Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

“Krah për krah për dashurinë”, parada e krenarisë 2025

24 May 2025 at 15:54

Qindra qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të komunitetit LGBT+ marshuan sot në Tiranës në “Paradën e Krenarisë”, një aktivitet i përvitshëm që synon të ndërgjegjësojë shoqërinë për të pranuar dhe promovuar barazi sociale dhe të drejta për të gjithë.

Organizimi, që këtë vit kishte si moto thirrjen përbashkuese “Krah për krah” nisi paraditen e së shtunës në instilacionin “Reja” përballë “Galerisë Kombëtare të Arteve” ku u mbajtën fjalime frymëzuese nga aktivistë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve.

Patris Pustina, aktiviste dhe anëtare e komunitetit u shpreh se slogani i këtij viti nënkupton që jemi shumë dhe na mbështesin shumë.

“Marshojmë edhe për ju që sot jeni në shtëpi dhe nuk vini dot. Është shumë e gëzueshme të përjetosh PRIDE-n në Shqipëri në Tiranë, në qytetin tim ku unë jam rritur, si një pjesë e komunitetit LGBT”, deklaroi Patrisi.

Gjatë organizimit të Paradës së Krenarisë/Citizens.al

Livia Zotrija nga Aleanca LGBT i bëri thirrje institucioneve shtetërore qe për njohjen e çifteve të së njëjtës gjini dhe personave transgjinorë.

“Na jepni statusin që na takon, na jepni mbrojtje. Mos na detyroni të largohemi nga vendi, për të jetuar si vetja”, u shpreh Livia.

Ndërsa ju kërkoi familjeve shqiptare të pranojnë fëmijët e tyre dhe të mos i lenë të ndjehen të huaj në shtëpi.

“Familje shqiptare, nuk ka dhuratë më të madhe se pranimi. Zgjedhja është e juaja, të bëheni mburojë apo plagë”.

Në thirrje të njëjta u bashkua edhe Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të cilat po rrisin dy vajza binjake, por shteti shqiptar nuk ju njeh mëmësinë.

“Ne duam që të drejtat tona të njihen njësoj si çdo qytetari tjetër shqiptar. E njëjta gjë për martesë, e njëjta gjë për bashkëjetesën, e njëjta gjë për adoptimet, nuk kërkojmë asnjë gjë më tepër”, u shpreh Alba Ahmetaj.

“Përkushtimi ynë nuk është më i dobët dhe fëmijët tanë meritojnë siguri dhe mbrojtje ashtu si çdo fëmijë tjetër në këtë vend. Ju pyes: çfarë mund të jetë më tradicionale se dashuria ndaj fëmijëve të tu?“, përmbylli fjalimin Edlira Mara.

Veçanërisht u vu re prania e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila theksoi nevojën për të bërë më shumë në mbështetje të komunitetit LGBT+.

“Kemi sfida, të cilat bashkarisht do të mund ti adresojmë akoma më mirë, por ajo që do të ishte ftesa ime ishte të jemi së bashku, të dialogojmë dhe të bëjmë maksimumin për të respektuar dhe për të garantuar liritë dhe të drejtat e gjithkujt”, u shpreh ministrja Koçiu, ndërsa shtori se duhet ta bëjmë zërin e komunitetit të kumbojë jo vetëm sot, por çdo ditë.

Gjatë “Paradës së Krenarisë” 2025/Citizens.al

Ndërkohë të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, të cilët sollën një dimension të ri solidariteti dhe bashkëpunimi.

“Unë jam këtu me babain tim 76 vjeçar, i cili i përket një brezi konformist. Megjithatë ai kupton dhe e quan krejt të natyrshme që ky komunitet të ketë fëmijë, të rrrisë fëmijët e tyre sepse e ka provuar në kurriz se cfarë do të thotë të të përbuzin dhe të të lenë në cep vetëm për një karakteristikë të identitetit tënd dhe jo për arsye më të qenësishme se kaq”, u shpreh Suela Lala, drejtuese e “Fondacionit Së Bashku” që lobon për të drejta për personat me aftësi të kufizuar.

Përfaqësues diplomatikë, si ambasadorët e Suedisë, Kanadasë dhe BE-së, shprehën mbështetjen përmes pranisë së tyre. Ndërsa mes fjalimeve u theksua rëndësia e respektimit të të drejtave të njeriut, shëndetit mendor dhe përfshirjes sociale.

“Përkushtimi ynë ndaj të drejtave të njeriut shkon përtej kufijve tanë [Kanadasë] dhe jemi krenarë që bashkëpunojmë me Shqipërinë […] ndërsa ajo vijon të forcojë respektin për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen sociale,” deklaroi ambasadorja e Kanadasë, Elissa Golberg, gjatë organizimit.

Gjatë “Paradës së Krenarisë” 2025/Citizens.al

Ndërsa ambasadori i Bashkimit Evropian Silvia Gonzato, u shpreh se edhe pse ka një histori të tijën personale që e lidh me komunitetin, ai ishte edhe si përfaqësues si Bashkimit Evropian që përçon mesazhin e vlerave dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

“Bashkimi Evropian mbështetet në vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit, respektin për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe këto vlera janë të përbashkëta, për të gjitha shtetet anëtare në një shoqëri në të cilën lulëzon pluralizmi, mos diskriminimi, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barazia mes femrave dhe meshkujve”, deklaroi ambasadori Gonzato.

Pas grumbullimit, grupi nisi marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar zonën e ish-Bllokut, sheshin “Nënë Tereza” dhe duke e përmbyllur “Paradën e Krenarisë” përpara Kryeministrisë, nga ku kërkohet që të ketë përkrahje të këtij komuniteti.

