veçuar islamik përballë një qytetërimi perëndimor të krishterë.

Pretendimet e elitave evropiane për një mision civilizues perëndimor, dhe për superioritetin e qytetërimit të krishterë perëndimor, ishin themelore për projektet koloniale. Intelektualët evropianë ndërmorën projekte të mëdha për klasifikimin e njerëzimit në hierarki racore dhe fetare. Vetëm në përgjigje të këtij pohimi shovinist, intelektualët myslimanë krijuan një kundër-narrativë të qytetërimit islamik. Duke u përpjekur të pohonin dinjitetin dhe barazinë e tyre, ata theksuan lavdinë e së kaluarës, modernitetin dhe civilizimin e “botës myslimane.” Këta kundërshtarë myslimanë të ideologjisë imperialiste evropiane – të superioritetit qytetërues të racës së bardhë mbi myslimanët dhe racat e tjera me ngjyrë – ishin panislamistët e parë.

Gjatë fillimit të shekullit XX, reformatorët myslimanë filluan të kultivonin narrativën historike që theksonte një qytetërim të përbashkët, me një epokë të artë në shkencë dhe art islam, dhe me një rënie të mëvonshme. Kjo ide e një historie gjithëpërfshirëse islame ishte një krijim i ri i formuar drejtpërdrejt si përgjigje ndaj idesë së një qytetërimi perëndimor dhe ndaj argumenteve gjeopolitike të unitetit racor perëndimor/të bardhë. Ashtu si brezi i parë i intelektualëve pan-afrikanë dhe pan-aziatikë, intelektualët myslimanë iu përgjigjën shovinizmit evropian dhe orientalizmit perëndimor me historinë dhe qytetërimin e tyre madhështor. Gjatë gjithë shekullit XX, udhëheqësit e mëdhenj myslimanë, si Mustafa Kemal Atatürku i Turqisë, Nasseri në Egjipt, Mohammad Mosaddequ në Iran dhe Sukarno në Indonezi, ishin të gjithë nacionalistë laikë, por të gjithë kishin nevojë dhe e përdorën këtë nocion të një historie të lavdishme të qytetërimit mysliman, për t’iu kundërvënë ideologjive të supremacisë së bardhë. Nacionalizmi në fund triumfoi, dhe gjatë viteve 1950-‘60, ideja e Islamit si një forcë në punët botërore u zbeh në gazetarinë dhe studimet perëndimore.

Ideologjitë panislamike nuk u rishfaqën më deri në vitet ‘70 dhe ’80 të shekullit XX, dhe atëherë me një karakter dhe ton të ri. Ato u rikthyen si shprehje e pakënaqësisë ndaj botës bashkëkohore. Kishte ardhur fundi i ditëve entuziaste të optimizmit, të mesit të shekullit XX, për modernizimin. Kombet e Bashkuara kishin dështuar në zgjidhjen e çështjeve ekzistenciale. Shtetet kombëtare pas-koloniale nuk kishin sjellë liri dhe mirëqenie për shumicën e myslimanëve të botës. Ndërkohë, Evropa, ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik treguan pak shqetësim për vuajtjet e popujve myslimanë. Partitë islamiste, si Vëllazëria Myslimane në Egjipt dhe Xhemati Islam në Pakistan, u shfaqën duke pohuar se kolonizimi i Palestinës dhe vuajtjet nga varfëria kërkonin një formë të re solidariteti.

Revolucioni Iranian i vitit 1979 u dëshmua si një moment historik. Për të dënuar status quo-në, Khomeini iu drejtua kësaj forme të re të panislamizmit. Por, Irani i tij dhe rivali rajonal, Arabia Saudite, favorizuan interesat kombëtare të shteteve të tyre. Kështu që nuk ka ekzistuar kurrë një vizion i zbatueshëm federativ për këtë solidaritet të ri panislamik. Ndryshe nga pan-afrikanizmi, i cili idealizonte popullsitë me lëkurë të zezë që jetonin në solidaritet brenda Afrikës pas-koloniale, panislamizmi mbështetet në një ndjenjë viktimizimi, pa një projekt politik praktik. Ai ka të bëjë më pak me planet reale për të themeluar një shtet mysliman, dhe më shumë rreth mënyrës se si të ndalet shtypja dhe diskriminimi ndaj një komuniteti të imagjinuar global.

