❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2026Ekonomi

Nga algoritmi te të ardhurat, drafti i ri detyron platformat të justifikojnë vendimet ndaj krijuesve

By: Nertila
23 July 2026 at 09:42

Platformat online qĂ« operojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« duhet tĂ« justifikojnĂ« jo vetĂ«m heqjen e pĂ«rmbajtjes, por edhe çdo vendim pĂ«r pezullimin ose kufizimin e tĂ« ardhurave tĂ« krijuesve tĂ« pĂ«rmbajtjes, sipas projektligjit tĂ« ri “PĂ«r ShĂ«rbimet Digjitale” i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim. Drafti, i harmonizuar pjesĂ«risht me Aktin Evropian pĂ«r ShĂ«rbimet Digjitale (DSA), vendos njĂ« regjim tĂ« ri detyrimesh pĂ«r shĂ«rbimet ndĂ«rmjetĂ«se, duke zgjeruar kĂ«rkesat pĂ«r transparencĂ«, mbrojtjen e pĂ«rdoruesve dhe pĂ«rgjegjshmĂ«rinĂ« e platformave qĂ« operojnĂ« nĂ« tregun shqiptar.

NjĂ« nga ndryshimet me ndikimin mĂ« tĂ« madh prek ekonominĂ« e krijuesve tĂ« pĂ«rmbajtjes. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, projektligji trajton çmonetizimin si njĂ« vendim qĂ« duhet tĂ« jetĂ« i arsyetuar. Platformat do tĂ« detyrohen t’u komunikojnĂ« pĂ«rdoruesve arsyet kur vendosin “pezullimin, ndĂ«rprerjen ose kufizime tĂ« tjera tĂ« pagesave monetare”, duke e vendosur kufizimin e tĂ« ardhurave nĂ« tĂ« njĂ«jtin regjim me heqjen e pĂ«rmbajtjes apo mbylljen e njĂ« llogarie.

Drafti shkon njĂ« hap mĂ« tej, duke u dhĂ«nĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« drejtĂ«n tĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«to vendime. Sistemet e brendshme tĂ« ankesave qĂ« platformat do tĂ« jenĂ« tĂ« detyruara tĂ« krijojnĂ« do tĂ« mbulojnĂ« edhe vendimet qĂ« “pezullojnĂ«, ndĂ«rpresin ose kufizojnĂ« ndryshe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« gjeneruar tĂ« ardhura nga informacioni i ofruar nga marrĂ«sit e shĂ«rbimit”. Projektligji kĂ«rkon gjithashtu qĂ« shqyrtimi i kĂ«tyre ankesave tĂ« mos mbĂ«shtetet vetĂ«m nĂ« algoritme, por vendimet tĂ« merren “nĂ«n mbikĂ«qyrjen e personelit tĂ« kualifikuar dhe jo vetĂ«m mbi bazĂ«n e mjeteve tĂ« automatizuara”.

PĂ«rtej monetizimit, projektligji krijon njĂ« sistem tĂ« ri “njofto dhe vepro” pĂ«r pĂ«rmbajtjen e paligjshme. Ofruesit e shĂ«rbimeve tĂ« hostimit do tĂ« duhet tĂ« krijojnĂ« mekanizma elektronikĂ« pĂ«rmes tĂ« cilĂ«ve çdo individ ose subjekt mund tĂ« raportojĂ« materiale tĂ« dyshuara si tĂ« paligjshme. Platformat do tĂ« jenĂ« tĂ« detyruara tĂ« konfirmojnĂ« marrjen e raportimit, ta shqyrtojnĂ« atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« “koherente, tĂ« kujdesshme, jo arbitrare dhe objektive” dhe tĂ« njoftojnĂ« raportuesin pĂ«r vendimin e marrĂ« dhe mjetet juridike nĂ« dispozicion.

Një tjetër shtyllë e reformës është rritja e transparencës mbi mënyrën se si funksionojnë platformat. Ofruesit do të publikojnë të paktën një herë në vit raporte me të dhëna mbi urdhrat e autoriteteve, njoftimet për përmbajtje të paligjshme, ankesat e përdoruesve dhe përdorimin e sistemeve të automatizuara për moderimin e përmbajtjes, duke përfshirë edhe tregues mbi saktësinë dhe shkallën e mundshme të gabimeve të tyre. Përjashtim bëjnë vetëm ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Projektligji zgjeron gjithashtu juridiksionin ndaj platformave tĂ« huaja. Çdo ofrues qĂ« nuk Ă«shtĂ« i themeluar nĂ« ShqipĂ«ri, por u ofron shĂ«rbime pĂ«rdoruesve shqiptarĂ«, do tĂ« duhet tĂ« caktojĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues ligjor nĂ« ShqipĂ«ri ose nĂ« njĂ« shtet anĂ«tar tĂ« Bashkimit Evropian, i cili do tĂ« shĂ«rbejĂ« si pikĂ« kontakti me autoritetet shqiptare pĂ«r zbatimin e ligjit. Paralelisht krijohet edhe Koordinatori i ShĂ«rbimeve Digjitale, organi rregullator qĂ« do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« zbatimin e ligjit dhe bashkĂ«punimin me autoritetet vendase dhe homologĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Projektligji ruan një nga parimet bazë të modelit evropian, duke përcaktuar se ofruesit e shërbimeve ndërmjetëse nuk kanë një detyrim të përgjithshëm për të monitoruar përmbajtjen e përdoruesve. Megjithatë, ata do të jenë të detyruar të zbatojnë urdhrat e autoriteteve për heqjen e përmbajtjes së paligjshme ose për dhënien e informacionit mbi përdorues të caktuar, kur këto urdhra përmbajnë bazën ligjore, arsyetimin dhe identifikimin e qartë të përmbajtjes ose llogarisë që preket.

The post Nga algoritmi te të ardhurat, drafti i ri detyron platformat të justifikojnë vendimet ndaj krijuesve appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 22 July 2026Ekonomi

FSHZH, 1.4 mln euro për dy parkime në Ksamil dhe një në Fushë-Studen

By: Nertila
22 July 2026 at 14:00

Ksamilit dhe FushĂ«-Studenit do t’u shtohen tre hapĂ«sira tĂ« reja parkimi publik, nĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje qĂ« synon tĂ« rrisĂ« kapacitetet nĂ« dy destinacione turistike me profile tĂ« ndryshme, bregdetin e mbingarkuar gjatĂ« verĂ«s dhe zonĂ«n malore tĂ« frekuentuar pĂ«r natyrĂ« e aventurĂ«.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi kĂ«tĂ« javĂ« tenderin me objekt “NdĂ«rtimi i nyjeve multimodale tĂ« mobilitetit, Rajoni 3&4: Sistemimi urban pĂ«r krijimin e parkimeve tĂ« hapura publike nĂ« Ksamil, SarandĂ« dhe FushĂ«-Studen, Librazhd”.

Fondi limit i procedurës është 133.5 milionë lekë, ose rreth 1.4 milionë euro, ndërsa punimet parashikohet të përfundojnë brenda 18 muajve.

Pjesa më e madhe e kapacitetit do të krijohet në Ksamil, ku projekti ndahet në dy sheshe. Sipas numërimit të vendeve të shënuara në planimetritë e projektit, parkimi i parë ka rreth 166 vende, ndërsa i dyti rreth 119 vende. Në total, dy hapësirat parashikojnë afërsisht 285 vende parkimi, përfshirë pozicionet e rezervuara.

Ndërhyrja vjen në një nga zonat me përqendrimin më të lartë sezonal të vizitorëve. Gjatë muajve të verës, fluksi në Ksamil rrit trafikun dhe kërkesën për parkim, duke e bërë gjetjen e një vendi të lirë një nga vështirësitë kryesore për vizitorët dhe operatorët turistikë.

Në Fushë-Studen, projekti do të zhvillohet në një parcelë prej 1,752 metrash katrorë. Dokumentacioni parashikon 44 vende standarde parkimi.

Fushë-Studeni, pjesë e zonës së Librazhdit, ka regjistruar interes në rritje nga vizitorët që kërkojnë turizëm natyror, aktivitete në natyrë dhe destinacione malore. Parkimi i ri synon të krijojë një pikë të organizuar pritjeje për automjetet në një zonë ku frekuentimi lidhet kryesisht me fundjavat dhe sezonet turistike.

Tenderi është pjesë e programit për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, përmes të cilit FSHZH po zhvillon dhe pajis parkime publike në disa qytete dhe destinacione.

Nisma lidhet edhe me planin më të gjerë të qeverisë për infrastrukturën e parkimeve. Kryeministri Edi Rama tha më herët se qeveria do të zbatonte një një program kombëtar përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke përfshirë parkime nëntokësore dhe struktura parkimi të konceptuara si pjesë e ndërhyrjeve arkitekturore dhe urbane.

FSHZH ka hapur ndërkohë edhe procedura të tjera për përmirësimin teknologjik të parkimeve publike në Vlorë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër, me sisteme automatike menaxhimi dhe pagese.

 

The post FSHZH, 1.4 mln euro për dy parkime në Ksamil dhe një në Fushë-Studen appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i stuhisë, MIE: 21 fidera jashtë pune, dëmtohen kontejnerë në Durrës, Patosi pa ujë

By: Nertila
22 July 2026 at 11:32

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së të martës dhe orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure la 21 fidera jashtë pune, rrëzoi kontejnerë bosh në Portin e Durrësit dhe shkaktoi probleme të përkohshme në furnizimin me ujë.

Sipas bilancit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, reshjet intensive të shiut dhe era e fuqishme krijuan problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, në stacionet e pompimit dhe në infrastrukturën portuale.

Vlora, Fieri, Saranda dhe Librazhdi janë ndër rajonet e prekura nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka angazhuar mbi 1,000 punonjës në terren për normalizimin e furnizimit. Në orët e para të mëngjesit u vendos në punë nënstacioni i Livadhjasë, duke rikthyer energjinë në disa zona. Ndërkohë, të gjitha linjat e transmetimit 400 kilovolt, 220 kilovolt dhe 110 kilovolt janë në operim normal.

Në Portin e Durrësit, stuhia rrëzoi disa kontejnerë bosh në Terminalin e Kontejnerëve. Tetë prej tyre pësuan dëmtime më të konsiderueshme, ndërsa vijon koordinimi me kompanitë për vlerësimin e plotë të situatës dhe të dëmeve. Aktiviteti në sektorët e tjerë të portit po vazhdon normalisht. Aeroporti i Tiranës pati disa vonesa të lehta në trafikun në ardhje, të shkaktuara nga fenomene meteorologjike të veçuara. Situata në aeroport, sipas ministrisë, ishte kryesisht e qetë. Në Portin e Sarandës situata paraditen e sotme paraqitet e qetë dhe linja detare me Korfuzin vijon normalisht.

Probleme u regjistruan edhe nĂ« furnizimin me ujĂ«. NĂ« SarandĂ« dhe Ksamil, stacionet e pompimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura janĂ« rikthyer nĂ« funksionim normal. RrugĂ«t e bllokuara pranĂ« stacionit tĂ« pompimit tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m u zhbllokuan, ndĂ«rsa vijon puna pĂ«r largimin e pemĂ«ve tĂ« rrĂ«zuara nĂ« impiantin e trajtimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura. NĂ« FushĂ«-KrujĂ« dhe ÇermĂ« u evidentuan problematika tĂ« pĂ«rkohshme nĂ« stacionet e pompimit. NĂ« ÇermĂ«, njĂ« elektropompĂ« pĂ«soi avari, por defekti u riparua brenda pak orĂ«sh dhe pajisja u rikthye nĂ« funksion.

