Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Pse qentë nuhasin zonën intime të njerëzve: Përgjigjet do t’ju befasojnë

19 July 2025 at 15:14

Sillni dikë të ri në shtëpi për t’u njohur me qenin tuaj, por menjëherë përfundoni në një situatë të pakëndshme kur qeni, pa asnjë ndrojtje, vendos hundën pikërisht në një vend shumë intim. Ose, të afërmit tuaj që nuk janë adhurues të qenve ulen për darkë, ndërsa qeni juaj vendos të eksplorojë pikërisht aty ku i shqetëson më shumë

Edhe pse situata të tilla mund të jenë të sikletshme dhe turpëruese, nuhatja e pjesës së poshtme të trupit mbetet një zakon pothuajse universal mes qenve.

Por pse e bëjnë këtë dhe a ka mënyrë që t’i mësojmë ta ndalin?

Shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt pse qentë e bëjnë këtë, por ekzistojnë disa teori që përpiqen të shpjegojnë këtë sjellje:

1. Nuhatja e jashtëzakonshme

Qentë kanë një nuhatje jashtëzakonisht të zhvilluar, madje deri në 100.000 herë më të fuqishme se të njeriut. Në natyrë, qentë shpesh nuhasin qentë e tjerë për të mbledhur informacion për ta, duke përfshirë gjininë, moshën, shëndetin dhe gjendjen emocionale. Këto sjellje janë të natyrshme dhe të zakonshme për qentë, ndërsa në shtëpi e bëjnë në të njëjtën mënyrë – vetëm se “objekti” i eksplorimit është trupi i njeriut.

2. Mentaliteti i tufës

Në natyrë, qentë zakonisht nuhasin zonën intime të qenve të tjerë me të cilët vijnë në kontakt. Ky veprim mund të jetë pasqyrim i instinkteve të tyre natyrore, sepse në këtë mënyrë shkëmbejnë informacion për statusin, shëndetin dhe veçori të tjera të rëndësishme.

3. Verifikimi i informacionit

Qentë kanë gjëndra të posaçme në zonën e anusit që lëshojnë aroma që mund të zbulojnë shumë gjëra për qenin – moshën, shëndetin, zakonet ushqimore dhe gjendjen emocionale. Është e mundur që qeni nuhat njerëzit për të mbledhur informacione të ngjashme.

4. Përshëndetje

Disa ekspertë besojnë se nuhatja e pjesës së poshtme të trupit mund të jetë një formë përshëndetjeje, e ngjashme me përshëndetjen mes njerëzve me shtrëngim duarsh. Qeni mund ta përjetojë këtë si një ritual shoqëror, nëpërmjet të cilit përpiqet të “lexojë” njerëzit ashtu siç do bënte me qentë e tjerë, transmeton Telegrafi.

Si ta parandaloni?

Edhe pse qentë janë përshtatur mirë me jetën me njerëzit, disa sjellje, si kjo, duket se nuk mund të ndryshohen lehtë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të pajtoheni plotësisht që qeni juaj të nuhasë njerëzit në këtë mënyrë, sidomos në situata kur kjo është e pakëndshme për ju ose për të tjerët.

Mënyra më e shpejtë për ta parandaluar është t’i jepni urdhër qenit tuaj të ulet dhe të qëndrojë i qetë kur përshëndet një person të ri. Mund ta shpërqendroni me diçka që do ta tërheqë më shumë, si një lojë apo një ushqim të vogël. Nëse është e nevojshme, përdorni qaforen që të siguroni që qeni juaj respekton kufijtë që keni vendosur. Me kohë, durim dhe qëndrueshmëri, qeni do të mësojë se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme. /Telegrafi/

The post Pse qentë nuhasin zonën intime të njerëzve: Përgjigjet do t’ju befasojnë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Fyelli

By: Kult Plus
17 July 2025 at 14:22

Nga Naim Frashëri

Pa dëgjo fyellin ç’thotë
Tregon mërgimet e shkreta,
Qahet nga e zeza botë
Me fjalë të vërteta.

Që kur se më kanë ndarë
Nga shok’ e nga miqësija,
Gra e burra kanë qarë
Nga ngashërimet e mija!

Krahërore e kam çpuar
E kam bëre vrima vrima,
Dhe kam qar’ e kam rënkuar
Me mijëra psherëtima!

Dhe me botën e gëzuar
Bëhem shok edhe marr pjesë,
Dhe me njerës të helmuar
Bënem mik me besa-besë.

Puna si do që të bjerë
Unë qanj me mallëngjime,
Më çdo vënt e kur-do-herë
Psherëtin zëmëra ime!

Gjithë bota më dëgjojnë
Po së jashtëmi më shohin,
Dëshirën s’m’a kupëtojnë
Zjar’ e brendëshmë s’m’a njohim.

Njerëzit me mua rrinë,
Unë qanj’ e mallëngjehem,
Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë
Andaj kurrë s’përdëllehem.

Gjith’ ata që janë ndarë
Fyellit shokë ju bënë,
Shkallët’ e tij disa farë,
Na shkalluan mëndjen tënë.

Rrëmet i njerëzisë!
Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
Ky ësht’ zjarr’ i dashurisë
Që i ra kallamit mjerë!

I ra qiellit e ndriti,
I ra zëmrësë e nxehu,
I ra verës e buçiti,
I ra shpirtit, dhe e dehu.

I dha erë trëndafilit
I dha dritë bukurisë,
I dha këngëtë bilbilit,
I dha shije gjithësisë.

Ay zjar i ra në qiej,
Edhe duke përvëluar,
U bënë kaq yj e diej,
Që i mba Zoti ndër duar,

Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,
Që ka ngehur gjithësinë,
Hoth një shkëndijë në jetë,
Dhe bëri soje njerinë.

More zjar i bekuar!
Unë me ty jam përzjerë,
Pa jam tretur e kulluar,
Po të kam shpirt, mos më lerë. / KultPlus.com

Poezia e Andon Zako Çajupit për Naim Frashërin

By: Kult Plus
11 July 2025 at 11:10

Poezi nga Andon Zako Çajupi

Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare!

Vdiq Naimi, gjithè thone,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tone
s’do te degjohet me kurre!

