Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 June 2026@voxnews.al - TikTok

Një projekt masiv betoni do të ngrihet në kodrat me ullishte dhe pyje në Farkë, sipër zonës së Liqenit të Thatë, duke e shndërruar edhe atë pak zonë t...

4 June 2026 at 06:01

Një projekt masiv betoni do të ngrihet në kodrat me ullishte dhe pyje në Farkë, sipër zonës së Liqenit të Thatë, duke e shndërruar edhe atë pak zonë të gjelbër që kishte mbetur në periferi të Tiranës, në pallate shumëkatëshe, ngjitur me njëra-tjetrën. Vox News e kishte paralajmëruar disa kohë më parë të gjithë projektin, pasi pas saj fshihet një nga biznesmenët më kontrovers, Arben Muçobega, ai i cili ka arritur që të marrë leje edhe në një nga gjiret më të bukura të Shqipërisë, në Llaman, nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Në të njëjtën kohë kur vendi ynë po diskuton projektin në Zvërnec, ku ende qeveria thotë se s’ka një projekt të mirëfilltë, betoni po mbin gjithandej, në zonë bregdetare, në ato ranore, zallishte, në lumenj, kanione e tashmë në kodra të gjelbra, që janë edhe mushkëria e vetme që i kishte mbetur Tiranës së mbushur me beton. Sipas dokumenteve që disponon Vox News, projekti i biznesmenit Muçobega parashikon ndërtimin e plot 15 kullave në një nga zonat më të gjelbra të kryeqytetit, teksa lartësia e tyre do të jetë 9 kate. Mësohet se janë rreth 31 mijë metra katrorë truall ku do të ngrihen këto pallate, ndërkohë që projekti parashikon plot 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nëntokë. Një masiv i stërmadh betoni që miratohet sërish me firmën e kryeministrit Edi Rama, i cili duket se në këtë mandat s’po pyet as për zona të gjelbra, as për parqe, habitate natyrore apo pyje. Dokumentet që ka hulumtuar redaksia jonë tregojnë se firma e Ramës është dhënë disa muaj më parë, ndërkohë që leja është mbajtur për një kohë të gjatë pezull. Është dashur situata e diskutimeve në Zvërnec për ta zhbllokuar dhe për ti dhënë dritën jeshile Arben Muçobegës që të vijojë ndërtimet. Vox News ka mësuar se KKT ka vendosur miratimin me kusht të Lejes së ndërtimit për objektin “kompleks banimi dhe shërbimi me 1-9 kate mbi tokë, me 1, 2 dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues "Bega-07". Kushti i lejes ka qenë plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Tiranë. Mësohet se këto kushte i ka përmbushur Muçobega, teksa ruspat dhe mjetet e rënda të firmës së tij kanë nisur punën për rrafshimin e një sipërfaqeje të madhe të gjelbër në Tiranë. Duket se pas ndërtimeve në bregdet, kryesisht në Himarë, Llaman apo edhe në Dhërmi, Muçobega po fokusohet në Tiranë. Ende pa u zbardhur leja, firma në fjalë e reklamonte kompleksin në internet dhe e quajte “Centaurea”. “Midis qytetit dhe natyrës. Centaurea po ndërtohet si një peizazh i ri urban, qe respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese te qetë, të gjelbër dhe të lidhur me qytetin. Një destinacion banimi ku ritmi i natyrës dhe energjia e Tiranës bashkohen në harmoni”, shkruan kompania. Por, të reklamosh se po ndërton në zonë të gjelbër dhe të thuash se po respekton natyrën, vetëm ndërtuesit dhe ata që japin leje e besojnë. Si mund të hedhësh beton në zonë të gjelbër dhe të shkruash se po e mbron? Natyrisht, ndërtime ka dhe do të ketë, por t'i marrësh frymën qytetit, ti heqësh oksigjenin dhe të mos lësh asnjë zonë të gjelbër, këtu s'bëhet fjalë për biznes, por për shkatërrim. Megjithatë, kur firma vjen nga deri sipër, atëherë të gjithë, qoftë institucionet ligjzbatuese, vetëm sa ngrenë supet. Operacionet e fundit për të liruar hapësirat publike në qytet, veçse janë një fasadë e të gjitha lejeve që po jep qeveria. Për të fshehur betonin masiv në parqe, zona të gjelbra, qeveria bën aksione sa për sy e faqe. Nëse çdo qeveritar do të kishte primare natyrën dhe hapësirat publike, atëherë përse jep leje masive betoni në këto zona?! Disa muaj më parë, Vox News publikoi ekskluzivisht dokumentet e një leje tepër të dyshimtë të dhënë nga qeveria për betonimin e Gjirit të Llamanit në Himarë, ku ndërtuese ishte firma Bega 07, me pronar Arben Muçobegën. #voxnews #media #news

