Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

4 July 2025 at 22:22

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Vorës, i arrestuar edhe si trafikant kokaine, Agim Kajmaku, ka fituar gjyqin ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shkarkimin e tij të 6 viteve më parë. Kajmaku u shkarkua 5 me 0 me vota pro nga anëtarët e atëherëshëm të KQZ-së, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, por sipas Gjykatës […]

The post Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ appeared first on BoldNews.al.

E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve

23 June 2025 at 17:23

Pritet një përplasje mes BE-së dhe dy anëtarëve më pro-rusë të bllokut, Hungarisë dhe Sllovakisë, në lidhje me raundin e ri të sanksioneve kundër Kremlinit, gjatë samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së në Bruksel, më 26-27 qershor. E shpallur më 10 qershor nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, paketa e propozuar […]

The post E ardhmja e aseteve të ngrira të Rusisë: Rrugët drejt dëmshpërblimeve appeared first on Reporter.al.

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

By: V K
21 June 2025 at 15:01

Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty.

Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, Jonida Doku.

Situata neutralizohet shpejt, me ndërhyrjen e forcave të Policisë. Por, administratorja e shkarkon të gjithë mllefin për situatën e krijuar, tek shoferi i saj, B.R.

Sipas drejtueses, shoferi nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur dinjitetin e saj përballë personit të dehur dhe propozon shkarkimin e tij nga detyra.

Në një institucion tërësisht të centralizuar, vendimi për shkarkimin e shoferit të Njësisë nr.11, një strukturë periferike e Bashkisë së Tiranës, merret nga drejtuesi më i lartë, Erion Veliaj, në 18 janar të vitit 2018. Motivacioni: “Mungesë e lartë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksioneve”.


  Njësia Bashkiake nr.11

Shoferi B.R. e kundërshton shkarkimin e tij nga detyra. Ai deklaroi para strukturave institucionale që nuk është përgjegjësi e tij të ruajë integritetin moral të administratores, pasi nuk ka as formimin e duhur fizik dhe as detyrë funksionale për t’u përballur me njerëz të mllefosur nga shërbimet e munguara të Njësisë Administrative.

Ai i drejtohet gjykatës së Tiranës, ku kërkon që të dëmshpërblehet me 16 paga mujore. Bashkia është tërësisht kundër dhe fillon betejën ligjore.

Një institucion, ku drejtorët kryesorë të saj akuzohen zyrtarisht se i kanë dhënë miliona euro tendera kompanive të krijuara prej tyre, aty ku kryetari i Bashkisë është nën arrest, pasi dyshohet se ka kanalizuar qindra mijëra euro publike në favor të organizatave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, Bashkia e Tiranës duket shumë e shqetësuar për pagat, në një vlerë pak a shumë 5 mijë euro, që kërkon shoferi i shkarkuar padrejtësisht nga Veliaj.


           Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

“Përndjekja” gjyqësore ndaj shoferit vijon për më shumë se 7 vjet. Vetëm së fundmi, Gjykata e Lartë e ndau përfundimisht çështjen, duke konfirmuar vendimet e gjykatave më të ulta, të cilat i dhanë të drejtën e dëmshpërblimint shoferit.

Ngjarja është e rëndomtë. Por, ajo është shumë më e rëndësishme për fatet e një qytetari, i cili priti 7 vjet për të drejtën e tij, krahasuar me “shqetësimin” e kryeministrit Edi Rama, i cili u deklarua i revoltuar se si gjykata e Tiranës zgjati për shtatë vjet një çështje tërësisht ordinere, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ngjarja e rëndomtë

Shtetasi B.R ka qenë në marrëdhënie pune me Bashkinë e Tiranë, duke filluar nga muaji Nëntor i vitit 2015, deri më datë 18.01.2018, pra për më shumë se dy vjet. Në pozicionin e “shoferit”, në Njësinë Administrative nr. 11 të Bashkisë Tiranë.

Në 7 Dhjetor 2017, administratorja e Njësinë Bashkiake nr.11, Jonida Doku, e cila ishte emëruar vetëm një muaj më parë në atë detyrë, mban një proces-verbal kundër B.R, të cilin e kishte gjetur shofer në institucion.

