Një pamje e dhimbshme po qarkullon nga një plazh turistik, ku një e moshuar shihet teksa detyrohet të largohet nga zona e shezlloneve, nën diellin për...
Një pamje e dhimbshme po qarkullon nga një plazh turistik, ku një e moshuar shihet teksa detyrohet të largohet nga zona e shezlloneve, nën diellin përvëlues dhe në mesin e pushuesve që qëndrojnë të qetë në komoditetin e tyre. Ngjarja ndodhi në një plazh, ku një person që mendohet të jetë punonjës i plazhit i kërkon të moshuarës që të largohet, ndërkohë që ajo, me një bastun dhe një qese plastike në dorë, tenton ta kundërshtojë. Skena ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë shprehin indinjatën e tyre për mënyrën si po trajtohen njerëzit në nevojë, edhe në vendpushimet që pretendojnë të jenë “turizëm elitë”. Pamjet janë një kujtesë e hidhur se kur biznesi vendos përfitimin mbi dinjitetin, atëherë humb gjithçka që e bën njerëzor.

190 views