Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tajvani, mbrojtje nga Kina/ Stërvitja e përvitshme ushtarake, përballë kërcënimit nga Pekini

By: Re Nato
9 July 2025 at 19:13

Tajvani filloi të mërkurën stërvitjen e përvitshme 10 ditore, me synimin për t’u mbrojtyur nga kërcënimet që vijnë nga Kina.

Stërvitjet e këtij viti në Han Guang mbahen pasi vendi tashmë ka në dorëzim disa armë të reja, nga tanket e deri të dronët.

Uhstrimet e para ishin provë për t’u përballur me veprimet e Rojës Bregdetare Kineze dhe anijeve të milicisë detare që kanë sulmuar anijet tajvaneze.

Shqetësimet janë se Kina mund të nisë një pushtim dhe stërvitjet do të përfshijnë fortifikimin e porteve dhe pikave të mundshme të zbarkimit kinez në një ishull që ndodhet 160 kilometra larg bregdetit kinez.

Stërvitjet do të vazhdojnë pa ndërprerje për 10 ditë në kushte realiste duke marrë parasysh të gjitha mundësitë.

Stërvitjet në Tajvan vijnë gjatë tensioneve rajonale në rritje dhe provokimeve nga Kina dhe Ushtria e saj Çlirimtare Popullore.

Kina pretendon se Tajvani është territori i saj që do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa shumica dërrmuese e tajvanezëve dëshirojnë të bëhen plotësisht të pavarur./abcnews.al

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

9 July 2025 at 08:44

Donald Trump raportohet tw ketw deklaruar gjatw një takimi privat me donatorë vitin e kaluar se dikur u përpoq ta pengonte presidentin rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën, duke kërcënuar se do të “bombardonte Moskën deri në fund” në shenjë hakmarrjeje, sipas audios incizimit që e posedon CNN.

“Me Putinin i thashë: ‘Nëse hyni në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën deri në fund. Po ju them se nuk kam zgjidhje tjetër'”, tha Trump gjatë një mbledhjeje fondesh në vitin 2024, sipas audios.

“Dhe pastaj [Putin] thotë, si, nuk ju besoj. Por ai më besoi 10%”, shtoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Trump më vonë pretendoi se i kishte përcjellë një paralajmërim të ngjashëm presidentit kinez Xi Jinping në lidhje me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë se SHBA-të do të bombardonin Pekinin si përgjigje.

“Ai mendonte se isha i çmendur”, tha Trump për Xi, përpara se të vinte në dukje se “nuk kemi pasur kurrë problem”.

Vërejtjet, të cilat erdhën ndërsa Trump paraqiti argumentet e tij për një mandat të dytë, ishin ndër ato të kapura në një seri audio kasetash të mbledhjeve të fondeve të vitit 2024 në Nju Jork dhe Florida, të cilat u morën më vonë nga Josh Dawsey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf, të cilët detajuan disa nga shkëmbimet në librin e tyre të ri, “2024”.

Audioja nuk është transmetuar më parë. Fushata e Trump nuk pranoi të komentojë mbi përmbajtjen e kasetave. Audioja tregon një anë më të hapur të Trump që ai ishte i gatshëm ta zbulonte pas dyerve të mbyllura për t’u bërë thirrje donatorëve të pasur – kur foli jo vetëm për strategjinë e tij të politikës së jashtme, ndonjëherë agresive, por edhe për deportimin e studentëve protestues dhe mendimin e tij se “njerëzit e mirëqenies” do të votojnë gjithmonë për demokratët.

Trump iu referua bisedave të tij me Putinin dhe Xi-në ndërsa argumentoi se do të kishte shmangur konfliktet në Ukrainë dhe Gaza, nëse do të ishte president në vend të Joe Biden – një pretendim që ai vazhdon ta përsërisë ndërsa tani përpiqet t’i japë fund të dy luftërave.

Të martën, Trump shprehu përsëri zhgënjimin me rezistencën e Putinit ndaj një marrëveshjeje paqeje, duke u ankuar se udhëheqësi rus po i hidhte “shumë budallallëqe” SHBA-së.

“Nuk jam i kënaqur me Putinin. Jam shumë i pakënaqur me të”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit. /Telegrafi/

CNN has EXCLUSIVE AUDIO of Trump telling donors in that YEARS ago during his 1st term it appears had a conversation with Putin he was able to deter Russia from Invading Ukraine by saying “He would BOMB THE SH*T out of Moscow” & then said to to Xi “He would bomb the Sh*t out of… pic.twitter.com/B8ha0lTnqG

— Johnny St.Pete (@JohnMcCloy) July 9, 2025

The post Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024 appeared first on Telegrafi.

Kina dërgon dhjetëra aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit

20 June 2025 at 10:27

Kina ka dërguar 74 aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit midis të enjtes vonë dhe të premtes herët.

Dhe sipas raportimeve, 61 prej aeroplanëve kaluan “vijën qendrore” në Ngushticën e Tajvanit, një numër jashtëzakonisht i madh, pasi tensionet mbetën të larta në rajon, përcjell Telegrafi.

Nuk ishte e qartë pse kaq shumë aeroplanë u ngritën në ajër midis të enjtes vonë dhe të premtes herët, siç është tabeluar nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Aeroplanët u dërguan në dy grupe të ndara, shtoi ajo.

Ndërkohë të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme e Tajvanit “konfirmoi dhe mirëpriti” kalimin tranzit të mjetit patrullues në det të hapur të Marinës Mbretërore Britanike HMS Spey përmes Ngushticës së Tajvanit një ditë më parë.

Tranziti i anijes, tha ministria, “edhe një herë (riafirmoi) statusin e Ngushticës si ujëra ndërkombëtare”.

“Tranzite të tilla nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera me të njëjtat mendime inkurajohen për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit dhe për të promovuar një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, ka thënë Ministria e Jashtme.

Zyra përfaqësuese e Britanisë në Taipei theksoi në një deklaratë se Spey kishte kryer një lundrim në Ngushticën e Tajvanit në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e parashikuara sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

“Kudo që vepron Marina Mbretërore, ajo e bën këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe ushtron të drejtën e saj për Lirinë e Lundrimit dhe fluturimit”, shtoi deklarata.

Kina u përgjigj me zemërim, duke thënë se “organizoi trupa për të monitoruar dhe ruajtur të gjithë procesin dhe iu përgjigj në mënyrë efektive dhe u përball me të”.

Veprimi i anijes britanike “shqetësoi qëllimisht situatën dhe minoi paqen dhe stabilitetin e Ngushticës së Tajvanit”, kanë thënë autoritetet kineze në një deklaratë.

Ngushtica e Tajvanit ndodhet në ujëra ndërkombëtare, por Kina kundërshton çdo tranzit ose aktivitet brenda saj nga anije ushtarake të huaja.

Dhe nuk ishte e qartë nëse numri i madh i aeroplanëve luftarakë kinezë të dërguar të enjten dhe të premten lidhej me lundrimin e mëparshëm të anijes britanike.

Ndërkohë theksohet se gjashtë anije ushtarake shoqëruan fluturaket kineze, të cilët varionin nga dronë deri te aeroplanë luftarakë dhe të paralajmërimit të hershëm, si dhe aeroplanë të tjerë mbështetës. /Telegrafi/

The post Kina dërgon dhjetëra aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit appeared first on Telegrafi.

Çfarë e bën këtë teknologji vendimtare në garën AI mes SHBA-së dhe Kinës?

11 June 2025 at 23:51

Në investimin më të madh të vetëm të huaj në historinë e SHBA-së, kompania Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, ka zbuluar se do të investojë 100 miliardë dollarë, duke tërhequr vëmendjen globale dhe duke shkaktuar shqetësim në Tajvan.

TSMC, e cila prodhon më shumë se 90 për qind të çipave të avancuar të semikonduktorëve në botë që fuqizojnë gjithçka, nga telefonat e mençur dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale (IA) deri te armët, do të ndërtojë dy fabrika të reja të paketimit të avancuar në Arizona, ndër të tjera.

Këtu është gjithçka që duhet të dini rreth teknologjisë së paketimit të avancuar, e cila ka pasur një rritje eksponenciale të kërkesës së saj paralelisht me përhapjen globale të AI-së, dhe çfarë do të thotë kjo për luftën midis SHBA-së dhe Kinës për dominimin në fushën e AI-së, shkruan cnn.