Në Fier, defekti në stacionin e Kafarajt u riparua rreth orës 02:00, duke mundësuar rikthimin e furnizimit normal me ujë për qytetin. Në stacionin e Varibopit vijon mungesa e energjisë elektrike dhe, si pasojë, Patosi mbetet pa furnizim me ujë.

Akset kombëtare kanë qenë të kalueshme dhe qarkullimi ka vijuar normalisht. Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë ndërhyrë për pastrimin e gurëve dhe materialeve të rëna dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen e rrugëve. Situata në basenin e lumit Drin dhe në kaskadë paraqitet e qetë dhe pa problematika.

Stuhia erdhi gjatë një episodi të motit të rëndë në Europën Juglindore, për të cilin ESTOFEX, Qendra Europiane për Parashikimin e Stuhive, kishte vendosur nivelin 3 të alarmit për zonën nga Italia drejt jugut të Kroacisë, Bosnjës jugore, Malit të Zi dhe Kosovës. Paralajmërimi ishte i vlefshëm nga ora 06:00 e 21 korrikut deri në orën 06:00 të 22 korrikut dhe lidhej kryesisht me rrezikun e breshrit shumë të madh, erërave shkatërruese dhe, në një shkallë më të ulët, tornadove. Qendra paralajmëroi gjithashtu për stuhi të shpejta dhe jetëgjata, përfshirë superqeliza dhe sisteme të fuqishme të erës. Shqipëria nuk u permend në zonën e nivelit 3 por nivele me te moderuara.

 

The post Bilanci i stuhisë, MIE: 21 fidera jashtë pune, dëmtohen kontejnerë në Durrës, Patosi pa ujë appeared first on Revista Monitor.

Policia, 2.4 milionë euro për qendrën biometrike që do të lidhë fytyrën, gjurmët dhe dokumentet

By: Nertila
22 July 2026 at 11:14

Policia e Shtetit do të pajiset me një qendër të re për identifikimin biometrik, e projektuar për të bashkuar në një sistem të vetëm gjurmët e gishtave, njohjen e fytyrës, fotografitë, tatuazhet, zërin dhe kontrollin e dokumenteve të identitetit.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi  këtë të mërkurë tenderin me fond limit 223.6 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 2.39 milionë euro, për ngritjen e Qendrës me Sistemet Multiaplikative të Identifikimit Biometrik të Personit, AMAIS, pranë Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik në Mullet.

Kontrata parashikon furnizimin me 12 sisteme shumëfunksionale për mbledhjen dhe administrimin e të dhënave biometrike të personave të ndaluar ose të arrestuar, si dhe 30 pajisje portative për identifikim përmes gjurmëve të gishtave dhe imazhit të fytyrës.

Sistemet fikse do të instalohen në struktura të Policisë së Shtetit ku kryhen procedurat për personat e ndaluar dhe të arrestuar. Ato do të përdoren për krijimin e dosjeve biometrike me të dhëna personale, numrin e regjistrimit penal, gjurmët e dhjetë gishtave dhe të pëllëmbëve, fotografitë ballore dhe në profil, imazhet e tatuazheve dhe shenjave të veçanta, si dhe kampionin e zërit.

Pajisjet duhet të mundësojnë marrjen automatike të fotografive, kontrollin e cilësisë së imazhit, rregullimin e pozicionit të personit dhe transmetimin e të dhënave drejt bazave qendrore të Policisë së Shtetit. Sistemet do të lidhen me AFIS/APIS për gjurmët e gishtave dhe me AFAIS për identifikimin përmes fytyrës.

Dokumentet parashikojnë që gjurmët e personave të ndaluar ose të arrestuar të krahasohen automatikisht me të dhënat e administruara si prova shkencore në çështje penale nën hetim ose të pezulluara. Gjurmët e gjetura në vendngjarje duhet gjithashtu të dërgohen në kohë reale në sistemin AFIS/APIS për krahasim me bazën e të dhënave.

TridhjetĂ« pajisjet portative do t’u lejojnĂ« strukturave policore tĂ« verifikojnĂ« nĂ« terren identitetin e njĂ« personi pĂ«rmes gjurmĂ«ve tĂ« gishtave dhe fytyrĂ«s. Rezultatet e kĂ«rkimit duhet tĂ« rikthehen nĂ« terminal sĂ« bashku me tĂ« dhĂ«nat e regjistruara pĂ«r individin nĂ« sistemet qendrore.

Pajisjet do të përdoren edhe për kontrollin e kartave të identitetit, pasaportave biometrike, vizave dhe dokumenteve të udhëtimit. Ato duhet të lexojnë çipin RFID dhe kodin MRZ, të krahasojnë fotografinë dhe gjurmët e ruajtura në dokument me personin që e paraqet atë dhe të analizojnë elementet e sigurisë përmes dritës së bardhë, ultravjollcë, infra të kuqe dhe ndriçimit këndor.

Platforma elektronike do të përfshijë pajisjet, programet dhe shërbimet për lidhjen e terminaleve portative me bazat qendrore. Dokumentacioni kërkon gjithashtu një bazë me modele dokumentesh dhe kartëmonedhash, me elemente sigurie nga të paktën 100 vende.

 

The post Policia, 2.4 milionë euro për qendrën biometrike që do të lidhë fytyrën, gjurmët dhe dokumentet appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayEkonomi

OBP tender 1.2 milionë euro për furnizimin me karburant të institucioneve shtetërore

By: Nertila
21 July 2026 at 14:00

Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një tender me fond limit rreth 1.19 milionë euro pa TVSH për furnizimin me karburant të disa institucioneve publike, sipas dokumenteve të procedurës. Vlera e përgjithshme e kontratës është 111.7 milionë lekë dhe tenderi është ndarë në dy lote.

Loti i parë, për furnizimin me gazoil 10 ppm, ka fond limit 91.7 milionë lekë, ose rreth 979,700 euro pa TVSH. Në të përfshihen kërkesat e tetë institucioneve, mes tyre Garda e Republikës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Furnizimi do të realizohet kryesisht përmes kartave elektronike në pikat e karburantit të operatorit fitues. Për Degën e Doganës Pogradec, dokumentet parashikojnë edhe furnizim me autobot në magazinën e Doganës së Qafë Thanës.

Loti i dytë ka fond limit rreth 20 milionë lekë, ose afërsisht 213,800 euro pa TVSH. Përfitues janë Garda e Republikës, Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokastër, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë, Agjencia e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit. Edhe në këtë lot, karburanti do të merret përmes kartave elektronike në rrjetin e stacioneve të kompanisë fituese.

Kontrata do të zbatohet sipas nevojave të institucioneve përfituese dhe kushteve të përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara po funksionon tashmë prej marsit 2024 si një ent që zhvillon procedurat për llogari të institucioneve të ndryshme që kanë  vlerë mbi 1 milionë lekë pa TVSH. Për këto procedura dhe konsulencë OBP merr një sasi të ardhurash si pjesë e shërbimit që jep. Kryesisht tenderët që kalojnë nga OBP janë blerje automjetesh, blerje karburanti, blerje materialesh kancelarie, orendi e pajisje mobilimi, materialet e pastrimit, uniformat dhe elementë e tyre, blejë këpucësh, pjesët e këmbimi por pa kufizim për të tjera.

The post OBP tender 1.2 milionë euro për furnizimin me karburant të institucioneve shtetërore appeared first on Revista Monitor.

“ShtrĂ«ngohet” kontrolli mbi pronarĂ«t pĂ«rfitues, raportim brenda 28 ditĂ«ve dhe verifikim i pronĂ«sisĂ«

By: Nertila
21 July 2026 at 12:59

KompanitĂ« do tĂ« kenĂ« mĂ« pak kohĂ« pĂ«r tĂ« deklaruar ndryshimet dhe mĂ« shumĂ« detyrime pĂ«r tĂ« provuar se kush i zotĂ«ron ose i kontrollon realisht, sipas projektligjit tĂ« ri “PĂ«r regjistrin e pronarĂ«ve pĂ«rfitues”. Drafti shkurton nga 90 nĂ« 28 ditĂ« kalendarike afatin pĂ«r regjistrimin e ndryshimeve tĂ« tĂ« dhĂ«nave mbi pronarĂ«t pĂ«rfitues. Ligji aktual u jep subjekteve deri nĂ« 90 ditĂ« nga data e ndryshimit faktik.

Sipas projektligjit, ndryshimet duhet tĂ« raportohen “pa vonesa tĂ« paarsyeshme” dhe, nĂ« çdo rast, brenda afatit tĂ« ri 28-ditor. Pragu pĂ«r identifikimin e pronĂ«sisĂ« direkte ose indirekte mbetet 25%, por zgjerohet mĂ«nyra se si pĂ«rcaktohet personi qĂ« ushtron kontrollin pĂ«rfundimtar.

Pronari pĂ«rfitues pĂ«rkufizohet si individi qĂ« “ka nĂ« pronĂ«si ose kontrollon i fundit njĂ« person juridik”, pĂ«rmes kuotave, aksioneve, tĂ« drejtave tĂ« votĂ«s ose kontrollit tĂ« ushtruar me mjete tĂ« tjera.

Afati ulet në 28 ditë, zgjerohet verifikimi i kontrollit real

Për pronësinë indirekte, drafti kërkon që të merren parasysh kuotat, aksionet dhe të drejtat e votës në çdo nivel të strukturës së pronësisë. Pjesëmarrjet e zotëruara nga subjektet ndërmjetëse do të shumëzohen përgjatë zinxhirit dhe rezultatet e zinxhirëve të ndryshëm do të mblidhen për të përcaktuar interesin përfundimtar.  Kjo do të thotë se identifikimi nuk do të kufizohet vetëm te aksionari i regjistruar formalisht, por do të përfshijë edhe individin që kontrollon vendimmarrjen ose përfiton përfundimisht nga subjekti.

Projektligji pĂ«rkufizon edhe “marrĂ«veshjen formale tĂ« emĂ«rimit”, ku njĂ« person udhĂ«zon njĂ« tjetĂ«r qĂ« tĂ« veprojĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« tij si drejtor, aksionar ose themelues. KompanitĂ« duhet tĂ« mbajnĂ« tĂ« dhĂ«na dhe dokumente tĂ« sakta e tĂ« pĂ«rditĂ«suara, mbi bazĂ«n e tĂ« cilave Ă«shtĂ« identifikuar pronari pĂ«rfitues dhe mĂ«nyra e ushtrimit tĂ« kontrollit. Kur pronari real nuk mund tĂ« pĂ«rcaktohet menjĂ«herĂ«, subjekti duhet tĂ« dokumentojĂ« hapat e ndĂ«rmarrĂ«, kĂ«rkesat pĂ«r informacion dhe arsyet pse identifikimi nuk ka qenĂ« i mundur.

