Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump miratohet në Senat pas dramës

1 July 2025 at 20:27

Pas orësh bllokimi, republikanët në Senatin e SHBA-së e kanë miratuar me një diferencë të ngushtë projektligjin e madh të Donald Trump mbi taksat dhe shpenzimet, që do të thotë se legjislacioni i propozuar ka kapërcyer një nga pengesat e tij kryesore.

Akti i Projektligjit “One Big Beautiful” u miratua me nënpresidentin JD Vance që hodhi një votë vendimtare, pas më shumë se 24 orë debat, transmeton Telegrafi.

Tani ai kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, ose në dhomën e ulët, ku ende përballet me më shumë kundërshtime. Një version i mëparshëm u miratua nga republikanët e Dhomës me një diferencë prej një vote të vetme.

Trump i kishte dhënë Kongresit të kontrolluar nga republikanët një afat deri më 4 korrik, për t’i dërguar atij një version përfundimtar të projektligjit për ta nënshkruar si ligj.

“Projektligji si amendament është miratuar”, tha Vance të martën pasdite, një moment që u prit me duartrokitje midis republikanëve të Senatit, ndërsa demokratët u ulën në vendet e tyre dhe tundën kokat në shenjë mosmiratimi.

Mosmarrëveshjet mbi deficitin, programet sociale dhe nivelet e shpenzimeve kishin krijuar sfida për republikanët, duke penguar progresin dhe duke e bërë Trump të pranonte se do të ishte “shumë e vështirë” të përmbushte afatin e tij për miratimin e projektligjit.

Pavarësisht përpjekjeve për të galvanizuar partinë e tij, udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, humbi tre republikanë – Susan Collins nga Maine, Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Rand Paul nga Kentucky – në votimin e ngushtë.

Collins, Tillis dhe Paul iu bashkuan të gjithë demokratëve në votimin kundër projektligjit.

Pas ditësh negociatash, udhëheqësit republikanë më në fund arritën të siguronin mbështetjen e senatores së Alaskës, Lisa Murkowski, e cila kishte mbajtur pezull mbështetjen e saj për shkak të shqetësimeve për ndikimin e shkurtimeve në Medicaid në shtetin e saj.

Murkowski ende dukej i pakënaqur me projektligjin, edhe pasi votoi për ta mbështetur atë, duke e përshkruar procesin si “të nxituar” dhe nën një “afat kohor artificial”.

“Kam luftuar shumë me ndikimin tek më të prekshmit në këtë vend”, tha Murkowski, duke shtuar se procesi ishte “ndoshta periudha më e vështirë dhe më e mundimshme legjislative 24-orëshe” e karrierës së saj.

“Shpresa ime është që Dhoma do ta shqyrtojë këtë dhe do ta pranojë se nuk jemi ende atje”, u tha ajo gazetarëve jashtë sallës së Senatit, pak çaste pas votimit.

Mbështetja e Murkowskit bëri që votimi përfundimtar i Senatit të shkonte 50-50 dhe e shtyu Vance, të ndërhynte për të hedhur votën e tij vendimtare.

Gjatë një vizite në një qendër paraburgimi për emigrantë në Florida, Trump festoi miratimin e projektligjit.

“Është një projektligj i shkëlqyer. Ka nga diçka për të gjithë”. tha ai.

Legjislacioni, i konsideruar si një gur themeli i agjendës së mandatit të dytë të Trump, do të bënte ulje të përhershme të mëdha taksash që u vendosën përkohësisht kur ai ishte në detyrë për herë të parë.

Për të kompensuar humbjen e pritur të të ardhurave, republikanët kanë kërkuar të ulin shpenzimet në një gamë të gjerë programesh, duke përfshirë subvencionet ushqimore dhe kujdesin shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

Votimi u bë të martën pasdite, duke përfunduar një seancë votimi të stuhishme në Capitol Hill.

Demokratët ishin përpjekur të tregonin muskujt e tyre duke vënë pengesa procedurale kundër projektligjit për të vonuar miratimin e tij.

Kjo përfshinte kërkesën që nëpunësit e Senatit të lexonin me zë të lartë të gjitha 940 faqet e projektligjit, dhe nisjen e një procesi të gjatë debati mbi ndryshimet e propozuara në atë që quhet “voto-a-rama”.

Tani është detyrë e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të miratojnë ndryshimet e bëra nga Senati, përpara se presidenti të mund ta nënshkruajë projektligjin për ta shndërruar në ligj.

Por fati i tij mbetet i pasigurt, pasi është kundërshtuar nga këndvështrime të ndryshme dhe republikanët mund të përballojnë vetëm humbjen e tre votave.

Një grup konservatorësh fiskalë kanë sinjalizuar pakënaqësinë e tyre me sa shumë propozimi i Senatit mund t’i shtojë deficitit kombëtar të SHBA-së – që i referohet diferencës midis asaj që shpenzon qeveria dhe asaj që ajo mbledh në të ardhura çdo vit.

Sipas Grupit të Lirisë së Dhomës së Përfaqësuesve të krahut të djathtë, propozimi i Senatit mund t’i shtojë deficitit 650 miliardë dollarë çdo vit. /Telegrafi/

The post “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump miratohet në Senat pas dramës appeared first on Telegrafi.

Pse politikanët amerikanë po vishen tani me kostume blu vezullues

By: user 6
30 June 2025 at 23:34

Pse politikanët burra, veçanërisht në Uashington D.C., papritmas duken kaq të dhënë pas kostumeve blu me shkëlqim? A është ky një trend MAGA? Apo diçka më e gjerë?

Ku shkon presidenti, shumë e ndjekin. Presidenti Trump ka nisur së fundmi të veshë një lloj kostumi që është një nuancë më e ndritshme e blusë sesa ngjyra tradicionale e mesnatës ose bluja e errët. Kjo është lexuar nga shumë si përshtatje me blunë e flamurit amerikan, veçanërisht kur kombinohet me këmishën e tij të bardhë dhe kravatën e kuqe, duke krijuar kështu një lidhje midis personit të tij dhe patriotizmit, veçanërisht në fotografi.

Mund të jetë gjithashtu sepse kostumi blu i ndritshëm është më i lehtë për t’u parë në ekranin e TV, gjë që mund të jetë arsyeja pse është gjithashtu një nuancë e preferuar e spikereve të lajmeve të Fox. (Kjo mund të jetë një pyetje e tipit “pula apo veza?”. Kush ishte i pari Trump apo Fox?)

