Mungesa e daljeve të përbashkëta të Gjestit dhe DJ Gimbos gjatë kohëve të fundit kishte bërë që fansat e tyre të ngrinin dyshime për një distancim të mundshëm mes dy miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Të njohur për paraqitjet e shpeshta së bashku dhe raportin e afërt që kanë krijuar, mungesa e tyre në publik kishte nxitur spekulime se mund të kishte ndodhur ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.
Por, duket se këto zëra tashmë janë hedhur poshtë.
Foto: Instagram
Dyshja ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha aludimeve, duke u shfaqur sërish së bashku.
Pak para koncertit të fundit në Shëngjin, Gjesti ka ndarë në Instastory një fotografi pranë DJ Gimbos, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë pozitive.
Pamja e tyre së bashku ka mjaftuar për të qetësuar fansat, duke treguar se miqësia dhe bashkëpunimi mes Gjestit dhe Gimbos vazhdojnë të jenë të forta, pavarësisht mungesës së daljeve të përbashkëta në publik.
Ata në muajin maj sollën edhe një album që rezultoi tejet i suksesshëm. /Telegrafi/
Benita Zena ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Klodian Mihajn, me të cilin u përfol gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 4.
Gjatë kohës në shtëpinë e famshme, Benita kishte shprehur pëlqim për Klodin, por pas përfundimit të aventurës ajo ka treguar se mes tyre aktualisht nuk ka komunikim.
Në një intervistë për "Artistët Shqiptarë", ajo tha se nuk kanë kontakte dhe se gjithmonë ka pasur parasysh faktin që Klodi kishte një lidhje jashtë shtëpisë.
Foto: Facebook
"S'kemi kontakte. Nuk e di as unë vetë. Unë e kam cekur brenda Bigut që Klodi e ka një lidhje jashtë dhe nuk dua t'i prish punë kurrë në jetë, kështu që të kemi një raport shoqëror", u shpreh Benita.
Ajo shtoi se pas daljes nga spektakli kanë ndodhur shumë gjëra dhe secili ka vazhduar rrugën e tij.
"Mandej dolëm prej Bigut, ndodhën shumë gjëra. E ka zgjedhur rrugën e vet, vazhdon edhe pa të", përfundoi ajo.
Klodi tani po shijon një lidhje romantike me Elijona Binakajn, e cila po ashtu ishte pjesë e Big Brother. /Telegrafi/
Blero po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij, pas ardhjes në jetë të djalit, duke u bërë baba për herë të dytë.
Në një intervistë të fundit për "Prive By Liberta Spahiu", këngëtari ka folur për jetën private dhe marrëdhëniet nga e kaluara.
Blero veçoi marrëdhënien me Teutën, nënën e vajzës së tij Tarës, duke thënë se mes tyre ekziston ende një raport i bazuar në respekt dhe mirëkuptim.
Foto: YouTube
Ai zbuloi se urimi i saj për ardhjen në jetë të djalit të tij dhe Nitës ishte i mirëpritur dhe i vlerësuar.
"Ajo që për mua dhe Nitën ka qenë shumë normale dhe e natyrshme urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues", u shpreh Blero.
Ndërkohë, për pjesën tjetër të historive të tij të mëparshme, këngëtari u tregua i qartë se nuk dëshiron të merret më me to dhe se ato i përkasin së kaluarës.
"Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje dhe nuk merrem me ato", përfundoi mes tjerash. /Telegrafi/
Këngëtarja amerikane, Olivia Rodrigo, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut për jetën e saj private.
Pas ndarjes nga aktori britanik Louis Partridge, ajo është parë në shoqërinë e financierit Julian Croonenberghs, duke nxitur spekulime për një romancë të re.
Rodrigo dhe Croonenberghs raportohet se janë parë disa herë së bashku në Brooklyn, New York.
olivia rodrigo and her mystery man, julian croonenberghs, at the airport with her team, leaving iceland and returning to new york pic.twitter.com/vI6HL8HHfH — luna 🌞 (@lunarayijph) July 21, 2026
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar zyrtarisht për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Julian Croonenberghs ka një profil në fushën e financave dhe teknologjisë.
Ai ka studiuar matematikë dhe shkenca kompjuterike në Universitetin Brown dhe më parë ka punuar si analist bankar në kompaninë Goldman Sachs.
Ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar amerikan të hokejit në fushë.Kjo vjen pas një periudhe ku Olivia është lidhur me disa figura publike, përfshirë producentin Adam Faze, muzikantin Zack Bia dhe aktorin Joshua Bassett. /Telegrafi/
Daniel Siad, 69 vjeç, një rekrutues modelesh francez i lidhur me Jeffrey Epstein, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Colombes, pranë Parisit.
Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe pritet të kryhet autopsia.
Emri i Siadit përmendej shpesh në dokumentet e çështjes Epstein.
Daniel Siad
Një nga viktimat e Epstein ka deklaruar se ishte pikërisht Siad ai që e prezantoi me financierin e dënuar, duke e akuzuar se rekrutonte vajza të reja për t'ia prezantuar atij.
Siad i kishte mohuar këto pretendime dhe kishte thënë se nuk kishte dijeni për abuzimet e Epstein.
Në Francë, ai ishte gjithashtu nën hetim pas disa kallëzimeve për përdhunim, akuza që i mohoi vazhdimisht.
Avokatët e viktimave thanë se vdekja e tij ua ka mohuar grave mundësinë për të marrë përgjigje dhe drejtësi, pasi ai nuk arriti të merrej në pyetje nga autoritetet.
Rasti rikthen në vëmendje edhe vdekjen e një tjetër bashkëpunëtori të Epstein, Jean-Luc Brunel, i cili u gjet i vdekur në burg në Paris në vitin 2022, ndërsa vetë Jeffrey Epstein vdiq në një burg në New York në vitin 2019, në atë që autoritetet e cilësuan si vetëvrasje. /Telegrafi/
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne Jolie-Pitt, ka paraqitur kërkesë për të hequr mbiemrin e të atit, duke konfirmuar spekulimet se edhe ajo ka marrëdhënie të tensionuara me Brad Pitt.
Ajo i është drejtuar Gjykatës së Lartë në Los Angeles për ta ndryshuar emrin nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.
Emri Marcheline është një dedikim për gjyshen e saj nga nëna, Marcheline Bertrand, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 pas një beteje me kancerin e vezoreve dhe gjirit.
Vivienne dhe Angelina
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, Vivienne ka deklaruar se vendimin për ndryshimin e mbiemrit e ka marrë për arsye personale.
Një burim i afërt me çështjen tha për Page Six se kjo situatë pasqyron një shkëputje të plotë në marrëdhënien prind-fëmijë.
Ndërkohë, Shiloh, Maddox, Zahara dhe Knox, gjithashtu kanë ndërmarrë hapa për të hequr mbiemrin e babait të tyre.
Pax vazhdon të mbajë kontakte me familjen e Brad Pitt, megjithëse marrëdhëniet me aktorin mbeten të tensionuara.
Ende nuk dihet nëse edhe ai do të kërkojë zyrtarisht heqjen e mbiemrit të të atit. /Telegrafi/
Aktorja australiane, Rebel Wilson, fitoi një proces gjyqësor për shpifje të ngritur ndaj saj nga ish-kolegia, Charlotte MacInnes.
Çështja lidhej me disa postime të Wilson në rrjetet sociale, ku MacInnes pretendonte se aktorja kishte dëmtuar reputacionin e saj duke lënë të kuptohej se ajo kishte sajuar një ankesë për ngacmim seksual për përfitime në karrierë.
Konflikti nisi pas një ngjarjeje në vitin 2023 në plazhin Bondi në Australi, ku producentja Amanda Ghost pati një reagim të fortë ndaj ujit të ftohtë dhe MacInnes pretendoi se e ndihmoi të ngrohej.
Rebel Wilson
Më pas, sipas Wilson, MacInnes ishte ankuar se situata kishte qenë e pakëndshme, por MacInnes e mohoi këtë dhe tha se nuk kishte bërë asnjë ankesë ndaj producentes.
Gjykata vendosi në favor të Rebel Wilson, duke arsyetuar se MacInnes nuk arriti të provonte se postimet kishin dëmtuar seriozisht reputacionin e saj ose se përbënin shpifje.
Gjykatësja Elizabeth Raper tha se ndryshimi i një deklarate nga një person nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka vepruar në mënyrë të pandershme.
Pas vendimit, Wilson tha se procesi ishte një sfidë e madhe për të, por edhe një përvojë që i dha mësime të rëndësishme.
