Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2026@joq - TikTok

Është parandaluar një atentat i dyshuar ndaj Preng Gjinit, i cili i kishte shpëtuar një sulmi me eksploziv në shtator të vitit 2020 në zonën e Selitës...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Është parandaluar një atentat i dyshuar ndaj Preng Gjinit, i cili i kishte shpëtuar një sulmi me eksploziv në shtator të vitit 2020 në zonën e Selitës në Tiranë. Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë 38-vjeçari Euglen Buraku, banues në Durrës, i cili u kap në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës me një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular, që dyshohet se do të përdorej për shpërthim në distancë. Buraku lëvizte me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura, ndërsa gjatë ekspertimit të telefonit të tij policia gjeti edhe një fotografi të Preng Gjinit, element që ka forcuar dyshimet e hetuesve për objektivin e atentatit. Nga hetimet është identifikuar edhe një bashkëpunëtor i dyshuar, 34-vjeçari Eduard Përgjoka, i cili është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Rubik, policia sekuestroi kapsolla detonatore, 11 telefona celularë dhe fara kanabisi. Dy të dyshuarit po hetohen për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve" si dhe "Prodhim dhe shitje të narkotikëve". Sipas hetimeve, atentati i parandaluar lidhet me konfliktet e mëhershme që kanë në qendër Preng Gjinin. Nga dosja "REVANSHI" e SPAK rezulton se atentati i vitit 2020 ndaj tij ishte organizuar për motive gjakmarrjeje. Për atë ngjarje janë marrë të pandehur gjashtë persona, disa të arrestuar dhe të tjerë në mungesë, të akuzuar si organizatorë dhe sigurues të mjeteve për kryerjen e sulmit. Hetuesit po punojnë për të zbardhur nëse atentati i ri është pjesë e të njëjtit konflikt kriminal ose lidhet me zhvillime të tjera.

2672 views


💾

Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë po mbahen homazhe në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një ...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë po mbahen homazhe në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor në zonën e Porto-Novës. Homazhet zhvillohen nga ora 12:00 deri në 14:00, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë po i japin lamtumirën e fundit gazetarit të ndjerë. Mes të pranishmëve në ceremoninë mortore ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ngushëllimet për familjen e Mehmetit. Kryeministri u pa duke përqafuar për disa çaste nënën e gazetarit, në një moment prekës solidariteti dhe dhimbjeje për humbjen e tij. Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident të rëndë në plazhin e Porto-Novës. Sipas policisë, ai po drejtonte një motor me katër rrota kur, dyshohet si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit, i cili u rrokullis disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e motomjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Në mjet ndodhej edhe një 18-vjeçar, i cili pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

60K views


💾

Seanca për masat e sigurisë ndaj tre të dyshuarave për zhdukjen e rreth 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me përpl...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Seanca për masat e sigurisë ndaj tre të dyshuarave për zhdukjen e rreth 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me përplasje mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj. Sipas akuzës, gjatë muajve prill dhe maj janë kryer veprime kontabël që kanë nxjerrë nga arka qendrore rreth 69 milionë lekë, pa u regjistruar si hyrje në degët e Shijakut dhe Krujës. Prokuroria pretendon se lëvizja e parave është bërë në kundërshtim me rregulloret dhe ka përmendur edhe mandatpagesa të dyshuara të falsifikuara, duke e akuzuar Matajn për përvetësimin e shumës. Në seancë u paraqitën edhe të dhëna për frekuentimin e kazinove nga ish-drejtoresha dhe bashkëshorti i saj, Feta Mataj. Sipas prokurorisë, Elisabeta Mataj rezulton të ketë hyrë 335 herë në kazino në Tiranë, ndërsa gjatë periudhës prill-maj, kur dyshohet mungesa e 69 milionë lekëve, ajo ka frekuentuar kazinotë 27 herë. Bashkëshorti i saj, sipas akuzës, rezulton me rreth 340 hyrje gjatë muajve të fundit. Mbrojtja e cilësoi këtë element si cenim të jetës private, ndërsa Feta Mataj deklaroi pas seancës se familja e tij i frekuenton kazinotë prej 8 vitesh dhe se kjo nuk ka lidhje me çështjen e Postës. Ai theksoi gjithashtu se janë prindër të gjashtë fëmijëve. Mbrojtja e Matajt kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se ajo kishte sinjalizuar më herët problematikat në sektorin financiar dhe kishte kërkuar kontrolle e masa disiplinore. Ndërkohë, ish-shefja e financës Valbona Duni ka deklaruar se paratë janë marrë nga zyra e saj nga drejtoresha dhe nuk janë kthyer, ndërsa arkëtarja Paola Dana ka mohuar përfitimin e ndonjë shume. Gjykata vendosi “arrest në burg” për Elisabeta Matajn, ndërsa për Valbona Dunin dhe Paola Danën caktoi masën “arrest në shtëpi”. Për këtë çështje janë regjistruar tre kallëzime penale, të cilat pritet të bashkohen në një procedim të vetëm.