Por kjo mund të jetë siç thotë Alan Flusser, një rrobaqepës i grupit të manjatëve sepse “atyre u pëlqen të dallohen”. Tashmë kjo duket se u pëlqen edhe atyre që qëndrojnë me presidentin, si Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, dhe që duan të shihen qartë se qëndrojnë me presidentin. Gjithnjë e më shumë, thotë Sam Hine, korrespondenti global i modës në “GQ”, kjo mund t’i pëlqejë një brezi të ri të veshjeve të fuqishme që nuk duan të vishen tamam si baballarët e tyre, me kostume të errëta, por që duhet t’i përmbahen një stili të caktuar profesional.

Efekti është një maskulinitet më i dukshëm, gjë që ka kuptim për turmën Trump dhe ata që ngjiten në Wall Street. Më parë, politika dhe financat ishin bastione të veshjes diskrete, ku etosi mbizotërues i veshjes ishte të ishe i rregulluar mirë, të përshtateshe dhe të mos tërhiqjeje vëmendjen, por kjo filloi të ndryshonte në vitet 1980.

Fara e mbjellë atëherë me Gordon Gekkon, ardhja e të cilit si një paradigmë e kulturës pop përkoi me vitet formuese të pasurive të patundshme në Nju Jork të zotit Trump, tani po japin fryte.

Nuk është rastësi që kjo ngjyrë blu e veçantë, e cila njihet ndryshe si blu kobalti dhe blu mbretërore, quhet edhe blu napolitane, e cila është një ngjyrë blu e preferuar nga disa kapitenë italianë të industrisë si Gianni Agnelli. ©NYT, LAPSI.al

The post Pse politikanët amerikanë po vishen tani me kostume blu vezullues appeared first on Lapsi.al.

Irani dhe Perëndimi i përçarë

30 June 2025 at 11:50

Gjatë shekujve, “Perëndimi” ka arritur në atë pikë saqë të përfaqësojë shumë më tepër se një rajon gjeografik. Ai mishëron trashëgiminë e qëndrueshme të Greqisë së lashtë dhe Perandorisë Romake, arritjet kulturore të Rilindjes Evropiane, evolucionin e filozofisë politike dhe frymën e eksplorimit dhe zbulimit. Megjithatë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ky […]

The post Irani dhe Perëndimi i përçarë appeared first on Reporter.al.

Pse populistët magjepsen me letërsinë fantastike?

28 June 2025 at 13:18

Nga: Martin Sandbu / The Financial Times [Why is the right so fascinated with fantasy literature?]
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, themeloi një konferencë politike konservatore të emërtuar sipas një heroi të një romani bestseller të zhanrit të fantazisë, të vitit 1979 [Atreju, personazh nga vepra Historia pa mbarim]; dikur ajo vishte kostumin e hobitit, ndërsa në vitin 2023 organizoi një ekspozitë muzeale kushtuar J.R.R. Tolkienit [autor i Kryezotit të Unazave dhe Hobitit]. Peter Thiel, miliarderi i teknologjisë që mbështet Trumpin dhe është skeptik ndaj demokracisë, kryeson një trend në Luginën e Silikonit [Silicon Valley] për emërtimin e kompanive të frymëzuara nga Kryezoti i Unazave – duke filluar nga kompania e tij e inteligjencës së të dhënave, Palantir (gurë magjikë në Tokën e Mesme), deri te prodhuesi i armëve, Anduril (një shpatë, sipas Tolkienit). Nënpresidenti amerikan, J.D. Vance, ka thënë se konservatorizmi i tij është ndikuar nga Tolkieni dhe C.S. Lewisi – autori i Kronikave të Narnisë.

Me fjalë të tjera, magjepsja me letërsinë fantastike i bashkon konservatorët nacionalistë evropianë, sivëllezërit teknologjikë të Trumpit dhe lëvizjen MAGA [Make America Great Again]. A është kjo thjesht një rastësi? Apo ka diçka në vetë natyrën e letërsisë fantastike që, në mënyrë të pazakontë, përputhet me mendësinë e djathtë?

Në rastin italian, adhurimi për letërsinë fantastike ka qenë “më shumë psikologjik sesa politik”, thotë Salvatore Vassallo, profesor i shkencave politike në Universitetin e Bolonjës. Ai kishte rëndësi në kohën kur Meloni dhe shoqëruesit e saj ishin të rinj, dhe pjesa e tyre e së djathtës ishte e përjashtuar nga politika tradicionale për shkak të bagazhit të “referencave kulturore fashiste, të cilat nuk mund t’i shprehnin” publikisht.

Pra, fantazia si një filozofi reaksionare e pranueshme për publikun? Pa dyshim, shumë tema të këtij kodi letrar duket se përputhen me këtë përshkrim.

Për shembull, është e lehtë të kuptosh se si hierarkia shoqërore mesjetare dhe kategorizimi esencial racor – të zakonshëm në botët fantastike – mund të nxisin pikëpamjet reaksionare. Gjithashtu, është e lehtë të shihet tërheqja ndaj traditës dhe ritualit nga ata që e ndjejnë veten të përjashtuar nga moderniteti. (Vassallo thotë se dashuria e Melonit dhe e të tjerëve për Tolkienin ishte “në përputhje me atë që ata mendonin për veten: njerëz ‘të pastër’ që luftonin për vlerat që i çmonin, por që të tjerët përreth i nënvlerësonin”.)

Por, disa nga këto vlerësime janë të padrejta. Në fund të fundit, shumë vepra të letërsisë fantastike mund të interpretohen ndryshe: heronjtë sfidojnë hierarkitë shoqërore; bashkëpunimi ndërmjet racave të ndryshme mposht të keqen. Një mospëlqim i supozuar estetik ndaj modernitetit nuk gjen vend në optimizmin teknologjik të Luginës së Silikonit.

Çelësi, mendoj unë, gjendet më shumë te mënyra se si letërsia fantastike ka prirjen drejt heroikes. Këto janë rrëfime të këmbënguljes personale përballë fatkeqësisë maniheike [sipas dualizmit të maniheizmit, religjionit ku bota shihej si një fushëbetejë midis forcave kundërshtare të dritës dhe errësirës, të së mirës dhe të keqes]. Janë histori ku virtyti fiton; ku individët – nëse marrin vendimet e duhura, përqafojnë vlerat e duhura, ndjekin instinktet e duhura – ia dalin të mundin sistemin. Janë, mund të thuash, rrëfime për triumfin e vullnetit.

