Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 June 2026Social

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka ironizuar kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Në një...

6 June 2026 at 09:00

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka ironizuar kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, Balla ka komentuar me tone ironike ndaj Shehajt, duke aluduar për largimin e tij drejt Italisë pas protestës së qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec, ndërsa e cilëson Shehajn si “të vetëshpallur lider” të saj. “Mbaroi protesta, tani i vetshpalluri lider i saj, ikën për ëeekend në Itali. Ju thashë çunave dhe gocave të flamingove, mos e qasni aty. Ky tradhëtoi Lulin dhe Mulin (Saliun se ze me gojë) jo më ju”, shkruan Balla në postimin e tij. Deklarata e deputetit socialist vjen pasi ka pasur replika të ashpra me Shehajn në seancën e fundit parlamentare, por jo vetëm. #taulantballa #agronshehaj #voxnews #media #news @voxnews.al

13.2K views


💾

Një moment tensioni u regjistrua gjatë protestës së zhvilluar sot pasdite para Kryeministrisë, kur një prej pjesëmarrësve mori mikrofonin dhe përdori ...

6 June 2026 at 09:00

Një moment tensioni u regjistrua gjatë protestës së zhvilluar sot pasdite para Kryeministrisë, kur një prej pjesëmarrësve mori mikrofonin dhe përdori gjuhë fyese e ofenduese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Situata zgjati vetëm pak çaste, pasi pjesëmarrës të tjerë në protestën për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit, ndërhynë menjëherë duke i marrë mikrofonin dhe ndërprerë fjalimin e tij. Pjesëmarrësit në protestë u shprehën se qëllimi i tyre është të përcjellin mesazhet e tyre përmes protestës dhe revoltës qytetare, por pa përdorur gjuhë fyese apo ofendime ndaj figurave politike. Ngjarja nuk shkaktoi incidente të tjera dhe protesta vijoi normalisht pas ndërhyrjes së protestuesve. Për më shumë klikoni në STORY👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

23K views


💾

Skena të rralla janë regjistruar në kryeqytet, teksa protesta e nisur para Kryeministrisë, ende vijon në rrugët kryesore të Tiranës. Protestues të shu...

6 June 2026 at 09:00

Skena të rralla janë regjistruar në kryeqytet, teksa protesta e nisur para Kryeministrisë, ende vijon në rrugët kryesore të Tiranës. Protestues të shumtë kanë vijuar të marshojnë duke përshkuar rrugët nga Bulevardi Zogu I dhe tek Zogu i Zi e më gjerë. Ndërkohë qytetarët që kanë qenë duke lëvizur me makinë në këtë zonë kanë dalë nga makinat i kanë përshëndetur dhe duartrokitur, ndërsa disa i kanë përshëndetur me bori. #voxnews #media #news

14.4K views


💾

Protesta në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, është shoqëruar edhe me thirrje për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda që kanë tronditur...

6 June 2026 at 09:00

Protesta në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, është shoqëruar edhe me thirrje për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin ndër vite. Protestuesit nuk harruan që të kërkojnë drejtësi edhe për ngjarjen e njohur si masakra e Pëshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994, ku 2 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u vranë dhe 3 të tjerë u plagosën nga një formacion paraushtarak i një grupi nacionalist grek, pjesë e së cilës dyshohet fort se ka qenë dhe Fredi Beleri, sot eurodeputet. Nëpërmjet një pankarte me përmasa të mëdha që u shpalos para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan drejtësi për vrasjen e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit. “Fredi Beleri – I akuzuari”, thuhet në pankartë. Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur. #voxnews #media #news @voxnews.al

7824 views


💾

Pentagoni pritet të braktisë planet për vendosjen e raketave lundruese Tomahawk në Gjermani, një vendim që do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm ...