10K views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një biletë e mundshme elektorale e vitit 2028 mes zëvendëspresidentit JD Vance dhe sekretarit të Shte...

4 June 2026 at 06:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një biletë e mundshme elektorale e vitit 2028 mes zëvendëspresidentit JD Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio do të ishte “e pamposhtshme”. Në një intervistë për podcast-in Pod Force One, Trump tha se të dy zyrtarët “shkojnë shumë mirë” dhe se kombinimi i tyre politik do të ishte shumë i vështirë për t’u mundur në një garë presidenciale të ardhshme. “Do të thoja që JD dhe Marco si ekip do të ishin shumë të vështirë për t’u mposhtur”, u shpreh Trump, duke shtuar se marrëdhënia e tyre personale dhe profesionale është një faktor i rëndësishëm në potencialin e tyre politik. Të dy, JD Vance dhe Marco Rubio, konsiderohen aktualisht ndër figurat kryesore të mundshme për nominimin republikan në zgjedhjet e vitit 2028, megjithëse të dy kanë minimizuar publikisht ambiciet e tyre elektorale. Deklaratat e Trumpit vijnë në një moment kur administrata amerikane po nxit gjithashtu diskutime të forta mbi politikat e brendshme federale. Një dokument i ri i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) propozon ndryshime të gjera në mënyrën se si shpërndahen grantet federale për universitetet dhe organizatat jofitimprurëse. Sipas propozimit, zyrtarët e emëruar politikisht do të kenë rol kyç në vlerësimin e çdo granti publik, duke u siguruar që fondet “të avancojnë prioritetet e presidentit”. Dokumenti kritikon politikat e administratës Biden, duke pretenduar se ato kanë promovuar një agjendë “woke” dhe kanë dëmtuar besimin publik. Propozimi 400-faqësh është publikuar pa shumë bujë zyrtare, por ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, me mijëra komente kritike brenda pak ditësh pas publikimit. Debati pritet të intensifikohet ndërsa çështja e përdorimit politik të fondeve federale mbetet një nga temat më të ndjeshme në administratën amerikane. #voxnews #media #news

4369 views


💾

Një nga projektet më të diskutuara të muajve të fundit është padyshim “Smart City”, ku shteti shqiptar do të shpenzojë plot 140 milionë euro për vendo...