Kjo përputhet mirë me populizmin. Ajo mbështet idenë se problemet në jetën e njerëzve shkaktohen nga forcat dashakeqe, dhe se disa individë të veçantë mund t’i përballojnë dhe t’i mposhtin ata armiq. Të dyja këto ide qëndrojnë në themel të retorikës që populistët përdorin për të justifikuar pse njerëzit (hiç më pak se “populli”) duhet të votojnë për ta. “Unë jam hakmarrja juaj”, ka thënë Donald Trump.

Populizmi mund të jetë i djathtë ose i majtë. Por, në një mënyrë tjetër, triumfi i vullnetit që përshkon zhanrin fantastik është (siç i përshtatet vetë termit) më i lehtë për populistët e djathtë që ta përvetësojnë. Ai shndërrohet në një frikë nga të qenit i kontrolluar nga strukturat anonime të shoqërisë dhe në një dëshirë që zgjedhjet dhe vlerat tona personale të përcaktojnë botën përreth nesh. Ai pasqyron një dëshirë për kontroll, pushtet dhe për një mekanizëm të qartë që lidh zgjedhjen individuale me ndikimin shoqëror – një dëshirë, në thelb, për një botë epike, jo për atë moderne.

Fantazia përfaqëson jo aq një rikthim në një idil paramodern, sesa një përmbushje të lirisë që Iluminizmi premtoi, por që kompleksiteti shoqëror ia mohoi individit. Kjo është më e vështirë për të majtën për ta përqafuar, pasi struktura shoqërore është thelbësore për botëkuptimin e saj. Në nivel personal, ekzistencialistët e majtë mund të dëshirojnë të çlirohen nga pritshmëritë shoqërore. Por, politikisht, e majta e pranon rëndësinë parësore të strukturës shoqërore dhe përpiqet ta formësojë atë, ndërsa e djathta synon ta lërë ashtu siç është (në versionet reaksionare), ose ta shkatërrojë (në ato më libertariane).

Ato ëndrra të pastra të djathta janë të destinuara të dështojnë. Ne jetojmë në modernitet, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo; shoqëria, pashmangshmërisht, i strukturon zgjedhjet tona. Por, a është për t’u habitur që zhgënjimi që lind nga kjo përvojë nxit një dëshirë për unaza dhe amulete magjike – ose për teknologji të fuqishme, por të vështira për t’u kuptuar?

Megjithatë, nga letërsia fantastike mund të nxirret edhe një mësim tjetër. Një strukturë e thellë që lidh njerëzit me natyrën shfaqet, për shembull, në serinë Tokëdeti të Ursula Le Guinit. Këto janë vepra për kufijtë e asaj që fuqia individuale mund të arrijë dhe për mënyrën se si ajo duhet të përdoret për të rikthyer ekuilibrin dhe për të përforcuar strukturat, e jo për t’i shembur ato.

Ndoshta Giorgia, Peter, JD dhe miqtë e tyre duhet të lexojnë më shumë letërsi fantastike, jo më pak. /Telegrafi/

The post Pse populistët magjepsen me letërsinë fantastike? appeared first on Telegrafi.

Vance: Rrjedhjet e informacionit për Iranin ‘kundërshtohen me logjikën e shëndoshë’

25 June 2025 at 19:34

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka kritikuar gazetarët që raportojnë mbi raportin e rrjedhur të inteligjencës amerikane, në lidhje me sulmet e Amerikës ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Raporti, të cilin Trump dhe kabineti i tij janë përpjekur ta minimizojnë, tha se sulmet vetëm sa i kishin shtyrë planet e Iranit “disa muaj” prapa, në vend që vendet të “zhdukeshin” siç kishte sugjeruar Trump.

Në një postim të gjatë në X, Vance tha se media në SHBA “është plot me njerëz më pak kuriozë dhe më pak të mprehtë në vendin tonë”, transmeton Telegrafi.

“Mënyra se si media e ka paraqitur raportin është në kundërshtim me IAEA-n, vetë iranianët dhe udhëheqja politike dhe mbrojtëse e administratës”, tha ai.

“Më e rëndësishmja, raportet e medias janë në kundërshtim me logjikën e shëndoshë”, shtoi JD Vance.

“Presidenti Trump e ka zhdukur programin bërthamor iranian. Media amerikane duket se është e destinuar të zhdukë besueshmërinë e saj në këtë histori të rreme”, theksoi për fund zëvendëspresidenti. /Telegrafi/

 

The post Vance: Rrjedhjet e informacionit për Iranin ‘kundërshtohen me logjikën e shëndoshë’ appeared first on Telegrafi.

JD Vance zbulon se sulmet kundër Iranit ishin aq të sakta sa goditën ‘një objektiv me madhësinë e një lavatriçeje’

22 June 2025 at 23:54

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance vlerësoi pilotët amerikanë për goditjen e një objektivi me madhësinë e një ‘makine larëse’ në gjysmën e botës, në sulmin e tyre të guximshëm ndaj vendeve bërthamore iraniane.

“Është vërtet një operacion i pabesueshëm, një dëshmi e fuqisë së ushtrisë amerikane. Këta djem fluturuan nga Missouri. Ata nuk u ulën asnjë herë”, tha Vance në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.

Zëvendëspresidenti u shfaq në emisionin e mëngjesit të së dielës për të dhënë më shumë detaje rreth sulmeve të paprecedentë ushtarake amerikane që synonin objektet bërthamore të Iranit, duke pohuar se nuk kishte interes për të vendosur trupa amerikane në tokë për një konflikt të zgjatur.

Të shtunën në mbrëmje, Vance u pa duke qëndruar pas presidentit Donald Trump ndërsa ai njoftoi atë që u konsiderua një operacion “i suksesshëm”, transmeton Telegrafi.

Në sulmin përfshiheshin shtatë bombardues B-2 dhe një total prej 125 aeroplanësh ushtarakë, duke përfshirë aeroplanë luftarakë dhe cisterna furnizimi me karburant, konfirmuan zyrtarë të lartë të Pentagonit gjatë një informimi të së dielës në mëngjes.

