Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tiranë, arrestohet 37-vjeçari pjesëtar i një organizate kriminale në Spanjë

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës arrestoi një 37-vjeçar, pjesëtar i një organizate kriminale në Spanjë, i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasin N. S., për ekstradimin e të cilit Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin.

/k.s/j.p/

The post Tiranë, arrestohet 37-vjeçari pjesëtar i një organizate kriminale në Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr me pasojë djegien e qindra pemëve të ullirit, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Një shtetas 41-vjeçar nga Rrogozhina u arrestua nga Policia, pasi ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi, si dhe u rrezikuan banesat përreth.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.
Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.
/k.s/j.p/

The post Ndezi zjarr me pasojë djegien e qindra pemëve të ullirit, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krimi zgjedhor/ Sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish, policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona

18 May 2025 at 09:50

Në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Policia e Shtetit:

Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar. Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë. Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër. Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë.

The post Krimi zgjedhor/ Sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish, policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohen 2 shtetas në Pogradec, dhunuan familjarë të një komisioneri

TIRANË, 11 maj/ ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se pas arrestimit të një shtetasi i cili në qendrën e votimit nr.3901 dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë  kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T

Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit  A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale “goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohen 2 shtetas në Pogradec, dhunuan familjarë të një komisioneri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Policia e Shtetit arrestoi sot dy persona me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë.

Sipas Policisë, këto arrestime u kryen në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Policia e Shtetit, në kuadër të fazës “Operacionalja 39”, arrestoi Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Ndërsa në kuadër të fazës “Operacionalja 40′, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç.

Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

/k.s/r.e/

The post Policia e Shtetit, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Tiranës: 5300 gjoba për shkelje rrugore në 72 orë

 

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës gjatë 72 orëve ka arrestuar 10 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa një po procedohet penalisht.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, 4 shtetas u arrestuan për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, 3 për drejtim automjeti, pa leje, 2 të kërkuar për shkelje rrugore, 1 për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike dhe një shtetas u procedua penalisht, sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Më tej, si rezultat i përdorimit të flotës me pajisje inteligjente u ndëshkuan administrativisht, 5300 drejtues mjetesh, kryesisht për: parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

/k.s/

The post Policia e Tiranës: 5300 gjoba për shkelje rrugore në 72 orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe veten në Zvicër

11 April 2025 at 13:48

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas edhe veten.

Mediat kanë raportuar se si i 42-vjeçari i dyshuar, ashtu edhe bashkëshortja e tij, 30 vjeçare ishin nga  Malisheva dhe kanë lënë pas katër fëmijë, transmeton KosovaPress.

Sipas mediave në Zvicër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas. Ndërkohë, shtëpia më vonë është kapluar nga zjarri dhe brenda janë gjetur dy trupa të pajetë, njëri nga ata mund të jetë i autorit të krimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe veten në Zvicër appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet/ Lista e zgjedhësve: Mbi 3.7 milionë shtetas shqiptarë me të drejtë vote, brenda e jashtë vendit

By: xhir jeta
2 April 2025 at 15:42

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 11 Maj 2025, për votuesit brenda vendit.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta:

– 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë;
– 1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit;
– 5,225 është numri i qendrave të votimit.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori:
– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;
– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit.

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” mbeten të angazhuara në përmbushje të standardeve më të larta, të këtij procesi të rëndësishëm.

Votimi nga jashtë, KQZ: 200 475 kërkesa për regjistrim, 156 158 të miratuara

21 February 2025 at 14:29

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 200 475 shtetas shqiptarë.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 13:37 të ditës së sotme, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 4 mars.

Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar 156 158 kërkesa dhe janë refuzuar 27 773 të tilla.