36.5K views


💾

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut. Dy automjete janë përp...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e forcës së përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër situatën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment të Rrugës së Kombit është zhvilluar me kujdes deri në normalizimin e situatës.

35.4K views


💾

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut, ku dy persona kanë m...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me forcë me njëra-tjetrën. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë nxjerrë të plagosurit nga automjetet dhe u kanë dhënë ndihmën e parë. Fillimisht, të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Mirditës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore janë transferuar më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku vijojnë të marrin trajtim të specializuar. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Dyshimet e para janë se përplasja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.

28.9K views


💾

Pesë persona, mes tyre administratori dhe katër punonjës të "Prestige Resort" në Golem, janë arrestuar nga Policia pasi dyshohet se kanë mbajtur të mb...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Pesë persona, mes tyre administratori dhe katër punonjës të "Prestige Resort" në Golem, janë arrestuar nga Policia pasi dyshohet se kanë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ndodheshin në resort për ushtrimin e detyrës. Në pranga kanë rënë administratori Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurisë Artan Kasa, si dhe dy punonjësit e sigurisë Hamid Sula dhe Bujar Agolli. Ngjarja ka ndodhur paraditen e 18 korrikut, kur inspektorët e Tatimeve ishin paraqitur në resort në kuadër të një plani kontrolli që përfshinte disa subjekte ekonomike. Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, grupi i inspektorëve po kryente verifikime mbi aktivitetin ekonomik të subjektit dhe dokumentacionin financiar, me fokus shlyerjen e detyrimeve tatimore. Gjatë kontrollit, ata dyshohet se janë futur në një zyrë nga drejtuesit e resortit dhe më pas janë mbyllur brenda për rreth një orë, pa mundur të dalin. Në këto kushte, punonjësit e Tatimeve kanë arritur të njoftojnë Policinë, e cila ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur lirimin e tyre. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se pesë të arrestuarit dyshohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin penguan dhe mbajtën të izoluar punonjësit e Task Forcës së Tatimeve gjatë ushtrimit të detyrës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

18.4K views


💾

Luljeta Gllava, 44 vjeçe, rezulton e humbur prej 5 ditësh në Tiranë. Sipas të dhënave të familjarëve, ajo jetonte me nënën dhe motrën e saj, pasi prej...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Luljeta Gllava, 44 vjeçe, rezulton e humbur prej 5 ditësh në Tiranë. Sipas të dhënave të familjarëve, ajo jetonte me nënën dhe motrën e saj, pasi prej dy muajsh ishte e ndarë nga bashkëshorti. Familja ka ngritur shqetësimin pasi prej largimit nga banesa nuk ka pasur më kontakte me të dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në deklaratën e bërë nga të afërmit thuhet se hera e fundit që Luljeta është parë ka qenë pranë vëllait të saj në zonën e Yrshekut në Tiranë. Familjarët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj dhe po bëjnë apel për çdo person që mund të ketë informacion mbi lëvizjet e 44-vjeçares. Kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e Luljeta Gllavës mund të kontaktojë në numrat 068 252 5766 dhe 068 201 0807, ose të njoftojë Policinë. Familja shpreson që çdo informacion i mundshëm të ndihmojë në gjetjen e saj.