“Ata hodhën bomba 15 mijë tonëshe mbi një objektiv me madhësinë e një makine larëse, dhe pastaj u kthyen në shtëpi shëndoshë e mirë pa u ulur kurrë në Lindjen e Mesme ose pa u ndalur kurrë përveçse për t’u furnizuar shkurtimisht me karburant. Dhe, sigurisht, e bënë këtë në ajër”, vazhdoi zëvendëspresidenti.

Ai tha se SHBA-të “e vonuan ndjeshëm” programin bërthamor të Iranit, por tha se nuk do të hynte në “informacion të ndjeshëm” kur u pyet nga prezantuesja Kristen Welker se sa vite do të vonohej programi. /Telegrafi/

The post JD Vance zbulon se sulmet kundër Iranit ishin aq të sakta sa goditën ‘një objektiv me madhësinë e një lavatriçeje’ appeared first on Telegrafi.

SHBA – JD Vance: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin, deklaroi zëvendëspresidenti i SHBA-së Jd Vance.

“E gjithë ekonomia e tyre kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit. Pse do ta bënin këtë? Nuk mendoj se ka kuptim”, shtoi numri dy i Donald Trump.

Parlamenti iranian beson se është e nevojshme të mbyllet Ngushtica e Hormuzit, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Kjo u deklarua nga Esmail Kosari, një anëtar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Vendimi përfundimtar tani i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare iraniane./  a.jor.

The post SHBA – JD Vance: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit

22 June 2025 at 18:04

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance shpreson për një rikthim në diplomaci pas sulmeve të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore në Iran, gjatë natës.

“Nuk jemi në luftë me Iranin, jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit”, tha Vance për transmetuesin amerikan NBC – disa orë pas sulmeve të SHBA-së në tre centralet bërthamore të Iranit, “Fordow”, “Isfahan” dhe “Natanz”.

“Nuk duam luftë me Iranin. Në fakt duam paqe”, tha ai, mes shqetësimeve në rritje se ndërhyrja e SHBA-së në luftën e Izraelit me Iranin – mund të shkaktonte një konflikt më të gjerë rajonal.

“Nëse Teherani vendos të braktisë programin e tij bërthamor një herë e përgjithmonë dhe nuk hakmerret duke goditur bazat amerikane në rajon, Irani mund të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në”, tha Vance. //a.i/

The post SHBA – Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA-të sqarojnë qëndrimin pas sulmeve, JD Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin

By: Rovena
22 June 2025 at 16:56

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, gjatë një interviste për NBC News, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin, por kundër programit bërthamor të tij.

“Nuk jemi në luftë me Iranin. Jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit,” theksoi ai, duke shtuar se nuk ka frikë se përplasja aktuale do të shndërrohet në një konflikt të zgjatur.

Vance gjithashtu u shpreh se SHBA nuk ka si synim ndryshimin e regjimit në Teheran, një ide që është përmendur shpesh nga zyrtarë të lartë izraelitë.

Ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë asnjë interes” për të vendosur trupa tokësore në Iran, duke theksuar se ndërhyrja është e kufizuar dhe nuk shënon hyrje në një konflikt të ri afatgjatë.

Vance, i cili erdhi në detyrë përkrah presidentit Donald Trump, i njohur për qëndrimin e tij kundër “luftërave të pafundme”, po përpiqet të qetësojë bazën e lëvizjes MAGA, e cila është e ndarë lidhur me vendimin për të goditur objektiva iraniane.

Zëra të rëndësishëm brenda kësaj lëvizjeje janë përpjekur të sigurojnë opinionin publik se bëhet fjalë për një sulm të vetëm dhe të izoluar, një qëndrim që u përsërit edhe nga analisti Pete Hegseth në Pentagon, pasditen e së dielës./abcnews.al

A duhet të hyjë Amerika në luftë? Plas sherri mes besnikëve të Trump

By: user 6
18 June 2025 at 20:45

Dilema nëse SHBA-të duhet t’i bashkohen Izraelit në sulmin ndaj Iranit, apo të qëndrojnë krejtësisht jashtë ofensivës, ka nxjerrë në pah përçarjet midis mbështetësve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Presidenti republikan po shqyrton mundësinë për të ndihmuar izraelitët në shënjestrimin e objekteve bërthamore të Republikës Islamike, pas një takimi me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë të martën.

Gjatë fushatës, Trump u ankua shpesh kundër “luftërave të pafundme dhe budallaqe” në Lindjen e Mesme, por gjithashtu pohoi se Irani “nuk mund të ketë një armë bërthamore”. Mundësia që ai të tërheqë SHBA-të në një tjetër ngatërresë në një vend të huaj i ka vënë krahët izolacionistë dhe skifterë të partisë së tij kundër njëri-tjetrit.

Midis atyre që kanë shprehur dyshime në lidhje me planet bërthamore të Iranit është Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Trump, Tulsi Gabbard, e cila në mars u shpreh para Kongresit se teksa uraniumi i pasuruar i Iranit ishte në nivelin më të lartë historik, ekspertët nuk besonin se ata po punonte për një armë bërthamore.

Më 10 qershor – vetëm 3 ditë para se të fillonin sulmet izraelite ndaj Iranit – Gabbard postoi gjithashtu një video në të cilën paralajmëroi se “elita politike dhe luftëdashësit” po “nxisin pa kujdes frikën dhe tensionet” që rrezikonin ta vendosnin botën “në prag të shfarosjes bërthamore”. Videoja e Gabbard dhe komentet e mëparshme thuhet se kanë nxitur një përplasje midis saj dhe Trump, i cili, sipas agjencisë amerikane të lajmeve Politico, “u zemërua” nga videoja.

“Nuk më intereson çfarë thotë ajo”, – u tha Trump gazetarëve kur u pyet për komentet e saj të mëparshme para Kongresit. “Mendoj se iranianët ishin shumë afër të kishin një armë”. Më vonë Gabbard akuzoi median se i nxori komentet e saj të mëparshme jashtë kontekstit, duke i thënë CNN se është “në të njëjtën anë” me Trump. Gabbard nuk ka qenë e vetmja midis republikanëve në kritikimin e përfshirjes së mundshme të SHBA-së në konflikt.

Të martën, kongresmeni konservator republikan Thomas Massie nga Kentucky u bashkua me demokratët për të prezantuar një projektligj që bllokon Trump nga angazhimi i forcave amerikane në “armiqësi të paautorizuara” me Iranin pa miratimin e kongresit. “Kjo nuk është lufta jonë. Edhe nëse do të ishte, Kongresi duhet të vendosë për çështje të tilla sipas Kushtetutës sonë” – shkroi Massie në X.