Gjithashtu kanë bërë kërkesë për regjistrim 248 558, janë shqyrtuar 247 617 kërkesa, janë refuzuar 85 834 dhe 919 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 96 716, e ndjekur nga Greqia me 70 267, Gjermania me 26 934 si dhe nga SHBA me 17 040.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 48 904, më pas vijnë qarqet Fier me 32 304 kërkesa, Elbasan me 27 074, Durrës me 26 591, Korçë me 22 765 etj.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 146 181 kërkesa, ndërsa femrat janë 102 407.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

/k.s/r.e/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: 200 475 kërkesa për regjistrim, 156 158 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëndë piroteknike ndaj Policisë, arrestohet një 19-vjeçar dhe 5 hetohen në gjendje të lirë

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ një 19-vjeçar u arrestua nga Policia, pasi hodhi lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës.

Sipas Policisë, shtetasi E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë të planëzuar me shërbim.

Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.

Vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/k.s/j.p/

 

The post Lëndë piroteknike ndaj Policisë, arrestohet një 19-vjeçar dhe 5 hetohen në gjendje të lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fier – Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia

2 February 2025 at 10:30

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Policia Shtetit bën të ditur sot se një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Fier.

Në pranga ra K.M., 34 vjeç, banues në Lushnjë, me qëllim për t’u ekstraduar në Itali.

Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

/a.f/

The post Fier – Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I shpallur në kërkim për kanosje, arrestohet 37-vjeçari nga Durrësi

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Një shtetas 37-vjeçar u arrestua nga forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësitt, pasi 2 javë më parë kanosi një shtetas dhe i mori automjetin, sepse pretendonte se i kishte borxh një shumë parash.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Debt” u vu në pranga shtetasi E. V., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 17 janar të këtij viti, me anë të kanosjes dhe shtrëngimit, i ka marrë automjetin një shtetasi, sepse pretendonte se ky i fundit i kishte borxh 1200 euro.

Më tej, nga kontrolli në banesën e 37-vjeçarit, u gjetën doza të lëndës narkotike kanabis sativa të gatshme për shitje, sende nëpërmjet të cilave ndaheshin dozat dhe një sasi fishekësh kallashnikovi.

Aksioni për kapjen e 37-vjeçarit u realizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/k.s/j.p/

The post I shpallur në kërkim për kanosje, arrestohet 37-vjeçari nga Durrësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet një 34-vjeçar në Tiranë për armëmbajtje pa leje

26 January 2025 at 11:12


TIRANË, 26 janar/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2, ndaluan në rrugën “Pjetër Bogdani”, një shtetas që lëvizte me automjet, i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. K, i gjetën në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, informoi Policia e Shtetit.

/r.e/

The post Arrestohet një 34-vjeçar në Tiranë për armëmbajtje pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

3 January 2025 at 12:17

Nisin lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pas festave.

Të gjithë ata shtetas shqiptarë që festuan në Shqipëri por që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek përgjatë këtyre ditëve do të largohen drejt shtetit fqinj.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 6925 shtetas ndërkohë që një numër më i vogël është regjistruar në hyrje me 2978 shtetas.

Sipas autoriteteve tona po punohet me 5 sportele në dalje,3 sportele për mjetet e vogla dhe 2 për autobuzat duke shmangur në këtë mënyrë pritjet dhe radhët.

The post Nisin lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës appeared first on Sot News | Lajme.

Festat e fundvitit, mbi 68 mijë hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit

26 December 2024 at 15:40

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit kanë shënuar një rritje të fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar në qarkun e Kukësit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin (DVKM) Kukës bënë të ditur për ATSH-në se “nga data 19 dhjetor deri më sot në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit, në Qafë Morinë, Qafë Prush dhe Shishtavec kanë hyrë në vendin tonë  68,527 shtetas dhe 23,67 automjete dhe kanë dalë 114,386 shtetas dhe 37,706 automjete”.

Konkretisht në Stacionin e Pikës Kufitare Qafë Prush kanë hyrë 8 446 shtetas dhe 3,890 automjete, kanë dalë 9,802 shtetas dhe 3 974 automjete.

Ndërsa në Stacionin e Pikës Kufitare Qafë Morinë kanë hyrë 9,546 shtetas dhe 6,810 automjete dhe kanë dalë 8,227 shtetas dhe 4,856 automjete.

