Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

IKMT liron hapësirat publike tek stadiumi “Air Albania”

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar sot operacionin për lirimin e hapësirave publike.

Mjete të IKMT, të shoqëruara nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë liruar sot hapësirat publike të zëna nga subjektet pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”.

Autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.

/gj.m//a.f//r.e/

The post IKMT liron hapësirat publike tek stadiumi “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stadiumi që do të ishte më i madh se Wembley u la i braktisur për vite me radhë – shikoni gjendjen e tij sot

1 July 2025 at 20:20

Një projekt madhor në futbollin kinez, që synonte ndërtimin e stadiumit më të madh në botë me një kapacitet prej 100,000 ulësesh dhe një kosto prej 1.6 miliard euro, më në fund ka rifilluar pas një periudhe dyvjeçare stagnimi.

Stadiumi ishte parashikuar të linte pas Wembleyn dhe Camp Noun për nga madhësia, dhe do të shërbente si shtëpia e re e Guangzhou FC, skuadrës më të suksesshme në historinë e Superligës Kineze.

Pas sukseseve të mëdha në dekadën e kaluar, përfshirë 8 tituj kampionë dhe 2 Liga të Kampionëve të AFC-së, klubi nisi ndërtimin e stadiumit në vitin 2020, duke zgjedhur një dizajn frymëzuar nga lulja e lotusit.

Por pas krizës financiare të Grupit Evergrande, i cili kishte investuar fuqishëm në klub dhe projekt, qeveria kineze ndërhyri, duke sekuestruar stadiumin pas akumulimit të një borxhi prej rreth 260 miliardë euro.

Klubi përjetoi një rënie drastike, falimentoi dhe u shpërbë, duke kaluar nga një projekt me kosto rekord te stadiumi i përkohshëm me vetëm 18,000 ulëse.

Për gati dy vjet, objekti që duhej të ishte ikonë globale e futbollit qëndroi i braktisur dhe i papërfunduar, ndërsa vinçat dhe skelat mbetën në vend.

Dizajni i guximshëm i lules së lotusit nuk u realizua. Imazhi: AFP

Në vitin 2024, projekti iu dorëzua Grupit Shtetëror të Investimeve në Ndërtim të Qytetit Guangzhou, i cili vendosi të rifillojë ndërtimin, por me një version më të përballueshëm.

Kostoja e re është reduktuar në 300 milionë euro dhe kapaciteti është shkurtuar në 73,000 ulëse, ndërsa dizajni i lules së lotusit është hequr përfundimisht. /Telegrafi/

The post Stadiumi që do të ishte më i madh se Wembley u la i braktisur për vite me radhë – shikoni gjendjen e tij sot appeared first on Telegrafi.

“Provokacija” nis me stadiumin/ Federata Serbe: Ndaj Shqipërisë luhet në “Rajko Mitic”

By: xhir jeta
13 June 2025 at 12:36

Nuk do të kthehemi në “vendin e krimit”. Stadiumi i Partizanit, aty ku ndodhi skandali I tetorit të vitit 2014 është hequr nga lista për ndeshjen Serbi-Shqipëri, por gjithsesi, kuqezinjtë do të jenë sërish në Beograd.

Fillimisht, po mendohej që ndaj shqiptarëve dhe Anglisë të luhej në stadiumin e qytetit Leskovac, në Serbinë e Jugut, aty ku serbët fituan 3-0 ndaj Andorrës.

Gjithsesi, vendimi i Federatës Serbe të Futbollit ishte I ndryshëm, ishte që të luhet në 9 shtator kundër Anglisë dhe në 11 tetor përballë Shqipërisë në stadiumin “Rajko Mitiv” të Crvena Zvezdës.

Po flasim për impiantin më të madh të futbollit në vend, me kapacitet mbi 51 000 spektatorë.

Federata sqaron se u zgjodh stadiumi që tifozët e quajnë “Marakana” për arsye organizative dhe të sigurisë, jo vetëm për shkaqe sportive, dhe se gjithçka u bë në këshillim me UEFA-n.