Disa mbështetës të doktrinës “Amerika e Para” të Trump theksojnë se ai u zotua ta mbante SHBA-në larg “luftërave përgjithmonë”, të tilla si ato që çuan në vdekjen e mijëra trupave amerikane në Afganistan dhe Irak. Ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, ka bërë thirrje që SHBA-të të qëndrojnë larg konfliktit me Iranin. Në podcastin e tij, ai i kritikoi ashpër “luftëtarët” republikanë, duke provokuar një qortim nga Trump, i cili e quajti Carlson “të çuditshëm”.

Kongresmenja e Xhorxhias dhe besnikja e Trump, Marjorie Taylor Greene doli në mbrojtje Carlson në një përçarje shumë të pazakontë me presidentin. Ajo tha se kushdo që mbështet një ndërhyrje të tillë nuk ishte “Amerika e Para”. Tensionet shpërthyen deri në britma të martën gjatë një interviste midis Carlson dhe senatorit të Teksasit, Ted Cruz, i cili u shfaq si “skifter”, por kaloi në mbrojtje kur u pyet nëse e dinte popullsinë dhe përzierjen etnike të Iranit.

Carlson i tha: “Ju jeni një senator që po bën thirrje për përmbysjen e qeverisë dhe nuk dini asgjë për vendin!”

Cruz u përgjigj: “Jo, ju nuk dini asgjë për vendin!”

Steve Bannon, ish-strategu politik i Trump, argumentoi në podcastin e Carlson se lejimi i “shtetit të thellë” për të shtyrë SHBA-në në një luftë me Iranin do të “hedhë në erë” koalicionin e mbështetësve të Trump.

“Nëse përfshihemi në këtë luftë, e cila në mënyrë të pashmangshme duket se do të ndodhë, ajo jo vetëm që do ta hedhë në erë koalicionin, por do të pengojë edhe gjënë më të rëndësishme, që është deportimi i pushtuesve të paligjshëm të huaj që janë këtu”, – tha ai.

Megjithatë, të mërkurën, Bannon dukej se e zbuti pak tonin e tij, duke u thënë pjesëmarrësve në një aktivitet të “Christian Science Monitor” se krahu MAGA i mbështetësve të tij do t’i besonte gjykimit të tij nëse ai vendoste të angazhonte forcat amerikane në konflikt. “Ndoshta e urrejmë, por e dini, do të bashkohemi”, tha ai.

Një tjetër komentator politik konservator, Charlie Kirk – i cili e përshkruan veten si më afër anës “izolacioniste” të debatit – shkroi në X se Trump është “pragmatik” dhe vlerëson “logjikën e shëndoshë”. “Nuk e di nëse Presidenti Trump do të zgjedhë të përfshijë Amerikën kundër Iranit”, shkroi Kirk. “Por ai është një njeri që i besoj se do të marrë atë vendim”.

Senatori i Kentucky-t, Mitch McConnell, tha se kishte “qenë një javë paksa e keqe për izolacionistët” në parti. “Ajo që po ndodh këtu është se disa nga lëvizja izolacioniste e udhëhequr nga Tucker Carlson dhe Steve Bannon janë të shqetësuar se mund të jemi duke i ndihmuar izraelitët të mposhtin iranianët”, – tha McConnell për CNN.

Anëtarë të tjerë të luftës në parti po e nxisin Trumpin të shënjestrojë Iranin. Senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, tha se ishte në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së të parandalonte Iranin nga pajisja me një bombë bërthamore. Teherani pohon se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe civile, siç është energjia.

“Presidenti Trump e kupton kërcënimin që Ajatollahu [Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei] na paraqet neve, jo vetëm Izraelit, dhe se ai, në fund të fundit, do ta ndihmojë Izraelin të përfundojë punën”, tha Graham për Fox News.

Zëvendëspresidenti JD Vance, duke kërkuar të kapërcejë përçarjen, shkroi në një postim në mediat sociale se Trump “mund të vendosë se duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund pasurimit iranian”. “Ky vendim në fund të fundit i përket presidentit”, shtoi ai. “Dhe sigurisht, njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen për përfshirjen e huaj pas 25 viteve të fundit të një politike të jashtme idiote”.

Një sondazh i opinionit në ditët e fundit tregon se votuesit e Trump do të mbështesnin gjerësisht SHBA-në në ndihmën e Izraelit për të sulmuar Iranin. Sondazhi i Gray House zbuloi se 79% e të anketuarve do të mbështesnin SHBA-në që t’i siguronte armë sulmuese Izraelit për të goditur objektivat ushtarake iraniane. Rreth 89% ishin të shqetësuar për prodhimin e bombave atomike nga Irani. Megjithatë, në platformën e mediave sociale Trump’s Truth Social, shumë shprehën shqetësim se SHBA-të mund të gjenden përsëri të përfshira në një konflikt të Lindjes së Mesme mijëra kilometra larg.

“Asnjë luftë me Iranin”. “Mjaft me luftëra të huaja”, shkroi një përdorues. “Amerika e para!” Një përdorues tjetër paralajmëroi se përfshirja e SHBA-së në operacionet izraelite mund t’u kushtojë politikisht republikanëve në vitet në vijim. “Mos e bëni këtë”, shkroi përdoruesi. “Republikanët nuk do të fitojnë më kurrë nëse e bëni këtë.”

Kur bënte fushatë për Shtëpinë e Bardhë në shtator, Trump tha: “Ne do ta rivendosim shpejt stabilitetin në Lindjen e Mesme. Dhe do ta kthejmë botën në paqe.” Me konfliktin Iran-Izrael në teh të thikës, pyetja nëse presidenti amerikan është izolacionist apo ndërhyrës mund të marrë përgjigje më shpejt sesa më vonë. ©BBC, LAPSI.al

The post A duhet të hyjë Amerika në luftë? Plas sherri mes besnikëve të Trump appeared first on Lapsi.al.

BBC: Irani shqyrton një takim të drejtpërdrejtë me zëvendësin e Trump

By: user 5
18 June 2025 at 19:32

Një burim i informuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në Teheran ka deklaruar për BBC-në se Irani po shqyrton mundësinë për të marrë pjesë në një takim të drejtpërdrejtë me zv.presidentin e SHBA-së, JD Vance.

“Ne kurrë nuk jemi tërhequr nga diplomacia”, është shprehur burimi.

