Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

MALAJZI – Tajlanda dhe Kamboxhia drejt bisedimeve për t’i dhënë fund lufimeve

28 July 2025 at 09:14

BANGKOK, 28 korrik  – Presioni ndërkombëtar po rritet ndaj Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i dhënë fund përleshjeve kufitare që kanë detyruar mbi 100,000 persona të largohen nga banesat e tyre, në prag të një takimi të nivelit të lartë sot  mes liderëve të dy vendeve .

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në një postim  dje në rrjetin X  duke njoftuar se zyrtarë të Departamentit të Shtetit ndodhen në Malajzi për të mbështetur përpjekjet për paqe.

Rubio dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar biseda me homologët e tyre në Tajlandë dhe Kamboxhia, tha sekretari i shtetit. “Duam që ky konflikt të marrë fund sa më shpejt”, shtoi ai.

Luftimet e ashpra shpërthyen të enjten në kufirin tajlandezo-kamboxhian dhe kanë vazhduar që prej atëherë, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur në të dyja palët. Secila palë fajëson tjetrën për nisjen e dhunës.

Një samit mes kryeministrit kamboxhian Hun Manet dhe kryeministrit të përkohshëm tajlandez Phumtham Wechayachai pritet të zhvillohet sot pasdite në Putrajaya, Malajzi, që aktualisht mban presidencën  e radhës të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Hun Manet shkroi në Facebook se zyrtarë kinezë do të marrin gjithashtu pjesë. “Takimi është organizuar nga Malajzia dhe bashkëorganizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Bottom of Form

 

The post MALAJZI – Tajlanda dhe Kamboxhia drejt bisedimeve për t’i dhënë fund lufimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tajlanda dhe Kamboxhia dakordësohen për bisedime pas katër ditësh luftime

By: Re Nato
27 July 2025 at 18:22

Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias do të marrin pjesë në bisedimet e ndërmjetësimit të hënën në Malajzi. lidhur konfliktin e tyre vdekjeprurës.

Kjo u konfirmua nga qeveria tajlandeze, edhe pse të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e sulmeve të reja me artileri në zonat e kontestuara.

Bisedimet janë planifikuar të fillojnë në orën 15:00 sipas orës lokale të hënën, me kryeministrin në detyrë Phumtham Wechayachai që kryeson ekipin negociator tajlandez, njoftoi qeveria në një deklaratë të dielën në mbrëmje.

Malajzia, e cila kryeson forumin e bashkëpunimit rajonal të ASEAN-it, ka informuar qeverinë tajlandeze se në bisedime do të marrë pjesë edhe kryeministri kamboxhian Hun Manet, thuhet në deklaratë.

Tensionet midis Tajlandës dhe Kamboxhias janë intensifikuar që nga vrasja në fund të majit e një ushtari kamboxhian gjatë një përleshjeje të shkurtër kufitare. Trupat kufitare nga të dyja palët u përforcuan mes një krize të plotë diplomatike që e çoi qeverinë e brishtë të koalicionit të Tajlandës në prag të kolapsit.

Armiqësitë rifilluan të enjten dhe, brenda vetëm katër ditësh, u përshkallëzuan në luftimet më të ashpra midis fqinjëve të Azisë Juglindore në më shumë se një dekadë./abcnews.al

FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën, pavarësisht apelit të Trump

BANGKOK, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Pavarësisht thirrjeve për armëpushim midis Tajlandës dhe Kamboxhias nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, luftimet vazhduan edhe sot në mëngjes në rajonin kufitar midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme në Bangkok citoi një zëdhënës ushtarak të thoshte se Kamboxhia kishte hapur zjarr në mëngjes dhe kishte goditur shtëpitë e civilëve.

Sipas gazetës tajlandeze ”Khaosod”, sulmi ndodhi në distriktin Phanom Dong Rak në provincën kufitare verilindore të Surin.

Megjithatë, Kamboxhia akuzoi vendin fqinj për hapjen e zjarrit herët në mëngjes.

Gazeta kamboxhiane ”Phnom Penh Post” citoi një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes të thoshte se, që nga orët e para të së dielës, “forcat tajlandeze rifilluan bombardimet” në zonën kufitare.