Thirrjet për solidaritet global mysliman nuk mund të kuptohen duke parë tekstet fetare apo përkushtimin fetar të myslimanëve. Janë zhvillimet në historinë intelektuale dhe gjeopolitike moderne ato që kanë krijuar dhe formësuar pikëpamjet panislamike për historinë dhe botën. Ndoshta tipari më thelbësor i tyre është ideja për Perëndimin si një vend me një narrativë të vete historike dhe një vizion të qëndrueshëm politik për hegjemoninë globale. Bashkimi Sovjetik, ShBA-ja, BE-ja – të gjitha projektet globale perëndimore të shekullit XX – imagjinojnë një Perëndim superior dhe hegjemon. Intelektualët e hershëm panislamikë zhvilluan narrativa myslimane për rendin global historik, si një strategji për të kundërshtuar diskurset imperialiste mbi inferioritetin e tyre, të cilat ishin të përhapura në metropolet koloniale, shkrimet orientaliste dhe shkencat sociale evropiane. Thjesht, nuk mund të ketë një narrativë panislamike të rendit global pa homologen e saj, narrativën perëndimore për botën, e cila është po aq e njëanshme si histori.

Idetë për botën islame dhe atë perëndimore duken si armiq që pasqyrojnë njëri-tjetrin. Nuk duhet t’u lejojmë kolonizatorëve të fundshekullit XIX të përcaktojnë kushtet e debatit të sotëm mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Për sa kohë që e pranojmë këtë opozitë të njëanshme mes “Perëndimit” dhe “botës myslimane,” ne vazhdojmë të jemi të robëruar nga kolonializmi dhe dështimet e dekolonizimit. Duke i pranuar dhe refuzuar këto terma diskutimi, mund të bëhemi të lirë për të ecur përpara, për të menduar për njëri-tjetrin dhe për botën në mënyra më realiste dhe njerëzore. Sfida jonë sot është të gjejmë një gjuhë të re të të drejtave dhe normave, që nuk është e robëruar nga mashtrimet e qytetërimit perëndimor, apo të alternativave afrikane, aziatike dhe myslimane ndaj tij. Qenia njerëzore, pavarësisht ngjyrës apo fesë, ndan një planet të vetëm dhe një histori të ndërlidhur, pa kufij civilizues. Çdo rrugë përpara, për të kapërcyer padrejtësitë dhe problemet aktuale, duhet të bazohet në lidhjet dhe vlerat tona të përbashkëta, e jo në tribalizmin civilizues. /Telegrafi/

The post Çfarë është bota myslimane? appeared first on Telegrafi.

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon

By: Besnik
24 June 2025 at 19:02

Theo Hernandez ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te klubi saudit Al Hilal, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Mbrojtësi francez do të jetë një nga përforcimet e para të trajnerit të ri të Al Hilal, Simone Inzaghi, në aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Klubi i Milanit ka pranuar ofertën prej 30 milionë eurosh, ndërsa lojtari ka refuzuar një rikthim në La Liga, për të nisur një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Kuqezinjtë kanë tashmë në shënjestër Oleksandr Zinchenko si pasues të tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Roony Bardghji drejt Barcelonës

Në një tjetër lëvizje interesante të merkatos, Barcelona ka arritur marrëveshje me talentin 19-vjeçar të Copenhagen, Roony Bardghji.

Sulmuesi, i lindur në Kuvajt dhe pjesë e ekipeve kombëtare zinxhir të Suedisë, ka pranuar ofertën e klubit katalanas dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet kalimi i tij në “Camp Nou”.

Bradley Barcola drejt Arsenalit?

E ardhmja e Bradley Barcola te PSG mbetet në pikëpyetje. Mediat franceze raportojnë se futbollisti është joshur nga interesi i Arsenalit, që kërkon ta afrojë në Premier League.

Edhe pse më herët u tha se Barcola ndihej mirë në Paris, ndërhyrja e “topçinjve” duket se ka ndryshuar balancat, duke e bërë gjithnjë e më të mundshme një lëvizje drejt Anglisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë marramendëse prej 20 milionë euro në sezon appeared first on Euronews Albania.

Arabia Saudite dënon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Katar: Akt i papranueshëm!

By: armand
23 June 2025 at 20:56

Arabia Saudite dënoi me forcë sulmin me raketa balistike të Iranit ndaj një baze amerikane në Katar, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të pajustifikuar. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme Arabe theksoi se ky sulm është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare nga ana e Iranit. “Mbretëria dënon fuqishëm sulmin e nisur […]

The post Arabia Saudite dënon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Katar: Akt i papranueshëm! appeared first on BoldNews.al.

