Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve kulturore

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare janë pjesë e ofertës turistike për turistët e huaj, por edhe për pushuesit vendas.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të disa prej siteve tona kulturore, ndërsa i cilëson si “kartolinat e pasdites”.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

Pjesa më e madhe e turistëve preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Pesë destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

– Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë;

– Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë;

– Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

Disa nga sitet kulturore të Shqipërisë
1 nga 10

/e.i//r.e/

The post “Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Moldavi, shkëmbim përvoje në zbatimin e reformave integruese në BE

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Një delegacion i nivelit të lartë nga qeveria e Moldavisë zhvilloi një vizitë në mjediset e Agjencisë Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC).

Gjatë takimit, drejtoresha e përgjithshme, Koordinatorja Kombëtare e IPA-së dhe Koordinatorja Kombëtare e Facilitetit për Reforma dhe Rritje, Eridana Çano, ndau me delegacionin moldav përvojën shqiptare në programimin strategjik, në zbatimin e reformave transformuese, si dhe në përdorimin e Instrumentit të Ndihmës për Para-Anëtarësim (IPA), si një mjet kyç për përgatitjen e vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, i ndërtuar mbi katër shtylla kryesore: integrimi më i madh me Tregun Unik të BE-së; forcimi i bashkëpunimit rajonal përmes Tregut të Përbashkët; përshpejtimi i reformave themelore; dhe rritja e mbështetjes financiare. Ky plan, me një vlerë prej 6 miliardë eurosh, do të zbatohet përmes Reformës së Zgjerimit dhe synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim, bashkëpunim dhe integrim evropian.

Takime të tilla janë një dëshmi e qartë e vullnetit për të ndarë njohuri, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes vendeve që ndajnë të njëjtën aspiratë: një të ardhme evropiane.

Nga vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga qeveria e Moldavisë në mjediset e Agjencisë S...
1 nga 11

/e.i//r.e/

The post Shqipëri-Moldavi, shkëmbim përvoje në zbatimin e reformave integruese në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Artisti i njohur italian, Enzo Paolo Turchi, balerin, koreograf, aktor dhe personazh mjaft i famshëm televiziv ka vizituar qytetin e Durrësit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako ka ndarë në një postim në rrjetet sociale, mesazhin e artistit italian, që thotë se ka mbetur i befasuar nga vizita në qytetin bregdetar.

Sako thotë se artisti Turchi ka pasur bashkëpunime shumë të suksesshme me personalitete të artit si Raffaella Carra por edhe shumë të tjerë, pjesëmarrës në spektakle e emisione televizive duke u bërë mjaft i njohur në shtetin fqinj.

“Enzo Paolo Turchi ka vizituar Durrësin dhe ka mbetur i mahnitur nga qyteti ynë ku ka gjetur gjithçka, klimën, detin, sigurinë, trashëgiminë e pasur kulturore, mikpritjen dhe njerëzit e mrekullueshëm. Ashtu si të gjithë turistët e tjerë ai premton se do të rikthehet sërish në qytetin tonë fantastik”, thotë Sako.

Gjithashtu, artisti italian Turchi thotë se në Durrës u takua me njerëz të mrekullueshëm, ndërsa zbuloi atraksione dhe vende shumë të bukura.

“Kemi vizituar amfiteatrin, muret e kalasë, vilën e ish-mbretit. Kam mbetur i befasuar! E dija që ishte një qytet i bukur, por nuk e prisja kaq të bukur”, tha ai.

“Doja të bëja komplimentet e mia, mbi të gjitha për bashkinë, e cila mban këtë strukturë në mënyrë të bukur dhe shumë të mirë. Patjetër që do të sjellë këtu edhe bashkëshorten dhe vajzën time”, përfundoi Truchi.

/e.i/j.p/

The post Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare thesar i shqiptarëve, t’i jetësojmë edhe në punën e përditshme

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot vizita për festën e Kurban Bajramit, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

“Një rastësi e bukur përcjellja e urimeve Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, bashkë me Fortlumturinë e Tij, Joanin, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë”, shprehet Spiropali.