“Në të gjitha zonat e luftimit… Forcat tajlandeze kanë përdorur artileri, dronë dhe avionë për të lëshuar predha të rënda, bomba dhe municione thërrmuese në tokën kamboxhiane”, u citua të thoshte zëdhënësi Mali Socheata në një konferencë për shtyp.

Sipas ministrisë kamboxhiane, dy tempuj të njohur hindu janë gjithashtu në shënjestër.

Shtetet fqinje të Azisë Juglindore kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë shkaktuar një përshkallëzim të kohëve të fundit, nga e enjtja, e një konflikti që ka qenë i ndezur për dekada të tëra.

Të shtunën, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social pas telefonatave me udhëheqësit e të dy vendeve se ata “kanë rënë dakord të takohen menjëherë dhe të punojnë shpejt për një armëpushim dhe, në fund të fundit, paqe”.

Në një postim të veçantë, Trump tha se “rastësisht, aktualisht po merremi me tregti me të dy vendet, por nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje, me asnjërin vend, nëse ata janë duke luftuar – Dhe unë ua kam thënë atyre këtë”.

Çështja qendrore e konfliktit midis fqinjëve është vendndodhja e kufirit, i cili është hartuar në kohën koloniale dhe interpretohet ndryshe nga të dy vendet./  a.jor.

The post FOKUS – Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën, pavarësisht apelit të Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja Kamboxhia-Tajlandë/ Ndërhyn Donald Trump: Ndaloni menjëherë luftën!

26 July 2025 at 19:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dondal Trump, ka pohuar se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kamboxhias, që siç tha ai i ka kërkuar të ndalojë menjëherë  luftën me Tajlandën.

Po ashtu, Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se të njëjtën gjë do bëjë edhe me kryeministrin e përkohshëm të Tajlandës.

“Fola me kryeministrin e Kamboxhias për t’i kërkuar që të ndalojë luftën me Tajlandën dhe do t’i telefonoj kryeministrit të përkohshëm të Tajlandës që të bëjë të njëjtën gjë”, njoftoi Donald Trump.

Tensionet mbi një zonë kufitare të diskutueshme shpërthyen në luftime pasi një shpërthim mine tokësore përgjatë kufirit plagosi pesë ushtarë tajlandezë.

Kufiri prej 800 kilometrash midis Tajlandës dhe Kamboxhias është kontestuar për dekada, por konfrontimet e kaluara kanë qenë të kufizuara dhe të shkurtra.

Shpërthimi i fundit i madh në vitin 2011 shkaktoi 20 persona të vdekur. 

Kamboxhia kërkon ‘armëpushim të menjëhershëm’ me Tajlandën

26 July 2025 at 17:18

Ambasadori i Kamboxhias në OKB bëri thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm dhe pa kushte” me Tajlandën, pasi mosmarrëveshja midis dy vendeve hyri në ditën e tretë. Deri më tani, të paktën 30 persona janë vrarë, përfshirë civilë, dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent me dyer të mbyllura në New York, me të 15 anëtarët që u bënë thirrje palëve të ulin tensionet, të tregojnë përmbajtje dhe ta zgjidhin mosmarrëveshjen në mënyrë paqësore.
“Ne gjithashtu bëjmë thirrje për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes”, tha Chhea Keo.

Ai iu përgjigj akuzave se Kamboxhia sulmoi Tajlandën, duke pyetur se si një vend i vogël pa forcë ajrore mund të sulmonte një vend shumë më të madh me një ushtri tre herë më të madhe se ajo, duke theksuar: “Ne nuk e bëjmë këtë.”

Por kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, tha se Kamboxhia mund të jetë fajtore për krime lufte për shkak të vdekjes së civilëve dhe dëmeve të shkaktuara në një spital.

Ai tha se Tajlanda kishte ushtruar “përmbajtje dhe durim maksimal përballë provokimeve dhe agresionit” nga Kamboxhia.

Tensionet mbi një zonë kufitare të diskutueshme shpërthyen në luftime pasi një shpërthim mine tokësore përgjatë kufirit plagosi pesë ushtarë tajlandezë.

Kufiri prej 800 kilometrash midis Tajlandës dhe Kamboxhias është kontestuar për dekada, por konfrontimet e kaluara kanë qenë të kufizuara dhe të shkurtra.

Shpërthimi i fundit i madh në vitin 2011 la 20 të vdekur. 

