Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Social

“Vëllai im është në reanimacion, me shpatull të thyer.” Flet në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi. Sipa...

By: @a2_cnn
28 July 2025 at 12:00

“Vëllai im është në reanimacion, me shpatull të thyer.” Flet në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi. Sipas tij, vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse, siç theksoi, nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar. #cnn #a2cnn #politics

126 views


💾

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, u shpreh në “Off the Record” nga Andrea...

By: @a2_cnn
28 July 2025 at 12:00

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, u shpreh në “Off the Record” nga Andrea Danglli se vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar. Po ashtu, sipas Isufit, edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk është informuar në mënyrë të saktë.#a2cnn #cnn

20.4K views


💾

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, thotë se vëllai i tij është rrahur nga ...

By: @a2_cnn
28 July 2025 at 12:00

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, thotë se vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar. #a2cnn #cnn

261 views


💾

Mësuesja e kamerierit 18-vjeçar, të dhunuar teksa punonte në lokal të shtunën në mbrëmje, flet ekskluzivisht në “Off the Record” me Andrea Dangllin, k...

By: @a2_cnn
28 July 2025 at 12:00

Mësuesja e kamerierit 18-vjeçar, të dhunuar teksa punonte në lokal të shtunën në mbrëmje, flet ekskluzivisht në “Off the Record” me Andrea Dangllin, ku shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe të shëmtuar në të cilën u përfshi nxënësi i saj. #cnn #a2cnn

342 views


💾

Gazetari Enrik Mehmeti, shfaq në “Off the Record” me Andrea Dangllin, një pjesë të intervistës së tij me 18-vjeçarin që u dhunua në Vlorë, pas pretend...

By: @a2_cnn
28 July 2025 at 12:00

Gazetari Enrik Mehmeti, shfaq në “Off the Record” me Andrea Dangllin, një pjesë të intervistës së tij me 18-vjeçarin që u dhunua në Vlorë, pas pretendimeve që ai vetë ishte i përfshirë në konflikt. #a2cnn #cnn

63.3K views


💾

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut falënderoi banorët e Pustecit për besnikërinë dhe atdhedashurinë e treguar për vendin e tyre, pavarësisht se jetoj...

By: @a2_cnn
28 July 2025 at 12:00

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut falënderoi banorët e Pustecit për besnikërinë dhe atdhedashurinë e treguar për vendin e tyre, pavarësisht se jetojnë në një territor tjetër. Gjatë fjalës së tij në Festivalin Folklorik në bashkinë minoritare, Mickoski u tha banorëve të Pustecit se janë sinonim i besnikërisë dhe dinjitetit. “Sot, kur qëndroj përpara jush, nuk flas vetëm si Kryeministër i Qeverisë, por flas si një njeri që beson se një komb përbëhet pikërisht nga kjo, lidhja mes njerëzve që e ndjej si timen, pa dallim se ku jetojmë. Edhe kur jemi afër, edhe kur jemi larg, qoftë në atdhe apo jashtë tij, ndjenja, identiteti, përkatësia, të gjitha bëhen një. #a2cnn #news #lajme #maqedoni #pustec

3340 views


💾

Një ngjarje jo e pazakontë ka ndodhur në një BigMarket në rrugën e Dibrës në Tiranë, ku një qytetare ka mbetur e mashtruar pasi kishte shkuar për të b...

By: @joq
28 July 2025 at 12:00

Një ngjarje jo e pazakontë ka ndodhur në një BigMarket në rrugën e Dibrës në Tiranë, ku një qytetare ka mbetur e mashtruar pasi kishte shkuar për të blerë disa pako patatina. Ajo tregon se shkoi për të blerë disa gjëra në Market, dhe pa që këto patatina ishin me ofertë. “Super Ofertë 2+1 për vetëm 99 lekë.” E surprizuar nga kjo ofertë e 'parrezistueshme', qytetarja vendosi ta blerë. Pasi ka kaluar në kasë, ajo ka mbetur e habitur se si patatinat që në ofertë kushtonin 99 lekë, në kasë ishin 165 lekë. Ajo thotë se kjo është një vjedhje dhe produkti në fjalë nuk ka asnjë ofertë por është vetëm një mashtrim që në fund rëndon në kurriz të blerësve. “Talljet që bën Bigmarket me ne! Produkti me logo me ofertë, që nuk ka ofertë,” shkruan denoncuesja. Për ata që se dinë, BigMarket është në pronësi të pronësi të deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili siç duket ka vendosur të bëjë oferta për të vjedhur klientët që shkojnë në mirëbesim.

49.6K views


💾

Një qytetare ka denoncuar një tjetër rast ngacmimi në ambiente publike, kësaj here në një lokal në Kamëz. Sipas saj, një burrë që ishte ulur përballë ...

