Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – Vala e të nxehtit në të gjithë Evropën shkaktoi 2 300 vdekje

LONDËR, 10 korrik /ATSH-AA/ – Vala e fortë e të nxehtit që përfshiu Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2 300 vdekje, sipas një studimi të publikuar.

”Afërsisht 1 500 (65 për qind) nga 2 300 vdekjet e vlerësuara të lidhura me të nxehtin janë të lidhura me ndryshimet klimatike, të cilat sollën një valë më të fortë të të nxehtit në të gjithë kontinentin”, sipas studimit të kryer nga shkencëtarët në ”Imperial College London” dhe ”London School of Hygiene and Tropic Medicine”.

Studimi tha se ndryshimet klimatike trefishuan vdekjet e lidhura me të nxehtin në fillim të verës në të gjithë Evropën.

Hulumtuesit u përqendruan në 10 ditë, nga 23 qershori deri më 2 korrik, dhe mbuluan 12 qytete evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin, Frankfurtin, Budapestin, Zagrebin, Athinën, Romën, Milanon, Sassari, Barcelonën, Madridin dhe Lisbonën.

“Gjetjet e kësaj analize dhe shumë të tjerave janë jashtëzakonisht të qarta: ekstremet e të nxehtit në të gjithë Evropën po rriten me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”, thuhet në hulumtim.

Më tej, hulumtimi nënvizoi se këto qytete përjetuan një rritje të temperaturave deri në 4,0 gradë Celsius.

Paralajmërohet se temperaturat e valës së të nxehtit do të vazhdojnë të rriten, duke rritur me shumë gjasa numrin e vdekjeve.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i BE-së tha gjithashtu të mërkurën në një buletin mujor të klimës se qershori 2025 ishte qershori i tretë më i ngrohtë në nivel global.

“Qershori 2025 pa një valë të jashtëzakonshme të nxehtësisë që preku pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore, me pjesën më të madhe të rajonit që përjetoi valë shumë të fortë të nxehtësisë. Kjo valë e nxehtësisë u bë më intensive nga temperaturat rekord të sipërfaqes së detit në Mesdheun perëndimor”, tha Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm.

Burgess paralajmëroi se valët e nxehtësisë ka të ngjarë të bëhen “më të shpeshta, më intensive” dhe të ndikojnë në më shumë njerëz në të gjithë Evropën./   /os/

The post FOKUS – Vala e të nxehtit në të gjithë Evropën shkaktoi 2 300 vdekje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim (Harta)

27 June 2025 at 09:41

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius. Sipas metorologëve i nxehti ka përfshirë të gjithë Europën dhe sipas parashikimeve të fundit ,temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe në ditët në vijim. Ndërkohë, kjo e premte rezulton të jetë dhe dita më e nxehtë. Madje, Ministria e Shëndetësisë në Itali ka shpallur gjendjen e emergjencës në 13 qytete.

Si rrjedhojë e temperaturave të larte nëpër spitale ka pasur një rritje të vizitave në urgjencë. E njëjta situatë është raportuar edhe në vendin tonë, ku qytetarë të shumtë janë paraqitur pranë ambienteve të urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore. Valët e të nxehtit mund të shkaktojnë probleme për infrastrukturën, siç janë trenat që ecin me shpejtësi të reduktuar për shkak të rrezikut të zgjerimit dhe përkuljes së shinave të trenave nga nxehtësia. Gjithashtu si pasojë e temperaturave të larta përballemi dhe me më shumë probleme shëndetësore, të cilat mund të çojnë në një rritje të numrit të vdekjeve.

The post Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim (Harta) appeared first on Sot News | Lajme.

Pas sulmeve në objektet bërthamore të Iranit, Trump mbledh në Zyrën Ovale ekipin e sigurisë kombëtare

23 June 2025 at 11:46

Presidenti Donald Trump, ka planifikuar të zhvillojë një takim të mbyllur me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Zyrën Ovale këtë të hënën, ndërsa administrata përgatitet për hakmarrje të mundshme iraniane pas sulmeve të SHBA-së këtë fundjavë në rrjetin bërthamor të Teheranit.

Ndërkohë, Presidenti e ka paralajmëruar Iranin të mos hakmerret pas sulmeve të së shtunës nga SHBA-ja. Pas sulmit ushtarak amerikan ndaj Iranit, Trump synon ‘projektligjin e tij të madh dhe të bukur’. Trump vlerësoi publikisht atë që e quajti “unitet të madh” brenda Partisë Republikane dhe e zhvendosi fokusin e tij në përparësinë e ardhshme legjislative të administratës.

