Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayTelegrafi

TESSA Group nis një kapitull të ri të Inovacionit dhe transformimit teknologjik në rajon

17 April 2026 at 17:15


Nga InfoSoft Systems në një aleancë të re të inovacionit, sigurisë dhe teknologjisë së qëndrueshme

Pas më shumë se një dekade suksesi në Kosovë si një nga emrat më të besueshëm në sektorin e teknologjisë informative, InfoSoft Systems ka hyrë zyrtarisht në një kapitull të ri të zhvillimit të saj, duke evoluar në TESSA Group, një transformim strategjik që shënon zgjerimin e vizionit, kapaciteteve dhe ndikimit të kompanisë në tregun rajonal dhe më gjerë.

Ky transformim reflekton një zgjerim të qartë të fokusit të kompanisë, e cila tashmë operon përmes tri shtyllave kryesore: TESSA Technology, TESSA Security dhe TESSA Energy, duke ofruar zgjidhje të avancuara në teknologji, siguri kibernetike dhe energji të qëndrueshme. Përmes këtij evolucioni, kompania synon të sjellë edhe më shumë inovacion, ekspertizë dhe vlerë të shtuar për bizneset dhe institucionet në vend e rajon.

Me rrënjë që burojnë nga përvoja mbi tri dekadëshe e grupit InfoSoft në rajon dhe një prezencë të konsoliduar në Kosovë për më shumë se 10 vite, kjo lëvizje përfaqëson jo vetëm një ndryshim identiteti, por një pozicionim të ri strategjik për të ardhmen.

Fuqinë e këtij transformimi dhe përkushtimin për të qenë gjithmonë në hap me inovacionin, TESSA e dëshmoi edhe në eventin e saj zyrtar të lansimit, të mbajtur më 11 shkurt, ku prezantoi publikisht identitetin e ri të kompanisë në praninë e partnerëve dhe figurave të rëndësishme nga disa prej brendeve më të njohura globale të industrisë së IT-së.

Në të njëjtën ngjarje, për herë të parë në rajon, u prezantua edhe një moderatore e krijuar me inteligjencë artificiale, TESA AI, një element inovativ që simbolizoi në mënyrë perfekte drejtimin e ri të kompanisë dhe orientimin e saj drejt së ardhmes.

Ngjarja u konceptua dhe realizua në tërësi nga KD Events & Communications, duke sjellë në jetë një eksperiencë prodhimi dhe skenografie që reflektoi standardin dhe vizionin e transformimit të ri të TESSA Group.

Me këtë hap, TESSA nuk ndryshoi vetëm emrin.
Ajo redefinoi të ardhmen e saj.

KD Events & Communications falënderon tifozët dardan për paraqitjen rekord, entuziazmin dhe kulturën e lartë sportive

2 April 2026 at 10:01


Dita e ndeshjes shënoi një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe tifozët dardan, teksa përfaqësuesja jonë u përball me Turqinë për një vend në fazën vendimtare drejt World Cup 2026.

Pavarësisht rezultatit jo në favor të Kosovës, ajo që mbetet më e rëndësishme është mënyra se si Dardanët e përjetuan këtë ngjarje, me pasion, dinjitet dhe një kulturë të lartë sportive, duke e përmbyllur festën pa asnjë incident.

Për KD Events & Communications, organizimi i transmetimit në tri pika në kryeqytet ishte vazhdim i një tradite tashmë 14-vjeçare, ku qytetarëve u ofrohen falas përjetime dhe momente madhështore të futbollit në hapësira publike.

Ky organizim u realizua me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës, Artmotion, Digitalb dhe Policisë së Kosovës, duke mundësuar një ngjarje të organizuar në nivel të lartë.

Pavarësisht motit të lig dhe shtrirjes së transmetimit në tri pika kyçe të qytetit, i gjithë organizimi filloi dhe përfundoi në mënyrë perfekte, pa asnjë incident, pa asnjë defekt dhe pa asnjë lëshim, as edhe për një moment të vetëm.

