Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të.
Kjo është një super kontratë, me shumë kosto, të paktën kjo ide të krijohet, por Yamal është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, një lojtar që po frymëzon miliona të rinj në të gjithë botën.
Vetëm në 48 orë pas kontratës së tij të re, Barcelona ka fituar jo pak por 10 milionë euro, vetëm nga shitja e fanellave. Sipas mediave spanjolle, fanella e re e Yamal me numrin 10 është shitur në 170 vende të ndryshme të botës, afro 700 mijë fanella, çka do të thotë 10 milionë euro përfitime për klubin blaugrana.
Ky trend pritet të vijojë edhe për shumë kohë, me Yamal që pritet të kthehet në imazhin më të madh jo vetëm të Barcelonës por dhe të futbollit botëror. Në sytë e të gjithë botës, sulmuesi spanjoll shihet si pasuesi i dyshes së famshme, Messi-Ronaldo./ BalkanWeb/ KultPlus.com
Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të.
Kjo është një super kontratë, me shumë kosto, të paktën kjo ide të krijohet, por Yamal është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, një lojtar që po frymëzon miliona të rinj në të gjithë botën.
Vetëm në 48 orë pas kontratës së tij të re, Barcelona ka fituar jo pak por 10 milionë euro, vetëm nga shitja e fanellave.
Sipas mediave spanjolle, fanella e re e Yamal me numrin 10 është shitur në 170 vende të ndryshme të botës, afro 700 mijë fanella, ç`ka do të thotë 10 milionë euro përfitime për klubin blaugrana.
Ky trend pritet të vijojë edhe për shumë kohë, me Yamal që pritet të kthehet në imazhin më të madh jo vetëm të Barcelonës por dhe të futbollit botëror.
Në sytë e të gjithë botës, sulmuesi spanjoll shihet si pasuesi i dyshes së famshme, Messi-Ronaldo.
Barcelona ka zyrtarizuar më 16 korrik lajmin që shumë tifozë e kishin pritur me padurim: Lamine Yamal është numri 10 i ri i klubit.
Me këtë vendim, Barça i beson një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re fanellën më të rëndë dhe më ikonike në historinë e klubit.
Sensacioni 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2031, duke treguar besimin e Barcelonës për ta bërë Yamal pjesën qendrore të projektit të saj të ardhshëm.
Ky njoftim u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozët në të gjithë botën.
Vetëm në dy ditë, janë shitur mbi 700,000 fanella me emrin e Lamines në plot 170 vende të ndryshme, duke i sjellë Barcelonës më shumë se 10 milionë euro të ardhura.
Fenomeni Yamal nuk është më vetëm një premtim në fushë, por një magnet ekonomik dhe një simbol i rinisë që Barcelona synon ta ndërtojë rreth tij.
Ai po shndërrohet në një figurë që frymëzon jo vetëm me driblimet dhe asistet e tij, por edhe me impaktin e menjëhershëm jashtë fushe.
Numri 10 është shumë më tepër se një fanellë – është një përgjegjësi, një trashëgimi që në Barcelonë kanë mbajtur emra si Messi, Ronaldinho dhe Rivaldo.
Me Yamalin, duket se ka nisur një epokë e re. /Telegrafi/
Mosha madhore vjen edhe me përgjegjësi të mëdha për Lamine Yamal. Pak ditë pasi festoi 18 vjetorin e lindjes, talenti spanjoll mori si dhuratë nga Barcelona një trashëgimi të rëndësishme.
Bashkë me rinovimin e kontratës deri në vitin 2031 me një klauzolë 1 miliard euro të denjë për një kampion, Lamine Yamal iu dorëzua zyrtarisht fanela me numrin 10.
Është e njëjta që kanë mbajtur përpara tij kampionë të mëdhenj të historisë “blaugrana”, si Maradona, Ronaldo “fenomeni”, Ronaldinho dhe i fundit Lionel Messi.
Është ende shpejt për të hyrë në klubin e tyre, por është në rrugën e duhur dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, kjo ditë nuk do të jetë e largët. Këtë e di mirë Yamal, që do të ndjekë rrugën e tij për të fituar një vend mes legjendave të Barcelonës.