By: @joq
28 July 2025 at 12:00

Një qytetare ka denoncuar një tjetër rast ngacmimi në ambiente publike, kësaj here në një lokal në Kamëz. Sipas saj, një burrë që ishte ulur përballë e ka ngulitur shikimin drejt saj për rreth 40 minuta pa ndërprerje, duke bërë gjeste të turpshme e shqetësuese. Ajo shprehet se burri prekte organet gjenitale dhe i luante syrin në mënyrë provokuese. E revoltuar, ajo i është drejtuar redaksisë me këtë mesazh shoqëruar me video: “Ja manjaku tjetër. I frikshëm, ka 40 minuta që nuk më heq sytë për asnjë sekondë. Më bën me sy dhe fërkon organet gjenitale. Ka ndodhur në Kamëz. Qenka psikopat. Zot na ruaj!” Videoja që ka dërguar e konfirmon shqetësimin: burri shihet duke që i ka ngulitur sytë drejt saj, ndërsa bën gjeste dhe mimika me duar. Ky rast vjen pak pas një tjetër ngacmimi të publikuar nga JOQ Albania në plazhin e Velipojës, ku një burrë u denoncua për gjeste të neveritshme ndaj një vajze të re. Po ashtu, një tjetër vajzë nga Durrësi raportoi ditën e sotme një ngacmim pranë stacionit të trenit, ku një burrë i moshuar kishte kryer gjeste të pahijshme ndërsa ajo priste familjarin e saj. Fenomeni po përhapet me ritme shqetësuese, sidomos në hapësira publike si lokale, stacione dhe plazhe, ku vajzat shpesh përballen me ngacmime nga burra të panjohur. Këto raste kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet dhe një reagim të fortë të shoqërisë kundër kësaj sjelljeje të neveritshme.

314.8K views


💾

Një situatë e rrezikshme është raportuar nga një qytetar në tunelin e Elbasanit, rrugës drejt Tiranës. Sipas denoncuesit, një manovër e papërgjegjshme...

By: @joq
28 July 2025 at 12:00

Një situatë e rrezikshme është raportuar nga një qytetar në tunelin e Elbasanit, rrugës drejt Tiranës. Sipas denoncuesit, një manovër e papërgjegjshme parakalimi nga një tjetër automjet ka rrezikuar jetën e tij dhe bashkëshortes shtatzënë. Ai i bën thirrje policisë të marrë masa për të shmangur tragjeditë në këtë aks. Mesazhi i qytetarit: “O vëlla dua të denoncoj një idiot që desh me vrau mua dhe gruan shtatzënë: sapo të futemi tuneli i Elbasanit rrugës duke ardhur në Tiranë një tip parakalon në krah të kundër. E pashë në moment të fundit dhe bëra një manovër të kaloja në anën tjetër, por andej për fat të keq kishte makina që po parakalonin. Qe fat që kaloi, pasi e kundërta do të ishte fatale për mua dhe gruan shtatzënë. I bëj thirrje policisë të marrin masa para se të marr masa vetë.”

241.1K views


💾

Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në terren në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjenca...

28 July 2025 at 12:00

Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në terren në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga zjarret dhe për shuarjen e tyre, po vijojnë me intensitet veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të Policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit #fyppppppppppppppppppppppp #viral #viraltiktok #news24 #news24albania

34K views


💾

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës #fyp #fyppppppp...

28 July 2025 at 12:00

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës #fyp #fyppppppppppppppppppppppp #viral #viraltiktok #news24 #news24albania

94.1K views


💾

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e ish-kandidates për...

28 July 2025 at 12:00

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e ish-kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Matilda Qurku. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë restorantit në pronësi të familjes së Qurkut. Mariglen Bajrami, 21 vjeç, është konfliktuar verbalisht me familjarë të Qurkut dhe më pas, i është afruar babait të saj, duke mbajtur të fshehur nga pas një thikë. Ngjarja është filmuar dhe i është përcjellë policisë, e cila ka shpallur në kërkim të riun. #fyp #fyppppppppppppppppppppppp #viral #viraltiktok #news24 #news24albania

2107 views


💾

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për News24 dëshminë e kamarierit të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambiente...

28 July 2025 at 12:00

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për News24 dëshminë e kamarierit të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës. I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën. “Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato. Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos sha e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri. Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç, tha ai.

5504 views


💾

Ndërkohë që vijon lufta për të vënë në kontroll flakët në Borsh, dhe raportimeve për panik mes turistëve, duket se disa prej pushuesve kanë vendosur t...

28 July 2025 at 12:00

Ndërkohë që vijon lufta për të vënë në kontroll flakët në Borsh, dhe raportimeve për panik mes turistëve, duket se disa prej pushuesve kanë vendosur të shijojnë detin pavarësisht situatës dramatike. Në pamjet e siguruara nga News24, shihet se si helikopteri i cili po kryen ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve, furnizohet me ujë aty ku pushuesit po bëjnë plazh.

5839 views


💾

❌
❌