Tensionet Tajlandë-Kamboxhia mbeten të larta pas përleshjeve kufitare

25 July 2025 at 09:45

Tensionet mbeten të larta përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxhia pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse pranë zonës së Tempullit Ta Muen Thom, por sot nuk janë raportuar luftime të reja.

Inteligjenca ushtarake e Tajlandës pretendoi se ka vrarë të paktën 24 kamboxhianë, kryesisht ushtarë, në sulme ajrore dhe granatime artilerie, megjithëse autoritetet kamboxhiane ende nuk e kanë konfirmuar këtë.

Sipas njësisë së sigurisë së Rajonit të Dytë të Ushtrisë së Tajlandës, viktimat kanë ndodhur midis të enjtes dhe të premtes në mëngjes gjatë sulmeve që kanë shkatërruar gjithashtu tri mortaja 100-milimetërshe, raportoi media tajlandeze “Khaosod English”.

Zyrtarët kamboxhianë thanë sot se një murg është vrarë dhe pesë civilë janë plagosur në granatimet e artilerisë tajlandeze në provincën Oddar Meanchey.

Të enjten, Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës tha se të paktën 14 persona u vranë, përfshirë një fëmijë, pas sulmeve ajrore dhe raketore njëditore midis Tajlandës dhe Kamboxhias, por zyrtarët pretendojnë se situata kufitare është “qetësuar”.

Qetësia e raportuar përgjatë kufirit vjen ndërsa kryeministri malajzian Anwar Ibrahim foli me homologët e tij, atë tajlandez Phumtham Wechayachai dhe kamboxhian Hun Manet, duke u kërkuar palëve ndërluftuese të shpallin një “armëpushim të menjëhershëm”.

Pas sulmeve, pati zhvendosje të njerëzve në të dyja anët e kufirit.

Të dyja palët mbyllën gjithashtu shkollat.

Përplasja e fundit ndodhi një ditë pasi një ushtar tajlandez humbi këmbën në një shpërthim mine tokësore. Ushtria e Tajlandës akuzoi trupat kamboxhiane se qëlluan në një bazë ushtarake tajlandeze në një zonë pranë Tempullit të lashtë Ta Muen Thom, i cili shtrihet në territorin e diskutueshëm në jug të provincës Surin të Tajlandës.

Kamboxhia dhe Tajlanda kanë ulur marrëdhëniet diplomatike në nivelin e tyre më të ulët në dekada pasi tensionet midis dy vendeve filluan të rriten që nga 28 maji, kur trupat shkëmbyen zjarr pranë kufirit, duke rezultuar në vdekjen e një ushtari kamboxhian.

Dy fqinjët e Azisë Juglindore kanë një kufi të diskutueshëm që shtrihet përgjatë provincës Preah Vihear të Kamboxhias dhe provincës verilindore Ubon Ratchathani në Tajlandë.

Tajlandë, mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

By: Re Nato
25 July 2025 at 09:44

Mbi 100 mijë persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias në dekadë, ka thënë Bankoku të premten, përderisa rriten thirrjet ndërkombëtare për ndalje të armiqësive.

Mospajtimet e moçme kufitare janë përshkallëzuar në luftime intensive me artileri, tanke dhe trupa ushtarake në fushëbetejë të enjten.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent për krizën më vonë gjatë së premtes.

Ministria e Brendshme e Tajlandës ka thënë se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona të përkohshme strehimi, ndërsa numri i viktimave është rritur në 15, si dhe ai i të plagosurve në 46.

Autoritetet e Kamboxhias nuk i kanë publikuar të dhënave e tyre.

Në qytezën Samraong të Kamboxhias, rreth 20 kilometra larg kufirit, gazetarët kanë raportuar të kenë dëgjuar zhurmë të artilerisë në mëngjesin e së premtes.

Konflikti me Kamboxhian, Tajlanda paralajmëron se përplasjet rrezikojnë të shkojnë drejt luftës

25 July 2025 at 09:35

Përplasjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias që shkaktuan edhe viktima rrezikojnë të përshkallëzohen.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve datojnë thuajse një shekull më parë. Të dy vendet ndajnë një kufi të gjatë dhe të pyllëzuar me zona që të dyja palët i pretendojnë. Ka pasur edhe shkëmbime zjarri në të kaluarën, por që u qetësuan me kalimin e kohës.

