Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtyhet sërish seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

By: user 11
2 July 2025 at 09:38

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryetarit të baskisë së Himarës Jorgo Goro, i cili nuk ishte prezent në sallë. Në deklaratë nuk është caktuar ora dhe data për arsyen e mosprezencës. Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.

“Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pa shprehur vullneti i tij.”

Ish-kryebashkiaku i Himarës, u arrestua për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.

 

The post Shtyhet sërish seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro appeared first on Lapsi.al.

Debat në seancën gjyqësore/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit

By: V K
1 July 2025 at 14:16

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u ndërpre sërish sot, pasi për të dytën herë radhazi avokatët mbrojtës braktisën sallën.

Kësaj here, ishte avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese ligjore e Altin Ndocit, ajo që u largua nga seanca, pak çaste, pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

Zotaj akuzoi gjyqtaren për qëndrim të njëanshëm dhe intimidim ndaj përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve, duke kërkuar largimin e saj nga çështja.

Pas largimit të saj, gjykata u detyrua të ndërpresë procesin, duke mos mundur të zhvillojë pyetjen e planifikuar ndaj të penduarit të tretë të çështjes, Skerdo Tasi, i cili kishte zënë vendin në karrigen e dëshmitarit.

Në pjesën e mëparshme të seancës, që zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për të vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej.

Gjithashtu, u miratua edhe dorëzimi i procesverbaleve të deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, përpara se të firmoste marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se edhe seanca e kaluar e këtij procesi, u ndërpre pas një largimi demonstrativ nga salla të katër avokatëve të të pandehurve, të cilët më pas u ndëshkuan me gjoba nga gjykata.

Procesi ndaj Altin Ndocit dhe të bashkëpandehurve të tjerë në dosjen “Plumbi i Artë”, vijon të përballet me pengesa dhe tensione të vazhdueshme, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në një datë të re që ende nuk është bërë publike.

The post Debat në seancën gjyqësore/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit appeared first on Albeu.com.

Berisha nuk u paraqit në GJKKO për dosjen Partizani, shtyhet seanca e parë

By: user 11
30 June 2025 at 10:45

Në GJKKO u mbajt seanca e parë në themel për dosjen Partizani. Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi, ndërsa i pranishëm ishte dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Trupa gjykuese pyeti Malltezin nëse ka njoftuar Berishën, pasi OPGJ ia ka lënë atij fletëthirrjen. Malltezi u përgjigj se nuk e ka njoftuar.

Klodiana Gjyzari, avokatja e Berishës tha se koha ka qenë e shkurtër për t’u njoftuar dhe se nuk kishin dijeni nëse Berisha e dinte për seancën e sotme.

Prokurori i çështjes, Arben Kraja kërkoi shtyrjen e seancës pasi nuk është bërë njoftimi zyrtarisht sipas ligjit për Berishën, ndërsa shoqëria Homplan nuk ka asnjë përfaqësues ligjor. Ndërkohë, mungonte edhe Fatmir Bektashi për arsye shëndetësore. Trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës më datë 21 korrik, ora 10:30.

The post Berisha nuk u paraqit në GJKKO për dosjen Partizani, shtyhet seanca e parë appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet për në 7 korrik seanca për Jamarbër Malltezin

By: user7
30 June 2025 at 10:22

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 korrik seancën në ngarkim të Jamarbër Malltezit për dosjen “Partizani”. Ky i fundit ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë seanca e 7 korrikut është caktuar të mbahet në orën 11:00.

Malltezi foli jashtë gjykatës për mediat ku e cilësoi gjithë procesin si një “gjueti shtrigash”. Ai u shpreh se do të përballen me çështjen, ndonëse sipas tij është çështje pa fakt penal, ku shton se nisi me kallëzim të rremë nga Taulant Balla.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

The post Shtyhet për në 7 korrik seanca për Jamarbër Malltezin appeared first on Lapsi.al.

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin

By: V K
30 June 2025 at 10:55

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) në çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë, është shtyrë për në datën 21 korrik.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në seancën e sotme, Berisha nuk ishte i pranishëm. Të vetmit të pranishëm ishin Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Prokuroria u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërkohë që prokurorja Enkelejda Millonai mungoi për arsye shëndetësore.