4 June 2026 at 06:01

Një nga projektet më të diskutuara të muajve të fundit është padyshim “Smart City”, ku shteti shqiptar do të shpenzojë plot 140 milionë euro për vendosjen e disa kamerave në rrugë dhe sheshe për të evidentuar shkeljet apo shtetasit problematikë, vendas apo të huaj. Financimi është bërë nga një fond nga Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa qeveria me shumë shpejtësi hapi një kompani shtetërore, e regjistroi në QKB, më pas u vendosi paga dhe ka filluar rekrutimin e punonjësve. Por, duket se në këtë vendin tonë të vogël paratë nuk mjaftojnë asnjëherë, edhe kur bëhet fjalë se i gjithë projekti ka kushtuar një mal me para, të hedhura kuturu pa një procedurë prokurimi, por vetëm me negocime. Disa ministra nuk preferuan që të firmosin dokumentet, por u desh ndërhyrja e kryeministrit që të gjente disa shtigje dhe të detyronte disa zv.ministra për t’a finalizuar këtë nismë, aspak e zakonshme dhe me kosto tepër të fryra. Me shpejtësi tepër të lartë, disa ministri kanë vepruar duke nxjerrë akte ligjore dhe nën ligjore, duke ratifikuar marrëveshje apo duke bërë dokumente në QKB, teksa nisma e fundit është gjetja e një firme që do ta mbikëqyrë projektin. Natyrisht kjo firmë duhet të jetë e besuar, të bëjë çfarë t’i thonë dhe të ofrojë asistencë apo të jenë të gatshëm të firmosin dokumente. Redaksia e Vox News ka hulumtuar dokumente nga Agjencia e Prokurimit Publik, e cila ka nxjerrë në regjistrin e parashikimeve bërjen e një tender me shpejtësi. Mësohet se objekti i procedurës së prokurimit është “mbikëqyrje e projektit sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit Smart City”, teksa autoriteti kontraktues është Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Fondi limit i kësaj procedure është plot 49.501.930 lekë, pra më shumë se gjysëm milioni euro. Tenderi vjen pasi vetë qeveria dhe disa institucione kanë nisur zyrtarisht lëvizjet për të vënë në punë projektin “Smart City”. Qeveria ka nxjerrë një njoftim disa muaj më parë se drejtuesit dhe menaxherët e projektit do të paguhen me 170 mijë lekë në muaj, ndërsa koordinatorët dhe punonjësit teknikë do të marrin 141 mijë lekë në muaj. Shteti shqiptar aktualisht po ndërton strukturën që do të administrojë rrjetin gjigant të kamerave dhe sistemeve të inteligjencës artificiale nën administrimin e Policisë së Shtetit. Faza e parë përfshin vendosjen e rreth 5 mijë kamerave inteligjente në rrugët kryesore dhe pranë 20 shkollave, ndërsa projekti parashikon zgjerimin e rrjetit në të gjithë qytetet kryesore të vendit. Projekti nisi me një vlerë 60 milionë euro, por më pas vlera shkoi në plot 140 milionë euro. #voxnews #media #news

3977 views


💾

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një n...

4 June 2026 at 06:01

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, përballja e “Air Albania” u shoqërua me tensione mes lojtarëve në fushë, pas golit të shënuar nga kundërshtarët. Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që gjeti golin e epërsisë. Goli erdhi në minutën e 73-të nga Oscar Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Sherri. Mesfushori izraelit drejtohet nga tifozët kuqezi dhe iu bën me shenjë të pushojnë së brohorituri pas golit të tij, gjë që solli acarimin në shkallët e stadiumit dhe nis një përplasje mes lojtarëve në fushë. I pari ishte Hysaj që reagoi. Më pas u përfshinë dhe të tjerët si Arbër Hoxha etj. Risi në kombëtaren e Maran ishte hedhja në fushë nga minuta e parë e Anis Mehmetit. Po ashtu surprizë ishte rikthimi në qendër të mesfushës e Ylber Ramadanit, ndërsa e nisi nga stoli Juljan Shehu. #voxnews #media #news @voxnews.al

4244 views


💾

Për 3 orë e gjysmë, qytetarët protestuan sërish në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec, por edhe problemeve të tjera të vendit. Qytetarët, ashtu si...

