Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestohen dy persona në Viti për shkaktim zjarri

10 July 2025 at 22:33

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi që dyshohet se kanë shkaktuar zjarrvënie nga pakujdesia, duke djegur rreth 7 hektarë tokë të mbjellë me grurë në dy raste të ndara në komunën e Vitisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive dhe ka arritur që më 10 korrik 2025 të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe në fshatin Sllatinë e Ulët.

Në të dy rastet, zjarri është shpërndarë në mënyrë të pakontrolluar si pasojë e djegies së mbeturinave në kushte të papërshtatshme, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha bujqësore dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën e lartcekur.

Policia Rajonale e Gjilanit apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë muajve të verës dhe të shmangin ndezjen e zjarrit në vende të hapura, për të mos rrezikuar jetën, pronën dhe ambientin.

Çdo rast i zjarrit apo veprimtari e dyshuar mund të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112.

The post Arrestohen dy persona në Viti për shkaktim zjarri appeared first on Telegrafi.

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë

27 June 2025 at 17:45

Si pasojë e erërave të forta që përfshinë disa rajone të Kosovës këtë pasdite, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.

KEDS njofton se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë.

“Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”, njofton KEDS.

Riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë sipas KEDS./Telegrafi/

The post Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në Viti, fëmija 4-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë në oborrin e shtëpisë

23 June 2025 at 09:39

Një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Viti, pasi që është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka theksuar se ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka bërë të ditur Veseli.

Tutje, ai ka thënë se dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48-orë. /Telegrafi/

The post Tragjedi në Viti, fëmija 4-vjeçar goditet për vdekje nga një veturë në oborrin e shtëpisë appeared first on Telegrafi.

Urdhri i Psikologut/ Treska nuk njeh zgjedhjet, Këshilli Kombëtar vendos pavlefshmërinë e procesit

By: Ela
14 June 2025 at 11:23

Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht. Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro në Këshillin Kombëtar të institucionit kanë vendosur pavlefshmërinë e procesit për shkak se nuk është arritur shumica e thjeshtë për të zgjedhur presidentin e ri dhe këshillin e ri kombëtar. “Sipas Regjistrit […]

The post Urdhri i Psikologut/ Treska nuk njeh zgjedhjet, Këshilli Kombëtar vendos pavlefshmërinë e procesit appeared first on BoldNews.al.

Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit

13 June 2025 at 20:49

Urdhri i Psikologut është jo funksional, me dërën  e mbyllur jashtë shërbimit! “Është e paparashikueshme sjellja e saj por prisja që të respektonte institucionin, ky është një institucion, është Urdhri i Psikologut, kjo nuk është shtëpia e zonjës Treska, më besoni që psikologët janë të irrrituar me zgjedhjen e saj” – thotë drejtuesja e sapozgjedhur […]

The post Psikologët i vënë drynin derës/ Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit appeared first on BoldNews.al.

Sherr te Urdhri i Psikologut/ Treska refuzon të lirojë zyrën, Laboviti kërkon ndërhyrjen e Policisë

9 June 2025 at 11:44

Institucioni i Urdhrit të Psikologut prej rreth një viti vijon të jetë në situatë të tensionur, ku “lufta” bëhet për të marrë kreun. Pak ditë më parë u mbajtën edhe zgjedhjet, po ashtu mes tensionit, ku nuk munguan akuzat për përjashtime të paligjshme të kandidaturave nga gara. Dy kandidatet zyrtare në garë ishin Brunilda Laboviti […]

The post Sherr te Urdhri i Psikologut/ Treska refuzon të lirojë zyrën, Laboviti kërkon ndërhyrjen e Policisë appeared first on BoldNews.al.

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

13 May 2025 at 09:23

E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më… e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një ditë plot ndalime, plot “jo” dhe “mos”, pasi besohet se sjell fatkeqësi dhe ngjarje të pakëndshme. Besimet që rrethojnë këtë ditë specifike bazohen në supersticione, ndonjëherë me themele historike dhe ndonjëherë pa ndonjë lidhje logjike me […]

The post E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit? appeared first on BoldNews.al.

Përleshje me armë në Ballancë të Vitisë – pesë të arrestuar

11 May 2025 at 22:57

Përleshje me armë në Ballancë të Vitisë – pesë persona arrestohen pas një incidenti të rëndë

Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur të dielën rreth orës 14:10 në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë, ku situata ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se konflikti kishte shpërthyer pas një mosmarrëveshjeje mes pesë personave. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë tri herë me armë zjarri të tipit TT në drejtim të të përfshirëve në përleshje.

Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, megjithatë një person ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike dhe është duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit. Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes duke konfiskuar armën e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë kryer kontrolle në dy shtëpi të të dyshuarve në lokacione të ndryshme.

Të gjithë pesë personat e përfshirë janë arrestuar dhe, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre janë iniciuar kallëzime penale për veprat: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

The post Përleshje me armë në Ballancë të Vitisë – pesë të arrestuar appeared first on Telegrafi.

U vra në Han të Elezit në vitin 2001, përkujtohet gazetari i AP-së – rasti i tij nuk u ndriçua asnjëherë

3 May 2025 at 20:58

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton.

Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga Basri Aliu dhe kryesuesi i kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton” nga Vitia, policisë, gazetarëve kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton në Viti.

Përndryshe ish gazetari Associated Press, Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, dhe atë me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni.

Kerem Lawton, gazetar britanik, dhe 3 banorë të fshatit Krivenik të Hanit të Elezit, ishin vrarë në vitin 2001, nga predhat që kishin rënë në fshatin e tyre, e që besohet se ishin hedhur nga ushtria maqedonase.

Në një rrëfim për RTV Dukagjini, reporteri i shtatë luftërave, Sylejman Kllokoqi, ka treguar për momentin kur vetura e tyre ku brenda ishte gazetari britanik u godit, pak metra larg vendit ku Kllokoqi po e mbante kamerën e po i dërgonte botës pamjet e luftës që kishte depërtuar edhe në Kosovë

Tytën e armës e kishte shumë herë të vendosur në kokë e fundin po e priste nga shkrepja e plumbit. Raportoi për Associated Press në shtatë luftëra, por Sylejman Kllokoqi vdekjen asnjëherë nuk e kishte më afër sesa më 23 mars 2001.

Lufta që kishte nisur në Maqedoni kishte prekur edhe fshatrat kufitare brenda Han Elezit.

Bombardimet depërtuan thellë në brendësi të fshatit Krivenik.

Sylejman Kllokoqi bashkë me kolegun Karem Lawton nën llogon e Associated Press i’a kishin  mësyrë kufirit Kosovë-Maqedoni.

Njëri zbriti nga vetura e tjetri po fliste me fshatarët, kur papritmas u dëgjua një shpërthim.

“Dola nga vetura edhe i bëra me thënë një distancë 10 metra, dhe në atë moment u dëgjua bomba që ra në atë pjesën ku ishte Keremi dhe tre fshatarë”, ka thënë Kllokoqi.

Pluhur e gjak mbi trupat e katër personave, tre fshatarë të zonës dhe gazetari britanik.

“Atmosferë tmerri pasi dolën edhe familjarët, vajtimet, njerëzit e plagosur të vdekur, unë fillova të bërtas, Kerem, Kerem, dhe.. për një moment erdhi një fshatar e pruri veturën e tij e hipëm Keremin që ishte duke marrë ende frymë”, ka shtuar Kllokoqi.

Keremi, vdiq rrugës për në spital, dhe në vendin e tij, shumë lehtë mund të kishte qenë Kllokoqi por fati i keq ishte i caktuar për shokun e tij.

“99% kur kemi shkuar në terren gjithmonë ne kemi vozitur veturën si përfaqësues lokal sepse e kemi njohur terrenin. Ai atë ditë tha ma jep mua, ma jep mua, ma jep mua, i thash mirë merre vozite veturën, e mori e voziti. Aty veç na ka nda fati mua që unë isha në pjesën tjetër, ka theksuar më tej ai.

Përpos gazetarit britanik nga bombardimi i forcave ushtarake maqedonase kanë mbetur të vrarë edhe Ilaz Thaçi, Raif Thaçi dhe Baki Krasniqi.

Në nderim të tyre shumë afër vendit ku shpërtheu bomba, është vendosur një pllakë përkujtimore.

Këtë vend Kllokoqi e viziton kohë pas kohe. Sa herë që kthehet kësaj rruge, thotë se rikthehet në ditën e kobshme e ndjen mall e dhimbje për shokun e terrenit.

