Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Social

Edhe pse zona të tëra të Tiranës prej javësh vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e çezmave, punonjësit e UKT-së janë kthyer sot në heronj për një qyte...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Edhe pse zona të tëra të Tiranës prej javësh vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e çezmave, punonjësit e UKT-së janë kthyer sot në heronj për një qytetar, të cilit po i digjej makina. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, në zonën e 21 Dhjetorit. Një automjet ishte përfshirë nga flakët në pjesën e përparme, dhe pronari i tij gati ishte dorëzuar, pa asnjë shpresë për të bërë diçka. Por në vendngjarje ndodheshin punonjës të UKT-së, të cilët ndërhynë menjëherë, duke kryer një akt të admirueshëm. Njëri prej tyre shtriu tubat, hapi ujin dhe arriti të fikë flakët që kishin përfshirë makinën. Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes shkruan: “Punonjësit e UKT-së shpëtuan një makinë që kishte marrë flakë në rrugën Artan Lenja, një akt heroik.” Raste të tilla duhen mbështetur dhe promovuar si një formë sensibilizimi për të gjithë qytetarët.

12.3M views


💾

Një qytetare e cila ditën e djeshme po udhëtonte nga Shëngjini drejt Velipojës me makinë me familjen, është përballur me një situatë të pazakontë. Ajo...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një qytetare e cila ditën e djeshme po udhëtonte nga Shëngjini drejt Velipojës me makinë me familjen, është përballur me një situatë të pazakontë. Ajo ka treguar se gjatë një pjese të këtij aksi rrugor ka parë mbi 7-8 gjarpërinj duke lëvizur të qetë në mes të rrugës dhe trotuar. E frikësuar por edhe e shqetësuar, qytetarja apelon që të merren masa të menjëhershme për pastrimin dhe kontrollin e zonës, në mënyrë që të shmangen ngjarje të rrezikshme për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve pasi me rritjen e temperaturave, zvarranikët shfaqen edhe më tepër.

1.8M views


💾

Pak më parë JOQ Albania raportoi rastin e Anës, një shqiptareje që jeton në Romë, e cila u përpoq të mashtronte të gjithë shqiptarët e tjerë, duke saj...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Pak më parë JOQ Albania raportoi rastin e Anës, një shqiptareje që jeton në Romë, e cila u përpoq të mashtronte të gjithë shqiptarët e tjerë, duke sajuar një histori sikur babai i saj Mentor Smuja vuante nga kanceri dhe kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, e cila kushtonte 25 mijë euro. Menjëherë pas raportimit të rastit, Ana ka telefonuar në redaksinë tonë duke deklaruar se historia nuk ishte ashtu sikur ajo e tregoi në fillim. Paratë duheshin për ish-bashkëshortin e saj, i cili sikur thotë vetë ajo, ka ndërruar jetë tre ditë më parë. Megjithatë GoFundMe, rezulton të jetë aktiv edhe sot, me shpresën se shqiptarët do mashtrohen dhe do të kontribuojnë. Ana thotë se nuk e kishte menduar që skema e ndërtuar do t’i zbulohej nga JOQ Albania, dhe prandaj e dërgoi rastin për publikim. Pas gjithë bujës që bëri publikimi i mëparshëm, Ana bëri një telefonatë ku kërkoi falje publike. “Më fal gabova, po nuk e mendova që mund të krijohej... Ju betohem nuk ishin për mua. Ju lutem shumë, ju kërkoj ndjesë të gjithëve,” thotë ajo. E keni falur për mashtrimin që iu bëri?

55K views


💾

Fushatat e madhe e qeverisë për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e mëdhenj. Ndërkohë ...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Fushatat e madhe e qeverisë për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e mëdhenj. Ndërkohë që kioskat nëpër zonat e Tiranës, janë rrëzuar me zell nga fadromat e IMT-së, sepse kishin zaptuar hapësirat publike, në kompleksin Delijorgji gjithçka është e paprekur, si në ndonjë rezervat oligarkik. Aty IMT nuk ka guxuar të afrohet, sepse, siç duket, ligji për ndërtimet pa leje ka sy selektiv, sheh vetëm nga periferitë. Të varfrit shemben me vendosmëri, ndërsa të pasurit shemben me përulje. Administratorit të kompleksit, Mihal Delijorgji, mesa duket i ka rënë shorti i imunitetit urban. Në atë zonë devijojnë fadromat e IKMT-së, ose ndoshta parimi i barazisë përpara ligjit ka nevojë për një përjashtim të artë. Denoncimi i qytetarit: "Ne kuadër te aksionit te fundit, te lirimit te hapësirave publike, tek ambjentet qe njerezit punojnë per te siguruar bukën e femijeve, pa dalje ne trotuar, gjithcka eshte shembur, tek oligarket e preferuar, asnje gozhdë nen kembe. Keto foto jane sot tek kompleksi Delijorgji, gjighcka normale, kurse tek Fusha e Aviacionit, eshte shembur gjithcka."