Në përmbajtje të atij akti, theksohet se në orën 15.00 të datës 07.12.2017, në zyrën e Administratorit të kësaj njësie administrative, kishte hyrë një person i dehur, duke përdorur fjalor fyes.

Më tej, në këtë akt parashtrohet se, shoferi B.R, megjithëse ishte i pranishëm në këto momente në ambientet e NjësisëAdministrative nr. 11, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.

Administratorja i drejtohet Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës me propozimin për shkarkimin e shoferit.

Pas këtij “propozimi”, nisin mbledhjet, ballafaqimet dhe diskutimet në Bashkinë e Tiranës. Në këto mbledhje, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës e akuzojnë shoferin se kishte shkelur parimin e mirëbesimit në marrëdhëniet e punës, duke mos ndërhyrë gjatë incidentit.

 


Rrethanat e incidentit, referuar vendimit të Gjykatës së Apelit

Shoferi i mohon këto pretendime. Ai thotë se e ka parë personin e deheur në katin e parë të godinës dhe ka tentuar ta nxjerrë përjashtë, deri sa ka ardhur policia dhe nuk ka pasur dijeni se ai individ kishte qenë në zyrën e Administratores.

Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmos shkarkimin e tij nga detyra, në 18 Janar 2018.

Përndjekja gjyqësore

Shoferi B.R. kundërshton vendimin e Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Ai pretendon se është shkarkuar padrejtësisht, pasi nuk e ka pasur kompetencë funksionale ruajtjen e dinjitetit të administratores dhe se Bashkia e Tiranës nuk ka respektuar detyrimet e Kodit të Punës.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 26 Korrik 2018, ka vendosur të pranojë pjesërish padinë e shoferit, duke detyruar Bashkinë e kryeqytetit që t’i paguajë atij 14 paga mujore, për shkak të ndërprerjes në mënyrë të paligjshme të kontratës së punës.

Bashkia e Veliajt nuk është dakord me këtë vendim dhe ankohet në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit, në 16 Tetor 2024, vendos të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Por, vartësit e Veliajt e kishin vendosur të mos lëshonin pe, duke vijuar “përndjekjen” e tyre gjyqësore ndaj shoferit.

Kur kishin kaluar më shumë se 6 vjet nga shkarkimi i tij i padrejtë, Bashkia nuk pranonte të paguante dëmshpërblimin dhe vijonte rrugën e ankimeve.

Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, zyra juridike e Bashkisë së kryeqytetit i drejtohet Gjykatës së Lartë, me kërkesën për pezullimin e zbatimit të vendimit, pra, bllokimin e pagesave ndaj shoferit. Në ndihmë, Bashkia thërret edhe Avokaturën e Shtetit.

 


                      Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Lartë, në 18 Qershor 2025, vendos të mos pranojë rekursin e Bashkisë për pezullimin e vendimit.

Në këtë mënyrë, kur kanë kaluar mbi 7 vjet nga largimi i paligjshëm nga puna, shoferi B.R., fitoi të drejtën për të marrë 14 pagesat mujore.

Natyrisht, fitimi i kësaj të drejte nuk do të thotë se Bashkia do të paguajë menjëherë. Shoferi, me shumë mundësi, do t’i duhet të vijojë kalvarin e kërkesave burokratike, për të bindur administratën lokale që t’i japë atë që i takon./ Boldnews.al

The post Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe appeared first on Albeu.com.

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

By: Oldi
14 June 2025 at 15:41

Shqiptari Levian Goga prej ditësh është në qenër të vëmendjes pasi pa u menduar dy herë u hodh në lumin Arakhtos javën e kaluar për të shpëtuar dy fëmijë të mitur. Fatkeqësisht fëmijët nuk ia dolën të mbijetonin dhe ndërruan jetë në spital. Goga pas ngjarjes raportohet se ka patur shqetësime shëndetësorë si kollë të […]

The post U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti ajror/ kompania pranon kompesimin e familjeve të viktimave me nga 86 mijë paundë

By: Mirgen
12 June 2025 at 19:14

Grupi Tata, i cili zotëron kompaninë Air India, ka njoftuar se do t’u japë 1 crore rupish – që është ekuivalenti i rreth 86,000 paundëve – familjeve të secilës viktimë që humbi jetën në aksident. Po ashtu, do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit dhe do të ofrojë mbështetje për rindërtimin e konviktit mjekësor […]

The post Aksidenti ajror/ kompania pranon kompesimin e familjeve të viktimave me nga 86 mijë paundë appeared first on BoldNews.al.