RIAD – Arabia Saudite bën thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

22 June 2025 at 11:35

KAJRO, 22 qershor /ATSH-DPA/- Arabia Saudite shprehu sot shqetësimin e saj të thellë dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Monarkia e pasur me naftë theksoi nevojën për përpjekje globale për të zbutur krizën aktuale.

“Ne i bëjmë thirrje unionit ndërkombëtar të dyfishojë përpjekjet në këto rrethana shumë të ndjeshme – për të arritur një zgjidhje politike që çon në përfundimin e krizës dhe hapjen e një faqeje të re – për të arritur siguri dhe stabilitet në rajon”, tha Ministria e Jashtme Saudite në një deklaratë.

Arabia Saudite mban lidhje të ngushta me administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili vizitoi Riadin muajin e kaluar.

Në vitin 2023, Arabia Saudite dhe rivali i saj rajonal, Irani, ranë dakord për rivendosjen e lidhjeve të tyre pas një pauze 7-vjeçare. //a.i/

The post RIAD – Arabia Saudite bën thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlahoviç dëshiron Milanin, refuzon Arabinë Saudite e Turqinë

By: fra nc
20 June 2025 at 14:07

Dusan Vlahoviç dhe Juventus mund të ndajnë rrugët në vijim, për faktin se lojtari nuk ndihet mirë te torinezët, por dhe vetë drejtuesit e skuadrës janë të pakënaqur prej tij. Sipas mediave italiane, serbi ka shprehur dëshirën për tu larguar, madje dhe skuadrën që preferon ti bashkohet, e bëhet fjalë për Milanin. 25-vjecari ka refuzuar ofertat e ardhura nga Turqia e Arabia Saudite, duke këmbëngulur për një kalim në San Siro.

Kalimi i tij në Milano është i mundur, por problem mbetet paga e lartë që lojtari kërkon, pasi kuqezintjë i ofrojnë 7 milionë euro, 5 më pak nga çfarë pretendon Vlahoviç, shumë të cilën ia garantoi Fenerbahçe në Turqi, por futbollisti nuk pranoi. Kartoni i tij vlen 20 milionë euro, një shumë që mund të arrihet nga presidenca e Milanit, por paga e lojtarit i tremb drejtuesit, të cilët vijojnë tratativat për ta ulur atë.

Në një situatë kur Vlahoviç është me një këmbë i larguar, bardhezinjtë nuk qëndrojnë duarbosh. Viktor Osimhen, Jonathan David apo Viktor Gyokeres janë 3 të preferuarit e Tudor, për të cilët po punohet për të bindur të paktën njërin prej tyre. David ka më tepër gjasa që të pranonte një kalim ën Torino, pasi dyshja Osimhen-Gyokeres kanë një vlerë të lartë të kartonit, që vështirë se mund të përballohet nga Zonja.

The post Vlahoviç dëshiron Milanin, refuzon Arabinë Saudite e Turqinë appeared first on Euronews Albania.

Ekzekutohet me vendim gjykate gazetari në Arabinë Saudite

By: user 4
16 June 2025 at 10:33

Një gazetar i njohur saudit, i arrestuar në vitin 2018 dhe i dënuar për akuza për terrorizëm dhe tradhti ndaj shtetit, është ekzekutuar – njoftuan autoritetet saudite. Grupet aktiviste pohojnë se akuzat ndaj tij ishin të sajuara.

Turki Al-Jasser, në fund të të dyzetave, u ekzekutua të shtunën, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Saudi Press Agency, pasi dënimi me vdekje ishte miratuar nga gjykata më e lartë e vendit.

Autoritetet kishin bastisur shtëpinë e Al-Jasserit në vitin 2018, duke e arrestuar dhe sekuestruar kompjuterët e tij dhe telefonat. Nuk është bërë e ditur se ku u zhvillua gjyqi apo sa zgjati.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Nju Jork (CPJ), autoritetet saudite pretendonin se Al-Jasser qëndronte pas një llogarie në rrjetin X (dikur Twitter) që ngrinte akuza për korrupsion ndaj anëtarëve të familjes mbretërore. Gjithashtu, Al-Jasser thuhet se kishte postuar disa komente kontroverse në lidhje me militantët dhe grupet ekstremiste.