32.5K views


💾

Një nënë e vetme ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë në JOQ, duke kërkuar strehim për veten dhe tre fëmijët e saj të mitur. Ajo shprehet se ndodhe...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një nënë e vetme ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë në JOQ, duke kërkuar strehim për veten dhe tre fëmijët e saj të mitur. Ajo shprehet se ndodhet në një situatë shumë të vështirë dhe kërkon me urgjencë një shtëpi me qira. “Përshëndetje, si jeni? Mundeni të bëni një njoftim ju lutem, pasi është tepër shumë urgjente dhe nga audienca juaj mund të më ndihmojë dikush. Kërkoj një shtëpi me qira në zonën e Paskuqanit, ose afër QSUT, ose në Bathore pranë shkollës Azem Hajdari. E kam shumë, shumë urgjente. Kam 3 fëmijë të mitur dhe nuk mund të ngelem në rrugë. Qiraja maksimumi 250 mijë lekë, pasi nuk kam mundësi për më shumë. Ju lutem më njoftoni nëse mund të më ndihmojë dikush. E kam me të vërtetë shumë urgjente. Më kontaktoni në këtë numër: 0685234501.” Thirrja e saj prekëse është një apel për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë, qoftë me një strehë të përkohshme, qoftë me një kontakt për një shtëpi të përballueshme. Në kohë të vështira, një gjest solidariteti mund të bëjë diferencën.

19.6K views


💾

Një nënë denoncon se ka mbi një orë që ndodhet në pediatrinë e Vlorës me foshnjën 10 muajshe që vuan nga temperaturë e lartë, por përballet me neglizh...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një nënë denoncon se ka mbi një orë që ndodhet në pediatrinë e Vlorës me foshnjën 10 muajshe që vuan nga temperaturë e lartë, por përballet me neglizhencën e stafit mjekësor. Sipas saj, mjeku i turnit, Altin Cane, është larguar nga spitali duke deklaruar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërsa infermieret i kanë kërkuar të presë deri në orën 07:00 për të kaluar rastin te mjeku pasardhës. Foshnja është vendosur në një ambient pas magazinave, të papërshtatshëm dhe larg kushteve minimale që kërkon një rast urgjent, pavarësisht se në spital ka dhoma të lira. Nëna shpreh indinjatë për mungesën e përgjegjësisë nga stafi mjekësor dhe trajtimin çnjerëzor ndaj një foshnje në gjendje të rënduar shëndetësore, duke ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të shërbimit në këtë spital publik. Denoncimi: Miremngjes! Kam 1 ore qe kam sjell djalin ne pediatrine e vlores me temperatur te larte dhe mjeku roje dr altini ka vajtur ne shpi sepse ankohet qe esht lodhur nga turni i nates Infemriereve u thote te presin deri ne 7 qe te behet nderrimi e pastaj do ja kaloj mjekur te turnit Fmia po digjet dhe asnje spo mban pergjegjesi ktu Na kan ln ne nje dhome qe vetm dhom nuk esht mbrapa magazinave sepse dka dhoma te lira te tjera Ky esht spitali yn qe nuk pyesin as per nje foshnje 10 muaj me teml te larte. Emri i doktorit Altin Cane.