Vdiq Naimi, qe këndoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Naimi, qe lëvdoi
dhe nderoi mëmedhënë!

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more të tillë burrë?
I ndritë shpirti për jetë,
mos i vdektë nami kurrë! / KultPlus.com

Fyelli

By: Kult Plus
6 July 2025 at 09:00

Poezi nga Naim Frashëri

Pa dëgjo fyellin ç’thotë
Tregon mërgimet e shkreta,
Qahet nga e zeza botë
Me fjalë të vërteta.

Që kur se më kanë ndarë
Nga shok’ e nga miqësija,
Gra e burra kanë qarë
Nga ngashërimet e mija!

Krahërore e kam çpuar
E kam bëre vrima vrima,
Dhe kam qar’ e kam rënkuar
Me mijëra psherëtima!

Dhe me botën e gëzuar
Bëhem shok edhe marr pjesë,
Dhe me njerës të helmuar
Bënem mik me besa-besë.

Puna si do që të bjerë
Unë qanj me mallëngjime,
Më çdo vënt e kur-do-herë
Psherëtin zëmëra ime!

Gjithë bota më dëgjojnë
Po së jashtëmi më shohin,
Dëshirën s’m’a kupëtojnë
Zjar’ e brendëshmë s’m’a njohim.

Njerëzit me mua rrinë,
Unë qanj’ e mallëngjehem,
Po dufn’ e pshehtë s’m’a dinë
Andaj kurrë s’përdëllehem.

Gjith’ ata që janë ndarë
Fyellit shokë ju bënë,
Shkallët’ e tij disa farë,
Na shkalluan mëndjen tënë.

Rrëmet i njerëzisë!
Zër’ i fyellit s’ësht’ erë,
Ky ësht’ zjarr’ i dashurisë
Që i ra kallamit mjerë!

I ra qiellit e ndriti,
I ra zëmrësë e nxehu,
I ra verës e buçiti,
I ra shpirtit, dhe e dehu.

I dha erë trëndafilit
I dha dritë bukurisë,
I dha këngëtë bilbilit,
I dha shije gjithësisë.

Ay zjar i ra në qiej,
Edhe duke përvëluar,
U bënë kaq yj e diej,
Që i mba Zoti ndër duar,

Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,
Që ka ngehur gjithësinë,
Hoth një shkëndijë në jetë,
Dhe bëri soje njerinë.

More zjar i bekuar!
Unë me ty jam përzjerë,
Pa jam tretur e kulluar,
Po të kam shpirt, mos më lerë./ KultPlus.com

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

26 June 2025 at 23:29

Të enjten pasdite, qyteti Fügen i Tirolit u përfshi nga një stuhi e fortë me breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet austriake raportuan për një breshër të madh në disa zona, përfshirë edhe Teichalm, ku madhësia e tyre arrinte deri në pesë centimetra.

Në imazhe të shpërndara në rrjetet sociale, shihen xhama makinash të çarë dhe shërbimet e emergjencës duke përballuar përmbytjet në rrugë.

26-6-2025
📍Fügen, Tyrol ⛈⛈Austria pic.twitter.com/3IWooZCjh9

— sustainme.in® (@sustainme_in) June 26, 2025

Rrugët u shndërruan në përrenj, ndërsa shumë bodrume në Fügen dhe madje edhe altari i kishës u përmbytën pjesërisht.

Eines der starken Gewitter heute in Fügen im Zillertal.

4cm großen Hagel gab es in Innsbruck, über 60 l/m² Regen in Tannheim, 113 km/h Sturmböen soeben in Micheldorf/OÖ.

Die stärksten Gewitter jetzt im Traun-/ Waldviertel, bei Graz & in Südtirol.
📽 Tirols Wetter und Infodienst pic.twitter.com/2q8WlcMENH

— Manuel Oberhuber (@manu_oberhuber) June 26, 2025

Zjarrfikësit janë angazhuar në pompimin e ujit dhe përballimin e pasojave.

Schwere Hagelunwetter heute Nachmittag in Tirol: Bis zu 5cm große Hagelkörner und große Regenmengen sorgen für große Schäden in der Tourismusregion Fügen im Zillertal. Viele Windschutz- und Heckscheiben hielten den Größen der Hagelkörner nicht stand pic.twitter.com/iVJnfZlO0v

— Unwetter-Freaks (@unwetterfreaks) June 26, 2025

Në rrethin Schwaz, në vendin Pill, stuhia rrëzoi pemë mbi makina dhe çati, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Pamje nga Kitzbühel tregojnë gjithashtu zona të mbuluara me breshër të dendur. Ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar. /Telegrafi/

The post Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale appeared first on Telegrafi.

Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës në vitin 1881

By: Kult Plus
18 June 2025 at 19:45

Sami Frashëri, (1850-1910) , një nga rilindasit dhe nacionalistët më të flaktë për çështjen shqiptare në shekullin e XIX është një figurë qendrore e kombit shqiptar.

Është një personalitet dhe funksionar i perandorisë osmane, por njëkohësisht përparimtar me ide perëndimore bashkëkohore që mendonte për një Shqipëri të pavarur si komb-shtet.

Në kohën kur ‘’E sëmura e Bosforit’ po bëhej gati të përdorte akoma levat e saj mbi Ballkanin, kur shtetet e Ballkanit mendonin më shumë të zhvasnin sesa të jetonin në paqe, shumë personalitete shqiptare që jetonin jashtë atdheut  u vunë në lëvizje.

Samiu ishte një personalitet në fushën e kulturës që përdorte 9 gjuhë të huaja, dije të gjera në shumë fusha të shkencave shoqërore si dhe të natyrës, enciklopedist dhe publicist.

Në lidhjet e shumta dhe letrat epistolare që ka me shumë personalitete të kohës ai ka një letër shumë interesante me një personalitet tjetër të mendimit dhe iluminizmit shqiptar, Jeronin de Radës.

Më poshtë janë shprehur mendimet e Sami Frashërit për situatën e krijuar në ato vite, lufta për bashkimin e shqiptarëve, problemin themelor të gjuhës dhe fesë si dhe problemi i Shqipërisë për ndarjen dhe luftën nga shtetet ballkanike, ndikimin e Turqisë.