Ndërsa dy vendet kanë njoftuar një armëpushim të përkohshëm që shfuqizoi tarifat treshifrorë ndërhyrës për 90 ditë, marrëdhënia mbetet e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi kufizimet për çipat që imponohen nga SHBA dhe çështje të tjera, transmeton Telegrafi.

Çfarë është paketimi i avancuar?

Muajin e kaluar në Computex, panair vjetor tregtar në Taipei që ka marrë shumë vëmendje për shkak të bumit të inteligjencës artificiale (AI), CEO-ja i kompanisë prodhuese të çipave NVIDIA, Jensen Huang, u tha gazetarëve se “rëndësia e paketimit të avancuar për AI është shumë e lartë,” duke deklaruar se “askush nuk e ka shtyrë paketimin e avancuar më shumë se unë”.

Paketimi përgjithësisht i referohet njërit nga proceset e prodhimit të çipave të semikonduktorëve, që do të thotë mbulimi i një çipi brenda një kasë mbrojtëse dhe vendosja në pllakën kryesore (motherboard) që futet në një pajisje elektronike. Paketimi i avancuar, në veçanti, i referohet teknikave që lejojnë vendosjen e më shumë çipave – si njësitë përpunuese grafike (GPU), njësitë përpunuese qendrore (CPU) ose memoria me brez të gjerë (HBM) – më afër njëri-tjetrit, gjë që sjell performancë më të mirë, transmetim më të shpejtë të të dhënave dhe konsum më të ulët të energjisë.

Mendoji këto çipa si departamente të ndryshme brenda një kompanie. Sa më afër që janë këto departamente me njëri-tjetrin, aq më e lehtë dhe më e shpejtë është për njerëzit të udhëtojnë ndërmjet tyre dhe të ndajnë ide, dhe aq më efikase bëhet operacioni.

“Po përpiqesh t’i vendosësh çipat sa më afër njëri-tjetrit, dhe po vendos edhe zgjidhje të ndryshme për ta bërë lidhjen ndërmjet çipave shumë të lehtë”, tha Dan Nystedt, zëvendëspresident i firmës private të investimeve TrioOrient me bazë në Azi, për CNN.

Në një mënyrë, paketimi i avancuar mban në jetë Ligjin e Mooret, idenë që numri i transistorëve në mikroçipa do të dyfishohej çdo dy vjet, pasi arritjet në procesin e prodhimit të çipave bëhen gjithnjë e më të kushtueshme dhe më të vështira.

Ndërsa ekzistojnë shumë lloje të teknologjive të paketimit të avancuar, CoWoS, shkurtim i Chips-on-Wafer-on-Substrate dhe i shpikur nga TSMC, është padyshim më i njohuri, i cili ka marrë shumë vëmendje që nga shfaqja e ChatGPT nga OpenAI, që shkaktoi bum në fushën e AI-së.

Ai madje është bërë një emër i njohur në Tajvan, duke bërë që Lisa Su, CEO e Advanced Micro Devices (AMD), të thotë se ishulli është “vendi i vetëm ku mund të thuash CoWoS dhe të gjithë do ta kuptojnë”.

Pse është paketimi i avancuar kaq i rëndësishëm?

Paketimi i avancuar është bërë shumë i rëndësishëm në botën e teknologjisë sepse siguron që aplikacionet e inteligjencës artificiale, të cilat kërkojnë shumë përpunim kompleks, të funksionojnë pa vonesa apo probleme.

CoWoS është i pazëvendësueshëm për prodhimin e procesorëve të IA-së, siç janë GPU-të që prodhojnë Nvidia dhe AMD dhe që përdoren në servera apo qendra të të dhënave të AI-së.

“Mund ta quash nëse do ‘procesi i paketimit të Nvidia-s’, pothuajse të gjithë ata që bëjnë çipa për IA përdorin procesin CoWoS,” tha Nystedt.

Prandaj kërkesa për teknologjinë CoWoS është rritur shumë. Si pasojë, TSMC po përpiqet të rrisë kapacitetin e prodhimit.

Gjatë një vizite në Tajvan në muajin janar, Huang i tha gazetarëve se kapaciteti aktual i paketimit të avancuar ishte “ndoshta katërfish” më i madh se sa ishte para pak më pak se dy vjetësh.

“Teknologjia e paketimit është shumë e rëndësishme për të ardhmen e kompjuterëve. Tani kemi nevojë për një paketim shumë të komplikuar për të vendosur shumë çipa së bashku në një çip të madh”, deklaroi ai.

Çfarë përfiton SHBA-ja?

Nëse prodhimi i avancuar është një pjesë e rëndësishme e mozaikut në prodhimin e çipave, atëherë paketimi i avancuar është një tjetër.

Analistët thonë se të dy këto pjesë të mozaikut në Arizona do të bëjnë që SHBA-ja të ketë një “qendër të plotë” për prodhimin e çipave dhe një pozicion më të fortë për arsenalin e AI-së, duke përfituar kompani si Apple, Nvidia, AMD, Qualcomm dhe Broadcom, disa nga klientët kryesorë të TSMC-së.

“Kjo siguron që SHBA-ja të ketë një zinxhir të plotë furnizimi nga prodhimi i avancuar deri tek paketimi i avancuar, që do të përmirësojë konkurrencën e SHBA-së në çipat për AI”, tha Eric Chen, analist në firmën e kërkimit të tregut Digitimes Research, për CNN.

Duke qenë se teknologjitë e paketimit të avancuar kyçe për AI prodhohen aktualisht vetëm në Tajvan, vendosja e tyre në Arizona redukton gjithashtu rreziqet potenciale të zinxhirit të furnizimit.

“Në vend që të kesh të gjitha vezët në një shportë, CoWoS do të jetë në Taiwan dhe gjithashtu në SHBA, dhe kjo të bën të ndihesh më i sigurt”, tha Nystedt.

Si u shpik CoWoS?

Edhe pse CoWoS ka fituar vëmendje së fundmi, kjo teknologji ekziston prej të paktën 15 vjetësh.

Ajo është fryt i një grupi inxhinierësh të udhëhequr nga Chiang Shang-yi, i cili ka punuar dy herë në TSMC dhe u pensionua nga kompania si bashkë-drejtor operativ.

Chiang propozoi për herë të parë zhvillimin e kësaj teknologjie në vitin 2009, në një përpjekje për të vendosur më shumë tranzistor brenda çipave dhe për të zgjidhur bllokimet në performancë.

Por, kur u zhvillua, pak kompani e adoptuan këtë teknologji për shkak të kostos së lartë që kishte.

“Kisha vetëm një klient… Në kompani u bëra shaka, dhe kishte shumë presion mbi mua”, kujtoi ai në një projekt historie gojore të regjistruar në vitin 2022 për Muzeun e Historisë së Kompjuterëve në Mountain View, Kaliforni.

Por, bumin e inteligjencës artificiale e ndryshoi fatin e CoWoS-it, duke e bërë atë një nga teknologjitë më të njohura. “Rezultati ishte më i madh se sa prisnim në fillim,” tha Chiang.

Në zinxhirin global të furnizimit me gjysmëpërçues, kompanitë që specializohen në paketim dhe shërbime testimi njihen si firma të jashtme të montimit dhe testimit të gjysmëpërçuesve (OSAT).

Përveç TSMC-së, Samsung nga Koreja e Jugut dhe Intel nga Amerika, si dhe firmat OSAT përfshirë JCET Group nga Kina, Amkor nga Amerika dhe ASE Group dhe SPIL nga Taiwan janë aktorë kryesorë në teknologjitë e paketimit të avancuar. /Telegrafi/

The post Çfarë e bën këtë teknologji vendimtare në garën AI mes SHBA-së dhe Kinës? appeared first on Telegrafi.

“Kina, kërcënim për Tajvanin”- Hegseth: Afati që Xi i ka dhënë ushtrisë për pushtim

By: fra nc
31 May 2025 at 14:47

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se Kina paraqet një kërcënim të menjëhershëm për Tajvanin, ndërsa u ka bërë thirrje vendeve të Azisë që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të forcojnë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara për të parandaluar një konflikt të mundshëm ushtarak.

