Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2025Main stream

Vesa Luma me dedikim emocionues për Armend Rexhepagiqin pas koncertit: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me ty

20 July 2025 at 18:39

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi, ka mbajtur të shtunën (19 korrik) një koncert madhështor në Prishtinë.

Kjo për të prezantuar albumin e tij më të ri të titulluar “Dashni e Vjetër”, të cilin e solli pak javë më parë.

Për këtë u bë një reagim nga Vesa Luma, e cila ishte e pranishme në event, duke i uruar më të mirat.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja shqiptare e vlerëson tejet shumë meqë kanë punuar bashkë edhe në disa projekte.

Për më shumë, ndiqni të plotë reagimin e Lumës (pa ndërhyrje):

“Infuzion artistik mbreme me Armendin tone,qe u rikthye fuqishem ashtu sic e meriton nje Artist i kalibrit te tij!!

Si femije kam pas fatin te jem pjese e shume projekteve te Armendit e Aides ne festivale,kenge e klipe, aty,ku per here te pare kuptova si punohet me profesionalizem te pashoq.

Gjate rritjes time si artiste,kemi punuar shume gjate bashke dhe mund te them me plot bindje qe procesi krijimit me Armendin eshte shkolle me vete! Pikerisht aty,ne studio ,teksa regjistron kengen me te, e kupton sa shume hapa para cdo kompozitori tjeter shqiptar eshte,edhe sot e kesaj dite, qe po festojme nje kapitull te ri per te, dhe per te gjithe ata qe nuk besuan asnjehere qe mund te rikthehet me aq pasion e duke marr dashuri nga publiku si heren e pare.

Mbreme teksa po kendonin publiku ne kor edhe kenget e tij te albumit te ri, Armendi na dha te gjitheve shprese qe po vjen nje kohe me e mire per muziken shqiptare!

Mbi te gjitha shume, jam shume e lumtur per Armend Rexhepagiqin ,orkestren dhe gjithe stafin qe ka punuar per te sjell ne jete, nje mbremje muzikore ,qe do ta mbajme mend gjate!

Urime mik,jemi me fat qe jetojme ne te njejten kohe me ty”. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

The post Vesa Luma me dedikim emocionues për Armend Rexhepagiqin pas koncertit: Jemi me fat që jetojmë në të njëjtën kohë me ty appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, Vesa Luma: Kishte kohë me mbjell flokët

By: gaze tare
17 July 2025 at 11:00

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, është shfaqur së fundmi në seancën gjyqësore me një pamje ndryshe, dukshëm me flokë të mbjellë. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar faktin se edhe pse ndodhet në paraburgim për një krim tronditës, ai ka gjetur kohë për ndërhyrje estetike.

Një ndër komentet që mori vëmendje ishte ai i këngëtares Vesa Luma, e cila publikoi një video nga seanca në Instagram Story, duke shkruar:

“Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”

Kujtojmë se rasti i Naim Murselit tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar, kur u zbulua se ai kishte organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij. Procesi gjyqësor ndaj tij është ende në zhvillim.

The post Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, Vesa Luma: Kishte kohë me mbjell flokët appeared first on iconstyle.al.

Vesa Luma reagon pas fotores së Big Bastës në “Ferma VIP 2”: Fitoi qytetaria, më ka bërë gruan më krenare në botë

By: V K
21 June 2025 at 12:13

Reperi i njohur Big Basta, është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas javësh të tëra gare, përballjesh dhe sfidash, publiku ka vendosur t’i japë fitoren artistit të njohur, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari.

Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke e vlerësuar jo vetëm suksesin e tij, por edhe karakterin dhe mënyrën se si ai e arriti këtë fitore.

“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkruan Vesa Luma, duke shprehur publikisht krenarinë dhe dashurinë për partnerin e saj.

The post Vesa Luma reagon pas fotores së Big Bastës në “Ferma VIP 2”: Fitoi qytetaria, më ka bërë gruan më krenare në botë appeared first on Albeu.com.

Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta

13 May 2025 at 09:52

Në një nga momentet më të ndjera të këtij sezoni në “Ferma VIP”, këngëtarja Vesa Luma festoi ditëlindjen e saj në ambientet e fermës, duke surprizuar bashkëshortin e saj, reperin Big Basta. Kjo surprizë u prit me entuziazëm jo vetëm nga ai, por edhe nga publiku, sidomos pas thashethemeve të fundit mbi një krisje të mundshme në çift.

Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe ndjenja të sinqerta. Big Basta i dedikoi Vesës një këngë të veçantë si dhuratë për ditëlindje, një moment që preku të gjithë dhe la pas çdo aludim, duke konfirmuar edhe një herë se ata mbeten një nga çiftet më të dashura dhe të qëndrueshme të ekranit shqiptar.

Vesa, nga ana e saj, u përpoq t’i jepte Big Bastës jo vetëm përqafim dhe dashuri, por edhe mesazhe të rëndësishme për rrugëtimin e tij në fermë. Ajo e inkurajoi që të qëndrojë i përqendruar, të shijojë natyrën që e rrethon dhe madje i sugjeroi që aty, mes qetësisë dhe reflektimit, të krijojë një këngë të re. Ajo u shpreh hapur se e sheh Big Bastën si fitues të këtij edicioni, duke e motivuar ta jetojë eksperiencën me shpirt dhe origjinalitet.

The post Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta appeared first on Sot News | Lajme.

Vesa Luma i jep fund spekulimeve për krizë: Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që po e njihni Big Bastën

10 May 2025 at 12:11

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për një krizë martesore mes çiftit të njohur të estradës shqiptare, Vesa Luma dhe Big Basta. Por këngëtarja ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave përmes një reagimi të gjatë dhe emocional në Instagram.

Në një InstaStory të publikuar të shtunën, Vesa ka dalë hapur në mbështetje të partnerit të saj, i cili është pjesë e spektaklit “Ferma VIP”. Duke iu referuar rolit të saj publik si artiste dhe nënë, ajo ka thënë se është përkushtuar që gjithmonë të jetë zë kundër fenomeneve negative në shoqëri.

“Gjatë gjithë jetës time kam shfrytëzuar platformat e mia të ndërtuara prej shumë vitesh, për të luftuar fenomene që kanë shfaqur një anë jo shumë pozitive në shoqërinë tonë”, shkruan ajo.

Vesa shton se një nga gjërat që e lëndon më shumë është të shohë kolegë që shërbejnë si modele negative për rininë, ndërsa e quan pjesëmarrjen e Big Bastës në “Ferma VIP” si një përpjekje për të sjellë shembuj të mirë.

“Të jap një fije shprese që ka dhe artistë të civilizuar me edukatë e me kulturë… Artist që s’ka nevojë t’i kenë frikë pse ngre zërin, por t’i jap shembull djalit të tij që ofendimet luftohen me qetësi dhe intelegjencë”.

Duke folur për bashkëshortin e saj, këngëtarja shprehet hapur për vlerat që ai përfaqëson: “I vetmi repist social dhe njeriu më i drejtë e me këmbë në tokë që kam njohur (këtë e dinë të gjithë ata që e njohin)”.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Në përfundim të shkrimit, ajo falënderon publikun për mbështetjen ndaj Big Bastës dhe zbulon se është duke menduar për një surprizë për ditëlindjen e saj, që bie të hënën: “Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që më në fund po e njihni Gerin, po e mbështetni aq fort… Tani më thoni, t’i bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën?”

Ky reagim vjen si një përgjigje e qartë ndaj thashethemeve dhe një dëshmi se dashuria dhe mbështetja mes çiftit vazhdon të jetë e fortë. /Telegrafi/

The post Vesa Luma i jep fund spekulimeve për krizë: Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që po e njihni Big Bastën appeared first on Telegrafi.

Nuk ka më vend për aludime/ Vesa Luma vulos marrëdhënien e saj me Big Bastën

8 May 2025 at 19:47

Para se të bëhet pjesë Big Basta në ‘Ferma Vip’, është përfolur në mediat rozë se martesa e tij me Vesa Lumën është në krizë.

Por me veprimin e fundit këngëtarja ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, shkruan “Kosovarja”,

Ajo ka bërë një postim për Big Bastën pasi ai u shpall fermeri më i votuar për të qëndruar në garë, ku është shprehur me fjalët: “Zemra mal”.

Kujtojmë se çifti nga martesa e tyre kanë në jetë një djalë.

The post Nuk ka më vend për aludime/ Vesa Luma vulos marrëdhënien e saj me Big Bastën appeared first on Sot News | Lajme.

Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma!

By: gaze tare
30 April 2025 at 08:36

Prej kur Big Basta hyri në “Ferma VIP”, shumë nisën të lexonin mes rreshtash – ose më saktë, mes mungesës së postimeve nga Vesa Luma. E heshtur, pa asnjë reagim, pa “forca zemër” në Instastory… dhe thashethemet bënë të tyren.

Deri sot.

Pa ndonjë deklaratë, pa dramë, vetëm një kolazh me foto – mes tyre edhe Big Basta – dhe tri fjalë që flasin shumë Vesa shkruan: “Muzikë, dashuri, shoqëri”.

Screenshot

Dhe kaq mjaftoi që interneti të kuptojë: gjithçka është në vendin e vet.

The post Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma! appeared first on iconstyle.al.

Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma (FOTO)

By: V K
30 April 2025 at 08:31

Pjesëmarrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP”, u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat aluduan për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Vesa Luma.

Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale, që do të tregonte mbështetjen për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në reality show.

Mirëpo, kur askush nuk e priste më, Vesa vendosi të reagojë – dhe në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës nga “Ferma VIP”.

 

“Muzikë, dashuri, shoqëri”, – shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë një sinjal të qartë se mes saj dhe Big Bastës, gjithçka po ecën për mrekulli.

Ky reagim i shumëpritur jo vetëm që shuan çdo dyshim për një krizë martesore, por edhe forcon mesazhin se dashuria e tyre mbetet e pathyeshme, pavarësisht zhurmës mediatike.

The post Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rrëfehet Big Basta: Si më dhunuan policët malazez dhe më futën në qeli (VIDEO)

18 April 2025 at 15:21

“Big Basta”, gjatë një bashkëbisedimi me Erand Sojlin në “Ferma Vip” ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur së bashku me bashkëshorten e tij, Vesa Lumën në Malin e Zi. Këngëtari tregoi se ata ishin për një koncert në Ulqin, por në kufi kishin kuptuar se kishin harruar lejen e qarkullimit dhe […]

The post Rrëfehet Big Basta: Si më dhunuan policët malazez dhe më futën në qeli (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

I ndarë nga Vesa Luma? Big Basta “thyen” heshtjen për marrëdhënien e tyre

By: Oldi
7 April 2025 at 09:10

Prej disa ditësh, Big Basta është bërë pjesë e edicionit të dytë të “Ferma VIP”, një prej formateve më të ndjekura të momentit. Mirëpo, hyrja e tij në këtë spektakël ka shkaktuar shumë zëra dhe spekulime rreth jetës së tij private, veçanërisht për marrëdhënien me këngëtaren Vesa Luma. Në media janë përhapur thashetheme lidhur me […]

The post I ndarë nga Vesa Luma? Big Basta “thyen” heshtjen për marrëdhënien e tyre appeared first on BoldNews.al.

Big Basta reagon ndaj zërave për ndarjen nga Vesa Luma: Jam shumë i dashuruar me…

By: gaze tare
6 April 2025 at 21:55

Prej pak ditësh, Big Basta është bërë pjesë e edicionit të dytë të Ferma VIP, një nga formatet më të ndjekura të momentit. Por hyrja e tij në spektakël është shoqëruar me shumë zëra dhe spekulime rreth jetës së tij personale, veçanërisht për marrëdhënien me këngëtaren Vesa Luma.

Në media po qarkullojnë raportime për një krizë në martesën e tyre, ndërsa mungesa e çdo reagimi apo postimi nga ana e Vesës dhe fakti që ai, në hyrje, përshëndeti vetëm djalin e tyre – duke mos e përmendur fare emrin e bashkëshortes – kanë ngritur dyshime të mëdha në publik.

Megjithatë, së fundmi, gjatë një bisede me Silvanën, Big Basta vendosi të sqarojë njëherë e mirë ndjenjat dhe qëllimin e tij në spektakël:

“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël.”

The post Big Basta reagon ndaj zërave për ndarjen nga Vesa Luma: Jam shumë i dashuruar me… appeared first on iconstyle.al.

U përfol se është ndarë nga Vesa Luma, Big Basta bën deklaratën e fortë!

By: M C
6 April 2025 at 21:08

Mes aludimeve se është ndarë nga Vesa Luma, Big Basta ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë, duke folur mbi marrëdhënien e tij me këngëtaren.

Big Basta dhe Vesa po përfliten se po kalojnë një krizë pas futjes së reperit në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa.

Por, sot ai ka hedhur poshtë këto lajme, duke thënë se është shumë i dashuruar me Vesën, me të cilën ka edhe një djalë. Në një bisedë me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd në “Ferma Vip”.

“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashur, më kë të bie njëherë, me Albin”, u shpreh ai.

Ajo që shtoi dyshimet për krizën mes çifiti, ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në “Ferma Vip”. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?”, ai shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën.

Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale. Ndërkohë që një tjetër detaj u vu re gjatë qëndrimit të tij në fermë. Në shtëpinë ku VIP-at qëndrojnë është vënë kënga e Vesës dhe ai nisi të këndojë dhe kërcejë së bashku me banorët e tjerë. Por, sërish përshëndeti vetëm të birin, jo Vesën.

Pak ditë më parë “Panorama Plus” shkroi se ftesa e “Ferma VIP2” për Big Bastën i ka sjellë atij probleme me bashkëshorten, Vesën. Sipas raportimeve, burimet pranë tyre kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë.

The post U përfol se është ndarë nga Vesa Luma, Big Basta bën deklaratën e fortë! appeared first on Albeu.com.

Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesës, çfarë po ndodh mes çiftit të famshëm?

By: gaze tare
5 April 2025 at 23:50

Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të dashura dhe ikonike të muzikës shqiptare, duket se po përballen me një stuhi në jetën e tyre private. Spekulimet për një krizë martesore kanë nisur që pas hyrjes së reperit në spektaklin televiziv “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve pranë çiftit, nuk është mirëpritur nga Vesa.

Një detaj që ngjalli shumë reagime ndodhi kur Big Basta u pyet gjatë spektaklit se për kë do ta kishte më shumë mallin gjatë qëndrimit në fermë. “Për djalin,” u përgjigj ai, ndërsa kur moderatorja Luana Vjollca e pyeti më tej: “Vetëm për djalin?”, ai shtoi shkurtimisht: “Edhe familjen,” pa përmendur në asnjë moment emrin e bashkëshortes.

Kjo heshtje ndaj Vesës, e shoqëruar me mungesën totale të postimeve mbështetëse nga ana e saj në rrjetet sociale, ka thelluar më tej dyshimet për një largim emocional mes tyre. Madje, edhe kur gjatë një mbrëmjeje në fermë u vendos një nga këngët e Vesës dhe Big Basta nisi të këndojë e kërcejë me banorët, përshëndetja e tij ishte sërish vetëm për djalin e tyre, Lian, duke lënë jashtë bashkëshorten.

Sipas “Panorama Plus”, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se marrëdhënia e tyre po kalon një periudhë të ftohtë, e cila është nxitur pikërisht nga vendimi i reperit për të marrë pjesë në reality show-n.

Kjo vjen si një kontrast i fortë me vetëm pak muaj më parë, kur çifti u shfaq i bashkuar në Paris për të kujtuar ditën e propozimit. “12.12.12 në orën 12:00” ishte momenti kur Big Basta i propozoi Vesës në Kullën Eiffel – një kujtim që ata e rigjetën me të birin 12 vite më pas.
Në një postim emocionues, Vesa kishte shkruar:

“Para 12-vjetësh… bëri propozimin më të bukur në botë… Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashurisë në të njëjtin vend.”

Por duket se pas kësaj pamjeje idilike, sfida të reja kanë trokitur në jetën e tyre. Me Big Bastën që tashmë ndodhet në sytë e publikut dhe Vesën që zgjedh heshtjen, mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një krizë kalimtare apo hapi drejt një ndarjeje përfundimtare.

The post Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesës, çfarë po ndodh mes çiftit të famshëm? appeared first on iconstyle.al.

Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, çfarë po ndodh mes çiftit të famshëm?

5 April 2025 at 20:37

Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të dashura dhe ikonike të muzikës shqiptare, duket se po përballen me një stuhi në jetën e tyre private. Spekulimet për një krizë martesore nisën pas hyrjes së reperit në spektaklin televiziv “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve të afërta me çiftin, nuk është mirëpritur nga Vesa.

Në një moment që nuk kaloi pa u vënë re, Big Basta u pyet se për kë do ta kishte më shumë mallin gjatë qëndrimit të tij në fermë. “Për djalin”, u përgjigj ai, ndërsa kur moderatorja Luana Vjollca e pyeti më tej “Vetëm për djalin?”, ai shtoi shkurtimisht: “Edhe familjen”, pa përmendur në asnjë moment emrin e bashkëshortes.