Ndë Kostandinupojë më 20 të shkurtitë 1881

Zot i nderçur’ e vëlla i dashurë

Përgjigjemi në dy letra të zotërisë sate, njera shkruarë më 28 të sht Mërtirit (novembre), tjatra më 2 të shkurtit (fevrier) 1881. Edhe të lutemi të na ndjejsh që mënuamë të përgjigjeshimë mbë kohë në të parët.

Kemi kënduarë, që motit, këngëtë që ke mbledhurë e punëratë që ke bërë zotëria Jote në gjuhët tënë e për kombinë tënë edhe i kemi pëlqyerë shumë, sikundrë edhe gramatikënë e zotit të nderçurë djalit zotërisë satë z Giussep Radësë, të cilit i gëzohemi edhe e përqafojmë vëllazërisht.

Të përgjigjemi përpara për punët t’allfabetësë: Allfabeta, që ka bërë shoqëria jonë na duketë se është shum’ e leht e e plotë, edhe gjuha jonë shkruehtë me të fort mirë.

Kjo allfabetë ësht’ edhe e pëlqyerë e e dheksurë prej gjithë shqiptarëvet, e sot është e përhapurë nëpër gjithë Shqipërinë. P’andaj na duketë që s’është nevojë të kërkojmë tjetërë alfabetë.

Për punët të fletësë (a ditaresë) jemi menduarë që kohët, edhe shumë herë kemi kërkuarë pandaljenë (la permission) nga kuvern’ e turkutë, po s’na është dhënë; e turku nukë do xjuarjenë e shqiptarëvet edhe lindjen e Shqipërisë përsëri, po do t’e ketë fjetur’e të verbërë.

Kemi shumë nevojë po do t’e sjellë puna që t’e nxjerëm (le publier) në Shqipëri, nukë me gjuhëra shumë po vetëm në gjuhët shqip të pandemë e të njëjtë, sikundrë duhetë të jetë edhe Shqipëria, se shumë gjuh’ë e shumë djalekta sjellinë, ndarje e mërgimi.

Vërtet sot kemi disa djalekta, po këto nukë janë të huaja njera nga jatera; po ca nga fraset edhe nga fjalët e gjuhësë kanë humburë më ca anë të Shqipëris’e të kolonivet e kanë rojturë më ca anë të tjera, shumë fjalë, pase e mbrujtime të fjeshta e të mira që rojnë në Shqipëri janë humburë nëpër kolonit, shumë të tjera janë humburë në Shqipëri e rojnë nëpër koloni(a kolonjat), kshu edhe në mest të Gegërisë e të Toskërisë edhe të gjithë këtyre fjalëve e fraseve bashkë, edhe gjuha shqip do të bëhetë e begatë (riche), e gjerë e do të shpëtonjë nga të pasurit nevojë më fjalë të huaja, edhe gjithë djalektatë do të gjendenë të gjitha të bashkuara e të përzjera.

Të vimë në punët e ndarjes Shqipërisë më tri degë të bashkuara (a trois etats confederes). Kjo punë as e mirë na duketë, as mund të bënetë kurrë në Shqipëri; se e para nukë duamë të ndahemi, po duamë të bashkohemi satë muntmë më teprë; e dyta, Shqipëria nuk ësht’ ndarë pas fevet, edhe shqiptarët e çdo feje nukë janë të ndarë më vet’he po gjendenë të bashkuarë më çdo anë, përveç në Shqpëri të poshtërme që s’ka katolikë.

Shumë fara e fise  janë që pushtojnë muhametanë e të krishterë, edhe një i krishterë është m’i aftrë me një muhamentan që ka në farët të ti, se nga një i krishterë që është nga një farë e tjatërë; edhe me të gjithë të pjekurit  të huajët, do-me-thënë të turqet, të krekërvet, të shqehet (des slaves) e të tjerëve, që rahana nat- e ditë të na ndajn’ e të na çajnë, vëllazëria në mest tënë nukë na është prishurë, edhe të gjithë shqiptarëtë duanë të quhenë vëllezërë edhe djemt’ e një mëmëdhethi të dashurë; edhe në ka më nonjë anë ndarje duhet t’e çkulim e t’e hedhimë poshtë, duke lënë fetë për në kish’ë për në xhami, e duke bërë gjithë vëllezërë sikundrë n aka bërë natura e sikundrë kemi qënë të moti.

Pun’ e vëllazërisë shqiptarëvet edhe e bashkimit e e ngjalljes Shqipërisë është pun’ e Lidhjesë (de la Ligue) që e ka zënë punënë shëndoshë edhe po vete gjithënjë mbarë; pun’ e të ngjallurit të gjuhësë shqip edhe të bashkuarit të djalektavet t’asaj e të ndritësuarit të kombit tënë që është një pun’ë e shenjtëruarë t’e mbaronjë pa ndihmën e burave si zotëria Jote e si të tjerë djem e të ndrituarë të mëmëdhethit tënë që janë në kolonjat e Italisë e gjetëk.

Po tani nuk po vemi përpara si duamë se gjendemi në një vënt që s’ka dliri(liberte) e papengim për të këtilla punëra, edhe më teprë sot që mbretëri e turkut ka zën’ e s’zë besë më shqiptarët, po i vështron si armiqt e saj.

Punërat që po bën lidhja e Shqipërisë në Gegëri, që nonjë muaj e tëhu, mbase nuk i kini dëgjuarë, se fletët e Evropesë nukë bëjnë shumë fjalë , duk me qënë që më nj’anë Turqia nukë le të dëgjohenë nëpër botët më nj’anë armiqtë tanë greqt’ e shqehtë, duanë t’i tregojnë të vogëla e të mosgjëjta.

Lidhja e shqiptarëvet që ka kërthizën në Pizdren, në Gegëri, ka kërkuarë shumë herë që nga tre vjet e tëhu, bashkim’i i Shqipërisë më një provincë me otonomi po mbretëria gjer më sot e kish gënjyerë me fjalë, edhe s’ka dashurë të bënjë gjë farë për Shqipërinë.

