Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Social

Një balenë ka ngordhur pasi përfundoi poshtë një varke në Barnegat Bay, New Jersey. Në pamjet e filmuara nga dëshmitarë, duket se varka nis të kthehet...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 22:00

Një balenë ka ngordhur pasi përfundoi poshtë një varke në Barnegat Bay, New Jersey. Në pamjet e filmuara nga dëshmitarë, duket se varka nis të kthehet në një anë, në momentin që gjitari i detit futet poshtë saj. Një prej personave në bord, përfundoi në det ndërsa nuk dihet nëse pati të lënduar. Autoritetet më vonë bënë të ditur se balena u gjet e ngordhur, dhe se ishte e plagosur përpara se të përplasej me varkën.#a2cnn #cnn #whales

2311 views


💾

Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald T...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 22:00

Qindra zyrtarë të sigurisë izraelite në pension, përfshirë ish-krerët e agjencive të inteligjencës, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të ushtrojë presion mbi Qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës në Gazë. “Është vlerësimi ynë profesional që Hamasi [v.j. grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian] nuk paraqet më kërcënim strategjik për Izraelin”, shkruan në një letër të hapur ish-zyrtarët. “Fillimisht, kjo luftë ishte luftë e drejtë, luftë mbrojtëse, por kur ne arritëm të gjitha synimet ushtarake, kjo luftë pushoi së qeni luftë e drejtë”, tha Ami Ayalon, ish-drejtori i shërbimit të sigurisë, Shin Bet. Lufta, që po i afrohet muajit të 23-të, “po e çon Izraelin drejt humbjes së sigurisë dhe identitetit të tij”, paralajmëroi Ayalon në një video të publikuar së bashku me letrën më 4 gusht. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #foryoupage #A2CNN

1496 views


💾

Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje për arrestimin e shumërkërkuarit Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo),...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 22:00

Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje për arrestimin e shumërkërkuarit Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), i cili dyshohet se është drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Arrestimi u bë në një hotel zonën e Orikumit, ku Plaku u kap në flagrancë i armatosur dhe me 25 mijë euro cash në çantë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #foryoupage #A2CNN #like

223 views


💾

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 22:00

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk kishte vizë për të udhëtuar. Familja, që po udhëtonte drejt vendit të origjinës, kishte me vete dy fëmijë. Kur u zbulua se njëri prej tyre nuk plotësonte dokumentacionin e nevojshëm, prindërit vendosën të mos humbisnin pushimet dhe hipën në avion vetëm me fëmijën tjetër, duke lënë të voglin në aeroport. Ata kishin njoftuar që dikush nga familjarët do ta merrte, por nuk kishin garanci se kur do të mbërrinte. Situata u bë virale në rrjetin TikTok, pasi një punonjëse e aeroportit ndau përvojën e saj, e shokuar nga rasti: “Si nënë, jam e tmerruar. Kush lë një fëmijë vetëm në terminal për orë të tëra?”. #a2cnn #pasaport #spanje #turizem #femije #lajme #polici

3337 views


💾

Nga selia e Strukturës së Posaçme, ku zbatoi sërish masën detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e këtij institucioni Altin Dumani. Kreu ...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 22:00

Nga selia e Strukturës së Posaçme, ku zbatoi sërish masën detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e këtij institucioni Altin Dumani. Kreu i demokratëve u shpreh se Dumani është në shërbim të Edi Ramës dhe mbylli të gjitha paditë e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve me pretendimin se nuk ka prova. #lajmeshqip #albania #ndiqa2cnn #tiktok #a2cnn #foryoupage #A2CNN

791 views


💾

Shumë qytetarë në Shqipëri u befasuan nga një dukuri e pazakontë në qiell, ndriçime të forta dhe të shpeshta, me ngjyrë vjollcë, që zgjatën që nga ora...