Ajo thekson se toleranca, vëllazëria e bashkëjetesa fetare është një thesar i shqiptarëve.  “T’i jetësojmë këto vlera në mbarë shoqërinë, në punën tonë të përditshme, për të bërë më të mirën për mirëqenien e qytetarëve”, apeloi kryeparlamentarja.

Në prononcimin për mediat, Spiropali tha se “sot është një ditë me simbolikë të fortë, me dy simbolika të cilat përkojnë edhe me traditën tonë kombëtare, sakrifica dhe solidariteti. Pa sakrificë, pa durim është e pamundur të korrësh frytet e punës tënde dhe ky është mesazh që shkon përtej besimeve, por përçohet edhe në shoqëri për vlerat që janë parësore për begatimin e familjes, kombeve dhe shoqërisë”.

Simbolika e dytë, vijoi kryetarja e Kuvendit është ndarja e të mirës me të tjerët. “Kjo simbolikë e fortë sot duhet të shkojë përtej ditës, por  të rrezatojë edhe në politikat tona për politika sociale, për ata që janë të pamundur për të vobektët, gratë dhe për të sëmurët”

“Një mesazh edhe për zonat e luftës, por edhe për zona të tjera që janë në luftë ku gratë, fëmijët civilët e pafajshëm që përballen çdo ditë me situatat nga më të rënda. Jo vetëm një lutje për ta por edhe një detyrë që paqja të vendoset sa më shpejt në këto zona dhe ne të bëjmë ç’të mundemi për këtë situatë”, u shpreh më tej ajo.

Në përfundim, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi që çdo ditë të vitit të japim më shumë dashuri, solidaritet dhe të kemi më shumë paqe dhe harmoni me njëri tjetrin.

The post Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare thesar i shqiptarëve, t’i jetësojmë edhe në punën e përditshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në SHBA, zbardhen detajet

By: fra nc
24 May 2025 at 12:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë zyrtare të Kongresit Amerikan, për të marrë pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit mbahet në qytetin Dayton.

Ky sesion vjetor është një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi përkon me 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Si rrjedhojë, e gjithë veprimtaria e sivjetshme është e fokusuar në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë forum të nivelit të lartë po marrin pjesë krerë shtetesh nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani pritet të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të agjendës së saj, përfshirë:

  • Fjalime në darkën zyrtare të organizuar nga Asambleja,
  • Pjesëmarrje në panele tematike,
  • Si dhe takime bilaterale me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë forum nënvizon rolin e Kosovës si një partnere e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe përforcon bashkëpunimin e saj me aleatët strategjikë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në SHBA, zbardhen detajet appeared first on Euronews Albania.

PDK-ja në Dragash ngre dyshime për tenderin e vizitës së kuvendarëve në Austri, Komuna i mohon pretendimet

20 May 2025 at 15:50

Dega e PDK në Dragash përmes një reagimi ka adresuar dyshimin për keqpërdorim të parasë publike dhe përzgjedhje të operatorëve me favorizim nga drejtuesit e Komunës për realizimin e vizitës së kuvendarëve në Austri.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga menaxhmenti i Komunës së Dragashit.

Partia opozitare në reagimin e saj ka shprehur qëndrimin se “kur vizitat shndërrohen në mjete për keqpërdorim, ato humbin çdo vlerë”.

“Dega e PDK në Dragash nuk është kundër vizitave jashtë vendit që sjellin përvojë, njohuri dhe rezultate konkrete për komunën. Por rasti i fundit i raportuar gjerësisht në media ngre dyshime serioze për keqpërdorim të parasë publike dhe përzgjedhje të operatorëve me favorizime të hapura”, thuhet në reagimin e PDK-së, raporton Telegrafi.

Tutje theksohet se “këshilltarët komunalë nuk janë përgjegjës për procedurat e prokurimit” dhe se “ata kanë rol në avancimin e politikave dhe proceseve që shërbejnë në të mirë të qytetarëve”.

“Përgjegjësia ligjore dhe morale për mbikëqyrjen e prokurimeve i takon Kryetarit të Komunës, i cili është i obliguar të sigurojë që çdo procedurë të zhvillohet në mënyrë të ligjshme, transparente dhe në funksion të interesit publik. Kryetari ka për detyrë të punojë për afirmimin e komunës, të ndërtojë imazhin e saj dhe të krijojë mundësi zhvillimi – jo të krijojë situata ku qytetarët ndihen të turpëruar nga raportimet në thuajse të gjitha mediat vendore, që tashmë paraqesin Dragashin si një komunë me praktika të dyshimta e të padenja, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, thuhet në reagim.