15.7K views


💾

Rasti i helmimit të studentëve të akademisë së Policisë nga kompania e Soroi-Al e Nikolin Nikoqorit ishte një nga ngjarjet më flagrante që vërteton se...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Rasti i helmimit të studentëve të akademisë së Policisë nga kompania e Soroi-Al e Nikolin Nikoqorit ishte një nga ngjarjet më flagrante që vërteton se në Shqipëri mikrobet hedhin valle në zorrët e të vobektëve ndërkohë që në xhepat e oligarkëve futen paratë publike... Por ironia më e madhe është se rasti i helmimit u përsërit dy herë brenda një kohe të shkurtër... JOQ ka denoncuar prej vitesh me prova faktike që çarçafët e QSUT që merrte Nikoqiri për t'i larë ngaqë e kishin shpallur fitues tenderi, i ngarkonte në kamionët e kompanisë së tij të bulmetit ZEPA NATYRAL. E kjo masakër nikoqirllëku u pasqyrua edhe me kompaninë e tij SORI-AL që helmoi stomakun e studentëve të pafajshëm. Komania u nxorr e pastër pas helmimit të parë paai Blerina Gjylameti e AKU i mori haraçin Nikolin Nikoqirit dhe gruas së tij Alma Tafanit. Por kjo gjë është përsëritur edhe pas helmimit të dytë, këtë radhë Nikoqiri i ka paguar një dorë të mirë lekësh sekretares së Klodian Allajbeut, Rudina Degjonit, aktualisht drejtoreshë e QSUT, konfirmoi se asnjë pacient nuk është diagnostikuar me helmim ushqimor. Sot dokumentet zyrtare tregojnë një panoramë krejt tjetër. Asnjë diagnozë për helmim ushqimor, asnjë analizë pozitive dhe asnjë institucion që të ketë provuar se studentët e Akademisë së Sigurisë u sëmurën nga ushqimi i kompanisë. Dokumentet e QSUT dhe AKU përfundojnë në të njëjtën pikë: Nuk u gjetën prova që të lidhin rastet me ushqimin e përgatitur nga SORI-AL, ndërsa aktiviteti i kompanisë është lejuar të vijojë normalisht, deri në helmimin e tretë.

9713 views


💾

Një javë pas ekzekutimit të agjentit imobiliar, Edmond Sulës në Bërxullë, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë autorin e ...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Një javë pas ekzekutimit të agjentit imobiliar, Edmond Sulës në Bërxullë, autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të ngjarjes. Mënyra e organizimit të atentatit dhe kujdesi i treguar nga autori për të mos lënë gjurmë kanë vështirësuar hetimin, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të vrasjes. E shkuara e 50-vjeçarit, e shoqëruar me konflikte të mëparshme, ka bërë që hetuesit të shqyrtojnë disa pista. Një prej tyre lidhet me aktivitetin e tij jashtë vendit, pasi sipas burimeve hetimore Edmond Sula ka qenë bashkëaksioner në një kompani të licencuar për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet po verifikojnë nëse mund të ketë pasur përplasje apo konflikte të lidhura me këtë aktivitet, megjithëse deri tani nuk ka prova konkrete që e lidhin vrasjen me këtë pistë. Paralelisht, policia po heton edhe pista të tjera që lidhen me konfliktet e mundshme të viktimës në komunitet, dyshimet për huadhënie me fajde, përplasjet në fushën e shitblerjes së pronave dhe episode të tjera nga e kaluara e tij. Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen homologëve maqedonas për të marrë të dhëna më të detajuara mbi aktivitetin e Sulës dhe personat e përfshirë në këtë biznes.

