Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayTelegrafi

Investimi që punon për ju: si po kthehen InstaBuilt Pop-Up Houses në burim të ardhurash

17 March 2026 at 16:33


Në një kohë kur investimet në patundshmëri po kërkojnë kthim më të shpejtë dhe fleksibilitet më të madh, InstaBuilt POP-UP Houses po ofrojnë një model konkret të të ardhurave pasive.

Me çmime që nisin nga rreth 25,000 euro dhe potencial për të gjeneruar deri në 10,000-26,000 euro në vit, këto njësi mund të jepen me qira në platforma si Airbnb, Booking apo Expedia. Me një shkallë shfrytëzimi që mund të arrijë deri në 65% të vitit (rreth 237 ditë) dhe me menaxhim profesional, investimi mund të arrijë deri në rreth 30% kthim (ROI), varësisht nga lokacioni dhe organizimi.

Si funksionon modeli i fitimit?

  • Jepet me qira afatshkurtër në Airbnb, Booking, Expedia
  • Menaxhim i plotë nga operatorë profesionistë të rekomanduar nga InstaBuilt në Kosovë, Shqipëri dhe rajon
  • Okupim i mundshëm deri në 65% të vitit (rreth 237 ditë)
  • Operatorët marrin rreth 35% të të ardhurave, ndërsa pronari mban rreth 65% neto

Çmimet mesatare për natë:

  • 28 m² → 70 € / natë
  • 52 m² → 100 € / natë
  • 104 m² → 170 € / natë

Të ardhurat neto për natë (pas menaxhimit):

  • 28 m² → 45.5 €
  • 52 m² → 65 €
  • 104 m² → 110.5 €

Të ardhurat vjetore të mundshme:

  • 28 m² → rreth 10,780 € / vit
  • 52 m² → rreth 15,405 € / vit
  • 104 m² → rreth 26,189 € / vit

10 arsye pse të investoni në InstaBuilt POP-UP House

  • Ambient i shëndetshëm për jetesë për ju dhe familjen tuaj
  • Efiçencë energjetike - kosto më e ulët për ftohje dhe ngrohje
  • Materiale 100% të certifikuara, të importuara nga Gjermania, Austria dhe Zvicra
  • Garanci afatgjatë: 50 vite për strukturën, 5 vite për izolimin dhe pjesët e fshehura, 1 vit për elementet e dukshme
  • Materiale ndërtimi me bazë të gjelbër - carbon neutral
  • 100% në përputhje me standardet ESG (mjedisore, sociale dhe të qeverisjes)
  • Ndërtim dhe montim në terren pa mbetje (zero waste) - prodhim në fabrikë dhe certifikim
  • Rezistencë e lartë ndaj zjarrit - më e sigurt se betoni dhe çeliku
  • Strukturë rezistente ndaj tërmeteve - më e sigurt se betoni dhe çeliku
  • Dizajn fleksibël dhe mobilim smart - dhoma e gjumit mund të shndërrohet në zyrë gjatë ditës

Ky model e pozicionon InstaBuilt POP-UP House si një zgjidhje që kombinon jetesën moderne, teknologjinë e ndërtimit dhe një potencial real për fitim, duke e bërë atë një alternativë gjithnjë e më të kërkuar për investitorët si burim të qëndrueshëm të ardhurash.

InstaBuilt lanson konceptin inovativ “PopUp Houses” - kosto e përballueshme dhe shpejtësi maksimale në ndërtim

13 March 2026 at 15:48


Industria e ndërtimit po hyn në një epokë të re.

Ndërsa kërkesa për banim modern, të përballueshëm dhe të shpejtë po rritet në gjithë Evropën, kompania InstaBuilt ka prezantuar një koncept inovativ që mund të ndryshojë mënyrën se si ndërtohen dhe përdoren shtëpitë.

Kompania ka lansuar zyrtarisht PopUp Houses, një linjë të re shtëpish modulare që kombinojnë teknologjinë e ndërtimit industrial, dizajnin modern dhe fleksibilitetin e jetesës.

Ky koncept i ri synon të ofrojë një alternativë të shpejtë dhe inteligjente ndaj ndërtimit tradicional - me shtëpi që mund të vendosen në pronë brenda një kohe shumë më të shkurtër dhe me kosto dukshëm më të kontrolluar.

Një koncept i ri i jetesës

Shtëpitë PopUp janë projektuar për njerëzit që kërkojnë fleksibilitet:

  • për banim personal
  • për investim në pronë
  • për shtëpi pushimi
  • ose për një njësi shtesë në oborr.