4 June 2026 at 06:01

Për 3 orë e gjysmë, qytetarët protestuan sërish në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec, por edhe problemeve të tjera të vendit. Qytetarët, ashtu si çdo ditë u nisën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ashtu si në ditët që lamë pas, por u hasën me kordonin e forcave policore i cili ishte vendosur në të dy krahët e Lanës, në kuadër të masave për ndeshjen miqësore Shqipëri-Izrael. Për këtë arsye, protestuesit nuk u lejuan fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjë që shkaktoi përplasje fizike mes tyre dhe efektivëve të policisë. Por kjo nuk i ka penguar qytetarët të shkojnë drejt Kryeministrisë, pavarësisht përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë nga autobotet. Gjatë protestës që nuk e ndali as shiu, qytetarët artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë, akuza ndaj klasës politike dhe kundërshtim të projektit që po zhvillohet në zonën e mbrojtur. Në protestë u dëgjuan gjithashtu slogani tashmë i njohur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Opozitë e shitur” dhe thirrje të tjera drejtuar figurave politike. Kjo është dita e katërt radhazi e protestave kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë ndalimin e investimit, duke argumentuar se ai cenon një zonë me vlera të veçanta natyrore dhe mjedisore. Nga ana tjetër, qeveria e konsideron projektin një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit. Qytetarët kanë paralajmëruar nesër sërish protestë në orën 18:00. #tirana #zvërnec #voxnews #media #news @voxnews.al

7684 views


💾

Momente tensioni janë regjistruar në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Situata u acarua menjëherë pas golit...

4 June 2026 at 06:01

Momente tensioni janë regjistruar në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Situata u acarua menjëherë pas golit të shënuar nga izraelitët, kur në fushë pati përplasje fizike mes lojtarëve të dy skuadrave. Sherri nis pasi izraeliti Gloukh u bëri me shenjë tifozëve të pushojnë dhe Hysaj reagoi. Në të njëjtën kohë, nga tribunat u hodhën sende nga tifozët kuqezinj. Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që kaloi në avantazh. Goli erdhi nga Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Thomas Sherri. Takimi i kësaj mbrëmjeje ka një rëndësi të veçantë edhe për stafin teknik të kombëtares, pasi shënon debutimin e trajnerit të ri Rolando Maran në stolin e Shqipërisë. #voxnews #media #news

76.8K views


💾

Një video e rrallë e regjistruar mbi një stuhi në Tibet tregon një “sprite të kuq” gjigant që ndriçon lart në atmosferë. Këto shpërthime misterioze dr...

4 June 2026 at 06:01

Një video e rrallë e regjistruar mbi një stuhi në Tibet tregon një “sprite të kuq” gjigant që ndriçon lart në atmosferë. Këto shpërthime misterioze drite, të quajtura ndonjëherë edhe “zjarre fantazmë”, janë krejtësisht natyrore dhe nuk janë të modifikuara apo të krijuara me kompjuter. Sprite-t e kuq shfaqen shumë lart mbi retë e stuhisë dhe zgjasin vetëm disa milisekonda, gjë që e bën jashtëzakonisht të rrallë kapjen e tyre në video. Shkencëtarët i klasifikojnë ato si shkarkime elektrike në atmosferën e sipërme, të shkaktuara nga rrufetë e fuqishme që ndodhin më poshtë. #voxnews #media #news

10.4K views


💾

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar se në këtë fazë zgjerimi i NATO-s, më konkretisht pranimi i Kosovës në Aleancën Veri – Atlantike nuk ës...

4 June 2026 at 06:01

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar se në këtë fazë zgjerimi i NATO-s, më konkretisht pranimi i Kosovës në Aleancën Veri – Atlantike nuk është një çështje që mund të ndodhë së shpejti. Gjatë një seance dëgjimore në Kongres ku i pranishëm ishte Rubio, kryetar i Nënkomitetit për Evropën, kongresmeni Keith Self, potencoi se janë katër shtete anëtare të NATO-s që po e bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke kërkuar kështu ndihmën e Rubios për të shtyrë përpara çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Në këtë pikë Rubio, ka potencuar se NATO është e fokusuar në tema të tjera më të rëndësishme dhe se anëtarësimi i Kosovë në NATO “nuk është realisht në krye të agjendës”, gjë të cilën e ka konstatuar pas bisedave me disa nga shtetet anëtare të NATO-s. “Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë kurrë, thjesht do të thotë se nuk është prioritet duke pasur parasysh këto pika të tjera të tensionit. Kjo çështje nuk ka qenë e theksuar në bisedat e fundit me aleatët tanë të NATO-s”, ka thënë ai. #voxnews #media #news @voxnews.al

5344 views


💾

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar për Vox News lidhur me një video të rikthyer në qarkullim në rrjetet soci...