21.9K views


💾

Dhjetëra mërgimtarë raportojnë se prej orëve të para të mëngjesit kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, pasi autoritetet...

By: @joq
19 July 2026 at 16:01

Dhjetëra mërgimtarë raportojnë se prej orëve të para të mëngjesit kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve drejt kufirit serb. Sipas raportimeve, bllokimi ka nisur rreth orës 02:00 dhe vijon ende, duke krijuar kolona të gjata me automjete. Në radhë ndodhen shumë familje me fëmijë, të moshuar dhe gra, ndërsa temperaturat e larta dhe mungesa e ujit e ushqimit e kanë bërë situatën edhe më të vështirë. Një mërgimtar nga Kosova, i cili po udhëtonte nga Gjermania dhe kontaktoi redaksinë tonë, tregon se prej rreth 10 orësh nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe se askush nuk u ka dhënë shpjegime për bllokimin. Ky është mesazhi i tij: "Përshëndetje JOQ. Jam një qytetar nga Kosova, po vij nga Dyseldorfi i Gjermanisë. Na kanë bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi. Prej orës 02:00 të natës nuk kanë lënë të kalojë asnjë makinë apo autobus. Ka shumë fëmijë, pleq e gra. Kemi mbetur pa ujë dhe pa ushqime. Jemi prej 10 orësh pa lëvizur. Temperatura është 32 gradë. As autoritetet kroate dhe as ato serbe nuk japin asnjë informacion pse na kanë bllokuar. Ka fëmijë që janë lodhur pa ujë e pa ushqim." Mërgimtarët kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës dhe u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të japin informacion mbi arsyet e bllokimit, si edhe të sigurojnë ndihmë për familjet që prej orësh presin në temperatura të larta.

98.8K views


💾

Yesterday — 18 July 2026@joq - TikTok

Kuvendi Kombëtar i protestës zhvilloi këtë të shtunë ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua edhe me disa momente tensionesh dhe përplasjesh në sa...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Kuvendi Kombëtar i protestës zhvilloi këtë të shtunë ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua edhe me disa momente tensionesh dhe përplasjesh në sallë. Një nga episodet më të spikatura pati si protagonist ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin pozicionuar organizatorët e aktivitetit. Prania e tij në atë pjesë të sallës solli reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë. Pak çaste më vonë, efektivët e sigurisë e shoqëruan Jenisherin jashtë sallës. Megjithatë, situata u qetësua shpejt dhe ish-deputeti u rikthye, duke pranuar të ulej në pjesën e pasme të sallës, ku vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit Kombëtar të protestës.

2012 views


💾

IKMT ka gjobitur me vlera tallëse për t'i treguar publikur se punon, pavarësisht se ka aprovuar lejet për betonizimin të Jugut për Kompanitë Gjoka Kon...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