Charlotte MacInnes
Ajo falënderoi mbështetësit dhe tha se dëshiron të përqendrohet sërish te familja dhe karriera e saj, përfshirë filmin e ri si regjisore “Girl Group”, i cili pritet të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. /Telegrafi/
Ish-banorët e Big Brother VIP 5, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, gjatë një bisede romantike në 'Top Arena' kanë treguar detaje nga jeta e tyre private.
Një ndër to ishin edhe bisedat telefonike mes tyre, që sipas çiftit zgjasin deri në shtatë orë.
Teksa flasin për këtë pjesë, zbulojnë në detaje se çfarë fshihet pas gjithë kësaj.
Foto: YouTube
Pjesë nga biseda mes tyre:
Brikena: Kur e kuptove ti se unë isha idealja për ty?
Mateo: Për mua është e vështirë të bie në dashuri, jam njeri që kam ato të miat. Duke qenë në një shtëpi bashkë 24 orë, duke më qëndruar larg e ndieja mungesën. Duke parë që ke pasur ndikim emocional të drejtpërdrejtë te humori im, aty e kuptova aty që ishe femra për mua. Aq herë sa të kam puthur ty dorën nuk ia kam puthur kujt në jetën time.
Brikena: Është një gjë që e bën edhe jashtë BBV, gjatë gjithë kohës. Janë shumë momente emocionante. Doja të të bëja një pyetje që të gjithë do të donin ta dinin, se çfarë flasim në 7 orë në një telefonatë?
Mateo: Ideja është që siç e di edhe ti, bisedat tona nisin se si e kalove ditën sot, çfarë bëre, ku je, tema të ndryshme, një bisedë nxjerr tjetrën.
Brikena: Mos i trego të gjitha.Mateo: Biseda në 12 të natës, 2 të natës, katër të mëngjesit deri sa na zë gjumi pastaj. /Telegrafi/
Këngëtarja Jade Thirlwall dhe muzikanti Jordan Stephens i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjashtëvjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga një burim pranë çiftit, i cili ka bërë të ditur se të dy kanë vendosur të vazhdojnë rrugët e tyre të ndara.
Ish-anëtarja e grupit "Little Mix" dhe artisti i grupit "Rizzle Kicks" nisën lidhjen në vitin 2020, gjatë pandemisë.
Jade dhe Jordan
Ata u njohën përmes një miku të përbashkët, derisa Jade kishte treguar më herët se ajo bëri hapin e parë duke i shkruar Jordanit.
Fillimet e tyre ishin të pazakonta për shkak të kufizimeve të pandemisë, me takime virtuale në Zoom dhe më pas takime në distancë në ambiente të hapura.
Sipas burimeve, ndarja nuk ka qenë e lehtë për çiftin, pasi ata kishin një lidhje serioze dhe të bukur.
Megjithatë, pas bisedave për të ardhmen e tyre, vendosën se ishte më mirë të vazhdonin jetën veçmas.
Jade
Aktualisht, të dy janë përqendruar te karrierat e tyre.
Problemet në lidhje ishin vënë re edhe më herët, pasi çifti nuk kishte publikuar më fotografi së bashku prej muajsh. /Telegrafi/
Benita Zena ka folur për herë të parë më gjerësisht pas rrugëtimit të saj në Big Brother, duke komentuar eliminimin pak para finales dhe reagimin e publikut ndaj saj.
Në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, e pyetur nga moderatori Butrint Pasjaqa se pse mendon se u eliminua në një moment kur po fitonte gjithnjë e më shumë pëlqimin e publikut, Benita tha se e kishte ndjerë se një skenar i tillë mund të ndodhte.
Ajo tregoi se momenti i eliminimit nuk ishte krejtësisht i papritur për të, sidomos pasi dëgjoi reagimet gjatë spektaklit.
Foto: Instagram
“Me të treguar të drejtën, nuk ka qenë diçka befasi për mua. E kam pritur deri në një moment. Kur e kam dëgjuar publikun dhe kur Jonida thotë Benita apo Hygerta, kur e kam ndjerë Bugattin, thashë: shkova unë. Kur u zgjat, thashë se me siguri do të ndodhë një padrejtësi”, u shpreh ajo.
Benita tha se, pavarësisht mosarritjes së finales, beson se ka fituar diçka më të rëndësishme, mbështetjen e publikut.
“E kam marrë zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. E kam merituar ndoshta edhe fitoren”, deklaroi ajo.
Gjatë intervistës, foli edhe për dasmën e Klodit dhe Elijonës, moment i cili mori shumë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në reality show.