Ndërkohë situata aktuale vijon të mbetet shqetësuese, dhe kryeministri në detyrë Phumatham Wechayachai ka deklaruar se konflikti rrezikon të shkojë drejt luftës.

Ndërkohë më shumë se 100,000 civilë janë zhvendosur në Tajlandë nëpër disa provinca kufitare, ndërsa 1,500 familje në provincën Oddar Meanchey të Kamboxhias janë evakuuar.

/abcnews.al/

Biseda telefonike fundos kryeministren e Tajlandës, pezullohet nga Kushtetuesja

By: fra nc
1 July 2025 at 15:23

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës ka pezulluar nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinaëatra, në pritje të shqyrtimit të një padie që kërkon shkarkimin e saj për shkak të një bisede telefonike të publikuar me ish-kryeministrin e Kamboxhias, Hun Sen. Biseda ka shkaktuar zemërim të madh publik dhe trazira politike në Tajlandë.

Në audion e bërë publike, Paetongtarn dëgjohet duke iu referuar ish-kryeministrit të Kamboxhias “xhaxha” dhe duke kritikuar një komandant të lartë të ushtrisë tajlandeze. Komenti ka ngjallur reagime të ashpra, veçanërisht nga radhët e konservatorëve, të cilët e akuzojnë atë për minimin e autoritetit ushtarak dhe nënshtrim ndaj një lideri të huaj.

Gjykata votoi me rezultatin 7-2 në favor të pezullimit të saj përkohshëm, ndërkohë që i ka lënë 15 ditë kohë për të paraqitur mbrojtjen. Deri në një vendim përfundimtar, vendin e saj në qeveri do ta mbulojë zëvendëskryeministrja si udhëheqëse e përkohshme e qeverisë. Megjithatë, Paetongtarn mbetet anëtare e kabinetit si ministre e Kulturës, pas një riorganizimi të miratuar pak orë përpara vendimit të pezullimit.

Paetongtarn ka kërkuar ndjesë publike për telefonatën, duke theksuar se qëllimi i saj ishte “më shumë se 100% në shërbim të vendit”. Sipas saj, biseda kishte për qëllim zbutjen e tensioneve kufitare me Kamboxhian, pas vrasjes së një ushtari kamboxhian në fund të majit – një incident që ka rikthyer në vëmendje një mosmarrëveshje të vjetër territoriale.

“Nuk kisha asnjë qëllim të keq. Mendoja vetëm si të shmangja kaosin dhe humbjen e jetëve,” u shpreh ajo në një deklaratë publike.

Nëse shkarkohet përfundimisht, Paetongtarn do të jetë kryeministrja e dytë nga partia Pheu Thai që humbet postin brenda një viti. Paraardhësi i saj, Srettha Thavisin, u shkarkua në gusht të vitit të kaluar nga e njëjta gjykatë, për emërimin e një ish-avokati të dënuar në kabinet.

Paetongtarn, vajza e ish-kryeministrit të rrëzuar Thaksin Shinaëatra, është udhëheqësja më e re në historinë e vendit dhe gruaja e dytë që arrin postin e kryeministres, pas tezes së saj, Yingluck Shinaëatra.

Pavarësisht se Pheu Thai erdhi në pushtet nëpërmjet një marrëveshjeje politike me forcat konservatore dhe ushtrinë, tensionet e brendshme janë rritur. Një nga aleatët konservatorë të koalicionit e braktisi atë dy javë më parë, duke e lënë qeverinë me një shumicë të brishtë.

Ndërkohë, edhe babai i saj, Thaksin Shinaëatra, përballet me probleme ligjore. Ai është në gjyq për fyerje ndaj monarkisë, për shkak të një interviste të dhënë në vitin 2015. Thaksin, që u kthye në vend vitin e kaluar pas 15 vitesh në mërgim, konsiderohet ende si figura qendrore që qëndron pas forcës politike të bijës.

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës është kritikuar vazhdimisht për rolin e saj politik. Që nga viti 2006, ajo ka shpërbërë 34 parti politike, përfshirë partinë reformiste “Move Forëard”, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e vitit 2023, por u bllokua për formimin e qeverisë.