By: @joq
4 August 2025 at 22:00

Shumë qytetarë në Shqipëri u befasuan nga një dukuri e pazakontë në qiell, ndriçime të forta dhe të shpeshta, me ngjyrë vjollcë, që zgjatën që nga ora 01 e 30 pas mesnate deri në orën 03 e 30. Pamja e pazakontë tërhoqi vëmendjen e banorëve në zona të ndryshme të cilët kanë dërguar në redaksi dhe pamje nga ky fenomen që krijoi ndjesinë e një skene misterioze, por edhe shqetësuese për disa prej qytetarëve. Qielli dukej sikur ndizej herë pas here, ndërsa nga toka nuk dëgjoheshin gjithmonë bubullima. Por çfarë është kjo dukuri? Fenomeni njihet si rrufe brenda reve, ose ndryshe “rrufe të heshtura”, që ndodhin kur shkarkesat elektrike zhvillohen në brendësi të reve pa rënë në tokë. Ky ndriçim është i dukshëm edhe nga largësi të mëdha, sidomos gjatë natës, kur qielli është i errët dhe drita e rrufesë përhapet më qartë. Edhe pse duket dramatike, kjo është një dukuri e zakonshme në periudha me lagështi dhe nxehtësi të lartë, veçanërisht gjatë verës. Drita vjollcë që u pa në shumë zona vjen nga mënyra se si drita e rrufesë përthyhet dhe shpërndahet nëpër retë e dendura. Ky spektakël i rrallë është i njohur në shumë vende të botës dhe ndodh rregullisht gjatë stuhive të natës. Ndonëse pamja mund të ngjajë e pazakontë, ajo është pjesë e proceseve natyrore të atmosferës dhe nuk përbën rrezik për sa kohë stuhia mbetet në largësi.

40K views


💾

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy të rinj duke ecur qetësisht në qendër të Tiranës, teksa mbajnë përdore nga...

By: @joq
4 August 2025 at 22:00

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy të rinj duke ecur qetësisht në qendër të Tiranës, teksa mbajnë përdore nga një kalë secili. Të rinjtë janë të veshur me rroba të zakonshme, pa veshje tradicionale apo ndonjë shenjë që të tregojë ndonjë event të veçantë. Skena është filmuar pak minuta më parë dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve që ndodheshin aty pranë. Të rinjtë nuk janë të hipur mbi kuaj, por i drejtojnë përmes trotuareve dhe trafikut të kryeqytetit sikur të ishin në një shëtitje të zakonshme. Në video shihen kalimtarë të habitur që ndalojnë për t’i parë ose për të filmuar, ndërsa skena shkakton kuriozitet dhe habi për shkak të kontrastit mes kafshëve dhe ambientit urban që i rrethon. Deri tani nuk dihet nëse kjo është pjesë e ndonjë performance artistike, proteste apo thjesht një veprim spontan nga ana e tyre. Qytetarët që kanë dërguar pamjet shprehen pamje të tilla janë të pazakonta në zemër të Tiranës dhe pyesin nëse kjo është mënyra më e re e shëtitjes në kryeqytet.

6548 views


💾

Ky që shikoni është Bardhok Gjergji nga Mirdita, i cili prej disa kohësh ndodhet në një proces divorci me ish bashkëshorten e tij Vojsava Tuci. Çifti ...

By: @joq
4 August 2025 at 22:00

Ky që shikoni është Bardhok Gjergji nga Mirdita, i cili prej disa kohësh ndodhet në një proces divorci me ish bashkëshorten e tij Vojsava Tuci. Çifti janë prindër të tre fëmijëve. Martesa e tyre nuk po funksiononte si më parë dhe ata vendosën që të ndahen. Pas ndarjes, Gjykata e Lezhës ka vendosur që për fëmijët duhet të kujdeset Vojsava, por Bardhoku ka të drejtë që t’i marrë çdo të premte në orën 16:00 deri të dielën në orën 16:00. Më konkretisht në vendimin e gjykatës thuhet: “I pandehur Bardhok Gjergji ka të drejtë t’i takojë dhe t’i mbajë fëmijët e mitur E, A dhe A Gjergji, nga ora 16:00 e ditës së premte deri në orën 16:00 të ditës së dielë pasuese të çdo jave, 15 ditshin e parë të muajit Gusht të çdo viti, si dhe javën e fundit të muajit dhjetor të çdo viti tek.” Por Bardhoku ka mbi 5 javë që nuk i ka takuar të vegjlit e tij, pasi sikur thotë ish-bashkëshortja nuk po respekton vendimin e gjykatës dhe i ndalon fëmijët që të takohen me të. Qytetari ka bërë disa ankesa në Komisariatin e Mirditës dhe të Lezhës, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Bardhoku nuk kërkon asgjë më shumë, vetëm që vendimi i gjykatës të respektohet dhe ai të mund të takojë fëmijët e vegjël. Ai tregon se fëmijët kanë dëshirë ta takojnë, por nëna e tyre bashkë me familjarët e saj nuk i lejojnë. Institucionet duhet të reagojnë që ky baba të gjejë drejtësi, të takojë fëmijët e tij, të rrijë me ta, të luajë e të përkujdeset ashtu sikur çdo prind ka të drejtë. Në mesazhin e plotë ai thotë: “Pershëndetje JOQ. Un që po ju shkruaj jam nje qytetar nga Mirdita dhe desha qe te bej nje denancim pran redaksis tuaj. Une jam ne nje hall aq te madh saqë nuk po mundem që te takoj fmit e mi, sepse ish gruja Vojsava Tuci bashk me familjarët e vet dhe vvokaten po mi mbajn fmit jasht deshires tek familja e vet. Une i jam drejtuar Komisarjatit Mirdit si dhe Komisarjatit Lezhe dhe nuk me kan dhan asnje zgjidhje. Edhe pse giykata e Lezhes e ka lëshuar me vendim giykate që me 28 01 2025 që un si baba ti marr femit çdo jav nga 48 or, ata nuk me japin anje pergjigije, përveçse i leshojn ish-bashkshortes urdhra mbrotje. Tani un dua që te giej nje zgjidhje per te takuar fëmijët e mi. Ju lutem postojeni.”