Duke folur në Dialogun Shangri-La, një forum i nivelit të lartë për sigurinë që zhvillohet çdo vit në Singapor, Hegseth theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë “të dominojnë ose mbytin Kinën”, por njëkohësisht nuk do të tërhiqen nga rajoni i Azisë dhe Paqësorit dhe nuk do të lejojnë që aleatët e tyre të frikësohen.

“Çdo përpjekje e Kinës komuniste për të pushtuar Tajvanin me forcë do të ketë pasoja shkatërruese për Indo-Paqësorin dhe për të gjithë botën. Nuk ka arsye për ta zbukuruar këtë realitet. Kërcënimi që paraqet Kina është real dhe mund të jetë i afërt,” deklaroi Hegseth.

Ai e akuzoi Pekinin se po synon të bëhet një “fuqi hegjemonike” me ambicie për të dominuar dhe kontrolluar shumë pjesë të Azisë. Kina ka pasur përplasje të përsëritura me disa prej fqinjëve të saj në rajon për shkak të pretendimeve territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Referuar burimeve të inteligjencës amerikane, Hegseth tha se Presidenti kinez Xi Jinping i ka dhënë ushtrisë afat deri në vitin 2027 për të qenë e gatshme për të ndërmarrë një pushtim të mundshëm të Tajvanit, një pretendim i përsëritur prej vitesh nga zyrtarë amerikanë, ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kineze.

“Kina po ndërton kapacitetin e nevojshëm ushtarak, po stërvitet çdo ditë dhe po përgatitet seriozisht për një skenar real”, shtoi ai.

Në fjalën e tij, sekretari amerikan i Mbrojtjes vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit rajonal për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të pranishme dhe të angazhuara në Azi.

Ndërkohë, Kina ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të Hegseth. Delegacioni kinez në samit këtë vit është përfaqësuar në nivel më të ulët dhe ka anuluar papritur fjalimin që ishte planifikuar për ditën e diel. Nuk është dhënë ndonjë shpjegim për këtë vendim.

Dialogu Shangri-La është konsideruar prej kohësh si një platformë kyçe për përballjen diplomatike mes SHBA-së dhe Kinës, në përpjekjen e tyre për të ndikuar në vendimmarrjen strategjike të vendeve të rajonit Indo-Paqësor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kina, kërcënim për Tajvanin”- Hegseth: Afati që Xi i ka dhënë ushtrisë për pushtim appeared first on Euronews Albania.

Kina i përgjigjet ashpër Macron: Krahasimi mes Ukrainës dhe Tajvanit, i papranueshëm

By: fra nc
31 May 2025 at 13:33

Kina ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi për pasojat globale të tolerimit të agresionit rus në Ukrainë, duke e krahasuar këtë me kërcënimet që përballon Tajvani. Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada e Kinës në Singapor më 31 maj, Pekini thekson se “çështja e Tajvanit është krejtësisht e ndryshme në natyrë dhe aspak e krahasueshme me atë të Ukrainës”.

“Krahasimi i çështjes së Tajvanit me çështjen e Ukrainës është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e ambasadës kineze, që vjen një ditë pas fjalimit të Macron në Forumin e Sigurisë Shangri-La në Singapor. Gjatë fjalës së tij, Macron u bëri thirrje vendeve të Azisë që të mos e shohin pushtimin rus të Ukrainës si një konflikt të largët.

“Nëse mendojmë se Rusia mund të marrë një pjesë të territorit të Ukrainës pa ndëshkim dhe pa asnjë reagim nga rendi ndërkombëtar, atëherë çfarë do të ndodhte në Tajvan?”, deklaroi Macron, duke shtuar: “Çfarë do të bënit nëse nesër ndodh diçka në Filipine?”

Ambasada kineze përsëriti pozicionin zyrtar të Pekinit, duke theksuar se “Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës dhe çështja e tij është çështje e brendshme”.

Ndërkohë, gjatë forumit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ngriti shqetësimin për ambiciet ushtarake të Kinës, duke deklaruar se Pekini “po përgatitet” të përdorë forcën për të ndryshuar balancën e pushtetit në Azi dhe se është duke ndërtuar kapacitete ushtarake për të pushtuar Tajvanin.

Përplasja diplomatike vjen në një kohë tensionesh të larta në rajonin e Indo-Paqësorit, ku Tajvani vazhdon të mbetet një nga pikat më të ndjeshme të rivalitetit ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kina i përgjigjet ashpër Macron: Krahasimi mes Ukrainës dhe Tajvanit, i papranueshëm appeared first on Euronews Albania.

Kina po dërgon ushtarë në Ukrainë për t’u përgatitur për një pushtim të Tajvanit

19 April 2025 at 07:56

Kina po dërgon trupa në Ukrainë për t’u përgatitur për një sulm ndaj Tajvanit.

Sipas ekspertëve, ushtarët kinezë që luftojnë krah për krah me Rusinë po fitojnë përvojë luftarake që mund të përdoret në një sulm të ardhshëm ndaj Tajvanit.

Disa besojnë se një pushtim mund të ndodhë brenda gjashtë muajve të ardhshëm, raporton The Hill.

Partia Komuniste po kërkon përvojë të drejtpërdrejtë në fushëbetejë në Ukrainë për të përgatitur Ushtrinë Çlirimtare Popullore për luftërat e ardhshme.

Për PLA-në, fusha e betejës në Ukrainë është shembulli më i gjallë dhe brutal i përballjes revolucionare mes armëve pa pilot dhe sistemeve të luftës elektronike që përdoren kundër tyre.

Ndryshe, forcat ukrainase kanë arrestuar ditë më parë disa ushtarë kinezë që luftonin në krah të Rusisë. /Telegrafi/

The post Kina po dërgon ushtarë në Ukrainë për t’u përgatitur për një pushtim të Tajvanit appeared first on Telegrafi.

Prag lufte? Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit

1 April 2025 at 09:47

Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”. Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve. Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin […]

The post Prag lufte? Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit appeared first on BoldNews.al.

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

10 March 2025 at 20:30

Tajvani, një ishull i vetëqeverisur i kërcënuar nga Kina, së fundmi ka zhvilluar dhe testuar një raketë supersonike për fundosjen e anijeve pushtuese që mund të lëshohen nga aeroplanët luftarakë.

Qeveria komuniste kineze ka pohuar se Tajvani, që është një demokraci dhe një partner sigurie i Shteteve të Bashkuara, është territori i saj pavarësisht se nuk e ka sunduar kurrë ishullin.

Ajo ka paralajmëruar se rezervon të gjitha opsionet kundër Tajvanit, përfshirë përdorimin e forcës, transmeton Telegrafi.

Zhvillimi i një rakete të re nga Tajvani vjen pasi Elbridge Colby, i cili është i nominuari i presidentit të SHBA, Donald Trump për nënsekretarin e mbrojtjes për politikën, sugjeroi se ishulli duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, afërsisht 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

United Daily News i Tajvanit raportoi fillimisht versionin e lëshuar nga ajri të Hsiung Feng III (HF III) më 21 shkurt. Raketa, e cila mund të fluturojë me 3.5 Mach, ose tre herë e gjysmë më shpejt se shpejtësia e zërit, mund të vendoset në anije dhe rimorkio të lëvizshme.

Një palë raketa HF III, të quajtura vrasës të aeroplanmbajtësve nga opinioni tajvanez, ishin të armatosur në një aeroplan F-CK-1 Indigenous Defense Fighter (IDF) ndërsa ishin në tokë në atë kohë.

Një foto e shfaqur të premten tregon një aeroplan IDF që fluturoi me raketa për herë të parë.

Ueb-faqja e specializuar tajvaneze IDF Ching-Kuo, tha se raketa e lëshuar nga ajri, e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan (NCSIST) që nga viti 2022, mund të sulmojë anijet në mënyrë efektive nëpërmjet manovrimit dhe gamës së zgjeruar të aeroplanit luftarak.

Sipas NCSIST, raketa HF III, e cila ka një rreze veprimi prej mbi 62 milje dhe aftësi depërtuese në hapësirat e blinduara, mund të arrijë objektivin duke fluturuar me shpejtësi supersonike dhe sa më afër sipërfaqes së detit, duke zvogëluar kohën e reagimit të sistemeve mbrojtëse të armikut.