4 June 2026 at 06:01

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar për Vox News lidhur me një video të rikthyer në qarkullim në rrjetet sociale, ku ai shfaqet duke përshëndetur të fortin e Shkodrës, Safet Bajri, që tashmë ndodhet në burg. Artisti mohon të ketë njohje apo lidhje me të dhe thotë se videoja është e vjetër, e regjistruar rreth tre vite më parë në Shkodër. Sipas Stresit, situata ka ndodhur në një moment kur dikush i ka afruar telefonin gjatë një performance, duke i kërkuar të përshëndeste një person, pa qenë i informuar se për kë bëhej fjalë. “Videoja është bërë para 3 vitesh. Nuk është vetëm Safeti. Na marrin sa herë që dalim në skenë, si mua, si Noizy-t apo Klevios e shumë të tjerëve. Na thonë: ‘Përshëndete pak filanin’ dhe ta sjellin telefonin te fytyra. Në moment nuk di si të reagosh, e përshëndet”, shprehet Stresi për Vox News. Reperi thekson se nuk ka asnjë lidhje me persona të përfshirë në botën e krimit dhe se secili ka jetën e vet. “As nuk kam të bëj lidhje me asnjërin nga këta, çfarë janë këta bandita. Ata kanë punët e veta, unë kam punën time. Kjo është e vërteta”, vë në dukje Stresi. Më tej, Stresi e cilëson rikthimin e videos si një tentativë për t’i dëmtuar imazhin, sidomos në një moment kur ai sapo ka hyrë në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. “Kjo është një lojë që bëhet kundrejt meje apo personit në fjalë për të më bërë dëm, gjoja ‘ky sapo ka hyrë në këshillin kombëtar dhe merret me banda’. Unë jam kundër bandave”, thekson Stresi duke falënderuar Vox News për mundësinë për të dhënë versionin e tij të ngjarjes. #voxnews #media #news #stresi

95.5K views


💾

Yesterday — 3 June 2026@voxnews.al - TikTok

Demokratët amerikanë kanë sulmuar ashpër politikën e jashtme të presidentit Donald Trump gjatë një seance dëgjimore me Sekretarin e Shtetit, Marco Rub...

4 June 2026 at 02:01

Demokratët amerikanë kanë sulmuar ashpër politikën e jashtme të presidentit Donald Trump gjatë një seance dëgjimore me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio. Senatori nga Maryland, Chris Van Hollen, e cilësoi luftën me Iranin si “të pamenduar dhe të rrezikshme”, duke deklaruar se politika e jashtme e Trump është shndërruar në një “katastrofë”. Ndërkohë, senatori nga New Jersey, Cory Booker, tha se Irani po përfiton nga pasojat ekonomike të shkaktuara nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar se Teherani tashmë ka kuptuar fuqinë që ka bllokimi i kësaj rruge strategjike detare. Sipas tij, konflikti ishte i gabuar që në fillim dhe nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Sipas Booker, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar “kaos ekonomik”, duke i dhënë avantazh kundërshtarëve në rajon. “Kjo luftë e konceptuar keq nuk duhej të kishte ndodhur kurrë,” u shpreh ai, duke shtuar presionin ndaj administratës për kursin e ndjekur në politikën e jashtme. #voxnews #media #news @voxnews.al

4995 views


💾

Prokuroria e Posaçme ka bërë prapaktheu duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari e angazhuar projektin e Zvërnecit. Llogaritë u bllokuan ...