Për verifikimin mund të përdoren aktet e themelimit, statutet, marrëveshjet mes ortakëve, vendimet e organeve drejtuese, prokurat dhe kontrata të tjera që tregojnë marrëdhëniet e kontrollit. Drafti zgjeron gjithashtu informacionin bazë që duhet të mbahet për personat juridikë, përfshirë selinë, vendin kryesor të aktivitetit, përfaqësuesit ligjorë dhe strukturën e aksionarëve.

Në rastin e fondacioneve, informacioni bazë përfshin edhe pasuritë e zotëruara për realizimin e qëllimeve të tyre.  Për organizatat jofitimprurëse, pronar përfitues mund të jetë themeluesi, përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontroll të fundit efektiv mbi administrimin dhe vendimmarrjen.

Kontrolli efektiv lidhet me aftësinë për të përcaktuar vendimet ose për të ndikuar në zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve drejtuese.

Projektligji vendos rregulla më të hollësishme edhe për trustet dhe organizimet ligjore me funksione të ngjashme. Në regjistër do të identifikohen krijuesi i trustit, kujdestari, mbrojtësi, përfituesit dhe çdo individ tjetër që ushtron kontrollin përfundimtar.

Drafti përkufizon veçmas edhe përfituesit e mundshëm dhe ata të paracaktuar në një trust diskrecional. Kujdestarët duhet të mbajnë informacion mbi strukturën, pasuritë dhe personat që përfitojnë ose kontrollojnë organizimin ligjor.

QKB zgjeron kontrollet, mospërputhjet mund të sjellin pezullim shërbimesh

Qendra KombĂ«tare e Biznesit mbetet administratore e Regjistrit tĂ« PronarĂ«ve PĂ«rfitues, por projektligji forcon pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e saj pĂ«r kontrollin dhe pĂ«rpunimin e informacionit. Regjistri pĂ«rcaktohet si njĂ« bazĂ« elektronike shtetĂ«rore qĂ« mbledh nĂ« kohĂ« reale tĂ« dhĂ«na nga regjistrat pĂ«rkatĂ«s dhe shĂ«rben si “arkiv elektronik zyrtar”.

QKB-ja do të mund të krahasojë informacionin e deklaruar nga subjektet me të dhënat që zotërojnë institucionet e tjera shtetërore. Në listën e autoriteteve kompetente përfshihen Agjencia e Inteligjencës Financiare, Banka e Shqipërisë, administrata tatimore, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Policia e Shtetit, Prokuroria dhe SPAK-u.

Kur një subjekt i detyruar konstaton mospërputhje, ai duhet të njoftojë subjektin raportues dhe QKB-në. Subjekti raportues duhet të korrigjojë të dhënat, nëse konstatimi është i saktë, ose të konfirmojë informacionin e mëparshëm, nëse vlerëson se nuk ka pasaktësi.

MosplotĂ«simi i detyrimit mund tĂ« sjellĂ« ndĂ«rprerjen e shĂ«rbimeve nga QKB-ja deri nĂ« pĂ«rditĂ«simin ose konfirmimin e tĂ« dhĂ«nave dhe pagesĂ«n e gjobĂ«s pĂ«rkatĂ«se. Relacioni pĂ«rcakton si objektiv vendosjen e mekanizmave tĂ« “verifikimit, kontrollit dhe validimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave”, pĂ«r tĂ« rritur integritetin dhe besueshmĂ«rinĂ« e regjistrit.  Subjektet duhet ta kontrollojnĂ« periodikisht informacionin mbi pronĂ«sinĂ« pĂ«rfituese dhe ta mbajnĂ« atĂ« tĂ« plotĂ«, tĂ« saktĂ« dhe tĂ« pĂ«rditĂ«suar. Regjimi i aksesit diferencohet ndĂ«rmjet autoriteteve kompetente, subjekteve tĂ« detyruara dhe personave qĂ« provojnĂ« njĂ« interes legjitim.

GazetarĂ«t dhe personat qĂ« veprojnĂ« pĂ«r qĂ«llime raportimi pĂ«rfshihen ndĂ«r kategoritĂ« qĂ« mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« akses mbi bazĂ«n e interesit legjitim. Projektligji forcon edhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« administrative pĂ«r mosmbajtjen e dokumentacionit dhe pĂ«r tĂ« dhĂ«nat e pasakta ose tĂ« papĂ«rditĂ«suara. Krahas gjobave, parashikohet pezullimi i shĂ«rbimeve, ndĂ«rsa lejohen procedurat e nevojshme pĂ«r korrigjimin e informacionit dhe pĂ«rmbushjen e detyrimeve. NĂ« rast tĂ« pengesave tĂ« veçanta dhe jashtĂ« vullnetit tĂ« subjektit, mund tĂ« kĂ«rkohet rivendosja nĂ« afat brenda 30 ditĂ«ve nga zhdukja e shkakut qĂ« e pengoi tĂ« vepronte. Relacioni e pĂ«rshkruan reformĂ«n si kalim “nga njĂ« qasje mĂ« formale dhe e fragmentuar” drejt njĂ« modeli tĂ« integruar, tĂ« verifikueshĂ«m dhe tĂ« mbĂ«shtetur nĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« sakta e tĂ« pĂ«rditĂ«suara.

 

The post “ShtrĂ«ngohet” kontrolli mbi pronarĂ«t pĂ«rfitues, raportim brenda 28 ditĂ«ve dhe verifikim i pronĂ«sisĂ« appeared first on Revista Monitor.

Malaj konfirmon vrullin e ri të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet: 11 miliardë lekë të ardhura

By: Nertila
21 July 2026 at 11:00

Të ardhurat e bashkive u rritën me 90% në pesë muajt e parë të vitit, të nxitura kryesisht nga taksat e lidhura me ndërtimet e reja në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

KĂ«tĂ« e konfirmoi ministri i Financave, Petrit Malaj, nĂ« Komisionin e Ligjeve, gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« mbrojtje tĂ« Aktit Normativ “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 87/2025 ‘PĂ«r Buxhetin e vitit 2026’”.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore mblodhën 28.5 miliardë lekë të ardhura të veta tatimore në periudhën janar-maj 2026, ose 13.5 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rritja mĂ« e lartĂ« i dedikohet taksave lokale”, tha Malaj gjatĂ« prezantimit tĂ« aktit normativ pĂ«r ndryshimin e buxhetit tĂ« vitit 2026 nĂ« Komisionin e Ligjeve.

Sipas tij, vetĂ«m tĂ« ardhurat nga taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« u rritĂ«n me 10.8 miliardĂ« lekĂ«. Rritja Ă«shtĂ« regjistruar “kryesisht nĂ« BashkinĂ« TiranĂ« dhe bashkitĂ« bregdetare, si ajo HimarĂ«, ku ka ndĂ«rtime tĂ« reja nĂ« zhvillim”, tha ministri.

Aktiviteti ndërtues në vend ka hyrë në një cikël të ri, me një seri projektesh që po zhvillohen në kryeqytet dhe përgjatë bregdetit, ku janë dhënë leje nga KKTU për ndërtesa shumëkatëshe, komplekse rezidenciale, hotele dhe fshatra turistikë.

Projektet shtrihen në zona që përfshijnë Golemin, Qerretin, Vlorën, Himarën, Lukovën, Borshin dhe Sarandën, ndërsa vrullit të ndërtimeve i janë bashkuar edhe zona në veri të vendit, si Shëngjini dhe Velipoja.

Të ardhurat nga taksa e pasurisë gjithashtu tejkaluan nivelin e një viti më parë.

“Mbledhja e saj ka avancuar pĂ«rtej pritshmĂ«rive”, tha Malaj. PĂ«r pesĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit, bashkitĂ« arkĂ«tuan 784 milionĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ« nga kjo taksĂ« krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2025.

Qeveria propozoi rritjen me 14 miliardë lekë të parashikimit për të ardhurat vendore në buxhetin e rishikuar, bazuar në performancën e arkëtimeve gjatë pjesës së parë të vitit. Edhe shpenzimet vendore parashikohet të rriten me 14.2 miliardë lekë.

Në nivel kombëtar, të ardhurat e përgjithshme buxhetore arritën në 341 miliardë lekë gjatë pesë muajve të parë, ose 105.3% të planit të periudhës.

“Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, tĂ« ardhurat e pĂ«rgjithshme u rritĂ«n me 34.8 miliardĂ« lekĂ« ose 11.4% mĂ« shumĂ«â€, tha Malaj.

Ministria e Financave propozoi që parashikimi vjetor i të ardhurave të përgjithshme të rritet në 843.1 miliardë lekë, ose 20.1 miliardë lekë mbi buxhetin fillestar.

Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet arritën në 298.4 miliardë lekë në periudhën janar-maj, 2.2% mbi planin.

“NĂ« total, janĂ« mbledhur 6.3 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« krahasim me planin fillestar tĂ« pesĂ«mujorit 2026”, tha ministri.

Suficiti buxhetor për periudhën arriti në rreth 53.7 miliardë lekë. Sipas Malajt, ndryshimet e propozuara në buxhet financohen nga të ardhurat shtesë dhe nuk ndryshojnë nivelin e deficitit.

“TĂ« gjitha ndryshimet e propozuara nĂ« aktin normativ financohen brenda hapĂ«sirĂ«s fiskale tĂ« krijuar nga rritja e tĂ« ardhurave buxhetore”, tha ai. “Ato nuk ndryshojnĂ« nivelin e deficitit buxhetor, ruajnĂ« trajektoren rĂ«nĂ«se tĂ« borxhit publik dhe garantojnĂ« vijimin e konsolidimit fiskal.”

https://monitor.al/5-mujori-te-ardhurat-rekord-nga-taksa-e-infrastruktures-paralajmerojne-nje-bum-te-ri-ndertimi/

The post Malaj konfirmon vrullin e ri të ndërtimit në Tiranë dhe bregdet: 11 miliardë lekë të ardhura appeared first on Revista Monitor.

Depozitimi i energjisë, ERE u kërkon operatorëve të impianteve të regjistrohen brenda 60 ditëve

By: Nertila
21 July 2026 at 10:00

Enti Rregullator i EnergjisĂ« u ka kĂ«rkuar operatorĂ«ve tĂ« impianteve tĂ« depozitimit tĂ« energjisĂ« qĂ« tĂ« njoftojnĂ« dhe tĂ« regjistrohen pranĂ« institucionit brenda 60 ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e ligjit nr. 59/2026 “PĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike”.

Detyrimi përfshin operatorët që, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë impiante të depozitimit të energjisë në zhvillim ose në operim, por nuk disponojnë një licencë të veçantë për operimin e tyre, sipas njoftimit të publikuar nga ERE.

Kërkesa e rregullatorit mbështetet në nenin 51, pikat 3 dhe 5, të ligjit të ri për sektorin elektrik. Neni përcakton kushtet për licencimin dhe regjistrimin e operatorëve të impianteve të depozitimit të energjisë. Sipas pikës 1 të nenit 51, aktiviteti i depozitimit të energjisë mund të kryhet vetëm nga persona fizikë ose juridikë të pajisur me licencë për operimin e impiantit përkatës, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Pika 3 parashikon se impiantet e depozitimit që, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, janë në zhvillim ose në operim pa një licencë të posaçme, njihen dhe lejohen të vazhdojnë operimin sipas licencës ekzistuese.