Për vdekjen e Keremit asnjëherë nuk është kryer ndonjë hetim ndërkombëtar për të gjetur burimin e granatimeve që hynë disa kilometra brenda territorit të Kosovës./Telegrafi/

The post U vra në Han të Elezit në vitin 2001, përkujtohet gazetari i AP-së – rasti i tij nuk u ndriçua asnjëherë appeared first on Telegrafi.

Theret me thikë një person në Viti, i dyshuari në arrati

15 April 2025 at 08:51

Një person është therur me thikë ditën e hënë në Viti.

Policia njofton se i dyshuari është në arrati.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

 

 

The post Theret me thikë një person në Viti, i dyshuari në arrati appeared first on Telegrafi.

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

By: V K
27 February 2025 at 11:19

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do të nisin një udhëtim shpirtëror të jashtëzakonshëm: muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ky nuk është thjesht një muaj agjërimi, por një kohë reflektimi të thellë, devotshmërie dhe mirësie. Një periudhë ku zemrat afrohen më shumë me Zotin dhe me njëri-tjetrin, ku shpirti pastrohet dhe njeriu lidhet më fort me vlerat e besimit, durimit dhe dhembshurisë.

Çfarë përfaqëson Ramazani?

Për miliona besimtarë, Ramazani është më shumë sesa një traditë fetare është një ndalesë e domosdoshme në ritmin e shpejtë të jetës. Një mundësi për të reflektuar mbi qëllimin e ekzistencës, për të vlerësuar bekimet e përditshme që shpesh i marrim si të mirëqena dhe për të ushqyer shpirtin me paqe dhe dashuri.

Duke iu referuar kalendarit Islam, Ramazani është muaji i nëntë i vitit hënor, një kohë e shenjtë ku, sipas traditës islame, Profeti Muhamed, mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” .

Agjërimi: Një akt i devotshmërisë dhe vetëkontrollit

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një provë e vullnetit dhe përkushtimit. Nga agimi deri në perëndimin e diellit, besimtarët ndalojnë së ngrëni, së piri dhe së kryeri veprime që mund ta shpërqendrojnë shpirtin nga lidhja me Zotin. Por më shumë sesa një kufizim fizik, ky është një ushtrim shpirtëror, një mënyrë për të forcuar vetëdisiplinën, për të pastruar zemrën dhe për t’u afruar me të tjerët përmes dhembshurisë dhe bamirësisë.

Në mbrëmje, me perëndimin e diellit, agjërimi ndërpritet me një gotë ujë dhe hurma, për të vijuar më pas me vaktin tradicional të iftarit. Kjo është një kohë bashkimi me familjen, miqtë dhe komunitetin, ku ushqimi nuk është thjesht një nevojë, por një simbol i mirësisë dhe ndarjes.

Më shumë se një sakrificë: Një rrugëtim i brendshëm

Shpesh, Ramazani shihet si një sfidë fizike, por në të vërtetë ai është një dhuratë. Nuk është vetëm një periudhë kufizimesh, por një çlirim nga e tepërta dhe një forcim i vullnetit. Gjatë këtij muaji, myslimanët jo vetëm që agjërojnë nga ushqimi dhe pijet, por gjithashtu i përkushtohen më shumë lutjeve, leximit të Kuranit dhe veprave të mira.

Në këtë kohë të shenjtë, zemrat hapen më shumë për bamirësi, për ndihmë ndaj atyre që kanë nevojë dhe për përhapjen e energjisë pozitive. Për besimtarër myslimanë Ramazani është një kujtesë se lumturia nuk gjendet në të mirat materiale, por në shpirtin e pasur me dhembshuri dhe mirënjohje.

Netët e Bekuara

Në 10 ditët e fundit të Ramazanit, besimtarët përjetojnë netët më të rëndësishme të vitit, ku besohet se njëra prej tyre është Nata e Kadrit, nata kur është zbritur shpallja hyjnore. Kjo natë, më e vlefshme se një mijë muaj, është një derë e hapur për falje, mëshirë dhe pranimin e lutjeve.

Përtej agjërimit-një mënyrë jetese

Edhe pse Ramazani zgjat vetëm 30 ditë, vlerat dhe mësimet e tij mund dhe duhet të zgjasin gjatë gjithë vitit. Durimi, dhembshuria, mirësia dhe lidhja e thellë me shpirtin janë thesare të çmuara që mund të na udhëheqin çdo ditë.