Në Stacionin e Pikës Kufitare Shishtavec kanë hyrë 588 shtetas dhe 224 automjete si dhe kanë dalë 224 shtetas dhe kanë dalë 920 shtetas dhe 352 automjete.

/k.s//a.f/

The post Festat e fundvitit, mbi 68 mijë hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërndanin kokainë, 4 të arrestuar në Korçë, mes tyre edhe një turk

By: user 5
21 December 2024 at 11:00

Policia në Korçë ka arrestuar 4 persona, pasi dyshohet se shpërndanin kokainë. Mes të arrestuarve është edhe një shtetas turk. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Edison Xhani, Ajet Desari, Osman Çakir.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”

Operacioni nga Sektori Kundër Narkotikëve Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.

Goditet një rast i shpërndarjes së kokainës në doza

Arrestohen 4 shtetas,(ndërmjet tyre një shtetas turk) dhe procedohet një shtetas në gjendje të lirë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë , 57 gramë kokainë, një shumë e konsiderueshme parash( rreth 9000 euro ), 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe një automjet.

Automjeti i shpallur alert nga Interpol Roma

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, pas informacionit të marrë në rrugë operative për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionin e marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me të cilin mund ta përdorin shtetasit që dyshoheshin për shpërndarje kokaine, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”

Në kuadër të operacionit në hyrje të qytetit të Korçës shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi A.D , automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë (një shtetas turk, një shtetase e mitur 17 vjeçe dhe një 34 vjeçar)

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine, një shumë të konsiderueshme parash rreth 9000 euro.

Si dhe gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kavajës, në banesat e këtyre shtetasve në Rrogozhinë policia gjeti në banesën e shtetasit turk një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Shtetasit turk O. Ç., 44 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Xh., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe një 17-vjeçare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Në vijim të verimeve procedurale është proceduar penalisht dhe një shtetas që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, konkretisht shtetasi G. K., 20 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Shpërndanin kokainë, 4 të arrestuar në Korçë, mes tyre edhe një turk appeared first on Lapsi.al.

Transferuan 11 mln € në Shqipëri nga parajsat fiskale, 2 të arrestuar në Tiranë. Prokuroria zbulon skemën

By: Oldi
20 December 2024 at 09:19

Prokuroria e Tiranës njofton arrestimin e dy personave, (një burrë dhe një grua), të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri. Dy të dyshuarit për të cilët konfirmohet ndalimi dhe do kërkohet masa “arrest me burg” në Gjykatë, janë shtetasi Darin Gezdari dhe bashkëpunëtorja e tij Arlinda Marku […]

The post Transferuan 11 mln € në Shqipëri nga parajsat fiskale, 2 të arrestuar në Tiranë. Prokuroria zbulon skemën appeared first on BoldNews.al.

Kanoste nxënësit në gjimnazin e Krrabës, arrestohet 42-vjeçari

19 December 2024 at 10:36

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Një 42-vjeçar u arrestua nga policia, pasi kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kanoste me mjet prerës dhe përndiqte disa nxënës të shkollës në Krrabë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

/k.s/j.p/

The post Kanoste nxënësit në gjimnazin e Krrabës, arrestohet 42-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Transnacional”, arrestohet 24-vjeçari ukrainas për trafikim të qenieve njerëzore

15 December 2024 at 12:24

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Një 24-vjeçar, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë u arrestua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, O.K, 24 vjeç në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Transnacional” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Evropës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “Transnacional”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/k.s/j.p/

The post Operacioni “Transnacional”, arrestohet 24-vjeçari ukrainas për trafikim të qenieve njerëzore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Poker” në Fier, arrestohet administratori i një lokali dhe 5 persona

15 December 2024 at 11:50

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Një 47-vjeçar, në Fier u arrestua nga Polica, pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati poker.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Poker” u arrestuan edhe 5 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit arrestuan shtetasit:  E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier, të cilët u kapën në flagrancë në  lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

/k.s/j.p

The post Operacioni “Poker” në Fier, arrestohet administratori i një lokali dhe 5 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