Himni i paradës këtë vit ishte me një rikonceptim të këngës “Zjerm” që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision por me vargjet: “Ne jemi vetë dashuria, nuk na mungon krenaria, ‘Krah për krah’ ecim bashkë, mësojmë botën si me dashtë, ngjyrat tona sot i ka liria”.

Himni u këndua gjatë gjithë rrugës, duke marrë energjinë e këngës së dyshes Beatriçe Gjergji e Kolë Laca të “Shkodra Elektronike”.

Në duart e marshuesve valëviteshin pankarta me mesazhe të qarta: “Liri, barazi, siguri krah për krah”; “Gjuha e urrejtjes nuk është liri e shprehjes”; “Poshtë homofobia!”; “Duam barazi, duam liri” dhe madje edhe mesazhe solidariteti për Palestinën.

Ky është marshimi i 12-të që organizohet në Tiranë në mbështetje të komunitetit LGBT+. Shqipëria ka ende rrugë për të bërë drejt barazisë, por çdo hap, çdo pankartë, çdo këngë janë dëshmi se ky ndryshim është i mundur – dhe i domosdoshëm.

Lexoni gjithashtu:

The post “Krah për krah për dashurinë”, parada e krenarisë 2025 appeared first on Citizens.al.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, po finalizon ndërtimin e një objekti strehimi social që do t’u ofrojë strehim të sigurt dhe dinjitoz 29 familjeve në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga godina e re, që përfshin 2400 m² ndërtim, 6 kate banimi me 29 apartamente të tipit 1+1 dhe 2+1, të ndërtuara me standarde bashkëkohore.

Ky investim është realizuar me fondet e vetë Entit Kombëtar të Banesave.

Gonxhja tha se, punimet janë drejt përfundimit dhe objekti është pothuajse gati për t’u dorëzuar tek familjet përfituese.

Ai e cilësoi këtë një tjetër shembull konkret i bashkëpunimit me pushtetin vendor, në funksion të mbështetjes sociale dhe strehimit të familjeve në nevojë. /j.p/

The post Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se po punohet për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me direktivat e BE-së, që forcon sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare.

Kuadri i ri ligjor, sipas ministres Koçiu do të ketë kritere të qarta, mbështetje institucionale dhe vlerësim të vazhdueshëm profesional.

Koçiu zhvilloi sot një vizitës në Vlorë, ku takoi vogëlushen Sabrina, e cila sot rritet me dashuri në familjen kujdestare Fezaj.

“Nga një institucion përkujdesi rezidencial në Vlorë, në një shtëpi të ngrohtë ku merr mbështetje emocionale, ndjek shkollën dhe rritet mes dashurisë familjare, historia e saj është një shembull i prekshëm i transformimit përmes reformës së deinstitucionalizimit”, u shpreh ministrja.

Koçiu nënvizoi se synimi është që “të kemi gjithnjë e më shumë histori si ajo e Sabrinës, fëmijë që rriten me dashuri, siguri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”.

/m.m/j.p/

The post Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

104 familje në Devoll përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Një total prej 104 familjeve nga komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara në bashkinë Devoll do t’u përmirësohen kushtet e banimit, falë projekteve fituese për vitin 2025 të Programit Kombëtar të Strehimit Social.

Ky program ka si qëllim sigurimin e një strehimi të denjë për çdo qytetar në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se me një investim prej 59 milionë lekësh, do të realizohen ndërhyrje në banesat ekzistuese, me qëllim garantimin e më shumë sigurisë, komoditetit dhe dinjitetit për familjet përfituese.

“Ky është një tjetër shembull i qartë i angazhimit tonë për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë në çdo bashki të vendit”, deklaroi ministri Gonxhja.

/r.e//a.f/

The post 104 familje në Devoll përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Racë e degjenerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

By: Elva
24 June 2025 at 21:34

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, duke kërkuar ndihmë për të rifituar kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, të moshës katër dhe nëntë vjeç. Ajo rrëfen se është ndarë nga bashkëshorti pas 12 vitesh martesë, pasi ai nuk e lejonte të praktikonte fenë islame dhe ushtronte dhunë fizike dhe […]

The post “Racë e degjenerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Serwer godet Trumpin dhe Grenellin: Shkëmbimi i territoreve rrezik për Kosovën

19 June 2025 at 19:57

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka kritikuar ashpër pretendimet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, se kishte ndaluar shpërthimin e një lufte midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një shkrim të publikuar të dielën në platformën “Truth Social”, Trump pretendoi se kishte parandaluar një konflikt të armatosur mes dy vendeve gjatë mandatit të tij.

Por, Serwer e cilëson këtë deklaratë si të pavërtetë dhe paralajmëron se përfshirja e Trump në çështjet e Ballkanit mund të sjellë pasoja edhe më të rënda.

“Çdo përpjekje që ai bën tani mund të shkaktojë edhe më shumë dëme, për shkak të prirjes së tij për ndarjen e Kosovës”, shkruan Serwer.

Sipas tij, Ballkani është trazuar pikërisht sepse Trump e ka përmendur rajonin dhe, sipas skenarëve që po shqyrtohen në rrethin e ish-presidentit amerikan, mund të ofrohet një marrëveshje për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pëshpëritësi i tij për Ballkanin, Ric Grenell, mendon se kjo është një ide e shkëlqyer. Ai do ta ofrojë si shkëmbim territori. Veriu me shumicë serbe i Kosovës do t’i kalonte Serbisë, dhe komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë do t’i kalonin Kosovës. Tingëllon bukur, sidomos nëse je një nacionalist etnik. Trump dhe Grenell janë nacionalistë etnikë të përkushtuar të llojit supremacist të bardhë”, shkruan Serwer.