“Unitet i madh në Partinë Republikane, ndoshta unitet siç nuk e kemi parë kurrë më parë. Tani le ta përfundojmë Projektligjin e Madh, të Madh dhe të Bukur”, shkroi Trump në mediat sociale. “Vendi ynë po bën SHUMË SHUMË. MAGA!”

Trump iu drejtua kombit të shtunën në mbrëmje pasi SHBA-të kryen sulme ajrore në objektin bërthamor të Iranit, të cilin ai e quajti “një sukses spektakolar ushtarak”.

The post Pas sulmeve në objektet bërthamore të Iranit, Trump mbledh në Zyrën Ovale ekipin e sigurisë kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Valë arrestimesh në Iran për bashkëpunëtorët e Izraelit

19 June 2025 at 16:44

Forcat iraniane të sigurisë po kryejnë një valë arrestimesh për të dyshuarit si spiunë dhe bashkëpunëtorë izraelitë, raportuan mediet iraniane. Raportet kanë thënë se dhjetëra arrestime kanë ndodhur ditët e fundit, ndërsa Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore në territoret e njëri-tjetrit.

Të paktën 18 të huaj “të paligjshëm” janë arrestuar në Mashhad, një qytet i madh në verilindje, për ndërtimin dhe përdorimin e dronëve, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Të dyshuarit, të cilët mund të jenë afganë, dhe thuhet se janë deportuar. Policia i akuzoi ata për përhapjen e “informacionit të rremë”, sipas raportit.

Forcat e sigurisë i kanë akuzuar ata për ndikimin në opinionin publik përmes postimeve në internet dhe për pjesëmarrje në luftë në mbështetje të Izraelit.

Dhjetëra arrestime për të dyshuar si spiunë të Mossadit janë raportuar ditët e fundit. Prokurorët iranianë i kanë kërcënuar bashkëpunëtorët me drejtësi të shpejtë. Bashkëpunimi me armikun ose shërbimet e huaja sekrete shpesh dënohet me vdekje në Iran. Raportime të shumta në mediet sociale kanë folur për kërcënime dhe represion

Trump, pyetja që vuri në siklet lojtarët e Juventus në Zyrën Ovale: ishte për gratë

By: user 2
19 June 2025 at 12:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Zyrën Ovale, flet për një temë të paktën delikate, pikërisht për një ndërhyrje të mundshme në luftën mes Iranit dhe Izraelit, dhe e bën këtë me gjithë skuadrën e Juventusit pas shpine. Një skenë të paktën kurioze, që vjen si pasojë e vizitës së formacionit bardhezi, i cili po përgatitet për debutimin e tij në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara.

Juventus në vizitë te presidenti amerikan Trump, skena kurioze

Fytyrat e futbollistëve të “Zonjës së Vjetër” tradhtojnë një siklet të dukshëm. Sikleti i atyre që ndihen pothuajse jashtë vendit në një kontekst që nuk ka asnjë lidhje me sportin apo futbollin. Një siklet që u shtua në mënyrë të ndjeshme kur Trump habiti të gjithë me një pyetje të veçantë, në linjë me kundërshtimin e tij të njohur për praninë e atletëve transgjinorë në sport.

Trump asks the Juventus players standing behind him if women could make their team and tries to bait them into endorsing his transphobia pic.twitter.com/cJymDAmcSd

— Aaron Rupar (@atrupar) June 18, 2025

Pyetja e veçantë e Trump drejtuar lojtarëve të Juves

Në veçanti, presidenti amerikan u pyeti lojtarëve të Juventusit: “A keni pasur ndonjëherë gra në skuadër? Një grua mund të hyjë në skuadrën tuaj, djema? Më thoni, çfarë mendoni?”

Locatelli, Weah dhe disa bardhezinj të tjerë buzëqeshën, duke u parë me njëri-tjetrin pa ditur si të përgjigjeshin, duke u treguar pothuajse në ndrojtje.

Në atë moment, Trump, i vendosur për të marrë një përgjigje, iu drejtua drejtuesve, në veçanti drejtorit të ri të përgjithshëm të Juventusit, Comolli, i cili shpjegoi: “Kemi një skuadër femrash shumë të fortë.” Një përgjigje që nuk e lëvizi Trump nga qëllimi i tij fillestar, siç u konfirmua nga përgjigjja e tij: “Gratë duhet të luajnë me gra të tjera. E kuptoni? Jeni shumë diplomatë”.