Besimi është se rreth 50 000 spektatorë do t’i japin shumë më tepër mbështetje përfaqësueses serbe sesa 8 000 në Leskovac.

Gjithsesi, dashur pa dashur, gjithçka u politizua sepse për këtë vendim foli nga Praga edhe presidenti I Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Dua që t’iu them sesi mundet që Federata jonë e Futbollit dhe të tjerët nuk munden të përballojnë 5 minuta presion nga ambasada angleze dhe nga të tjerët që kërkojnë që ndeshja me anglezët të luhet në Beograd, dhe pas dy ditësh presion e ndryshojnë vendimin që ndeshja të luhet në Beograd. Le të mbetet e shkruar që unë kam qenë që ndeshja të luhej në Leskovac, sepse njerëzit në Leskovac nuk vlejnë më pak sesa ata në Beograd. E mbështetën në mënyrë të jashtëzakonshme kombëtaren ndaj Andorrës, ndaj së cilës do të kishte pasur vetëm 300 tifozë në Beograd. Tani vijnë anglezët dhe na thonë se nuk u pëlqen në Leskovac. Mua nuk më bëhet vonë që atyre nuk u pëlqen të luajnë në Leskovac. Ne kemi marrë 10 kërkesa nga ambasada, por nuk I jam përgjigjur asnjërës”.

As kombëtarja shqiptare dhe as skuadrat tona të klubeve nuk kanë luajtur ndonjëherë në stadiumin “Rajko Mitiç”, por thuajse ekskluzivisht në stadimin e Partizanit.

Kështu në 12 nëntor 1967, kur Jugosllavia fitoi 4-0 në eliminatorët e Europianit, dhe në tribuna duken qartë shqiptarë nga Kosova me qeleshet e tyre.

Po aty në 14 tetor 2014, kur shpërtheu dhuna ndaj kuqezinjve, dhe ai është stadiumi ku Sokol Kushta shënoi golin e madh në 1987, që kualifikoi Flamurtarin ndaj Partizanit të Beogradit.

Masat për Shqipëri–Serbi, FSHF: Kontrolle strikte dhe zero tolerancë për shkelësit

By: Besnik
7 June 2025 at 15:35

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një listë me rregulla të rëndësishme për të gjithë tifozët që do të ndjekin sfidën në stadiumin “Air Albania”.

FSHF thekson se hyrja në stadium do të jetë e mundur vetëm për ata që janë të pajisur me mjet identifikimi dhe një biletë të vlefshme. Të gjithë tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara nga stjuardët, dhe nuk do të lejohet në asnjë rast kalimi i pengesave rrethuese.

Në njoftim theksohet se do të ketë tolerancë zero ndaj çdo veprimi që përbën shkelje ligjore, si: mbajtja e armëve të zjarrit apo armëve të ftohta, përdorimi i biletave false, futja në fushën e lojës, si dhe shpalosja e parrullave që nxisin urrejtje apo dhunë.

FSHF rikujton se stadiumi është nën mbikëqyrje të vazhdueshme me kamera sigurie, dhe çdo shkelje do t’i referohet menjëherë organeve ligjzbatuese.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të zhvillohet në një atmosferë të ndezur, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda dhe jashtë stadiumit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Masat për Shqipëri–Serbi, FSHF: Kontrolle strikte dhe zero tolerancë për shkelësit appeared first on Euronews Albania.

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF, tifozëve: Rregullat për të hyrë në stadium, do jeni të vëzhguar me kamera sigurie

7 June 2025 at 11:56

Këtë të premte, 7 qershor, ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Grupin K, për eleminatorët e Kupës së Botës 2026.

Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u ka kujtuar tifozëve rregullat për hyrjen në stadium, si dhe sendet e ndaluara. FSHF kujton se tifozët do të jenë të vëzhguar në çdo moment me kamera të sigurisë.

The post Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF, tifozëve: Rregullat për të hyrë në stadium, do jeni të vëzhguar me kamera sigurie appeared first on Sot News | Lajme.