Gjatë zhvillimit të seancës, gjyqtarja Elsa Ulliri, iu drejtua Malltezit me pyetjen nëse Sali Berisha kishte dijeni për fletë-thirrjen për seancën. Malltezi u përgjigj se nuk kishte informacion në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, prokurori Kraja deklaroi se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për seancën. Ai shtoi se shoqëria “Homeplan” – e përfshirë në dosje – aktualisht nuk përfaqësohet nga asnjë avokat, duke kërkuar ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së përfaqësimit ligjor. Seanca e radhës është caktuar për më 21 korrik 2025.

The post Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin appeared first on Albeu.com.

Dosja ‘ARRSH’ / Seanca e parë në GJKKO dështon për mungesë avokatësh, ja kur do të mbahet seanca tjetër

19 June 2025 at 11:32

Dështon seanca e parë paraprake e dosjes “ARRSH” në GJKKO, në ngarkim të grupit prej 22 personash, të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash në tendera publikë.

Mungesa e tre mbrojtësve ligjorë u bë shkak për shtyrjen e seancën në datë 3 korrik. Mes grupit të të pandehurve janë ish-drejtori i arrestuar i ARRSH, Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë të institucionit dhe sipërmarrjeve private.

Hetimet për grupin e “ARRSH” u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, teksa çështja po shqyrtohet në GJKKO nga gjyqtari Bib Ndreca.

Të akuzuar në këtë çështe janë:

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe dy shoqëri, “Net Group” dhe “DAAM”.

The post Dosja ‘ARRSH’ / Seanca e parë në GJKKO dështon për mungesë avokatësh, ja kur do të mbahet seanca tjetër appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për Jorgo Goron/ Prokuroria kërkon më shumë kohë

By: V K
18 June 2025 at 11:10

Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore.

Shkak është bërë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj, që tha se janë se ka përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.

“Na duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona”, u shpreh Gokaj.

Seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30.

Jorgo Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje.

Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë, duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

The post Shtyhet seanca për Jorgo Goron/ Prokuroria kërkon më shumë kohë appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

By: user7
13 June 2025 at 15:08

Është shtyrë për ditën martë në orën 11:30 seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn ku SPAK do të raportonte mbi hetimet e dy muajve. Bëhet me dije se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule i cili është nën masën “arrest në shtëpi”.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

The post Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca për Erion Veliajn, zbulohet arsyeja

By: V K
13 June 2025 at 13:54

Ditën e sotme, seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për të martën në orën 11:30.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në këtë seancë, ishte parashikuar që Prokuroria e Posaçme (SPAK), të paraqiste në gjykatë raportin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve.

Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

The post Shtyhet seanca për Erion Veliajn, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca në GJKKO, arsyeja

By: V K
13 June 2025 at 12:20

Seanca në GJKKO për çështjen “Gërdeci”, është shtyrë për në datën 18 qershor, pasi mësohet se shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

Ish-ministri Mediu, po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

The post Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca në GJKKO, arsyeja appeared first on Albeu.com.

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e një prej të akuzuarve

By: user7
11 June 2025 at 14:06

Është shtyrë seanca gjyqësore e çështjes së “Sterilizimit” dhe shkak për këtë është bërë mungesa e të akuzuarës Marsela Serjani, e cila e ka të pranishëm mbrojtjen.

Bëhet me dije se nërsa Petrit Mersinit i mungon mbrojtja dhe po ashtu edhe Saimir Kadiut dhe Naile Abazit. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e shtyu procesin për në 25 qershor.

Procesi në fjalë po zhvillohet i ndarë nga ai ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndryshe nga 8 të pa dehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar, ka kërkuar gjykim të zakonshëm.

The post “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e një prej të akuzuarve appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura

4 June 2025 at 16:05

Parlamenti rinisi punën në fund të majit pas vakuumi dy mujor për shkak të fushatës elektorale, duke mbajtur pezull procedurën e raportimeve vjetore të institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, një procedurë ligjore që duhej të përfundonte brenda kësaj legjislature. Edhe pas rinisjes së punës së Kuvendit, ky proces nuk është përfshirë […]

The post Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe…zbulohet arsyeja

26 May 2025 at 11:49

Për shkak se në sallën e gjyqit mungonin avokatët e dy të pandehurve, seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza” është shtyrë.