131.2K views


💾

Një qytetar ka raportuar një episod të rrezikshëm nga rruga Korçë–Bilisht, ku një automjet tip BMW X5 me targa AB 757 TB është futur në një parakalim ...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një qytetar ka raportuar një episod të rrezikshëm nga rruga Korçë–Bilisht, ku një automjet tip BMW X5 me targa AB 757 TB është futur në një parakalim të gabuar në kthesë, duke rrezikuar përplasjen ballore me mjetin e tij. Sipas denoncuesit, ngjarja ndodhi ndërsa ai ishte duke udhëtuar për pushime në drejtim të Greqisë. Për fat të mirë, drejtuesi i makinës arriti ta mbante mjetin në rrugë dhe shmangu një aksident të mundshëm falë kujdesit dhe shpejtësisë së kontrolluar. "Përshëndetje JOQ, ju lutem mund të bëj një denoncim. Në aksin Korçë–Bilisht, makina X5 me targa AB757TB desh na aksidentoi. U fut në parakalim gabim, në kthesë, dhe desh na nxori nga rruga. Erdhi drejt nesh, falë Zotit munda ta mbaja makinën në rrugë ngaqë isha me shpejtësi normale. Filmimi është bërë nga kamera e makinës. Sugjeroj të gjithëve të instalojnë një të tillë në makinë. Isha duke shkuar me pushime në Greqi, nuk i kam kusur shoferit tjetër jetën e familjes që të bëjë lojëra në rrugë. Nuk dua të dëmtoj njeri, por ky mund të vrasë dikë tjetër. Këtu keni pamjet nga pasqyra e kamerës. Rruga Korçë–Bilisht…"shkruan qytetari. Pamjet e ngjarjes janë filmuar nga kamera e makinës së tij, të vendosura në pasqyrë, ndërsa ai apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të instalojnë një pajisje të tillë si masë parandaluese dhe si mjet provash në raste të ngjashme. Apelohet që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

18.2K views


💾

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës. Protagon...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës. Protagoniste është bërë një zonjë e veshur me ngjyrë rozë, e cila ka përfituar nga momenti kur disa gra ishin të interesuara për të blerë produktet artizanale të denoncueses dhe i ka vjedhur një çantë me rruaza. Pamjet filmike, të siguruara nga qytetarja, e tregojnë zonjën tek afrohet, merr çantën, e shikon për disa sekonda dhe më pas largohet me të në dorë, pa paguar dhe pa njoftuar askënd. Denoncuesja shprehet se çanta është e punuar me dorë dhe ka një vlerë të veçantë materiale e emocionale. Ajo i bën thirrje autores që ta rikthejë nëse e sheh këtë postim. “Kjo zonja e veshur me rozë më ka vjedhur çantën me rruaza. Kjo ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e plazhit Durrës. Është e lutur të rikthejë çantën nëse sheh këtë postim. Lutem nga ana juaj që ta publikoni këtë ngjarje, sepse këto çanta janë të punuara me dorë dhe nuk mund të vidhet kaq lehtë mundi i tjetrit”, shprehet ajo për JOQ.

2184 views


💾

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje të dhunshme mes disa të rinjve. Sipas denoncuesit, sherri ka nisur për "punë fem...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje të dhunshme mes disa të rinjve. Sipas denoncuesit, sherri ka nisur për "punë femrash". Në pamje shihet një djalë me bluzë të zezë që sulmohet nga dy të rinj dhe përfundon i rrëzuar në tokë. Njëri prej tyre e godet pa pushim, ndërsa tjetri e qëllon edhe pasi është rrëzuar. Sherri ndalet vetëm pasi ndërhyjnë kalimtarët e rastit. Është alarmante që të rinjtë zgjidhin konfliktet me dhunë në mes të rrugës, duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre, por edhe kalimtarët, në një shfaqje të turpshme të degradimit shoqëror.

2056 views


💾

Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Izabela Kuteli, e cila humbi jetën në një aksident tragjik ditën e shtunë në Athinë. Ajo ishte me origjinë n...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Izabela Kuteli, e cila humbi jetën në një aksident tragjik ditën e shtunë në Athinë. Ajo ishte me origjinë nga Dukati i Vlorës. E re në moshë, e dashur për të gjithë ata që e njihnin, Izabela u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për prindërit, vëllain, miqtë dhe të njohurit e saj. Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe prekëse ngushëllimi nga familjarë, miq dhe bashkëfshatarë, të cilët ndajnë trishtimin për këtë humbje të madhe.

22.5K views


💾

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania sjelljen aspak të hijshme të një turisteje franceze, e cila dyshohet se ka qenë në gjendje të deh...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania sjelljen aspak të hijshme të një turisteje franceze, e cila dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku turistja ka dëmtuar një pemë dekorative duke i këputur gjethet dhe ka shfaqur sjellje agresive ndaj stafit të aeroportit. Mesazhi i qytetares: “Turistja franceze tapë në aeroportin e Tiranës dy ditë më parë. Shkatërroi pemën dhe kishte sjellje agresive me stafin.” Pavarësisht se Shqipëria mirëpret turistët me mikpritje, gjeste të tilla nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Respekti për ambientin dhe njerëzit që punojnë për ofrimin e shërbimeve është minimalja që pritet nga kushdo.