4 June 2026 at 02:01

Prokuroria e Posaçme ka bërë prapaktheu duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari e angazhuar projektin e Zvërnecit. Llogaritë u bllokuan në kuadër të një hetimi pas dyshimeve për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë. Sipas portalit lapsi.al, SPAK ka liruar llogaritë që e vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Të njëjtat burime thanë se lirimi i llogarive u bë për të shmangur përballjet ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit. Megjithatë, mësohet se SPAK vijon hetimet për çështjen e pronësisë së tokës. Më herët edhe kryeministri Rama i bëri një paralajmërim SPAK-ut që të mos bllokonte investitorët e huaj dhe të vijonte hetimet për çështjet e pronësisë. SPAK ka sekuestruar edhe llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit. Një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga SPAK. Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private. Në qendër të hetimit përmendet Artur Shehu, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave. #voxnews #media #news

4287 views


💾

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në vende të tjera europiane të NATO-s, sipas një raporti të publikuar nga...

4 June 2026 at 02:01

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në vende të tjera europiane të NATO-s, sipas një raporti të publikuar nga “Financial Times” dhe të cituar nga disa burime të informuara. Kjo lëvizje shihet si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të forcuar garancitë e sigurisë ndaj aleatëve evropianë, në një kohë kur SHBA-të po shtyjnë të reduktojnë pjesërisht angazhimin e tyre në mbrojtjen konvencionale. Sipas raportit, diskutimet përfshijnë mundësinë e zgjerimit të pranisë bërthamore përtej gjashtë vendeve aktuale të NATO-s që tashmë mbajnë armë bërthamore amerikane të dislokuara në kuadër të programit të “ndarjes bërthamore” (nuclear sharing). Këto vende janë Belgjika, Gjermania, Italia, Holanda, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Në këtë sistem, armët mbeten nën kontrollin e SHBA-ve dhe përdorimi i tyre autorizohet vetëm nga Uashingtoni. Burimet e cituara nga media britanike thonë se një zgjerim i tillë do të kishte si qëllim kryesor të dërgonte një sinjal të qartë ndaj Moskës dhe aleatëve të NATO-s se ombrella bërthamore amerikane në Europë mbetet e fortë, edhe nëse vendet europiane rrisin përgjegjësinë e tyre për mbrojtjen konvencionale. Vendet e mundshme për dislokim shtesë mund të jenë shtetet e krahut lindor të NATO-s, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar së fundmi se ekziston një konsensus brenda aleancës që, pavarësisht ndryshimeve të fokusit strategjik të SHBA-ve drejt rajoneve të tjera, mbrojtja e Evropës duhet të mbetet e pandryshuar. Ai ka nënvizuar gjithashtu se çdo sulm ndaj NATO-s do të marrë një përgjigje “shkatërruese”. Ndërkohë, në një zhvillim paralel diplomatik, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio i ka dërguar një mesazh urimi Italisë me rastin e 80-vjetorit të Republikës. Në këtë mesazh, ai e ka cilësuar Italinë një partner dhe mik të besueshëm të SHBA-ve, duke vlerësuar rritjen e investimeve italiane në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Rubio ka theksuar gjithashtu mbështetjen e Italisë për përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai ka shprehur mirënjohje edhe për praninë e rreth 30 mijë ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyre në territorin italian. Në sfondin e këtyre zhvillimeve, tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë mbeten të larta, ndërsa NATO po përballet me debatet mbi balancimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe strategjisë së parandalimit bërthamor në Europë. #voxnews #media #news

2938 views


💾

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou ka kërkuar dëbimin e ambasadores shqiptare për incidentin në Zvërnec. “Ajo që po ndodh në Epirin e Veriut ës...