Ndërkohë në sallë mungonin të pandehurit Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita, të cilët nuk ishin të pranishëm.

Seanca e radhës do të zhillohet më datën 30 Maj. Gjyqtare e çështjes është magjistratja Irena Gjoka, e cila ka marrë lejen e zakonshme Në trupë gjykuese ajo është zëvendësuar nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.

The post Dosja “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe…zbulohet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

By: V K
7 May 2025 at 14:51

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.

Për çështjen e sterilizimit Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak, ndërsa në burg ndodhet për akuzat për dosjen SASPAC, të vjedhjes së fondeve të BE-së.

Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese, për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Ilir Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.

SEKUESTRO E PASURIVE

SPAK vendosI sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD.

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazment Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtula Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim

Po ashtu, u vendos sekuestrio preventive mbi 19.4% të kuotave të restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisëtregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Abuzimet me fondet e SASPAC

Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqja deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

DOSJA

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë, u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës, e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef’, restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë.

Prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, një çështje paralele ku ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre.

Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty”, tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu, konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish-ministrit si drejtues i SASPAC.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kurtulaj nuk ishte i arritshëm për koment.

Interesa pasurore të fshehura

Restoranti Gzona, është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.

Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura.

Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Megjithëse Adriana Beqaj, i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitality Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish-ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restorantin Gzona.

Në këto përgjigjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani, për të komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj, në mënyrë që të lidhet me administratorin e restorantit, Gazmend Prenga.

Ermal Kurtulaj, ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba, prokuroria vëren se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, nga të cilat e fundit rezulton të jetë marrë me 12 dhjetor në momentin kur mjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj dhe është parkuar përpara SPAK.

Ish-ministri paraqitet çdo javë në Prokurori, për shak të masës detyrim paraqitje si pjesë e hetimit të sterilizimit.

I pyetur për Ermal Kurtualajn, ish- ministri deklaroi të premten se e njeh prej shumë vitesh dhe prej punës në SASPAC.

Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh”, tha ai. “Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC-u”, shtoi Beqaj.

Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Prokuroria, ka rezultuar se Ermal Kurtulaj, rezulton i përfshirë në punët e restorantit Gzona.

Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë.

“Nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj”, shprehet prokurorja Elida Kaçkini në kërkesën “Për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve” drejtuar Gjykatës së Posaçme.

Në dalje nga SPAK të premten, Ilir Beqaj mohoi të kishte akoma interesa financiare mbi restorantin.

“Lokali Gzona nga shkurti i vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time”, tha ai.

Bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga e gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra”, shtoi Beqaj.

Gzona me fondet e BE-së

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, u themelua nga Këshilli i Ministrave në tetor të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama, emëroi në krye të Agjencisë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Roli i kësaj agjencie është që të koordinojë veprimtarinë dhe programet kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, si dhe të monitorojë zbatimin e tyre.

Një ndër programet që SASPAC menaxhon dhe monitoron është programi ‘USAIR Facility Point’, i cili është një projekt strategjik i 9 (nëntë) partnerëve në tetë vende, me qëllim mbështetjen e proceseve të zbatuara në kuadër të bashkëpunimit makro -rajonal të rajonit Adriatiko-Jonian.

Koordinator i këtij projekti është emëruar shtetasi Ermal Kurtulaj, i cili konsiderohet si lehtësues që mbështet Koordinatorin Shtetëror të SASPAC, Ilir Beqaj në përmbushjen e detyrave të tij.

Sipas SPAK, rreth orës 4 pasdreke më 16 gusht 2023, shoqëria tregtare ‘Landways International’ ka lëshuar një faturë me përshkrimin ; kontratë shërbimi’ dhe vlerë 149,809.21 euro kundrejt programit EUSAIR të drejtuar nga Kurtulaj.

Disa minuta përpara, restoranti Gzona i ka lëshuar kësaj kompani një faturë me vlerë 4,18 milionë lekë dhe përshkrim shërbime kateringu.

Fakti që faturat janë lëshuar pak minuta pas njëra-tjetrës, krijon dyshimin e arsyeshëm “që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëays ka paguar ndaj Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eussair-i”.