Në të njëjtën kohë dega e PDK-së ka pretenduar se kryetari synon që ta marrë nën kontroll Zyrën e Prokurimit.

“Dyshohet se Zyra e Prokurimit ka qenë që nga fillimi synim i Kryetarit për ta marrë nën kontroll të plotë, gjë që vërtetohet edhe nga dorëheqja e detyruar e menaxherit të mëparshëm të prokurimit. Sipas informacioneve që qarkullojnë, ai pritet të zëvendësohet nga ish-drejtori i administratës – zyrtar komunal dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit. Kjo lëvizje nuk është rastësore. Ajo duket të jetë pjesë e një strategjie të qëllimshme për kapjen e plotë të prokurimit komunal, me qëllim të kontrollimit të tenderëve dhe realizimit të interesave të ngushta politike e personale, në kurriz të qytetarëve dhe të parasë publike. PDK në Dragash kërkon urgjentisht hetim të pavarur dhe mbajtje të përgjegjësisë institucionale”, thuhet në reagim, raporton Telegrafi.

Zyra për Informim e Komunës së Dragashit lidhur me vizitën e asamblistëve në Austri ka sqaruar se “vizita të tilla janë organizuar çdo vit nga të gjitha qeveritë komunale, ku asambleistët hartojnë agjendën e vizitës dhe miratojnë shumën e buxhetit”.

“Kësaj radhe, asambleistët e të gjitha partive politike kanë votuar për një vizitë studimore në Austri. Pasi KRPP-ja  e ka aprovuar kërkesën për tender, Zyra e Prokurimit ka ndjekur procedurat e hapura të tenderimit. Në këtë tender ka konkurruar vetëm një kompani, e cila i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara me ligj, duke dorëzuar edhe referenca për vizita turistike jashtë vendit. Pasi janë ndjekur të gjitha procedurat dhe afatet ligjore, Zyra e Prokurimit ka lidhur kontratën me këtë kompani. Sa u përket pretendimeve të Degës së PDK-së në Dragash, ku apostrofohet kryetari i Komunës, ju informojmë se kryetari as nuk shpall dhe as nuk jep tenderë. Këtë funksion e kryen Zyra e Prokurimit si zyrë përgjegjëse për zhvillimin e të gjitha procedurave të tenderimit, duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të Komunës së Dragashit, raporton Telegrafi.

Gjithashtu është theksuar se në vizitën në Austri “nga njëzet asambleistët pjesëmarrës, gjashtë prej tyre kanë qenë nga PDK-ja, ku njeri nga ta ka qenë edhe udhëheqës i vizitës studimore”.

“Kjo është e vërteta e vetme mbi vizitën studimore në Austri dhe për Zyrën e Prokurimit. Të vërtetë tjetër nuk ka! Lidhur me pretendimet tjera të Degës së PDK-së për Zyrën e Prokurimit, kryetari i Komunës do të japë sqarime në seancën e radhës të Asamblesë Komunale, në pikën eventuale të rendit të ditës”, përfundon komunikata e Zyrës për Informim të Komunës së Dragashit.

Procedura e prokurimit për vizitën e kuvendarëve të Dragashit në Austri, sipas të dhënave në platformën elektronike të Prokurimit Publik është iniciuar më 27 mars 2023, me vlerën e parashikuar për 22 mijë eurove.

Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë data 17 prill 2025. Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar me 16 maj 2025. Ndërkaq njoftimi për nënshkrimin e kontratës është publikuar me 19 maj 2025.

Komuna e Dragashit javën e shkuar ka njoftuar lidhur me takimet e realizuara me homologët në Austri. /Telegrafi/

The post PDK-ja në Dragash ngre dyshime për tenderin e vizitës së kuvendarëve në Austri, Komuna i mohon pretendimet appeared first on Telegrafi.