IKMT ka gjobitur me vlera tallëse për t'i treguar publikur se punon, pavarësisht se ka aprovuar lejet për betonizimin të Jugut për Kompanitë Gjoka Konstruksion të Rrok Gjokës, Gjikuria të Lenc dhe Milo Gjikurisë, Anchor Beton i Ard Kollçakut, Eral Construction Company i Gramoz dhe Ervin Qendros dhe Beton Express 2018 i Mond Begës. Kompanitë e oligarkëve të ndërtimit janë gjobitur dhe pezulluar nga aktiviteti i tyre për shkak të shkeljeve të rënda mjedisore në Jug të vendit ku po ndërtojnë hotelet e tyre dhe mbetjet nga gërryerja e tokës i plasin në detin e Palasës, Drimadhës apo Dhërmiut. Kjo nuk do të thotë se punimet për hotelet e tyre janë ndërprerë. Ëshrë thjesht show i radhës i IKMT që ëshrë futur në rol sikur i intereson shkatërrimi i mjedisit... Këto subjekte nuk kanë respektuar kushtet strikte të përcaktuara në lejet mjedisore të miratuara nga autoritetet përkatëse, duke ndotur vijën bregdetare, e duke anashkaluar zbatimin me rigorozitet të standardeve për mbrojtjen e mjedisit. Mbi kushtet e përmendura në lejet mjedisore Në lajmin e publikuar nuk specifikohen detajet teknike për secilën kompani, megjithatë, kur autoritetet pezullojnë aktivitetin për "mosrespektim të kushteve të lejes mjedisore", zakonisht bëhet fjalë për shkelje të tilla si: Hedhja e inerteve apo mbeturinave të ndërtimit në vende të palicencuara ose lumenj/përrenj; Mospërdorimi i masave mbrojtëse për të frenuar pluhurin (në kantieret pranë zonave të banuara ose turistike) dhe tejkalimi i orareve të lejuara të punës; Mosinstalimi i sistemeve të dekantimit apo filtrimit për ujin që përdoret në proceset e betonit, duke bërë që ai të derdhet i patrajtuar në mjedis; Puna jashtë perimetrit të lejuar nga leja e ndërtimit ose dëmtimi i hapësirave të gjelbërta përreth kantierit.

1396 views


💾

Një grup turistësh izraelitë është sulmuar brutalisht nga më shumë se 10 të rinj në qytetin bregdetar të Budvës, në Mal të Zi. Ngjarja ka ndodhur të s...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Një grup turistësh izraelitë është sulmuar brutalisht nga më shumë se 10 të rinj në qytetin bregdetar të Budvës, në Mal të Zi. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa një prej viktimave ka rrëfyer për televizionin publik izraelit KAN News momentet e dhunës, duke e përshkruar sulmin si të papritur dhe pa asnjë shkak të dukshëm. Sipas dëshmisë së tij, grupi i të rinjve i ka ofenduar, i ka goditur me shkelma dhe u ka hedhur karrige. “Më shumë se 10 të rinj na shanë, na goditën dhe na sulmuan me objekte”, ka deklaruar një prej turistëve. Nga sulmi, një anëtar i grupit ka pësuar thyerje të nofullës, ndërsa një tjetër ka humbur ndjenjat për shkak të dhunës së marrë. Viktimat kanë pretenduar se nuk kishin pasur asnjë konflikt më herët dhe se sulmi ishte i paprovokuar. Budva, një nga zonat turistike më të frekuentuara të Malit të Zi, njihet për plazhet, jetën e natës dhe qytetin e vjetër historik. Destinacioni tërheq çdo vit mijëra vizitorë nga vende të ndryshme, përfshirë edhe shumë turistë izraelitë gjatë sezonit veror. Në vitet e fundit, interesimi i investitorëve izraelitë në sektorin e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është rritur ndjeshëm. Ky është incidenti i dytë i raportuar së fundmi ndaj turistëve izraelitë në Mal të Zi. Një rast tjetër u regjistrua në qytetin e Plavës, ku disa turistë u përballën me ngacmime dhe deklarata fyese nga një person, i cili i akuzoi për “vrasje fëmijësh” dhe për gjenocid.