“Nuk ndiej presion, jam në klubin më të mirë në botë. Mesi ka bërë rrugën e tij, dhe tani unë do të bëj timen. Do të merrja gjithçka nga Mesi. Ai është ende aktiv, gjithçka nga Ronaldinjo dhe gjithçka nga Maradona. Shpresoj të vazhdoj trashëgiminë e tyre. Rinovimi me Barçën deri në vitin 2031 është një hap i madh, fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë shumë i gjatë”.
Numri 10 që Lamine do të mbajë në shpinë duke nisur nga sezoni i ardhshëm është I merituar dhe I fituar në fushën e lojës. Këtë e tregojnë shifrat, të ekzagjeruara për një lojtar në moshën e tij. Me Barcelonën, Yamal numëron 106 ndeshje, ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 28 asist për shokët e skuadrës.
Dhe meqë jemi te numrat. Sapo fanela me emrin e Yamal me numrin 10 u vendos në dyqanet zyrtare të Barcelonës, menjëherë është shoqëruar me një rekord shitjesh.
Lamine Yamal ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale pasi konfirmoi zyrtarisht se do të mbajë fanellën me numrin legjendar 10 te FC Barcelona. Ylli i ri i katalanasve publikoi një video prekëse në Instagram, ku ndan një moment të veçantë me vëllain e tij të vogël, Keyne.
Në klipin emocional, Keyne shfaqet duke ngjyrosur fanellat historike të Barcelonës që janë mbajtur nga legjenda si Diego Maradona, Ronaldinho dhe Lionel Messi, të gjithë bartës të fanellës me numrin 10.
Lamine, ndërsa i sheh vizatimet, i thotë vëllait të tij: “Të luash mirë nuk mjafton për të veshur këtë fanellë… Disa bënë histori,” – duke iu referuar Maradonës.
“Të tjerët u argëtuan duke luajtur”, – thotë për Ronaldinhon.
“Dhe ky… kjo është gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë”m – përfundon ai, teksa shikon fanellën me emrin e Messit.
Pastaj, Keyne i dorëzon fanellën me emrin “Lamine Yamal”, dhe vëllai i madh, i emocionuar, i thotë: “Po kjo? Ta shohim?… Do t’i jap gjithçka, të premtoj. Do të krijoj historinë time”.
Në fund të videos, prindërit e Lamine Yamal shfaqen teksa reflektojnë mbi këtë moment të ndjerë familjar – një moment që sinjalizon jo vetëm një fanellë, por një përgjegjësi, trashëgimi dhe ëndërr që vazhdon./Telegrafi/
Lamine Yamal ka marrë zyrtarisht fanellën me numrin 10 te FC Barcelona – një numër historik, i mbajtur nga legjenda si Messi, Ronaldinho e Maradona.
Ky vendim nuk është i rastësishëm, por një shpërblim për gjithçka që ai përfaqëson. Ja 10 arsyet pse kjo fanellë i takon pikërisht atij.
1. Produkti i akademisë
Lamine është rritur brenda klubit. Ai iu bashkua Barcelonës në moshën 7-vjeçare, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e akademisë “La Masia” dhe debutoi me ekipin e parë në moshën 15 vjeç – një shembull i ëndrrës katalanase.
2. Cilësi e jashtëzakonshme
Ai posedon një talent të rrallë: driblim, vizion loje, teknikë të sofistikuar dhe gola spektakolarë. Lamine është lojtari që bën diferencën.
3. Idol i gjeneratës së re
Në fushë, është vendimtar. Jashtë saj, është kthyer në një ikonë për tifozët. Në një moshë kaq të re, ai tashmë ka ndikim të madh në klub dhe shoqëri.
4. Parakohshmëri historike
Ka thyer më shumë se 30 rekorde para se të mbushte 18 vjeç: më i riu që ka luajtur në La Liga, dopietë me Spanjën, fitues i “Kopa Trophy”, “Golden Boy” dhe çmimit “Laureus”.