KD Events & Communications shpreh mirënjohjen më të thellë për tifozët dardan, të cilët me prezencën e tyre masive mbushën çdo hapësirë në tri zonat e transmetimit, duke e shndërruar Prishtinën në një arenë të vërtetë futbolli.

Mbi të gjitha, falënderimi më i madh shkon për standardin e lartë të tifozllëkut dhe sjelljen shembullore, që dëshmon se sporti në Kosovë po rritet jo vetëm në fushë, por edhe në kulturën e tij.

Shpresa nuk shuhet, vetëm rritet.
Euro 2028 na pret.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për partnerët medialë, të cilët e mbuluan këtë ngjarje në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shihemi në organizimet e ardhshme.

Sot shkruhet historia, Prishtina gati për festë

31 March 2026 at 13:50


Sot, Prishtina është gati të përjetojë një nga netët më të mëdha të futbollit dardan, teksa ndeshja historike Kosovë - Turqi pritet të mbledhë mijëra tifozë në zemër të kryeqytetit.

Në kuadër të Prishtina Football Fest, festa dhe atmosfera festive do të shtrihen në tri pika kryesore të Prishtinës: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Sheshi “Skënderbeu” dhe Pallati i Rinisë.

Fan Zone kryesore në Sheshin “Zahir Pajaziti” nis nga ora 12:00, ku tifozët do të kenë mundësi të mblidhen, të festojnë dhe të përjetojnë atmosferën e madhe të ndeshjes që nga mesdita. Ndërkohë, në Sheshin “Skënderbeu” dhe në Pallatin e Rinisë, festa dhe transmetimi do të fillojnë nga ora 18:00.

Ky organizim realizohet nga KD Events & Communications, organizatore besnike e këtij përjetimi tash e 14 vite me radhë, duke sjellë për qytetarët transmetime publike dhe festa falas për ndeshjet më të mëdha të futbollit vendor dhe ndërkombëtar.

Sot, kjo traditë vazhdon me një tjetër natë historike, ku Dardanët janë gati të ëndërrojnë më shumë se kurrë dhe të hedhin një hap të madh drejt Botërorit 2026 në Amerikë.

Besa-Besë, Dardanët takohen sot në shesh. Prishtina feston, ndërsa historia shkruhet.

Prishtina gati për ngjarjen historike Kosovë - Turqi, World Cup 2026, we are coming

30 March 2026 at 10:14


Pas interesimit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë - Turqi dhe kërkesës së Kryetarit të Komunës së Prishtinës për zgjerimin e hapësirave, KD Events & Communications, si kompani lidere në organizimet sportive, i është përgjigjur menjëherë kësaj kërkese përmes Prishtina Football Fest, festivalit të saj të njohur sportiv, duke shtuar dy pika të reja për tifozët.

Përveç Sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të organizohet edhe fan zone kryesore, transmetimi do të zhvillohet edhe në Sheshin “Skënderbeu” dhe tek Pallati i Rinisë, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë të hapur sportive për dashamirët e futbollit.

Në Sheshin “Zahir Pajaziti”, atmosfera do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, duke siguruar një eksperiencë unike për qytetarët dhe tifozët e pranishëm.

Ky organizim realizohet nga KD Events & Communications, përmes festivalit të saj Prishtina Football Fest, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Federatën e Futbollit të Kosovës, Artmotion dhe Digitalb, dhe pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh.

Besa-Besë, Dardanët festojnë në Prishtinë!

Kosova një hap larg Botërorit - Ndeshja historike Sllovaki - Kosovë transmetohet LIVE në sheshin "Zahir Pajaziti"

24 March 2026 at 16:05


Kosova është shumë afër të shënoj një moment historik për futbollin e saj, duke synuar kualifikimin për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja e rëndësishme Sllovaki - Kosovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play-Off-it të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2026, do të transmetohet drejtpërdrejt në Sheshin“Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përmes një ekrani gjigant të vendosur për këtë rast.

Transmetimi publik do të realizohet nga KD Events & Communications, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Digitalb, Artmotion dhe Federatën e Futbollit të Kosovës(FFK), duke u dhënë mundësi mijëra tifozëve që ta ndjekin këtë përballje historike në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive.

Ndeshja zhvillohet më 26 mars 2026, në stadiumin Tehelné pole në Bratislavë, me fillim nga ora 20:45, ndërsa një rezultat pozitiv për Kosovën do ta çonte përfaqësuesen tonë në finalen vendimtare të Play-Off-it, ku do të përballej me fituesin e ndeshjes Turqi -Rumani,për një vend në Kampionatin Botëror 2026.

Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje, organizatorët presin që sheshi në qendër të Prishtinës të mbushet me mijëra tifozë të cilët do të bashkohen për ta përkrahur Kosovën në këtë moment historik për sportin e vendit.

Me këtë organizim, KD Events & Communications vazhdon traditën e transmetimeve publike të ndeshjeve të mëdha të futbollit, duke sjellë përvojën e stadiumit në zemër të qytetit.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa sheshi “Zahir Pajaziti” do të shndërrohet në një arenë të vërtetë tifozësh për ta përjetuar së bashku këtë ndeshje historike të Kosovës.

Euroing inauguroi dy fabrika të reja E-Technologie dhe shënoi 3 dekada të rrugëtimit të saj

13 March 2026 at 14:40


Dje, më 12 mars 2026, kompania Euroing shënoi një nga ditët më të rëndësishme në historinë e saj, duke inauguruar dy fabrikat e reja E-Technologie në Dubravë të Suharekës dhe duke kurorëzuar, në të njëjtën ditë, edhe 3 dekada të rrugëtimit të saj në industri.

Hapja e dy fabrikave të reja, njëra e specializuar për prodhimin e konstruksioneve të larta metalike dhe tjetra për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC dhe alumini, përfaqëson një investim të rëndësishëm në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore dhe në avancimin e standardeve industriale në Kosovë. Të pajisura me teknologji moderne dhe me procese bashkëkohore të prodhimit, këto kapacitete të reja synojnë të forcojnë pozitën e prodhimit vendor në treg dhe të ofrojnë produkte konkurruese, si në aspektin e cilësisë, ashtu edhe të inovacionit.

Ceremonia e inaugurimit mblodhi përfaqësues institucionalë, bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, partnerë biznesi dhe figura të njohura nga jeta publike dhe ekonomike. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Prania e tyre i dha peshë të veçantë kësaj ngjarjeje, e cila u vlerësua si një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e prodhimit vendor dhe krijimin e perspektivës së re industriale në vend.

Për Euroing, kjo nuk ishte vetëm një ditë inaugurimesh, por edhe një moment simbolik që lidhi të kaluarën me të ardhmen. Pas 3 dekadash angazhimi, investimi dhe rritjeje të vazhdueshme, kompania vulosi një tjetër etapë zhvillimi, duke dëshmuar se rrugëtimi i saj nuk është ndërtuar vetëm mbi përvojën, por edhe mbi vizionin për zgjerim, modernizim dhe qëndrueshmëri.

Në mbrëmje, kjo ditë u përmbyll me një ceremoni festive, ku Euroing kremtoi së bashku me partnerët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj 3 dekada suksesesh, përkushtimi dhe zhvillimi të pandërprerë. Prania e mysafirëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe e figurave institucionale e politike, e ktheu këtë përvjetor në një ngjarje që tejkaloi dimensionin e një feste kompanie, duke marrë karakterin e një momenti me peshë për biznesin dhe industrinë në Kosovë.

Me inaugurimin e dy fabrikave të reja E-Technologie dhe me shënimin e 3 dekadave të aktivitetit, Euroing dha dje një mesazh të qartë: se suksesi i deritanishëm nuk shihet si kulm, por si bazë për hapa edhe më të mëdhenj në të ardhmen.

❌
❌