Carlos Martínez de la Serna, drejtor i programit të CPJ, dënoi ekzekutimin dhe theksoi se mungesa e llogaridhënies pas vrasjes së kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll në vitin 2018, ka lejuar që përndjekja ndaj gazetarëve në mbretëri të vazhdojë pa pengesa.

“Mospërgjegjësia ndërkombëtare për Jamal Khashoggin nuk ishte vetëm një tradhti ndaj një gazetari,” tha ai, duke shtuar se ajo “e ka inkurajuar sundimtarin de facto, princin e kurorës Mohammed bin Salman, të vazhdojë përndjekjen e shtypit.”

“Ekzekutimi i Al-Jasser-it është një dëshmi e përsëritur se në Arabinë Saudite, dënimi për të kritikuar apo për të vënë në dyshim princin e kurorës Mohammed bin Salman është vdekja,” u shpreh Jeed Basyouni, drejtuese e sektorit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në organizatën Reprieve, që vepron kundër dënimit me vdekje.

Basyouni shtoi se Al-Jasser ishte gjykuar dhe dënuar “në fshehtësi të plotë për ‘krimin’ e gazetarisë.”

Një skuadër vrasëse saudite vrau Khashoggin në konsullatën saudite në Stamboll. Komuniteti amerikan i inteligjencës përfundoi se princi i kurorës kishte dhënë urdhrin për operacionin, por autoritetet saudite këmbëngulin se ai nuk kishte lidhje me vrasjen.

Al-Jasser kishte drejtuar një blog personal nga viti 2013 deri në 2015 dhe ishte i njohur për artikujt e tij mbi lëvizjet e Pranverës Arabe në vitin 2011, të drejtat e grave dhe korrupsionin.

Arabia Saudite është përballur me kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut për numrin dhe metodat e saj të ekzekutimeve, përfshirë prerjen e kokës dhe ekzekutimet masive. Në vitin 2024, ekzekutimet në vend u rritën në 330, sipas aktivistëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut, ndërsa mbretëria vazhdon të godasë fort çdo formë mospajtimi.

Muajin e kaluar, një analist britanik i Bank of America u dënua me 10 vjet burg në Arabinë Saudite, për shkak të një postimi të fshirë më pas nga rrjetet sociale, sipas avokatit të tij.

Ndërkohë, në vitin 2021, një shtetas me shtetësi të dyfishtë saudito-amerikane, Saad Almadi, u arrestua dhe më pas u dënua me më shumë se 19 vjet burg, për akuza të lidhura me terrorizmin për shkak të postimeve të tij në Twitter, të bëra ndërsa jetonte në SHBA. Ai u lirua në vitin 2023, por i është ndaluar të largohet nga mbretëria.

The post Ekzekutohet me vendim gjykate gazetari në Arabinë Saudite appeared first on Lapsi.al.

Vinicius Junior mund të transferohet në Arabinë Saudite, Reali ka gati zëvendësuesin e brazilianit

By: S SH
15 June 2025 at 16:06

Real Madridi raportohet se ka shqyrtuar mundësinë për të transferuar Nico Williams si zëvendësues të mundshëm për Vinicius Junior.

Anësori i Athletic Club ka një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh dhe ka tërhequr interes nga shumë klube të mëdha evropiane.

Interesi i “Los Blancos” për Nico Williams u shtua ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës me Vinicius ngecën. Braziliani është i lidhur me klubin deri në vitin 2027, por kërkon një rritje të ndjeshme page.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Vinicius dëshiron të jetë lojtari më i paguar në skuadër. Ai synon të fitojë më shumë se Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, të cilët marrin nga 15 milionë euro neto në sezon.

Real Madridi, megjithatë, nuk është i gatshëm të përmbushë këto kërkesa financiare. Drejtuesit e klubit po e konsiderojnë ndikimin e interesit nga Arabia Saudite, i cili mund të luajë rol në të ardhmen e sulmuesit brazilian.

Për momentin, klubi po pret për të parë se si do të zhvillohen negociatat me Vinicius. Asgjë nuk është vendosur ende, por tensioni është i pranishëm.

Në këtë fazë, ideja për transferimin e Nico Williams është lënë mënjanë. Kjo pasi Madridi ka nënshkruar me talentin argjentinas Franco Mastantuono.

Megjithatë, nëse situata me Vinicius nuk zgjidhet, nuk përjashtohet mundësia që interesimi për Nico Williams të ringjallet në të ardhmen.