Kjo heshtje ndaj Vesës, bashkë me mungesën e çdo postimi mbështetës nga ana e saj në rrjetet sociale, kanë rritur edhe më shumë dyshimet për një ndërprerje të marrëdhënies. Madje edhe kur gjatë një mbrëmjeje në fermë u vendos një nga këngët e Vesës dhe ai nisi të këndojë e kërcejë me banorët, përshëndetja e tij ishte sërish vetëm për djalin e tyre, Lian, duke lënë jashtë bashkëshorten.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Sipas Panorama Plus, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se marrëdhënia e tyre po kalon një periudhë të ftohtë, e nxitur pikërisht nga pjesëmarrja e Big Bastës në këtë reality show. Të dy artistët njihen për postimet e përbashkëta dhe shprehjet publike të dashurisë, por heshtja e fundit e të dyve flet më shumë se çdo fjalë.

Vetëm pak muaj më parë, në dhjetor të vitit 2024, dyshja u shfaq në Paris për të kujtuar ditën e propozimit. “12.12.12 në orën 12:00” ishte momenti kur Big Basta i propozoi Vesës në Kullën Eiffel – një kujtim i paharrueshëm që ata e rigjetën pas 12 vitesh, tashmë në shoqërinë e të birit. Me një postim emocionues në Instagram, Vesa shkroi: “Para 12-vjetësh… bëri propozimin më të bukur në botë… Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashurisë në të njëjtin vend”.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Por duket se koha ka sjellë sfida të reja për çiftin. Me Big Bastën tashmë brenda një loje publike si “Ferma VIP 2” dhe Vesën që qëndron në heshtje totale, mbetet për t’u parë nëse kjo është një krizë kalimtare, apo shenja e hapit final të një ndarjeje.

Publiku është në pritje të një reagimi nga të dy, veçanërisht nga Big Basta, që ndodhet nën vëzhgimin e kamerave dhe ndjeshmërisë së opinionit publik. A do të flasë për këtë situatë? Apo do të zgjedhë të mbajë privatësinë e tij, siç ka ndodhur shpesh edhe më parë? /Telegrafi/

The post Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, çfarë po ndodh mes çiftit të famshëm? appeared first on Telegrafi.

Krizë mes Big Bastës dhe Vesës? Përshëndetja e tij në “Ferma Vip” ndez dyshime

By: gaze tare
1 April 2025 at 12:25

Ferma Vip ka nisur dhe një ndër pjesëmarrësit e tij është reperi Big Basta. Edhe pse pjesëmarrja e tij ishte pritur me interes, pak para nisjes së spektaklit, u përhapën thashetheme të forta rreth një mundësie konflikti brenda çiftit. Thuhej se mes tij dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Vesa Luma, kishte lindur një mosmarrëveshje për pjesëmarrjen e Big Bastës në Ferma Vip.

Sipas thashethemeve, Vesa nuk ishte shumë dakord që bashkëshorti i saj të largohej për një kohë të gjatë nga familja dhe të merrte pjesë në një program që kërkon angazhim të madh. Dyshimet për një mundësi tensioni u përforcuan mbrëmjen e djeshme, gjatë hyrjes së Big Bastës në spektakël. Kur ai përshëndeti djalin e tij, ai nuk dha asnjë përshëndetje për Vesën.

Prezantuesja e spektaklit, e dukshme në shenjë kureshtie, e pyeti atë nëse do të përshëndeste vetëm djalin, ndërsa Big Basta, pas një pauze të shkurtër, dha një përgjigje të ftohtë: “Djalin dhe familjen”.

The post Krizë mes Big Bastës dhe Vesës? Përshëndetja e tij në “Ferma Vip” ndez dyshime appeared first on iconstyle.al.

Krizë mes Big Bastës dhe Vesës? Përshëndetja e tij në “Ferma Vip” ndez dyshime

By: D Marku
1 April 2025 at 13:54

Ferma Vip ka nisur dhe një ndër pjesëmarrësit e tij është reperi Big Basta. Edhe pse pjesëmarrja e tij ishte pritur me interes, pak para nisjes së spektaklit, u përhapën thashetheme të forta rreth një mundësie konflikti brenda çiftit. Thuhej se mes tij dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Vesa Luma, kishte lindur një mosmarrëveshje për pjesëmarrjen e Big Bastës në Ferma Vip.

Sipas thashethemeve, Vesa nuk ishte shumë dakord që bashkëshorti i saj të largohej për një kohë të gjatë nga familja dhe të merrte pjesë në një program që kërkon angazhim të madh. Dyshimet për një mundësi tensioni u përforcuan mbrëmjen e djeshme, gjatë hyrjes së Big Bastës në spektakël. Kur ai përshëndeti djalin e tij, ai nuk dha asnjë përshëndetje për Vesën.