5. Dashuri për klubin
Lamine e jeton Barcelonën. Gjatë festimeve të titullit, ai e tregoi këtë publikisht duke valëvitur flamurin blaugrana me krenari.
6. ADN-ja e Barçës
Ai është mishërim i stilit katalanas. Pas 11 vitesh në klub, ai përfaqëson më së miri filozofinë “tiki-taka”.
7. E ardhme e ndritur
Ka fituar La Ligan, Kupën e Mbretit, Superkupën dhe Evropianin, por synon edhe më shumë – Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.
8. Besnikëri e palëkundur
Në një kohë kur yjet shpesh ndryshojnë klube, Lamine ka qëndruar i përkushtuar ndaj Barçës, duke refuzuar oferta të majme nga jashtë.
9. Fanella më e kërkuar
Numri 10 i tij tashmë është ndër më të shiturat në dyqanet zyrtare të klubit – dëshmi e popullaritetit të tij.
Barcelona ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me yllin e ri të skuadrës, Lamine Yamal, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2031.
Lajmi është konfirmuar në mënyrë pompoze nga vetë klubi në rrjetin social X, duke e shoqëruar me pamje nga ceremonia e nënshkrimit.
Yamal, vetëm 17 vjeç, ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të Euro 2024 me kombëtaren e Spanjës dhe shihet tashmë si pasardhësi i logjikshëm i ikonave të së kaluarës së Barcelonës.
Ai do të mbajë fanellën legjendare me numrin 10, një simbol i rëndë për historinë e klubit.
Nënshkrimi i kontratës së re është bërë në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yusta dhe drejtorit sportiv Deco, në një takim të zhvilluar të martën në ambientet e klubit.
Kjo marrëveshje vjen në një periudhë kyçe për Barcelonën, e cila është duke rindërtuar skuadrën dhe po mundohet të rikthehet fuqishëm pas disa sezoneve të vështira në aspektin sportiv dhe financiar.
Por lajmi ka ngjallur menjëherë entuziazmin e tifozëve. Dyqani zyrtar i Barcelonës është vërshuar nga fansat që po kërkojnë të blejnë fanellën me numrin 10 dhe emrin e Lamine Yamal, duke krijuar radhë të gjata që prej mëngjesit.
Klubi ka planifikuar gjithashtu një ceremoni publike prezantimi për fanellën e re të Yamal, duke e konsideruar këtë moment si një kapitull të ri në projektin e rilindjes blaugrana.
Dy ditë më parë, artisti i grafiteve TVBoy krijoi një mural në nder të Lamine Yamal. Piktura e paraqiste spanjollin e ri të veshur si Supermen, por me ndryshimin se në vend të shkronjës S të Supermenit, ai kishte vizatuar shkronjën L, nga Lamine.
Vepra donte t’i bënte homazh përpjekjes, vështirësive që kapërcehen dhe rrugës drejt majës, e cila nuk është e shtruar me petale trëndafili. Yamal është vendas i Mataró-s, domethënë zonës ku u krijuan grafitet.
Megjithatë, duket se… festa provokuese e organizuar nga sulmuesi i ri shqetësoi disa njerëz, duke rezultuar në vandalizimin e saj nga vendasit.
Yamal u vu në shënjestër pasi organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 18-të, e cila u konsiderua e tepërt, madje e paligjshme nga disa, pasi thuhet se përdori njerëz me xhuxizëm për qëllime argëtimi, një ngjarje që u denoncua nga organizata e personave me xhuxizëm.
Sipas informacioneve nga Marca, autorët mbeten të panjohur, por ky veprim ka shkaktuar reagime nga banorët e zonës dhe në rrjetet sociale.
Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së talentit të ri, Lamine Yamal, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2031.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social X nga llogaria zyrtare e klubit Barcelonës.
Lojtari 17-vjeçar, i cili u shqua si një nga yjet e Euro 2024 me Spanjën, ka treguar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij që nga debutimi me ekipin e parë të Barcelonës.