1911 views


💾

Vendim Kapaj, mjeshtri i njohur vlonjat i fyellit dhe culës dyjare, është kthyer në një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit pasi u bë pjesë e...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Vendim Kapaj, mjeshtri i njohur vlonjat i fyellit dhe culës dyjare, është kthyer në një nga emrat më të përfolur të ditëve të fundit pasi u bë pjesë e stafit muzikor të filmit hollivudian “Odisea”, me regji të Christopher Nolan. Me mbi 50 vite karrierë dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, Kapaj interpretoi për kolonën zanore të filmit së bashku me kompozitorin fitues të Oscar-it, Ludwig Göransson, i cili udhëtoi në jug të Shqipërisë për të regjistruar tingujt autentikë të polifonisë shqiptare dhe instrumenteve tradicionale. I frymëzuar nga iso-polifonia, Göransson zgjodhi të mos mbështetej te një orkestër klasike simfonike, por të sillte në film tingujt e fyellit dhe culës dyjare, duke i konsideruar më pranë atmosferës së botës së lashtë. Pavarësisht këtij vlerësimi ndërkombëtar, jeta e përditshme e Kapajt ka qenë larg dritave të skenës. Artisti, i cili konsiderohet i vetmi instrumentist në Ballkan që luan fyellin me dhëmbë, është një qytetar i thjeshtë i Vlorës, që për vite me radhë është përballur me vështirësi ekonomike. Vlonjatët e kanë parë jo vetëm në skenat folklorike, por edhe duke punuar në shërbimin e pastrimit të qytetit për të siguruar jetesën. Edhe pas përfundimit të asaj pune, ai ka vijuar të sigurojë të ardhura duke shëtitur me biçikletë në rrugët e Vlorës dhe duke shitur peshk të freskët, pa e ndërprerë asnjëherë pasionin dhe angazhimin e tij për muzikën tradicionale. Historia e Vendim Kapajt ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë e konsiderojnë paradoks faktin që një artist i këtij niveli është lënë për vite në harresë nga institucionet kulturore shqiptare, ndërsa vlerësimi i tij erdhi nga një prej produksioneve më të mëdha të Hollywood-it. Në një kohë kur investohen shuma të mëdha për të sjellë artistë të huaj në Shqipëri, ishte vetë ekipi i Christopher Nolan që udhëtoi në Vlorë për të kërkuar tingujt unikë të fyellit dhe culës dyjare të Vendim Kapajt, duke e bërë atë pjesë të një projekti që do ta çojë muzikën tradicionale shqiptare në ekranet e gjithë botës.

5114 views


💾

Detaje të reja po dalin në dritë nga skandali që ka tronditur Postën Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare akuzohen se kanë përvetësuar rreth 69 milionë...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Detaje të reja po dalin në dritë nga skandali që ka tronditur Postën Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare akuzohen se kanë përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj, para që ishin destinuar për pensionistët dhe familjet në nevojë.   Sipas hetimeve, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka zbuluar se drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, rezulton të ketë frekuentuar kazino. Vetë Mataj nuk e ka mohuar këtë fakt, por është mbrojtur duke deklaruar se askush nuk mund t'ia ndalojë të shkojë në kazino, pasi është "qytetare e lirë".   "Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino," mësohet të ketë deklaruar ajo para gjykatës.   Deklarata ka shkaktuar reagime të forta, pasi vjen në një kohë kur hetimet po përpiqen të zbardhin fatin e 69 milionë lekëve, para që duhej të përfundonin në xhepat e pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale, jo në një skemë që dyshohet se është përdorur për përfitime personale.   E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar fondet që dyshohet se janë përvetësuar, Mataj është përgjigjur se "nuk e di". Ajo ka mohuar gjithashtu se është përpjekur t'i shmanget drejtësisë, duke deklaruar se udhëtimi jashtë vendit ishte planifikuar më herët dhe se në datat 13 dhe 14 korrik kishte qenë në vendin e punës.   Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë skemën, mënyrën se si dyshohet se janë zhdukur fondet publike dhe përgjegjësinë e secilës prej të arrestuarave.   Bëhet fjalë për një nga rastet më të rënda të abuzimit me fondet sociale, ku paratë e njerëzve që mezi presin pensionin e muajit dyshohet se janë përdorur në mënyrë kriminale, ndërsa qytetarët vazhdonin të prisnin në sportelet e Postës për pagesat që u takonin.