Në këtë muaj të bekuar, çdo akt i vogël i mirësisë ka një vlerë të madhe. Dhe në fund të ditës, Ramazani nuk është thjesht një periudhë sakrifice, është një mundësi për të qenë më të mirë, më të përulur dhe më të ndjeshëm ndaj botës që na rrethon.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë!

Më poshtë gjeni kalendarin e Ramazanit 2025:

 

The post Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë appeared first on Albeu.com.

Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00

9 February 2025 at 17:37

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 po i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.

Kanë mbetur më pak se dy orë në mbyllje të vendvotimeve, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00 kanë votuar 566,277 qytetarë.

Telegrafi më poshtë sjellë disa nga komunat më numrin më të vogël të votueseve. Në mesin e këtyre komunave është Deçani, më 9 mijë e 609 votues. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 40 mijë e 976 qytetarë.

 

Po ashtu, dalje e ulët ka qenë edhe në Klinë, ku kanë votuar vetëm 11 mijë 143 qytetarë. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 50 mijë e 706.

Deri në ora 15:00 në Fushë Kosovë kanë votuar 15 mijë e 982 qytetarë. Të drejtë vote kanë 47 mijë e 406 qytetarë.

Në Viti, kanë votuar 25.07 e votuesve, apo 12 mijë e 298 qytetarë. Të drejtë vote kanë 49 mijë e 54 qytetarë.

Në Malishevë kanë votuar 15 mijë e 627 qytetarë deri në ora 15:00. Të drejtë vote kanë 55 mijë e 154 qytetarë.

Në qytetin e Istogut, deri në ora 15:00 kanë votuar 9 mijë e 199 qytetarë.  Të drejtë vote në këtë komunë kanë 50 mijë e 276 qytetarë.

KQZ po ashtu ka njoftuar se procesi po vijon normalisht pa pengesa. Në garë për kryeministër janë katër kandidatë./Telegrafi/

The post Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00 appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit për këtë javë – kthjellime dhe vranësira në rajonin e Gjilanit

27 January 2025 at 10:41

Java në vijim do të karakterizohet me një mot të ndryshueshëm, duke sjell ndryshime të lehta në kushte atmosferike gjatë ditëve.

Më poshtë keni parashikimin e motit për komunën e Gjilanit, dhe komunat tjera që janë pjesë e rajonit të tij:

Moti në Gjilan

Gjatë kësaj jave, moti në Gjilan do të jetë kryesisht i mbuluar me vranësira, ndërsa fundjava sjell kthjelltësi më të madhe. Temperaturat ditore do të variojnë nga një maksimum prej 13°C të premten deri te një minimum prej -1°C të dielën.

Në fillim të javës do të ketë mot pjesërisht me re dhe mjegull, ndërsa ditët e fundit pritet të jenë më të kthjellëta, duke ofruar një fundjavë më të qetë dhe me kushte më të favorshme.

Moti në Kamenicë

Kurse, Komuna e Kamenicës do të karakterizohet nga alternime mes ditëve me vranësira dhe atyre pothuajse të kthjellëta. Fillimi i javës do të jetë pjesërisht me re dhe vranësira, me temperatura maksimale deri në 12-13°C dhe minimale nga 1-6°C.

Fundjava sjell mot më të kthjellët, me temperatura që mbeten të qëndrueshme nga 12°C maksimalja deri në 1°C minimalja. Në përgjithësi, java do të jetë e moderuar, me kushte të mira për aktivitete të ndryshme.

Moti në Viti

Ndërsa, në Komunën e Vitisë, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, duke alternuar mes ditëve me vranësira dhe kthjellime. Fillimi i javës do të jetë pjesërisht me re dhe me temperatura të ngrohta për këtë periudhë, ku maksimumi arrin deri në 14°C, ndërsa minimalja zbret në 1°C.

Ditët e mesit të javës do të karakterizohen nga më shumë vranësira dhe temperatura mesatare prej 10-13°C. Fundjava do të jetë e kthjellët, me temperatura të qëndrueshme nga 12°C maksimalja deri në 4°C minimalja, duke ofruar kushte të mira për aktivitete jashtë.

Moti në Partesh

Derisa, në Komunën e Parteshit, moti do të karakterizohet nga një alternim mes ditëve me vranësira dhe atyre me kthjellët.