🚨 JUST IN: President Trump says Iran wants to visit him at the White House, and he might let them

He will be meeting with his National Security Council in the Situation Room in 1 HOUR.

Trump CLEARLY doesn’t want a war. He’s working toward peace.

No decision on action has been… pic.twitter.com/4MQkPdLS5s

— Nick Sortor (@nicksortor) June 18, 2025

Qëndrimi i Trump mbi këtë çështje është i njohur prej kohësh, siç e konfirmojnë edhe disa urdhra ekzekutivë të firmosur prej tij. Presidenti ka ridefinuar seksin si “binar biologjik”, duke hequr çdo njohje federale të gjinisë dhe duke zëvendësuar “gender” me “sex” në dokumentet zyrtare, si dhe duke pezulluar financimet për struktura me identitet gjinor, përfshirë edhe sportet për femra.

The post Trump, pyetja që vuri në siklet lojtarët e Juventus në Zyrën Ovale: ishte për gratë appeared first on Lapsi.al.

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Korça çeli mbrëmë sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga momentet festive, teksa shkruan: “Energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e Korçës”.

Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme përcolli kjo festë në qytetin e Korçës, i cili ishte bërë mbrëmë destinacion i shumë vizitorëve.

Trupa të shumta nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca fantastike dhe maska që e kthyen bulevardin në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë një vepër arti.

Qindra qytetarë dhe turistë u bashkuan në këtë atmosferë unike, ku festa dhe kultura u ndërthurën në mënyrën më të bukur.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “Korça e nisi verën me energji dhe gjallëri, duke treguar edhe një herë se është një qytet me plot arsye për t’u vizituar”.

“Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës”, tha Filo.

/m.m/a.f/

The post Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Karnavalet hapin sezonin turistik në Korçë


TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Korça çel sot sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, një paradë plot ngjyra e aktivitete që dhurojnë një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e Karnavaleve që fton turistë vendas e të huaj.

E njohur për Karnavalet e famshme Korça, e ka shndërruar këtë traditë në një nga festat më të bukura të qytetit. Muzika dhe alegria, i bëjnë karnavalet, ftesën unike korçare për turistët vendas e të huaj.

Grupe korçare, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit pushtojnë bulevardin e Korçës, duke parakaluar me madhështi në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohet me nga një fabul.

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve 1940, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Kjo festë u ndërpre rreth viteve 60 për të rinisur pas viteve ‘90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri më sot grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

/m.m/ /a.g/

The post Kumbaro: Karnavalet hapin sezonin turistik në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë

By: user 8
5 June 2025 at 14:13

Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz pritet të përballet me një nga sfidat më delikate të karrierës së tij politike: një takim në Zyrën Ovale me Donald Trump, presidentin amerikan që nuk ka kursyer kritikat ndaj Gjermanisë. Midis tensioneve për çështje si migracioni, NATO, eksportet gjermane dhe simpatitë e administratës amerikane për ekstremistët e AfD-së, Merz hyn në këtë takim me një barrë të rëndë, por edhe me një strategji të qartë: ta bindë Trumpin se Gjermania po ndryshon. A do të arrijë Merz të shmangë kurthet diplomatike dhe të fitojë simpatinë e një presidenti të paparashikueshëm?

Lexoni më tej për të kuptuar peshën reale të kësaj vizite që mund të përcaktojë të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike.

Politico: 

Kancelari gjerman Friedrich Merz duhet të jetë i përgatitur për një pritë të ngjashme me atë që përjetuan udhëheqësit e Ukrainës dhe Afrikës së Jugut, kur të takojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Zyrën Ovale të enjten. 

Armiqësia e Trump ndaj gjermanëve të “këqij, shumë të këqij” është e njohur, dhe Merz ka gjasa të përballet me pyetje të mprehta nën dritën e fortë të kamerave televizive në lidhje me komentet e tij gjatë natës së zgjedhjeve në shkurt, ku ai tha se Evropa duhet të “arrijë pavarësinë nga SHBA” dhe se administrata e Trump “nuk tregon interes për fatin e Evropës.” 