Këtë herë shqipëtarëtë e kupëtuanë fort mirë që mbretëria nukë do të bënjë gjë kurrë për ta, edhe Lidhje e Pizdrenit pa nevojë të bashkojë Shqipërin’ e t’ë bënjë një me otonomi, e mbase me ç’këputje (indepedance) fare, pas punës, kështu Lidhja mori emërin e kuvernos të përdorme (gouvernement provisoire) edhe përzuri kuvernatorëtë turq nga gjithë vilajet i Kosovësë edhe nga Pizdreni, nga Djakova, nga Tetova, nga Dibra etj.

10000 shqipëtarë të armatosurë kanë zënë Ysqypnë (Shqupnë) edhe udhënë e hekurtë; 10000 të tjerë bëhenë gati për të unjurë në Toskëri.

Për pakë kohë do të dëgjoni një ngritje (revolution) të madhe në Shqipëri. Në u bëftë dot Shqipëria më vet’he, nukë do të kemi nevojë për prensër, as të krishten’ as muhametanë, që të na rjepën e të na pinë gjaknë’ vëndi ynë munt edhe do të kuvernohetë prej një farë dhmokratije prej pleqet, sikundrë kanë qenë prindët tanë që motit, edhe sikundrë jan’ edhe sot malësit’ e Shqipërisë, që janë thuase të dlirë e më vetehë.

Po të mbarohetë kjo punë, atëherë [krijohen mundësi] edhe për fletët edhe për të shkelurit e këngëvet të zotërisë s’ate e të tjera. Të falemi me nder e me shumë dashuri.

Sami Frashëri  (marrë nga vepra 2 e Sami Frashërit)

Përgatiti Eugent Kllapi/diasporashqiptare/ KultPlus.com

‘Alfabetarja e gjuhës shqipe’ dhe kontributi i Jani Vretos, Sami Frashërit e Pashko Vasës

By: Kult Plus
18 June 2025 at 19:30

“Alfabetarja e gjuhës shqipe” u botua me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, në Stamboll më 27 shkurt 1879.

Për ta kuptuar rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori. Kujtojmë se shqipja, me sa dokumentohet deri tani, filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme. U shkrua dhe me shkronja greke e, pas pushtimit turk, edhe me alfabetin turk-arab.  Rruga tjetër që u ndoq, është ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar.

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar.  Prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1879 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe“. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore, që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia. Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare.

Libri “AΛFABETARE E GLÚHESE ΣQIP” është përgatitur,pra, nga Shemsudin Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa etj., dhe është botuar në Stamboll më 1879. Një kopje e librit, me kapakë kadife të kuqe të shkruar me shkronja ari, i është dhuruar Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili ka ditur të flasë shqip.

“Alfabetarja e gluhësë shqip”, botuar vetëm pak muaj pas miratimit të alfabetit të Stambollit, është një vepër kolektive. Në të janë përfshirë shkrimet e Sami Frashërit: “Gjuha Shqip” dhe “Dheshkronjë”; të Jani Vretos: “Udhë e të shkruarit të gjuhësë Shqip”, “Për Gjithëçishtënë dhe për Zon’e jetësë edhe për Njerinë, botën’ e vogëlë”, “Numerëmësonjë”; të Pashko Vasës: “Shqypnija e Shqyptârt”, të Koto Hoxhit: “Porosit’ e Tovitit mbë të birë”.  Siç shihet nga përmbajtja, “Alfabetares së gjuhës shqipe” nuk është thjesht një tekst abetareje. Përveç abetares në të përfshihen edhe lëndë të tjera si: gramatikë, histori, aritmetikë, edukatë shoqërore dhe morale.

Në gjirin e saj, siç u përmend, bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto: ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut. Vlerat e kësaj abetareje, që me të drejtë është quajtur “një vepër themelvënëse”, janë të gjera dhe të shumanshme. Kjo vepër përbën një prej gurëve themeltarë në proçesin ripërtëritës dhe ripërcaktues të gjuhësisë shqiptare.

Në “Alfabetare…” trajtohen disa nga problemet më themelore të kohës, në plane të ndryshme: politik, idelogjik, kulturor dhe arsimor që kishte shtruar për zgjidhje Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky tekst, si rrallë ndonjë tjetër, shkon në unison me ato ngjarje, duke u bërë jehonë, duke zbatuar pjesë të veçanta të programit për çlirimin kombëtar dhe shoqëror.

Gjithsesi çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht vetëm me Kongresin e Manastirit, që u mblodh më 14 nëntor 1908, ku u hartua një alfabet i ri me shkronja latine. Është alfabeti që përdorin edhe sot e kësaj dite gjithë ata, të cilët shkruajnë shqip. / KultPlus.com

Sami Frashëri: Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij

By: Kult Plus
18 June 2025 at 18:45

Thënie nga Sami Frashëri

Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. / KultPlus.com

Thënie nga Sami Frashëri, një prej mjendjeve më të ndritura të Rilindjes Kombëtare

By: Kult Plus
18 June 2025 at 17:17

Sami Frashëri ishte një nga personazhet më të njohur dhe mendjet e ndritura të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Gjatë jetës së tij intensive ai shkroi më shumë se 50 vepra, si fjalorë, enciklopedi, drama, vepra letrare etj., ndër të cilat edhe veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, e cila vlerësohet edhe si “Traktati politik i çështjes kombëtare shqiptare”.

Më poshtë po sjellim disa nga shprehjet më të bukura të Sami Frashërit:

Përvoja është një shkollë, mësimet e së cilës kushtojnë shtrenjtë.

Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.

Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.

Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.

Kush zotëron veten e tij, nuk zotërohet nga asnjeri; nuk e mund dot asnjeri atë që mund epshet e tij.

Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh.

Ai që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet malit.

Njeriu, para së gjithash, duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij.

Paanësia është ajo që shkruan historinë, historia që shkruhet nga anësia, nuk është histori, është përrallë.

Sa ka frikë kusari nga qeveria, edhe tirani aq trembet nga shkrimtarët, e sidomos nga historianët.

Nuk duhet dyshuar për ndershmërinë e atij njeriu që e shajnë dhe e përbuzin lajkatarët.