The post Vinicius Junior mund të transferohet në Arabinë Saudite, Reali ka gati zëvendësuesin e brazilianit appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite kërkon Amir Rrahmanin, Napoli ka nisur kërkimin për zëvendësues

By: S SH
11 June 2025 at 23:52

Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili po shqyrton seriozisht një transferim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme.

Sipas prestigjiozes La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e 30-vjeçarit është bërë temë diskutimi në ambientet e klubit italian, pasi oferta financiare nga Arabia Saudite është mjaft e lartë dhe përfaqëson ndoshta shansin e fundit të tij për një kontratë të madhe në një kampionat më pak kërkues.

Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Verona dhe është shndërruar në një pikë kyçe të prapavijës, duke qenë protagonist në dy sezonet kur klubi u shpall kampion i Serie A.

Tashmë, pas pesë vitesh të suksesshme në Itali, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës mund të përballet me një kthesë të madhe në karrierë.

Napoli, i vetëdijshëm për rrezikun e largimit të një prej lojtarëve më të besuar në prapavijë, ka nisur menjëherë kërkimin për një zëvendësues. Sipas raportimeve, në listën e alternativave kryesojnë dy emra: Trevoh Chalobah i Chelseat dhe Sam Beukema i Bolognas.

Situata mbetet e hapur, ndërsa priten zhvillime në ditët në vijim që do të përcaktojnë nëse Rrahmani do të qëndrojë në Evropë, pasi e duan edhe Tottenham dhe Aston Villa, apo do të ndjekë rrugën e shumë yjeve drejt futbollit saudit.

The post Arabia Saudite kërkon Amir Rrahmanin, Napoli ka nisur kërkimin për zëvendësues appeared first on Albeu.com.

Pas 12 vitesh ndërprerje, realizohet fluturimi i parë direkt nga Arabia Saudite në Siri

5 June 2025 at 17:59

Fluturimi i parë direkt saudit u ul në Siri sot pas një pezullimi 12-vjeçar, thanë mediat lokale.

Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, avioni i linjës ajrore “Saudi Flynas” mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut nga Riadi pas vitesh ndërprerjeje.

Në prill, një delegacion nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite kreu një tur rutinë në aeroport përpara se të rifillonte fluturimet me Sirinë.

Në vitin 2012, shumica e linjave ajrore ndaluan fluturimet e tyre për në dhe nga Damasku për shkak të shtypjes nga ish-regjimi sirian ndaj protestave popullore që shpërthyen në vitin 2011.

Në janar 2025, disa linja ajrore filluan rikthimin e fluturimeve për në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, pas një njoftimi nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Sirisë mbi fillimin e pritjes së fluturimeve ndërkombëtare.

Bashar al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në fund të vitit të kaluar, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Ahmad al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Asadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në janar.

Sot është Dita e Arafatit, një nga ditët më të rëndësishme për pelegrinët e Haxhit

5 June 2025 at 10:36

Miliona myslimanë në mbarë botën të enjten po festojnë Ditën e Arafatit, një nga datat më të shenjta në kalendarin islamik.

Dita ka një rëndësi të madhe për pelegrinët në Haxh dhe besimtarët në mbarë botën.

Dita e Arafatit, e festuar në ditën e nëntë të Dhu al-Hixhxhes – muaji i fundit i kalendarit hënor islamik – konsiderohet kulmi i pelegrinazhit të Haxhit, përcjell Telegrafi.

Në këtë ditë, pelegrinët mblidhen në Rrafshnaltën e Arafatit pranë Mekës në Arabinë Saudite për t’u lutur, për të kërkuar falje dhe për të reflektuar mbi besimin e tyre.

Qëndrimi në Arafat, i njohur si Wuquf, është riti qendror i Haxhit.

Nga mesi i ditës deri në perëndim të diellit, pelegrinët mblidhen në Arafat, ku besohet se Profeti Muhamed ka mbajtur predikimin e tij të fundit.

Myslimanët që nuk janë në pelegrinazh gjithashtu festojnë Ditën e Arafatit me një rëndësi të veçantë.

Shumë zgjedhin të agjërojnë pasi Profeti Muhamed i inkurajoi jo-pelegrinët ta bëjnë këtë në këtë ditë.

Dita e Arafatit gjithashtu i paraprin Kurban Bajramit, i cili do të fillojë të nesërmen, të premten, më 6 qershor.