Merz gjithashtu do të duhet të shmangë kurthet në një sërë temash: eksportet gjermane të makinave, mbështetjen për NATO-n dhe Ukrainën, dhe, ndoshta më e sikletshme, simpatia e administratës Trump për partinë opozitare të ekstremit të djathtë dhe anti-emigracion, Alternativa për Gjermaninë (AfD), që është forca e dytë politike në vend.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se Merz duhet të mos flejë nga ankthi, pasi ka shenja të hershme se dy biznesmenët e pasur (dhe golfistë) mund të kenë marrëdhënie të mira. Kancelari i ri, një transatlantikist i shpallur, ka premtuar të shtyjë Gjermaninë në një drejtim rrënjësisht të ri për çështje që i interesojnë Trumpit, duke premtuar një rritje masive të shpenzimeve ushtarake dhe një goditje të fortë ndaj emigracionit. Vizita përkon edhe me përpjekjet e evropianëve për një marrëveshje paqeje për makinat që do të shuante luftën tregtare në zhvillim BE-SHBA.

Ftesa e presidentit për Merz që të qëndrojë në Blair House, rezidenca zyrtare e të ftuarve të Shtëpisë së Bardhë përballë portës veriore, u ka dhënë gjithashtu zyrtarëve gjermanë pak më shumë optimizëm se nuk po futen në një kurth.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti, e minimizoi rrezikun e një përplasjeje, duke e quajtur takimin me Merz “thjesht një vizitë tjetër e një lideri të huaj.” 

Dy udhëheqësit kanë folur disa herë në telefon dhe Merz ka tentuar ta joshë Trumpin me një ftesë për të vizituar fshatin gjerman të prejardhjes së gjyshit të tij, Friedrich Trump.

Kancelari gjerman duket se mendon se telefonatat kanë shkuar mirë. “Biseda ime e parë me të ishte e mirë personalisht, kemi disa miq të përbashkët… dhe e urova për Papën amerikan… pastaj folëm pak për Çikagon, sepse Papa vjen prej andej. Kam qenë shpesh atje për punë,” shpjegoi së fundmi Merz. Duke imituar Trumpin, ai shtoi: “‘Oh, nga e njeh ti Çikagon? Është një qytet i mrekullueshëm! Çikago është vërtet një qytet i mrekullueshëm.’ Kjo ishte atmosfera e bisedës.” 

Kjo miqësi i dha shpresë zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Kornelius se të dy burrat do të vazhdonin “marrëdhënien e tyre shumë të mirë” edhe në takimin në Uashington. Por edhe Kornelius tregoi një nuancë shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit: “Të gjithë e dimë që dinamika në Shtëpinë e Bardhë është ndoshta pak e lëngshme.” 

Fillim i vështirë

Delegacioni gjerman e ka të lehtë të imagjinojë si mund të devijojë gjithçka, si në rastin kur Trump bëri pretendime të pabazuara për një “gjenocid” ndaj popullsisë së bardhë në Afrikën e Jugut gjatë një vizite të presidentit të atij vendi, Cyril Ramaphosa, në maj, ose kur Trump dhe nënpresidenti JD Vance sulmuan liderin e luftës së Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy më herët.

Fjalimi i Vance në Konferencën për Sigurinë në Mynih në shkurt, vetëm pak ditë para se konservatorët e Merz të fitonin një zgjedhje të parakohshme, ofron një skenar të mundshëm për këtë takim. Në fjalimin e tij, Vance kritikoi udhëheqësit kryesorë evropianë për “frikën nga votuesit e tyre,” duke përmendur veçanërisht “murin mbrojtës” të Gjermanisë ndaj AfD-së për të ndaluar formimin e koalicioneve me këtë parti të izoluar.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjithashtu është përfshirë në debat, duke akuzuar shërbimin gjerman të inteligjencës së brendshme për “tiraní të maskuar” për etiketimin e AfD-së si ekstremiste.

Komentet e Vance duket se tronditën Merzin, i cili bëri deklarata të forta në natën e zgjedhjeve duke vënë në dyshim nëse NATO mund të vazhdonte të ekzistonte në formën e saj aktuale, për shkak të pasigurive në lidhje me rolin e SHBA. Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi ai theksoi nevojën për bisedime për të vendosur Gjermaninë nën ombrellën bërthamore të Britanisë dhe Francës.

Që nga ai fillim i vështirë diplomatik, marrëdhëniet Berlin-Uashington janë përmirësuar ndjeshëm.

Qeveria e Merz ka bërë përpjekje të qëllimshme për të fituar mbështetjen e Trump, i cili në mandatin e parë e sulmoi vazhdimisht Gjermaninë si “mospaguese” në fushën e mbrojtjes dhe kërcënoi të tërhiqte 12 mijë trupa amerikane nga vendi. Merz premtoi të ndërtojë “ushtrinë konvencionale më të fortë” në Evropë. Merz ka hapur gjithashtu diskutime që më parë konsideroheshin të pamundura, duke shprehur gatishmërinë për të shkuar drejt shpenzimeve ushtarake deri në 5% të PBB-së, një rritje e madhe nga niveli aktual pak mbi 2%.