Duke lëshuar nga platforma të ndryshme dhe në shtigje të ndryshme, raketa të shumta HF III mund të sulmojnë të njëjtin objektiv në të njëjtën kohë dhe të shkatërrojnë sistemet mbrojtëse të objektivit. /Telegrafi/

 

The post Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve appeared first on Telegrafi.

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

5 March 2025 at 23:53

Shumica e botës u gjend e mbyllur në shtëpitë e tyre në muajin mars të vitit 2020, ndërsa COVID-19 përhapej me një ritëm të frikshëm. Disa vende nuk vendosën asnjë kufizim bllokues – a ishte vendimi i tyre i duhuri?

Në mars të vitit 2020, miliarda njerëz vështronin nga dritaret e tyre një botë që nuk e njihnin më. Të kufizuar papritur brenda katër mureve dhe para ekraneve të kompjuterëve, jeta e tyre ndryshoi në mënyrë drastike, shkruan bbc.

Në mbarë botën, liderët kombëtarë dolën në televizion dhe u kërkuan njerëzve të qëndronin në shtëpi – të dilnin vetëm për të blerë gjëra të domosdoshme ose për ndonjë ushtrim të përditshëm, ndoshta. Ishte një përpjekje e fundit për të frenuar përhapjen e një virusi të tmerrshëm që kishte marrë tashmë mijëra jetë në mbarë botën.

Në Londër, punonjësi i teatrit Tony Beckingham dhe partneri vendosën të përdornin kohën e ushtrimit për të bërë një xhiro me biçikletë në qendër të qytetit.

“Menduam se do të ishte argëtuese të shihnim qytetin bosh”, thotë ai dhe shtoi se “nuk ishte. Vendet që njihnin mirë, si Piccadilly Circus dhe Leicester Square, zakonisht të mbushur me njerëz, ishin shqetësuese të heshtura. Ishte menjëherë tronditëse”.

Kjo zhdukje e njerëzve nga rrugët e qyteteve, vendet e argëtimit dhe bizneset fillimisht filloi në Kinë, ku u shfaq COVID-19. Urdhrat e karantinës u kopjuan shpejt në vende të tjera pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandeminë më 11 mars 2020. Në asnjë moment tjetër në historinë njerëzore njerëzit nuk ishin përballur me kufizime të tilla në një shkallë kaq të gjerë.

Por, disa vende vepruan ndryshe. Suedia, Tajvani, Uruguai, Islanda dhe disa të tjera nuk vendosën kurrë një izolim me kufizime të rrepta mbi lëvizjen e njerëzve, si urdhrat detyrues për të qëndruar në shtëpi të zbatuar në pjesë të mëdha të popullsisë. Në vend të kësaj, ato vende zgjodhën masa të tjera, si kufizimet mbi grumbullimet e mëdha, testimet masive, karantinimin e të infektuarve ose kufizimet e udhëtimeve.

Pesë vite më vonë, studimet shkencore dhe të dhënat janë grumbulluar, duke ofruar një vlerësim të detajuar dhe afatgjatë për të kuptuar nëse këto vende kishin të drejtë kur refuzuan këtë masë drastike të ndërhyrjes shëndetësore publike.

Qyteti suedez Goteborg është një parajsë për adhuruesit e qenve, thotë administratori i burimeve njerëzore dhe blogerja Anna Mc Manus. “Kemi një qytet shumë miqësor për qentë këtu”, thotë ajo dhe shtoi se “kemi edhe një kinema që është miqësore për qentë”. Ndërkohë që shumë vende në mbarë botën, përfshirë fqinjët e Suedisë, Norvegjinë, Finlandën dhe Danimarkën, vendosën bllokime të nivelit kombëtar në mars 2020, Mc Manus e dinte që qeveria e saj kishte vendosur të shkonte kundër këtij trendi.

Ajo dëgjoi si pronarët e qenve në disa shtete nuk mund të nxirrnin as kafshët e tyre për shëtitje për shkak të rregullave të bllokimit. Afrika e Jugut ishte një nga këto shtetet. Kjo i duket Mc Manus një gjë e tmerrshme. Në atë kohë, ajo shkroi një mesazh në blogun e saj ku tha se “jam e bindur që qeveria ime po vepron në një mënyrë të sigurt dhe të drejtë”. Megjithatë, ajo shprehu gjithashtu shqetësimin se shokët e saj suedezë nuk po e ndiqnin gjithmonë udhëzimin zyrtar të shëndetit publik për distancimin social, siç ishte kufizimi i numrit të njerëzve që mund të mblidheshin në një grup.

Mc Manus kujton që bënte shëtitje të shpeshta në vendet me pamje të bukura, por gjithashtu se ajo dhe kolegët e saj mbanin vazhdimisht maska për të ndihmuar në parandalimin e transmetimit të COVID-19 në spitalin veterinar ku ajo punonte në vitin 2020. Përveç kësaj, ajo dhe partneri i saj shmangën restorantet dhe takimet me shumë njerëz të tjerë. Edhe tani, Mc Manus thotë se nuk është e sigurt se çfarë të mendojë për strategjinë zyrtare të Suedisë.

“Do të doja ta mbështes në fakte – si sa njerëz vdiqën. A mund të kishim shpëtuar shumë më shumë njerëz nëse do të kishim një bllokim?”, thotë ajo.

Shkencëtarët kanë provuar të përgjigjen në këtë pyetje. Ingeborg Forthun nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik dhe kërkues të tjerë nga vende të ndryshme, përfshirë Suedinë, publikuan një studim në maj 2024 që krahasoi vdekjet shtesë në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë gjatë viteve të para të pandemisë.

Ndërsa suedezët shmangën kontrollet e rrepta të imponuara nga qeveria, tre vendet e tjera vendosën bllokime të rrepta në fazat e para të pandemisë. Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka mbyllën shkollat dhe shumicën e aspekteve të tjera të jetës publike, duke kërkuar gjithashtu që njerëzit të punonin nga shtëpia, por ata nuk i mbyllën njerëzit në shtëpitë e tyre në të njëjtën mënyrë siç e bënë disa vende të tjera si Britania e Madhe.

Ndoshta pa u habitur, hulumtuesit gjetën një rritje të dukshme të vdekjeve shtesë në Suedi gjatë valëve fillestare të pandemisë në pranverën dhe dimrin e vitit 2020, kur COVID-19 mund të përhapej më lirshëm se në vendet fqinje. Por, ndërsa vdekshmëria shtesë ra në tre vendet e tjera në vitin 2020, ajo u rrit krahasuar me Suedinë në vitet 2021 dhe 2022.

“Katër vendet kanë një numër të ngjashëm vdekjesh shtesë kur merrni parasysh faktin që madhësitë e popullsisë ndryshojnë”, thotë Forthun. Ajo që ndikoi në bllokimet, pjesërisht, ishte koha kur shpërthimet numrat e vdekjeve. Për sa i përket qasjes së Norvegjisë, Forthun shton se “ndoshta kemi mbajtur disa persona të moshuar dhe të cenueshëm gjallë për një periudhë më të gjatë”. Ndërsa autoritetet në Suedi u kritikuan në vitin 2020 për numrat e lartë të vdekjeve në shtëpitë e kujdesit.

Disa ekonomistë kanë kombinuar të dhëna të ngjashme me krahasime të treguesve të performancës ekonomike mes katër vendeve nordike për të argumentuar se, në përgjithësi, qasja e Suedisë ishte e justifikuar për shkak të kostove të ulëta ekonomike. Por, këto argumente janë të kontestueshme dhe mungesa e një bllokimi në Suedi mbetet një fushë për debat të ashpër mes disa individëve.

Një studim tjetër nga një grup ekonomistësh gjermanë – të cilët modeluan se si një bllokim mund të kishte ndikuar në rezultatet e pandemisë në Suedi – sugjeron se kufizimet vullnetare të mëdha të vendosura nga njerëzit në këtë vend duket se kishin riprodhuar disa nga efektet e një bllokimi, megjithatë.

Një epidemiologe suedeze, Nele Brusselaers, nga Instituti Karolinska, ka kritikuar strategjinë e Suedisë për COVID-19. Ajo u transferua në Belgjikë gjatë pandemisë.