Prokuroria ngre pikëpyetje se një rast i ngjashëm i restorantit është regjistruar me shoqatën ‘Foreign Investors Association of Albania’ (FIAA).

Sipas faturave rezulton projekti Eusair, ka lëshuar faturë shitje ndaj FIAA me 17 gusht 2023, ora 15:40:55, në vlerën 22,000 Euro dhe kjo shoqatë ka lëshuar 25 minuta më vonë, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restorantit “Gzona”.

Për të transferuar fondet e projektit USAIR drejt restorantit ‘Gzona’, duke humbur gjurmët janë përdorur dhe fatura të lëshura nga biznese të tjera kulinare.

Nisur nga komunikimi i përgjuar me 11 nëntor midis Ermal Kurtulajt dhe administratorit të restorantit Me’NAM diskutohet transferimin i një vlere prej 325 mijë lekësh nëpërmjet faturave fiktive.

“Këto fatura… i përkasin restorantit “Gzona” dhe këto veprime janë kryer për qëllime që të fshihet lidhja me Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë drejtori i SASPAC-ut që monitoron këto projekte”, thekson prokuroria.

Fatura fiktive dhe konflikt interesi

Sipas Prokurorisë së Posaçme, koordinatori i ‘USAIR Facility Point’, Ermal Kurtulaj dyshohet si personi kyç në skemën korruptive për keqpërdorimin e fondeve të BE-së nëpërmjet faturave fiktive.

Sipas SPAK, ai është përfshirë në veprime korruptive nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare dhe OJF, duke vendosur vlera fiktive në faturime me qëllim përftimin personal.

Nga përgjimet telefonike, Prokuroria shprehet se Kurtalaj ka kërkuar dhe siguruar dy fatura fiktive me vlerë 51,800 euro edhe nga shoqëria “Nine Services Int”, që ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulencë në aktivitete sportive” – në veçanti në sportin e futbollit.

Kurtulaj është përgjuar duke kërkuar dhe siguruar fatura fiktive nga disa shoqëri tregtare në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë, si dhe fatura konsulence nga persona fizikë me vlerë dhjetra mijëra euro.

Në një rast, Kurtulaj është vëzhguar nga prokuroria, duke marrë atë që në dukje kuptohet si ryshfet nga administratorja e një prej bizneseve që lëshonte fatura fiktive.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e administruara deri në këtë fazë të procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se përfshihet edhe veprime të tjera më punonjës të Agjencisë, konkretisht me shtetasen Mira Topçiu, nëpunëse financiare pranë SASPAC, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kryejnë po ashtu veprime me të njëjtën natyrë, ku në të paktën një rast rezulton dukshëm marrja e përfitimit për një shërbim të prokuruar si qira salle dhe shërbim kateringu.

Përveç këtij fakti, rezulton se të dy këta persona kanë të regjistruar në emër të tyre OJF dhe person fizik, të cilat kryejnë veprime me njëri-tjetrin po në funksion të veprimtarisë së tyre shtetërore, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi.

The post Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për ish ministrin Fatmir Mediu, zbulohet arsyeja

6 May 2025 at 09:56

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili eshte nen hetim per dosjen Gerdeci. Shkak është bërë mungesa e gjyqtares, Irena Gjoka, e cila ka paraqitur një raport mjekësor.

Në seancën e 22 prillit Fatmir Mediu tha se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA) dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

The post Shtyhet seanca për ish ministrin Fatmir Mediu, zbulohet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca gjyqësore për Mediun, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka

By: Mirgen
6 May 2025 at 09:48

Seanca në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu e cila do të mbahej sot është shtyrë. Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor. Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët. Rihapja e çështjes […]

The post Shtyhet seanca gjyqësore për Mediun, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet raundi i ri i negociatave mes SHBA dhe Iranit për programin bërthamor 

1 May 2025 at 18:17

Ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Badr Albusaidi, njoftoi sot se raundi i ri i negociatave midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mbi programin bërthamor të Iranit, i cili ishte planifikuar të mbahej të shtunën në Romë, është shtyrë.