Fillimi i javës do të jetë kryesisht me vranësira, me temperatura maksimale që variojnë nga 11°C deri në 14°C dhe minimale nga -1°C deri në 4°C. Drejt fundit të javës, moti do të bëhet më i kthjellët, me temperatura që mbeten të qëndrueshme, nga 12°C maksimalja deri në 1°C minimalja.

Moti në Ranillug

Edhe në Komunën e Ranillugut, moti do të jetë i ndryshueshëm, duke kaluar nga ditë me vranësira në ditë pothuajse të kthjellëta. Fillimi i javës do të jetë pjesërisht me re dhe me vranësira, me temperatura maksimale që variojnë nga 10°C deri në 13°C dhe minimale nga 0°C deri në 5°C.

Drejt fundit të javës, moti do të bëhet pothuajse i kthjellët, me temperatura që mbeten të qëndrueshme, nga 11°C maksimalja deri në -2°C minimalja. Në përgjithësi, java do të jetë e freskët, me kushte të përshtatshme për aktivitete të ndryshme në natyrë. /Telegrafi/

Shiko parashikimin e motit për Kosovë, Shqipëri, rajon dhe botë.

The post Parashikimi i motit për këtë javë – kthjellime dhe vranësira në rajonin e Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Viti 2005 kokëposhtë!

7 January 2025 at 10:59

Nga Skënder Minxhozi

Ka një ndërmarrje të suksesshme elektorale në politikën shqiptare në këto 34 vite, të cilën edhe kundërshtarët nuk kanë arritur dot ta hedhin poshtë. Në harkun e një viti para zgjedhjeve të 2005, PD dhe Sali Berisha arritën që t’i japin formë një rikthimi të bujshëm në piedestalin e pushtetit, duke u ricikluar tërësisht nga hija e errët e vitit 1997, kur Berisha tregohej me gisht për gjëmën e fajdeve dhe mizoritë që pasuan, kur lëvizte vetëm i shoqëruar me eskortë në qytetet kryesore dhe ishte praktikisht i bojkotuar nga të gjitha shtetet kryesore partnere.

Berisha ndërtoi një skemë zgjedhore që parashihte nxjerrjen e një brezi të rinjsh në radhën e parë të karrigeve të opozitës, një truk i suksesshëm ky që i dha një imazh të ri një politikani thellësisht problematik, që në fakt meritonte skualifikim dhe dalje nga politika, e jo rikthim në postin e kryeministrit. Por Berisha bëri edhe më shumë se kaq. Pas Bashës e të tjerëve “mustaqe pa dirsur”, ai riktheu në PD edhe ata që kishte rrahur rrugëve, që kishte përzënë brutalisht nga partia apo që kishte akuzuar në mënyrë monstruoze. Kjo qe mrekullia elektorale që e risolli në pushtet njeriun që, pas tragjedisë së vitit ’97, në një republikë normale s’duhej të ishte lejuar të aplikonte as për postin e drejtorit të ujësjellësit në një qytet provincial. Berisha bëri asokohe gjithçka (s)po bën sot dhe u zgjodh kryeministër.

Ajo që ndodhi në 2005 është parë shpesh brenda PD si një hipotekë e përjetshme dhe e rinovueshme suksesi elektoral, e cila mund të përdorej si kartë magjike nën mëngë sa herë që PD të ndodhej keq. Mjaftojnë 12 vjetët e fundit për të kuptuar sesa unikale dhe e papërsëritshme ka qenë ringritja e vitit 2005. Uji nuk rrjedh kurrë nën të njëjtat ura thotë proverbi.

Sot PD e Doktorit s’ka asnjë trajtë sado të përafërt me partinë që rimori pushtetin 20 vjet më parë. Përtej faktit që në krye është sërish Berisha, gjithçka tjetër duket e kthyer kokëposhtë në partinë dikur të madhe demokratike. Djathtas dhe në qendër një grup kërcënues partish të reja kanë ngritur krye duke kërkuar vota e duke reklamuar mandate të cilat shfaqen aktualisht në të gjitha sondazhet e opinionit publik. Fama e përbashkuesit të madh s’po punon më për Berishën.