Merz ka hequr dorë edhe nga retorika për “pavarësi”.

Gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel në maj, Merz deklaroi se qëndrimi i administratës Trump ndaj Evropës kishte “ndryshuar dukshëm” për shkak të përpjekjeve të BE-së për mbrojtjen dhe se ai ishte bërë “më optimist për të ardhmen e aleancës NATO.” 

SHBA, shtoi ai, është “e pazëvendësueshme për sigurinë e Evropës sot dhe për një kohë të gjatë.” 

Ka shenja që amerikanët po e besojnë.

Në një konferencë në Singapor fundjavën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Pete Hegseth e përmendi Gjermaninë si shembull për t’u ndjekur nga vendet e tjera, duke bërë shaka teksa fliste: “Është e vështirë të besohet… që po e them këtë.” 

Dhe sa i përket AfD-së, Merz mund të gjejë ngushëllim nga fakti që miliarderi i teknologjisë Elon Musk, mbështetësi më i zjarrtë i partisë brenda administratës, nuk është më pjesë e qeverisë.

Rrezik i lartë

Edhe pse për zyrtarët e administratës Trump ky takim nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, takimi në Zyrën Ovale ka peshë të jashtëzakonshme për Merz.

Aftësia e Evropës për të mbrojtur veten, një strategji e përbashkët për të ndalur luftën e Rusisë kundër Ukrainës, dhe përfundimi i luftës doganore që po destabilizon ekonominë e BE-së, mund të varen pjesërisht nga fakti nëse Merz dhe Trump do të krijojnë një marrëdhënie pozitive.

Ekipi i Merz do të mbërrijë në një kohë kur evropianët po sjellin edhe “dhurata tregtare” për të lehtësuar atmosferën. Brukseli po shtyn një plan për të zbutur rregullat e ashpra të BE-së për makinat autonome dhe për të miratuar standarde më të lehta për automjetet, pjesë e një përpjekjeje të re për ta bindur administratën Trump të tërhiqet nga tarifat e vendosura ndaj makinave dhe pjesëve të tyre, sipas një personi të njohur me diskutimet.

Por njerëzit pranë Merz besojnë se detaje të tilla teknike nuk do të jenë vendimtare në takim.

Siç e tha Jürgen Hardt, një deputet konservator që merret me politikën e jashtme: “Ai do të ketë vetëm disa shënime me vete, nëse ka ndonjë, dhe përndryshe do të mbështetet te aftësia e tij intuitive për të gjetur tonin e duhur.” 

Edhe vetë Merz ka pranuar rreziqet e bisedave me Trump.

“Kushdo që e sheh dhe përjeton Trumpin në televizion, e di si mund të shkojnë ato.” 

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë appeared first on Lapsi.al.

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

3 June 2025 at 22:45

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin “Now” se në vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të drogave sintetike. Sipas tij në disa koncerte dhe festivale ku vijnë shumë të huaj, konsumohet shumë drogë. Ai përmendi dy nga llojet e drogave që po përdoren më tepër në këto festivale të cilat mbahen në Shqipëri, […]

The post “Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore appeared first on BoldNews.al.

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

31 May 2025 at 11:04

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 13 persona, mes të cilëve tre administratorë kompanish dhe 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore. Më konkretisht bëhet fjalë për administratët Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk”. Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk” u arrestua në Qershor […]

The post Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling” appeared first on BoldNews.al.

Trump i plotëson dëshirën familjes shqiptare, i pret në Zyrën Ovale

By: armand
24 May 2025 at 18:52

Një moment emocionues u shënua së fundmi në Zyrën Ovale, ku Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti me ngrohtësi familjen shqiptare Xhaferi, si pjesë e iniciativës bamirëse “Make-A-Wish”, e cila ka për qëllim të realizojë ëndrrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Familja Xhaferi, me origjinë nga Shqipëria, ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve përballet […]

The post Trump i plotëson dëshirën familjes shqiptare, i pret në Zyrën Ovale appeared first on BoldNews.al.

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

By: V K
24 May 2025 at 15:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dondal Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi.

Mësohet se kjo vizitë u mundësua nga “Make a Wish Foundation”, pasi Presidenti Trump, ka në axhendën e tij takime me persona me aftësi ndryshe.

Bëhet me dije se pjesë se këtij rasti, është edhe djali i madh i kësaj familjeje me origjinë shqiptare.