Benita theksoi se në një format të tillë është normale që emocionet, dramat dhe momentet spektakolare të jenë pjesë e lojës.
“Kur je në një reality show, deshe apo nuk deshe, ke hyrë për të bërë show. Njerëzit kur e hapin televizorin duan të shohin skena, drama dhe momente interesante. Asnjë lot nuk ka qenë fals. Ka pasur pak shou dhe pak përnjëmend”, tha tutje. /Telegrafi/
Blogerja e njohur ndërkombëtarisht, Wizard Liz, është bërë sërish pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë pas një videoje që po qarkullon në TikTok, ku ajo shpreh admirimin për një vajzë shqiptare.
Në videon virale, Liz dëgjohet duke thënë: "Ne i duam gratë shqiptare. Kamarierja këtu më njohu, djema. Ajo është shqiptare, është shumë e bukur".
Më pas së bashku me shoqen e saj teksa ndodhen në pushime flasin edhe në gjuhën shqipe: "Të dua, zemër".
Foto: TikTok
Kjo deklaratë ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë, të cilët e kanë shpërndarë videon dhe kanë vlerësuar fjalët e saj.
Wizard, e cila është një nga krijueset më të ndjekura në rrjetet sociale për përmbajtje rreth vetëzhvillimit, bukurisë dhe jetës personale, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për historitë private dhe mesazhet që ndan me miliona ndjekës.
Në të kaluarën, ka folur hapur për përvojat e saj në marrëdhënie dhe për ndryshimet personale që ka kaluar, duke bërë që shumë fansa ta ndjekin jo vetëm për përmbajtjen motivuese, por edhe për historinë e jetës.
Ndërkohë, videoja e fundit ka rikthyer vëmendjen te ylli nga Belgjika dhe mënyra se si ajo vazhdon të krijojë lidhje me audienca të ndryshme në mbarë botën. /Telegrafi/
Harry Styles ka anuluar koncertin e planifikuar në stadiumin MorumBIS në Sao Paulo të Brazilit, vetëm pak orë para nisjes së tij, për shkak të një problemi shëndetësor.
Lajmin e konfirmoi organizatori Live Nation Brasil, duke bërë të ditur se biletat do t'u rimbursohen të gjithë fansave, ndërsa koncerti i radhës në Brazil pritet të zhvillohet sipas planit.
Ky nuk është incidenti i parë gjatë turneut të tij "Together, Together".
Harry Styles
Muajin e kaluar, këngëtari 32-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në stadiumin Wembley të Londrës.
Ai qëndroi për disa sekonda i shtrirë duke u përpjekur të rimerrte frymën, para se të largohej nga skena.
Harry Styles
Pavarësisht këtyre vështirësive, Styles ka vazhduar turneun e tij, derisa së fundmi emocionoi publikun në Londër duke falënderuar ish-anëtarët e "One Direction": Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe të ndjerin Liam Payne.
Pak ditë më vonë, u bë sërish viral për një moment gazmor në skenë, kur vuri re se zinxhiri i pantallonave i kishte mbetur hapur dhe e mbylli mes brohoritjeve të publikut. /Telegrafi/
Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet se po përgatit një projekt të ri.
Ai publikoi një fotografi ku shfaqet duke pushuar, ndërsa në mbishkrim tregoi se muajin e fundit ia ka kushtuar relaksit.
"Jeta ime që një muaj kështu ka qenë. Më është dashur një pushim që ta lëshoj komplet n'ler. E di që jeni tu e prit një bombë prej meje në këtë verë. Po keni durim edhe pak se kam diçka për ju. Besoj Besartit", ka shkruar Gjesti.
Foto: Instagram
Ky mesazh ka ngjallur menjëherë reagime nga fansat, të cilët besojnë se artisti po paralajmëron publikimin e një kënge ose projekti të ri muzikor gjatë kësaj vere.
Megjithatë, Gjesti nuk ka zbuluar ende detaje rreth asaj që po përgatit, duke lënë gjithçka në kuadër të një surprize për ndjekësit.
I njëjti në maj solli albumin e tij të ri "SiR" në bashkëpunim me DJ Gimbon, projektet e të cilëve u pëlqyen tejet mase.
Ata mblodhën miliona klikime dhe u bënë viral me hitet që krijuan. /Telegrafi/
Ines Garcia Santos, e dashura e futbollistit Lamine Yamal, ka reaguar pasi u përball me një valë kritikash në rrjetet sociale.