Gazetarët serbë habiten me “Air Albania”/ Nuk do ta besonit se aty luhej futboll

By: user 6
6 June 2025 at 21:15

Të shtunën në mbrëmje Shqipëria do të presë Serbinë në një sfidë për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm në stadiumin “Air Albania”. Mediat serbe po i kushtojnë rëndësi çdo detaji në prag të kësaj sfide. Një prej tyre është edhe forma e stadiumit me kullë. “Kurir.rs” shkruan se Serbia do të nisë kualifikimet për Kupën e Botës në një stadium modern, por shumë të çuditshëm në Tiranë.

“Stadiumi “Air Albania” është padyshim stadiumi më modern i futbollit në Shqipëri dhe një nga ndërtesat sportive më moderne në Ballkan. Ndodhet në qendër të Tiranës, ndërtimi i tij filloi në shtator 2016 dhe u hap zyrtarisht më 17 nëntor 2019 me ndeshjen Shqipëri – Francë (0:2) në kualifikueset e Kupës së Botës. Megjithatë, ndeshja e parë që u luajt në këtë fushë ishte një ndeshje miqësore midis klubeve të futbollit të femrave Vllaznia dhe Apollonia” – nis shkrimi i “Kurir”.

Më pas thuhet se “pamja nga jashtë nuk të jep përshtypjen se është një stadium, sepse ka restorante dhe kafene të shumta, një hotel, dyqane me rroba dhe këpucë të markave të njohura, si dhe një kazino që punon pa ndërprerje. Reflektorët nuk janë të dukshëm dhe duket më shumë si një qendër tregtare, gjë që nuk do të ishte një pohim i gabuar.

Muzeu i Futbollit Shqiptar ndodhet në katin e pestë, dhe i gjithë kompleksi ka salla konferencash, një qendër spa dhe një garazh nëntokësor. Mund ta krahasojmë këtë me stadiumin në çatinë e qendrës tregtare në Beograd, ku luan Voždovac, me një koncept dhe plan të ndryshëm. Kulla unike brenda stadiumit është 112 metra e lartë dhe është ndërtesa më e lartë në Shqipëri.

Ndërtimi i stadiumit nuk kushtoi 10 milionë, por ishte e nevojshme që Federata e Futbollit e Shqipërisë të mbështeste kompaninë private “Albstar”, e cila shtoi edhe 65 milionë euro të tjera. Në këmbim, kompania mori të drejtën për të menaxhuar hapësirën në kompleks, domethënë hapësirën ku ndodhet e gjithë përmbajtja.

Vetëm një ekip serb ka luajtur në këtë stadium. “Cervena Zvezda” e kujton me nostalgji “Air Albania”, pasi më 25 gusht 2020, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, ata mundën Tiranën 1:0. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Tomane në minutën e 60-të, dhe meqenëse ndeshja u luajt sipas “rregullave të koronavirusit” të atëhershme, nuk kishte tifozë dhe as ndeshje rikthimi, por një ndeshje vendosi se kush do të shkonte në raundin tjetër.

Në stadiumin ku Serbia do të luajë të shtunën, u luajt një ndeshje për trofeun në garat evropiane. Roma e mposhti Feyenoordin 1:0 në finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2022. Ajo ndeshje konsiderohet më e rëndësishmja që është luajtur në stadiumin “Air Albania”, por edhe një nga ngjarjet më të mëdha sportive të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri” – shkruan “Kurir”.

Stadiumi Air Albania
Kapaciteti: 22,000 vende
Ndërtimi: nga viti 2016 deri në vitin 2019
Çmimi: 75 milionë euro
Hapja zyrtare: Shqipëri – Francë (0:2)
Përmban: Hotel, dyqane veshjesh të markave të njohura, Restorante luksoze, Kazino, Qendër spa.

/Përgatiti në shqip LAPSI.al

The post Gazetarët serbë habiten me “Air Albania”/ Nuk do ta besonit se aty luhej futboll appeared first on Lapsi.al.

FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve

31 May 2025 at 14:42

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin ndaj Andorrës, FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me qeverinë botërore të futbollit për mënyrën e zbatimit të vendimit dhe lehtësimin e masave të stadiumit.