Rinovimi i kontratës, i nënshkruar të martën në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yusta dhe drejtorit sportiv Anderson Luís de Souza “Deco”, thekson klubi balugranas.
Ky rinovim vjen në një moment kritik për Barcelonën, e cila po përpiqet të rimëkëmbet financiarisht dhe sportivisht pas viteve të vështira.
Yamal, i cili tashmë konsiderohet një nga lojtarët më premtues të La Masias, ka marrë fanellën ikonike me numër 10 në sezonin e ardhshëm.
Klubi ka planifikuar një ceremoni publike për të shënuar këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një simbol të rilindjes së projektit blaugrana. /Telegrafi/
Ministria e të Drejtave Sociale e Spanjës i ka kërkuar zyrës së prokurorit të vendit të hetojë sulmuesin e krahut të Barcelonës, Lamine Yamal, pasi thuhet se ai ka punësuar njerëz me xhuxhizëm për të performuar në festën e tij të 18-të të ditëlindjes.
Lamine Yamal organizoi një festë të dielën në një pronë me qira në Olivella, një qytet i vogël 50 kilometra në veriperëndim të Barcelonës, me të ftuar që përfshinin YouTuberë, influencues dhe disa shokë skuadre të Barcelonës.
Dyshohet se Lamine Yamal punësoi një grup argëtuesish me xhuxhizëm, diçka që Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të Tjera Skeletore në Spanjë (ADEE) e përshkroi si “të papranueshme në shekullin e 21-të”.
Kur u kontaktua nga BBC Sport, Drejtoria e Përgjithshme për Personat me Aftësi të Kufizuara – pjesë e Ministrisë së të Drejtave Sociale, Çështjeve të Konsumatorit dhe Axhendës 2030 – tha: “ADEE ka paraqitur një ankesë ligjore.
“Prandaj, kjo Drejtori e Përgjithshme i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë për të përcaktuar nëse është shkelur ligji dhe, për rrjedhojë, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.”
ADEE tha se “denoncon publikisht punësimin e njerëzve me xhuxhizëm si pjesë të argëtimit” dhe tha se do të ndërmarrë veprime ligjore pasi kjo “përjetëson stereotipet, nxit diskriminimin dhe minon imazhin dhe të drejtat” e personave me aftësi të kufizuara.
Në një deklaratë thuhet: “Këto veprime shkelin jo vetëm legjislacionin aktual, por edhe vlerat themelore etike të një shoqërie që kërkon të jetë egalitare dhe respektuese.”
Ligji i përgjithshëm mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ndalon shprehimisht praktikat e mëposhtme: ‘Shfaqjet ose aktivitetet rekreative në të cilat personat me aftësi të kufizuara ose në rrethana të tjera përdoren për të provokuar tallje, përqeshje ose përbuzje nga publiku në një mënyrë që bie ndesh me respektin e duhur për dinjitetin njerëzor janë të ndaluara’.
Megjithatë, stacioni radiofonik spanjoll RAC1, i jashtëm transmetoi një intervistë me dikë që pretendonte të ishte një nga argëtuesit e pranishëm në festë i cili mbrojti Lamine Yamal.
“Askush nuk na trajtoi me respekt, ne punuam në paqe”, tha artisti, i cili kërkoi të mbetej anonim.
“Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë bujë. Ne jemi njerëz normalë, që bëjmë çfarë të duam, në një mënyrë absolutisht ligjore.”
“Ne punojmë si argëtues. Pse nuk mund ta bëjmë? Për shkak të gjendjes sonë fizike?
“Ne e dimë se cili është limiti ynë dhe nuk do ta tejkalojmë kurrë: ne nuk jemi majmunë të panairit.”
Interpretuesi tha se zgjati një orë dhe më pas artistët iu bashkuan festës.
“Ne kërcejmë, shpërndajmë pije, bëjmë magji… ka shumë lloje shfaqjesh. Të gjithë kaluan shumë mirë.”
Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, po përballet me probleme të mundshme ligjore dhe me një dëm të madh për imazhin e tij, pas ngjarjeve të ndodhura në festën e ditëlindjes së tij të 18-të. Sulmuesi adoleshent festoi ditëlindjen gjatë fundjavës, me një ceremoni ku morën pjesë rreth 250 persona të shtunën […]
Festa luksoze për 18-vjetorin e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, është vënë në qendër të një hetimi në Spanjë, pasi dyshohet se gjatë eventit janë përdorur persona me nanizëm në mënyrë denigruese.
Ministria e të Drejtave Sociale ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë dhe institucioneve të tjera për të verifikuar nëse është shkelur ligji që ndalon përdorimin e personave me aftësi të kufizuara për qëllime talljeje apo argëtimi.
Drejtori Jesús Martín deklaroi se “një i ri me ndikim si Yamal nuk duhet të promovojë mesazhe që dëmtojnë brezin e ri.” Ndërkohë, Shoqata ADEE ka depozituar një padi ndaj futbollistit për shkelje të dinjitetit njerëzor.
Qeveria po përgatit edhe një reformë ligjore që do ta klasifikojë këtë veprim si shkelje të rëndë, me gjoba deri në 1 milion euro.
Festa, me temë gangsteri dhe atmosferë ekstravagante, tani rrezikon të lërë një njollë të fortë në imazhin e talentit të ri të futbollit spanjoll
Lamine Yamal festoi ditëlindjen e 18-të të tij. Natyrisht, ylli i Barcelonës, ashtu siç bën zakonisht, kishte organizuar një festë, teksa për të marrë një ftesë, vajzat duhet të plotësonin disa kushte. Më konkretisht, Claudia Calvo, e cila punon në mediat sociale, ishte e ftuar në një emision televiziv, teksa u shpreh se po kërkonin […]
Lamine Yamal ka zgjedhur formacionin më të mirë në historinë 125-vjeçare të ekipit të Barcelonës. Llogaria zyrtare e Barcelonës në rrjetin social “X”, ka publikuar një video në të cilën lojtari spanjoll shpjegon se cilët janë të preferuarit e tij.
Duke filluar me portierin, për Laminen, portieri më i mirë që Barcelona ka pasur ndonjëherë është Victor Valdas.
“Sipas mendimit tim, ai është portieri më historik që kemi pasur ndonjëherë. Ai është ai që kam parë”, rrëfen fillimisht Yamal, dhe kjo është e rëndësishme sepse duhet të merret në konsideratë mosha e re e anësorit, 17 vjeç.
Në mbrojtje, Yamal zgjedh një mbrojtje me tre lojtarë, diçka e pazakontë në formacionin e Barçës. Gerard Pique, Carles Puyol dhe Javier Mascherano.
Dyshja ikonike që ngriti gjashtë titujt së bashku me “shefin e vogël” i cili u largua nga skuadra Blaugrana me 19 tituj të fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve.
Përzgjedhjet për mesfushën i lënë pak vend imagjinatës. “Xavi, Iniesta dhe Busquets”, thotë ai pa hezitim. Mesfusha historike e Barçës që u ka sjellë kaq shumë gëzim tifozëve të saj nuk mund të mungonte, megjithëse Lamine ka guxuar të shtojë Ronaldinhon si mesfushor për t’i sjellë edhe më shumë magji mesfushës.
𝐋𝐚𝐦𝐢𝐧𝐞’𝐬 𝐚𝐥𝐥 𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐗𝐈 Which Barça players past and present will he choose for his team? pic.twitter.com/OSxWanGtZM
“Unë tashmë e di se kë do të vendos në sulm, dhe nuk ka vend”, tha Yamal.
I pari është “Messi, padyshim”. Duke shoqëruar yllin argjentinas, Lamine nuk donte ta harronte Neymarin, lojtarin e tij të preferuar, teksa as për të tretin nuk kishte dyshime: Për mua, Luis Suarez është në krye!.
MSN-ja e frikshme është e pranishme në 11-shen historike të Yamalit.
Messi, Suarez, Neymar (Getty Images)
Legjendat e harruara
Shumë nga futbollistët më të mëdhenj në histori kanë kaluar nëpër Barcelonë; është e vështirë ta kufizosh numrin në vetëm njëmbëdhjetë, por ka disa që meritojnë përmendje të veçantë dhe që Lamine i ka ‘harruar’.