Shumë e akuzuan se kishte lënë të dashurin e saj, me të cilin ka qenë në lidhje për pesë vite, për të nisur një romancë me yllin e Barcelonës.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi të Ines me ish-partnerin e saj, ndërsa vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe një koment i saj, ku vetëm pak javë më parë i kishte shkruar atij: "Të dua, zemër".
Kjo ka bërë që shumë njerëz të pretendojnë se ajo e zëvendësoi shumë shpejt ish-të dashurin me Yamalin.
Përmes një postimi, Ines u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që publikimi i diçkaje kaq të thjeshtë do të merrte përmasa të tilla.
"Kam kaluar orë të tëra duke lexuar komentet. Edhe pse përpiqem të jem e fortë, edhe unë jam vetëm njeri. Pas këtij profili fshihet një person me ndjenja, që qan, gabon dhe nuk pushon së qeni njeri vetëm sepse është në një lidhje", shkroi ajo.
Ajo shtoi se e kupton që jo të gjithë duhet ta pëlqejnë, si dhe i pranon kritikat kur ato shprehen me respekt.
🚨🚨| It has been learned that Inés García, Lamine Yamal's girlfriend, ended her 5-year relationship before becoming romantically involved with Yamal.
"Ka një dallim të madh mes të kesh një mendim dhe të shpenzosh kohë për të poshtëruar, fyer apo për t'i uruar të keqen dikujt që as nuk e njeh. Nuk po i bëj keq askujt. Nuk i kam marrë askujt asgjë. Thjesht po jetoj jetën time", tha Ines.
U bëri thirrje njerëzve të reflektojnë para se të shkruajnë komente fyese, duke kujtuar se në anën tjetër të ekranit ndodhet një njeri me familje, miq, pasiguri dhe ndjenja.
"Ju lutem, mos harroni se fjalët mund të lëndojnë shumë më tepër sesa mendoni", vazhdoi tutje.
Në fund, Ines theksoi se nuk ka ndërmend të bindë askënd që ta pëlqejë, por kërkon vetëm pak më shumë empati dhe humanizëm.
"Shpresoj që një ditë interneti të mos jetë më një vend ku festohet mizoria. Deri atëherë, do të vazhdoj të jetoj me respekt dhe shpresoj që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Faleminderit nga zemra të gjithëve që gjetën kohë ta lexojnë këtë. Më pëlqen thjesht të ndaj momente të vogla nga jeta ime. Nuk dua t'i bëj keq askujt dhe as të shkaktoj që dikush të ndihet keq për atë që publikoj", përfundoi ajo.
Në fund të mesazhit, Ines u shpreh se të gjithë po përpiqemi ta jetojmë jetën sa më mirë që dimë dhe se shpreson që njerëzit të zgjedhin mirëkuptimin dhe dhembshurinë, e jo urrejtjen. /Telegrafi/
Këngëtarja britanike, Jessie J, ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me basketbollistin Chanan Colman, me të cilin ka një djalë, Sky.
Lajmin e bëri të ditur gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, ku zbuloi se aktualisht është beqare.
Artistja sqaroi se ndarja ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe se nuk ka konflikte mes tyre.
Foto: Instagram
Theksoi se të dy mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj djalit të tyre dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit si prindër.
“Në mënyrë romantike thjesht nuk funksionoi, por kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Ai është një njeri i mrekullueshëm dhe kemi vendosur të mbetemi miq”, u shpreh Jessie J.
Gjatë bisedës me ndjekësit, këngëtarja foli edhe për martesën, duke treguar se nuk ka qenë kurrë një nga synimet kryesore të saj.
Sipas saj, martesa duhet të ndodhë vetëm me personin e duhur dhe aktualisht është e lumtur me jetën që bën, derisa fokusi i saj kryesor mbetet familja dhe karriera.
Në të kaluarën, këngëtarja kishte treguar se Chanan ishte pranë saj në një nga periudhat më të vështira të jetës, pas humbjes së një shtatzënie në vitin 2021. /Telegrafi/
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar ndaj thashethemeve se babai i saj financon stilin e saj luksoz të jetesës.
Në një video të publikuar në TikTok, 22-vjeçarja tha se prej vitesh kujdeset vetë për shpenzimet dhe se nuk ka marrë para nga babai.