Por, sipas tij, ky plan nuk është i pranueshëm as për Serbinë.

“Ata preferojnë ta mbajnë të gjithë jugun e Serbisë, ku kalon një rrugë kyçe për në Selanik dhe Mesdhe. Prandaj Beogradi po bën çmos për t’i larguar shqiptarët prej andej”, thekson Serwer.

Ai paralajmëron se Kosova nuk duhet të hyjë në asnjë diskutim për shkëmbim territoresh.

“Kryeministri Kurti, apo pasardhësi i tij, do të bënte mirë të mos lejonte ndonjë diskutim për shkëmbim në agjendë,” këshillon Serwer.

Profesori amerikan thotë se aktualisht edhe një president i SHBA-së me kapacitet të plotë do ta kishte të vështirë të merrej me Ballkanin, ndërsa një president si Trump, sipas tij, është i paaftë të ofrojë zgjidhje.

“Një president i çoroditur si Trump nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të marrë merita për gjëra që s’i ka bërë dhe të premtojë më shumë. Por ai po dështon kudo: Gaza, Irani, Ukraina dhe tregtia janë të gjitha në kaos”, shkruan ai.

Në këtë kontekst, Serwer u bën thirrje palëve në Ballkan të mos kërkojnë ndihmë nga figura si Trump apo Grenell.

“As Serbisë dhe as Kosovës nuk u duhet ndihma nga njerëz si Ric Grenell apo Donald Trump”, thekson ai.

Serwer shprehet skeptik edhe për dialogun e deritanishëm politik të zhvilluar nën ndërmjetësimin e BE-së, duke e cilësuar të pasuksesshëm.

“I gjithë dialogu politik që nga viti 2013 ka prodhuar pak ose aspak rezultate. Dialogu teknik që i parapriu kësaj përpjekjeje ka prodhuar shumë më tepër: një kod telefonik për Kosovën, njohja e ndërsjellë e dokumenteve, rregullimi i pagesave për energjinë elektrike dhe kontrolli i integruar i kufijve – këto kanë qenë arritje reale për qytetarët,” shkruan Serwer.

Sipas tij, Beogradi duhet të gjejë një mënyrë për të rifilluar procesin e anëtarësimit në BE, që përfshin edhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në vitin 2023, të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka refuzuar të nënshkruajë.

Në fund, Serwer kërkon që edhe BE-ja të përshpejtojë heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Kosova ende po vuan nën sanksionet e pajustifikuara të BE-së për veprime që askush nuk i mban mend. Brukseli ka filluar procesin e heqjes së tyre dhe duhet ta përfundojë sa më shpejt”, përfundon ai.

The post Serwer godet Trumpin dhe Grenellin: Shkëmbimi i territoreve rrezik për Kosovën appeared first on Telegrafi.

“Turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit”/ Kryeministri Rama ironizon Kreun e PD-së: Nga 50 mijë ka…

5 May 2025 at 14:13

Kryeministri Edi Rama, nuk ndal ironizimet për Kreun e PD-së, Sali Berisha duke postuar video në rrjetin social facebook. Këtë herë Rama solli në vëmëndje gafën që Berisha bëri gjatë takimit elektoral në Gramsh të shtunën. Ndërsa fliste për rënien e popullsisë në Gramsh, Berisha u shpreh se ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë….

“Ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në fruti-kulturë dhe është krim ta ç’bësh Gramshin, nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë”, tha Berisha.

Pas kësaj deklarate të Berishës, kryesocialisti shkruan se është një turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit për hallin personal të një politikani të lashtë, të dëshpëruar e të pashpresë.

“NJË FABUL POPULLORE DHE NJË SHËNIM

U ndan detyrat baba djemve të rritur. Ti i thotë të madhit do kujdesesh për prodhimin e arës. Ti i thotë të dytit do kujdesesh për shitjen e prodhimit. Ti i thotë të voglit do kujdesesh për babën dhe ta mbash ke shpia që mos e qeshin dynjaja kur të fillojë me lajthitë! Po si do e marr vesh unë këtë o babë?” e pyet djali babën. “Do e marrësh vesh kollaj biri im, sapo baba të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me fjalët e konakut të grave!”, i përgjigjet i ati.

Shënim: Tani që Bababufi i ka lëshuar edhe zyrtarisht krejt pëllumbat, po zogjtë e tij trushpëlarë e marrin vërdallë nëpër Shqipëri me tendë – se ai nuk e mban dot më as diellin, kurse ata pa të janë si këneta pa ujë – u ka mbetur veç demokratëve të thjeshtë, e me mend në kokë, ta bëjnë detyrën e atij djalit të vogël të fabulës popullore.

Dhe ishallah e bëjnë, duke mos e votuar më për ta nxjerrë rrugëve, se për ta është jo vetëm një votë e hedhur në kënetë, po tanimë edhe një hyrje në gjynah me Bababufin e tyre, ndërsa për Shqipërinë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian, është një turp i madh të ketë një kënetë në mes të parlamentit, vetëm e vetëm për hallin personal të një politikani të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë, e më keq akoma, të përçartur!”, shkruan Rama krah videos së postuar.

The post “Turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit”/ Kryeministri Rama ironizon Kreun e PD-së: Nga 50 mijë ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Transparenca e bashkive në lupën e Faktoje

By: FAKTOJE
11 April 2025 at 13:09

Të ftuar: Aimona Vogli & Erisa Proko

Në këtë episod të tretë, diskutojmë mbi transparencën e bashkive shqiptare dhe rolin e Faktoje në monitorimin e tyre ndër vite.