Falë sistemit modular dhe ndërtimit të industrializuar, këto shtëpi ofrojnë cilësi të lartë ndërtimi, efikasitet energjetik dhe komoditet modern, duke reduktuar njëkohësisht kohën dhe kompleksitetin e ndërtimit tradicional.

Tre modele për stile të ndryshme jetese

Programi i ri i InstaBuilt përfshin tre konfigurime të ndryshme të PopUp House, të cilat janë projektuar për nevoja dhe madhësi të ndryshme të pronës.

PopUp 28 - Minimalizëm inteligjent

  • 1 dhomë gjumi
  • 28 m² sipërfaqe
  • Çmimi: 24,999 €

Ky model është ideal për persona që kërkojnë një hapësirë kompakte, për shtëpi pushimi ose për një investim në Airbnb.

PopUp 52 - Komoditet për familje të vogla

  • 2 dhoma gjumi
  • 52 m² sipërfaqe
  • Çmimi: 49,999 €

Një zgjidhje e balancuar që ofron hapësirë dhe funksionalitet për familje të vogla ose për përdorim afatgjatë.

PopUp 104 - Hapësirë e plotë për jetesë

  • 3 dhoma gjumi
  • 104 m² sipërfaqe
  • Çmimi: 99,999 €

Modeli më i madh i linjës PopUp, i cili ofron një standard të plotë banimi dhe hapësirë të bollshme për familje.

Ndërtim më i shpejtë, më inteligjent

Ndryshe nga ndërtimet tradicionale që mund të zgjasin muaj ose vite, koncepti PopUp House bazohet në prodhim të industrializuar dhe montim të shpejtë.

Kjo do të thotë:

  • planifikim më i thjeshtë
  • më pak kosto të paparashikuara
  • instalim shumë më i shpejtë.

Arkitektura efikase dhe materialet cilësore e bëjnë këtë koncept një alternativë serioze për të ardhmen e ndërtimit.

Ofertë lansimi

Si pjesë e fazës fillestare të lansimit, çmimet aktuale janë ofertë promocionale për një periudhë 30-ditore.

Pas kësaj periudhe, kompania paralajmëron se çmimet mund të ndryshojnë në varësi të kërkesës dhe kapaciteteve të prodhimit.

Për të konfirmuar një porosi, kërkohet një depozitë prej 10%.

Një treg në transformim

Shtëpitë modulare po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në tregjet ndërkombëtare, pasi ofrojnë një kombinim të rrallë mes shpejtësisë së ndërtimit, fleksibilitetit dhe kostos së përballueshme.

Me lansimin e PopUp Houses, InstaBuilt synon të sjellë këtë revolucion edhe më afër konsumatorëve që kërkojnë një mënyrë më moderne dhe praktike të jetesës.

Për informata shtesë dhe rezervime: [email protected] / [email protected]

Linku për blerje: https://instabuilt.com/order-your-popup/#learn-more

INSTA-INNOVATION vijon me "Green Finance 2025" Investitorë, banka dhe inovatorë diskutojnë tranzicionin e gjelbër

8 December 2025 at 16:55


Në qendrën e inovacionit të INSTA-BUILT u mbajt eventi “Green Finance”, pjesë e serisë INSTA-INNOVATION, ku u mblodhën institucione financiare, investitorë, politikëbërës dhe inovatorë për të diskutuar mënyrat se si kapitali mund të orientohet drejt projekteve me ndikim të qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor.

Mes të pranishmëve ishin përfaqësues të Bankës Botërore, BERZH-it, ProCredit Bank, Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Luksemburgut.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e financimit të projekteve të gjelbra, energjisë së ripërtëritshme dhe modele të reja të zhvillimit që e pozicionojnë Kosovën më afër standardeve ndërkombëtare. Drejtori i INSTA-BUILT, Mentor Pllana, tha se qendra e inovacionit është dizajnuar për të lidhur Kosovën me tregjet globale përmes projekteve konkrete.

“Kjo qendër ka për qëllim t’u ndihmojë kompanive të Kosovës të lëvizin nëpër botë me ide, produkte dhe projekte. Sot jemi të pranishëm në Holandë, Gjermani dhe Teksas, dhe duam të tregojmë se është reale, e prekshme dhe e mundshme që edhe prej Kosovës të ndërtojmë projekte që konkurrojnë globalisht,” deklaroi ai.

Ai shtoi se projektet e reja të INSTA-BUILT po krijojnë modele të qarta për bizneset vendore.

“Do të japim raste konkrete se si është e mundur të fluturojmë me idetë dhe produktet tona jashtë vendit. Kosova ka kapacitet të jetë pjesë aktive e zinxhirit global të inovacionit,” theksoi Pllana.