Operatorët e këtyre impianteve duhet të aplikojnë për licencën e operimit brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, sipas pikës 4 të nenit. ERE mund të miratojë procedura të thjeshtuara licencimi për aplikimet që lidhen me operimin e impianteve të depozitimit të energjisë. Ndërkohë, pika 5 vendos afatin 60-ditor për njoftimin dhe regjistrimin e operatorit pranë ERE-s.

Pas marrjes sĂ« njoftimit, ERE mund t’u kĂ«rkojĂ« operatorĂ«ve informacion ose dokumentacion shtesĂ«, kur kjo vlerĂ«sohet e nevojshme pĂ«r regjistrimin dhe administrimin e Regjistrit tĂ« Impianteve tĂ« Depozitimit tĂ« EnergjisĂ«.

Neni 51 përcakton gjithashtu se operatorët duhet të përmbushin standardet ligjore, teknike, të sigurisë dhe operacionale që zbatohen për subjektet e licencuara për operimin e impianteve të depozitimit.

Në rastin kur operatori është një kompani e kontrolluar plotësisht ose pjesërisht nga shteti, ligji parashikon që Këshilli i Ministrave të caktojë autoritetin publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve. Sipas nenit 51, ky autoritet duhet të jetë i pavarur nga pronari i sistemit të transmetimit.

ERE u ka bërë thirrje subjekteve që plotësojnë kushtet e përcaktuara të respektojnë afatin ligjor për regjistrim.

 

The post Depozitimi i energjisë, ERE u kërkon operatorëve të impianteve të regjistrohen brenda 60 ditëve appeared first on Revista Monitor.

Pajisjet diagnostikuese in vitro, gati drafti që unifikon rregullat e tregut

By: Nertila
20 July 2026 at 13:20

Qeveria po përgatit një kuadër të ri rregullator për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro, përmes një projektligji të hedhur për konsultim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.  Sipas tekstit të bërë publik qëllimi i ligjit është të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së pacientëve, përdoruesve dhe personave të tjerë, duke përfshirë edhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Projektligji përcakton rregullat për vendosjen në treg, bërjen të disponueshme në treg dhe vënien në shërbim të pajisjeve mjekësore diagnostikuese in vitro për përdorim njerëzor dhe të aksesorëve të tyre.

Rregullat do të zbatohen gjithashtu për studimet e performancës që lidhen me këto pajisje dhe aksesorët e tyre, kur ato kryhen në Republikën e Shqipërisë.

NĂ« tekstin e projektligjit, pajisjet mjekĂ«sore diagnostikuese in vitro dhe aksesorĂ«t e tyre referohen sĂ« bashku si “pajisje”.

Projektligji nuk zbatohet për produktet për përdorim të përgjithshëm laboratorik ose produktet vetëm për përdorim kërkimor, përveç rasteve kur ato janë destinuar në mënyrë specifike nga prodhuesi për ekzaminim diagnostikues in vitro.

Nga fusha e zbatimit përjashtohen gjithashtu produktet për marrjen e mostrave në mënyrë invazive ose produktet që aplikohen drejtpërdrejt në trupin e njeriut për marrjen e një kampioni.

Ligji nuk do të zbatohet as për materialet referuese të certifikuara ndërkombëtarisht dhe për materialet e përdorura në skemat e vlerësimit të jashtëm të cilësisë.

Kur një pajisje përfshin si pjesë integrale një pajisje mjekësore sipas legjislacionit të posaçëm, ajo do të rregullohet nga ai legjislacion, ndërsa kërkesat e projektligjit do të zbatohen për pjesën diagnostikuese in vitro.

Pajisjet që konsiderohen gjithashtu makineri duhet të përmbushin kërkesat thelbësore të shëndetit dhe sigurisë të përcaktuara në legjislacionin për makineritë, kur këto kërkesa janë më specifike. Projektligji parashikon se struktura përgjegjëse për inspektimin e pajisjeve ruan të drejtën të kufizojë përdorimin e llojeve të caktuara të pajisjeve për aspekte që nuk mbulohen nga ligji.

Teksti përcakton gjithashtu se ligji nuk cenon legjislacionin kombëtar për organizimin, ofrimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor. Kjo përfshin kërkesat që pajisje të caktuara të furnizohen vetëm me recetë mjekësore, të përdoren vetëm nga profesionistë ose institucione të caktuara shëndetësore, apo që përdorimi i tyre të shoqërohet me këshillim profesional.

Projektligji nuk kufizon lirinë e shtypit ose lirinë e shprehjes në media, të garantuara nga legjislacioni shqiptar dhe Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Sipas shënimit shoqërues, ligji është pjesërisht i harmonizuar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2017/746 për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro.

 

The post Pajisjet diagnostikuese in vitro, gati drafti që unifikon rregullat e tregut appeared first on Revista Monitor.

ARRSH tender 5 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit

By: Nertila
20 July 2026 at 10:37

Autoriteti Rrugor Shqiptar synon të lidhë Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit përmes një rruge për të cilën çeli këtë të hënë tenderin me fond limit 491 milionë lekë, ose rreth 5 milionë euro.

Projekti parashikon realizimin e njĂ« lidhjeje rrugore nĂ« pjesĂ«n verilindore tĂ« TiranĂ«s, nĂ« zonĂ«n ku ndodhet edhe rruga “Myslym Keta”. Kjo rrugĂ« shtrihet nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative 4, kufizohet nga rruga “AleksandĂ«r Moisiu” dhe lidhet me RrugĂ«n e Arbrit.

Sipas raportit teknik, segmenti i marrë në studim ka një gjatësi prej rreth 3,000 metrash dhe një gjerësi ekzistuese që varion nga 7 deri në 10 metra. Aksi është i asfaltuar, por në disa pjesë paraqet çarje, gropa dhe dëmtime të sipërfaqes.

Trotuaret përgjatë rrugës janë të dëmtuara dhe në disa zona nuk ofrojnë kushte të përshtatshme për lëvizjen e këmbësorëve. Ndriçimi publik është i pranishëm vetëm në segmente të caktuara, ndërsa pjesë të tjera të aksit mbeten të pandriçuara.

Raporti evidenton gjithashtu se sistemet ekzistuese të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza janë të vjetruara. Në disa zona, kapaciteti i tyre rezulton i pamjaftueshëm gjatë reshjeve intensive.

Zgjidhja teknike e propozuar parashikon një gjerësi kaluese prej 12 metrash, të ndarë në dy pjesë nga 6 metra secila. Në profilin e rrugës është përfshirë një ndarëse qendrore me gjerësi 1 metër.

Në të dyja anët e aksit janë parashikuar kuneta me gjerësi 0.5 metra dhe trotuare me gjerësi 2 metra. Projekti përfshin rehabilitimin e plotë të shtresave rrugore dhe rikonstruksionin ose ndërtimin e trotuareve përgjatë segmentit.

Ndërhyrja parashikon instalimin e ndriçimit të ri rrugor me teknologji LED përgjatë gjithë aksit. Pjesë e punimeve do të jenë edhe rehabilitimi dhe zgjerimi i sistemeve të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza.

Në projekt janë përfshirë gjithashtu sinjalistika horizontale dhe vertikale, elemente për aksesin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe ndërhyrje për gjelbërimin dhe mobilimin urban.

Preventivi paraprak pĂ«r ndĂ«rhyrjen e plotĂ« nĂ« rrugĂ«n “Myslym Keta” Ă«shtĂ« pĂ«rllogaritur nĂ« rreth 672 milionĂ« lekĂ« me TVSH. Fondi limit i tenderit tĂ« hapur nga ARRSH Ă«shtĂ« 491 milionĂ« lekĂ«.

Dokumentacioni teknik parashikon edhe organizimin e punimeve dhe menaxhimin e trafikut gjatë fazës së ndërtimit.

The post ARRSH tender 5 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit appeared first on Revista Monitor.

Hotelet pritën 12,7% më shumë të huaj në maj, kryesojnë italianët, pas tyre Kosova

By: Nertila
17 July 2026 at 11:13

Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 12,4% në maj 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më pare. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi strukturat akomoduese konfirmojnë ecurinë pozitive të sektorit të paktën deri në muajin e 5-të të vitit.

Vizitorët rezidentë u rritën me 11,4% në terma vjetorë, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë u rrit me 12,7%. Net-qëndrimet gjithsej në strukturat akomoduese shënuan një rritje prej 8% krahasuar me majin 2025.

Sipas INSTAT net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 6%, ndërsa ato të vizitorëve jo-rezidentë u shtuan me 8,6%. Të dhënat përfshijnë aktivitetin e hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese turistike në vend.

Referuar shifrave Italia mbeti vendi kryesor i origjinës së vizitorëve të huaj të akomoduar në Shqipëri, me 19% të totalit. Kosova përbënte 11% të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Gjermania me 10%, Franca me 9% dhe Polonia me 6%.

Vizitorët nga vendet e tjera përbënin 45% të totalit të vizitorëve të huaj. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 29,8% në maj 2026, nga 28,7% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritja e normës së shfrytëzimit të dhomave ishte 1,1 pikë përqindjeje në krahasim me majin 2025.

Turizmi i minutës së fundit po shfaq dobësi

Ecuria e turizmit këtë vit sidomos në këtë sezon veror po vihet në pikëpyetje për shkak të tendencave jo të njëtrajtshme që po shfaqen në segmente të ndryshëm. Kështu në zonën e Durrësit dhe Golemit operatorët hotelierë konfirmojnë se ka një ecuri të mirë të kontratave të garancisë që janë turistët që vijnë të organizuar por ata që rezervojnë në moment të fundit kanë ardhur në rënie.

Strukturat sipas politikave që aplikojnë llogarisin që 80 për qind të kapaciteteve ti japin me kontrata garancie kurse 20 për qind llogariten për rezervimet individuale që bëhen gjatë sezonit. Luhatje kanë treguar edhe rajone të ndryshme në vend kryesisht në Jug por vetëm fundi i verës do të japë një panoramë të qartë mbi bilancin.

 

The post Hotelet pritën 12,7% më shumë të huaj në maj, kryesojnë italianët, pas tyre Kosova appeared first on Revista Monitor.

Korporata hap thirrjen për Palasën, privati merr tokë për hotele në këmbim të objekteve publike

By: Nertila
16 July 2026 at 13:06

Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur procedurĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r projektin “Qendra e ShĂ«rbimeve Publike PalasĂ«â€, njĂ« marrĂ«veshje qĂ« lidh zhvillimin e dy hoteleve nĂ« prona shtetĂ«rore nĂ« PalasĂ« dhe DhĂ«rmi me ndĂ«rtimin e njĂ« kompleksi tĂ« ri publik pranĂ« rreth-rrotullimit tĂ« PalasĂ«s.

Skema parashikon që investitori privat të projektojë dhe ndërtojë dy struktura akomoduese në bregdet.

NĂ« kĂ«mbim, ai do tĂ« financojĂ« objektet publike tĂ« projektit dhe do t’i kalojĂ« KorporatĂ«s njĂ« pjesĂ« tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« zhvilluar. Kontrata Ă«shtĂ« konceptuar si sipĂ«rmarrje dhe pĂ«rfshin tri zona tĂ« veçanta: njĂ« zonĂ« pĂ«r funksione publike dhe dy zona pĂ«r zhvillim hotelerie e shĂ«rbimesh turistike.