Pjesa 1: Një pasqyrë e punës pesëvjeçare të Faktoje në 10 bashki, për të ndjekur mbajtjen ose jo të premtimeve elektorale dhe transparencën e proceseve vendimmarrëse. Zbuloni disa nga rastet më interesante dhe të pazakonta që ekipi ynë ka hasur gjatë verifikimeve në terren!

Pjesa 2: Me eksperten Erisa Proko, flasim mbi Fondin Social, si funksionon ky mekanizëm, dhe mënyrën se si bashkitë e kanë përdorur për të garantuar shërbime sociale për grupet në nevojë – gjithmonë me fokus te transparenca dhe llogaridhënia.

🎧 Na ndiqni për më shumë fakte, analiza dhe histori nga realiteti vendor!

https://www.youtube.com/watch?v=QUHUG1CdFfw

The post Transparenca e bashkive në lupën e Faktoje appeared first on Faktoje.al.

Rama: Dyfishuam fondin e mbrojtjes sociale, fuqizojmë të gjithë strukturën

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama theksoi sot nevojën e politikave jo vetëm për nxjerrjen e fëmijëve nga situata e varfërisë, por edhe për parandalimin e rënies në këtë situatë.

Në konferencën rajonale “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon, Rama vuri në dukje se për të parandaluar këtë, duhen mbështetur prindërit, përshirë ata në kategorinë e ndihmës ekonomike, por edhe ata që janë në rrezik të bien në situatën e varfërisë.

“Është shumë i rëndësishëm veprimi jo vetëm në drejtim të nxjerrjes nga situata e varfërisë, por edhe të parandalimit të rënies. Nevojitet mbështetje, jo vetëm për prindërit që janë në një situatë të caktuar ekonomike, që i përfshin ata në kategorinë e ndihmës ekonomike, por edhe për prindërit që janë në rrezik të bien në situatën e varfërisë, ku ju bëhet më e vështirë t’i mbajnë fëmijët me të gjithë ato që përmbushin kuadrin e një përkujdesjeje në kushte normale”, deklaroi Rama.

Rama bëri të ditur se qeveria shqiptare ka dyfishuar fondet për mbrojtjen sociale.

“Ne kemi dyfishuar nga 130 milionë euro në 260 milionë euro fondin për mbrojtjen sociale, ashtu sikundër MSHMS disponon fond rekord për shëndetësinë e mbrojtjen sociale në rendin e 1 miliard eurove. Kjo është pasqyrë e vullnetit të mirë dhe patjetër nuk është pasqyrë e mbyllur në një kornizë në të cilën ndjehemi të kënaqur, pasi duam ta zgjerojmë më tutje dhe ta bëjmë më të fuqishme të gjithë strukturën e mbrojtjes sociale”, deklaroi ai.

Rama vuri theksin te ndarja e përgjegjësisë mes shkollës dhe familjes për përkujdesjen e përditshme të fëmijëve.

“Besojmë shumë që rritja e pjesëmarrjes së shkollës në ndarjen e përgjegjësisë me familjen për përkujdesjen e përditshme të fëmijëve është e rëndësishme”, tha Rama.
Sipas tij, zgjerimi i mëtejshëm i programeve që financohen nga fondi social dhe për pasojë rritja e fondit social është e rëndësishme.
“Besojmë se e gjithë gama e aktiviteteve sportive e kulturore për fëmijët e rëndësishme dhe zgjerimi objektiv i palëvizshëm i yni”, theksoi Rama.

The post Rama: Dyfishuam fondin e mbrojtjes sociale, fuqizojmë të gjithë strukturën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: Tarifat janë një gjë shumë e bukur

7 April 2025 at 09:50

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se tarifat janë një “gjë e mrekullueshme” mes rënies së tregjeve të aksioneve në mbarë botën.

“Ne kemi deficite të mëdha financiare me Kinën, Bashkimin Evropian dhe shumë të tjerë. E vetmja mënyrë për ta kuruar këtë problem është me TARIFA, të cilat tani po sjellin dhjetëra miliarda dollarë në SHBA. Ato tashmë janë në fuqi dhe janë një gjë e bukur për t’u parë”, shkroi Trump në Truth Social.

“Deficiti me këto vende është rritur gjatë presidencës së përgjumur Joe Biden. Ne do ta kthejmë atë dhe shpejt”, premtoi presidenti amerikan.

“Një ditë njerëzit do të kuptojnë se tarifat, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një gjë shumë e bukur”, përfundoi ai.

Për të kujtuar, tregjet ranë ndjeshëm duke thelluar krizën globale të tregut të aksioneve të shkaktuar nga vendosja e tarifave nga Trumpi.

Ndryshe, miliona njerëz kanë marrë pjesë në protesta kundër Trumpit dhe Elon Musk në të 50 shtetet amerikane dhe në mbarë botën.

Protestat u organizuan nga lëvizja pro-demokratike në përgjigje të asaj që ata e quajnë sulm ndaj të drejtave dhe lirive amerikane. /Telegrafi/

The post Trump: Tarifat janë një gjë shumë e bukur appeared first on Telegrafi.

Rama: Jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë, yjet tona në një linjë me ato të BE-së, na kanë surprizuar

By: V K
4 April 2025 at 10:04

Ditën e sotme, po mbahet takimi inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Ky takim, mbledh së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

I pranishëm në takim është edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili tha se rruga drejt integrimit ka qenë një rrugë e gjatë dhe me shumë situata.