Atdhetaria dhe humanizmi bëhen me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është nje mashtrues.

Historia është një procesverbal, i cili ligësitë e shekullit të tanishëm ia përcjell për gjykim gjykatës së opinionit publik të shekujve të ardhshëm.

Kalben njerëzit e ndershëm aty ku lartësohen lajkatarët.

I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë; i marri flet tërë ditën dhe nuk tregon asgjë.

Edukimi nuk humb te njeriu me mendje dhe zgjuarësi të kufizuar, por mendja dhe zgjuarësia humbin te njeriu i paedukuar.

Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është një fëmijë që ka nevojë të vazhdojë në shkollën foshnjore.

Dituria dhe shkenca i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvit në përdorimin e asaj arme. Njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mund të vrasë shokët e vet; edhe një dijetar pa edukatë dhe me vese të liga, me diturinë e tij dëmton veten dhe të tjerët.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij ështe morali i përgjithshëm.

Arsimi dhe qytetërimi i ngjajnë diellit që kur lind ndriçon vetëm majat e maleve të larta me një dritë të zbetë por pa shkuar gjatë i forcohet drita dhe nga shkëlqimi i tij përfitojnë përrenjtë më të thellë dhe fushat e luginat.

Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore), duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive njerëzore.

Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.

Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).

Njeriu me sa të rrojë më shumë sheh dhe më shumë mëson.

Njeriu në të njëjtën kohë është edhe nxënës edhe mësues.

Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.

Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.

Dajaku e bën të paedukuar njeriun e edukuar; të paedukuarit ia shton edhe më shumë atë.

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Mos e qorto atë që ka rënë në greminë pse nuk i dëgjoi këshillat tuaja, as mos e këshillo përsëri. Po e nxorre nga gremina që ka rënë, atëherë ai panon këshillat e tua.

Biseda lind nga mendimi; biseda pa mendim nuk eshtë bisedë, është grindje.

Kush nuk dëshiron të humbasë për jetë privilegjet e tij, duhet të lëshojë ca prej tyre me dëshirën e tij, sepse druri rritet më shumë kur krasitet.

Aq sa ka nevojë personi me përvojë, por i paditur, për ndihmën e dijetarit, edhe dijetari i papërvoje ka po aq nevojë për ndihmën e atij që ka përvojë, por që nuk është i ditur.

Mëson shumë ai që plotëson çka di dhe përpiqet të përvetësojë çka nuk di, ai që le mangut çka di dhe çohet të mësojë gjëra të tjera, nuk mëson kurrëgjë.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri, sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

Idetë e mëdha formohen te shpirtërat e mëdhenj.

Edukimi nuk është për ta zhveshur njeriun nga natyra, por për të ushqyer moralin e tij brenda natyrës së tij.

Epokat që përmenden shkurt në histori, janë epokat më të lumtura të njerëzisë.

Vetëm opinioni publik është baza e lirisë, forca e edukimit, udhëheqës i qeverive.

Merita dhe talenti që qëndrojnë të heshtur dhe të fshehur në periudhën e tiranisë, fillojnë të ndriçojnë porsa lind drejtësia.

Modestia dhe thjeshtësia është një e mirë, të cilën çdo njeri dëshiron ta shikojë te tjetri, por nuk don ta ketë vetë.

Qeverisja e racës njerëzore me edukim është shumë më e lehtë se qeverisja me ligj.

Njeriu mund të humbë çdo liri të tij, por nëse e ruan lirinë e mendimit, prapëseprapë i lirë është.

Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër.

Mendimi s’kuptohet nga sasia, por nga pesha; mendimi i një dijetari nuk mund të krahasohet me mendimin e një mijë injorantëve.

Sa zor është për njerëzit e mësuar të bëjnë pasuri, aq i vështirë është mësimi për të pasurit.

Shumë rrallë del e mundur dhelpëria në luftë me nderin.

Mësimi më i madh në këtë botë është vështirësia; s’ka sukses ai që nuk has në vështirësi.

Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.

Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

Ashtu sikundër që gratë të shumtën e herës mbajnë në dorë një pasqyrë për të rregulluar të metat e stolisë së tyre, edhe shoqëria njerëzore nuk duhet ta largojë nga sytë pasqyrën e diturisë e të shkencës dhe të përpiqet që të përmirësojë të metat që sheh.· Po të luajë mësuesi ç’ka nuk bëjnë nxënësit.

Nuk është për t’u çuditur po nuk u pa patriotizëm prej atyre që shiten si atdhedashës, sepse duke shitur herëpashere, natyrisht, u është sosur.

Dituria nuk është për të poshtëruar të paditurit e për t’u bërë kryelartë, por është për të pasur dhimbësuri për të paditurit, për t’i stërvitur ata sa të jetë e mundshme, që t’i bësh ata të përfitojnë nga dituria që ke.

Më i ligu i kopracëve është ai i diturisë, domethënë ai që nuk do të përfitojë njeri nga ato që di ai.

Elokuencë e vërtetë është të thuash plotësisht atë çka është për t’u thënë dhe të mos thuash gjë tepër saj.· Nuk i thuhet frikacak çdo njeriu që nuk është trim; ka shumë shkallë në mes trimërisë e frikës.

Turma është armike e arsyes dhe e së drejtës. Po t’i përshtatet një gjë arsyes dhe së vërtetës, tërheq përbuzjen e turmës; gjërat që nuk i mbështeten asnjë arsyeje dhe që janë në kundërshtim me të vërtetën, janë gjithmonë të pëlqyera nga turma.

Njeriu i mirë asnjëherë nuk arrin të hakmerret; derisa armiku i tij të jetë i fortë, nuk është në gjendje t’i bëjë gjë, kur do ta gjejë armikun të dobët, e mund mëshira dhe i ikën dëshira për t’u hakmarrë.

Lulja rritet me diell, por thahet nga vapa e madhe; njeriu edukohet me arsim, por rëndimi me mësime në fëmijëri jashtë forcës së tij e dërmon. Ashtu sikundër bima që ka nevojë për nxehtësi, ujë e freski, edhe njeriu bashkë me arsim dhe edukim ka nevojë edhe për zbavitje e shëtitje./libohova.com/Kultplus.com

121 vite nga vdekja e ideologut themelor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri

By: Kult Plus
18 June 2025 at 16:46

Sot shënohen 121 vite nga vdekja e intelektualit, gjuhëtarit, romancierit dhe ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri.