“Jam mjeke, prandaj natyrisht më interesojnë jetët. Ne duam të shpëtojmë çdo jetë”, thotë ajo. Epidemiologia thotë se shumë nga suedezët e tjerë janë “ende duke e mohuar” COVID-19, megjithëse disa kanë filluar të dyshojnë për mungesën e bllokimit në vitet e fundit.

Brusselaers, e cila jetoi në Suedi në vitin 2020, vëren se mesazhet për COVID-19 në rrjetet sociale rezultuan në reagime të forta nga disa që nuk pajtoheshin me qëndrimin për bllokimin si një strategji të duhur. “Më urrejnë kaq shumë. Kjo nuk është diçka që isha mësuar”, thotë ajo.

Edhe sot, disa njerëz e kanë të vështirë të kalojnë përtej armiqësisë që hasën për sa i përket temës së bllokimeve. Një kërkues universiteti, i intervistuar nga BBC-ja për këtë artikull, tha se ishte traumatizuar aq shumë nga abuzimet që mori online në vitin 2020, saqë nuk kishte ndërmend të komentonte më për masat e kontrollit të COVID-19, ose për bllokimet, publikisht.

Për më tepër, disa njerëz që jetuan në vende pa bllokime, dhe që nuk ishin dakord me qasjen e qeverisë së tyre, ende po përballen me pasojat e kësaj përvoje. Tanzania kurrë nuk pati bllokime për COVID-19. Ish-presidenti i vendit, John Magufuli, i cili e hodhi poshtë bllokimin dhe ndërhyrjet e tjera të shëndetit publik, vdiq në vitin 2021. Qasja e Magufulit ndaj pandemisë ishte “jo-shkencore”, thotë lektori i historisë Fadhili Mtani në Universitetin Mysliman të Morogoros në Tanzani. “Ai promovoi barërat tradicionale dhe më pas refuzoi vaksinat”, shtoi ai.

Por, Mtani kujton se vizitoi spitale ku anëtarë të familjes kishin vdekur nga një sëmundje. “Pashë njerëz që po mbyteshin në spitale”, thotë ai dhe shtoi se “spitali tha se nuk duhej të thoshim që ishte COVID-19”. Shifrat zyrtare sugjerojnë se rreth 840 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Tanzani që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, Mtani thotë se qeveria nuk ka bërë të disponueshme statistika të sakta. Një bashkëpunim ndërkombëtar që synon të vlerësojë vdekjet shtesë globale gjatë dy viteve të para të pandemisë ka vlerësuar se numri total i vdekjeve në Tanzani është diku mes 102-188 mijë.

Mtani argumenton se Tanzania duhej të kishte zbatuar një bllokim, megjithatë pa vendosur kufizime të tepërta mbi lëvizjen e punëtorëve. “Shumica e njerëzve janë të varfër. Të mohosh lëvizjen për ta është të mohosh ekzistencën e tyre”, shpjegon Mtani.

Shumë shkencëtarë theksojnë se bllokimet ishin thelbësore për shpëtimin e jetëve në pjesën e hershme të pandemisë, para se vaksinat të ishin të disponueshme, dhe gjithashtu për kufizimin e presionit mbi shërbimet shëndetësore. Deri në mars 2020, ky presion ishte tashmë shumë i madh në Britaninë e Madhe, thotë Adam Kucharski, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“NHS ishte mbingarkuar”, shpjegon Kucharski, duke iu referuar dëshmive emocionale të mjekëve që kanë folur për hetimin publik të Britanisë mbi përgjigjen e qeverisë ndaj COVID-19. “Është qesharake të sugjerohet se [NHS] nuk ishte nën presion efektivisht shkatërrues deri në atë moment”, shton Kucharski.

Ky i fundit gjithashtu thotë se, për shkak të lidhjeve globale të Britanisë dhe numrit të madh të të rinjve që jetojnë së bashku ose me prindërit e tyre krahasuar me Suedinë, për shembull, mund të kishte qenë shumë më e vështirë për Britaninë të kontrollonte përhapjen e COVID-19 pa vendosur një bllokim.

Ai gjithashtu përmend një studim të vitit 2021 që u mundua të vlerësojë efektin e ndërhyrjeve të qeverisë në përhapjen e COVID-19, duke përdorur të dhëna nga 41 vende. Ai tregon se disa aspekte të bllokimeve kombëtare mund të kenë pasur më shumë ndikim se të tjerat. Hulumtuesit gjetën, për shembull, se ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 njerëz ose mbyllja e shkollave dhe universiteteve ishte veçanërisht efektive, duke e reduktuar përhapjen me më shumë se 35 për qind mesatarisht. Mbyllja e restoranteve dhe bareve duket se kishte një ndikim më të vogël në përhapjen e sëmundjes.

Për më tepër, hulumtuesit sugjerojnë se shtimi i një urdhri të rreptë për të qëndruar në shtëpi mbi këto masa “kishte një efekt të vogël shtesë” në ngadalësimin e COVID-19 – i vlerësuar nën 17.5 për qind mesatarisht.

Vendet që zgjedhën të mos vendosin bllokime të rrepta gjithashtu mund të kenë pasur më shumë kohë për t’u përgatitur për ardhjen e COVID-19, ose arsye sociale dhe strukturore që e bënin më të vështirë për virusin Sars-CoV-2 të përhapej shpejt atje krahasuar me vendet e tjera. Edhe atëherë, ka krahasime të befasishme për t’u bërë. Merrni Islandën dhe Zelandën e Re, për shembull. Të dyja janë shtete ishuj me popullsi relativisht të vogël dhe të pasura, por ndërsa Zelandë e Re vendosi një bllokim të rreptë më 25 mars 2020, Islanda kurrë nuk e bëri këtë.

“[Islandës] i kishte një strategji më shumë për lehtësimin”, thotë Leah Grout, analiste e të dhënave kërkimore e specializuar në shëndetin publik në Universitetin e Shkencave të Shëndetit të Kalifornisë Jugore. Grout ishte autore kryesore e një punimi kërkimor për strategjitë dhe rezultatet e ndryshme të COVID-19 të këtyre dy vendeve. Islanda nisi një program testimi dhe gjurmimi, ku infeksionet dhe kontaktet midis njerëzve u monitoruan që individët – në vend të popullsisë së tërë – të kërkoheshin të respektonin karantinën për një kohë. Ky masë u përdor gjithashtu në shumë vende që vendosën bllokime, kur këto bllokime u hoqën. Islanda kishte disa kufizime për grumbullimet sociale dhe mbylli kufijtë për disa udhëtarë përkohësisht.

“Zelanda e Re pati një nga normat më të ulëta të vdekjeve në nivel global me qasjen e saj”, thotë Grout dhe shtoi se “Islanda gjithashtu ia doli mjaft mirë.” Për më tepër, ndikimet ekonomike në të dyja vendet ishin të kufizuara, pohoi ajo. Hulumtues të tjerë kanë bërë gjetje të ngjashme për Zelandën e Re dhe Islandën.

Shumë u shkrua në vitin 2020 për përpjekjet e vendeve të ndryshme për të luftuar pandeminë e COVID-19. Por, me kalimin e kohës, kjo duket shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim të vërtetë. Uruguai u lavdërua në atë kohë për arritjen e dukshme për të mbajtur COVID-19 nën kontroll, megjithëse nuk vendosi asnjëherë një bllokim të rreptë. Qeveria e vendit e zbatoi disa forma distancimi social, përfshirë mbylljen e disa palestrave, dhe kufijtë e Uruguait gjithashtu u mbyllën për disa udhëtarë, për shembull. Por, portet mbetën të hapura dhe nuk kishte një urdhër për të qëndruar në shtëpi që prekte të gjithë popullatën. Një studim i botuar në vitin 2024 gjeti se, ndërsa vdekjet shtesë ishin të ulëta në Uruguai gjatë vitit 2020, ato në të vërtetë u rritën ndjeshëm në vitet 2021 dhe 2022. Vdekjet shtesë në vitin 2021, për shembull, ishin gati 19 për qind më të larta se shifra e pritur, bazuar në trendet historike. Autorët e studimit e lidhin këtë kryesisht me përhapjen e COVID-19, por shtojnë se ndikimet nga pandemia në aftësinë për të ofruar shërbime shëndetësore në mënyra të tjera gjithashtu mund të kenë luajtur një rol.