Zona publike pranë rrethrrotullimit të Palasës

Zona 1 ndodhet pranë rrethrrotullimit të Palasës, në pikën ku aksi kryesor lidhet me rrugën e re drejt Drimadhës dhe Dhërmiut. Prona është regjistruar në Zonën Kadastrale 2863, me numër pasurie 29/84 dhe sipërfaqe rreth 54,391 metra katrorë.

Ajo është përcaktuar me vendim të qeverisë si pronë e përshtatshme për zhvillimin e komponentit publik të projektit. Pjesa e propozuar për ndërtim pozicionohet në anën e majtë të aksit rrugor, me synimin që strukturat e reja të kenë dalje të shpejtë drejt Palasës, Drimadhës, Dhërmiut dhe rrugëve kryesore të zonës. Vendndodhja shihet si e favorshme për shërbimet operative dhe emergjente, për shkak të nevojës për hyrje-dalje të drejtpërdrejta të policisë, zjarrfikësve, ambulancave dhe mjeteve të tjera të shërbimit.

Qendra e re do të përfshijë Stacionin e Policisë në Palasë, Stacionin e Policisë Kufitare të Dhërmiut, ambiente për Gardën e Republikës, një strukturë zjarrfikëse dhe shërbime shëndetësore bazë e emergjence. Programi orientues parashikon rreth 900 metra katrorë për strukturat policore, 730 metra katrorë për Gardën, 170 metra katrorë për zjarrfikësit dhe deri në 217 metra katrorë për shërbimin shëndetësor.

Zhvillimi i hotelerisë në Palasë dhe Dhërmi

Zona 2 pĂ«rfshin pronĂ«n nr. 68/119/15 nĂ« PalasĂ«, nĂ« ZonĂ«n Kadastrale 1739, me sipĂ«rfaqe 2,555 metra katrorĂ«. Prona lidhet me funksionet ekzistuese tĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« nĂ« PalasĂ« dhe Ă«shtĂ« transferuar nĂ« pronĂ«si tĂ« KorporatĂ«s sĂ« Investimeve Shqiptare pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« nĂ« projekt. KonkurrentĂ«t duhet tĂ« paraqesin njĂ« koncept arkitekturor dhe funksional me fokus te hoteleria dhe shĂ«rbimet e lidhura me turizmin.

Me intensitet orientues zhvillimi prej 1.4, sipërfaqja maksimale e projektuar në këtë pronë llogaritet në rreth 3,577 metra katrorë.

Strukturë akomoduese në pronën e Pikës Kufitare Zona 3 përfshin pronën e Pikës Kufitare të Dhërmiut, e vendosur në vijën bregdetare të fshatit. Prona përdoret aktualisht nga Policia Kufitare për funksione administrative dhe operacionale të kontrollit kufitar detar. Ajo përbëhet nga një truall prej rreth 1,500 metrash katrorë dhe një ndërtesë ekzistuese prej rreth 312 metrash katrorë.

Sipas dokumenteve të procedurës, objekti aktual nuk përfaqëson një zhvillim të optimizuar në raport me potencialin ekonomik të vendndodhjes. Zona karakterizohet nga prani e lartë e strukturave akomoduese, shërbimeve turistike dhe fluksit sezonal të vizitorëve. Investitorëve u kërkohet të propozojnë një zhvillim hotelerie që të integrohet me vijën bregdetare, peizazhin dhe ndërtimet përreth. Sipërfaqja maksimale orientuese e zhvillimit në Dhërmi është rreth 2,100 metra katrorë.

Pragu minimal prej 35%

Investitori privat duhet t’i ofrojĂ« KorporatĂ«s tĂ« paktĂ«n 35% tĂ« sipĂ«rfaqes totale tĂ« zhvilluar nĂ« secilĂ«n strukturĂ« akomoduese. KandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« ofrojnĂ« njĂ« pĂ«rqindje mĂ« tĂ« lartĂ« dhe oferta mĂ« e favorshme pĂ«r KorporatĂ«n do tĂ« ketĂ« peshĂ« nĂ« pĂ«rzgjedhjen e fituesit.

Pjesa që i takon Korporatës në dy strukturat akomoduese do të përdoret si kundërvlerë për ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike.

Me kërkesë të Korporatës, partneri privat do të duhet të zhvillojë objektet publike në Palasë në këmbim të pjesës së shtetit në projektet hotelierike. Privati do të mbulojë edhe kostot e projektimit, taksat, tarifat, lejet, mbikëqyrjen e punimeve dhe regjistrimin e objekteve të reja.

Përzgjedhja në dy faza

Procedura do të zhvillohet në dy faza. Fillimisht, aplikantët duhet të dorëzojnë një masterplan, tri projekt-ide arkitekturore dhe dokumentacionin që provon kapacitetet e tyre financiare dhe teknike. Pesë kandidatët më të vlerësuar do të kalojnë në fazën e dytë, ku projektet arkitekturore do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare dhe do të hapen ofertat financiare. Kandidatët duhet të demonstrojnë akses në të paktën 7 milionë euro burime financiare për realizimin e projektit. Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 10 shtator 2026, ora 15:00.

 

The post Korporata hap thirrjen për Palasën, privati merr tokë për hotele në këmbim të objekteve publike appeared first on Revista Monitor.

ERE sjell në vëmendje ligjin e ri të energjisë, konsumator aktiv, matje digjitale dhe treg i hapur

By: Nertila
16 July 2026 at 12:00

Ligji i ri pĂ«r sektorin e energjisĂ« elektrike ka hyrĂ« nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren Zyrtare” mĂ« 30 qershor 2026, duke vendosur njĂ« kuadĂ«r tĂ« ri pĂ«r organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e tregut shqiptar tĂ« energjisĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r Enti Rregullator i EnergjisĂ« solli sĂ« fundmi nĂ« vĂ«mendje se ligji synon pĂ«rafrimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« rregullave shqiptare me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe detyrimet e vendit nĂ« Komunitetin e EnergjisĂ«.

Kuadri i ri synon njĂ« treg “mĂ« transparent, konkurrues dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, ndĂ«rsa zgjeron tĂ« drejtat dhe rolin e konsumatorĂ«ve nĂ« tregun e energjisĂ« elektrike, sipas njoftimit tĂ« ERE-s. NjĂ« prej ndryshimeve kryesore Ă«shtĂ« krijimi i bazĂ«s ligjore pĂ«r konsumatorin aktiv, duke pĂ«rfshirĂ« mundĂ«sinĂ« e vetĂ«prodhimit, pĂ«rdorimit tĂ« energjisĂ« sĂ« prodhuar dhe pjesĂ«marrjes nĂ« mekanizma tĂ« rinj tĂ« tregut.

Ligji mbështet gjithashtu integrimin e burimeve të rinovueshme në sistem, me synimin për ta bërë sektorin më fleksibël dhe më të qëndrueshëm. Kuadri njeh shërbime të reja energjetike, përfshirë agregimin, menaxhimin e kërkesës dhe fleksibilitetin e konsumit.

Këto mekanizma mundësojnë bashkimin e prodhimit ose konsumit të disa pjesëmarrësve dhe përshtatjen e kërkesës sipas kushteve të tregut dhe sistemit. Ligji vendos theks edhe te digjitalizimi dhe përdorimi i sistemeve moderne të matjes.

Sipas ERE-s, matja moderne synon të rrisë saktësinë, cilësinë e shërbimit dhe transparencën në marrëdhëniet ndërmjet operatorëve dhe konsumatorëve. Rregullat e reja synojnë gjithashtu zhvillimin e mëtejshëm të tregut të energjisë elektrike dhe rritjen e konkurrencës ndërmjet pjesëmarrësve. Një tjetër objektiv është integrimi më i madh i tregut shqiptar me tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë. Ligji forcon mekanizmat për informimin dhe mbrojtjen e klientëve, si dhe krijon kushte për një pjesëmarrje më aktive të tyre në treg.

ERE do të ketë rol më të zgjeruar në rregullimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e sektorit. Rregullatori do të synojë, sipas njoftimit, garantimin e një ekuilibri ndërmjet interesave të konsumatorëve, operatorëve të tregut dhe objektivave të politikës energjetike. Hyrja në fuqi e ligjit nuk e përfundon procesin rregullator. ERE duhet të hartojë, rishikojë dhe miratojë aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e plotë të tij.

Paketa do të përfshijë rregullore, metodologji, kode, procedura dhe akte të tjera që lidhen me funksionimin e tregut. Ajo do të mbulojë gjithashtu mekanizmat e mbrojtjes së konsumatorëve dhe mënyrën e zbatimit të koncepteve të reja të parashikuara në ligj. Afatet dhe kushtet konkrete për vetëprodhimin, agregimin, menaxhimin e kërkesës dhe matjen digjitale pritet të përcaktohen përmes këtyre akteve.

 

The post ERE sjell në vëmendje ligjin e ri të energjisë, konsumator aktiv, matje digjitale dhe treg i hapur appeared first on Revista Monitor.

Nga leku digjital te dera e euros, çfarë parashikon drafti që riformaton Bankën e Shqipërisë

By: Nertila
16 July 2026 at 11:10

Projektligji i ri “PĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ i hehdur pĂ«r konsultim sjell njĂ« rishkrim tĂ« plotĂ« tĂ« kuadrit qĂ« rregullon bankĂ«n qendrore. Ai synon tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« ligjin nr. 8269 tĂ« vitit 1997, tĂ« ndryshuar disa herĂ« gjatĂ« tri dekadave tĂ« fundit.

Dokumenti e vendos reformën në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe përafrimit me rregullat që zbatohen për bankat qendrore kombëtare të vendeve anëtare. Projektligji i referohet drejtpërdrejt Traktatit për Funksionimin e BE-së dhe Statutit të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Ndryshimet kyce prekin mënyrën se si Banka e Shqipërisë financon operacionet e veta, ndërvepron me qeverinë, mbështet bankat në krizë, administron fitimin dhe organizon drejtimin e institucionit. Mandati zgjerohet për të përfshirë në mënyrë të shprehur stabilitetin financiar, politikën makroprudenciale dhe funksionet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Projektligji vendos kapital të nënshkruar prej 6 miliardë lekësh dhe parashikon një rezervë të përgjithshme që duhet të arrijë të paktën pesëfishin e këtij kapitali. Ai krijon gjithashtu një mekanizëm të detyrueshëm rikapitalizimi nga qeveria nëse kapitali bie nën nivelin ligjor.

Një tjetër ndryshim është ndalimi më i fortë i financimit monetar të qeverisë. Kredia afatshkurtër për buxhetin, e lejuar nga ligji aktual brenda kufijve të caktuar, hiqet nga kuadri i ri.

Drafti krijon edhe bazĂ«n ligjore pĂ«r emetimin e njĂ« monedhe digjitale tĂ« bankĂ«s qendrore, tĂ« emĂ«rtuar “Lek” digjital, me status kursi ligjor.  Rregullat e reja ndryshojnĂ« procedurat pĂ«r emĂ«rimin dhe shkarkimin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, forcojnĂ« kriteret profesionale dhe vendosin garanci tĂ« reja pĂ«r mandatet e tyre. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, rishikohen sistemi i pagave, auditimi dhe kontrolli publik i institucionit.

