Tragjedia në Roskovec, Dervishi: Pa edukim dhe politika afatgjata, krime të tilla do të përsëriten ... #SyriTv #SyriNet #IntervistaSyri
226 views
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur 'Fushë Dukat'. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetari i Syri tv, rreth orës 06:10, një fugon ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht në pjesën ballore. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. ... #SyriTv #SyriNet #Aksident
6223 views
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjormë të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 22-vjeçar, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. I plagosuri është Veron Pasha, shkruan A2. Ai ka marrë plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje stabël. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
1089 views
GABIMET QË BËJNË SHUMË PACIENTË PARA SKANERIT, EKOS APO REZONANCËS. Përgatitja para një ekzaminimi radiologjik është po aq e rëndësishme sa vetë ekzaminimi. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon se shumë pacientë paraqiten për ekografi, skaner apo rezonancë pa qenë të informuar si duhet për përgatitjen. Në disa raste mund të kenë ngrënë kur duhet të jenë esëll, të mos kenë pirë sasinë e nevojshme të ujit ose të mos kenë marrë me vete ekzaminimet e mëparshme. Për shembull, në ekografinë abdominale, për vlerësimin e fshikëzës së tëmthit dhe sistemit biliar, përgatitja e duhur ndihmon në rritjen e cilësisë së ekzaminimit. Prandaj, përpara çdo ekzaminimi është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e mjekut ose të personelit shëndetësor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj
4969 views
EKO, SKANER APO REZONANCË? CILIN DUHET TË BËNI PËR KËTO SËMUNDJE? Jo çdo ekzaminim radiologjik është i njëjtë. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon dallimet mes ekografisë, skanerit dhe rezonancës magnetike. Ekografia nuk përdor rrezatim jonizues dhe shpesh është ekzaminimi i parë për shumë problematika. Skaneri përdor rreze X dhe ofron informacion shumë të detajuar në situata të caktuara, ndërsa rezonanca magnetike krijon imazhe të detajuara të indeve pa përdorur rrezatim jonizues. Prandaj, zgjedhja e ekzaminimit duhet të bëhet gjithmonë sipas simptomave, historisë shëndetësore dhe rekomandimit të mjekut. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj
6653 views
SËMUNDJET QË ZBULOHEN ME IMAZHERI KUR NUK KENI ASNJË SHENJË. Jo çdo sëmundje shfaq simptoma që në fazat e para. I ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku radiolog Dr. Dorian Skenderaj shpjegon se shumë problematika shëndetësore mund të zhvillohen në heshtje, pa shenja të dukshme për një periudhë të caktuar. Pikërisht këtu merr rëndësi diagnostikimi radiologjik, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të lezioneve apo formacioneve në gji, sëmundjeve pulmonare, si edhe ndryshimeve në zorrën e trashë, kur indikohet nga mjeku. Zbulimi në kohë është një hap shumë i rëndësishëm për ndjekjen dhe trajtimin e duhur mjekësor. Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #DorianSkenderaj
588 views
Raketa balistike Kheibar Shekan, një nga armët kryesore të arsenalit iranian, po shfaqet gjithnjë e më e vështirë për t’u neutralizuar, ndërsa Teherani po përmirëson mënyrën e përdorimit të saj në sulmet ndaj objektivave amerikane në Lindjen e Mesme. Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga Wall Street Journal, Irani po kombinon trajektore të ndryshme fluturimi, manovra dhe shpejtësi të ndryshme për të ngatërruar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe për të rritur mundësinë që raketat të depërtojnë. Edhe pse shumica e raketave janë interceptuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, disa kanë arritur të godasin objektivat, thanë zyrtarët. Ndryshe nga raketat më të vjetra iraniane, të cilat kërkojnë kohë për t’u furnizuar me karburant para lëshimit, Kheibar Shekan përdor karburant të ngurtë, çka i lejon të transportohet dhe të lëshohet shpejt nga mjete lëvizëse, duke e bërë më të vështirë zbulimin dhe shkatërrimin e saj nga aviacioni amerikan apo izraelit. Ekspertët ushtarakë thonë se disa variante të raketës janë të pajisura me një motor të vogël në pjesën e përparme, i cili i lejon të ndryshojnë drejtimin në fazën përfundimtare të fluturimit, kur afrohen drejt objektivit me shpejtësi rreth Mach 5. Përveç raketave balistike, Irani po përdor njëkohësisht edhe dronë sulmues me shpejtësi të lartë dhe raketa të tjera më pak të sofistikuara, me synimin për të mbingarkuar sistemet e mbrojtjes ajrore. Sipas zyrtarëve amerikanë, që nga rifillimi i luftimeve, Irani ka goditur vazhdimisht zonat ku janë vendosur trupat amerikane në bazat ushtarake në Lindjen e Mesme, si dhe radarët që mbështesin sistemet e mbrojtjes ajrore në rajon. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
3595 views