Po ashtu, Japonia arriti të mbante vdekshmërinë nga COVID-19 në një nivel relativisht të ulët në pjesën e hershme të pandemisë. Gjatë verës së vitit 2022, vdekjet nga coronavirus kishin arritur në 36200. Sot, ato janë 130 mijë.

Atëherë, çfarë ndodhi gjatë kësaj periudhe? Varianti Omicron. Forma të reja të virusit të hershëm Sars-CoV-2 që u përhapën në mbarë botën në vitet 2022 dhe 2023.

Disa kërkues argumentojnë se qasja e Japonisë doli të ishte e duhura në përgjithësi. “Edhe pa bllokim, kurba e epidemisë ka qenë kryesisht e suksesshme”, argumenton Hiroshi Nishiura, profesor në shkollën e pasdiplomike të mjekësisë në Universitetin e Kiotos.

Megjithatë, ashtu si në vendet e tjera ku bllokimet ligjërisht të detyrueshme nuk u vendosën, ka prova që njerëzit në Japonia ndryshuan sjelljen e tyre në mënyrë të ndjeshme. Një studim i lëvizjeve të njerëzve bazuar në të dhënat e telefonave celularë sugjeron se, kur qeveria japoneze shpalli një gjendje emergjence kombëtare në prill 2020, njerëzit në Tokio reduktuan daljet nga shtëpia afërsisht aq sa njerëzit në SHBA, të cilët, përkundrazi, u ndeshën me bllokime ligjërisht të detyrueshme.

Pavarësisht kësaj, Yasuharu Tokuda, epidemiolog klinik dhe drejtor i Qendrës Muribushi Okinawa për Spitalet Mësimore në Okinawa, Japoni, argumenton se një qasje më e ashpër mund të kishte qenë e dobishme. “Disa pacientë nuk mund të pranoheshin në spital për shkak të mungesës së shtretërve të disponueshëm”, thotë ai. “Nëse kemi një pandemisë virale të fortë, atëherë duhet të kemi një bllokim më të rreptë në Japoni.” Hulumtimet sugjerojnë se mund të ketë një kundërshtim ndaj një ideje të tillë mes anëtarëve të publikut në Japoni, megjithatë.

Është e rëndësishme të reflektojmë mbi sa drastike është masa e bllokimit. Kucharski, për shembull, e quan atë një “mjet të shurdhër”.

“Ne kurrë nuk duhej të arrinim deri në atë pikë ku ishim kaq në vështirësi, me kaq pak dukshmëri se çfarë po bënte pandemia”, thotë ai. Kjo ndodhi për shkak të mungesës së sigurisë mbi atë se çfarë do të ndodhte më pas dhe mungesës së ndërhyrjeve të tjera në tryezë, që e detyruan Mbretërinë e Bashkuar të vendoste bllokim, sugjeron ai.

Shumë njerëz ende nuk kanë kaluar përtej pasojave të bllokimit. Në mars të vitit 2020, Bill Allison, një ish-punonjës civil në Skoci, ishte në të 60-at e tij. Ai kishte shumë plane për pensionimin e tij – dëshironte të shihte botën. Atëherë, Allison ishte gjithashtu një dashamirës i bareve, i cili takonte shpesh miqtë për një gotë birrë. Bllokimi e ndali atë në vend. Ai thotë se ndiqte rregullat gjithmonë, por kjo e la të ndihej një ndjenjë të thellë vetmie dhe izolimi.

“Grumbullova të gjitha copat e drurit që kisha dhe vendosa të shoh nëse mund t’i bëja ato në një kitarë elektrike. Do të punoja deri vonë natën. Nuk kishte asgjë tjetër për të bërë, vërtet. Ai gjeti një grup online për ndërtimin e kitareve, përmes të cilit takoi njerëz me interesa të ngjashme. Bëra shumë miq të rinj”, thotë ai.

Por kur bota filloi të hapet ngadalë sërish, Allison u godit nga një ndjenjë e fortë e asaj që kishte humbur dhe që ishte e vështirë të rimerrte.

“Pubi afër meje, nuk është aspak kaq i zënë sa ishte para COVID-it. U bëra mjaft introvert dhe tani e gjej veten se nuk dua të ndërveprojë me njerëz aq shumë sa bëja më parë. Po e diskutoja këtë me disa nga miqtë e mi. […] Të gjithë ndiejmë shumë pakënaqësi”, thotë ai.

Shumë shpejt do të mbushë 72 vjeç, Allison thotë se planet për udhëtimet para pandemisë mbeten të pezulluara. “Po arrij në një moshë ku nuk dua vërtet të bëj një fluturim 9-orësh në anën tjetër të botës më. Është si të më ketë kthyer prapa”, thotë ajo.

Në thelb, Tajvani (dhe më vonë Koreja e Jugut, e cila deri diku pasoi qasjen e Tajvanit) e shmangu bllokimin përmes monitorimit dhe kontrollit të hollësishëm të një popullate të tërë. Megjithatë, edhe në Tajvan, shpërthimet e COVID-19 shkaktuan probleme. Fillimisht, në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe më pas përsëri në vitin 2022, rastet u rritën pasi disa masa parandaluese në vend dhe popullata vetë filluan të relaksoheshin. Hulumtuesit vërejnë, megjithatë, se vdekjet nga COVID-19 u bënë më të pakta me kalimin e kohës, pasi autoritetet shëndetësore të Tajvanit shpërndanë vaksina për popullatën.

Ndërsa këto studime rastesh nga vende të ndryshme tregojnë se ishte padyshim e mundur të përballohej pandemia e COVID-19 pa përdorur bllokime kombëtare, rezultatet përfundimtare duket se varen nga karakteristikat e vendeve specifike, popullatave të tyre dhe sistemeve të tyre shëndetësore.

Në fund, shumica dërrmuese e vendeve vendosën bllokime në një moment gjatë vitit 2020 ose 2021 dhe do të ishte e vështirë të sugjerohet që ato janë ndikuar ndjeshëm negativisht për shkak të kësaj ndërhyrjeje, konkretisht.

Ende, pesë vjet më vonë, ashpërsia e bllokimeve dhe efektet e tyre mbi miliona nëse jo miliarda njerëz janë bërë më të qarta. Madje edhe disa hulumtues që kanë gjetur prova se bllokimet shpëtuan jetë kanë paralajmëruar kundër përdorimit të kësaj mase në mënyrë të nxituar në të ardhmen. Efektet afatgjata mbi fëmijët, arsimin dhe ekonomitë ende po zhvillohen dhe ka të ngjarë që ato të kuptohen plotësisht vetëm pas shumë vitesh.

Çfarëdo që qeveritë të vendosin të bëjnë, të kenë një plan që ata ta komunikojnë përpara çdo pandemie të re do të përmirësojë pranimin dhe përputhshmërinë e publikut me çdo masë të rreptë, thotë Grout.

“Duhet të jetë shumë e qartë”, kjo do të thotë se të gjithë mund të dinë përpara kohe se cilat kushte do të shkaktonin një bllokim.

Në Gothenburg, Mc Manus kujton debatet që ajo pati dikur me bashkëqytetarët suedezë për të kuptuar nëse vendlindja po bënte gjënë e duhur në vitin 2020. Dhe si disa njerëz dukeshin të papërgjegjshëm ose të painteresuar për të respektuar udhëzimet për distancim shoqëror në atë kohë.

“Madje nuk flitet më për këtë. Duke menduar mbrapa, ndjej se, si shoqëri, vallë a mësuam vërtet ndonjë gjë nga kjo?”, thotë ajo. /Telegrafi/

The post Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Tajvani heton një anije me ekuipazh kinez, dyshohet se ka dëmtuar një kabllo nën det

By: Mirgen
26 February 2025 at 08:25

Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh kinez nën dyshimet se ka dëmtuar një kabllo komunikimi nën det, incidenti i fundit që po përshkallëzon tensionet ndërmjet Taipeit dhe Pekinit. Roja detare e Tajvanit interceptoi anijen për transportin e mallrave, me flamurin e Togos, në ujërat ndërmjet bregut perëndimor të ishullit dhe ishujve Penghu […]

The post Tajvani heton një anije me ekuipazh kinez, dyshohet se ka dëmtuar një kabllo nën det appeared first on BoldNews.al.