Projektligji ruan Këshillin me nëntë anëtarë dhe mandatin shtatëvjeçar, por ndan më qartë rolin politikëbërës të Këshillit nga funksioni ekzekutiv i Guvernatorit.  Ai parashikon gjithashtu dy etapa të ardhshme: rregulla që hyjnë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe rregulla të tjera që aktivizohen kur vendi të adoptojë euron. Mëposhtë disa nga ndryshimet kryesore.

 Financimi i qeverisë nga Banka e Shqipërisë

Si Ă«shtĂ«: Ligji aktual e ndalon nĂ« parim financimin e qeverisĂ«, por mĂ« pas lejon qĂ« Banka e ShqipĂ«risĂ« t’i japĂ« asaj kredi ose hua nĂ« lekĂ« me maturim deri nĂ« gjashtĂ« muaj. Shuma normale mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 5% tĂ« mesatares sĂ« tĂ« ardhurave buxhetore tĂ« tri viteve tĂ« fundit. NĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme, kufiri mund tĂ« rritet pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« 8%.

Si do të bëhet: Projektligji ndalon shprehimisht çdo kredi, overdraft, linjë kredie apo formë tjetër financimi, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për qeverinë, institucionet qendrore e vendore dhe subjektet e tjera publike. Banka lejohet të kryejë pagesa për qeverinë vetëm brenda fondeve që ndodhen realisht në llogaritë e saj.

Blerja e titujve të qeverisë

Si është: Ligji në fuqi lejon Bankën e Shqipërisë të blejë dhe të shesë letra me vlerë të qeverisë. Blerjet për llogari të saj trajtohen si kredi për qeverinë dhe i nënshtrohen kufijve të financimit, me përjashtim të rasteve kur lidhen me objektivin e stabilitetit të çmimeve ose me investimet e fondit të pensionit.

Si do të bëhet: Rregulli i ri është që titujt e sektorit publik nuk mund të blihen në tregun primar dhe mund të blihen vetëm në tregun sekondar. Projektligji lejon një përjashtim: blerjen në tregun primar për riinvestimin e shumave që vijnë nga maturimi i titujve ekzistues, me maturitet jo më të gjatë, njoftim paraprak dhe çmim tregu.

Kapitali i Bankës së Shqipërisë

Si është: Ligji aktual përcakton një fond themelimi prej 750 milionë lekësh, në pronësi ekskluzive të shtetit. Fondi mund të rritet me propozim të Bankës së Shqipërisë dhe me miratimin e Ministrisë së Financave.

Si do të bëhet: Projektligji vendos kapital të nënshkruar prej 6 miliardë lekësh, të paguar plotësisht dhe në pronësi të shtetit shqiptar. Kapitali nuk mund të transferohet, përdoret si garanci, sekuestrohet ose zvogëlohet. Rritja fillestare do të financohet nga rezervat e posaçme të Bankës dhe, vetëm nëse ato nuk mjaftojnë, nga Ministria e Financave.

 Rezerva e përgjithshme dhe baza financiare

Si është: Ligji aktual parashikon kalimin e 25% të fitimit neto çdo vit në fondin e rezervës së përgjithshme, derisa ai të arrijë 500% të fondit të themelimit. Pjesa tjetër e fitimit mund të transferohet në buxhet, pasi të kryhen zbritjet dhe kompensimet ligjore.

Si do të bëhet: Rezerva e përgjithshme duhet të jetë të paktën 500% e kapitalit të nënshkruar, që me kapitalin e ri prej 6 miliardë lekësh nënkupton një minimum prej 30 miliardë lekësh. Ajo mund të përdoret vetëm për mbulimin e humbjeve ose për rritjen e kapitalit. Këshilli mund të krijojë edhe rezerva të tjera për rreziqe financiare specifike.

Rikapitalizimi nga qeveria

Si Ă«shtĂ«: Kur vlera e aktiveve tĂ« BankĂ«s bie nĂ«n detyrimet dhe fondin e themelimit, ligji aktual kĂ«rkon qĂ« Ministri i Financave t’i transferojĂ« BankĂ«s letra me vlerĂ« shtetĂ«rore tĂ« tregtueshme me norma interesi tregu.

Si do të bëhet: Projektligji e lidh ndërhyrjen me nivelin e kapitalit të nënshkruar. Nëse kapitali bie nën këtë nivel, nuk transferohet fitim në buxhet dhe qeveria, me kërkesë të Bankës, duhet ta rikapitalizojë atë brenda vitit financiar. Transferimi mund të bëhet në para ose me tituj të tregtueshëm me normë dhe karakteristika tregu.

Shpërndarja e fitimit

Si Ă«shtĂ«: Sipas ligjit aktual, 25% e fitimit neto kalon nĂ« rezervĂ«n e pĂ«rgjithshme derisa tĂ« arrihet kufiri ligjor. Pas kompensimit tĂ« titujve qĂ« mund t’i jenĂ« dhĂ«nĂ« BankĂ«s pĂ«r mbulimin e mungesĂ«s sĂ« aktiveve, pjesa e mbetur transferohet nĂ« buxhetin e shtetit brenda katĂ«r muajve nga mbyllja e vitit.

Si do të bëhet: Fitimi do të përdoret fillimisht për mbulimin e humbjeve, më pas për plotësimin e rezervës së përgjithshme dhe rezervave të posaçme. Vetëm pjesa që mbetet transferohet në buxhet. Projektligji ndalon që Banka të detyrohet të transferojë një shumë ose përqindje fikse pa marrë parasysh rezultatin financiar, kapitalin dhe rezervat.

Objektivat e Bankës së Shqipërisë

Si është: Ligji aktual përcakton stabilitetin e çmimeve si objektivin kryesor. Objektivat e tjera lidhen me zhvillimin e sistemit financiar, sistemin e pagesave, likuiditetin, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar.

Si do të bëhet: Projektligji krijon një rend të drejtpërdrejtë objektivash. Në vend të parë mbetet stabiliteti i çmimeve; në vend të dytë vendoset kontributi në stabilitetin financiar. Vetëm pa cenuar këto dy objektiva, Banka mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të qeverisë dhe vepron sipas parimeve të ekonomisë së hapur dhe konkurrencës së lirë.

 Politika makroprudenciale

Si është: Ligji aktual i jep Bankës përgjegjësi për licencimin, mbikëqyrjen dhe qëndrueshmërinë e bankave. Ai përmend likuiditetin, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar, por nuk e përcakton politikën makroprudenciale si detyrë të veçantë.

Si do të bëhet: Projektligji e rendit politikën makroprudenciale mes detyrave themelore të Bankës. Këshilli do të miratojë strategjinë, aktet rregullatore dhe aktivizimin e instrumenteve makroprudenciale. Parashikohet edhe krijimi i Komitetit të Stabilitetit Financiar, i cili do të këshillojë Këshillin dhe Guvernatorin për këto politika.

Likuiditeti emergjent për bankat

Si është: Ligji aktual lejon kredi për bankat me afat jo më të gjatë se 92 ditë dhe kundrejt garancive të caktuara. Për bankat nën kujdestari, Banka e Shqipërisë mund të japë edhe kredi të pagarantuara ose të siguruara me mjete të tjera, kur e vlerëson të nevojshme për integritetin e sistemit bankar.

Si do tĂ« bĂ«het: Linja e likuiditetit mund t’i jepet njĂ« institucioni krediti qĂ« ka aftĂ«si paguese, por pĂ«rballet me mungesĂ« tĂ« pĂ«rkohshme likuiditeti nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme. KĂ«rkohet kolateral i mjaftueshĂ«m dhe normĂ« interesi penalizuese. Kredia jepet me kĂ«ste, rishikohet periodikisht dhe mund tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« 12 muaj.

Financimi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

Si Ă«shtĂ«: Ligji nĂ« fuqi parashikon se Banka e ShqipĂ«risĂ« mund t’u japĂ« kredi bankave qĂ« mbajnĂ« llogari nĂ« regjistrat e saj, ndĂ«rsa pĂ«r bankat nĂ«n kujdestari mund tĂ« japĂ« edhe kredi tĂ« pagarantuara ose tĂ« garantuara me mjete tĂ« tjera, kur kjo vlerĂ«sohet e nevojshme pĂ«r ruajtjen e integritetit tĂ« sistemit bankar. NĂ« dispozitat e ligjit aktual tĂ« krahasuara kĂ«tu nuk pĂ«rcaktohet njĂ« mekanizĂ«m i posaçëm financimi pĂ«r AgjencinĂ« e Sigurimit tĂ« Depozitave.

Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji parashikon shprehimisht se, “kur stabiliteti financiar Ă«shtĂ« nĂ« rrezik”, Banka e ShqipĂ«risĂ« mund tĂ« lidhĂ« marrĂ«veshje financimi afatshkurtra me AgjencinĂ« e Sigurimit tĂ« Depozitave. Financimi jepet kundrejt garancisĂ« me tituj tĂ« emetuar nga qeveria dhe nĂ« pronĂ«si tĂ« AgjencisĂ«, ndĂ«rsa KĂ«shilli vendos pĂ«r dhĂ«nien, vazhdimin, ndryshimin ose ndĂ«rprerjen e kĂ«saj mbĂ«shtetjeje.

Leku digjital

Si është: Ligji aktual njeh lekun si njësinë monetare dhe i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalike. Këto kanë kurs ligjor dhe pranohen për pagesën e detyrimeve publike dhe private.

Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji shton monedhĂ«n digjitale “Lek” pĂ«rkrah kartĂ«monedhave dhe monedhave metalike. Ajo do tĂ« ketĂ« kurs ligjor dhe do tĂ« pranohet nĂ« vlerĂ« nominale pĂ«r shlyerjen e detyrimeve publike dhe private. Banka do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n ekskluzive tĂ« emetimit dhe vlera e saj nĂ« qarkullim do tĂ« regjistrohet si detyrim nĂ« pasqyrat financiare.

Sistemet e pagesave dhe subjektet financiare

Si është: Ligji aktual i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën të organizojë shlyerjen, klerimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të pagesave. Dispozitat janë të përqendruara kryesisht në marrëdhënien me bankat dhe sistemin ndërbankar.

Si do tĂ« bĂ«het: Projektligji e zgjeron listĂ«n e subjekteve qĂ« mund tĂ« mbajnĂ« llogari pranĂ« BankĂ«s. Ajo pĂ«rfshin institucione pagesash, institucione tĂ« parasĂ« elektronike, operatorĂ« sistemesh, depozitarĂ« qendrorĂ« tĂ« titujve dhe kundĂ«rpalĂ« qendrore. Banka mund t’u ofrojĂ« pjesĂ«marrĂ«sve tĂ« sistemeve tĂ« pagesave edhe kredi brenda ditĂ«s.

 Qeverisja, emërimi dhe shkarkimi i Këshillit

Si është: Këshilli aktual ka nëntë anëtarë, me mandat shtatëvjeçar. Pesë kandidatë propozohen nga Kuvendi, tre nga Këshilli i Ministrave dhe një nga vetë Këshilli. Kandidatëve u kërkohet arsim ekonomik ose juridik dhe më shumë se pesë vjet përvojë në administratë ose në sektorin financiar e bankar.