Prezantuesja e spektaklit, e dukshme në shenjë kureshtie, e pyeti atë nëse do të përshëndeste vetëm djalin, ndërsa Big Basta, pas një pauze të shkurtër, dha një përgjigje të ftohtë: “Djalin dhe familjen”.

The post Krizë mes Big Bastës dhe Vesës? Përshëndetja e tij në “Ferma Vip” ndez dyshime appeared first on Albeu.com.

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, reagon Vesa Luma

By: gaze tare
27 February 2025 at 18:27

Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, ka thyer rregullat e shtëpisë duke kapërcyer murin rrethues të mërkurën.

Për këtë shkelje, produksioni ka dërguar një zarf të zi, duke njoftuar se vendimi për të do të bëhet publik të shtunën. Gjesti ka deklaruar se e bëri këtë veprim për shkak të një momenti të vështirë dhe presionit nga dy persona brenda shtëpisë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila sugjeroi se ai duhet të fokusohet në karrierën e tij jashtë.

The post Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, reagon Vesa Luma appeared first on iconstyle.al.

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA – do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

27 February 2025 at 17:32

Gjesti ditën e djeshme (e mërkurë) ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka thyer rregullat e shtëpisë dhe për këtë erdhi një zarf i zi, ku thotë se vendimi do të njoftohet të shtunën.

Banori nga Kosova theksoi se pati një moment të vështirë dhe ngarkesë nga dy persona që janë brenda.

Foto: Screenshot/Instagram

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma.

Ajo thotë se Gjesti ka fituar Big Brotherin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë dhe se është më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë.

Postimi i plotë i Vesa Lumës:

“Për t’u bërë pjesë e këtyre formateve duhet të kesh shumë forcë..si Gjesti.

Përtej faktit që pjesëmarrja në këtë program me shikueshmëri të lartë të hap rrugë të reja…por…mendja është gjëja më e çmuar që kemi.

Në këtë rast, e kuptoj tepër mirë Gjestin i cili është i izoluar tash e sa muaj. Dhe duke qenë se padyshim është fitues edhe i BBVK dhe i BBVA – mbase do ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve.

Se vlerën e çmimit të madh do ta tejkaloj disa herë brenda këtij viti.

Le të rrinë ata që i riktheu publiku sërish aty brenda të bëjnë lojë e shikueshmëri”. /Telegrafi/

The post Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA – do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve appeared first on Telegrafi.

“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

8 February 2025 at 21:26

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është bërë pjesë e atmosferës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga zhvillimet politike në kryeqytet.

Ajo ka qëndruar këto ditë në Prishtinë dhe ka publikuar një video në Instagram, ku pasqyron atmosferën e zgjedhjeve dhe entuziazmin qytetar.

Në mbishkrimin e videos, Vesa ka shkruar: “Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore në dy ditë – asnjë incident”.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Me këtë deklaratë, këngëtarja ka vënë në pah demokratizimin e vendit dhe tolerancën politike, duke theksuar se në tri tubimet madhështore të mbajtura brenda dy ditëve – dje nga LVV dhe sot nga PDK e LDK – nuk është raportuar asnjë incident.

Kjo qasje e saj është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht mesazhin e saj për një Kosovë më të pjekur politikisht dhe të orientuar drejt vlerave evropiane.

Vesa Luma, e cila jeton dhe vepron kryesisht në Shqipëri, vazhdon të tregojë interes dhe përkushtim ndaj zhvillimeve në vendin e saj të lindjes, duke e ndarë emocionin dhe perspektivën e saj me publikun shqiptar. /Telegrafi/

The post “Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Etja e shqiptarëve për…”/ Vesa Luma reagon pas videos së Simakut: Nëse e doni, pse e postoni në atë gjendje?!

16 December 2024 at 13:30

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut, ku ajo shihej në një gjendje të keqe dhe kërkonte ndihmë. Ajo shpreh trishtim për etjen e disa shqiptarëve për ta parë këngëtaren në këtë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe i dha një buzëkuq. Ajo pyet se, nëse ata e duan kaq shumë, përse e postojnë atë në një situatë të tillë.

“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj.

Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?

Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”.

The post “Etja e shqiptarëve për…”/ Vesa Luma reagon pas videos së Simakut: Nëse e doni, pse e postoni në atë gjendje?! appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