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

16 February 2025 at 11:54

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr një deklaratë në faqen e saj të internetit se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, ndër ndryshimet që qeveria e ishullit vlerësoi të dielën si mbështetje të Tajvanit.

Ky veprim që hap skedën e re për Tajvanin, ruan kundërshtimin e Uashingtonit ndaj ndryshimit të njëanshëm nga Tajvani ose nga Kina, e cila pretendon se ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike është i veti.

Por, përveçse duke hequr frazën “ne nuk e mbështesim pavarësinë e Tajvanit”, faqja ka shtuar një referencë për bashkëpunimin e Tajvanit me një projekt të zhvillimit të teknologjisë dhe gjysmëpërçuesve të Pentagonit, dhe thotë se SHBA do të mbështesë anëtarësimin e Tajvanit në organizatat ndërkombëtare “aty ku është e aplikueshme”.

Shtetet e Bashkuara, si shumica e vendeve, nuk kanë lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i fortë ndërkombëtar, i detyruar me ligj t’i sigurojë ishullit mjetet për t’u mbrojtur.

“Ne kundërshtojmë çdo ndryshim të njëanshëm të status quo-së nga secila palë”, shkruhet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit në përditësimin e postuar të enjten.

“Ne presim që dallimet ndërmjet ngushticës të zgjidhen me mjete paqësore, pa detyrime, në një mënyrë të pranueshme për njerëzit në të dy anët e ngushticës (Tajvanit)”, u tha ndër tjera.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Lin Chia-lung “përshëndeti mbështetjen dhe qëndrimin pozitiv ndaj marrëdhënieve SHBA-Tajvan të demonstruar në përmbajtjen përkatëse” të faqes në internet, tha ministria në një deklaratë të dielën.

Qeveria e Tajvanit hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm njerëzit e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

Pekini e përshkruan Tajvanin si “bërthamën e interesave të tij thelbësore”, duke denoncuar rregullisht çdo shfaqje mbështetjeje për Taipein nga Uashingtoni. /Telegrafi/

 

The post Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit appeared first on Telegrafi.

DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

4 February 2025 at 07:20

DeepSeek është bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara në mbarë botën, por disa qeveri kanë shqetësime sigurie.

Start-upi kinez DeepSeek e ka emocionuar botën e inteligjencës artificiale (AI), me qeveritë që tashmë kanë ndaluar modelin e saj të DeepSeek-R1 vetëm disa javë pas lançimit të tij.

Studimet kanë treguar se ka shqetësime mbi sigurinë kibernetike, duke përfshirë ndjeshmërinë e DeepSeek-R1 për të gjeneruar përmbajtje të dëmshme dhe të njëanshme, transmeton Telegrafi.

Duke qenë se është një kompani kineze, ligji thotë se çdo e dhënë e ndarë në aplikacione celulare dhe në ueb mund të qaset nga agjencitë kineze të inteligjencës, gjë që po krijon gjithashtu frikë për sigurinë kombëtare.

Këtu janë të gjitha vendet që kanë ndaluar DeepSeek-R1 dhe ato që po shikojnë kompaninë.

Tajvani

Tajvani i ndaloi agjencitë qeveritare të përdorin modelin e AI të DeepSeek javën e kaluar, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Vendi i qeverisur në mënyrë demokratike ka qenë i kujdesshëm ndaj teknologjisë kineze, për shkak të pretendimeve të sovranitetit të Pekinit.

Ministria e Çështjeve Digjitale të Tajvanit tha të premten se të gjitha agjencitë qeveritare dhe infrastruktura kritike, nuk duhet të përdorin DeepSeek sepse “rrezikon sigurinë kombëtare të informacionit”.

“Shërbimi i AI DeepSeek është një produkt kinez”, tha ministria në një deklaratë.

“Operacioni i tij përfshin transmetimin ndërkufitar dhe rrjedhjen e informacionit, dhe shqetësime të tjera të sigurisë së informacionit”, shtohet deklarata.

Shtetet e Bashkuara

Ndërsa nuk ka pasur asnjë ndalim mbarëkombëtar, Teksasi u bë shteti i parë amerikan që ndaloi DeepSeek në pajisjet e lëshuara nga qeveria.

“Teksasi nuk do të lejojë Partinë Komuniste Kineze të depërtojë në infrastrukturën kritike të shtetit tonë përmes AI dhe aplikacioneve të mediave sociale, për grumbullimin e të dhënave”, tha guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott në një deklaratë më 31 janar.

Teksasi do të vazhdojë të mbrojë shtetin tonë nga aktorët e huaj armiqësorë.

Guvernatori ndaloi gjithashtu aplikacionet e mediave sociale në pronësi kineze Xiaohongshu, të njohura gjithashtu si RedNote, dhe Lemon8 në të gjitha pajisjet e lëshuara nga shteti.

Marina e Shteteve të Bashkuara gjithashtu zyrtarisht i ndaloi anëtarët e saj të përdorin DeepSeek, sipas CNBC.

Një email u tha anëtarëve të marinës që të mos përdorin DeepSeek, “për asnjë detyrë të lidhur me punën ose përdorim personal”, mbi “sigurinë e mundshme dhe shqetësimet etike që lidhen me origjinën dhe përdorimin e modelit”.

CNBC gjithashtu raportoi se NASA e kishte ndaluar përdorimin e teknologjisë AI të DeepSeek nga punonjësit, dhe po bllokonte qasjen nga sistemet e saj.

Një memo e cituar nga CNBC thoshte: “DeepSeek dhe produktet dhe shërbimet e tij nuk janë të autorizuara për përdorim me të dhënat dhe informacionin e NASA-s ose, në pajisjet dhe rrjetet e lëshuara nga qeveria”.

Italia

Italia u bë vendi i parë që bllokoi DeepSeek më 30 janar. Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të vendit urdhëroi një bllokim të Inteligjencës Artificiale Hangzhou DeepSeek dhe Inteligjencës Artificiale të Pekinit DeepSeek (kompanitë kineze që qëndrojnë pas chatbot-it DeepSeek), për të ndaluar përpunimin e të dhënave të italianëve.

Ai vjen pasi DeepSeek thuhet se u tha autoriteteve italiane se nuk do të bashkëpunonte me një kërkesë për informacion.

“Ndryshe nga sa u konstatua nga autoriteti, kompanitë kanë deklaruar se nuk operojnë në Itali dhe se legjislacioni evropian nuk zbatohet për to”, tha rregullatori italian, i cili shtoi se po hapte një hetim për kompaninë.

Cilat vende po hetojnë DeepSeek?

Deri më tani, autoritetet belge, irlandeze, franceze dhe koreano-jugore për mbrojtjen e të dhënave, thanë se kishin planifikuar të pyesnin DeepSeek se si menaxhohen informacionet personale të përdoruesve. /Telegrafi/

 

 

 

The post DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë? appeared first on Telegrafi.

Tërmet i fuqishëm ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

20 January 2025 at 22:30

Një tërmet me magnitudë 6 goditi Tajvanin këtë të hënë, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ndodhet 23 kilometra në verilindje të qytetit Yujing, dhe thellësia fokale është vlerësuar në 10 kilometra.

Autoritetet në Tajvan raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 6.4 ballë.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

The post Tërmet i fuqishëm ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Nën trysninë e shtuar nga Kina, Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump

26 December 2024 at 16:55
Ndërkohë që bota po pret kthimin e Presidentit të zgjedhur amerikan në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës William Yang në Taipei, Tajvani e gjen veten në mes të agresionit të shtuar nga Kina dhe paqartësive që rrethojnë marrëdhëniet e ishullit me Shtetet e Bashkuara. Duke filluar nga personeli ushtarak

Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump nën trysninë e shtuar nga Kina

By: lia rda
26 December 2024 at 15:23

Ndërkohë që bota po pret kthimin e Presidentit të zgjedhur amerikan në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës William Yang në Taipei, Tajvani e gjen veten në mes të agresionit të shtuar nga Kina dhe paqartësive që rrethojnë marrëdhëniet e ishullit me Shtetet e Bashkuara.