Johan Cruyff dhe Diego Armando Maradona janë dy shtylla të futbollit. Dy futbollistë që e kanë tejkaluar sportin dhe kanë shënuar një histori para dhe pas në futboll.
Holandezi ishte i pari që la gjurmën e tij me stilin e tij të futbollit me prekje dhe posedim të topit në ‘Can Barça’. Maradona, megjithëse pati një periudhë relativisht të shkurtër në Barcelonë (1982-84), la një gjurmë golash dhe futbolli të shkëlqyer që është e vështirë të harrohet.
‘Fenomeni’ Ronaldo, i konsideruar si qendërsulmuesi më i mirë në histori, mund të shfaqet gjithashtu në listë. Duhet të merret parasysh se Lamine nuk ishte as një talent në atë kohë, kështu që është e kuptueshme që ai nuk i mbante mend as ata.
Ajo që mund të jetë më e habitshme është mungesa e Dani Alves, i konsideruar nga shumë si mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori. Ai ishte një figurë thelbësore në epokën e artë të Barçës, duke formuar një partneritet të shkëlqyer me partnerin e tij Leo Messi në krahun e djathtë.
Në formacionin e Yamalit gjithashtu nuk ka asnjë futbollistë nga ekipi aktual i Barcelonës, i cili udhëhiqet nga trajneri Hansi Flick. /Telegrafi/
Lamine Yamal është padyshim një nga figurat më të përfolura në futbollin botëror, pasi ka fituar tashmë 5 tituj me Barcelonën dhe Spanjën, ndërkohë që nuk është as 18 vjeç. Pavarësisht moshës së re, spanjolli ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme në fushë, pasi është lideri i Barcelonës dhe ai që do të marrë vendimet përfundimtare në fushë.
Në një intervistë, ai u pyet për krahasimet që bëhen midis tij dhe Lionel Messit. Ai u përgjigj me shumë dashuri për argjentinasin.
“Lionel Messi është me të vërtetë lojtari më i madh në histori për mua. Shpresoj të kem një karrierë aq të suksesshme sa e tija, por e vetmja gjë për të cilën mendoj është të luaj në mënyrën time”, theksoi anësori 17-vjeçar spanjoll, duke shtuar: “Ajo që dua është që njerëzit ta kujtojnë emrin Lamine Yamal.“
17-vjeçar në moshë, por me status prej legjende në formim! Lamine Yamal po shijon verën më luksoze të jetës së tij, përpara se të firmosë kontratën e artë me Barcelonën.
I kthyer në një ikonë të re jo vetëm për futbollin katalanas, por edhe për markat globale, Yamal ka kaluar muajt e fundit mes ishujve Balearik, Brazilit e deri në Shangai, duke kombinuar pushimet me ngjarjet prestigjioze të Adidas. Në Brazil, ai kaloi disa ditë me Neymar-in, ndërsa ndalesa e radhës do jetë New Yorku.
Dhe aty e priste një tjetër surprizë: këngëtari dominikan El Alfa i dhuroi një gjerdan të personalizuar me diamantë, vlerësuar plot 400 mijë dollarë. “Pjesa më e mirë për futbollistin më të mirë në botë”, shkroi ai. Gjerdani mban inicialet e Yamal dhe është realizuar nga Victor Rodriguez i Tajia Diamonds, një nga bizhuteritë më të famshme në SHBA.
Por kulmi i kësaj vere vjen këtë fundjavë, kur Yamal mbush 18 vjeç dhe pritet të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën, që do ta mbajë në klub deri në vitin 2031. Me këtë marrëveshje, ai do të jetë një nga më të paguarit në skuadër dhe ndoshta, trashëgimtari zyrtar i fanellës legjendare me numrin 10.
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur me entuziazëm për idhullin e tij, Lionel Messin, duke e përshkruar si “lojtarin më të mirë në histori”.