71.6K views


💾

Një qytetar i revoltuar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim në lidhje me sjelljen skandaloze të një drejtuesi automjeti në aksin Radhim...

By: @joq
4 August 2025 at 22:00

Një qytetar i revoltuar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim në lidhje me sjelljen skandaloze të një drejtuesi automjeti në aksin Radhimë-Vlorë, ku trafiku është i rënduar prej kilometrash të tërë gjatë kësaj periudhe vere. Në pamje shihet një automjet që lëviz pa asnjë ngurrim kundravajtje, duke shtuar më tej kaosin dhe stresin për dhjetëra drejtues të tjerë që presin në radhë. Qytetari që dërgoi videon shprehet me ironi dhe nervozizëm: “Përshëndetje JOQ, desha të ndaj një shqetësim me këta kamikazë që qarkullojnë në këtë mënyrë kundravajtje. Aksi Radhimë-Vlorë ku trafiku është me kilometra dhe këta të papërgjegjshëm vazhdojnë pa problem.” Siç shihet dhe në video, drejtuesi i makinës mban një targë të personalizuar ku shkruhet “Arben H.”, duke ngritur pyetjen: Kush është Arbeni? Gangsteri që nuk pyet për ligj, për trafik, apo për askënd tjetër? Kjo sjellje e papërgjegjshme nuk është rast i izoluar. Çdo verë, me rritjen e fluksit në zonat turistike, rriten edhe rastet e arrogancës në timon, ndërkohë që qytetarët që respektojnë rregullat mbeten të bllokuar me orë të tëra. JOQ Albania vijon të publikojë raste të tilla në mënyrë që autoritetet të marrin masa dhe të ndërgjegjësojnë drejtuesit e papërgjegjshëm që rrezikojnë jetën e të tjerëve.

157.3K views


💾

Një emigrant shqiptar i kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në vendlindje është ndjerë thellësisht i prekur nga një skenë që pa me sytë e tij në ...

By: @joq
4 August 2025 at 22:00

Një emigrant shqiptar i kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në vendlindje është ndjerë thellësisht i prekur nga një skenë që pa me sytë e tij në rrugët e Durrësit. Ai ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një video që flet më shumë se çdo fjalë. Në pamje shfaqet një burrë, me shpatulla të përkulura nga lodhja, duke shtyrë një grua me karrocë. Ecën ngadalë, me kujdes dhe përkushtim, por rruga përpara i bëhet pengesë. Trotuari është me gropa, me lartësi të papërshtatshme dhe aspak i aksesueshëm për persona me aftësi ndryshe. Burri e ngre karrocën me mundim, përpiqet të gjejë mënyrën më të lehtë për të kaluar, ndërsa kalimtarët e tjerë thjesht shikojnë dhe vazhdojnë rrugën. Emigranti që ka regjistruar videon shprehet: “Përshëndetje JOQ, jam një emigrant nga Anglia dhe sot teksa po dilja pashë këto pamje që më erdhën keq realisht. Në Durrës minimumi s’ka trotuare as për njerëzit normal, jo më për ata me aftësi të kufizuara!” Në një qytet bregdetar ku çdo verë mbushen rrugët me turistë, Bashkia e Durrësit ende nuk ka arritur të sigurojë trotuare të denja, as për qytetarët, e aq më pak për ata me aftësi të kufizuara.

3542 views


💾

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli p...