Mali i Zi paguan 1.6 milion euro për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90

By: Mirgen
25 April 2025 at 21:49

Qeveria e Malit të Zi do të paguajë 1.6 milionë euro si kompensim për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90. Me këtë vendim, Mali i Zi “korrigjon një padrejtësi shumëvjeçare”, deklaroi kryeministri malazias, Millojko Spajiq, pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 25 prill. Vendimi u ndërmor dy muaj pasi Kuvendi i […]

The post Mali i Zi paguan 1.6 milion euro për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90 appeared first on BoldNews.al.

Arratisja nga burgu e Daut Lazes, policia cakton shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e tij

By: Ardit
4 February 2025 at 11:31

Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e Daut Lazes, i cili është arratisur nga burgu i Shënkollit mbrëmjen së hënës. Sipas policisë, Daut Laze paraqet rrezikshmëri shoqërore pasi është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024 Njoftimi […]

The post Arratisja nga burgu e Daut Lazes, policia cakton shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e tij appeared first on BoldNews.al.

U arratis nga burgu i Shënkollit, 10 mijë € kush jep informacion për gjetjen e tij

By: Besnik
4 February 2025 at 11:28

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij ndërsa është vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi.

Policia sqaron se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

Sipas policisë 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërkohë që vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Foto/ Kush është i burgosuri që u arratis nga burgu i Shënkollit

EMRI/ I dënuari arratiset nga burgu i Shënkollit gjatë natës, policia nis kërkimet

The post U arratis nga burgu i Shënkollit, 10 mijë € kush jep informacion për gjetjen e tij appeared first on Euronews Albania.

Dëmshpërblimet për përmbytjet në Vlorë, 375 familje përfitojnë 66 milionë lekë

11 January 2025 at 10:02

TIRANË, 11 janar /ATSH/ 375 familje dëmshpërblehen për përmbytjet në Vlorë me 66 milionë lekë për 5 rajonet plus njësitë Orikum dhe Qendër.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se, dëmshpërblimi për banorët e Vlorës të prekur nga përmbytjet e tetorit 2024 do të realizohet në kohë rekord.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet AKMC-së, tashmë ka transferuar fondet që do të përfitojnë 375 familje në 5 rajonet e qytetit dhe në 2 njësitë administrative, Qendër dhe Orikum.

Në ndihmë të familjeve të prekura, Bashkia e Vlorës po zëvendëson pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara gjatë përmbytjeve.

Ndërkohë, puna do të vijojë gjatë muajve në vijim për rehabilitimin e plotë të zonave të prekura./r.e/

The post Dëmshpërblimet për përmbytjet në Vlorë, 375 familje përfitojnë 66 milionë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj: Shpërblim 100 mijë euro për skiatoren Lara Colturi

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi dhe SK Tiranën, do të shpërblehet me 100 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për arritjet e saj sportive. Këtë vit ajo ka arritur rezultate të jashtëzakonshme për Shqipërinë, duke dalë e dyta në botërorin e skive në Slloveni. Lajmin e dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Veliaj shprehu krenarinë për përfshirjen e Tiranës në sukseset e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se 90% e ekipit olimpik dhe medaljet e para janë nga Sport Klub Tirana.

“Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është mbështetëse, pas Komitetit Olimpik dhe qeverisë, sidomos kur shikoj që 90% e ekipit tonë olimpik dhe medaljet tona të para vijnë nga Sport Klub Tirana. Ka qenë e pazakontë përfshirja e Lara Colturit në një qytet si Tirana, që s’ka as pistë dhe as traditën e skive, por njerëzit e “çmendur” marrin përsipër gjëra të guximshme. Ne kemi marrë një vendim pas këtij suksesi, e kemi mbështetur Larën edhe kur ishte 16-17 vjeç, por pas dy podiumeve të para, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të kalojë javën tjetër një shpërblim prej 100 mijë euro për Larën”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku tha se për të zhvilluar infrastrukturën sportive, krahas hapjes së 82 palestrave në qytet, do të krijohen të tjera hapësira të posaçme për sporte si peshëngritja, mundja dhe gjimnastika.

“Së bashku me shoqen tonë, Ogertën dhe ministren tonë të mrekullueshme të Rinisë, ne të kemi vërtet një super operacion në të gjitha shkollat tona. Deri tani kemi 82 palestra në Tiranë, që i kemi hapur për të gjitha aktivitetet sportive. Më gëzon fakti, edhe apeli i kryeministrit, që do të shikojmë sesi në palestrat e ardhshme të akomodojmë ose të krijojmë kënde të posaçme për sportin si peshëngritje, gjimnastika, mundja, sepse nuk do të mjaftohemi vetëm me palestra që konceptohen vetëm për lojërat me dorë. Këtë vit, bashkë me Ogertën, do ndërtojmë 10 shkolla të reja. Jemi në momentin ideal për t’i konceptuar që në fillim në këtë mënyrë”, tha më tej ai.

Nga ana e tij kreu i KOKSH, Fidel Ylli ka falënderuar Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin Erion Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme në projektet dhe iniciativat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe sportistëve. Gjithashtu ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka qenë mbështetësja kryesore dhe sponsori gjeneral i këtij eventi për të dytin vit radhazi.

“Një vend të rëndësishëm zë Bashkia e Tiranës, Kryetari i saj Erion Veliaj, që na ka suportuar maksimalisht në të gjitha projektet, iniciativat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Bashkia e Tiranës ka qenë mbështetësja jonë kryesore në organizimin e kësaj galaje për të dytin vit radhazi, si sponsori ynë gjeneral”, tha ai. /j.p/

The post Veliaj: Shpërblim 100 mijë euro për skiatoren Lara Colturi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësit e Policisë së Shtetit shpërblehen me 10 mijë lekë këtë fundvit, ministri: Nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim

30 December 2024 at 18:50
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka njoftuar se pas mbledhjes së sotme të qeverisë, çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues, do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh. Ministri shprehet se punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri. “Ky

Miratohet bonusi i fundvitit, ja sa lekë shpërblim do të marrin punonjësit e Policisë së Shtetit

By: M C
30 December 2024 at 19:17

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.

“Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë.

Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend”, tha Hoxha.

The post Miratohet bonusi i fundvitit, ja sa lekë shpërblim do të marrin punonjësit e Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.

Punonjësit e policisë shpërblehen me 10 mijë lekë, del vendimi i qeverisë

By: Besnik
30 December 2024 at 18:42

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë njoftoi se çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2024.

Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.

“Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë”.

“Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend”, tha ministri Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Punonjësit e policisë shpërblehen me 10 mijë lekë, del vendimi i qeverisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërblimet për policët, ministri Hoxha njofton projektvendimin për pagesën e orëve shtesë

29 December 2024 at 13:42

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha garantoi të gjithë punonjësit e policisë së shtetit se do të marrin shpërblimin si dhe pagesat për orët shtesë.

Nga pika kufitare e Kakavijës, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke thënë se ditën e hënë “Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të Policisë së Shtetit sa i përket një kriteri i cili vitet e tjera nuk ka qenë i realizuar për shkak të buxhetit”.

Sipas tij ditën e hënë Këshilli i Ministrave do të miratojë aktin dhe projekt-vendimin, të cilin ata e kanë propozuar për dhënien e shpërblimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Pyetje: A jeni në dijeni të ankesave të efektivëve të policisë që ende nuk kanë marrë lekët e shpërblimit, ato për orët shtesë. Çfarë do të ndodhë për këta?