3107 views


💾

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një i ri nga Kukësi i cili, në dëshpërim e sipër, hedh në lum një tufë të mad...

By: @joq
21 July 2025 at 22:01

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një i ri nga Kukësi i cili, në dëshpërim e sipër, hedh në lum një tufë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre. Sipas personit që ka dërguar videon, lulet ishin për një vajzë nga Kosova, por kjo e fundit ka refuzuar t’i marrë. Në tufën me trëndafila ishte shkruar: “Ti je vajza më e bukur në planet.” Në një moment dëgjohet i riu duke thënë me zhgënjim: “600 euro, mirupafshim!”, duke nënkuptuar paratë që kishte shpenzuar për gjestin romantik, i cili nuk u vlerësua. Çfarë mendoni për këtë situatë? Si do kishit vepruar ju në vendin e tij?

540.2K views


💾

Shabani: Na kanë shantazhuar në telefon, kushëriri i Lapajt tha "tërhiqu me të mirë, se..." 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, ...

21 July 2025 at 22:01

Shabani: Na kanë shantazhuar në telefon, kushëriri i Lapajt tha "tërhiqu me të mirë, se..." 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

6631 views


💾

Budallenjtë s’pinë driog, Ilir Suli mesazh për të rinjtë: Besimi në zot… 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24...

21 July 2025 at 22:01

Budallenjtë s’pinë driog, Ilir Suli mesazh për të rinjtë: Besimi në zot… 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

2146 views


💾

Njeriu është gjithmonë dy veta, rrëfimi i Ilir Sulit: Më urrejnë se di pse… 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar New...

21 July 2025 at 22:01

Njeriu është gjithmonë dy veta, rrëfimi i Ilir Sulit: Më urrejnë se di pse… 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

877 views


💾

Vetja ime, njeriu që më zhgënjeu më shumë: Rrëfimi i Ilir Sulit 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania...

21 July 2025 at 22:01

Vetja ime, njeriu që më zhgënjeu më shumë: Rrëfimi i Ilir Sulit 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

1054 views


💾

Avokati Arianit Koci ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë. Në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit, ai ka pr...

21 July 2025 at 22:01

Avokati Arianit Koci ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë. Në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit, ai ka prerë flokët publikisht para hyrjes së institucionit. Me këtë akt simbolik, Koçi ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike për dështimin që kuvendi të nisë punën, pavarësisht kalimit të afateve ligjore dhe pritjeve të qytetarëve. Protesta e tij ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve, ndërsa avokati është shprehur se ky ishte një akt i vetëdijshëm për të ngritur zërin në mënyrë paqësore dhe simbolike. Ai nuk përjashtoi edhe veprime të tjera të ngjashme nëse institucionet vazhdojnë të neglizhojnë obligimet e tyre. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

347 views


💾

Pas më shumë se 24 orësh, zjarri që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në Kapshticë mbetet ende aktiv, ndonëse me intensitet më të ulët. Më shumë s...

21 July 2025 at 22:01

Pas më shumë se 24 orësh, zjarri që përfshiu zonën nga fshati Vërnik deri në Kapshticë mbetet ende aktiv, ndonëse me intensitet më të ulët. Më shumë se 50 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Devoll, mbështetur nga drejtoria e shërbimit pyjor, policia, policia kufitare dhe banorë të zonës, po vijojnë përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll. Sipas një bilanci paraprak, janë djegur rreth 250 hektarë, kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre. Era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa disa vatra të vogla mbeten ende aktive përgjatë vijës kufitare. Një ndërhyrje e koordinuar në kohë ka shmangur dëme më të mëdha pasi raportohet se janë shpëtuar dhjetëra krerë bagëti dhe një fermë bletësh në fshatin Vërnik, të cilat ishin në rrezik të drejtpërdrejtë. Gjatë mëngjesit të sotëm, në mbështetje të forcave shqiptare kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga pala greke, pas kërkesës së autoriteteve vendase, duke rritur shpresat për izolimin përfundimtar të flakëve. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

3229 views


💾

❌
❌