Gjithashtu, mësohet se Presidenti Donald Trump, i dha djaloshit edhe një monedhë, që do ta ketë kujtim nga takimi me Presidentin e SHBA-ve.

The post Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja dhe dhurata për njërin prej fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Kryeministri kanadez takohet me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

6 May 2025 at 19:15

Kryeministri kanadez Mark Carney po qëndron për një vizitë në SHBA, ku në Shtëpinë e Bardhë është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Me të arritur në Shtëpinë e Bardhë, dy liderët shkëmbyen disa fjala para se të futeshin brenda, transmeton Telegrafi.

Ata madje mbajtën një konferencë të përbashkët për gazetarëve në Zyrën Ovale.

Ky takim sipas Carney ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që janë zbehur paksa që nga shpallja e tarifave ndaj Kanadasë nga presidenti amerikan.

Temë diskutimi ndër tjerash në këtë takim, është edhe deklarata e Trumpit që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

The post Kryeministri kanadez takohet me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Telegrafi.

100 ditët e para të Trump në zyrën ovale, Leavitt: Biznesmeni kryesor i Amerikës

29 April 2025 at 17:02

Sekretarja e Shtypit e SHBA-së, Karoline Leavitt, përshëndeti 100 ditët e para të Donald Trump në detyrë si “fillimin më historik” të çdo presidenti amerikan.

Në një konferencë për mediat, përveç vlerësimit për arritjet ekonomike të Trump, përfshirë atë që ajo tha se arriti në qindra miliarda dollarë të kursyer në shpenzimet qeveritare, Leavitt mbrojti tarifat që administrata e Trump ka vendosur në vende anembanë botës – 145% për mallrat kineze dhe 10% për mallrat nga shumica e vendeve të tjera.

Ajo e përshkroi presidentin e SHBA-së si “biznesmenin kryesor” të Amerikës dhe tha se më shumë se 100 vende janë ulur tashmë në tryezën e bisedimeve duke kërkuar të ofrojnë kushte më të favorshme për Amerikën.

Krahas Leavitt ishte Scott Bessent, sekretari i Thesarit i Trump, i cili sugjeroi se kaosi i tregut financiar i shkaktuar nga tarifat e disa javëve më parë ishte i qëllimshëm – se Trump krijoi qëllimisht “pasiguri strategjike” për të arritur “marrëveshjet më të mira të mundshme tregtare”.

Në një përgjigje veçanërisht të zjarrtë ndaj pyetjes së një gazetari, Leavitt iu përgjigj gjithashtu raporteve se Amazon së shpejti do të nxirrte në pah rritjet e çmimeve të produkteve për shkak të tarifave në faqen e saj të internetit, duke e quajtur këtë veprim një “akt armiqësor dhe politik”.

Ndërkohë, Bessent nuk pranoi të përgjigjej nëse Trump dhe presidenti i Kinës Xi Jinping kishin folur dhe tha se “barra është mbi ta” për të përshtatur tarifat e tyre për të shmangur fatkeqësinë ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 100 ditët e para të Trump në zyrën ovale, Leavitt: Biznesmeni kryesor i Amerikës appeared first on Euronews Albania.

Gjykata rrëzoi vendimin e presidentit, Donald Trump ndalon pjesëmarrjen e “Associated Press” në Zyrën Ovale

By: M C
15 April 2025 at 17:03

Pavarësisht urdhërit të gjykatës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk ka lejuar prezencën e një fotografi dhe reporteri të medias Associated Press, për të marrë pjesë në konferencën për shtyp në Zyrën Ovale me homologun nga El Salvador, Nayib Bukele.

Donald Trump kishte përjashtuar Associated Press nga mbulimi I ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë për shkak se kjo media amerikane në artikujt e saj I referohej Gjirit të Meksikës me po këtë emër, ndërsa Presidenti Amerikan ka vendosur ta quaj atë Gjiri I Amerikës.

Associated Press kishte paditur administratën në shkurt, duke e cilësuar masën ndëshkim për qëndrimin e saj editorial. Vendimi i Gjykatës nuk do të hyjë në fuqi deri të dielën për ti dhënë mundësinë administratës Republikane që ta apelojë atë.

Zëdhënësja e Associated Press, Lauren Easton, e quajti vendimin “një fitore për lirinë e shtypit dhe të drejtën për të folur lirshëm pa ndëshkim nga qeveria.”

The post Gjykata rrëzoi vendimin e presidentit, Donald Trump ndalon pjesëmarrjen e “Associated Press” në Zyrën Ovale appeared first on Albeu.com.