6 June 2026 at 09:00

Pentagoni pritet të braktisë planet për vendosjen e raketave lundruese Tomahawk në Gjermani, një vendim që do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë amerikane të mbrojtjes në Evropë, raporton Politico duke cituar zyrtarë amerikanë dhe evropianë. Sipas raportimit, administrata e presidentit Donald Trump po rishikon angazhimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe shqyrton reduktimin e disa kapaciteteve që më parë ishin planifikuar të dislokoheshin në territorin gjerman. Vendimi lidhet me shqetësimet se vendosja e raketave Tomahawk mund të perceptohet nga Moska si një përshkallëzim i drejtpërdrejtë dhe të nxisë kundërmasa nga Rusia. Një faktor tjetër është gjendja e rezervave amerikane të armëve precize pas operacioneve të fundit ushtarake kundër Iranit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se rikthimi i stokut të raketave Tomahawk dhe Patriot mund të kërkojë “muaj dhe vite”. Lëvizja shihet si pjesë e një riorientimi më të gjerë të politikës amerikane ndaj NATO-s dhe sigurisë evropiane. Sipas Politico-s, planet për vendosjen e 5 mijë trupave shtesë amerikane në Gjermani janë anuluar, ndërsa po shqyrtohen edhe reduktime të mundshme të avionëve, dronëve dhe mjeteve detare amerikane në Evropë. Administrata Trump ka kërkuar vazhdimisht që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre. Gjermania është ndër vendet më të prekura nga ky ndryshim. Kancelari Friedrich Merz ka pranuar se disponueshmëria e kufizuar e raketave amerikane e bën të pamundur, të paktën për momentin, realizimin e planit. “Amerikanët nuk kanë mjaftueshëm as për veten e tyre”, është shprehur Merz. Berlini ka kërkuar të blejë raketa Tomahawk dhe sistemet përkatëse të lëshimit, por sipas ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius, nuk ka marrë ende përgjigje nga Washingtoni. #voxnews #media #news

2579 views


💾

Pas përfundimit të takimit me banorët e Zvërnecit, ku diskutoi në lidhje me projektin që parashikohet të zhvillohet në atë zonë dhe iu përgjigj të gji...

6 June 2026 at 09:00

Pas përfundimit të takimit me banorët e Zvërnecit, ku diskutoi në lidhje me projektin që parashikohet të zhvillohet në atë zonë dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tyre, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një miting më socialistët e Vlorës. Mitingu u mbajt në sheshin “Flamuri” të qytetit bregdetar në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS. Rama tregoi se ka ardhur nga Tivati, duke thënë se një vend me 10 mijë banorë, sot pret 5 milionë turistë. Ai tha se kjo vjen vetëm falë projektit turistik që u zhvillua. Kryeministri tregoi se investitorët në Tivat erdhën dhe në Shqipëri, por se nuk u mirëpritën. Më tej, deklaroi se investimi në Zvërnec do të jetë një bekim për ekonominë e Shqipërisë. #edirama #vlore #voxnews #media #news @voxnews.al

8463 views


💾

Atmosfera në protestën e zhvilluar në bulevard është shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të shumta kundër klasës politike, ndërsa mijë...

6 June 2026 at 09:00

Atmosfera në protestën e zhvilluar në bulevard është shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të shumta kundër klasës politike, ndërsa mijëra qytetarë kanë ndezur blicet e telefonëve, duke krijuar një panoramë mbresëlënëse në qendër të Tiranës. Mes thirrjeve për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë, protestuesit kanë artikuluar edhe slogane të forta kundër institucioneve dhe përfaqësuesve politikë. “Revolucion!” dhe “Armiku është në Parlament!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë tubimit. Tubimi është zhvilluar në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe politike, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre për kërkesat që kanë ngritur prej disa ditësh, ku kryeson largimi i kryeministrit Edi Rama. “Rama ne ta grisim kontratën!”, tha një prej tyre. Një prej protestuesve iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, duke deklaruar se ata nuk përfaqësojnë më vullnetin e qytetarëve. “Si Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë mesazhin që vjen qartë nga ky shesh. Ju nuk na përfaqësoni më”, u shpreh ai. Protestuesi shtoi se, sipas tij, një pjesë e madhe e qytetarëve brenda vendit dhe në diasporë kërkojnë ndryshim politik. “Shumica e popullit shqiptar në shesh dhe ata në diasporë kanë një mesazh të qartë për ju: Rama dhe Berisha, jeni të pushuar nga puna”, deklaroi ai mes thirrjeve të protestuesve. #edirama #tirana #voxnews #media

6249 views


💾

❌
❌