Si do të bëhet: Numri i anëtarëve dhe mandati mbeten të pandryshuar, por kriteret rriten në mbi 10 vjet përvojë drejtuese ose akademike. Fushat e kërkuara zgjerohen në ekonomi, financë, banka, administrim rreziku, ligj dhe auditim. Shkarkimi lidhet me kushte të përcaktuara në ligj dhe anëtari mund ta çojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese, duke pezulluar shqyrtimin parlamentar.

 Pagat, auditimi dhe raportimi publik

Si është: Këshilli përcakton shpërblimin e anëtarëve, Guvernatorit, zëvendësguvernatorëve dhe personelit. Ligji aktual ka një Inspektor të Përgjithshëm të emëruar nga Kuvendi për pesë vjet. Banka paraqet çdo gjashtë muaj një deklaratë për politikën monetare në Kuvend dhe Këshillin e Ministrave.

Si do të bëhet: Pagat dhe përfitimet nuk mund të ulen, ndërsa paga bazë e personelit indeksohet çdo vit me inflacionin dhe përcaktohet jashtë skemës së administratës publike. Inspektori zëvendësohet nga Drejtori i Auditimit të Brendshëm, i emëruar nga Këshilli, dhe krijohet Komiteti i Auditimit. Raportimi formal bëhet ekskluzivisht ndaj Kuvendit, një herë në vit dhe sa herë kërkohet prej tij, ndërsa raportet periodike monetare dhe financiare publikohen nga Banka.

 

The post Nga leku digjital te dera e euros, çfarë parashikon drafti që riformaton Bankën e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Ankimohet tenderi 6 milionĂ« euro pĂ«r rikonstruksionin e rrugĂ«s dytĂ«sore Hygeia–Megatek

By: Nertila
15 July 2026 at 14:00

Procedura e prokurimit me fond limit rreth 594.9 milionĂ« lekĂ« pa TVSH, ose afĂ«rsisht 6 milionĂ« euro, pĂ«r rikonstruksionin e rrugĂ«s dytĂ«sore Tiranë–DurrĂ«s nĂ« segmentin Hygeia–Megatek Ă«shtĂ« ankimuar pĂ«r kriteret e vendosura nĂ« dokumentet e tenderit.

Tenderi është shpallur nga Bashkia Tiranë dhe është parashikuar të zhvillohet më 16 korrik 2026. Ankesa kërkon ndryshimin ose heqjen e disa kushteve të kualifikimit, me argumentin se ato kufizojnë konkurrencën dhe nuk janë proporcionale me objektin e kontratës.

Një nga pretendimet kryesore lidhet me ndalimin që operatorët të mbështeten te kapacitetet e subjekteve të tjera për përvojën e mëparshme, licencat profesionale, drejtuesit teknikë, stafin inxhinierik dhe certifikatat ISO. Sipas ankesës, ky kufizim bie ndesh me praktikën e prokurimit publik dhe duhet të rishikohet.

Kundërshtimi i dytë ka të bëjë me kërkesën që të gjitha mjetet dhe pajisjet e deklaruara të jenë të angazhuara vetëm në këtë kontratë. Dokumentet parashikojnë skualifikim nëse këto mjete rezultojnë të përfshira në kontrata të tjera ende të papërfunduara me Bashkinë Tiranë.

Ankesa argumenton se kriteri është i panevojshëm dhe krijon paqartësi, pasi rregullat standarde kërkojnë që pajisjet të jenë në dispozicion sipas grafikut të punimeve, jo domosdoshmërisht të bllokohen ekskluzivisht për një kontratë.

Ndërhyrja në rrugë

Projekti përfshin rikonstruksionin e një aksi rreth 6.84 kilometra, nga rrethrrotullimi pranë Spitalit Hygeia deri te zona e Megatek dhe mbikalimi i Rinasit. Rruga shërben si akses për bizneset, zonat industriale dhe fshatrat përreth, si dhe si alternativë për lehtësimin e trafikut në hyrje të Tiranës.

Sipas raportit teknik, aksi ka asfalt të dëmtuar, gropa, trotuare të degraduara, probleme me ndriçimin dhe mungesë kanalizimesh të plota për ujërat e shiut. Projekti parashikon shtresa të reja rrugore, trotuare, ndriçim inteligjent, sinjalistikë, gjelbërim, stacione autobusi, sheshpushime për automjetet dhe rrjete të reja të infrastrukturës nëntokësore.

 

The post Ankimohet tenderi 6 milionĂ« euro pĂ«r rikonstruksionin e rrugĂ«s dytĂ«sore Hygeia–Megatek appeared first on Revista Monitor.

Programi, do të forcohet struktura për PPP-të, studim fizibiliteti për aeroportin e Gjirokastrës

By: Nertila
8 July 2026 at 16:04

Qeveria synon tĂ« zgjerojĂ« kapacitetet institucionale pĂ«r administrimin dhe pĂ«rgatitjen e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private gjatĂ« periudhĂ«s 2027–2029. Programi Buxhetor AfatmesĂ«m parashikon financime shtesĂ« pĂ«r AgjencinĂ« e Trajtimit tĂ« Koncesioneve, e njohur si ATRAKO. Agjencia kĂ«rkon 68 milionĂ« lekĂ« shtesĂ« pĂ«r shpenzime personeli.

Sipas dokumentit, fondet lidhen me “ndjekjen e procedurave tĂ« koncesioneve/PPP-ve, pĂ«rgatitjen e analizave dhe koordinimin e proceseve qĂ« lidhen me projektet koncesionare”.

ATRAKO kërkon gjithashtu 9.3 milionë lekë për shërbime mbështetëse, ekspertizë teknike dhe asistencë të specializuar.  Zgjerimi vjen në prag të hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin e koncesioneve, të parashikuara për shtatorin 2026.

Dokumenti thotë se struktura e ATRAKO-s pritet të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.  Një nga projektet e reja është aeroporti ndërkombëtar i Gjirokastrës. Për këtë projekt kërkohen 230 milionë lekë për studimin e fizibilitetit.

Objekti pĂ«rshkruhet si “projektimi, ndĂ«rtimi, operimi, mirĂ«mbajtja dhe transferimi i Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« GjirokastrĂ«s”.  Kjo formulĂ« Ă«shtĂ« tipike pĂ«r njĂ« kontratĂ« koncesionare. Dokumenti nuk jep ende njĂ« vlerĂ« pĂ«rfundimtare tĂ« investimit, afatin e koncesionit apo ndarjen e rrezikut financiar mes shtetit dhe operatorit privat. PĂ«r rrjedhojĂ«, ndikimi i plotĂ« buxhetor i projektit mbetet i paqartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«. NĂ« sektorin rrugor, qeveria parashikon vazhdimin e financimit tw disa projekteve ekzistuese.

NĂ« listĂ« pĂ«rfshihen Rruga e Arbrit, Milot–MorinĂ« dhe Orikum–Dukat.  Dokumenti pĂ«rmend gjithashtu financimin e akseve Tiranë–DurrĂ«s, Elbasan–Lekaj dhe Elbasan–QafĂ« ThanĂ«. NĂ« tĂ« njĂ«jtin grup janĂ« edhe Tiranë–Ndroq–Plepa, Berat–Ballaban dhe bypass-i i SarandĂ«s.

 

The post Programi, do të forcohet struktura për PPP-të, studim fizibiliteti për aeroportin e Gjirokastrës appeared first on Revista Monitor.

ARRSH çel edhe lotin 2 të Kombinat-Ndroq-Plepa, fondi 12.5 mln euro

By: Nertila
3 July 2026 at 10:47

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka çelur procedurĂ«n e prokurimit edhe pĂ«r lotin e dytĂ« tĂ« projektit tĂ« rikonstruksionit tĂ« rrugĂ«s sĂ« vjetĂ«r Kombinat–Ndroq–Plepa, duke vijuar tjeter tĂ« investimit nĂ« njĂ« nga akset alternative qĂ« lidh TiranĂ«n me DurrĂ«sin.

Sipas dokumenteve tĂ« tenderit, objekti i kontratĂ«s Ă«shtĂ« “Rikonstruksioni i rrugĂ«s sĂ« vjetĂ«r Kombinat–Ndroq–Plepa, Loti 2”, me fond limit prej rreth 1.18 miliardĂ« lekĂ«sh pa TVSH, ose rreth 12.52 milionĂ« euro.

Hapja e lotit të dytë vjen vetëm dy ditë pasi ARRSH çeli tenderin për lotin e tretë të të njëjtit aks, me një fond limit prej rreth 14.5 milionë euro.

Me procedurën e re, vlera totale e dy loteve të tenderuara deri tani arrin në rreth 27 milionë euro, ndërsa loti i parë i projektit është në zbatim.

Punimet klasifikohen nĂ« kategorinĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« autostradave dhe rrugĂ«ve, ndĂ«rsa projekti Ă«shtĂ« pjesĂ« e programit pĂ«r rehabilitimin e plotĂ« tĂ« aksit Tiranë–Ndroq–Plepa.

Rruga Tiranë–Ndroq–Plepa konsiderohet njĂ« aks i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r lidhjen mes kryeqytetit dhe DurrĂ«sit, duke shĂ«rbyer si alternativĂ« ndaj autostradĂ«s Tiranë–DurrĂ«s dhe duke pĂ«rmirĂ«suar aksesin pĂ«r zonat e Ndroqit dhe zonave pĂ«rreth. Por ashtu si kjo rrugĂ« edhe autostrada Ă«shtë  nĂ« proces zgjerimi ku çka ka krijuar trafik pĂ«r shkak tĂ« punimeve kryesisht tek pjesa e mbikalimit tĂ« Kasharit.

Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa nga ana tjetër synohet të rikonstruktohet plotësisht në gjurmën ekzistuese.

Sipas dokumentacionit teknik të ARRSH-së, infrastruktura ekzistuese, përfshirë urat dhe veprat e artit, pasqyron standardet dhe teknologjinë e kohës kur është ndërtuar.

Dokumentet evidentojnë se rruga ka gjerësi rreth 7 metra dhe paraqet dëmtime të konsiderueshme në shtresat asfaltike, deformime të trupit të rrugës, kthesa me rreze të vogla në disa segmente, si dhe zona problematike me rrëshqitje dhe kalime në zona të banuara.

Gjithashtu, në disa ura janë kryer ndërhyrje të pjesshme ndër vite, ndërsa mbivendosja e shtresave asfaltike pa skarifikim ka ndryshuar nivelet e karrexhatës.

 

The post ARRSH çel edhe lotin 2 të Kombinat-Ndroq-Plepa, fondi 12.5 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Korporata anulon procedurĂ«n pĂ«r Korpusin e Institucioneve tĂ« Pavarura, privati s’ka interes

By: Nertila
30 June 2026 at 15:44

Korporata e Investimeve Shqiptare anuloi procedurĂ«n pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e partnerit privat pĂ«r projektin “Korpusi i Institucioneve tĂ« Pavarura” dhe “Qendra pĂ«r Zhvillimin Multifunksional, TiranĂ«â€, pasi nuk arriti tĂ« sigurojĂ« numrin minimal tĂ« aplikimeve tĂ« kĂ«rkuara nĂ« fazĂ«n e parĂ« tĂ« garĂ«s.

