Policia rrethon godinën e News24, Alizoti paralajmëron: Jemi drejt finalizimit të autokracisë ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #TomorAlizoti #News24 #Policia #PoliciaShtetit #EdiRama #FjalaLire #Autokraci

8535 views
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në zonën e Tragjasit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi të dendur dhe duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të banuara. Në vendngjarje ndodhen aktualisht 17 efektivë zjarrfikës dhe 3 punonjës nga Drejtoria Pyjore, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrienit të thyer dhe të paarritshëm me mjete, çka po kërkon angazhim të shtuar fizik dhe bashkërendim mes forcave në terren.Autoritetet janë në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej. ... #SyriTv #SyriNet #Tragjas #Zjarr
3100 views
Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 55-vjeçari nga Orikumi. Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme. Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një prej kuajve, shkruan A2. Por, sipas dëshmitarëve të zonës, katër kuaj kanë ngordhur në vend, ndërsa disa të tjerë mendohet se janë plagosur duke u futur në zonën pyjore të Karaburunit për t’u shpëtuar saçmeve të armëve të gjahut që u shkrehën mbi to. Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë ndërmjet guidave turistike. #lajmeshqip #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #foryoupage
10.5K views
Ambulanca shihet të mbërrijnë në Times Square, New York, në orët e para të së shtunës, pas disa të shtënave. Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri. Autoritetet në vend njoftuan së të plagosur janë, një 18-vjeçare, një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar. Në pranga për rastin është vënë një 17-vjeçar. #a2cnn #cnn #timesquare #shooting
2245 views
Një automjet “autonom”, i operuar nga shërbimi robotaxi “Apollo Go” i Baidu përfundoi në një gropë të thellë, të hapur në një kantier ndërtimi. Kur ndodhi aksidenti, në Chongqing të Kinës të mërkurën e 6 gushtit, në taksi ndodhej edhe një pasagjere. Kjo e fundit nuk pati lëndime dhe u ndihmua nga banorët, të cilët i vendosën një palë shkallë në mënyrë që mund të dilte nga gropa. Incidenti shkaktoi diskutime të gjera në mediat sociale kineze në lidhje me sigurinë e “robotaxi-ve. Baidu operon një nga flotat më të mëdha të automjeteve autonome në Kinë dhe kryen operacione komerciale robotaxi në qytete të shumta, përfshirë Wuhan, Pekin dhe Chongqing.#cnn #a2cnn #robotaxi
418 views
Flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen nga ajri me helikopterin “Black Hawk” dhe avionin kroat “Canadair”, ashtu edhe nga toka. Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.#cnn #a2cnn
4436 views
Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit. 26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, u gjend rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Klajdi u hodh në veprim. Ai nxitoi drejt automjetit, i ndihmoi të plagosurit të dilnin dhe, kur pa se koha ishte e pakët, mori në krahë një prej tyre dhe e largoi në një zonë të sigurt. Gjatë ndërhyrjes, edhe vetë pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal derisa të gjithë u nxorën nga rreziku.#cnn #a2cnn
14K views
Aeroporti i Tiranës regjistron rekord - 12 fluturime në orë dhe 35 pasagjerë në minutë të mbërritur •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona
4937 views
“Banka e re Ziraat do të rrisë konkurrencën në treg” - Zefi: Qytetarët do të përfitojnë nga produkte të reja dhe ulje të normave të interesit •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona
585 views
Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si pasojë e operacionit është arrestuar 34-vjeçari i identifikuar si Juxhin Drazhi me qëllim ekstradimi në vendin tonë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Njoftim i Policisë: Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral
13.9K views
Një klubist britanik është cilësuar si “Bosi Final i Ibizës” pasi sjelljet e tij ekstravagante dhe paraqitja e pazakontë në ishullin spanjoll të festave u bënë virale në TikTok. Bëhet fjalë për Jack Kay nga Newcastle, i cili u kthye menjëherë në sensacion në rrjetet sociale pasi u shfaq në një video të publikuar nga klubi Zero Six West. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral
2190 views
Një banor i zonës së Laknasit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike në orët e vona të natës. Sipas tij, një prej fqinjëve ka vendosur muzikë me volum të lartë, pavarësisht se ora kishte kaluar prej kohësh mesnatën. Në videon e dërguar nga qytetari, dëgjohet qartë muzika e fortë që shpërndahet në të gjithë lagjen, ndërsa ora shënonte rreth 01:15. Denoncuesi shprehet se kjo situatë është shqetësuese, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të flenë nga zhurma. “Përshëndetje JOQ! Këtu ndodhemi në Laknas. Kemi fëmijë të vegjël. Besoj se ka një orar të kufizuar për muzikën e lartë deri në orët e vona. Ka tre netë që vijon kjo situatë,” – thotë ai. Banori kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të respektuar oraret dhe për të mos lejuar raste të tilla që prishin qetësinë e komunitetit. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe ka nevojë për masa konkrete. Prishja e qetësisë gjatë natës po kthehet në një problem që prek gjithnjë e më shumë qytetarët.
85.1K views