“Për arsye logjistike, po e shtyjmë takimin SHBA-Iran, i cili ishte planifikuar paraprakisht për të shtunën, më 3 maj. Data e re për bisedimet do të shpallet sapo të kemi një marrëveshje nga të dyja palët”, tha për X Network Albusaidi, i cili ndërmjetësoi tre raundet e mëparshme të bisedimeve në Muscat dhe Romë.

Portali amerikan Axios raportoi, duke cituar burime, se raundi i katërt i negociatave është shtyrë me shumë mundësi për javën e ardhshme. Portali pohon se takimi i përfaqësuesve të Iranit me Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, pra grupin E3, i planifikuar për të premten, ndoshta do të shtyhet gjithashtu.

Pak më shumë se një muaj më parë, SHBA-të dhe Irani filluan negociatat që do të çonin në reduktimin e programit bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve financiare kundër Teheranit. Dje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të reja ndaj kompanive të cilat i akuzuan për pjesëmarrje në tregtinë e paligjshme të naftës dhe produkteve petrokimike iraniane, përpara një raundi të ri negociatash SHBA-Iran.

The post Shtyhet raundi i ri i negociatave mes SHBA dhe Iranit për programin bërthamor  appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, mungojnë ish-ministri Ilir Beqaj dhe avokati i tij

By: V K
30 April 2025 at 14:05

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka shtyrë për në datën 7 maj seancën për dosjen e “Sterilizimit”.

Raportohet se në sallë nuk ishte ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë i arrestuar, Ilir Beqaj.

Po ashtu, mungon dhe avokati i Beqajt dhe seanca pritet të shtyhet për një datë tjetër.

Gjykata vendosi shtyrjen e seacnës për 7 Maj dhe pranoi kërkesën për pezullimin e afateve të paraburgimit, për të pandehurit në masë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”.

Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

The post Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, mungojnë ish-ministri Ilir Beqaj dhe avokati i tij appeared first on Albeu.com.

Shtyhet gjyqi ndaj biznesmenit italian në Apel, ja cila ishte kërkesa e avokatëve

28 April 2025 at 11:56

Vazhdon të zvarritet në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm gjyqi ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti. Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në orën 09:00, u shty më datë 12 maj ora 09:00 për shkak se avokatët mbrojtës për disa seanca radhazi kërkojnë audio të seancave që janë zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë.

Pasi u tërhoq për gjykim, togat e zeza e pranuan kërkesën e avokatëve. Nga janari i 2024 deri me tani, seanca në Apel është shtyrë 20 herë. Procesi ende nuk është çelur pasi avokatët e Francesco Becchettit kanë paraqitur kërkesa të shumta, sic ishte edhe seanca e kësaj të hëne ku u kërkuan audiot e seancave gjatë procesit në shkallë të parë. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani vendosën të pranojnë kërkesën e fundit të avokatëve duke u bërë me dije që do ia vënë në dispozicion me email sa më parë audiot e kërkuara, por edhe faktin që nuk do pranojnë më kërkesa të kësaj natyre.

Ishin avokatët e Becchettit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg nën akuzën se ai përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

The post Shtyhet gjyqi ndaj biznesmenit italian në Apel, ja cila ishte kërkesa e avokatëve appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”

By: user7
24 April 2025 at 14:08

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës paraprake sërish për dosjen “Partizani” në GJKKO.

Gjokutaj, deklaroi pas seancës se mbrojtja ka kërkuar largimin e gjyqtares Flojera Davidhi për “njëanshmëri të theksuar” në vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.

Gjokutaj: Duke ju sjellë në retrospektivë informimin e djeshëm, që ne kërkuam një kohë të mjaftueshme, të shpejtë për t’u konsultuar me të mbrojturit prej nesh për sitautën e krijuar pas vendimit të gjyqtares paraprake lidhur me pavlefshmërinë e kërkimeve tona, ne unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi për njëanshmëri të theksuar në vendimmarrjen e saj. Ato janë kërkime të qarta të bazuara në ligj dhe jnë kaos gjyqësor që pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë. Sot ne depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi dhe seanca u ndërpre sipas procedurës, sepse gjyqtarja nuk mund të japë vendim pa u shprehur një tjetër gjyqtar i gatshëm në lidhje me vendimmarrjen e saj.

The post Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