Burime bëjnë me dije se FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për të vendosur përsëri tifozë në tribunat pas porte për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor. Kjo pas përgatitjes së një plani të përmirësuar kundër diskriminimit dhe angazhimit të FSHF-së për të parandaluar çdo sjellje të papranueshme. Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

The post FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve appeared first on Sot News | Lajme.

Stadiumi i ri i Kavajës, shpallet projekti fitues për impiantin sportiv të qytetit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Qyteti i Kavajës do të ketë së shpejti një stadium të ri futbolli, i cili do të ndërtohet mbi bazën e një projekti ambicioz dhe bashkëkohor.

Projekti fitues, i shpallur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në prani të përfaqësuesve të FSHF-së, Bashkisë së Kavajës, arkitektëve vendas e të huaj, si dhe studios arkitekturore “Focus Architecture”, sjell një vizion të ri për impiantin sportiv të qytetit.

Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s, niveli më i lartë për infrastrukturën futbollistike. Ai do të jetë i përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve në të gjitha kategoritë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Përtej funksionit sportiv, projekti përfshin edhe hapësira të dedikuara për komunitetin, me ambiente që mund të shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme publike apo sociale. Arkitektura moderne, efikasiteti funksional dhe integrimi me hapësirat urbane e kthejnë këtë impiant në një qendër të rëndësishme për Kavajën.

Ky investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Kavajës synon të vendosë një standard të ri për infrastrukturën sportive në qytetet e vogla shqiptare.

/r.e/a.f/

The post Stadiumi i ri i Kavajës, shpallet projekti fitues për impiantin sportiv të qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre të rinj kapen me mjete të rrezikshme në ndeshjen Partizani–Elbasani

By: Besnik
28 April 2025 at 11:34

Policia e Tiranës ka referuar materialet në prokurori për tre të rinjtë, të cilët janë futur në stadium me sende të palejuara, ndërsa njëri prej tyre ka hedhur sende të forta në fushë.

Në njoftimin e saj, policia shprehet se gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, një prej këtyre të rinjve, konkretisht 25-vjeçari B. H., ka hedhur sende të forta në fushë.

Ndërsa 35-vjeçarit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike dhe 36-vjeçarit E. P. iu gjet një mjet prerës.

Të tre personat do të procedohen nga prokuroria në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës. Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre të rinj kapen me mjete të rrezikshme në ndeshjen Partizani–Elbasani appeared first on Euronews Albania.

Rama thotë se do ndërtojë 3 stadiume të reja… me siguri me kullë

By: user 5
16 April 2025 at 19:01

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.

Po ashtu Rama premtoi edhe transformim të Pallatit të Sportit, me qëllim për të pritur -siç tha ai- finale të nivelit ndërkombëtar.

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar.

Besoj që nuk mund të rrime në vend numëro vetëm me një pistë atletike, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë hapësirë edhe për atletikën. Është mbretëresha e sporteve”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu tha se tashmë është zgjidhur problemi i kampioneve, të cilët nuk do të enden më rrugëve pasi FA kanë ndërtuar një sistem gradash që i kthen ata në asete.

Kreu i qeverisë premtoi edhe rritje për buxhetin në komitetin olimpik dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

“Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të komitetit olimpike. Ka ardhur koha që të ulemi dhe të mbyllim edhe çështjen e ligjit te sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne nga ana financiare, por sot është e mundur. Më e mira është përpara dhe besoj se kështu është. Nëse sot ne kemi”, deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se Durrësi do të shndërrohet një kompleks akademish sportive, pasi aty pritet që përveç akademisë së Manchester City të krijohet edhe akademia e tenisit dhe ajo e NBA.

“Nëse sot ne kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej deri disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City, shumë shpejt do kemi gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës ku ashtu siç e kemi dhe biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City do krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.