Duro për ATSH-në: Muse-X, përfitime Shqipërisë në ekonomi dhe turizëm

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Festivali dhe panairi muzikor Muse-X që ka hapur dyert të premten në kryeqytet, ka sjellë një valë aktivitetesh dhe konferencash të rëndësishme për industrinë e muzikës dhe turizmit.

Të pranishmit, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, vlerësuan iniciativën si një katalizator të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

Herida Duro, Drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave të Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, theksoi rëndësinë strategjike të këtij panairi për promovimin e Shqipërisë si destinacion kulturor dhe turistik.

“Festivali, një aset kombëtar”, tha Duro.

Në një prononcim për ATSH-në Duro deklaroi se, “në konferencën e organizuar në kuadër të këtij eventi  më vjen mirë arrita të shpreh dhe të ndaj evolucionin e muzikës dhe festivaleve, të cilat gjithmonë e më shumë po ofrojnë për publikun shqiptar dhe atë të huaj atë që ne e quajmë atraksion të festivaleve kulturore”.

“Që këto festivale të mos jenë thjesht aktivitete zbavitëse, ajo që u nënvizua sot nga të gjithë panelistët ishte rëndësia e një përmbajtjeje cilësore dhe mbështetje institucionale për t’i bërë ato të qëndrueshme dhe për të zhvilluar një ekonomi lokale të fortë”, u shpreh Duro.

Ajo theksoi se muzika konsiderohet si motor ekonomik dhe turistik.

Duro shtoi se festivali muzikor duhet trajtuar si një aset kombëtar, në momentin që brenda tij zhvillohen produkte që shpalosin vlerat unike të vendit.

“Mirëpritja dhe mundësia për të shëtitur në zonat më të veçanta të Shqipërisë i përgjigjet kërkesave të turistëve që kërkojnë përvoja të plota kulturore. Jam e impresionuar nga ky organizim, sepse pas 20 vitesh përfaqësim në këtë industri, më në fund kemi një panair që sjell në pah kreativitet të jashtëzakonshëm. Kjo është një ngjarje që duhet të përsëritet çdo vit, por gjithmonë me një vizion më të pjekur dhe objektiva konkrete”, tha ajo.

Sipas saj, një element i rëndësishëm në këtë sektor është edhe teknologjia në shërbim të promovimit

Në këtë prizëm, Duro solli në vëmendje aplikacionin kombëtar, Tourism Events of Albania (TEA), i cili mbledh dhe publikon të gjitha ngjarjet kulturore që zhvillohen në të gjithë territorin shqiptar. Sipas saj, ky aplikacion është një mjet shumë efikas për promovimin e vendit dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

/a.f/

The post Duro për ATSH-në: Muse-X, përfitime Shqipërisë në ekonomi dhe turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalendarit kulturor në Durrës do t’i mungojnë disa faqe në 2025-ën

By: Ardit
30 March 2025 at 09:50

Një sërë festivalesh me karakter artistik e kulturor, të cilat u themeluan në Durrës në fillim të viteve 2000, tashmë janë ndërprerë. Qyteti antik nuk arriti të krijojë një traditë, me gjithë përpjekjet e artistëve dhe poetëve, që u dhanë jetë atyre. “Poeteka”, Bienalja “Netët e Muzikës Klasike”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit apo ai i […]

The post Kalendarit kulturor në Durrës do t’i mungojnë disa faqe në 2025-ën appeared first on BoldNews.al.

“Valë” arrestimesh në Gjirokastër/ Në pranga zyrtarë, faturistë dhe teknikë të OSHEE-së

19 March 2025 at 10:53

GJIROKASTËR– Në Gjirokastër janë lëshuar 16 urdhra-arresti për punonjës të OSHEE.

Policia ka ndërmarrë aksionin për ekzekutimin e urdhër- arresteve të miratuara nga Gjykata e Shkalles së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë.

Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me “detyrim paraqitje”.

Behet e ditur se ne prangat e policisë kane rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE në rajonin jugor.

Gazetari i ABC News, Elidon Berberi raporton se të gjithë të ndaluarit akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”/abcnews.al

Gazetarët amerikanë rrëfejnë të pathënat mes sherrit Trump-Zelensky brenda Shtëpisë së Bardhë

By: V K
1 March 2025 at 12:13

Përplasja mes dy Presidentëve,  Volodymyr  Zelensky dhe Donald Trump, është kryefjala e këtyre ditëve. BBC ka zbardhur prapaskenat që nuk u panë nga “sytë” e tjerë.