5683 views


💾

Këto pamje më të qarta tregojnë momentin e skandalit të 2 korrikut, ku truprojat e Ulsi Manjës dhunojnë brenda në lokal protestuesit t ë cilët fishkël...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Këto pamje më të qarta tregojnë momentin e skandalit të 2 korrikut, ku truprojat e Ulsi Manjës dhunojnë brenda në lokal protestuesit t ë cilët fishkëllyen dhe thirrën Manja burg, gjatë protestës para Kuvendit. Siç shihet në pamje, të fortët e socialistit Manja, të indinjuar që protestuesit kërkuan burg për shefin e tyre, janë lëshuar dhunshëm drejt protestuesve duke përdorur dhunë. Qartazi duket se si përmes forcës, truprojat e Manjës, jo vetëm protestuesit, por marrin përpara me forcë edhe policët e kryepolicit Skënder Hitaj. Një prej truprojave është identifikuar si Saimir Koka. Kujtojmë se më 2 korrik, truprojat e Manjës u panë duke goditur me shkelma e grushte qytetarët që ndodheshin në lokalin ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë. Veç protestuesve, truprojat ushtruan forcë fizike dhe ndaj policisë që supozohet të mbrojë popullin.

35.9K views


💾

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Në vitin 2024, nga 21,102 vdekje gjithsej, 11,694 persona humbën jetën nga sëmun...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Në vitin 2024, nga 21,102 vdekje gjithsej, 11,694 persona humbën jetën nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, duke zënë 53% të totalit. Ky nivel është shumë më i lartë se mesatarja europiane prej rreth 30%, ndërsa ekspertët e lidhin me diagnostikimin e vonuar, mungesën e kontrolleve periodike, duhanpirjen, stresin dhe dietën me shumë kripë e yndyra. Problemet më të mëdha shfaqen në qarqet e Veriut, ku Kukësi kryeson me 62.48% të vdekjeve nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut, pasuar nga Shkodra me 60.73%, Lezha me 58.2% dhe Dibra me 58%. Në Gjirokastër niveli është më i ulët, me 31.34%. Sipas mjekëve, ndikojnë faktorët ushqimorë, vështirësitë në aksesin ndaj shërbimeve të specializuara dhe mungesa e kontrolleve parandaluese. Fenomeni po prek edhe moshat më të reja, ku rritja e hipertensionit, diabetit, obezitetit dhe stresit po shtojnë rastet e infarkteve dhe goditjeve në tru. Shqipëria ka 267 kardiologë, por shumica janë të përqendruar në Tiranë. Ekspertët kërkojnë më shumë depistime, edukim shëndetësor dhe forcim të shërbimeve parandaluese për të ulur numrin e vdekjeve nga zemra dhe truri.

4597 views


💾

Duket se kryersekari Erion Isai po gëzon një trajtim preferencial... një "amnisti të heshtur", krahasuar me dosjet e tjera të ngjashme që SPAK po ndje...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Duket se kryersekari Erion Isai po gëzon një trajtim preferencial... një "amnisti të heshtur", krahasuar me dosjet e tjera të ngjashme që SPAK po ndjek në Bashkinë e Tiranës. Kallëzimi për aferat e Isait ndodhet në sirtarët e SPAK prej pesë vitesh. Pavarësisht provave të bëra publike nga emisionet investigative, të cilat dokumentojnë shkelje të rënda, zyrtarët e përfshirë vijojnë të ushtrojnë detyrën pa u shqetësuar. Kritika kryesore ndaj prokurorisë është se ajo ka zgjedhur një rrugë "gjysmake", pasi hetimi është fokusuar vetëm te tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, duke "harruar" plotësisht nevojën për një hetim të thelluar financiar dhe pasuror për të gjithë personazhet e përfshirë. Ky hetim financiar konsiderohet jetik për disa arsye. Së pari, gjatë kohës që SPAK ka qenë duke hetuar, bashkia ka dizbursuar qindra-miliona euro për tendera të dyshimtë. Së dyti, mungon çdo lloj gjurmimi për atë se ku kanë përfunduar këto para dhe nëse pasuria e zyrtarëve të Bashkisë Kolonjë është shtuar në mënyrë të pajustifikuar si pasojë e këtyre aferave. Autorët e investigimit në media e paralelizojnë këtë situatë me dosjen "5D" të Tiranës, ku hetimet pasurore çuan në arrestime dhe sekuestro. Në rastin e Kolonjës, investigimi pretendon se ekzistojnë të gjitha premisat për një skemë të ngjashme, por mungon vullneti i institucioneve të drejtësisë për të shkuar deri në fund. Për rrjedhojë, thelbi nuk është vetëm korrupsioni i dyshuar në Bashki, por edhe mosveprimi i qëllimshëm i SPAK-ut për të bllokuar "pasurimin e paligjshëm" të zyrtarëve, duke lënë të pambuluara procedurat e tjera tenderuese që janë denoncuar si korruptive. Ky pasivitet i SPAK, po shërben si mburojë për Erion Isain, i cili vazhdon të qëndrojë në detyrë duke menaxhuar fonde publike, ndërkohë që provat për shkelje të rënda ligjore dhe dyshimet për pastrim parash presin ende një vëmendje serioze nga prokurorët.