Duke filluar nga personeli ushtarak e deri tek civilët, banorët e Tajvanit po bëjnë përgatitjet për një të ardhme me paqartësi ndërkohë që Presidenti i ri amerikan bëhet gati të fillojë mandatin dhe trysnisë së shtuar nga Kina. Pekini e konsideron Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur, si pjesë të Kinës dhe thotë se do të përdorë edhe forcën, nëse është e nevojshme, për ta shndërruar në realitet këtë pretendim.

Ndërkohë që Presidenti Joe Biden vazhdimisht ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina, Presidenti i zgjedhur Trump ka sugjeruar se Tajvani duhet t’i paguajë Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e tij.

Njëzet e tetë vjeçarja Angel Chi, banore e Taipeit, thotë se ajo është e shqetësuar.

“Jam paksa e shqetësuar ngaqë e kam të vështirë ta kuptoj se çfarë po thotë zoti Trump, se çfarë po bën ai konkretisht dhe se çfarë po bën prapa skenave, gjëra që ne nuk mund t’i shohim. Ai gjithmonë ka vepruar në bazë të interesave të tij dhe interesave të Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo.

Ndonëse zoti Trump ka emëruar Marco Rubion dhe Michael Waltzin, që të dy personalitete të njohura për qëndrimet e skajshme ndaj Kinës, si anëtarë të mundshme të administratës së tij, komentet e tij për Tajvanin ishin të paqarta.

Ja përgjigja e zotit Trump në korrikun e vitit 2023, gjatë një interviste për kanalin televiziv Fox News.

“Nuk dua të them atë që po e mendoj. Nëse i përgjigjem kësaj pyetje, do të vihem në një pozitë shumë të keqe negociuese”, deklaroi ai.

Qëndrimi i zotit Trump është i paqartë edhe për analistin e gjeopolitikës në Taipei, Michael Cole.

“Nuk e dimë më nëse me të vërtetë qëndrimi i tij është t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në një pozitë më izolacioniste”, thotë ai.

Qëndrimi i Kinës është i qartë.

“Kina kundërshton plotësisht secilën formë të komunikimit zyrtar ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit”, thotë ai.

Disa banorë të Tajvanit janë të mendimit se vlerat demokratike të ishullit do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shteteve që kanë prirje të njëjta.

“Presidenti Trump dëshiron ta distancojë veten nga Presidenti Biden, që të ketë qëndrimet e veta, por nuk mendoj se ato do të kenë ndikim tek pesha e Tajvanit për Shtetet e Bashkuara apo si pjesë e frontit botëror të mbrojtjes nga Kina”, thotë banori i Tajvanit, Chen Cheng-yi.

Ekspertët gjithashtu bien dakord – ka pak gjasa që të ketë ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanin në administratën e ardhshme.

“Situata është i tillë që do të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për zhvillimet, por nuk po jemi në panik. Ne kemi gjithashtu përkrahje shumë të fuqishme dypartiake në Kongres dhe ai gjithmonë mund të jetë shtylla kryesore për Tajvanin që të mirëmbajë dhe forcojë marrëdhëniet ndërmjet Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara në fusha të ndryshme”, thotë Presidenti i organizatës “Prospect Foundation”, Lai I-Chung në Taipei.

Ndërkohë që Tajvani përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe të përgatitet për fillimin e mandatit të administratës së Presidentit Trump, Kina ka shtuar trysninë ushtarake ndaj Tajvanit që kur Presidenti Lai Ching-te filloi detyrën në muajin maj. Kina po zhvillon stërvitje përreth Tajvanit dhe roja e saj detare po ndërhynë. Këto veprime janë po të drejtuara tek qeveria e Tajvanit po aq sa edhe ndaj votuesve të saj, thotë analisti Cole.

“Ata shpresojnë se përmes krijimit të një ndjenje pasigurie dhe izolimit të Tajvanit, të bindin votuesit tajvanezë, nëse jo edhe qeverinë e Tajvanit, që ta shmangin rrezikun”, thotë ai.

Analisti Cole thotë se niveli i agresionit nga Pekini ndaj Tajvani do të varet nga vlerësimi i Kinës për politikat e administratës së re të zotit Trump për Tajvanin dhe Kinën./voa

Mbështetje për Tajvanin, Kina paralajmëron SHBA-në

By: Mirgen
22 December 2024 at 22:50

Qeveria e Kinës e ka kundërshtuar të dielën vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke thënë se Uashingtoni “po luan me zjarrin”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, autorizoi të shtunën furnizimin e Tajvanit me materiale dhe shërbime nga Departamenti i Mbrojtjes, […]

The post Mbështetje për Tajvanin, Kina paralajmëron SHBA-në appeared first on BoldNews.al.

Biden miraton 571 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin

By: Xhen Sila
21 December 2024 at 07:55

Presidenti amerikan Joe Biden miratoi 571.3 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes për Tajvanin, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me ligj t’i ofrojnë Tajvanit, që Kina e pretendon territor të saj, mjetet për të mbrojtur veten, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike midis Uashingtonit dhe Taipeit.

Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike hedh poshtë pretendimet e Kinës për sovranitet. Kina ka rritur presionin ushtarak kundër Tajvanit, duke përfshirë aktivitetet e përditshme ushtarake pranë ishullit dhe dy raunde lojërash luftarake këtë vit.

Tajvani alarmoi javën e kaluar në përgjigje të asaj që tha se ishte grumbullimi më i madh i forcave detare të Kinës në tre dekada rreth Tajvanit dhe në detet e Kinës Lindore dhe Jugore./abcnews.al

 

Rrahje masive në parlamentin e Tajvanit

20 December 2024 at 20:18

Ligjvënësit u përplasën në Kuvendin e Tajvanit, ku anëtarë të partisë politike të presidentit, të cilët kishin hyrë në ndërtesë, u përplasën me anëtarë të një partie tjetër të madhe që u përpoqën të hynin për t’i nxjerrë ata jashtë.

Disa ligjvënës u lënduan gjatë përplasjes, sipas raporteve të mediave të Tajvanit, megjithatë nuk ishte e qartë sa serioze ishin plagët.

E gjithë kjo për shkak të tri ligjeve që Partia Nacionaliste, ose Kuomintangu, po përpiqej të kalonte, përfshirë një që kritikët thonë se do të paralizonte Gjykatën Kushtetuese.

Fotografitë dhe videot e përplasjes treguan pamje kaotike me anëtarë të Partisë Nacionaliste që përpiqeshin të heqin ose të shtyjnë përmes barrierave të karrigeve ose të ngjiteshin përtej një skaji para zonës së kryetarit. Ligjvënësit nga pala tjetër i shtynë ata dhe karriget mbrapsht ndërsa u hodhën edhe ujë minerali nga shishet e plastikës.

Partia Progresive Demokratike, e njohur si DPP, po përpiqej të bllokonte çdo votë për ligjet. As ata dhe as Nacionalistët, të njohur si KMT, nuk fituan shumicën në zgjedhjet e fundit legjislative.

KMT, e cila fitoi më shumë vende, ka formuar një koalicion me një parti të vogël për të marrë kontrollin e Kuvendit dhe është në garë për pushtet me presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te, i cili është nga DPP.

Mijëra mbështetës të DPP protestuan jashtë Kuvendit natën e enjtes dhe të premten.

Ligjvënësit në Tajvan kanë pasur përplasje edhe më parë. Në vitin 2020, ata hodhën zorrë derri në njëri-tjetrin për një vendim të qeverisë për të hequr ndalimin e importit të mishit të derrit dhe viçit nga SHBA-ja. /Telegrafi/

The post Rrahje masive në parlamentin e Tajvanit appeared first on Telegrafi.

Tajvani: Kina ka filluar operacionin më të madh detar në tre dekadat e fundit

By: Ardit
10 December 2024 at 21:39

Zyrtarët e mbrojtjes në Tajvan thonë se Kina ka dislokuar rreth 90 anije të marinës dhe rojës bregdetare në ujërat që shtrihen nga ishujt në jug të Japonisë e deri tek Deti i Kinës së Jugut. Ky është dislokimi më i madh në ujërat rajonale në tre dekadat e fundit, thonë zyrtarët tajvanezë dhe ai […]

The post Tajvani: Kina ka filluar operacionin më të madh detar në tre dekadat e fundit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