Mendohet se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mund të takohet me zv.presidentin amerikan në ditët në vijim, nëse Teherani vendos të pranojë propozimin.

Presidenti amerikan Donald Trump foli për këtë mundësi para gazetarëve, duke deklaruar se pala iraniane kishte sugjeruar që takimi të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, një ide që, sipas tij, do të ishte e vështirë për t’u realizuar.

Trump theksoi edhe një herë se, sipas tij, “opsioni i vetëm që i ka mbetur Iranit është dorëzimi”.

Ndërkohë, udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se nuk do të dorëzohet.

The post BBC: Irani shqyrton një takim të drejtpërdrejtë me zëvendësin e Trump appeared first on Lapsi.al.

Zëvendëspresidenti Vance i kërkon Muskut të ndalojë konfliktin me Trumpin

11 June 2025 at 18:50

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, kanë ndërhyrë për të ulur tensionet mes Presidentit Donald Trump dhe sipërmarrësit Elon Musk, raportoi The Wall Street Journal.

Sipas gazetës, Vance dhe Wiles kanë zhvilluar një telefonatë më 6 qershor me Muskun, ku e inkurajuan atë të rivendosë marrëdhëniet me Trump pas një shkëmbimi të ashpër akuzash në rrjetet sociale një ditë më parë.

Gjatë bisedës, Vance mbajti një qëndrim mbështetës ndaj Trump, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Muskun. Iniciativa erdhi pas deklaratave publike të Muskut më 5 qershor, ku ai pretendoi se Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2024 pa mbështetjen e tij, kritikoi tarifat e importit dhe politikat fiskale të presidentit, dhe parashikoi një recesion në SHBA në gjysmën e dytë të vitit.

Në përgjigje, Trump e akuzoi Muskun për dështime menaxheriale gjatë drejtimit të DOGE dhe e përshkroi si njeri që “thjesht u çmend”. Ai madje kërcënoi të ndërpresë kontratat qeveritare me kompanitë e Musk, përfshirë SpaceX, dhe të anulojë subvencionet federale.

Megjithatë, tensionet kanë nisur të zbuten. Musk më vonë shprehu keqardhje për disa nga komentet e tij, ndërsa Trump, në një intervistë për podkastin Pod Force One, la të kuptohet se mund ta falte.

Nuk ka ende sinjale zyrtare për një takim apo pajtim të mundshëm, por ndërhyrja e nivelit të lartë nga administrata Trump tregon se marrëdhënia me Muskun mbetet e rëndësishme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zëvendëspresidenti Vance i kërkon Muskut të ndalojë konfliktin me Trumpin appeared first on Euronews Albania.

Cilët janë shtatë VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Trump dhe Musk

By: user 8
6 June 2025 at 18:23

Tensioni mes Presidentit Donald Trump dhe Elon Musk shpërtheu më në fund të enjten, duke mbyllur me shumë gjasë një nga aleancat më të rëndësishme të historisë së fundit politike.

Pas këtij përçarjeje, disa republikanë kanë ngecur në mes, duke u përpjekur të vendosin hapin e radhës. A duhet të mbajnë anën e Trump, liderit të partisë me ndikim të madh në çdo aspekt të jetës politike? Apo të mbështesin Musk, pasuria e të cilit mund t’u vijë në ndihmë në zgjedhjet e ardhshme — ose në garën për ta pasuar Trump në 2028 — edhe pse ai po kërcënon të ndalë donacionet për ligjvënësit që mbështesin “megapaketën” republikane? Apo të përpiqen të kënaqin të dyja palët?

Musk, 53 vjeç, tashmë ka nisur të vendosë një vijë të qartë për të ardhmen mes tij dhe Trump, 78 vjeç, duke i bërë thirrje republikanëve që të kalojnë në anën e tij. “Pak ushqim për mendjen ndërsa e mendojnë këtë çështje,” shkroi Musk në X si përgjigje ndaj aktivistes së ekstremit të djathtë Laura Loomer. “Trump ka edhe 3.5 vite si president, por unë do të jem këtu për 40+ vjet.” Këta janë republikanët që po vëzhgohen nga afër për të parë se si do të navigojnë pasojat e kësaj përçarjeje:

JD Vance

Zëvendëspresidenti dhe pasuesi i mundshëm i lëvizjes politike të Trump mund të jetë humbësi më i madh i kësaj përplasjeje. Duke qenë se ndihma financiare nga Musk për të ardhmen është në rrezik, Vance — që pritet të kandidojë për president në 2028 — ka interes të ndërmjetësojë marrëdhënien. Ai nuk do të donte të prishte lidhjet me Musk, por gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e Trump nëse do të trashëgojë bazën e tij elektorale.
Musk duket se e mbështet ende Vance, pasi ka shpërndarë një postim në X ku bënte thirrje që Trump të shkarkohej dhe që Vance ta zëvendësonte. Të dy ndajnë disa qëndrime politike, përfshirë përkrahjen e partisë gjermane të ekstremit të djathtë, AfD. Në prill, Vance ishte optimist për marrëdhënien Trump-Musk: “Eloni do të mbetet mik dhe këshilltar për mua dhe presidentin,” tha ai. Por parashikimi i tij duket i gabuar tani.

Ron DeSantis

Guvernatori i Floridës ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Trump — dikur aleat, më pas rival në zgjedhjet e 2024-s. Megjithatë, pasi Trump erdhi në pushtet, DeSantis e ka mbështetur publikisht dhe ka nënshkruar ligje që përforcojnë axhendën e Trump për emigracionin. Ai gjithashtu është një përkrahës i madh i Musk. Musk e ndihmoi DeSantis-in në nisjen e fushatës së tij presidenciale përmes një eventi të mbajtur në X Spaces — që u karakterizua nga shumë probleme teknike. Musk gjithashtu kontribuoi me 10 milionë dollarë në fushatën e tij. Në ditët e fundit të Musk në administratën Trump, DeSantis e lavdëroi për udhëheqjen e tij dhe kritikoi paketën e pajtimit buxhetor, duke e quajtur atë “tradhëti ndaj votuesve”.
Një email për mbledhje fondesh nga komiteti politik i DeSantis këtë javë e lavdëronte Musk si hero të luftës kundër shpenzimeve të tepërta.