Myslimanët në mbarë botën e festojnë këtë rast me lutje të veçanta dhe sakrificën rituale të bagëtive, duke simbolizuar gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar të birin në bindje ndaj Zotit. /Telegrafi/

The post Sot është Dita e Arafatit, një nga ditët më të rëndësishme për pelegrinët e Haxhit appeared first on Telegrafi.

Nën vapën “përvëluese”, mbi 1 milion myslimanë nisin Haxhin në Mekë

By: Besnik
5 June 2025 at 08:52

Më shumë se një milion besimtarë myslimanë nga e gjithë bota kanë nisur pelegrinazhin e shenjtë të Haxhit në qytetin e Mekës, në Arabinë Saudite.

Këtë vit, Haxhi përkon me fillimin e verës, dhe temperaturat pritet të kapërcejnë 40 gradë Celsius.

Pas valës së nxehtësisë së vitit të kaluar, që shkaktoi mbi 1,300 vdekje, autoritetet saudite kanë shtuar masat për mbrojtjen e pelegrinëve, përfshirë sisteme të avancuara ftohjeje dhe udhëzime të veçanta për të shmangur ekspozimin në diell.

Pelegrinët do të marrin pjesë në rituale fetare që datojnë mbi 1,400 vjet më parë, duke përfshirë rrethimin shtatë herë të Qabes – vendit më të shenjtë të Islamit – si dhe vizitat në vende të tjera të shenjta në afërsi të Mekës.

Rituali pesëditor kulmon me rrethimin e dytë të Qabes, një lamtumirë shpirtërore përpara se pelegrinët të largohen nga qyteti i shenjtë.

Për të garantuar sigurinë e tyre, çdo pelegrin është pajisur me një çantë zyrtare sigurie që përmban këshilla mbi kujdesin ndaj nxehtësisë dhe dehidratimit, çfarë të veshin dhe çfarë të shmangin gjatë qëndrimit në diell.

Autoritetet kanë ndaluar pjesëmarrjen e fëmijëve nën 12 vjeç në Haxhin e këtij viti, një ndryshim i rëndësishëm në rregullat e pelegrinazhit.

Sipas ligjit islam, fëmijët nuk janë të detyruar të kryejnë Haxhin apo të përmbushin detyrime të tjera fetare deri në moshën e pubertetit.

Kujtojmë se çdo vit pelegrinët myslimanë nisin udhëtimin shpirtëror të Haxhit i cili është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është detyrim për çdo mysliman që ka mundësi fizike dhe ekonomike që ta kryejë atë të paktën një herë në jetë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nën vapën “përvëluese”, mbi 1 milion myslimanë nisin Haxhin në Mekë appeared first on Euronews Albania.

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 June 2025 at 22:22

Më shumë se 1.5 milion pelegrinë kanë kryer përgatitjet e fundit për të nisur në mbrëmjen e së mërkurës ritualin më të rëndësishëm të Islamit – Haxhin. Nikoqirët sauditë kanë tentuar të bëjnë më të mirën për t’u mos përsëritur situata e vitit të kaluar, meqë si pasojë e nxehetësisë së madhe kanë vdekur mbi […]

The post Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Qindra mijëra myslimanë mblidhen në Mekë për pelegrinazhin e madh

By: gaze tare
4 June 2025 at 21:40

Nën diellin përvëlues, më shumë se një milion pelegrinë myslimanë filluan pelegrinazhin e haxhit në Mekë, ndërsa autoritetet u përpoqën të shmangnin një përsëritje të tragjedisë së vitit 2024 kur të paktën 1,300 njerëz vdiqën në temperatura ekstreme.

Pelegrinët, të cilët janë mbledhur në qytetin më të shenjtë të Islamit, ku temperaturat arritën 42 gradë Celsius atë ditë, filluan ritualin e parë të haxhit, rrotullimin rreth Qabesë, shkëmbit të zi të shenjtë brenda Xhamisë së Madhe, drejt të cilit myslimanët në mbarë botën kthehen kur luten.

Shumica mbërritën vonë natën në Mina, një luginë disa kilometra larg Mekës dhe e rrethuar nga male shkëmbore.

Pelegrinët, gati 1.5 milion sipas shifrave zyrtare, do ta kalojnë natën në tenda me ajër të kondicionuar në Mina dhe të enjten do të shkojnë në malin Arafat, një kodër ku Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të lamtumirës.