Rama: Falë mënyrës së hapur dhe gatishmërisë së presidentit Oliver Ropke dhe ekipit të tij jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë dhe na është dhënë mundësia për tu ndjerë të barabartë. Jam entuziast që komuniteti do të shërbejë për qëllimin e ndihmës, për qëllimin që të nxitë akrtorët tanë të rriten dhe që të bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në jetën e familjes evropiane si anëtare e barabartë shpejt. Tani po jetojmë një moment kur Brukseli dhe BE na kanë surprizuar me vullnetin e fortë dhe gatishmërinë për të na marrë brenda. Kur nisëm këtë rrugëtim të gjatë më shumë se sa 30 vjet më parë është hera e parë që yjet tona janë në një linjë me BE. Kjo lidhet me punën tonë të mirë por edhe me situatën e përgjithshme brenda kontinetit tonë dhe përtej tij.

Kryeministri Rama,  theksoi edhe një herë se duhet të përfitojmë nga fakti që dera tani është e hapur dhe duhet bërë maksimumi për të qenë brenda në Union në momentin që kjo derë (e BE-së) të mbyllet.

Rama: Duhet të bëjmë më të mirën për t’i vënë të gjitha energjitë në këtë drejtim. ‘Është një iluzion’ thonë ose ‘një propagandë, nuk ka ndodhur në 12 vjet, pse duhet të ndodhë në 4 vitet e ardhshme’. Por këta njerëz nuk janë të mirëinformuar që Mali i Zi i ka çelur negociatat në 2012, Serbia në 2014. Maqedonia e Veriut kishte një emër tjetër kur u bë vend kandidat në 2005 dhe ne e gjejmë veten tonë në pararojë pasi çelëm negociatat vitin e kalur dhe tani kemi një shans të mirë të hapim të gjithë grup-kapitujt. Jam mirënjohës!

The post Rama: Jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë, yjet tona në një linjë me ato të BE-së, na kanë surprizuar appeared first on Albeu.com.

Gonxhja: Do të 10-fishojmë fondet për programin e strehimit social

18 March 2025 at 14:25

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se, do të 10-fishohen fondet për programin e strehimit social. Në konferencën e zhvilluar ditën e sotme ai tha se do të ketë me shumë fonde për bashkitë që nuk kanë mundësi.

Gjate konferencës për Programin e Strehimit Social u tha se, Shqipëria ka një ndër normat më të larta të pronësisë së banesës në Europë. Sipas të dhënave të Censusit të vitit 2023, 82.5% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa në pronësi të tyre dhe vetëm 8.8% jetojnë në banesa me qera. Pjesa e mbetur jetojnë pa pagesë në banesa në pronësi të të afërmeve të tyre.

Si rezultat i kësaj, përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit, politika e strehimit në Shqipëri është orientuar përgjithësisht drejt shtresave më në nevojë dhe të margjinalizuara.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, theksoi politikën e re për Strehimin Social, ku sektori privat u transferon bashkive 3% të sipërfaqes së ndërtimit ose ekuivalentin në para për strehim social. Falë kësaj politike, pranë bashkive është krijuar një stok publik banesash sociale prej 117,823 m2 dhe është akumuluar një fond prej mbi 35 milion Euro.

Që nga miratimi i ligjit të vitit 2018, nga programet e strehimit social kanë përfituar në total 22,840 familje ose 82 mijë qytetarë.

Ministri Gonxhja tha se për vitin 2025 pas thirrjes së MEKI-t për investime, kane ardhur aplikime nga 43 bashki me 55 projekte strehimi gjithsej.

Gjithashtu, për vitin 2025 Ministria Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për 530 kuota të reja për t’iu ardhur në ndihmë 530 familjeve apo të rinjve e të rejave të cilët punojnë me përkushtim në administratën publike, aplikimi i cili do të jetë i hapur për 30 ditë.

Ministri Gonxhja duke folur rreth së ardhmes së strehimit social në vend, tha se deri në 2030 do të mbështeten rreth 50 mijë familje nga një program 300 milion Euro për paketën e strehimit për familjet, studentët dhe emigrantët.

“Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 milionë euro programi sot, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, pra ta 10-fishojmë”, tha Gonxhja.

Ai shtoi se “reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi, por edhe të ndihmojmë edhe të tjerat. Ka qytete që kanë vend për ndërtime të reja, kemi godina të tjera pronash shtetërore të pashfrytëzuara dhe do vihen në funksion të strehimit”.

/a.f/

The post Gonxhja: Do të 10-fishojmë fondet për programin e strehimit social appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Përveç taksës së ndërtimit, 3% e taksës ekstra shkon për strehim social

20 February 2025 at 19:58

TIRANË, 20 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bashkia e Tiranës ka numrin më të madh të familjeve që kanë marrë subvencion të interesave të kredive, dhe bëhet fjalë për rreth 4 mijë familje.

Në një takim me punonjës të bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, Rama u ndal te investimet që janë kryer në bashkinë e Tiranës në bashkëpunim me sipërmarrjet, siç është edhe nisma “Adopto një çerdhe”.

“Përveç taksës së ndërtimit ka edhe një taksë tjetër brenda gjithë këtyre kullave dhe ndërtimeve të të pasurve. Duhet ta mësojnë të gjithë se nuk jua thotë dot këneta, gazetarët, ata që ulen si ndërtime pa leje në studio televizive. 3% e taksës ekstra shkon për strehim social”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “ata paguajnë edhe 3% mbi detyrimin e taksës së ndërtimit, me të cilën pastaj bashkia jep strehime sociale”.

“Prandaj nuk është e çuditshme që në bashkinë e Tiranës ne kemi numrin më të madh të familjeve që kanë marrë subvencion të interesave të kredive, 4 mijë familje, apo kanë përfituar direkt nga kontributi i atyre që bëjnë kulla dhe ndërtime të tjera”, shtoi Rama.

Duke u ndalur te arritjet e bashkisë së Tiranës, kryeministri solli në vëmendje shpalljen e Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, apo kryeqytet Europian të Sportit.