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

15 May 2025 at 10:54

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, e cila është edhe vizita e parë e një kryeministri britanik në vendin tonë. Fillimisht Starmer, së bashku me delegacionin që e shoqëron, kanë shkuar në Presidencë, ku është takuar me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begajn Pas takimit me presidentin Begaj, […]

The post Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj appeared first on BoldNews.al.

Profesoresha amerikane në Universitetin Perëndimor të Uashingtonit viziton Autoritetin e Dosjeve

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit mirëpriti sot në një vizitë, profesoreshën amerikane Cynthia Horne, eksperte e njohur në fushën e drejtësisë tranzitore dhe pedagoge në Universitetin Perëndimor të Uashingtonit (Western Washington University), SHBA.

Profesorja Horne u prit nga anëtarët drejtuesi i Autoritetit, Altin Hoxha dhe anëtari Albert Nikolla, si dhe nga stafi i institucionit.

Gjatë takimit, ajo mori përgjigje të detajuara për të gjitha pyetjet e saj në lidhje me funksionimin e Autoritetit, proceset e digjitalizimit, administrimin e fondeve arkivore dhe misionin gjithnjë e më të gjerë të ndërgjegjësimit shoqëror dhe ndërkombëtar të institucionit.

“Jam thellësisht e impresionuar nga mikpritja dhe profesionalizmi i stafit të Autoritetit,” deklaroi Horne. “Gjeta një institucion që jo vetëm menaxhon me kujdes dokumentet e së kaluarës, por kontribuon në mënyrë të qenësishme në ndërtimin e kujtesës kolektive dhe forcimin e transparencës publike”, tha ajo.

Gjatë vizitës, akademikja pa nga afër fondet arkivore dhe standardet e përparuara të menaxhimit dhe organizimit të tyre. Profesorja Horne theksoi rëndësinë që ka puna e Autoritetit në kontekstin e drejtësisë tranzitore dhe edukimit qytetar.

Në përfundim të vizitës, profesorja Horne shprehu synimin për të përfshirë përvojën shqiptare në enciklopedinë ndërkombëtare të drejtësisë tranzitore, me qëllim që akademikët dhe studiuesit nga vende të ndryshme të kenë akses në informacionin dhe përvojën unike që ofron Shqipëria në këtë fushë. /j.p/

Nga vizita e profesoreshës amerikane Cynthia Horne në institucionin e Autoritetit të Dosjeve
1 nga 4

The post Profesoresha amerikane në Universitetin Perëndimor të Uashingtonit viziton Autoritetin e Dosjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vuçiç konfirmon vizitën në Moskë për 9 maj: I kam dhënë fjalën Putinit

By: fra nc
2 May 2025 at 10:43

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga rruga e saj evropiane, por do të shkojë në Moskë më 9 maj.

Vuçiç deklaroi se i ka dhënë fjalën Putinit që do të vizitojë Moskën më 9 maj.

Por ai shtoi gjithashtu se Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të tërhiqet prej saj.

“Jam gati të pranoj çdo lloj sanksioni. I thashë Putinit se do të shkoj në Rusi më 9 maj, jam i obliguar nga fjala ime e dhënë. Askush tjetër nuk duhet të shkojë dhe të vuajë, unë do të shkoj, përveç nëse nuk e di se çfarë ndodh ose nuk e di se çfarë kërcënimi i drejtohet Serbisë,” tha Vuçiç.

“Serbia do të mbetet në rrugën evropiane edhe pas kësaj, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, sepse ky ishte edhe një premtim i bërë para zgjedhjeve,” shtoi tutje ai.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, e viziton Moskën javën e ardhshme.

Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiçit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.

Vuçiç ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç konfirmon vizitën në Moskë për 9 maj: I kam dhënë fjalën Putinit appeared first on Euronews Albania.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vizitë të papritur në Prishtinë

By: fra nc
24 April 2025 at 10:59

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po zhvillon një vizitë të papritur në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve për të çuar përpara procesin e dialogut mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin kosovar, Sorensen pritet të takohet me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi vjen në një moment delikat për politikën e brendshme të Kosovës, e cila po përballet me një bllokadë institucionale pas zgjedhjeve të fundit.

Pavarësisht fitores në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, çka ka vonuar edhe konstituimin e institucioneve të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vizitë të papritur në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.

“Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?”/ Rama kapet me qytetarët: Çfarë problemi ke ti

By: Oldi
22 April 2025 at 09:26

Mesa duket kryeministrin Edi Rama mëngjesin e sotëm e kanë lënë nervat. Gjatë komunikimit me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama shfaqet i acaruar teksa e pyetën se kur ka udhëtuar për herë të fundit në SHBA. Për t’iu shmangur pyetjes, kryeministri ironizoi Berishën duke u shprehur “Ore u hoq ajo non grata se nuk […]

The post “Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?”/ Rama kapet me qytetarët: Çfarë problemi ke ti appeared first on BoldNews.al.

Zelensky viziton Finlandën, përsërit thirrjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

By: fra nc
19 March 2025 at 11:24

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Finlandë, ku pati dhe një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez, Alexander Stubb. Gjatë fjalës së tij, Zelensky ka theksuar përsëri angazhimin e tij të fortë për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke e quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Zelensky ka vlerësuar pranimin e Finlandës në NATO si një “vendim të drejtë dhe të domosdoshëm”, duke theksuar se ky hap mishëron një gatishmëri për të punuar së bashku për mbrojtjen e sigurisë kolektive. Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të përforconte më tej aleancën, duke sjellë një forcë shtesë në luftën moderne kundër kërcënimeve ushtarake.

Në deklaratën e tij, Zelensky shprehu shqetësimin se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të jetë një proces i vështirë, duke përmendur reagimet e disa shteteve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Muajin e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, minimizoi mundësinë e pranimit të Ukrainës në NATO. Po ashtu, presidenti rus, Vladimir Putin, përjashtoi kategorikisht mundësinë e një marrëveshje paqeje që do të lejonte anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë.

Gjatë konferencës për shtyp, Zelensky theksoi se Ukraina dhe Finlanda i gjenden pranë njëra-tjetrës, kjo dhe nga përvoja e përbashkët e jetesës pranë kufijve të Rusisë.

“Të dy vendet janë të vetëdijshëm për sfidat që sjell agresioni rus”- tha Zelensky.

Ai bëri thirrje për një presion të përbashkët ndaj Moskës si një parakusht për arritjen e paqes dhe për një unitet të fortë të mbrojtjes në të gjithë Evropën.

“Fjalët e Putinit janë shumë të ndryshme nga realiteti”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, presidenti finlandez, Alexander Stubb, mbështeti qëndrimin e Zelenskyt, duke theksuar se Ukraina ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur veten kundër agresionit rus. Stubb theksoi gjithashtu se kjo e drejtë nuk mund të kufizohet nën asnjë rrethanë. “Ukraina, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara dëshirojnë paqe, por Rusia duhet të tregojë nëse po e kërkon atë”, ka thënë ai.

Në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje paqeje, Stubb shprehu mbështetjen për përpjekjet diplomatike, duke përmendur bisedën e fundit telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai e cilësoi këtë bisedë si “një hap në drejtimin e duhur”, duke e përshëndetur qëndrimin e Trump-it për të ndaluar dhunën dhe vrasjet përmes armëpushimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky viziton Finlandën, përsërit thirrjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO appeared first on Euronews Albania.

Koçiu dhe Schillaci vizitojnë maternitetin “Koço Gliozheni”: Hapësirë e re moderne dedikuar kujdesit neonatal

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Orazio Schillaci, në vijim të vizitës së tij dyditore në Tiranë, kanë parë nga afër shërbimin e neonatologjisë dhe kujdesin që ofrohet për nënat dhe foshnjat në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptimit nënshkruar një ditë më parë mes MSHMS dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë.

Koçiu dhe Schillaci panë nga afër ambientet e pavionit të shërbimit neonatal, i cili falë marrëveshjes  së re ndërmjet dy vendeve do të përmirësojë më tej infrastrukturat shëndetësore dhe aftësitë teknike e profesionale  për menaxhimin e shëndetit të nënës-fëmijës dhe të të porsalindurve.

Ministrja Koçiu bëri me dije se vizioni i Programit të Transformimit të Maternitetit është përmirësimi i kujdesit për nënat dhe foshnjat.