4 August 2025 at 22:00

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli për News24, duke treguar përjetimet e familjes dhe frikën që ka kapluar të gjithë. “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh Nikolli. Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar. “Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” theksoi ai. Ngjarja ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo. Ndërkohë, policia vijon hetimet, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues i shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral

151.7K views


💾

Yesterday — 3 August 2025Social

Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për mënyrën sesi t’i merrni barnat gjatë udhëtimeve. Kur udhëtojmë, shpesh mendojmë pë...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 12:00

Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për mënyrën sesi t’i merrni barnat gjatë udhëtimeve. Kur udhëtojmë, shpesh mendojmë për gjithçka… përveç barnave! Por nëse merrni medikamente të përditshme ose keni ndonjë gjendje shëndetësore, planifikimi i saktë i barnave është thelbësor. Çfarë duhet të keni parasysh para se të udhëtoni? 1. Merrni me vete sasinë e mjaftueshme të barnave për gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit dhe pak më tepër. 2. Mbani gjithmonë recetën ose një dokument mjekësor që tregon barnat që përdorni. 3. Nëse udhëtoni me avion, barnat mbajini në çantën e dorës, jo në bagazhin e kontrolluar për të shmangur humbjen apo ekspozimin ndaj nxehtësisë. 4. Në verë, shmangni mbajtjen e barnave në makina të mbyllura, sepse dëmtohen nga temperaturat e larta. 5. Nëse udhëtoni jashtë vendit, sigurohuni që barnat që përdorni të jenë të njohura edhe atje ose keni alternativa të përshtatshme. Nëse merrni barna për diabet, tension, epilepsi, probleme me zemrën apo terapi hormonale, planifikoni me kohë dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin para udhëtimit. #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #barnat #udhetim

4059 views


💾

ALTREChem, @altrechem_official, ka për ju zgjidhjen ideale për parandalimin e rënies së flokëve. Një dukuri që ndodh për shumë arsye por stresi dhe ko...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 12:00

ALTREChem, @altrechem_official, ka për ju zgjidhjen ideale për parandalimin e rënies së flokëve. Një dukuri që ndodh për shumë arsye por stresi dhe kortizoli i prodhuar prej tij është një nga shkaktarët. Përbërja e serumit me kripra, oligominerale si zinku dhe vitmina E, bëjnë të mundur ushqyerjen e rrënjëve të flokut si dhe kujdesin e lëkurës deri në skalp duke ju ndihmuar në shëndetin e tyre. Inxhinierja kimiste, Kandidate Dr. Shk. Blerina Xhaferaj nga ALTREChem, e ftuar në emisionin Diagnozë në A2 CNN, nga Freskida Miloti, shpjegoi edhe mënyrën sesi serumi ndihmon në shfaqjen e flokëve të rinjë. Për të porositur serumin, kontaktoni në inbox: @altrechem_official Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #altrechem_official #albania #altrechem #viral #albania #vitamins #viral #trending #fyp #fypage #altrechem_ #altrechem #paraziti #myk #hemoroid #psoriasis #skin #prishtina #a2cnn #diagnoze #freskidamiloti #blerinaxhaferaj #serumiflokeve #floket #serumi #EliksiriAlkimistit

4945 views


💾

Seriumi i flokëve “Eliksiri i Alkimistit”, prodhuar nga ALTREChem, @altrechem_official, ka një efekt të veçantë sa i përket trajtimit të flokëve me yn...

By: @a2_cnn
4 August 2025 at 12:00

Seriumi i flokëve “Eliksiri i Alkimistit”, prodhuar nga ALTREChem, @altrechem_official, ka një efekt të veçantë sa i përket trajtimit të flokëve me yndyrë të lartë. Vetë serumi është një përbërje vajore, por bima e hidhrës dhe mentes, të ekstraktuara dhe me bimë të tjera bën të mundur trajtimin edhe për këtë kategori flokësh. Inxhinierja kimiste, Kandidate Dr. Shk. Blerina Xhaferaj nga ALTREChem, e ftuar në emisionin Diagnozë në A2 CNN, nga Freskida Miloti, tregoi se ky serum shërben edhe si parandalues i rënies së flokëve. Për të porositur serumin, kontaktoni në inbox: @altrechem_official Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #altrechem_official #albania #altrechem #viral #albania #vitamins #viral #trending #fyp #fypage #altrechem_ #altrechem #paraziti #myk #hemoroid #psoriasis #skin #prishtina #a2cnn #diagnoze #freskidamiloti #blerinaxhaferaj #serumiflokeve #floket #serumi #EliksiriAlkimistit

2608 views


💾

❌
❌