Në anën tjetër, aleatë të vjetër si Shehi e Duka ndjehen të lirë të thonë se duhet një kurs i ri politik duke nënkuptuar largimin e Berishës ndërkohë që Alibeaj, Kulluri dhe një pjesë zyrtarësh dikur pranë Lulzim Bashës premtojnë bejejë të ashpër për votat në disa qarqe. Edhe një aleat historik si Mediu vijon të endet gjyqeve, ndërsa çamët kanë kohë që janë rreshtuar me Ramën. I mbetet vetëm besnikëria sterile e Vangjel Dules.

Berisha e di se nuk i binden më jashtë kornizës së vogël të partisë së tij të shkërmoqur nga sherret dhe koha. Prandaj edhe s’ka bërë asnjë demarsh serioz për të ndërtuar një koalicion me opozitën tjetër, çka do të ishte edhe një lloj riciklimi pas emrave të rinj që kanë dalë në skenë. Partitë e reja me makinë llogaritëse në dorë, e shohin prezencën e tij si një mundësi për të marrë ca vota më shumë djathtas dhe në qendër, miqtë e vjetër e kanë kuptuar se me të nuk shkohet larg dhe ai vetë e di këtë më mirë se të gjithë këta të marrë së bashku. Nuk do të garojë për t’u rikthyer në pushtet, po për të mbajtur atë që ka: partinë që ja rrëmbeu Bashës me gjyq.

Si të mos mjaftonte kjo, Berisha e sheh veten të mbetur vetëm para këtyre zgjedhjeve, edhe me shkrirjen de facto të asaj që dikur njihej si partia që bënte shumicën e pushtetit. Partia e Lirisë sot s’ka as kryetarin që ndodhet në burg, as çiftin historik që e themeloi dhe i dha kuota shifrore shumë serioze në të shkuarën. Një parti me të paktën 100 mijë vota elektorale në dy zgjedhjet e fundit, sot ndodhet praktikisht përballë asgjesimit, e kjo është një rrethanë e kobshme për PD e Berishës pasi është i vetmi aleat formal që i ka mbetur.

Kjo nebulozë stemash politike opozitare, dikur pjesë thelbësore e mrekullisë elektorale të vitit 2005, sot duket e hallakatur, jashtë kontrollit dhe në një masë të mirë edhe konkurente e kundërshtare për PD. Djajtë kanë dalë nga shishja dhe s’ka zot t’i mbledhë më nën autoritetin dhe hijen e Doktorit. Ajo që dikur konsiderohej historike, pra rikthimi, sot tingëllon po kaq imperative dhe e pakthyeshme në sensin e kundërt: pra, largimi! Berisha ka vendosur të jetojë gjatë në politikën shqiptare dhe ky vendim ka pasoja. Kush jeton gjatë sheh e jeton edhe gjëra që s’do të donte t’i shihte e jetonte.

Ky nuk është vetëm një problem aleancash të pamundura. Vetë PD përfundoi aty ku pritej. Tamam si një skenën e dhunshme të 8 janarit, kur Berisha sulmoi selinë e partisë me besnikët e vet të armatosur me hunj e gurë. Doktori premtoi kolegjialitet në parti dhe ndërtoi pushtetin absolut – të vetmen gjë që di të bëjë, premtoi primare dhe sot me to tallet edhe roja i selisë, premtoi të hapte partinë dhe mbeti i rrethuar prej një grushti mbështetësish fanatikë, premtoi të lejonte zërat ndryshe dhe kontrollon deri edhe listën e atyre që pranojnë të kërcejnë me këngët e tij në mbrëmjen e vitit të ri.

Njëzet vjet më parë Sali Berisha ishte i akuzuar por jo i hetuar. Sepse njëzet vjet më parë nuk kishte askush guximin që të hetonte ose të insistonte që të hetohej ish-presidenti i vitit ’97. Sot e shohim në moshë të thyer dhe duke u paraqitur në dyert e drejtësisë, aty ku refuzoi me kokëfortësi të shkojë për dekada të tëra për të dëshmuar, madje edhe pas vrasjes së Azem Hajdarit. Një ndryshim thelbësor me dy dekada më parë, ka sjellë demistifikimin dhe rënien e paprekshmërisë së figurës më dominuese politike të 30 viteve të fundit. Tani Doktorit i vijnë akuza nga të gjitha krahët, i hetohen pronat e fëmijëve, i është rihapur Gërdeci dhe 21 janari. Një tokë e përvëluar që po merr energjitë jo vetëm të familjes Berisha, por të gjithë PD së vendosur në dispozicion të axhendës së tij penale. Partia dhe kryetari janë ngujuar kështu në një dikotomi fatale që po e merr teposhtë godinën megjithë sa janë brenda. Është një 2005 e kthyer kokëposhtë!