Në panel foli edhe Besnik Berisha nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, i cili nënvizoi rolin e financës së gjelbër në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Agjenda e gjelbër është një nga objektivat tona kryesore. Përmes skemës garantuese ‘Grow’ mbështesim investimet që rrisin efikasitetin e energjisë dhe instalimet e energjisë së ripërtëritshme deri në 400 kilovat, për qëllime vetëkonsumi,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se një transformim i tillë kërkon bashkëpunim të gjerë mes institucioneve financiare, sektorit privat dhe politikëbërësve. Sipas tij, Kosova mbetet vend me efikasitet të ulët energjetik dhe investimet në teknologji moderne dhe ndërtesa të qëndrueshme duhet të shndërrohen në standard të ri.

Eventi “Green Finance” u vlerësua si një platformë që krijon ura bashkëpunimi dhe nxit projekte të reja të gjelbra, duke e pozicionuar vendin drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj sfidave energjetike.

Financa e gjelbër në qendër të vëmendjes: Insta Built përmbyll me sukses Green Finance Day 2025

5 December 2025 at 16:39


Green Finance Day, një nga ngjarjet kryesore të serisë “Insta Innovation Series”, u mbajt sot duke mbledhur së bashku institucione financiare, organizata ndërkombëtare, investitorë, akademikë dhe përfaqësues të biznesit.

Pjesëmarrësit diskutuan se si mekanizmat e financimit të gjelbër, investimet me impakt dhe inovacioni mund të orientojnë kapitalin drejt projekteve që sjellin vlerë ekonomike dhe rezultate të matshme mjedisore.

Ngjarja u organizua nga Pllana Capital, InstaBuilt dhe Cherry Communities – tri struktura që po ndërtojnë një ekosistem të integruar për zhvillim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm në Evropë.

Diskutimet e panelistëve u fokusuan te mënyrat konkrete për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër përmes politikave nxitëse, instrumenteve financiare dhe bashkëpunimeve ndërsektoriale.

Përfaqësues nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendore ndanë përvojat e tyre mbi mënyrën se si mund të rritet roli i sektorit privat në financimin e projekteve të qëndrueshme, si dhe nevoja për integrimin e parimeve ESG në vendimmarrje.

Në një tjetër pjesë të programit, ekspertë të zhvillimit, ndërtimit inovativ dhe investimeve me impakt trajtuan sfidat globale të strehimit dhe potencialin e modeleve të reja si “Build-to-Rent” për tregjet moderne. Mesazhi kryesor ishte i qartë: sfidat mjedisore dhe ekonomike kërkojnë qasje globale, zgjidhje të shkallëzueshme dhe bashkëpunim të thelluar mes industrive dhe institucioneve.

InstaBuilt është një ndër kompanitë më inovative në rajon dhe Evropë në fushën e ndërtimit modular të qëndrueshëm.

Pjesë e ekosistemit të Pllana Capital dhe Cherry Communities, InstaBuilt po kontribuon në krijimin e komuniteteve të reja, të qëndrueshme dhe të dizajnuara për të reflektuar nevojat moderne të tregut evropian.

Nesër në Prishtinë mbahet Green Finance Day 2025: Diplomacia dhe financat e gjelbra në fokus

4 December 2025 at 19:45


Nesër, më 5 dhjetor, në Insta Innovation Center do të zhvillohet Green Finance Day 2025, një ngjarje që sjell në një vend përfaqësues diplomatikë, institucione financiare dhe ekspertë të inovacionit për të diskutuar vizionin e Evropës për tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme me karbon të ulët.

Eventi do të hapet me fjalime nga përfaqësues të Ambasadës së Luksemburgut dhe Ambasadës së Gjermanisë, të cilët do të ndajnë perspektivat e tyre për rolin që financimi i gjelbër luan në zhvillimin ekonomik dhe në adresimin e sfidave klimatike.

Programi vazhdon me panelin tematik “Financing the Green Transition: From Policy to Practice”, ku do të diskutohen politikat, rregulloret dhe instrumentet financiare që nxisin investimet në energji të pastër, projekte të qëndrueshme dhe infrastrukturë moderne.

Në vijim, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin një Insight Session me Bersant Disha dhe Mentor Pllana, një bisedë e drejtpërdrejtë mbi vizionin, sfidat dhe rrugën përpara për financat e gjelbërta dhe inovacionin në rajon.

Green Finance Day 2025 synon të krijojë një platformë bashkëpunimi midis sektorit publik, institucioneve financiare dhe industrisë, duke e pozicionuar Kosovën gjithnjë e më shumë në hartën e diskutimeve për zhvillimin e qëndrueshëm në Evropë.


❌
❌