❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayJava News

Enver-Sali!

25 May 2026 at 11:56

Nga Indrit Vokshi 

Në një sondazh pati dalë se 30% në Shqipëri kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën.

Enveri killer. Diktator banal i cili ka djegur 2-3 breza në Shqipëri, duke mos i lejuar të jetojnë, të performojnë, të shfaqin talentin, të merren me ekonomi, art, kulturë, filma, informim etj. I nxorri shqiptarët në 1990 të pangrënë, të paqethur, të pa veshur, të vobektë, mbrapa bote, pa lidhje me civilizimin.

MirĂ«po 30% pro-enveristĂ«, sepse rininĂ« e tyre e kanĂ« pasur nĂ« atĂ« kohĂ« dhe njeriut sikur i pĂ«lqen rinia e vet, sepse ska tjetĂ«r rini. Nuk kanĂ« reflektuar asgjĂ«, janĂ« munduar t’i japin kuptim asaj jete duke e rindĂ«rtuar imagjinatĂ«n, duke e deformuar kuptimin mbi botĂ«n, duke manipuluar veten, sepse e kanĂ« pasur tĂ« nevojshme tĂ« kenĂ« edhe ata njĂ« rini. Duan tĂ« na thonĂ« se kishin edhe ata rini tĂ« bukur. Dhe nĂ« pĂ«rpjekjen pĂ«r tĂ« zbukuruar rininĂ« e tyre, zbukurojnĂ« edhe diktaturĂ«n e Enverit. Frika, gojĂ«kyçja, jeta e njeriut e pavlerĂ«, qenia njerĂ«zore statistikĂ«, kanĂ« qenĂ« normale pĂ«r kohĂ«n. Ata nuk i llogarisin kĂ«to si tĂ« çmuara e tĂ« shtrenjta, ata i zbehin e i eklipsojnĂ« kĂ«to dhe u japin vlerĂ« kujtimeve. Sa kujtime tĂ« bukura. Nevoja pĂ«r kujtime tĂ« zbukuruara i shtyn tĂ« shmangin e tĂ« harrojnĂ« jetĂ«n e pavlerĂ« dhe nĂ«n mĂ«shirĂ«n e aparatit tĂ« diktaturĂ«s, qenien njerĂ«zore tĂ« ndrydhur sepse duhej tĂ« mbijetonte. NdĂ«rsa njĂ« pjesĂ« tjetĂ«r e shqiptarĂ«ve kishin reflektuar; e shihnin diktaturĂ«n si tmerr dhe si fyerje tĂ« njeriut.

Dje dhe sot bĂ«ra njĂ« sondazh tĂ« vogĂ«l nĂ« rrjete. Del se rreth 70% e njerĂ«zve tĂ« cilĂ«t shajnĂ« e fyejnĂ« nĂ«pĂ«r komente personat e tjerĂ«, janĂ« tĂ« moshĂ«s 55 vjeç e lart. Shanin cilindo qĂ« kishte kundĂ«rshtuar apo tallur “rizgjedhjen” e Sali BerishĂ«s nĂ« krye tĂ« pronĂ«s sĂ« tij. SharĂ«sit janĂ« ata tĂ« cilĂ«t e kanĂ« pĂ«rjetuar pushtetin e SB. Pushteti i SB pĂ«r ta, ka kujtime tĂ« mira. Ishin tĂ« rinj asokohe, kishin miq e shokĂ« nĂ« pushtet, kishin pĂ«rfituar diçka, dikush tokĂ«, dikush banesĂ«, dikush rrogĂ« qyl, dikush familjarĂ« nĂ« shtet, e disa aksesin, miqĂ«sinĂ«, si edhe ndjenjĂ«n krenare se ata janĂ« sunduesit dhe munden tĂ« vendosin diçka, si pĂ«r veten, si pĂ«r jetĂ«n e tĂ« tjerĂ«ve.

Këta janë brezi, ose më saktë tipi i njeriut që mendon se duhet të pyetet, mendon se brezat e rinj duhet të dëgjojnë këta, duhet të ndjekin vendimin e tyre. Sepse kujtimet e tyre për një kohë të artë pushteti, janë e vërteta dhe e drejta. Sali Berisha është hiç asgjë, ai është simbol-ikona e kohës së kujtimeve të tyre, rinisë së tyre, është kujtimi i gjallë i ditëve kur ata mendonin se ishin dikushi, se ishin pushteti, ose kishin lidhje familjare ose krenarie me pushtetin. E në emër të kujtimeve të tyre ata shajnë, fyejnë, agresojnë, sepse po mbrojnë ikonën e kujtimeve të tyre. Po mbrojnë rininë e tyre.

Duan ta manipulojnë të vërtetën dhe për një çast të besojnë se rinia e tyre do të kthehet nëpërmjet ikonës së atyre kohërave. Mirëpo edhe nëse nuk kthehet rinia, të paktën simboli i cili ua kujton atë rini le të jetë aty, le të jetë çdo ditë në ekran, tua kujtojë atë kohë jo aq me fytyrë sepse fytyra është plakur por me zë, ngaqë zëri ka mbetur i përafërt. Ai simbol i mban disi gjallë tani që fëmijët e tyre si pyesin as i dëgjojnë, gjë në dorë nuk kanë më sepse iu kanë rënë pupulat, pasqyra i tregon çdo ditë e më të pabukur dhe ndjejnë se edhe në jetën shoqërore janë më të izoluar e të shmangur.

Ata po luftojnë për kujtimet e tyre, po luftojnë në gjendje dëshpërimi. E edhe për kujtimet luftohet sipas hierarkisë kulturore, injoranti lufton si injorant, harbuti si harbut, i pafytyri si i pafytyrë, ndërsa ata më të kënduarit luftojnë duke u bërë qesharakë sepse marrin guximin të shkruajnë e të shtjellojnë. Lum kush i pranon stacionet e jetës si ndalesa e stacione të natyrshme.

PD-ja, si Firmë Piramidale!

30 March 2026 at 14:52

Nga Indrit Vokshi

I madhi Salë Berisha, paska përjashtuar nga PD disa njerëz!

Ta sqaroj paraprakisht: Mua smĂ« ka pĂ«rjashtuar kush, kam ikur vetĂ«, si pĂ«r distancĂ« higjenike, si pĂ«r mospĂ«rputhje interesash. Krejt normale kjo. Sot nĂ«se dua tĂ« votoj, edhe pa e pasur emrin, kudo nĂ« çdo dege, shkoj dhe votoj, sepse ata mĂ« njohin vete dhe ma japin fletĂ«n edhe pa e pasur emrin. Mund tu shkoj nĂ« çdo mbledhje dhe thonĂ« eja ulu tek rreshti i parĂ«. Sepse thellĂ«-thellĂ« ata e dinĂ« se kush Ă«shtĂ« kush, ata si besojnĂ« as vetĂ« shumĂ« akuza qĂ« bĂ«jnĂ« apo mbĂ«shtesin. E ky korrupsion moral i tyre, kjo mungesĂ« guximi, dhe fshehja e mendimeve dhe shqetĂ«simeve, ka pĂ«r t’i fundosur keq. Dua tĂ« them nuk e kam personale ketĂ« kritikĂ« pasi ftesĂ«n prej tyre e kam pasur kurdoherĂ«. Thjesht nuk pranoj unĂ«.

Veç dua të them diçka mbi përjashtimet:

PĂ«rjashtimi nuk Ă«shtĂ« statistikĂ«, a pĂ«rjashtove 3 apo 4, a pĂ«rjashtove 20 apo 35. PĂ«rjashtimi Ă«shtĂ« mesazh. Dhe Ă«shtĂ« mesazh krejt i fortĂ« dhe thellĂ«sisht negativ dhe rrĂ«nues pĂ«r organizatĂ«n. PĂ«rjashtimi iu thotĂ« njerĂ«zve se nuk jeni tĂ« sigurt, se investimi dhe angazhimi juaj Ă«shtĂ« FirmĂ« Piramidale; ke investuar prej vitesh por njĂ« ditĂ« zgjohesh dhe merr vesh se aksionet e tua nuk janĂ« mĂ«, se bordi nuk t’i njeh aksionet. Kjo Ă«shtĂ« firma politike piramidale. Ka ketĂ« lloj pasigurie.

Ky lloj mesazhi rrĂ«non, largon, pakson dhe Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« t’i rimbledhĂ«sh njerĂ«zit. Tjetri, dikush pa histori tĂ« gjatĂ« nĂ« parti, mendon; kur ua zeruan aksionet atyre qĂ« kanĂ« punuar prej vitesh pĂ«r atĂ« organizatĂ«, ne tĂ« tjerĂ«ve na e shkruajnĂ« emrin me laps e na e fshijnĂ« me gomĂ«, dmth sna llogarit askush. AtĂ«herĂ« pse tĂ« investohemi aty?

Qeverisja e Edi Ramës është në ditët kur ka më pak legjitimitet publik e politik se kurrë ndonjëherë. Nuk ka çfarë i thotë më Shqipërisë. Nuk ka çfarë i jep më. Nuk ka me çfarë argumentesh të fitojë superioritet në debatin publik.

E ti çfarë bën në këto kushte e përballë këtij shansi? Jep mesazhin se je Firmë Piramidale.

Tash pĂ«r tash, shumica e asaj organizatĂ« janĂ« ende nĂ«n narkozĂ«. Ende ecĂ«n akuza dhe justifikimi “Ky tradhĂ«tar, ai i shitur”. Por kur tĂ« nisĂ« tiu dalĂ« pak nga pak narkoza, do ta kuptojnĂ« çfarĂ« katastrofe kanĂ« shkaktuar duke e pranuar dhunĂ«n e udhĂ«heqjes kundĂ«r anĂ«tarĂ«ve, mirĂ«po do tĂ« jetĂ« krejt vonĂ«. Zgjedhjet do tiu tregojnĂ« se sa vonĂ« janĂ«.

ËshtĂ« si puna e Nastradinit. Po vidhte Nastradini njĂ« dyqan, po sharronte drynin. E pyetĂ«n Nastradin çfarĂ« po bĂ«n? Po i bie violinĂ«s. CilĂ«s violinĂ«, se spo dĂ«gjojmĂ« muzikĂ«? Hajt se ia dĂ«gjoni nesĂ«r muzikĂ«n.

Edhe këta do tia dëgjojnë muzikën pas 1 viti në zgjedhje bashkiake. Aty do të merret vesh se çfarë avantazhi dhe favorizimi iu kanë bërë partive të tjera, duke mbështetur dhunën e udhëheqjes kundër anëtarëve, duke e përcorfuar atë dhunë me akuza e me sharje.

Direkt nisin thonë: Merruni me qeverinë jo me opozitën. E kanë mësuar ketë refren. Dmth kush thotë mos u merr me ne, e ka llogaritur veten budall me të meta, se veç për budallin thonë mos u merr me të, se është i papërgjegjshëm. Njeriu normal pranon edhe që të tjerët të merren me të, edhe njeh përgjegjësinë e përgjegjshmërinë.

Në vend që të kundërshtojnë dhunën dhe mesazhin e gabuar e tu thonë kryetarit e sekretarit e nënkryetarëve, jeni gabim, po na merrni në qafë, këta vazhdojnë mbështesin dhunën dhe mesazhin e gabuar.

Por fundja secili paguan faturën e veprimeve të veta. Po ia lehtësojnë Edi Ramës mbijetesën, aq sa ska. Socialistët i falenderojnë me plot zemër, edhe pse në heshtje.

A janë demokratët imoralë?

3 December 2025 at 09:57

Nga Indrit Vokshi 

S’ma ka qejfi tĂ« komentoj atĂ« parti por nganjĂ«herĂ« duhet.

Foltoren nr.1 e nisën në shtator 2021, u rebeluan me arsyet:

1. U shitën zgjedhjet
2. Smund të presim prej ShBA se këtu nuk votojnë amerikanët
3. Kryetari i partisë vendos vetë, ka kryetarokraci, duhet të vendosë anëtarësia, jo kryetari.

Shumë bukur! Arsye që qëndrojnë.

Sot në 2025:
1. Zgjedhjet janë humbur, janë 13 mandate më pak se në 2021. A u shitën zgjedhjet në 2025?
2. Ka 3 vjet qĂ« thuhet se shpĂ«timi vjen nga Amerika. ÇfarĂ« ndodhi tani, a paska rĂ«ndĂ«si Amerika? Pse nongrata nuk po hiqet as me Trump?.
3. Kryetari caktoi vetë kë deshi, si gjithmonë. Pse këtij i lejohet të caktojë kë të dojë?

Mirëpo ndryshe prej vitit 2021, sot ska asnjë rebelim kundër kryetarit dhe rrethit të tij! Edhe pse janë humbur zgjedhjet shumë më thellë se në vitin 2021, askush nuk po akuzon kryetarin aktual se i shiti zgjedhjet. Pse ketë nuk po e akuzojnë për shitje zgjedhjesh, meqenëse ky ka humbur edhe më thellë?

Pse nuk po përdoret i njejti standard gjykimi, siç u gjykua kryetari i vitit 2021?
Sepse janë imoralë të mëdhenj? Sepse nuk kanë asnjë standard moral, e asnjë princip në gjykim? Kanë vetëm mite e inate, kanë vetëm urrejtje dhe idhujtari, dhe rebelohen vetëm për këto inatet, idhujtarinë dhe tifozlliqet e tyre.

Unë e di se i gjithë rebelimi ishte veç për personin Sali Berisha, por ngaqë nuk e thonë haptas qëllimin e vërtetë pse u rebeluan, ngaqë mshefen pas demokracisë, meritokracisë, gjoja sikur kishin hallin pse u humbën zgjedhjet etj, them janë imoralë të mëdhenj.

Se ja ku jemi, gjendemi para të njejtës situatë; humbje zgjedhjesh, mirëpo nuk e quajnë humbës serial Sali Berishën, as e akuzojnë se shiti zgjedhjet. Gjendemi në kushtet kur kryetari ka emëruar kë ka dashur, pa pyetur anëtarësinë. E askush nuk flet, askush nuk rebelohet si në 2021. Pse spo rebelohen, a ndodhemi në të njejtat kushte?

E për ta vërtetuar imoralitetin, sapo ta lexojnë ketë shkrim, nuk do të reflektojnë mbi të vërtetën e parashtruar por do të nisin të shajnë autorin e shkrimit.
Ejani akuzojmë socialistët se i rrinë Ramës në rresht, por veten nuk e shohin si i rrinë Sali Berishës në rresht. Sepse rreshti i këtyre është rreshti i lirisë dhe demokracisë.

The post A janë demokratët imoralë? first appeared on JavaNews.al.

Flamur Noka Ă«shtĂ« personazhi mes tĂ« cilit ‘shkrimtari’ i madh Sali Berisha komunikon me njerĂ«zit

30 November 2025 at 09:54

Nga Indrit Vokshi

Po shoh njerëz të cilët po postojnë një video ku Flamur Noka grindet me një militante demokratike dhe në një moment, ai i thotë asaj ik, duke ia treguar derën me dorë.

Nuk ka faj Flamuri. Ai, Flamur Noka, është simboli i të gjithë militantëve të PD, shëmbëlltyra e tyre; ai janë ata, mishëruar në një trup të vetëm, në trupin e Flamurit.

A nuk u çuan militantët e PD duke i treguar derën çdo demokrati që nuk mendonte si ata? Po, u çuan. A nuk janë militantët e PD harbutë dhe arrogantë? Po, janë. A nuk mendojnë militantët e PD se gjithçka zgjidhet me forcë, duke gjuajtur me shishe, me leva e deri edhe me anti-tank? Po, ketë mendojnë dhe ëndërrojnë. A nuk mendojnë militantët e PD se besnikëria ndaj Sali Berishës si person është i vetmi qëndrim dinjitoz në politikë e në jetë, përndryshe je tradhëtar dhe i shitur? Po, ashtu mendojnë. Të gjitha këto cilësi, sjellje dhe besime të militantëve, i përmbledh e i përfaqëson Flamur Noka. Pra Flamuri është ata, si ata, njëri prej tyre. Flamuri është natyralisht PD-ja.

Nga ana tjetër e paralelisht, Flamuri, pa e kuptuar as ai vetë, është pjesë e një ushtrimi të psikanalizës nga ana e Sali Berishës. Ai, Sali Berisha, nëpërmjet Flamurit manaxhon dy mardhënie; mardhënien me militantin e vet, duke iu dhënë militantëve si valvul shkarkimi duke e quajtur fajtor, si dhe mardhënien me jomilitantët. Flamuri pra është vendimi shumëplanësh i Sali Berishës për të tjerët.

Flamuri Ă«shtĂ« mundĂ«sia qĂ« ata demokratĂ« tĂ« cilĂ«t nuk kanĂ« guxim e burrni pĂ«r t’i rĂ«nĂ« problemit nĂ« kokĂ«, ta kenĂ« Flamurin si tabelĂ« qitjeje pĂ«r tĂ« shfryrĂ« frustrimin pse nuk kanĂ« guxim tĂ« merren me udhĂ«heqĂ«sin. Sali Berisha iu ka dhuruar militantĂ«ve tĂ« tij njĂ« fajtor, Flamurin. Edhe hapsira qĂ« i ka lĂ«nĂ« Flamurit pĂ«r tĂ« marrĂ« disa vendime vetĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij operacionit psikanalitik tĂ« Doktor Saliut pĂ«r tĂ« krijuar figurĂ«n e fajtorit pĂ«r katastrofat e PD-sĂ«. E nĂ« krijimin e figurĂ«s sĂ« fajtorit, duhet tĂ« jetĂ« kontributor edhe vetĂ« Flamuri, pĂ«r ta bĂ«rĂ« figurĂ«n e fajtorit sa mĂ« tĂ« besueshme. Sholzenicini shkruan se Stalini nuk jepte urdhĂ«r direkt pĂ«r tortura. E si ndodhnin torturat? Stalini, shkruan ai, kishte emĂ«ruar nĂ« postet kyçe tĂ« NKVD-sĂ«, persona tĂ« cilĂ«t nuk dinin tĂ« bĂ«nin asgjĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç torturĂ«s, prandaj nuk kishte nevojĂ« tĂ« lodhej duke dhĂ«nĂ« urdhĂ«ra, pasi ata i bĂ«nin vetĂ« torturat.

Nga ana tjetër, paralelisht, Flamuri është cinizmi i Sali Berishës kundrejt të gjithë atyre që kanë mendim politik dhe e quajnë veten të zgjuar. Ata janë të detyruar ta takojnë e të flasin me të, u duhet të flasin me militantin e graduar në postin më të lartë. Dikush e kupton dhe e manaxhon, dikush se kupton. Por ashtu është.

Ky është cinizëm dostojevskian i Sali Berishës dhe është formë e ushtrimit të pushtetit të tij partiak në mënyrën më brutale; Berisha iu thotë unë kam 20 mijë militantë dhe 500 mijë vota, prandaj iu detyroj të merreni me militantin tim i cili nuk ka për detyrë të mendojë politikisht. Ose pranoni të diskutoni në nivel militanti si një akt nënshtrimi i juaji ndaj meje, ose udha e mbarë, ikni.

Nuk ka asnjë mundësi që Sali Berisha të jetë i mirë, ndërsa ata poshtë tij të jenë të këqinj, nuk mundet të jetë kështu. Ose këta janë të këqinj dhe Sali Berisha është si këta, ose Sali Berisha është i mirë dhe, këta janë si Sali Berisha. Nuk munden të bashkëpunojnë aq afër e aq në harmoni, njerëz me karaktere të ndryshme e me kulturë ndryshe nga njëri-tjetri.

Prandaj mos u merrni me Flamur NokĂ«n. Flamuri Ă«shtĂ« personazhi pĂ«rmes tĂ« cilit shkrimtari i madh Sali Berisha, autor i romanit “Vota e LirĂ«â€, komunikon me njerĂ«zit e tjerĂ«. Ju qĂ« nuk po merreni me shkrimtarin, por po merreni me personazhin, thjesht jeni brenda asaj çka shkrimtari ka parashikuar pĂ«r ju, po silleni si personazhe tĂ« librit.

The post Flamur Noka Ă«shtĂ« personazhi mes tĂ« cilit ‘shkrimtari’ i madh Sali Berisha komunikon me njerĂ«zit first appeared on JavaNews.al.

Pse u katandis ‘protesta kombĂ«tare’ e BerishĂ«s me 300 vetĂ«?

20 November 2025 at 10:25
Nga Indrit Vokshi
“Protesta KombĂ«tare” e Sali BerishĂ«s u katandis me 300 vete!

Por Sali Berisha nuk ka faj.

Në shtator 2021 kur ai u rebelua, ai gënjeu, por ata (shumica e demokratëve) e besuan gënjeshtrën, sepse iu pëlqeu si ai gënjen. Aaaa, thoshin, i madh, ku i gjen, si i shpik (rrenat).

Berisha shpifi, por atyre iu pëlqeu si shpifte. Aaaaa, thoshin, artist është, për regjisor hollivudi, ku i shkon mendja.

Iu dukej alamet argëtimi.

Sali Berisha akuzoi pa limit e pa moral secilin person që i doli para dhe i tha se rruga jote është rruga e katastrofës afatgjatë. E atyre, shumicës, iu pëlqeu ai imoralitet, iu pëlqeu ajo çthurje mendore, prandaj edhe i thonin, doktor mposhti, spastroji, dëboji, tradhëtarët dhe të shiturit.

Berisha Ă«shtĂ« frojdjan, ua ushqeu instiktet pĂ«r dhunĂ« e poshtĂ«rim tĂ« tjetrit, ua kĂ«naqi atĂ« dĂ«shirĂ«n perverse pĂ«r tĂ« fyer bashkĂ«partiakĂ«t qĂ« mendojnĂ« ndryshe. Ua thjeshtĂ«zoi shpjegimin pĂ«r ngjarjet; jemi unĂ« dhe ju, dhe pĂ«rballĂ« janĂ« armiqtĂ«, tradhĂ«tarĂ«t, tĂ« shiturit, janĂ« ata qĂ« prej radhĂ«ve tona tĂ« cilĂ«t i shĂ«rbejnĂ« armikut. Dhe i mobilizoi qelizat e “shumicĂ«s” demokrate qĂ« tĂ« kthehen nĂ« antitrupa e ta mbysin “virusin”, trupin e huaj.

Dario Fabbri nĂ« njĂ« prononcim deklaroi se nuk Ă«shtĂ« Trump qĂ« ka krijuar atĂ« AmerikĂ«n, Ă«shtĂ« