'Tornado' që i parapriu zjarreve masive në Delvinë ... #SyriTv #SyriNet #Delvine #zjarr

679 views
Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për ju të cilët keni planifikuar pushime e verës. Një çantë e vogël me barna të nevojshme mund të na shpëtojë nga shumë situata të pakëndshme gjatë udhëtimeve. “Mini-farmacia” që duhet të kemi me vete duhet të përfshijë: 1. Barna personale, nëse jeni me trajtim të përhershëm si tension, diabet, astmë etj. 2. Antipiretikë, qetësues dhimbjesh, si paracetamol ose ibuprofen për temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh. 3. Barna për stomakun, si antacide, barna kundër urthit, kundër diarrese dhe probiotikë. 4. Krem kundër pickimeve nga mushkonjat. 5. Krem për djegie nga dielli dhe ujë termal për lëkurën sidomos në bregdet. 6. Antiseptik, garza dhe një termometër 7. Rehidrues oral, për rastet e dehidratimit pas të vjellash apo diarres. Para çdo udhëtimi, konsultohuni për një listë të personalizuar barnash nëse keni sëmundje kronike, jeni shtatzënë ose udhëtoni me fëmijë. Me pak përgatitje, udhëtimi bëhet më i sigurt. Mini-farmacia juaj ju bën të rrini të qetë në udhëtimet e verës! #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #ilacet #pushimet
941 views
Kryesisht stina e pranverës dhe e verës sjell të papritura. Bletët, grerzat dhe insektet të tjera janë më shpesh në qarkullim dhe pickimi nga to është i shpeshtë. Këto lloj picikimesh shpesh shaktojnë alergji te shumë individ, përpos simptomave të tjera të pickimit si ënjtje apo skuqje. E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja alergologe Dr. Maria Zoto, tha se aplikimi i adrenalinës në këto raste është i domosdoshëm pasi picikime të tilla të shoqëruara me alergji mund të jenë jetëkërcënuese. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MariaZoto #sezoniveror #alergjiteverore #alergjiaushqimore #alergjiangadielli #alergjite
649 views
Përveç kushteve atmosferike, bimësisë dhe ushqimeve, një tjetër shkak i shfaqjes së alergjisë janë edhe medikamentete. Këtu përfshihen disa medikamente për trajtimin e stomakut si dhe padyshim grupi i antibiotikëve të ndryshëm. Mjekja alergologe Dr. Maria Zoto, e ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, tregoi se këto lloj alergjishë po rriten kohë pas kohe te shumë individ. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MariaZoto #sezoniveror #alergjiteverore #alergjiaushqimore #alergjiangadielli #alergjite
1103 views
Reagimet e trupit pas konsumimit të ushqimeve të përditshme janë të ndryshme. Disa individ janë alergjik nga një produkt ushqimor, e disa të tjerë janë intolerant. Shpesh këto dy simptoma ngatërrohen me njëra-tjetrën dhe mund të krijojnë konfuzitet te pacienti i prekur. E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja alergologe Dr. Maria Zoto shpjegoi sesi ta dalloni nëpërmjet simptomave alergjinë nga intoleranca. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MariaZoto #sezoniveror #alergjiteverore #alergjiaushqimore #alergjiangadielli #alergjite
566 views
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë një propozim homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Alaskë, që përfshin dorëzimin e kontrollin të plotë të rajonit lindor të Donetskut nga Ukraina, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia. Sipas shumë gazetave, Putini në këmbim do të pranonte që vijat e frontit të ndalon dhe të mos përparonin më tej brenda territorit ukrainas. Ndërkohë që kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump thuhet se ia tha Volodymyr Zelenskyt ofertën në një telefonatë pas samitit të Alaskës. Sado e pakëndshme që është për Kievin, çështja e territorit është një pikë thelbësore negociuese në këto përpjekje paqeje. Është e vështirë të imagjinohet që Zelensky të dorëzojë qytete të mëdha si Kramatorsk, Kostyantynivka dhe Sloviansk, pasi i ka mbrojtur me sukses për kaq shumë kohë. Kjo do të kërkonte gjithashtu miratimin e parlamentit të Ukrainës. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #bote #putin #rusi #propozime
7394 views
Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thuhet se Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t'i sjellë këto automjete në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin e përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e sigurisë së të dy vendeve. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale janë pranuar autoblindat e reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. “Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në. Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, shkruan Kurti përkah fotove nga ceremonia. Kosovapress. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #Like #share
2533 views
Më shumë se 300 persona kanë vdekur në Pakistanin veriperëndimor pas dy ditësh shirash dhe përmbytjesh intensive. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimi i rrugëve të bllokuara po vazhdojnë, thanë autoritetet, duke shtuar se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë deri më 21 gusht, shkruan A2. Përmbytjet e menjëhershme, goditjet e rrufeve, rrëshqitjet e tokës dhe shembja e ndërtesave shkaktuan periudhën më vdekjeprurëse të sezonit të musoneve të këtij viti. Deri në orët e para të së shtunës, 307 persona u konfirmuan të vdekur, me më shumë njerëz të zhdukur, në kodrat dhe malet përreth rajonit. Jo vetëm Pakistani, por edhe pjesë të Indisë dhe Nepalit fqinj janë goditur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet dhe incidente të tjera të lidhura me shiun gjatë javës së kaluar. #a2cnn #lajmeshqip #pakistan #like #share
836 views
Në krahinën e Dibrës, një ndër zakonet më të veçanta lidhet me rolin e dajave në ditën e dasmës. Kur ata shkojnë për të marrë nusen, sipas traditës nuk shkojnë kurrë bosh, por marrin me vete edhe një dash dhuratë. Ky veprim është simbol i begatisë, i mbarësisë dhe i respektit që dajat tregojnë për familjen e vajzës. Dashi, si dhuratë, ka një kuptim të thellë: ai përcjell urimin që në shtëpinë e re të çiftit të mos mungojnë mirëqenia dhe harmonia. Kjo traditë e trashëguar brez pas brezi vazhdon të ruhet edhe sot, duke mbetur një nga elementet që e bën të dallueshme kulturën e dibranëve.
17.5K views
Një incident i frikshëm ka ndodhur sot në lagjen nr.1 të Sarandës, një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakë dhe tym, teksa turistë dhe fëmijë ndodheshin pranë. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por frika ka përfshirë banorët dhe vizitorët. Incidenti tregon mungesën e mirëmbajtjes së infrastrukturës elektrike në një nga pjesët më të populluara të qytetit. Banorët kërkojnë reagim të shpejtë nga autoritetet për të parandaluar fatkeqësi të mëtejshme, ndërsa turistët mbeten të shqetësuar nga rreziku që paraqesin shkëndijat elektrike në hapësira publike. Mesazhi qytetarit: "Përshëndetje JOQ, gjendja momentale, Sarandë vëlla. Kjo zonë është full me njerëz dhe turista nga gjith bota në sezon. Fëmijë gjithashtu. Kemi familje. Ndodhet brenda trotuarit, lagjia nr.1 turizmi. Vendi më i populluar në Sarandë për sezon".
4196 views
Pamje të pazakonta janë regjistruar ditën e sotme në plazhin e Kunes, në Lezhë. Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një pushuese, 4 kuaj janë filmuar duke u freskuar në det. Në momentin e regjistrimit të pamjeve nuk vërehen pushues duke u larë, pasi moti ka qenë me re dhe deti me dallgë. Nuk dihet se të kujt janë kuajt apo nëse i përkasin ndonjë banori të zonës. Pamjet kanë habitur pushuesit, të cilët nuk janë mësuar të shohin një skenë të tillë në plazhet publike.
7910 views
Një situatë kaotike është paraqitur gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Bllatës, pasi radhët e automjeteve kanë arritur në disa kilometra. Qytetarët që presin për të kaluar kufirin shprehen të zhgënjyer dhe të irrituar nga vonesat dhe menaxhimi i dobët i fluksit në doganë. E sikur të mos mjaftonte kjo, një shqiptar ka denoncuar edhe sjelljen e disa efektivëve të policisë që orarin e punës e shfrytëzojnë për të luajtur lojëra në kompjuter. “Ja pra në doganën e Bllatës, radha me kilometra, ne presim, këta luajnë në kompjuter”. Pamjet nga vendngjarja tregojnë kolona të gjata makinash dhe udhëtarët që përballen me temperatura të larta, mungesë uji dhe kushte minimale pritjeje, çka vetëm sa përkeqëson situatën. Pika kufitare e Bllatës, e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, është një ndër pikat më të frekuentuara gjatë sezonit veror. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me pritje të gjata, por ata shpresojnë që institucionet të reagojnë dhe të parandalojnë përsëritjen e situatave të tilla.
73.6K views
Vladimir Putin është bërë viral për mimikat e çuditshme të fytyrës që bëri gjatë takimit me Donald Trump në samitin vendimtar në Alaskë. Në takimin e parë kokë më kokë mes presidentit rus dhe atij amerikan pas shtatë vitesh, Putin bëri disa mimika të fytyrës, përfshirë disa që ngjanin si pamje të habitura. Putin i bëri këto mimika teksa u bombardua me pyetje nga shtypi botëror në minutat e para të samitit të premten (15 gusht). Mimikat e tij tërhoqën vëmendje në mbarë botën, dhe shumë njerëz i kthyen ato në meme.
48.2K views
Takimi historik mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, me qëllimin kryesor për të diskutuar rrugët drejt përfundimit të luftës në Ukrainë pritet të nisë së shpejti. Trump dhe Putin kanë zbarkuar në Anchorag. Ky takim, i mbajtur në një territor simbolik dhe neutral si Alaska, pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare. Sytë e botës janë të kthyer nga ky takim që mund të shënojë një kthesë në konfliktin ruso-ukrainas. Shtëpia e Bardhë ka publikuar axhendën e takimit të dy udhëheqësve. Trump ka thënë para takimit se do ta kuptonte që në minutat e para nëse ai dhe Putini do të kishin një takim të mirë, duke thënë se përndryshe do të përfundonte shumë shpejt. Qëllimi i tij për bisedimet është të përgatisë tryezën për një takim tjetër me udhëheqësin rus dhe Presidentin e Ukrainës Zelenskyy. Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska do t’i paraqesë një pozicion të qartë dhe të kuptueshëm Presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë samitit me Presidentin rus Vladimir Putin. Lavrov foli shkurt me gazetarët ndërsa mbërriti në një hotel në Anchorage të enjten, i veshur me një pulovër me mbishkrimin 'CCCP', Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. ... #SyriTv #SyriNet #DonaldTrump #VladimirPutin #Alakse
1112 views
Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve. Çadrat dhe shezlongët u përmbysën e fluturuan, ndërsa pushuesit u detyruan të largohen me nxitim për t’u strehuar. Situata zgjati disa minuta, por mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Stuhi
1313 views