Ndërkohë që Tajlanda përballet me pasiguri politike dhe një ekonomi të dobësuar, sondazhet tregojnë se mbështetja për Paetongtarn ka rënë ndjeshëm – nga 30.9% në mars në vetëm 9.2% në fundjavën e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biseda telefonike fundos kryeministren e Tajlandës, pezullohet nga Kushtetuesja appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Incident i rëndë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores, rrëzohet në pishinë

28 June 2025 at 09:31

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij.

Phuket ishte mikpritës i edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Weed Boxing Championship, një promovim që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Në këtë mbrëmje u zhvilluan gjithsej tetë duele, por njëri prej tyre u bë viral për arsye që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.

Protagonist i momentit ishte Ivan Parshikov, një luftëtar rus me përvojë në disa nga organizatat më të njohura si ONE Championship, RCC dhe ACA. Parshikov hyri në ring me një rekord prej 21 ndeshjesh profesionale, 16 fitore dhe 5 humbje, teksa e mbylli duelin me një fitore bindëse me nokaut.

Drama nisi pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimit të fitores, Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.

Momenti ishte tronditës, aq sa Parshikov u shtang dhe u rrëzua jashtë ringut. Për fat të mirë, ai u ngrit menjëherë në këmbë, duke treguar se nuk kishte pësuar lëndime serioze. Në një kthesë edhe më të çuditshme, ai u drejtua menjëherë nga pishina pranë ringut dhe u hodh në të, duke notuar në drejtim të kundërt, një mënyrë krejt e pazakontë për të përmbyllur një mbrëmje sportive.

So much to unpack in this video, ex ONE Championship fighter Ivan Parshikov was fighting at a weed fighting event in Thailand.

He electrocuted himself then jumped in a pool like nothing happens.. wtf😂pic.twitter.com/4sCeKT963w

— esr0128 (@esr0128) June 27, 2025

The post VIDEO/ Incident i rëndë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores, rrëzohet në pishinë appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

11 June 2025 at 11:11

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Karon të Phuketit, në Tailandë, ku një grua shqiptare humbi jetën pas mbytjes në det, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në ishullin turistik së bashku me bashkëshortin e saj.

Policia lokale në stacionin e Karonit njoftoi se viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe. Ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në Spitalin Chalong rreth orës 18:00 të së martës. Sipas dëshmisë së bashkëshortit të saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç nga Egjipti, çifti kishte mbërritur në Phuket po atë ditë rreth orës 14:00 dhe po qëndronin në një hotel në zonën e Tambon Karon. Ata kishin planifikuar një qëndrim tre-ditor në ishullin tajlandez.

Rreth orës 16:00, çifti kishte shkuar në plazhin Karon për të pushuar, kur 41-vjeçarja shqiptare vendosi të hynte në det për të notuar. Sipas bashkëshortit, pas rreth 10 minutash, ajo filloi të hasë vështirësi në ujë dhe u mbyt para se të mund të ndihmohej nga të tjerët.

Rojet bregdetare ndërhynë dhe e nxorën nga uji pa ndjenja. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Chalong, ku personeli mjekësor bëri përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i së ndjerës pritet t’i nënshtrohet autopsisë. Ambasada në Bangkok është njoftuar dhe po ndjek procedurat përkatëse për riatdhesimin e trupit dhe mbështetjen e familjes së viktimës.

The post E rëndë/ Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë appeared first on Sot News | Lajme.

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

By: fra nc
11 June 2025 at 11:07

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Karon të Phuketit, në Tailandë, ku një grua shqiptare humbi jetën pas mbytjes në det, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në ishullin turistik së bashku me bashkëshortin e saj.

Policia lokale në stacionin e Karonit njoftoi se viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe. Ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në Spitalin Chalong rreth orës 18:00 të së martës.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit të saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç nga Egjipti, çifti kishte mbërritur në Phuket po atë ditë rreth orës 14:00 dhe po qëndronin në një hotel në zonën e Tambon Karon. Ata kishin planifikuar një qëndrim tre-ditor në ishullin tajlandez.

Rreth orës 16:00, çifti kishte shkuar në plazhin Karon për të pushuar, kur 41-vjeçarja shqiptare vendosi të hynte në det për të notuar. Sipas bashkëshortit, pas rreth 10 minutash, ajo filloi të hasë vështirësi në ujë dhe u mbyt para se të mund të ndihmohej nga të tjerët.