Jemi duke hedhur hapat për të ndërtuar edhe akademinë e tenisit akademinë e Rafa Nadalit po në Durrës. Kemi filluar edhe diskutimet me NBA për akademinë e NBA. Atyre u pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje. Kështu që Durrësit do ta bëjmë një destinacion të një kompleksi akademish sportive”, deklaroi Rama.

The post Rama thotë se do ndërtojë 3 stadiume të reja… me siguri me kullë appeared first on Lapsi.al.

PAMJET/ Kështu do të duket stadiumi i ri me kullë “Selman Stërmasi”

By: user 6
4 April 2025 at 22:31

OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k është shpallur fituese e konkursit për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi”.

OMA është një firmë arkitekturore ndërkombëtare me zyra në Rotterdam, Nju Jork, Hong Kong, Doha dhe Australi. Kryetarja e jurisë ndërkombëtare, Amanda Levete, shprehu disa sugjerime lidhur me projektin.

“Kemi edhe disa sugjerime që do donim t’i shihnim në projektin e përfunduar, për të rafinuar formën e fasadave si për ndërtesat tregtare, ashtu edhe për stadiumin. Do donim që kjo ndërtesa të jetë më pak ndërtesë dhe më shumë në formën e një kulle sahati dhe një obelisku. Ishim jo fort të bindur për aktivitetin publik në tarracë dhe sugjerojmë që përdorimi për energji diellore të jetë aty”, tha Amanda Levete.

Në eventin e shpalljes së fituesit të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, pesë skuadrat finaliste prezantuan përpara jurisë konceptet arkitektonike për një stadium krejtësisht të ri, sipas standardeve të UEFA-s, kategorisë IV.

Korporata e Investimeve Shqiptare kishte hapur zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, në fillim të këtij viti. Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende.

Ai u ndërtua në vitin 1956 dhe u emërua “Stadiumi Dinamo” deri në vitin 1991 kur iu dha emri i ri. Aktualisht stadiumi ka 9 mijë e 500 vende dhe i është nënshtruar disa herë rikonstruksioneve të ndryshme.

The post PAMJET/ Kështu do të duket stadiumi i ri me kullë “Selman Stërmasi” appeared first on Lapsi.al.

Konkursi për stadiumin “Selman Stermasi”, Rama: Një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet

By: xhir jeta
4 April 2025 at 11:20

Një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama garën e celur për ndërtimin e stadiumin Selman Stermasi. I pranishëm në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, Rama njoftoi ndër të tjera projektet e reja sportive.

“Një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet. Të gjithë janë të ftuar të shohin të treja këto mundësi zhvillimi. Nuk janë stadiume por qendra të reja urbane në Durrës Vlorë dhe korcë tani i vjen radha stadiumi Selman Stermasi edhe ky është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane, që jam i bindur do jemi në kushtet do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje të mirë. Dua të përmend këtu edhe disa procese të tjera ndërtimi i qendrës së re administrative pranë Selman Stërmasi, që do akomodojë 14 institucione.

Godinës së re të Kadastrës, Jemi në diskutime për akademinë e NBA në Durrës. Në fund, së shpejti IC do të shpallë edhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe bregdet. Një sistem I ri ku do përfshijmë gjithë arkitektët ndërkombëtarë, me të cilët do të organizojmë edhe festivalin e arktitekturës në tiranë në fillim qershor.

Duke u kthyer te parkimi, i përgjigjemi një sfide të madhe të këtij zhvillimi, qarkullimi po jep shenja vështirësie të dukshme.  I kënaqur që në Tiranë organizojmë të tilla aktivitete që celebrojnë krijimtarinë, zhvillimin dhe janë në sytë e publikut.” -u shpreh Rama.

Skuadrat konkurruese për stadiumin “Selman Stermasi”: 

OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment
Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k ”

“Far Frohn & Rojas + sbp-schlaich-bergermann-partner + TOPOTEK I + Transsolar
Klimaengineering + Adrian Paci + Progeen sh.p.k”

“Foster & Partners + Artech Studio sh.p.k + Artech Group + Bolv Oil”

“ZAHA HADID Architects + AGIKONS sh.p.k”

“Office KGDVS + l’AUC + Baukuh + ARQUITECTURA-G + Yellow Office + Ne Arkitektët + Matilde
Cassani + Bollinger & Grohmann + ALES Construction” /abcnews.al

“Tirana rrezikon prej fushës”, Sejdini: Skandal që dy ekipet e kryeqytetit janë pa stadium

By: armand
2 April 2025 at 16:16

E thotë edhe vetë se është disi subjektiv. Faruk Sejdini është dinamovit i vjetër e padyshim që do të pëlqente që blutë e kryeqytetit të merrnin titullin pas kaq kohës. Në një intervistë për Abc News, ish-trajneri i njohur i futbollit shqiptar gjithsesi sheh një rivalitet në krye të Superligës. “E ndjek Dinamon në të […]

The post “Tirana rrezikon prej fushës”, Sejdini: Skandal që dy ekipet e kryeqytetit janë pa stadium appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Mungesa e biletave në sektorin ultras sjell konflikt në Air Albania, tifozët shajnë në kor Armand Dukën

By: M C
24 March 2025 at 21:22

Stadiumi Air Albania është paralizuar për disa minuta pas një bojkoti të ‘Tifozave Kuq e Zi’ dhe ‘Illyrian Elite’.

Kjo pasi këta tifoza për shkak të një konflikti që kanë pasur me FSHF-në për mungesën e biletave për sektorin ultras, kanë nisur të shajnë në kor Armand Dukën.

Pasi nisi ndeshja ndaj Andorrës, tifozët u larguar nga stadiumi për 15 minuta. Dhe më pas u rikthyen sërish në Air Albania.

The post VIDEO/ Mungesa e biletave në sektorin ultras sjell konflikt në Air Albania, tifozët shajnë në kor Armand Dukën appeared first on Albeu.com.

FOKUS – ”Manchester United” ndërton stadiumin dy miliardësh për 100 000 spektatorë

LONDËR, 11 mars /ATSH-DPA/ – ”Manchester United” ka njoftuar planet për një stadium të ri 100 000 vendesh, që bashkëpronari sër Jim Ratcliffe thotë se do të jetë stadiumi më i madh i futbollit në botë.

Klubi i Premier League ka qenë duke shqyrtuar nëse do të rizhvillojë stadiumin në Old Trafford ose do të ndërtojë një stadium të ri.

”United” tani ka konfirmuar synimin për të ndërtuar një stadium të ri 100 000 vendesh si qendra e rigjenerimit të zonës së Old Trafford.

Ratcliffe vlerësoi se një stadium i ri do të kushtonte rreth dy miliardë paund (2,6 miliardë dollarë) kur ai e diskutoi atë vitin e kaluar dhe shefi ekzekutiv i ”United”, Omar Berrada tha sot se ishte mjaft i sigurt se klubi do të ishte në gjendje të siguronte financimin për projektin.

Modele të shkallëzuara dhe imazhe konceptuale se si mund të duken Old Trafford-i i ri dhe zona përreth u zbuluan sot në mëngjes në selinë qendrore të arkitektëve “Foster+Partners” në Londër.

“Sot shënon fillimin e tij një udhëtim tepër emocionues drejt dorëzimit të atij që do të jetë stadiumi më i madh i futbollit në botë, në qendër të një Old Traffordi të rigjeneruar”, tha Ratcliffe.

“Stadiumi ynë aktual na ka shërbyer shkëlqyeshëm për 115 vitet e fundit, por ka mbetur prapa arenave më të mira në sportin botëror. Duke ndërtuar pranë zonës ekzistuese, ne do të jemi në gjendje të ruajmë thelbin e Old Trafford, ndërsa krijojmë një stadium vërtet të avancuar që transformon përvojën e tifozëve vetëm pak hapa nga shtëpia jonë historike”, theksoi ai./ /os/

The post FOKUS – ”Manchester United” ndërton stadiumin dy miliardësh për 100 000 spektatorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërtimi i kullave në pronat shtetërore, cilat janë kompanitë që kaluan fazën e parë

20 February 2025 at 08:03

Zhvillimi i pronave shtetërore në partneritet me privatin për disa projekte specifike ka kaluar në një tjetër fazë. Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) bëri të ditur se faza e dytë e konkurrimit për kompanitë që kanë kaluar fazën e parë të kualifikimit hapet zyrtarisht më 24 shkurt. Kjo datë është bërë e ditur veç për […]

The post Ndërtimi i kullave në pronat shtetërore, cilat janë kompanitë që kaluan fazën e parë appeared first on BoldNews.al.