“Imagjinoni në një vend ku këneta mbylli fiskulturën. Kur ne morëm detyrën palestrat në Shqipëri numëroheshin me gishtat e dorës. Në vitin 2013 ishin akoma ato 4-5 palestra epike të kohës së komunizmit, sot nuk ka shkollë pa palestër në Tiranë. Janë palestra moderne dhe i kemi futur 12 mijë fëmijë në lëvizjen sportive. Bashkia e Tiranës ka 54 palestra që funksionojnë çdo pasdite, të gjitha të mbështetura nga bashkia e Tiranës”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Përveç taksës së ndërtimit, 3% e taksës ekstra shkon për strehim social appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Libri ”Shoqëria dhe Panoptikoni im social” i Gëzim Tushit/ Sociologu: Kam bërë vëzhgime të problemeve shoqërore

By: V K
18 February 2025 at 10:10

Në një intervistë në Ora News, sociologu i njohur Gëzim Tushi,  tregoi për librin e tij me titull ‘’Shoqëria dhe Panoptikoni im social’’.

Tushi:Ky titulli i librit është bërë shumë intrigues.

Ky titull i librit është bërë një problem i diskutueshëm nga lexuesit dhe nga media.

Ideja ime me këtë libër është, panoptikoni im social është instrument im personal me të cilin kam bërë vëzhgime, lexime, studime të problemeve që ka jeta shoqërore.

Shoqëria shqiptare është në revolucion, në tranzicion.

Boshtet e strukturës së shoqërisë tonë po ndryshojnë”.

The post Libri ”Shoqëria dhe Panoptikoni im social” i Gëzim Tushit/ Sociologu: Kam bërë vëzhgime të problemeve shoqërore appeared first on Albeu.com.

“Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë

30 January 2025 at 20:56

“Miti” se SPAK-u po “tremb” politikanët dhe zyrtarët e lartë për të mos abuzuar me fondet publike, po zhbëhet çdo ditë edhe më shumë. Kjo gjë konfirmohet edhe nga rasti i fundit i komedianit-kryebashkiak të Kolonjës, Erion Isai, i njohur ndryshe si “Çuçka”, për shkak të një roli që ka luajtur para disa vitesh kur […]

The post “Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë appeared first on BoldNews.al.

Me pagë nën minimale, punëtorët e sigurimit dhe mirëmbajtjes shkelen në institucione

16 January 2025 at 17:11

Përderisa palët e përfshira – Qeveria e Kosovës, komunat dhe kompanitë e kontraktuara – gjuajnë përgjegjësinë te njëra-tjetra, punëtorët e pastrimit dhe sigurimit në shumë institucione shtetërore vazhdojnë të paguhen jashtëligjshëm nën pagën minimale.

Që nga 15 korriku i vitit 2008, Hakif Sylejmani ka kaluar nga të paktën tetë orë në ditë, e shpeshherë edhe më gjatë, duke ruajtur në objektet e ndryshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në muajin e parë ai ishte punësuar si punëtor i sigurimit fizik nga QKUK-ja, ndërsa më vonë për këtë shërbim u punësua përmes kompanive private.

Për Sylejmanin, baba i katër fëmijëve, muaji i parë ka qenë më i miri financiarisht.

“Në 2008-tën e kam marrë rrogën 121 euro. I kam marrë 40 euro për rrugë, 40 euro për shujta ditore. Edhe çka kam marrë për kujdestari… rroga më dilte më e madhe në 2008-tën sesa sot. Atëherë e merrja mbi 300 euro”, thotë Sylejmani.

Aktualisht, i kontraktuar nga kompania Security Code, Sylejmani paguhet nga 277 euro në muaj. Për rritjen e katër fëmijëve të tij – nga 6 deri në 14 vjeç – ai thotë se kjo pagë, që është nën pagën minimale, është e pamjaftueshme.

“Me një pagë të tillë, një punëtor nuk është në gjendje t’i mbajë katër fëmijë. Po flas vetëm për t’i dërguar në shkollë, jo për t’u blerë libra, fletore e veshmbathje. Kjo është katastrofë”, shton Sylejmani.

I zgjedhur nga punëtorët e tjerë të sigurimit fizik në QKUK si përfaqësues i tyre, ai tregon se të gjithë punëtorët shpresojnë që këtë muaj të rregullohet çështja e pagës së tyre.

Kompania e tij nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për komente.

Por, në të njëjtën situatë me Sylejmanin gjenden edhe punëtorët e sigurimit fizik dhe ata të mirëmbajtjes në shumë institucione publike, pasi marrin pagë nën pagën e re minimale në Kosovë. Vlera e saj, e vendosur më 28 gusht të vitit të kaluar, është 350 euro.

Të gjithë këta punëtorë janë punësuar nga kompani të kontraktuara nga institucione shtetërore për kryerjen e këtyre shërbimeve.

Në tenderët e hapur, kompanitë tentojnë të aplikojnë me çmim sa më të ulët, në mënyrë që të përzgjidhen për ta kryer shërbimin.

“Kompanitë nuk kanë mundësi t’i rrisin pagat tani, sepse ato i kanë bërë kalkulimet që kanë në kontratë për kaq mjete”, thotë Jusuf Azemi, drejtues i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.

E, dikur pasi kompanitë nënshkruan kontratat me institucionet shtetërore, Qeveria e Kosovës doli me vendimin për ta rritur ndjeshëm pagën minimale.