Gjatë një eventi promovues të organizuar nga Adidas në Shangai, Lamine Yamal u pyet për ndikimin e Messit në futboll dhe kohën e tij te FC Barcelona.
“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori. Më pëlqeu gjithçka që bëri, kudo në fushë, gjithçka në lidhje me lojën e tij. Dhe ka qenë një gjë vërtet e bukur për mua”, ka thënë Lamine Yamal.
Lamine Yamal: “Messi is the best player in history. Everything he did on and off the field impressed me, and he gives me a sense of awe in everything.
“Everywhere in the world he goes, he leaves an impact. I liked everything about his game. And it’s been something really… pic.twitter.com/XuCzTQmQMI
Admirimi i Lamine Yamal për ikonën argjentinase nuk është befasues, duke marrë parasysh trashëgiminë që Messi ka lënë te Barcelona dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në botën e futbollit.
Këto komente të sulmuesit të talentuar vijnë ndërsa ai përgatitet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën këtë të diel, pas pushimeve që kaloi në Kinë dhe destinacione të tjera. /Telegrafi/
Lamine Yamal është një nga futbollistët më të fortë në botë, ka fituar tashmë gjashtë trofe dhe i ka fituar të gjithë si i mitur. Mosha madhore, megjithatë, është shumë afër, sepse të dielën më 13 korrik do të mbushë 18 vjeç dhe sulmuesi i Barcelonës do të festojë madhërisht. Në Spanjë kanë dalë informacionet e para për festën, dihen emrat e shumë të ftuarve, por nuk dihet as vendi e as lokacioni. Ka nga ata që thonë se do të festohet në Barcelonë dhe nga ata që mendojnë për një festë në Ibiza. E sigurt është që askush nuk do ta dijë vendin deri 24 orë para festës.
Të ftuarit VIP në festën e 18-vjetorit të Yamal
Të bëhesh 18 vjeç është një etapë e rëndësishme për këdo. Yamal, që po i shijon pushimet, po organizon një festë të jashtëzakonshme. Carlos Vicente Gomez, i quajtur ‘Chitu‘, duke folur me Pablo Parra, ka zbuluar disa emra mes pjesëmarrësve në festën që në të vërtetë do të mbahet të shtunën më 12 dhe do të zgjasë gjithë natën. Do të jenë të pranishëm Bad Gyal, këngëtare spanjolle shumë e njohur edhe për qëndrimet dhe betejat e saj ideologjike e politike, Bizarrap, DJ argjentinas shumë i njohur në Spanjë, Ozuna, reper portorikan i njohur, dhe Duki, një tjetër reper argjentinas.
Lewis Hamilton mund të marrë pjesë në festën e Yamal
Por mes të pranishmëve, sipas ‘Chitu‘, do të jetë edhe Lewis Hamilton, piloti i Ferrarit. Dhe do të ishte i ftuari më i shquar. Chitu ka thënë se festa për 18-vjetorin e Yamal nuk do të jetë festa tipike e një të sapomadhoruarit dhe ka garantuar që të ftuarit do të argëtohen jashtë mase.
Mercedes driver Lewis Hamilton of Britain reacts after the Formula One Abu Dhabi Grand Prix at the Yas Marina Circuit in Abu Dhabi, UAE, Sunday, Dec. 8, 2024. (AP Photo/Darko Bandic)
Lokacioni dhe vendi i festës ende të panjohur
Lokacioni nuk dihet, do të jetë një event mondan në nivelin më të lartë me personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë atë të futbollit. Të ftuarit do ta mësojnë vendin e festës vetëm 24 orë para eventit. Në Spanjë pyesin se kush nga shokët e skuadrës te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle do të jetë i pranishëm, ndërkohë që ata të Real Madrid do të mungojnë, për shkak të Botërorit për Klube.
Ndërsa gazetari Victor Navarro ka konfirmuar listën e të ftuarve, ka shtuar se Gjenerata Z do të jetë e kënaqur për artistët urban dhe tiktoker-at. Helen Condis, përkundrazi, ka pohuar se të ftuarit në festë nuk do të mund të fotografojnë asgjë me telefonat e tyre celularë.