4 June 2026 at 02:01

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou ka kërkuar dëbimin e ambasadores shqiptare për incidentin në Zvërnec. “Ajo që po ndodh në Epirin e Veriut është tragjike”, tha Afroditi Latinopoulou, kryetare e partissë “Zërit të Arsyes”, duke folur për SKAI, duke iu referuar incidenteve që ndodhën të shtunën e kaluar në Zvërnec në Shqipëri, ku një minotar grek u dhunua nga rojet private. “Qeveria duhet të flasë seriozisht, seriozisht, hapur, publikisht dhe në mënyrë panevropiane në lidhje me dëbimin e ambasadores shqiptare”, deklaroi ajo. Më pas ajo tha se, lidhur me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, theksoi se “duhet të më thoni nëse ka një një grek tani që ndihet krenar për deklaratat e Ramës, a mendoni se ndihemi krenarë kur e shohim Ramën të hyjë dhe të bëjë zhurmë në vendin tonë dhe të mbajë fjalime zgjedhore dhe të mbajë tubime?” #voxnews #media #news @voxnews.al

8099 views


💾

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë ...

4 June 2026 at 02:01

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”. Kjo përgjigje erdhi pasi REL-i iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës. “Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC. “Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai. Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Protestat vazhduan edhe të martën në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit. Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online. Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër. Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni. SPAK-u më 1 qershor konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha hollësi se çfarë po hetohet saktësisht. Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit. Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama. Sa i përket Zvërnecit, Rama tha të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”./ REL #voxnews #media #news #edirama #zvërnec

10K views


💾

“Shqiptarët protestojnë kundër planit të Kushnerit për resortin luksoz në Ishullin e Sazanit” – Ky është titulli që rrjeti prestigjioz i lajmeve “Al J...

4 June 2026 at 02:01

“Shqiptarët protestojnë kundër planit të Kushnerit për resortin luksoz në Ishullin e Sazanit” – Ky është titulli që rrjeti prestigjioz i lajmeve “Al Jazeera” ka bërë për atë që po ndodh ditët e fundit në Shqipëri. “Qindra njerëz janë tubuar në Shqipëri kundër planeve të një firme investimi të lidhur me Jared Kushnerin për të zhvilluar ishullin e Sazanit të Shqipërisë dhe pjesë të një parku kombëtar të mbrojtur në një resort luksoz bregdetar” – thuhet në shkrim. Sipas “Al Jazeera” zemërimi u nxit nga komentet e gruas së Kushnerit, Ivanka Trump, e cila e përshkroi Sazanin si një “ishull privat” që ata “zbuluan”. E vërteta në fakt, është se protestat nisën për Zvërnecin dhe tani po mbahen kundër Ramës dhe Berishës. Jo kundër Kushnerit dhe Ivanka Trump. #voxnews #media #news @voxnews.al

4922 views


💾

U mbajt për pak më shumë se 3 orë protesta e tretë qytetare në kryeqytet kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit, ku mijëra qytetarë u mblodhën sërish ...

4 June 2026 at 02:01

U mbajt për pak më shumë se 3 orë protesta e tretë qytetare në kryeqytet kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit, ku mijëra qytetarë u mblodhën sërish para Kryeministrisë ndërsa kërkuan anulimin e projektit, shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketën e maleve, si edhe dorëheqjen e qeverisë. “Pa dorëheqje, s’ka dialog”, thanë ata njëzëri, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama, i cili sot i ftoi një grup përfaqësuesish të uleshin për një konsultim publik lidhur me projektin. “Kjo protestë, e nisur si një reagim për dhunimin e pronës dhe pasurive kombëtare, paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme. Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve. Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore”, tha një prej protestueseve. Në protestë nuk munguan as pankartat e veçanta dhe ironizuese për Ramën dhe Berishën. #voxnews #media #news

3333 views


💾

Bilal e njeh mirë jetën pas hekurave. Gjatë 10 viteve të fundit, 34-vjeçari ka vuajtur dënimin në pesë burgje të ndryshme në Belgjikë. Kujtimet më të ...