Ministri Hoxha: Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të Policisë së Shtetit sa i përket një kriteri i cili vitet e tjera nuk ka qenë i realizuar për shkak të buxhetit.

Unë besoj se të hënën, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktin dhe projekt-vendimin, të cilin ne e kemi propozuar për dhënien e shpërblimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Orët shtesë dhe suplementare janë të gjitha të parashikuara në Aktin Normativ, i cili është miratuar dhe të gjitha orët shtesë do të jepen sipas parashikimeve ligjore. Nuk ka asnjë keqkuptim e mosrakordim të strukturave dhe të projekt-vendimeve të dala nga qeveria në raport me dhënien e shpërblimit dhe orëve suplementare të Policisë së Shtetit. Çdo gjë është sipas asaj që neve kemi thënë dhe çdo gjë do të ndodhë sipas këtyre vendimeve të parashikuara në ligjin përkatës.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilluan një vizitë inspektuese në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, që lidh Shqipërinë me Greqinë, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në dy anët e kufirit. Ata u takuan me autoritetet vendore dhe më pas takuan përfaqësues të policisë greke në Qendrën e përbashkët të Koordinimit.

The post Shpërblimet për policët, ministri Hoxha njofton projektvendimin për pagesën e orëve shtesë appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria akordon shpërblim për familjet dhe individët në nevojë, sa do të përfitojnë

26 December 2024 at 13:14

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar se me vendim qeverie do të shpërndahen 150 mijë lekë shpërblim për familjet dhe individët që përfitojnë nga skema sociale.

Pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu deklaroi se janë 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social.

“Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm shumë të gëzuar për të gjithë familjet e individët që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale. Me vendim të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit sociale.

Janë pikërisht 15 mijë lekë që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë, ata që kanë statusin e të verbrit, dhe ajo që është e rëndësishme për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara”, deklaroi ministrja Koçiu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria akordon shpërblim për familjet dhe individët në nevojë, sa do të përfitojnë appeared first on Euronews Albania.

Shpërblim për familjet në nevojë, ministrja Albana Koçiu: Ja kush përfiton

By: V K
26 December 2024 at 13:04

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ajo theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe personat invalidë e kujdestarët e tyre.

“Sot dua të njoftoj se për të gjithë familjet dhe të gjithë individët që përfitojnë nga skema dhe programi për mbrojtjen sociale. Me vendimin më të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale”.

Nga kjo skemë, përfitojnë 275 mijë familje.

The post Shpërblim për familjet në nevojë, ministrja Albana Koçiu: Ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

150 mijë lekë shpërblim për përfituesit nga skema sociale, ja cilat kategori e perfitojnë

26 December 2024 at 13:08

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Ajo theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe personat invalidë e kujdestarët e tyre.

Nga kjo skemë përfitojnë 275 mijë familje.

The post 150 mijë lekë shpërblim për përfituesit nga skema sociale, ja cilat kategori e perfitojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërblim për policët/ Burime për ABC News: Rreth 8 mijë efektivë të rolit bazë do marrin 10-15 mijë lekë

25 December 2024 at 12:23

TIRANË- Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Burime për Abc News thanë se brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet të miratohet vlera që policët do të marrin.

Burimet i thanë gazetares Bleona Sari se po diskutohet që policët të shpërblehen me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

Në këtë shpërblim nuk përfshihen postet drejtuese të policisë./abcnews.al

Festat e fundvitit/ Qeveria shpërblim për 8 mijë policë, ja shuma që do përfitojnë

By: V K
25 December 2024 at 12:06

Rreth 8 mije efektivë policie të rolit bazë, pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pritet të miratohet vlera që policët do të marrin.

Burime bëjnë me dije sipas Report TV, po diskutohet që policët të shpërblehen me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

Në këtë shpërblim nuk përfshihen postet drejtuese të policisë. Uniformat blu, janë një prej strukturave më të ngarkuara në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

The post Festat e fundvitit/ Qeveria shpërblim për 8 mijë policë, ja shuma që do përfitojnë appeared first on Albeu.com.

❌
❌