Investimi në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, FSHF synon të rrisë numrin e fushave për të rinjtë

8 February 2025 at 16:43

Investimi TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Sot është inauguruar investimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, një projekt që synon të krijojë kushte më të mira për përgatitjen e futbollistëve të rinj.

Në këtë event, që u zhvillua para ndeshjes Skënderbeu U15 – Shënkolli U15, morën pjesë Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, Jani Kaçi, dhe Kryetari i SHRF Korçë, Ilirjan Përmeti.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se synimi i FSHF-së është të rrisë sa më shumë numrin e fushave sportive, në mënyrë që të rinjtë të stërviten në kushte sa më të mira.

“Synimi i Federatës së Futbollit është të rrisim sa më shumë numrin e fushave ku do të stërviten të rinjtë. Pa fusha të mira, ne nuk mund të kërkojmë cilësi. Do të vazhdojmë në bashkëpunim me Qeverinë dhe Bashkitë për të rritur numrin e fushave. Synimi i Federatës së Futbollit është që në vitin 2030 të dyfishojmë apo trefishojmë sasinë e fushave stërvitore ku mund të luajnë fëmijët tanë”, tha Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.

Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, Jani Kaçi, vlerësoi Federatën e Futbollit për krijimin e ambienteve moderne sportive.

“Sot këta djem janë të nderuar dhe të respektuar. Duhet t’i jenë mirënjohës Federatës së Futbollit që ka investuar në krijimin e ambienteve moderne sportive. Falënderoj FSHF-në”, tha Jani Kaçi.

Ky impiant në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për klubet dhe akademitë e futbollit në zonë, duke u ofruar futbollistëve kushte më të mira për stërvitje.

/a.f/

The post Investimi në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, FSHF synon të rrisë numrin e fushave për të rinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje mes tifozëve në Dinamo – Elbasani, disa të shoqëruar nga policia

By: user 6
19 January 2025 at 22:48

Ndeshja e Kategorisë Superiore mes Dimanos dhe Elbasanit është shoqëruar me tensione dhe dhunë mes dy tifozerive, pas përfundimit të ndeshjes 3 me 1 për Dinamon.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Mediat raportojnë se policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt, ndërkohë që raportohet edhe për një tifoz të lënduar.

Ashtu siç ndodh rëndom në shkallët e stadiumeve kur ka tension, tifozët kanë shkatërruar edhe një pjesë të stolave.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në përplasjet e dhunshme në stadium.

Kaosi mes tifozëve nisi në pjesën e dytë pas golit të dytë të shënuar nga Dinamo. Takimi mes Dinamos dhe Elbasanit vlen për javën e 21-të të kampionatit.

The post Përplasje mes tifozëve në Dinamo – Elbasani, disa të shoqëruar nga policia appeared first on Lapsi.al.

“Selman Stërmasi” kthehet në stadium me kullë? Ndërtuesit do i falen mijëra m² truall

By: Ardit
28 December 2024 at 18:21

Nga Arbjona Çibuku dhe Erblin Vukaj  Qeveria ka hapur garën për ndërtimin e stadiumit të ri “Selman Stërmasi” me premtimin për investim madhor në bashkëpunim me sektorin privat. Projekti synon transformimin e infrastrukturës sportive dhe urbane të zonës duke i hapur rrugë ndërtimeve në hapësirat krah stadiumit. Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), organ në varësi […]

The post “Selman Stërmasi” kthehet në stadium me kullë? Ndërtuesit do i falen mijëra m² truall appeared first on BoldNews.al.

❌
❌