Vendimi bëri që paga minimale të rritej në 350 euro nga 130 euro sa ishte për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

“Është thënë se ka pasur rritje të pagës në 264 euro në vitin 2022, por ai ka qenë propozim i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe në asnjë rrethanë vendim”, sqaron Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Por, edhe tani që rritja e pagës është konkretizuar nga propozimi në vendim, ai sërish nuk zbatohet plotësisht.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga kompanitë që ende i paguajnë punëtorët nën 350 euro, por vetëm kompania Double I&I, e kontraktuar për pastrim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka qenë e gatshme për t’u prononcuar.

Ajo sqaron se ka bërë kërkesë në Komunën e Malishevës për t’ia rritur vlerën e kontratës – që vlen edhe për një vit e gjysmë – pas rritjes së pagës minimale, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Menaxheri i kësaj kompanie, Ardian Aliu, thotë se institucione të tjera ku kjo kompani ofron shërbime, si Korporata Energjetike e Kosovës, kanë marrë parasysh kërkesën dhe e kanë rritur vlerën e kontratës.

“Për çdo muaj kemi dërguar email duke kërkuar rritje të vlerës së kontratës. Ne nuk jemi për t’i shkelur të drejtat e punëtorëve. Me punëtorët kemi arritur marrëveshje që, përderisa nuk na përgjigjen nga komuna, ne nuk kemi mjete që t’i mbulojmë këto shpenzime”, thotë Aliu.

Edhe për përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve, faji nuk qëndron te pronarët e kompanive, por te Qeveria e Kosovës.

Një gjë e tillë theksohet edhe në denoncimin e bërë nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës në Inspektorat të Punës dhe Administratë Tatimore të Kosovës (ATK).

“Këto janë kompani që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe me këtë rast faji nuk është te kompanitë, por tek institucionet për të cilat këto kompani kryejnë shërbime”, thuhet në denoncimin e bërë.

Inspektorati i Punës nuk është përgjigjur në pyetjet e REL-it, ndërsa ATK-ja ka vlerësuar se kjo çështje i takon Inspektoratit të Punës.

Kryesuesi i Sindikatës, Azemi, beson se Qeveria duhet t’i subvencionojë kompanitë e kontraktuara, në mënyrë që ato të kenë mundësi financiare t’i paguajnë punëtorët e tyre sipas vendimit për pagën minimale.

Ai beson se MFPT-ja është dashur ta dijë se një problem i tillë do të shfaqej dhe fakti që nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për t’i subvencionuar kompanitë e kontraktuara nga institucionet shtetërore, “është qesharak”.

“Është obligim i Qeverisë së Kosovës, nuk është obligim i kompanive”, thotë Azemi.

Por, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) nuk pajtohet.

Në një përgjigje për REL-in, nga kjo ministri thonë se, fillimisht, asnjë kompani nuk ka kërkuar subvencionim të tillë dhe se ajo “nuk është përgjegjëse për të pranuar kërkesa nga bizneset”.

“Presim që kompanitë ta zbatojnë këtë ndryshim dhe të mos paguajnë nën këtë prag. Ky obligim është i qartë dhe i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit”, thuhet në përgjigjen e MFPT-së.

Vendimi për rritjen e pagës minimale ka hyrë në fuqi më 1 tetor.

Sindikata e Punëtorëve Teknikë kërkon që humbja e punëtorëve në pagë gjatë muajve tetor, nëntor, dhjetor dhe muajve të ardhshëm, derisa të gjendet një zgjidhje, t’u kompensohet atyre në mënyrë retroaktive.

Përndryshe, Azemi paralajmëron se do të ngrenë padi ndaj vetë Qeverisë së Kosovës.

“Nuk mund të jetë i përkryer asnjë ligj, por te ne kryesore është që atë ligj që e kemi në fuqi, ta respektojnë ata që e kanë nxjerrë. Qeveria e Kosovës po i shkel vetë vendimet që i ka nxjerrë”, thotë Azemi.

Jakaj nga IKD-ja sqaron se i gjithë procesi lidhur me pagën minimale, është përcjellë me parregullsi. Procedura ligjore parasheh që fillimisht Qeveria, në fund të çdo viti kalendarik, të propozojë pagë minimale në bazë të një propozimi nga Këshilli Ekonomik dhe Social (KES).

Por, KES-i – që përbëhet nga pesë përfaqësues të punëtorëve (sindikatave), pesë përfaqësues të punëdhënëseve (odat ekonomike) dhe pesë zyrtarë që caktohen nga Qeveria – nuk është funksional që nga viti 2023.

Më 18 prill të atij viti, anëtarëve u ka skaduar mandati katërvjeçar dhe MFPT-ja ende nuk është angazhuar për rifunksionalizimin e tij.

“Në mungesë të konsultimeve me sindikatat, me odat ekonomike dhe me publikun, e po ashtu dhe në mungesë të përgatitjeve të nevojshme të tjera, tanimë janë shfaqur situata problematike, ku shumë nga kompanitë kanë nënshkruar kontrata me institucionet publike, bazuar në pagën minimale të mëparshme prej 170 eurosh”, thotë Jakaj.

“Me rritjen e pagës minimale, këto kontrata janë bërë të vështira për t’u zbatuar, pasi kostot operative janë rritur në mënyrë të ndjeshme”, shton ai.

Jakaj propozon që vlera e kontratave të përditësohet tani, në mënyrë që të mos dëmtohen financiarisht as kompanitë, e as punëtorët.

“Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për t’i rishikuar kontratat ekzistuese midis kompanive private dhe institucioneve publike, duke përfshirë klauzola që reflektojnë rritjen e pagës minimale, duke qenë se kjo kërkesë është në pajtim me Ligjin për prokurimin publik”, thotë ai.

Për Sylejmanin, i punësuar si rojë fizike në QKUK, pak rëndësi ka se kush e ka fajin. Ai vetëm shpreson që atij dhe kolegëve të tij do t’u respektohen të drejtat.