4 June 2026 at 02:01

Bilal e njeh mirë jetën pas hekurave. Gjatë 10 viteve të fundit, 34-vjeçari ka vuajtur dënimin në pesë burgje të ndryshme në Belgjikë. Kujtimet më të forta i ka nga burgu i Monsit, një institucion i shekullit XIX pranë kufirit me Francën, ku në qeli prej vetëm 9 metrash katrorë, sipas tij, mbaheshin nga tre deri në katër të burgosur. Ai kujton përhapjen e sëmundjeve si zgjeba, morrat dhe lia e majmunëve, si dhe rojet e rraskapitura nga puna e rëndë. “Gjatë 10 viteve në burg, gjërat vetëm janë përkeqësuar”, thotë Bilal për Al Jazeera, duke kërkuar që të përdoret vetëm emri i tij. “Na kanë hequr edhe kohën e daljes nga qelitë, si dhe aktivitete të ndryshme.” Belgjika, një nga vendet më të pasura të Europës, po përballet me një krizë të thellë mbipopullimi në burgje. Në mes të majit, në 39 burgjet e vendit ndodheshin 13 733 të burgosur, ndërsa kapaciteti zyrtar është 11 064, sipas të dhënave të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. “Mbipopullimi gjithnjë e në rritje dhe mungesa e stafit e bën situatën shumë, shumë të vështirë”, paralajmëron Pieter Houbey, nënkryetar i Këshillit Qendror të Mbikëqyrjes së Burgjeve (CCSP), një organ i pavarur. “Sistemi është bërë pothuajse i pamundur për të garantuar një trajtim që synon rehabilitimin e të dënuarve”, shton ai. Sipas të dhënave të majit, 754 të burgosur flinin mbi dyshekë të vendosur në tokë, nga 672 që ishin në dhjetor. Në të gjithë Europën, popullsia e burgjeve është rritur ndjeshëm pas pandemisë së COVID-19, duke prekur rreth një të tretën e administratave penitenciare. Normat më të larta të mbipopullimit raportohen në Qipro, e ndjekur nga Sllovenia, Franca, Kroacia, Italia, Rumania, Austria dhe Belgjika. Si pasojë, qeveritë po përballen me presion në rritje, ndërsa ekspertët dhe punonjësit e sistemit kritikojnë zgjidhjet e zakonshme, si ndërtimi i burgjeve të reja apo transferimi i të dënuarve jashtë vendit duke i konsideruar joefektive. “Si minj në kafaz” “Për të garantuar kushte dinjitoze, duhet së pari të respektohen të drejtat e tyre, pra të mos trajtohen si minj në kafaz”, thotë Yasin Sarikaya, nënkryetar i burgjeve të Brukselit. Të burgosurit, veçanërisht ata në paraburgim, shpesh qëndrojnë 22 deri në 23 orë në ditë të mbyllur në qeli, gjë që thellon mungesën e privatësisë dhe përkeqëson problemet shëndetësore apo varësitë e mundshme. Kujdesi mjekësor shpesh vonohet me muaj të tërë. Loic, 23 vjeç, që po vuan një dënim 7-vjeçar në burgun e Saint-Gilles në Bruksel, një institucion që pritet të mbyllet deri në vitin 2028, thotë se mundësitë për punë apo aktivitete janë shumë të kufizuara. Shumë të burgosur, sipas tij, nuk kanë leje qëndrimi. “Do të jetë shumë e vështirë të rikthehem në tregun e punës”, thotë ai. Bilal, i dënuar për dy grabitje bankash dhe një tentativë vrasjeje, tregon se ka kaluar periudha me mendime vetëvrasëse gjatë burgimit. Në vitet e fundit, në rrjete sociale janë shfaqur video që tregojnë dronë që futin sende kontrabandë në burgje. Në vitin 2024 u bë virale një video ku një i burgosur dhunohej nga pesë të tjerë në qeli, ndërsa rojet ishin në grevë 48-orëshe dhe nuk ndërhynin. #voxnews #media #news

2068 views


💾

❌
❌