Autoritetet kanë marrë masa për të shmangur një tragjedi si ajo e vitit të kaluar, kur 1,300 besimtarë vdiqën në një valë ekstreme të të nxehtit, ndërsa temperaturat arritën në 51.8 gradë Celsius.

Pelegrinazhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, është një nga “pesë shtyllat” e Islamit. Të gjithë myslimanët janë të detyruar ta kryejnë atë të paktën një herë në jetën e tyre, nëse kanë mundësi.

The post FOTO/ Qindra mijëra myslimanë mblidhen në Mekë për pelegrinazhin e madh appeared first on iconstyle.al.

Arabia Saudite planifikon Haxh më të sigurt për mbi 1 milion pelegrinë në 2025-ën

2 June 2025 at 18:59

Arabia Saudite ka intensifikuar masat e sigurisë për Haxhin e këtij viti, që pritet të nisë të mërkurën, një vit pas vdekjes së 1 mijë e 301 personave për shkak të temperaturave ekstreme gjatë pelegrinazhit në Mekë. Me më shumë se 1 milion pelegrinë që do të mbërrijnë në Mbretërinë Saudite në kushte të nxehtësisë […]

The post Arabia Saudite planifikon Haxh më të sigurt për mbi 1 milion pelegrinë në 2025-ën appeared first on BoldNews.al.

Arabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Sirinë

31 May 2025 at 23:18

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud ka deklaruar se vendi i tij, së bashku me Katarin, do të ofrojnë ndihmë financiare për nëpunësit civilë sirianë.

“Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Katari së bashku do të ofrojnë mbështetje financiare për nëpunësit civilë në Siri”, tha Bin Farhan në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm sirian Asad al-Shibani në Damask.

Ai nuk ndau detaje mbi shtrirjen e ndihmës financiare të Riadit dhe Dohas për sektorin publik sirian. Sipas një deklarate të përbashkët, ndihma financiare nga Arabia Saudite dhe Katari do të disbursohet për një periudhë tre mujore.

Në mesin e majit, Banka Botërore njoftoi se Katari dhe Arabia Saudite kishin shlyer borxhin e mbetur të Sirisë ndaj institucionit në shumën prej 13.9 milionë euro, gjë që do të lejojë Damaskun të marrë kredi të reja.

Vizita e ministrit saudit vjen disa javë pasi SHBA mori një vendim të papritur për të hequr sanksionet ndaj qeverisë islamike siriane që përmbysi ish-presidentin Bashar al-Assad në dhjetor.

Presidenti Donald Trump e mori vendimin gjatë një vizite në Lindjen e Mesme, sipas kërkesës së princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, vendi i të cilit është një nga përkrahësit kryesorë të heqjes së sanksioneve.

BE gjithashtu hoqi kohët e fundit sanksionet ekonomike ndaj Sirisë. Bin Farhan tha se Arabia Saudite do të vazhdojë të mbështesë Sirinë në rrugën e saj drejt rindërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Mitaj fiton Kupën saudite/ Mbrojtësi kuqezi merr trofeun e dytë sezonal në Arabi

31 May 2025 at 16:46

ARABI SAUDITE- Nuk paska një pa dy. Mario Mitajt iu shpërblyen gjithë ato sakrifica për shkak të dëmtimeve të këtij viti, dhe ia ku mori edhe një tjetër trofe.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare fitoi Kupën e Arabisë Saudite, pas një finaleje që Al Itihad e fitoi ndaj rivalit, Al Kadisija. Ky sukses ishte I dyti brenda pak ditëve, pasi më herët u mor titulli kampion.

Si përherë, futbollisti shqiptar ishte titullar në një finale që ishte deri diku e fortë, por fituesi I së cilës nuk është se u vu shumë në dyshim.

Karim Benzema ishte heroi kryesorë, pasi ylli I dikurshëm i Francës dhe Realit, shënoi dy gola. Obamejang shkurtoi shifrat përkohësisht në 1-2, veçse Al Itihad siguroi gjithçka me rrjetën e minutës së 81-të nga Husem Auar.

Mitaj luajti deri në fund, duke qenë si gjithmonë nga më të mirët dhe më të sigurtit në fushë. Kështu, ai mbyll me triumf të plotë sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite, fiton dy trofetë kryesorë, dhe ndodhet në formën më të mirë të mundshme para ndeshjeve të kombëtares ndaj Serbisë dhe Letonisë në eliminatoret e Kupës së Botës./abcnews.al

❌
❌