Rojet bregdetare ndërhynë dhe e nxorën nga uji pa ndjenja. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Chalong, ku personeli mjekësor bëri përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i së ndjerës pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Ambasada në Bangkok është njoftuar dhe po ndjek procedurat përkatëse për riatdhesimin e trupit dhe mbështetjen e familjes së viktimës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë appeared first on Euronews Albania.

Kamboxhia do e zgjidhë mosmarrëveshjen me Tajlandën në Gjykatën e Lartë të OKB-së

2 June 2025 at 20:05

Kamboxhia ka thënë se planifikon të kërkojë një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e OKB-së mbi mosmarrëveshjet kufitare me Tajlandën, njëra prej të cilave shkaktoi një përplasje ushtarake fatale javën e kaluar.

Asambleja Kombëtare e Kamboxhias, ku Partia Popullore Kamboxhiane në pushtet e kryeministrit Hun Manet mban të gjitha vendet përveç një grushti vendesh, votoi të hënën për të mbështetur vendimin e qeverisë.

Në vitin 1962, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha Kamboxhias territorin e kontestuar mbi të cilin ndodhet një tempull historik, një veprim që e zemëroi Tajlandën dhe që deri më sot mbetet një acarim i madh në marrëdhëniet dypalëshe.

GJND-ja e riafirmoi atë vendim në vitin 2013.

Duke folur të hënën në një takim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me seli në Paris, Ministrja e Jashtme e Tajlandës, Maris Sangiampongsa, tha se Kamboxhia ka të drejtë të ngrejë një padi në gjykatë, por kjo nuk do të ndikonte në bisedimet midis dy vendeve sipas mekanizmave ekzistues.

Ai tha se zyrtarët tajlandezë do të takohen më vonë këtë javë për të dhënë një qëndrim të qartë mbi këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kamboxhia do e zgjidhë mosmarrëveshjen me Tajlandën në Gjykatën e Lartë të OKB-së appeared first on Euronews Albania.

Transportoi një valixhe me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në Rinas

26 May 2025 at 11:10

Një operacion i koduar “Pako 6”, i zhvilluar nga strukturat antidrogë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej gati 20 kilogramësh lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që kishte ardhur nga Tajlanda drejt Shqipërisë. Një 39-vjeçar nga Tepelena është arrestuar në flagrancë në Aeroportin e Rinasit, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë rrjetin e mundshëm të përfshirë në këtë trafik.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë të lartë THC.

Pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Pako 6”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Sh.,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë. 39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Transportoi një valixhe me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në Rinas appeared first on Sot News | Lajme.

Tajlandë: Hiqet ligji që impononte prerje flokësh për vajzat dhe djemtë

By: gaze tare
6 May 2025 at 16:29

Pas vitesh reagimesh dhe polemikash me autoritetet, studentët dhe nxënësit në Tajlandë tani mund të qetësohen.

Gjykata e Lartë Administrative e Tajlandës rrëzoi një direktivë 50-vjeçare nga Ministria e Arsimit, e cila më parë kishte vendosur rregulla për modelet e flokëve për nxënësit e shkollës dhe studentët e universitetit: flokë të shkurtër për djemtë dhe gërsheta që fillojnë deri në gjatësinë e veshit për vajzat.

Në praktikë, rregullat e modelit të flokëve ishin zbutur gradualisht në shumë shkolla. Megjithatë, disa ende e zbatonin në mënyrë strikte direktivën e vitit 1975 si udhëzues dhe ua prisnin flokët studentëve që reagonin.

“Direktiva shkelte liritë individuale të mbrojtura nga kushtetuta dhe nuk kishte asnjë rëndësi për shoqërinë e sotme”, thanë gjyqtarët kur shpallën vendimin.

Vendimi i gjykatës erdhi në përgjigje të një peticioni të paraqitur nga nxënësit e shkollave publike në vitin 2020, i cili argumentonte se direktiva e vitit 1975 ishte jokushtetuese.

Aktivistët studentorë kanë bërë prej kohësh fushatë për lehtësimin e rregullave të modelit të flokëve në universitete dhe shkolla, duke argumentuar se po shkelen dinjiteti i tyre njerëzor dhe liria personale.