Gazetarët e BBC, shprehen se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u prit nga presidenti amerikan Donald Trump, në derën e krahut perëndimor me një roje nderi dhe liderët shtrënguan duart me mirësjellje.

Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e kampionit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk.

Ndërkohë, Trump komplimentoi veshjen e Zelenskyt. Por minuta më vonë, ajo që shpërtheu ishte e paprecedentë. Zërat u ngritën, sytë u rrotulluan, u hodhën aspersione, duke krijuar një kaos  dhe të gjitha para kamerave televizive të botës.

Presidenti dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së e qortuan udhëheqësin vizitues, duke akuzuar Zelensky se nuk ishte mjaft mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së që ka mbështetur përpjekjet e luftës të Ukrainës.

Tensionet u ndezën kur zëvendëspresidenti JD Vance, i tha Zelenskyt se lufta duhej të përfundonte përmes diplomacisë.

“Çfarë lloj diplomacie”, u përgjigj Zelensky.

Duke folur për presidentin ukrainas, Vance i tha udhëheqësit vizitues se ishte “mosrespekt” për të që të vinte në Zyrën Ovale dhe të parashtronte çështjen e tij para mediave amerikane dhe kërkoi që ai të falënderonte Trump për udhëheqjen e tij.

“Ke folur mjaftueshëm. Nuk po e fiton këtë, Duhet të jesh mirënjohës. Nuk i ke letrat”, i tha ai

“Unë nuk jam duke luajtur letra, Unë jam shumë serioz, zoti President. Unë jam presidenti në një luftë”, u përgjigj Zelensky.

“Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore, Dhe kjo që po bëni është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend, që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz thanë se duhet të kishin”, u përgjigj Trump.

Vance iu përgjigj: A keni thënë ‘faleminderit’ një herë në këtë takim? Jo.

Ndërsa ambasadorja e Ukrainës në SHBA e shikonte me kokën në duar. Kolegët tanë amerikanë thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë.

“Një skenë si kjo ishte thjesht e paimagjinueshme në Shtëpinë e Bardhë”, tha njëri nga gazetarët.

Ndërsa gazetarët dolën nga Zyra Ovale, shumë prej tyre qëndruan në një gjendje të habitur.

Në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, ku shkëmbimi u rishikua pak më pas, pjesa tjetër e mediave që nuk kishin qenë në dhomë e ndoqën me mosbesim.

U krijua konfuzioni. Kishte pyetje të menjëhershme nëse konferenca e planifikuar për shtyp do të vazhdonte, ose nëse marrëveshja e shumëpritur midis SHBA dhe Ukrainës mbi burimet minerale do të nënshkruhej.

Disa minuta më vonë, Trump shkroi në Truth Social se Zelensky mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

Konferenca e shtypit dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes – që do të mbaheshin në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, u anuluan zyrtarisht.

Menjëherë pasi Zelensky doli me hap dhe hipi në një SUV në pritje, ndërsa ambasadori i tij e ndiqte pas.

Dhe pas kësaj përballjeje në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e vërtetë tani është se çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë – dhe të ardhmen e vetë Zelensky?

The post Gazetarët amerikanë rrëfejnë të pathënat mes sherrit Trump-Zelensky brenda Shtëpisë së Bardhë appeared first on Albeu.com.

Përplasja e ashpër në Zyrën Ovale/ Zelensky refuzon t’i kërkojë falje Presidentit Trump: Nuk bëmë asgjë të keqe

By: V K
1 March 2025 at 09:18

Në një intervistë për Fox News, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nuk ndjen se ka nevojë t’i kërkojë falje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pas një përplasje të ashpër në Shtëpinë e Bardhë.

“Jo, unë respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan, mendoj se ne duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë. Nuk jam i sigurt nëse bëmë diçka të keqe. Mendoj se disa gjëra duhet t’i diskutojmë jashtë mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe mediat e lira”, tha presidenti i Ukrainës.

Volodymyr Zelensky, shtoi se marrëdhënia e tij me SHBA-në mund të riparohet ende pas shkëmbimeve të ashpra me Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj”, tha Zelensky në Fox.

Presidenti Trump, u tha gazetarëve më vonë të premten se Zelensky po “tepron” dhe duhet të pranojë të mbyllë luftën “menjëherë”.

The post Përplasja e ashpër në Zyrën Ovale/ Zelensky refuzon t’i kërkojë falje Presidentit Trump: Nuk bëmë asgjë të keqe appeared first on Albeu.com.

❌
❌