Stephen dhe Katie Miller

Përplasja Trump-Musk mund të shkaktojë tension edhe brenda çiftit Miller. Stephen Miller, zëvendësshefi i fuqishëm i stafit të Trump, është i martuar me Katie Miller, e cila së fundmi punoi si ndihmëse e Musk në DOGE, por dha dorëheqjen për të punuar drejtpërdrejt për Musk. Stephen Miller dikur e këshillonte Musk për donacionet politike, por marrëdhënia e tyre mund të jetë ftohur. Tani Miller është një mbrojtës i zëshëm i paketës që Musk po e sulmon publikisht. Musk e hoqi Miller nga lista e ndjekësve në X — një shenjë e mundshme e përçarjes.

Vivek Ramaswamy

Dikur i përzgjedhur për të bashkë-udhëhequr DOGE me Musk, Ramaswamy u tërhoq përpara Ditës së Inaugurimit dhe kandidoi për guvernator të Ohios.
Edhe pse e mbrojti fuqishëm Trumpin në zgjedhjet e 2024-s, ai përqafon stilin ekonomik të Musk — reduktim të kostove dhe konservatorizëm libertarian.

David Sacks

Një sipërmarrës nga Afrika e Jugut dhe mik i Musk, Sacks u bë pjesë e orbitës së Trump përmes tij. Ai drejton politikat e administratës për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat.
Por tërheqja e kandidaturës së Jared Isaacman për NASA mund të jetë shenjë se Sacks po largohet nga Uashingtoni. Megjithatë, përqafimi i industrisë së kriptos nga Trump mund ta mbajë Sacks në anën e presidentit dhe ta largojë nga Musk.

Thom Tillis

Ndërsa Senati përpiqet të bashkojë radhët për të kaluar paketën e pajtimit, Tillis është mes atyre që ndihen më shumë nën presion — është në fushatë të vështirë për rizgjedhje dhe ka nevojë për mbështetjen e të dyve: Trump dhe Musk.

Të mërkurën, Tillis e quajti Musk “shumë i zgjuar” dhe theksoi se “ka burime”. Ai mund të jetë ndër të parët që detyrohet të zgjedhë njërin, dhe mënyra se si vepron mund të shërbejë si udhërrëfyes për republikanët e tjerë para zgjedhjeve të 2026-s. Asnjëri prej tyre — Vance, DeSantis, Stephen dhe Katie Miller, Ramaswamy, Sacks dhe Tillis — nuk kanë komentuar ende publikisht mbi këtë përplasje.

The post Cilët janë shtatë VIP-at që humbasin më shumë nga divorci mes Trump dhe Musk appeared first on Lapsi.al.

Vance: Epoka e dominimit të pakontestueshëm të SHBA-së ka mbaruar

24 May 2025 at 15:13

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi se epoka e dominimit të pakontestueshëm të SHBA-së ka mbaruar, duke i drejtuar një fjalim diplomantëve të Akademisë Detare në Annapolis, Maryland, të premten.

Vance theksoi se pas Luftës së Ftohtë, Amerika gëzonte një dominim të jashtëzakonshëm në fusha të tilla si hapësira ajrore, deti, hapësira kozmike dhe kyçësitë kibernetike. Sipas tij, ky dominim tani ka përfunduar.

“Pas Luftës së Ftohtë, Amerika gëzonte një komandë kryesisht të pakontestueshme të të mirave të përbashkëta, hapësirës ajrore, detit, hapësirës dhe hapësirës kibernetike. Por epoka e dominimit të pakontestueshëm të SHBA-së ka mbaruar”, u shpreh Vance.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara përballen tani me kërcënime serioze nga vende si Kina dhe Rusia, të cilat janë të angazhuara për të mundur SHBA-në në shumë fusha, nga teknologjitë më të avancuara deri te infrastrukturat e komunikimit dhe zinxhirët e furnizimit.

“Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, politikëbërësit tanë supozuan se supremacia amerikane në skenën botërore ishte e garantuar. Për një kohë të shkurtër, ne ishim një superfuqi pa asnjë të barabartë, as nuk besonim se ndonjë komb i huaj mund të ngrihej për të konkurruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Vance, duke theksuar se, megjithatë, udhëheqësit amerikanë e kishin “shkëmbyer fuqinë e fortë me fuqinë e butë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vance: Epoka e dominimit të pakontestueshëm të SHBA-së ka mbaruar appeared first on Euronews Albania.

JD Vance dhe Marco Rubio takojnë Papa Leoni XIV/ Në fokus të bisedimeve, konfliktet në botë

By: Rovena
19 May 2025 at 16:16

Papa Leoni i XIV është takuar në Vatikan me zv.Presidentin amerikan JD Vance. Ishte Selia e Shenjtë, e cila në një deklaratë sqaroi se të dyja palët janë të kënaqura nga marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Vatikanit. Në fokus të bisedimeve ishte situata globale.

“Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet aktuale ndërkombëtare me një thirrje të përbashkët për respektimin e ligjit humanitar dhe ndërkombëtar në zonat e konfliktit, si dhe mbështetje për zgjidhje të negociuara midis palëve të përfshira”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

U diskutua gjithashtu liria fetare dhe bashkëpunimi midis kishës dhe shtetit, ku mori pjesë edhe Pjesë e takimit ishte edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ku diskutuan gjithashtu për lirinë fetare dhe bashkëpunimit që duhet të ketë mes kishës dhe shtetit.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve dhe zgjati 45 minuta.

ROMË – Vance dhe Papa Leone XIV diskutojnë konfliktet në një audiencë private

ROMË, 19 maj /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance u prit sot nga Papa Leone XIV për një audiencë private, në fund të vizitës së tij në Romë.

Kreu i Kishës Katolike u takua me Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Vatikan.

Kjo u pasua nga një takim midis mysafirëve amerikanë dhe Kryepeshkopit Paul Richard Gallagher, sekretarit të Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet e huaja.

Selia e Shenjtë raportoi se gjatë takimeve pati shkëmbime pikëpamjesh mbi luftërat aktuale në të gjithë botën.

“Palëve të përfshira iu bë thirrje për të demonstruar respekt për ligjin humanitar dhe ligjin ndërkombëtar në zonat e konfliktit dhe për të arritur një zgjidhje të negociuar”, tha Vatikani në një deklaratë.

Luftërat specifike nuk u përmendën në deklaratë. Të dielën, Papa Leone përmendi në mënyrë të qartë Gazën, Mianmarin dhe Ukrainën gjatë një meshe në Sheshin e Shën Pjetrit.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së mori pjesë në inaugurimin zyrtar të Papa Leone XIV.