Këto rregullore u shfuqizuan në vitin 2023, me Ministrin e Arsimit të atëhershëm Trinuch Thienthong i cili njoftoi se nxënësit, prindërit dhe autoritetet shkollore do të duhej të negocionin terrenin e tyre të përbashkët në lidhje me atë që ishte e pranueshme për modelet e flokëve në shkollat ​​e tyre.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, disa shkolla vazhduan të ndiqnin modelin e direktivës origjinale të vitit 1975.

Shkollat ​​tradicionalisht i lidhin flokët e shkurtër me disiplinën dhe rendin – një argument i përsëritur nga shumë përdorues të mediave sociale pasi u njoftua vendimi. Por vitet e fundit, raportet për ndalimin e ballukeve, flokëve të lyer ose flokëve të gjatë e të lëshuar nga shkollat ​​kanë shkaktuar zemërim publik në të gjithë Tajlandën.

Në disa pjesë të vendit, mësuesit njihen për prerjen e flokëve të nxënësve në mënyrë të mjerueshme gjatë mbledhjes së mëngjesit në oborr, për t’i ndëshkuar ata për shkelje të rregullave. Praktika të tilla vazhduan edhe pasi autoritetet i paralajmëruan mësuesit për masat e reja.

Për dekada të tëra, këto skena ishin të zakonshme në të gjithë Tajlandën, me nxënësit që i nënshtroheshin rregullave të rrepta në lidhje me pamjen e tyre që i tejkalonin shumë kodet e veshjes shkollore në fuqi në vendet e tjera.

The post Tajlandë: Hiqet ligji që impononte prerje flokësh për vajzat dhe djemtë appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Avioni i policisë bie në det, gjashtë të vdekur në Tajlandë

By: Besnik
25 April 2025 at 09:12

Një alarm i madh u ngrit në Tajlandë të premten kur një avion i vogël policie u rrëzua pranë bregut të qytetit turistik Hua Hin, duke rezultuar në vdekjen e gjashtë personave.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, avioni i departamentit të policisë së aviacionit u rrëzua në det menjëherë pas ngritjes.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi gjatë një fluturimi provë për stërvitje me parashutë, kur avioni pësoi një dështim të motorit.

Siç raportoi Thenationthailand, pesë pasagjerë humbën jetën menjëherë, ndërsa një oficer u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Hua Hin.

Autoritetet konfirmuan se në bordin e avionit ndodheshin gjashtë oficerë, përfshirë pilotë, inxhinierë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Hetimet e para sugjerojnë se motori dështoi menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar rrëzimin e avionit në det.

Ekipet e emergjencës dhe Forcat Ajrore të Tajlandës janë angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Avioni i policisë bie në det, gjashtë të vdekur në Tajlandë appeared first on Euronews Albania.

Rrënojat në Birmani/ Katër persona shpëtohen pas 60 orësh kërkimesh, numri i viktimave arrin në 1700

30 March 2025 at 21:59

Katër persona janë shpëtuar të gjallë nga rrënojat pas afro 60 orësh nga tërmeti shkatërrues 7.7 ballë Rihter që goditi Birmaninë të premten, raporton “BBC”. Ata u nxorën nga një shkollë e shembur në rajonin verior Sagaing, ku ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet.

Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në të paktën 1700, ndërsa autoritetet raportojnë se qindra persona mbeten të zhdukur. Shërbimi i zjarrfikësve njoftoi gjithashtu se një trup i pajetë u nxor nga rrënojat.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë si në Birmani, ashtu edhe në Tajlandë, me autoritetet dhe ekipet ndërkombëtare që po punojnë për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

The post Rrënojat në Birmani/ Katër persona shpëtohen pas 60 orësh kërkimesh, numri i viktimave arrin në 1700 appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, thellohet bilanci i viktimave!

By: gaze tare
30 March 2025 at 09:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Mianmarin dhe Tajlandën më 28 mars 2025, duke shkaktuar mbi 1,600 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh në Mianmar, dhe lëkundjet u ndjenë edhe në Tajlandë dhe Kinën jugperëndimore. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Gjithashtu, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka vlerësuar se numri i viktimave mund të arrijë deri në 10,000. Në Bangkok, Tajlandë, tërmeti shkaktoi shembjen e një ndërtese 30-katëshe, duke lënë dhjetëra të zhdukur. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 10 milionë funte ndihmë humanitare për Mianmarin pas kësaj katastrofe.