8253 views


💾

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme Sarandën, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Thimjo Ru...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme Sarandën, ku shënjestër ishte 50-vjeçari Thimjo Rubati. Sipas hetimeve paraprake, Rubati rezulton të jetë një person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri dhe Greqi. Ai kishte dalë së fundmi nga një burg në shtetin grek, ku vuante dënimin për një vepër të rëndë penale, ndërsa e kaluara e tij kriminale përfshin akuza për trafikim të të miturve në vitin 2002 dhe rrëmbimin e një 16-vjeçareje në vitin 2012. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, ndërsa ndodhej në burg në Greqi, autoritetet shqiptare e kërkonin Rubatin në kuadër të një dosjeje për korrupsion dhe kontrabandë, që lidhej me një skemë trafikimi automjetesh ku dyshohej se ishin të përfshirë edhe zyrtarë doganorë. Megjithatë, ai nuk vuajti dënim me burg në Shqipëri për këtë çështje, pasi u dënua me kusht nga Gjykata e Apelit. Sipas grupit hetimor, atentati kishte si objektiv eliminimin fizik të 50-vjeçarit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar nëntë gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia dyshon se pista kryesore lidhet me të kaluarën kriminale të Rubatit dhe mundësinë e një larjeje hesapesh.

21.2K views


💾

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga Liqeni i Komanit janë një shuplakë për të gjithë. Një nga mrekullitë natyrore më të mëdha të Shqipë...

By: @joq
19 July 2026 at 14:20

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga Liqeni i Komanit janë një shuplakë për të gjithë. Një nga mrekullitë natyrore më të mëdha të Shqipërisë, destinacion që reklamohet çdo ditë si krenaria e turizmit shqiptar, sot është mbuluar nga qese plastike, shishe dhe mbeturina të çdo lloji që notojnë në sipërfaqen e ujit. Faji nis që te qytetarët që, pa asnjë pikë përgjegjësie, hedhin mbeturinat në ujë apo buzë liqenit, sikur natyra të ishte një kosh gjigant plehrash. Është e turpshme që njerëz që shkojnë për të shijuar një nga peizazhet më të bukura të vendit, largohen duke lënë pas vetëm ndotje dhe shkatërrim. Nga ana tjetër, institucionet vazhdojnë të flenë mbi këtë katastrofë mjedisore. Mjaftohen me postime propagandistike për bukuritë e Komanit dhe fushata për turizmin, ndërsa askush nuk garanton pastrimin e liqenit, kontrollin e mbetjeve apo ndëshkimin e ndotësve. Nuk mjafton të promovosh Shqipërinë si destinacion turistik; duhet ta mbrosh atë çdo ditë. Nëse vazhdohet me këtë indiferencë, shumë shpejt Liqeni i Komanit nuk do të njihet më si një perlë e Alpeve Shqiptare, por si simbol i mënyrës se si dimë të shkatërrojmë atë që natyra na ka falur falas.

17.4K views


💾

❌
❌