“Në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptimit të nënshkruar mes dy vendeve, Shqipëri-Itali, do të vijojmë përmirësimin e shërbimeve neonatale në maternitetet e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, duke forcuar infrastrukturën dhe rritur aftësitë profesionale të stafit mjekësor”, nënvizoi ajo.

Si pjesë e këtij programi, në Maternitetin “Koço Gliozheni” ka filluar rinovimi i dhomave të lindjes dhe sallave të operacionit, me mbështetjen e qeverisë, si dhe do të vijohet më tej me ndërtimin e një hapësirë të dedikuar për kujdesin neonatal.

“Kjo hapësirë jo vetëm do të ofrojë kujdes shëndetësor të specializuar, por do të shërbejë edhe si qendër kombëtare reference për rastet komplekse, duke përfshirë foshnjat me dëmtime të lindjes, anomali kromozomike, sëmundje të zemrës, ekspozim ndaj substancave, infeksione dhe prematuritet”, – nënvizoi Ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu dhe Schillaci panë nga afër edhe Qendrën e Riprodhimit të Asistuar (FIVET) ku shërbimi i fertilizimit in vitro ofrohet falas për çiftet që duan të kenë fëmijë, falë Paketës së Fertilitetit të financuar nga buxheti i shtetit.

“Po punojmë që brenda vitit 2025 të hapim Qendrën e Dytë Kombëtare të Riprodhimit të Asistuar pranë Spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, duke zgjeruar më tej mundësitë e trajtimit për çiftet që kanë nevojë për këtë shërbim”, deklaroi ajo.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nënvizoi se “ky bashkëpunim me Italinë është një hap i rëndësishëm për të garantuar shërbime më cilësore dhe të aksesueshme për të gjitha gratë dhe foshnjat”.

Nënshkrimi i Deklaratës së Mirëkuptimit shënon një tjetër moment të rëndësishëm për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë për shkëmbimin e praktikave dhe njohurive më të mira në sektorin e shëndetit të nënës-fëmijës dhe të porsalindurve.

Nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve të përbashkëta shëndetësore synohet rritja e cilësisë së shërbimeve dhe e përkujdesit neonatal në katër spitale, në maternitetet “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, si dhe në spitalet e Fierit dhe Dibrës. /j.p/

 

Nga vizita e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Shë...
1 nga 10

The post Koçiu dhe Schillaci vizitojnë maternitetin “Koço Gliozheni”: Hapësirë e re moderne dedikuar kujdesit neonatal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REL: Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

10 March 2025 at 16:46

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, më 11 mars, për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane. Kështu thotë Ivan Vejvoda, hulumtues në Institutin […]

The post REL: Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Cilat janë 2 marrëveshjet e nënshkruara me Emiratet e Bashkuara Arabe, asnjë fjalë për ekstradimet

23 February 2025 at 17:40

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka ardhur pasditen e kësaj të diele për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës, në një ceremoni të posaçme në Kryeministri, janë nënshkruar dhe dy marrëveshje mes dy vendeve. Një prej marrëveshjeve ka të bëjë në […]

The post Cilat janë 2 marrëveshjet e nënshkruara me Emiratet e Bashkuara Arabe, asnjë fjalë për ekstradimet appeared first on BoldNews.al.

Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

23 February 2025 at 16:10

Ka mbërritur pasditen e kësaj të diele në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Ai është pritur në aeroportin kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga kryeministri Edi Rama. Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara […]

The post Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe appeared first on BoldNews.al.

Berisha flet për vizitën e Chris LaCivita në Shqipëri: Është historike, do vazhdojë betejën që fitoi në Uashington

By: V K
11 February 2025 at 13:09

Ditën e sotme në deklaratën për mediat, kreu i PD Sali Berisha, tha se vizita e kreut të fushatës së Donald Trump në Shqipëri Chris LaCivita, është historike.

Gjithashtu, Berisha tha se LaCivita është arkitekti i fushatës së suksesshme të rikthimit të lavdishëm të Trump në pushtet.

Më tej, Berisha nënvizoi se Chris LaCivita do ta vazhdojë në Tiranë betejën që kishte në Uashington, atë për luftën ndaj njerëzve të Soros.

“Tani, dje siç theksova, ishte një ditë ndër më të veçantat në 34 vite.