Nga nisma ‘Fol Shqip’ te edukimi mediatik, Krasniqi ndan arritjet e AMA-së për vitin 2024

31 December 2024 at 13:01

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka përcjellë sot një mesazh urimi për festat e fundvitit, e njëherësh ka bërë edhe një bilanc të punëve të kryera nga institucioni i AMA-s.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi thotë se: “Viti që përmbyllim sot ishte i mbushur me sfida e bashkëpunime të shumta. Kemi punuar për rregullimin e mëtejshëm të tregut mediatik audio dhe audioviziv dhe këtë rrugëtim e kemi bërë përkrah partnerëve dhe kolegëve europianë”, shprehet ajo.

Krasniqi e mbyll mesazhin me një urim për ekipin e AMA-s dhe një vit të begatë me suksese të reja.

“Me falenderimet për ekipin e AMA-s dhe të gjithë ata që kanë ecur bashkë me mua në këtë qëllim, ju uroj Vit të Ri të mbarë, të begatë dhe me suksese të reja”

/a.f/

The post Nga nisma ‘Fol Shqip’ te edukimi mediatik, Krasniqi ndan arritjet e AMA-së për vitin 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festat e fundvitit, VanHorn mesazh urimi: Bashkë për të forcuar demokracinë në Shqipëri

31 December 2024 at 11:09

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve ka përcjellë sot një mesazh urimi në rrjetet sociale.

Përveç vlerësimit për punën e kryer prej muajit gusht kur ajo mori zyrtarisht detyrën në vendin tonë, VanHorn thotë se SHBA-të dhe Shqipëria do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin edhe në vitin e ardhshëm.

“Në mbyllje të këtij viti, duke marrë një çast për të përsiatur mbi gjithçka kemi arritur krah Shqipërisë. Kur erdha këtu në gusht, pashë që shumë punë ishte duke u kryer. Jam krenare për çka kemi bërë së bashku për të forcuar demokracinë e Shqipërisë, për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesit”, thotë ajo.

VanHorn në videomesazhin e saj, risjellë në vëmendje edhe disa nga arritjet dhe ngjarjet kryesore të 2024-ës që shenjuan edhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe vendit tonë.

E Ngarkuara me Punë, VanHorn e mbyll mesazhin me një urim të përbashkët nga stafi dhe personeli që punojnë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

“Mirëpres të vazhdojmë të punojmë së bashku vitin që vjen. Nga të gjithë ne, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar Vitin e Ri”.

/a.f/

The post Festat e fundvitit, VanHorn mesazh urimi: Bashkë për të forcuar demokracinë në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Personazhet” e 2024

By: Oldi
1 January 2025 at 08:30

Nga Lutfi Dervishi Fjala e vitit: SKY -ECC Thënia e vitit: Noc Rroku Personazhi i vitit: Nesti Angoni Fjalia e vitit: “Beketi do të marrë atë që nuk thuhet” Muaji i Madhnushem i Vitit: muaji i aplikimit të llotarisë amerikane Vepra e vitit: Qendra e Gjadrit Kryevepra e vitit: porti i ri detar Dilema e […]

The post “Personazhet” e 2024 appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Ishte duke konsumuar kafe, një person ndërron jetë papritur në lokal, ja çfarë dyshohet

29 December 2024 at 12:54

Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën.

Sipas policisë, viktima pasi  është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post E rëndë/ Ishte duke konsumuar kafe, një person ndërron jetë papritur në lokal, ja çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në restorant

29 December 2024 at 08:29

Një person ka humbur jetën në Viti. Policia ka bërë të ditur se i njëjti derisa ishte duke pirë kafe dhe i është keqësuar gjendja shëndetësore.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 08:00.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/

The post Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në restorant appeared first on Telegrafi.

Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024

By: Ardit
1 January 2025 at 11:00

Nga Gjergj Erebara Më 19 maj 2020, një oficer policie ishte në një patrullim rutinë me makinën e policisë në qytetin e Elbasanit. Një shok i thotë atij përmes aplikacionit SKY ECC se e kishte parë kur kishte dalë në patrullim nga lagjja e tyre, pasi ishte kapur nga kamerat e kontrolluara nga “miqtë e […]

The post Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