“Po të kisha paratë e babait tim, do ta pranoja. Por këto komente më irritojnë, sepse ai nuk më ka dhënë asnjë cent për më shumë se katër vite”, u shpreh Sami.
Ajo tregoi edhe një nga bisedat e fundit me babanë e saj, duke thënë se kishte mësuar që Charlie i kishte blerë motrës së saj një makinë me para në dorë dhe më pas i kishte kërkuar edhe ajo një kalë me të njëjtën vlerë.
Sipas saj, kjo ishte hera e fundit që kishin komunikuar.Sami gjithashtu mohoi zërat se babai i saj i kishte blerë një shtëpi në plazh, duke bërë shaka se të ardhurat për stilin e jetesës i siguron vetë, përfshirë edhe përmes platformës OnlyFans.
Marrëdhënia mes Sami Sheen dhe Charlie Sheen ka kaluar periudha të vështira.
Ajo ka treguar më herët se ata shpesh kanë pasur periudha të gjata pa komunikim, derisa aktori ka thënë se beson se marrëdhënia e tyre mund të përmirësohet me kalimin e kohës. /Telegrafi/
Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës, duke i dërguar mesazhe mbështetjeje bashkëshortit të saj.
Në Instagram, ajo publikoi disa fotografi të Messit dhe shkroi fjalë plot krenari për të, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë më i miri jo vetëm për talentin e tij, por edhe për përkushtimin dhe forcën që ka treguar gjatë gjithë karrierës.
Antonela vlerësoi faktin që Messi nuk është dorëzuar kurrë dhe se gjithmonë ka luftuar deri në sekondën e fundit, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur.
Foto: Instagram
Ajo shtoi se Messi është një shembull për fëmijët e tyre dhe një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, ndërsa u shpreh krenare që ndan jetën me të.
“Të admiroj më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët dhe ndihem jashtëzakonisht krenare që ecim së bashku në këtë jetë”, shkroi ajo në mesazh.
Në finalen e Botërorit, Spanja triumfoi ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas vazhdimeve, duke fituar për herë të dytë titullin e kampionit të botës.
Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo janë të martuar që nga viti 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro. /Telegrafi/
DJ-i dhe producenti i njohur holandez, Martin Garrix, ka ndarë emocionet e tij para rikthimit në Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Artisti ka publikuar një InstaStory, ku ka shkruar: "Mezi pres të rikthehem në Sunny Hill Festival më pak se dy javë".
Ylli i muzikës elektronike është një nga emrat më të mëdhenj që ka performuar në festival, ku edhe më parë ka krijuar atmosferë të veçantë me hitet e tij dhe energjinë karakteristike.
Foto: Instagram
Rikthimi i Garrix në Prishtinë është pritur me entuziazëm nga fansat e muzikës elektronike, të cilët mezi presin paraqitjen e tij në skenën e festivalit.
Sunny Hill Festival ndër vite ka arritur të sjellë në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e forcuar gjithnjë e më shumë pozitën e tij në skenën e festivaleve muzikore.
Me afrimin e edicionit të ri, emocionet për festivalin po rriten, derisa rikthimi i 30-vjeçarit mbetet një nga momentet më të shumëpritura për publikun.
Festivali sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë. /Telegrafi/
Në punimet e komisionit të Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, diskutimi ishte në lidhje me aktit normativ “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, komision për dhënie mendimi.
Ministri Blendi Gonxhja u përplas me drejtuesen e Komisionit, demokraten Ina Zhupa, teksa kjo e fundit i tha se qeveria ka financuar koncertin e Kanye West.
Zhupa i tha ministrit se cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar.
Foto: YouTube
Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi.
Ndërkohë ai tha se për të performuar në Shqipëri është komunikuar edhe me këngëtaren me famë ndërkombëtare Jennifer Lopez, por se është refuzuar nga pala jonë pasi sipas ministrit ajo ka kërkuar kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta.
Pjesë nga diskutimi në komision:
Gonxhja: Meqë u interesuat për Jennifer Lopez.
Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?
Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot garancinë, kjo është kosto e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan Lopez në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.
Zhupa: Se e pa ajo tha përderisa japin këta lekët, se asaj nuk i shiten biletat.
Gonxhja: Ishte para aktit normativ.
Zhupa: dhe tha të shkoj të kërkoj 2 mln dhe po mi dhanë mirë, po s’mi dhanë mirë, se biletat nuk i shiten. /TopChannel