The post Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, thellohet bilanci i viktimave! appeared first on iconstyle.al.

Infermierët mbrojnë foshnjat/ Bangkok, gruaja sjell në jetë fëmijën gjatë tërmetit

By: Re Nato
29 March 2025 at 16:34

Një grua lindi në rrugë në Bangkok pasi spitali në të cilin ndodhej u evakuua për shkak të tërmetit 7.7 ballë në Myanmar.

Ajo shtrihej në një barelë, e rrethuar nga personeli mjekësor që e ndihmuan në lindje.

Spitalet King Chulalongkorn Memorial dhe BNH u evakuuan për shkak të lëkundjeve të tokës.

A child was born, and surgery was performed in the open air following the evacuation of hospital buildings at Police General Hospital in Bangkok.#Thailand #Bangkok #แผ่นดินไหว #Earthquakes #Tremors pic.twitter.com/6x2q2C8aze

— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer) March 28, 2025

Pacientët u zhvendosën në një park aty pranë, duke përfshirë ata me barela dhe me karrige me rrota.

Stafi i spitalit vazhdoi të kujdeset jashtë, përballë spitalit.

Raportohet se tërmeti që goditi Myanmar ishte një nga më shkatërruesit në 100 vitet e fundit.

Footage during the earthquake in #Bangkok a baby was born in the park 😭 Waht a story to tell ‘’ I was born during the earthquake ‘’ #แผ่นดินไหว #earthquake #myanmarearthquake #bangkokearthquake #ตึกถล่ม pic.twitter.com/7E0FdzfPEf

— Miia 🩵 (@i30199) March 28, 2025

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra ishte 17 kilometra nga Mandalay.

Numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 1000 dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja.

Junta ushtarake shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për ndihmë, ndërsa OKB-ja konfirmoi se ishte në kontakt me autoritetet./abcnews.al

A ekziston rreziku i një cunami në Tajlandë me tërmetin e Mianmarit?

By: gaze tare
28 March 2025 at 14:31

Një tërmet me magnitudë 7.7 ka tronditur Mianmarin dhe është ndjerë fuqishëm në vende të tjera si Tajlanda dhe Kina, ndër të tjera. Qindra persona janë plagosur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Një tragjedi të cilës tani mund t’i shtohej një tjetër. Pas një tërmeti, një nga pyetjet që mund të lindë është: a ekziston rrezik real i një cunami në Myanmar pas asaj që ndodhi?

Ekspertët paralajmërojnë në mënyrë rutinore pas çdo tërmeti përqindjet e një cunami të mundshëm, pasi natyra e këtyre ngjarjeve mbart një rrezik të dukshëm të pasgoditjeve dhe, në veçanti, të lëvizjes jonormale në det. Edhe pse një cunami nuk ndodh gjithmonë pas një tërmeti, është vërtetuar se shumica e cunamit e kanë origjinën nga një tërmet.

Faktorët dhe pse ekziston rreziku i cunamit pas tërmetit në Mianmar

Një nga faktorët më të rëndësishëm në prodhimin e një cunami është forca e tërmetit , diçka që në rastin e Mianmarit është një fakt. Magnituda 7.7 ballë përfaqëson një rritje të rrezikut që mund të ndodhë. Por kjo nuk është e vetmja pikë kyçe, pasi është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh thellësia ose distanca midis kores së Tokës dhe pikës në të cilën çlirohet energjia.

Instituti Kombëtar Gjeografik (IGN) tregon gjithashtu se një pikë tjetër ka të bëjë si me llojin e thyerjes së sipërfaqes së kores së tokës ashtu edhe me vëllimin e ujit që mund të ndikohet nga lëvizja. Sipas IGN, çdo tërmet më i madh se 6 ballë është tashmë i aftë të lëshojë një cunami.

Komuniteti gjithashtu thekson se një tërmet që ndodh në një thellësi prej 100 kilometrash ka shumë pak gjasa të gjenerojë një cunami. Në rastin e Mianmarit, rreziku është më i lartë, pasi është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendra e tij ndodhej 17 kilometra larg.

The post A ekziston rreziku i një cunami në Tajlandë me tërmetin e Mianmarit? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