“Zyrtarët e lartë komentuan mbi kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Vatikani. //a.i/

 

The post ROMË – Vance dhe Papa Leone XIV diskutojnë konfliktet në një audiencë private appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Amerikanët të parët tek Papa, Leo XIV pret JD Vance dhe Marco Rubion

By: user 8
19 May 2025 at 14:33

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u pritën në Vatikan të hënën në mëngjes nga Papa Leo XIV, në një takim që u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin midis Kishës dhe shtetit. Vance zhvilloi më pas bisedime me Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher , Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Sipas një deklarate nga Sekretariati i Shtypit i Vatikanit, bisedimet e zhvilluara konfirmuan kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dypalëshe, ndërsa në të njëjtën kohë të dyja palët u përqendruan në bashkëpunimin midis Kishës dhe shtetit, si dhe në çështje me rëndësi të veçantë për jetën kishtare dhe lirinë fetare.

Pope Leo XIV received US Vice President JD Vance and Secretary of State Marco Rubio at the Vatican as part of renewed efforts to end the Russia-Ukraine war.https://t.co/7blBvrVHwG#3000kNairapic.twitter.com/12ob6XtcBT

— Newstropy (@_newstropy) May 19, 2025

Përveç kësaj, diskutimet përfshinë një shkëmbim pikëpamjesh mbi një numër çështjesh aktuale ndërkombëtare, me theks në nevojën për të respektuar të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare në zonat e konfliktit dhe për të gjetur zgjidhje paqësore përmes negociatave midis palëve të përfshira.

The post Amerikanët të parët tek Papa, Leo XIV pret JD Vance dhe Marco Rubion appeared first on Lapsi.al.

Vance u takua me udhëheqëset e BE-së në Romë, synon zbutjen e tensioneve tregtare

19 May 2025 at 09:57

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, është takuar të dielën në Romë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ku u diskutuan tensionet tregtare midis BE-së dhe SHBA-së, si dhe tema të tjera të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Pas takimit, Vance u shpreh se shpreson që bisedimet të shënojnë fillimin e një procesi të ri negociatash për një marrëveshje tregtare afatgjatë ndërmjet dy palëve.

“Evropa është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara… por, siç ndodh ndonjëherë edhe mes miqve, kemi disa mosmarrëveshje, përfshirë tregtinë,” tha ai, duke folur përballë gazetarëve, së bashku me von der Leyen dhe Melonin, menjëherë pas pjesëmarrjes së tyre në Meshën inauguruese të Papa Leos.

Aktualisht, SHBA-ja ka vendosur tarifa të konsiderueshme mbi importet e çelikut, aluminit dhe makinave, si dhe një tarifë bazë prej 10% për pothuajse të gjitha vendet, me një tarifë shtesë prej 20% ndaj Bashkimit Evropian nëse negociatat nuk japin rezultat brenda një periudhe 90-ditore.

Von der Leyen deklaroi se është optimiste për një zgjidhje. “Ne të dy duam një marrëveshje të mirë që sjell përfitime për njerëzit dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut,” tha ajo. Sipas saj, marrëdhënia tregtare BE-SHBA është më e madhja në botë dhe kap vlerën mbi 1.5 trilion dollarë në vit. Ajo shtoi se ekspertët nga të dyja palët po punojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe se tashmë janë shkëmbyer dokumente që përshkruajnë fushat specifike të diskutimit.

Përveç tregtisë, von der Leyen tha se kishte diskutuar me Vance edhe për situatën në Ukrainë dhe çështjet e mbrojtjes. “Të gjithë e dimë që djalli fshihet në detaje, por ajo që na bashkon është dëshira për një marrëveshje që i shërben qytetarëve tanë,” tha ajo, duke shtuar se ekipet janë të përkushtuara për të gjetur zgjidhje.

Megjithatë, marrëdhëniet mes liderëve mbeten të ftohta. Von der Leyen nuk ka zhvilluar ende një takim zyrtar me Presidentin Donald Trump që kur ai rifitoi presidencën në janar, duke shkëmbyer vetëm përshëndetje të shkurtra në funeralin e Papa Françeskut muajin e kaluar në Vatikan.

Pavarësisht kësaj distance politike, takimi në Romë sinjalizon një vullnet të përbashkët për të rivendosur besimin ekonomik mes dy aleatëve tradicionalë në një kohë të rënduar nga tensionet globale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vance u takua me udhëheqëset e BE-së në Romë, synon zbutjen e tensioneve tregtare appeared first on Euronews Albania.

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

By: Mirgen
18 May 2025 at 22:45

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni organizoi bisedime transatlantike midis Zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të dielën, në Romë. Diskutimi kishte për qëllim të ndihmonte në përparimin e bisedimeve tregtare midis SHBA-së dhe BE-së, dhe von der Leyen tha se shpresonte që kjo të shënonte “një fillim të […]

The post Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance appeared first on BoldNews.al.

Zelensky gjatë takimit me Vance theksoi mungesën e vullnetit të Rusisë për t’i dhënë fund luftës

18 May 2025 at 19:27

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë detaje të diskutimit të tij të parë me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, që kur ata u përplasën në Zyrën Ovale në shkurt.

Gjatë bisedimeve në margjinat e Meshës së inaugurimit të Papës, Zelensky e informoi Vance për “kushtet jorealiste” të paraqitura nga Rusia gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll, tha zyra e tij, transmeton Telegrafi.

Ndër kërkesat e Moskës, Rusia përcaktoi që pesë rajoneve ukrainase t’u jepej njohja ndërkombëtare si pjesë e Rusisë sipas çdo marrëveshjeje.

Kjo, dhe delegacioni i nivelit të ulët i Moskës, treguan “mungesën e qëllimit të Rusisë për t’i dhënë fund luftës”, tha zyra e presidentit.

Zelensky gjithashtu i tha Vance se si “Rusia shkeli armëpushimin që vetë e kishte propozuar”.

“Volodymyr Zelensky theksoi se e gjithë kjo tregon mungesën e qëllimit të Moskës për t’i dhënë fund luftës – dhe pikërisht për këtë arsye nevojitet presion për ta detyruar Rusinë të bjerë dakord për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

 

 

The post Zelensky gjatë takimit me Vance theksoi mungesën e vullnetit të Rusisë për t’i dhënë fund luftës appeared first on Telegrafi.

❌
❌