“Ne po kërkojmë atë që na takon. Për atë që s’na takon, s’po i kërkojmë askujt të na e japë”, thotë ai. /REL/

The post Me pagë nën minimale, punëtorët e sigurimit dhe mirëmbajtjes shkelen në institucione appeared first on Telegrafi.

Programi i strehimit social/ Veliaj: Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët

By: lia rda
11 January 2025 at 13:13

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet e kaluara, të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe theksuan se subvencionimi i interesit të kredisë së butë u ka ndryshuar jetën. Në fjalën e tij, Veliaj tha se skema e re e strehimit përfshin rritje të numrit të kredive, në 1200 të tilla, dhe shtoi se është bërë përditësimi i çmimit të referencës për blerjen e një shtëpie.

“Me skemën e re kemi më shumë mundësi: do të japim 1200 kredi të buta nga 1700 aplikime që kemi deri tani. Pra, do të përfitojnë kredi të butë më shumë se 50% e aplikuesve; diçka e paprecedentë, duke qenë se më përpara fitues shpalleshin 10-20% e aplikuesve sepse interesi ishte shumë i madh, por mundësitë më të vogla. Ne hidhnim në treg 300-400 kredi, sot kemi 1200. Jo vetëm kaq, por çmimet janë të përditësuara, si dhe për herë të parë projektin e kemi hapur përtej familjeve burrë e grua, çift i ri, duke përfshirë familje që mund të ketë kaluar situata shumë të vështira”, shpjegoi ai.

Veliaj u shpreh se sot shumica e qytetarëve të Tiranës janë pronarë të një shtëpie, ndryshe nga kryeqytetet e tjera evropiane, ku bashkitë kanë në pronësi një pjesë të konsiderueshme të pasurive të paluajtshme. Kësisoj, ai sqaroi se rritja e çmimit të pronave është një lajm i mirë për shumicën e qytetarëve pronarë të një pasurie të paluajtshme sepse prona e tyre sot vlen më shumë. “Kur dëgjoj këta që ulërasin poshtë bashkisë apo nëpër televizione – që e kanë shtëpinë disa herë më të madhe se timen, dhe vilat nuk u numërohen dot me gishtat e njërës dorë, – që arsyetojnë për çmimin e pronave, them mundohet t’ia qajë zengjini hallin fukarait, ndërkohë që, mjafton një logjikë e thjeshtë për të kuptuar se rritja e vlerës së pronës për 90% të qytetarëve që janë pronarë është lajm i mirë sepse rritet ajo që kanë në shtëpi, që është e tyrja. Ndërkohë, për këtë 10% tjetër kemi programe si ky i kredive të buta”, shtoi ai.

Duke u ndalur te disa prej nismave të bashkisë dhe qeverisë, kryebashkiaku Veliaj tha se ky vit do të jetë viti i reformave të rëndësishme dhe të qëndrueshme për qytetin e Tiranës. “Unë ia kam kushtuar jetën këtij qyteti, dua që këtë vit të kemi reformat më të mëdha të solidaritetit që ka pasur ndonjëherë. Jam shumë i lumtur që këtu po mbajmë hapin edhe me qeverinë, me rritjen që u bëri e pensioneve, dha bonusin, do të ketë edhe një tjetër në mars. Qeveria bëri uljen e çmimit të energjisë dhe do të vazhdojë të mbështesë shtresat në nevojë. Edhe bashkia e bëri falas abonenë për pensionistët, ndërsa studentët udhëtojnë falas prej një viti. Po ashtu, u subvencionojmë me 50% koston e konviktit. Jemi e vetmja bashki në rajonin tonë, e cila e ka falas udhëtimin me autobus për studentët dhe pensionistët. Kjo është politika sociale për të cilën kemi nevojë”, përmbylli Veliaj./abcnews.al

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

By: Mirgen
25 December 2024 at 21:30

Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha të mërkurën se autoritetet në vendin e tij po hetojnë rreth dëmit që u është shkaktuar kabllëve elektrike nënujorë që janë të lidhura me Estoninë. Një ndërprerje e paplanifikuar në linjën ‘Estlink 2’ ndodhi gjatë ditës sipas njoftimit të kompanisë finlandeze Fingrid duke, zvogëluar kapacitetin e prodhimit në 358 […]

The post Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë appeared first on BoldNews.al.

Komuna e Gjilanit nënshkruan memorandum për Banimin Social Adekuat – 37 milionë euro për familjet në nevojë

24 December 2024 at 22:30

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për projektin e Banimit Social Adekuat.

Në njoftimin e komunës thuhet se ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfshirë edhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky projekt kap vlerën prej 37 milionë eurosh, derisa theksoi se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Kryetari i komunës, tregoi disa nga pikat kryesore të këtij projekti janë: Ndërtimi i projekteve të reja për banim social. Rinovimi i njësive ekzistuese të banimit social. Rindërtimi apo rinovimi i shtëpive private për familjet e cenueshme.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se përkushtimi për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës vazhdon, dhe jam i bindur se ky projekt do të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme për ata që kanë më shumë nevojë. /Telegrafi/

The post Komuna e Gjilanit nënshkruan memorandum për Banimin Social Adekuat – 37 milionë euro për familjet në nevojë appeared first on Telegrafi.

Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

By: Ardit
23 December 2024 at 16:30

Kush ndërmer guximin ti kthehet kujtimeve aspak të bukura të kohës së Covidit me siguri e mban mend një akt, sa të çmendur po aq dhe qesharak. Në betejën e ethshme për të luftuar virusin, kryeministri ynë vendosi të nxjerrë autoblindat në bulevardet e kryeqytetit. Bashkë me masat dhe oraret që shpallte nga kulla e […]

The post Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