Yamal është gjithmonë në qendër të vëmendjes
Yamal, për arsye të kuptueshme, është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është, sepse është një kampion i madh dhe ka hapësira për përmirësim të jashtëzakonshëm. Është kur poston një foto të Maradonës në rrjete sociale ose edhe kur rinovon kontratën, e cila është, siç pritej, milionëshe. Por për futbollistin e Barcelonës është folur edhe për arsye të lidhura me thashethemet. Një pushim në Pantelleria me Fati Vasquez ka bërë që të flitet shumë për Yamal. Ata kanë thënë që janë vetëm miq, por është folur shumë për diferencën e tyre në moshë – dymbëdhjetë vjet (17 ai, 29 ajo).
Toni Kroos e ka krahasuar nivelin e tij në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe pranon se nuk ishte aspak afër fituesit të Euro 2024.
Yamal është njëri nga emrat më të spikatur dhe më të përfolur në sezonin e fundit, ku shumë njerëz e cilësojnë edhe si favorit për të fituar Topin e Artë 2025.
Se niveli i tij është i jashtëzakonshëm e ka konfirmuar edhe legjenda e Real Madridit, Kroos, i cili ka thënë se kurrë nuk ka parë diçka të tillë më përpara nga një lojtar 17-vjeçar.
“Edhe unë u bëra pjesë e ekipit të parë të Bayernit në moshën 17 vjeç, por nuk isha në nivelin e tij, gjë që është spektakolare. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në atë moshë. Po flas për qëndrueshmërinë e performancave të tij, sepse talenti i tij natyror është i dukshëm”, ka thënë fillimisht Kroos.
“Ajo që më bën të mendoj se ky djalë është i veçantë është kërkimi i tij i vazhdueshëm për t’u spikatur në fushë: në momente të vështira, ai gjithmonë bën një hap përpara dhe në moshën 17 vjeçare kjo nuk është normale.”
“Ai ishte protagonist i dy sezoneve të shkëlqyera, i fundit madje spektakolar; nuk kam parë kurrë një fëmijë si ai”, përfundoi Kross për yllin e Barcelonës. /Telegrafi/
Një nga rekordet më mbresëlënëse të Lamine Yamal është thyer më pak se një vit pasi ai e vendosi.
Ylli i Barcelonës, i cili ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me kushte të jashtëzakonshme, është shndërruar shpejt në një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku shënoi 21 gola dhe dhuroi 22 asistime, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë La Ligan.
Më shumë se një vit më parë, Yamal shkëlqeu në fitoren 2-1 të Spanjës kundër Anglisë në Berlin dhe vendosi një rekord historik, duke thyer atë të legjendës Pele dhe u bë lojtari më i ri që ka fituar një turne ndërkombëtar.
Pele kishte fituar Kupën e Botës në moshën 17 vjeç e 249 ditë në vitin 1958, duke shënuar dy gola në finalen kundër Suedisë.
Yamal ishte vetëm një ditë më i madh se 17 vjeç kur ngriti trofeun, por duket se tashmë ky rekord është thyer në më pak se një vit më vonë.
Të dielën mbrëma, Meksika mundi Shtetet e Bashkuara 2-1 për të fituar Kupën e Artë të CONCACAF, me golat nga Raul Jimenez dhe Edson Alvarez.
Një nga anëtarët e skuadrës fituese ishte talenti i ri Gilberto Mora, i cili luajti titullar në finalen e turneut në moshën 16-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri në histori që fiton një trofe ndërkombëtar.
Mora e kishte vendosur tashmë rekordin si debutuesi më i ri në historinë e Meksikës në ndeshjen kundër Arabisë Saudite në çerekfinale dhe dhuroi një asistim kundër Hondurasit në gjysmëfinale, duke shkruar sërish histori.
Ai gjithashtu ka lënë gjurmë të mëdha në nivel klubi me Tijuanan, ku është bërë lojtari më i ri që ka shënuar dhe dhënë asist në ligën meksikane, duke arritur këto në moshën vetëm 15-vjeçare.