Sami Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej, lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll. Ai ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier, dramaturg, përkthyes dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin. 

Me veprimtarinë e tij u bë mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar dhe ndër pionierët e nacionalizmit turk, i njohur përgjithësisht si Samiu në mënyrë informale në shqip dhe Shemsedin Samiu në turqisht. Në opinionin turk njihet si “babai i enciklopedistëve.”

Ai nisi veprimtarinë e tij kulturore me përkthime, vepra autoriale, themelim i të përkohshmeve dhe drejtimin e një kolane botimesh. Veprimtaria e tij u shtri në gjuhën turke osmane dhe atë amtare, duke lënë kontribut themeltar për të dyja.

Turqishtes i hartoi përmbledhjet e para leksikografike, enciklopeditë, romane dhe drama, shtroi çështje për reformimin e gjuhës  turke, por gjithashtu në hapësirën shprehëse të saj loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.

 Është autor i të parit roman të gjuhës turke, titulluar Dashuria e Talatit me Fitneten botuar më 1872. Nëpër pamfletet që botoi përhapi qëndrimet e tij mbi rrënjët islame të qytetërimit evropian dhe çështjet e gruas.

Veprimtaria e tij në gjuhën shqipe përmbledhet tek disa tekste mësimore, përpilimin e një gramatike dhe hartimin e alfabetit të Stambollit që u njoh edhe me emrin e tij, si dhe me traktatin Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet që u bë manifesti politik i Lëvizjes Kombëtare.

Ai u lind në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861).

Mësimet e para i mori në vendlindje së bashku me Naimin në teqenë e Frashërit nga myderrizi Mustafa efendi Tetova. Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku sërish me Naimin ndoqi dhe mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869.

 Përgjatë rrugëtimit shkollor ra në kontakt me filozofinë perëndimore, greqishten e lashtë dhe të renë, latinishten, frëngjishten dhe italishten. Më pas në një shkollë po lokale, nxuri mësoi arabisht, persisht dhe turqisht.

 Si nxënës i shkëlqyer, kreu programin tetëvjeçar të shkollës në shtatë vite; shkollë të cilën më vonë në jetë e cilësonte “të shkëlqyer”. Duke qenë shkolluar në mjedise të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, u aftësua me mjetet e duhura intelektuale dhe emocionale për të hulumtuar kultura të ndryshme.

Pasi kreu shkollën filloi punë në Zyrën e Shtypit (Matbuat Kalemi) të pushtetit lokal në Janinë. Më 1871 po me Naimin u shpërngulën në Stamboll me po të njëjtin pozicion pune tashmë në Zyrën e Shtypit në kryeqytet, ku zuri miqësi me gazetarët dhe intelektualët përparimtarë Namık Kemal, Ebüzziya Tevfik, etj. por duke mbajtur kontaktet edhe me atdhetarët shqiptarë.

Përgjatë Krizës së Madhe Lindore, qe pjesë “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare të drejtuar nga i vëllai, Abdyli. Ishte pjesë e 10 funksionarëve të lartë të shqiptarëve të kryeqytetit perandorak që nënshkruan memorandumin dërguar pritësit të Kongresit të Berlinit, kancelarit Bismark dhe kontit austro-hungarez Andrassy duke kërkuar reforma dhe shqiptarët të mund të rrinin brenda Perandorisë Osmane duke iu respektuar të drejtat, dëshirat, interesat dhe traditat.

 Samiu drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një numër të madh artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Shkronjë” (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe.

Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.

Disa prej titujve të veprave janë:

Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit për Fitneten) – romani i parë në turqisht (1872)

Besa yahud Ahde Vefâ (Besa ose Mbajtja e premtimit) – dramë në gjashtë pamje (1875)

Gâve (Gjave) – dramë me pesë pamje (1876)

Medeniyyet-i-l islamiyye (Qytetërimi islam) – nga seria “Biblioteka e xhepit” (1879, 1885)

Kamus-i Fransevî – fjalor turqisht-frëngjisht (1882/85)

Abetare e gjuhës shqipe (1886)

Shkronjtore e gjuhës shqipe (1886)

Dheshkronjë – libër gjeografie (1888)

Kamus-ül Alam – enciklopedia e parë në turqisht (1889–1896)

Kamus-i Arabi – fjalor arabisht-turqisht (1889)

Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet (1899)

Kamus-ı Türkî – fjalor i turqishtes (1901)

Ai vdiq në Stamboll më 18 qershor 1904/KultPlus.com

Vr*u kushëririn/ Reperi i hitit “Watch Me” dënohet me 30 vite burg

By: D Marku
12 June 2025 at 13:15

Reperi amerikan me origjinë nga Atlanta, Silentó, i njohur për hitin “Watch Me (Whip/Nae Nae)”, është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e kushëririt të tij në vitin 2021.

Ricky Lamar Hawk, emri i vërtetë i artistit 27-vjeçar, u deklarua fajtor me probleme mendore për vrasje të qëllimshme, si dhe për akuza të tjera si sulm i rënduar, posedim armësh dhe fshehje të vdekjes së një personi.

Ngjarja ndodhi në janar 2021 në Panthersville, Georgia, ku policia gjeti trupin e kushëririt të tij, Frederick Rooks III, me plagë të shumta nga armë zjarri. Një automjet i bardhë tip BMW, me të cilin reperi ishte parë më herët së bashku me viktimën, u kap nga kamerat e sigurisë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Para këtij rasti, Silentó ishte përballur edhe me akuza të tjera për dhunë, përfshirë një incident në 2020 ku u akuzua për sulm me sëpatë ndaj dy personave në Los Angeles.

Reperi ka folur hapur për betejat e tij me shëndetin mendor, duke pranuar se fama i ka shtuar presionin dhe vuajtjet e brendshme.