NĂ« njoftimin e publikuar mĂ« 29 qershor, Korporata tha se procedura u anulua “pĂ«r shkak tĂ« numrit tĂ« pamjaftueshĂ«m tĂ« aplikimeve tĂ« dorĂ«zuara pĂ«r FazĂ«n I tĂ« procedurĂ«s konkurruese”, duke mbyllur garen, tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin, per njĂ« prej projekteve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« zhvillimit tĂ« pronĂ«s shtetĂ«rore pĂ«rmes partneritetit me sektorin privat.

Dështimi vjen pas një sërë projektesh të ngjashme të cilët kanë rezultuar pa interes.  Korporata në disa raste ka ndryshuar kushtet ekonomike të projekteve në përpjekje për të tërhequr zhvilluesit privatë por duket se as në këtë rast ulja e përqindjes nuk ka zgjuar interes. Dokumentet e procedurës tregojnë se pragu minimal i pjesëmarrjes së shtetit u ul, dhe investitorëve u kërkohej të garantonin të paktën 35% të sipërfaqes së zhvilluar në favor të Korporatës. Fitues do të ishte ofertuesi që propozonte përqindjen më të lartë mbi këtë prag. Edhe pas lehtësimit të kushteve, interesi i tregut mbeti i pamjaftueshëm.

Projekti ishte konceptuar mbi modelin e sipërmarrjes, ku Korporata do të kontribuonte me tokën shtetërore, ndërsa partneri privat do të financonte, projektonte dhe ndërtonte investimin, duke përfituar të drejtën për të zhvilluar sipërfaqe rezidenciale, tregtare dhe shërbimesh.

Paketa përfshinte dy zhvillime. I pari ishte ndërtimi i Korpusit të Institucioneve të Pavarura, i projektuar për të përqendruar në një kampus të vetëm një sërë institucionesh të pavarura. I dyti ishte Qendra për Zhvillimin Multifunksional në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, që parashikonte ndërtimin e objekteve publike dhe komunitare, të financuara përmes zhvillimit të një kompleksi privat në të njëjtën pronë.

Modeli është pjesë e strategjisë së Korporatës për të zhvilluar asetet shtetërore pa financim të drejtpërdrejtë nga buxheti, duke shkëmbyer të drejtën e zhvillimit me ndërtimin e ifrastruktures publike.

 

The post Korporata anulon procedurĂ«n pĂ«r Korpusin e Institucioneve tĂ« Pavarura, privati s’ka interes appeared first on Revista Monitor.

Siguria kibernetike, ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin

By: Nertila
23 June 2026 at 17:05

Qeveria shqiptare po ashpĂ«rson masat pĂ«r mbrojtjen e infrastrukturave digjitale pĂ«rmes njĂ« projektligji qĂ« ndryshon ligjin nr. 25/2024 “PĂ«r sigurinĂ« kibernetike”, i nxjerre per konsultim, duke parashikuar gjoba administrative deri nĂ« 10 milionĂ« lekĂ« pĂ«r shkeljet mĂ« tĂ« rĂ«nda.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional në fushën e sigurisë kibernetike, rritjen e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

Projektligji zgjeron kompetencat e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), duke i dhënë funksione shtesë në prokurimet e përqendruara për trajnimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe në procesin e autorizimit të organeve të vlerësimit të konformitetit. Ndryshimet synojnë gjithashtu forcimin e sistemit të certifikimit të sigurisë kibernetike, në përputhje me skemat kombëtare dhe europiane të certifikimit.

Një nga risitë kryesore është krijimi i bazës ligjore për vetëdeklarimin e masave të sigurisë kibernetike nga operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Sipas relacionit, ky mekanizëm do të shërbejë si instrument paraprak për monitorimin dhe vlerësimin e përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore.

Projektligji vendos gjithashtu detyrimin për deklarimin e mënyrës së hostimit dhe administrimit të sistemeve, rrjeteve dhe infrastrukturave të informacionit, duke përfshirë të dhëna mbi vendndodhjen e infrastrukturës dhe përdorimin e shërbimeve cloud apo të virtualizimit.

Një tjetër detyrim i ri lidhet me zbatimin e masave për bllokimin, filtrimin, kufizimin, detektimin ose neutralizimin e treguesve të komprometimit (IOC), treguesve të sulmeve (IOA) dhe vulnerabiliteteve të identifikuara nga AKSK, me qëllim forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike.

Për shkeljen e këtyre detyrimeve parashikohen sanksione të konsiderueshme financiare. Moszbatimi i masave për bllokimin ose neutralizimin e treguesve të sulmeve mund të dënohet me gjobë nga 4 deri në 10 milionë lekë, ndërsa mosdorëzimi në afat i vetëdeklarimit të masave të sigurisë kibernetike parashikohet të ndëshkohet me gjobë prej 5 milionë lekësh.

Projektligji parashikon gjithashtu përmirësimin e organizimit dhe funksionimit të CSIRT-eve sektoriale, strukturat që merren me menaxhimin e incidenteve të sigurisë kibernetike, me synimin për të forcuar koordinimin ndërmjet nivelit sektorial dhe atij kombëtar.

Një risi tjetër institucionale është ngritja e Grupit Ndërinstitucional të Inteligjencës Kibernetike pranë AKSK-së. Në të do të marrin pjesë përfaqësues të Autoritetit, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Grupi do të merret me shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe vlerësimin e ndikimit të tyre në sigurinë kombëtare, ekonomi dhe shërbimet publike.

Sipas relacionit, zbatimi i projektligjit do tĂ« ketĂ« edhe kosto financiare pĂ«r buxhetin e shtetit, tĂ« lidhura kryesisht me personelin e specializuar dhe funksionimin e strukturave tĂ« reja. Efekti financiar pĂ«r funksionimin e plotĂ« tĂ« CSIRT-eve sektoriale vlerĂ«sohet nĂ« 350–450 milionĂ« lekĂ« nĂ« vit, ndĂ«rsa pĂ«r fazĂ«n fillestare gjatĂ« vitit 2026 parashikohet njĂ« kosto prej 120–150 milionĂ« lekĂ«sh. KĂ«to shpenzime do tĂ« mbulohen nga buxhetet ekzistuese tĂ« institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se.

Sipas qeverisë, ndryshimet pritet të rrisin nivelin e mbrojtjes së infrastrukturave kritike, të përmirësojnë aftësitë parandaluese dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike, si dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e sigurisë kibernetike.

 

The post Siguria kibernetike, ashpërsohen gjobat për operatorët kritikë që shkelin ligjin appeared first on Revista Monitor.

Dokumenti, qeveria përgatit bizneset për tregun e BE-së, kosto të reja për standarde e digjitalizim

By: Nertila
5 June 2026 at 12:55

Qeveria po përgatit një riorganizim të politikave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me synimin që bizneset shqiptare të afrohen me standardet e tregut të Bashkimit Europian përpara anëtarësimit të vendit. Ky proces pritet të kërkojë investime të reja nga bizneset në teknologji, aftësi, standarde, certifikime dhe procese më të gjelbra prodhimi, sipas Dokumentit të Politikave për NVM-të 2026-2030.

Dokumenti argumenton se tranzicioni digjital dhe i gjelbër nuk duhet të shihet vetëm si barrë për bizneset, por si pjesë e konkurrueshmërisë së tyre në tregjet europiane.

“Sipas kĂ«tij parimi, tranzicioni i gjelbĂ«r dhe digjital nuk pĂ«rbĂ«n njĂ« kosto pĂ«rputhshmĂ«rie, por njĂ« burim avantazhi konkurrues pĂ«r ndĂ«rmarrjet qĂ« e pĂ«rqafojnĂ« atĂ« herĂ«t”, thuhet nĂ« dokument.

I njëjti nënvizon se  objektivi nuk është vetëm përafrimi i ligjeve shqiptare me ato të Bashkimit Europian, por edhe ndryshimi i mënyrës se si funksionojnë vetë bizneset.

“Objektivi nuk kufizohet vetĂ«m nĂ« pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« formale ligjore, por shtrihet nĂ« arritjen e njĂ« konvergjence reale operacionale tĂ« NVM-ve shqiptare me standardet, praktikat dhe kushtet konkurruese tĂ« Tregut tĂ« BrendshĂ«m tĂ« BE-sĂ«â€, thuhet nĂ« dokument.

Vizioni i dokumentit Ă«shtĂ« qĂ« deri nĂ« vitin 2030 ShqipĂ«ria tĂ« ketĂ« “njĂ« ekosistem modern, dinamik dhe konkurrues tĂ« NVM-ve”, tĂ« integruar nĂ« Tregun Unik Europian.

Qeveria synon që bizneset shqiptare të rrisin kapacitetet digjitale, të përmbushin standarde më të larta mjedisore dhe të jenë në gjendje të konkurrojnë në tregjet europiane dhe globale.

Dokumenti parashikon orientimin e ndërmarrjeve drejt programeve të Bashkimit Europian si Horizon Europe, Digital Europe Programme dhe European Digital Innovation Hubs, si pjesë e përpjekjeve për të rritur inovacionin dhe produktivitetin.

Megjithatë, dokumenti pranon se sektori i NVM-ve niset nga një bazë e dobët.

NdĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme pĂ«rbĂ«jnĂ« 99.9% tĂ« bizneseve aktive nĂ« vend, gjenerojnĂ« 82% tĂ« punĂ«simit dhe 78.1% tĂ« vlerĂ«s sĂ« shtuar nĂ« ekonomi. Por, sipas dokumentit, pesha e tyre e madhe nĂ« ekonomi “nuk Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar ende me nivele tĂ« krahasueshme produktiviteti, inovacioni dhe ndĂ«rkombĂ«tarizimi me vendet e Bashkimit Evropian”. Dokumenti rendit si kufizime kryesore “produktivitet tĂ« ulĂ«t krahasuar me mesataren e BE-sĂ«â€, “performancĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« inovacion”, “pjesĂ«marrje tĂ« kufizuar nĂ« eksporte”, “mospĂ«rputhje aftĂ«sish” dhe “akses tĂ« kufizuar nĂ« financĂ«â€.

Një tjetër problem është mënyra se si funksionojnë politikat publike për biznesin.

“Analiza tregon se problemi kryesor nuk qĂ«ndron mĂ« te mungesa e politikave, por te performanca e sistemit tĂ« politikave”, thuhet nĂ« dokument. Sipas tij, arkitektura aktuale karakterizohet nga fragmentimi mes strategjive, institucioneve dhe instrumenteve, si dhe nga lidhje tĂ« dobĂ«ta midis politikave kombĂ«tare dhe ndĂ«rhyrjeve konkrete nĂ« nivel ndĂ«rmarrjeje.

Dokumenti synon ta ndryshojë këtë qasje duke krijuar një kuadër më të integruar për mbështetjen e bizneseve, të lidhur me produktivitetin, konkurrueshmërinë, eksportet, digjitalizimin dhe integrimin në tregje. Për sipërmarrjet shqiptare, kjo do të thotë se afrimi me tregun europian nuk do të jetë vetëm çështje rregullash të reja, por edhe investimesh të reja për të përmbushur standardet, praktikat dhe kushtet e konkurrencës në Bashkimin Europian.

 

The post Dokumenti, qeveria përgatit bizneset për tregun e BE-së, kosto të reja për standarde e digjitalizim appeared first on Revista Monitor.

❌
❌