Ishte ditë unike.

Në Tiranë zbarkoi bashkëkryetari i menaxhimit të fushatës më të rëndësishme elektorale pas Luftës së Dytë Botërore të SHBA dhe planetit.

Ishte bashkëarkitekti i asaj fushate që përballoi makineritë më gjigante të miliarda e miliarda dollarëve, të medieve kryesore të SHBA dhe të botës, të sondazheve të manipuluara në SHBA dhe në botë, dhe siguroi rikthimin më të rëndësishëm, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm me votën e lirë në tërë historinë e njerëzimit, ishte zoti Chris LaCivita.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se Chris LaCivita në kërkesën planetare që ekziston, në qindra kërkesa nga i gjithë planeti, që ekzistojnë për të bashkëpunuar me të, ai fisnikërisht zgjodhi Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Zgjodhi PD-në jo rastësisht. Ai personi, të cilin Edi Rama e quajti punëtor i Donald Trump sikur të ishte kopshtar apo lulishtar në Mar-A-Lago është njëkohësisht kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump.

Dhe ai foli aty në cilësinë e bashkëkryetarit të menaxhimit të fushatës më të suksesshme në histori, por foli edhe në cilësinë e kryetarit të Komitetit Kombëtar Republikan.

Për kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan dhe Partinë Republikane që ai përfaqëson, Edi Rama është një kukull e Xhorxh Sorosit.

Dhe ai, që ta kemi shumë të qartë, erdhi këtu për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA, kundër Sorosit dhe ekstremit të majtë të tij.

Pra, ishte një akt kryekëput politik pasi i prenë kokën gjarprit në Uashington, duhet t’ia presin tentakulat kudo, dhe në Shqipëri ato ishin dhe janë më të zhvilluara se në asnjë vend tjetër”, shprehet Berisha.

The post Berisha flet për vizitën e Chris LaCivita në Shqipëri: Është historike, do vazhdojë betejën që fitoi në Uashington appeared first on Albeu.com.

Situata virale në Durrës: Mbi 500 vizita në 24 orë, të rritur dhe fëmijë

By: Oldi
4 February 2025 at 16:00

Pjesa dërrmuese e pacientëve që paraqiten në urgjencën e përgjithshme dhe atë pediatrike të spitalit të Durrësit, nuk kanë nevojë për shërbim të specializuar, por serish qytetarët dynden në dyert e spitalit. Mjekët gjithashtu apelojë që të shmangen antibiotikët pa recetën e mjekut si dhe kontaktin e parë ta kenë me mjekun e familjes. Spitali […]

The post Situata virale në Durrës: Mbi 500 vizita në 24 orë, të rritur dhe fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Shkullaku: Vizita e Berishës në Gjermani shumë me vlerë, “çau rrethimin” ndërkombëtar

By: Oldi
3 February 2025 at 21:18

Analisti Armand Shkullaku duke komentuar vizitën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Gjermani, ku mori pjesë në kongresin elektoral të CDU-së, u shpreh se kjo ishte një vizitë shumë e rëndësishme. E për Shkullakun kjo mund të konsiderohet edhe si një “çarje rrethimi” e Sali Berishës në marrëdhëniet me ndërkombëtare. “Në momentin që fillojnë […]

The post Shkullaku: Vizita e Berishës në Gjermani shumë me vlerë, “çau rrethimin” ndërkombëtar appeared first on BoldNews.al.

VanHorn në Durrës: Mbrojmë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm

17 January 2025 at 18:18

TIRANË, 17 janar/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një vizitë në Durrës.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet se gjatë kësaj vizite, VanHorn vizitoi kullën C të Kalasë së Durrësit, ku pas tërmetit të vitit 2019, Ambasada e SHBA-ve bashkëpunoi me “Trashëgiminë Kulturore pa Kufij” për të restauruar sitin përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.

“Gjatë vizitës së saj, VanHorn foli me partnerët e Ambasadës së SHBA-ve, ndërsa në fokus mbetet vazhdimi i punës së rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në rrjetet sociale.

Nga vizita e Të Ngarkuarës së SHBA-ve,Nancy VanHorn në Durrës
1 nga 7

/a.f/

The post VanHorn në Durrës: Mbrojmë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