“Kam luftuar me demonët gjithë jetën time,” ka thënë ai më herët. “Depresioni nuk të lë kur bëhesh i famshëm.”

The post Vr*u kushëririn/ Reperi i hitit “Watch Me” dënohet me 30 vite burg appeared first on Albeu.com.

Vrau kushëririn/ Dalin fotot e autortit të masakrës që tronditi Klosin

12 June 2025 at 09:08


Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Xibër të bashkisë Klos. 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyhsohet se është goditur viktima. Policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për vrasje me mjet prerës dhe është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, të cilin ka arritur ta prangosë në zonën e Alliasit në Tiranë. Policia ka arrestuar shpejt autorin e dyshuar të vrasjes, Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës. Ende nuk dihen shkaku i këtij krimi, për më tepër që autori i dyshuar ka lidhje familjare me viktimën.

Gazetari Enver Doçi raporton se viktima jetonte prej vitesh në fshat së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat. Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë. Në ato momente, sipas informacioneve të para, kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula – i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër – i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”.

Në atë moment, dyshohet se e ka sulmuar me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”
Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

The post Vrau kushëririn/ Dalin fotot e autortit të masakrës që tronditi Klosin appeared first on Sot News | Lajme.

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

10 June 2025 at 17:30

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 10 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri, për cënim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri appeared first on Reporter.al.

Publikoi skemën e “fitores” përballë Serbisë, kërcënohet me jetë ish-deputeti Jenishehri

By: M C
5 June 2025 at 21:59

Selami Jenishehri i dërgoi një letër trajnerit të kombëtares, Sylvinho, ku garantonte fitoren përballë Serbisë, ndërsa ish-deputeti thotë se është kërcënuar me jetë pasi bëri publike skemën e tij.

I ftuar në emisionin Fiks Fare, Jenishehri ka treguar për herë të parë për kërcënimin, që sipas tij, ka ardhur pikërisht pas publikimit të skemës së tij të fitores së Kombëtares Shqiptare.

Ai thotë se në shtëpinë e tij ka mbërritur një letër kërcënuese, ku në të shkruhet: “nëse do mësosh shqiptarët të mundin serbët mendoje a do mundesh të jetosh më apo jo”, ka rrëfyer ish-deputeti.

“Pas letrave që i kam shkruar Sylvinho-s dhe Armando Dukës nuk më ka kontaktuar askush vetëm në shtëpi më ka ardhur një letër kërcënuese. Në të thuhet nëse do mësosh shqiptarët të mundin serbët mendoje a do mundesh të jetosh më apo jo“, tha Jenishehri.

Ndërkohë, në lidhje me skemën e tij, e cila mori një vëmendje të madhe kudo në rrjet, Jenishehri shprehet se është një skemë e testuar, madje edhe më e mirë sesa ajo e miratuar nga UEFA. Më tej, ai ndau detaje nga skema e tij, dhe mënyra efektive sipas së cilës, si ai e trajnon lojtarin përballë kundërshtarit.

“Unë e mësoj një sportisti 4 mënyra të driblojë kur e ka përball kundërshtarin, 2 mënyra kur e ka në krah dhe 1 kur e ka nga pas” shpjegoi Jenitshehri.

Më tej, Jenishehri ka zbuluar se nuk ka marrë asnjë përgjigje deri më tani, edhe pse i është drejtuar me letra kreut të FSHF-së dhe trajnerit. Për më tepër, Jenishehri hodhi akuza të forta duke thënë se ndeshja Shqipëri-Serbi është e shitur. Kjo sipas tij, kjo tregon edhe arsyen pse nuk e kanë kontaktuar pasi nuk duan të fitojnë.

“Kam dyshime të besueshme se ndeshja me Serbinë FSHF-ja e ka shitur, pasi nesë do donin të fitonim do të kishin kontaktuar. Kjo nuk ndodhi, pra nuk janë të interesuar për fitore”.

The post Publikoi skemën e “fitores” përballë Serbisë, kërcënohet me jetë ish-deputeti Jenishehri appeared first on Albeu.com.

Bujqësia në mëshirën e qiellit

3 June 2025 at 20:39

Një histori dëshpëruese e një fermeri nga një fshat i vogël i Lushnjes dhe një sistemi që nuk funksionon, tregon fatin e mijëra fermerëve shqiptarë. Në Shqipëri, mijëra fermerë përballen çdo vit me rreziqe të mëdha për shkak të motit ekstrem dhe mungesës së sigurimeve bujqësore. Florjan Topi, i cili kultivon pjeshkë në Lushnje, ka humbur […]

The post Bujqësia në mëshirën e qiellit appeared first on BoldNews.al.

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

3 June 2025 at 18:12

Sipas drejtuesit të SPAK, prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri nuk arriti që të provojë të kundërtën e barrës së provës në lidhje me ato që u konsideruan si probleme profesionale dhe kërkoi largimin e saj nga funksioni, ndërkohë që subjekti e cilësoi antikushtetues ankimin. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më […]

The post “Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA appeared first on BoldNews.al.

Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

3 June 2025 at 16:11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 3 qershor me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri. Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Aktin Dumani, për të përfaqësuar këtë çështje në KPA, tha se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe […]

The post Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA appeared first on Reporter.al.

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë, duhet zhdukur xhelozia

By: M C
2 June 2025 at 23:38

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand Duka dhe Silvinjo nuk pranojnë takim.

I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Jenishehri tha se ka studiuar matematikë dhe kjo e ka ndihmuar për të krijuar skemën. Madje, Jenishehri u ngrit në këmbë dhe demonstroi disa nga lëvizjet me top, që duhet të bëjnë futbollistët.

“Unë jam diplomuar në shkencat e matematikës dhe fizikës dhe kam qenë mësues matematike. Meqenëse isha mësues kujdestar i klasës sportive, trajneri Ramazan Ragami, i stërviste me fjalën e fundit të shkencës.

Unë bëhem kurioz, meqenëse kisha djalin në futboll dhe shoh që stërvitja që publikonte FIFA nuk ishte në nivelin që mund të përmirësohet. Unë nxjerr një stërvitje me bazë shkencore tjetër. Nuk të stërvis këmbët por trurin. Unë të ndryshoj mendësinë. Kur të bëj mendësinë e Mesit, ti je lojtar si Mesi.

E provoj me futbollistët e Vllaznisë, e merr vesh Federata, më thotë a ka mundësi të bëjmë këtë, sepse më thonë futbollistë, trajneri gjerman nuk ka nivelin e Jenishehrit. E bëjmë me porosi.

Zoti Duka dhe zoti Silvinjo, kanë detyrim ligjor, që një eksperiment që e ka bërë FSHF dhe ka dalë më mirë se FIFA t’ja transmetojnë futbollistëve.

Altin Rraklli më ka marrë këshilltar, se unë di atë gjë që nuk di asnjë trajner, as braziliani Silvinjo. I bëj letër Armando Dukës, a ka mundësi të flas me ata futbollistë? Pse nuk pranojnë? Unë jam shqiptar.

Kjo xhelozi nuk mund të lejohet kur ne ditën e shtunë, është një ndeshje, çdo shqiptar e kupton se çfarë është për Shqipërinë. Nuk më lë mua, të diplomuar në matematikë, deputet i Kuvendit. Duhet zhdukur xhelozia që ka trajneri”, tha Jenishehri.

The post Jenishehri zbulon se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë, duhet zhdukur xhelozia appeared first on Albeu.com.

175 vite më parë lindi ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri

By: Kult Plus
1 June 2025 at 11:05

Sot janë bërë 175 vite nga lindja e intelektualit, gjuhëtarit, romancierit dhe ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashëri.

Sami Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej, lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll. Ai ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier, dramaturg, përkthyes dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin. 

Me veprimtarinë e tij u bë mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar dhe ndër pionierët e nacionalizmit turk, i njohur përgjithësisht si Samiu në mënyrë informale në shqip dhe Shemsedin Samiu në turqisht. Në opinionin turk njihet si “babai i enciklopedistëve.”

Ai nisi veprimtarinë e tij kulturore me përkthime, vepra autoriale, themelim i të përkohshmeve dhe drejtimin e një kolane botimesh. Veprimtaria e tij u shtri në gjuhën turke osmane dhe atë amtare, duke lënë kontribut themeltar për të dyja.

Turqishtes i hartoi përmbledhjet e para leksikografike, enciklopeditë, romane dhe drama, shtroi çështje për reformimin e gjuhës  turke, por gjithashtu në hapësirën shprehëse të saj loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare.

 Është autor i të parit roman të gjuhës turke, titulluar Dashuria e Talatit me Fitneten botuar më 1872. Nëpër pamfletet që botoi përhapi qëndrimet e tij mbi rrënjët islame të qytetërimit evropian dhe çështjet e gruas.

Veprimtaria e tij në gjuhën shqipe përmbledhet tek disa tekste mësimore, përpilimin e një gramatike dhe hartimin e alfabetit të Stambollit që u njoh edhe me emrin e tij, si dhe me traktatin Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet që u bë manifesti politik i Lëvizjes Kombëtare.

Ai u lind në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861).

Mësimet e para i mori në vendlindje së bashku me Naimin në teqenë e Frashërit nga myderrizi Mustafa efendi Tetova. Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku sërish me Naimin ndoqi dhe mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869.

 Përgjatë rrugëtimit shkollor ra në kontakt me filozofinë perëndimore, greqishten e lashtë dhe të renë, latinishten, frëngjishten dhe italishten. Më pas në një shkollë po lokale, nxuri mësoi arabisht, persisht dhe turqisht.

 Si nxënës i shkëlqyer, kreu programin tetëvjeçar të shkollës në shtatë vite; shkollë të cilën më vonë në jetë e cilësonte “të shkëlqyer”. Duke qenë shkolluar në mjedise të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, u aftësua me mjetet e duhura intelektuale dhe emocionale për të hulumtuar kultura të ndryshme.

Pasi kreu shkollën filloi punë në Zyrën e Shtypit (Matbuat Kalemi) të pushtetit lokal në Janinë. Më 1871 po me Naimin u shpërngulën në Stamboll me po të njëjtin pozicion pune tashmë në Zyrën e Shtypit në kryeqytet, ku zuri miqësi me gazetarët dhe intelektualët përparimtarë Namık Kemal, Ebüzziya Tevfik, etj. por duke mbajtur kontaktet edhe me atdhetarët shqiptarë.

Përgjatë Krizës së Madhe Lindore, qe pjesë “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare të drejtuar nga i vëllai, Abdyli. Ishte pjesë e 10 funksionarëve të lartë të shqiptarëve të kryeqytetit perandorak që nënshkruan memorandumin dërguar pritësit të Kongresit të Berlinit, kancelarit Bismark dhe kontit austro-hungarez Andrassy duke kërkuar reforma dhe shqiptarët të mund të rrinin brenda Perandorisë Osmane duke iu respektuar të drejtat, dëshirat, interesat dhe traditat.

 Samiu drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një numër të madh artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Shkronjë” (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe.

Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.

Disa prej titujve të veprave janë:

Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit për Fitneten) – romani i parë në turqisht (1872)

Besa yahud Ahde Vefâ (Besa ose Mbajtja e premtimit) – dramë në gjashtë pamje (1875)

Gâve (Gjave) – dramë me pesë pamje (1876)

Medeniyyet-i-l islamiyye (Qytetërimi islam) – nga seria “Biblioteka e xhepit” (1879, 1885)

Kamus-i Fransevî – fjalor turqisht-frëngjisht (1882/85)

Abetare e gjuhës shqipe (1886)

Shkronjtore e gjuhës shqipe (1886)

Dheshkronjë – libër gjeografie (1888)

Kamus-ül Alam – enciklopedia e parë në turqisht (1889–1896)

Kamus-i Arabi – fjalor arabisht-turqisht (1889)

Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet (1899)

Kamus-ı Türkî – fjalor i turqishtes (1901)

Ai vdiq në Stamboll më 18 qershor 1904/KultPlus.com

‘O Atdhe, më je i dashur sa më s’ka’

By: Kult Plus
31 May 2025 at 00:15

Poezi nga Naim Frashëri

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.
Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi! /KultPlus.com

❌
❌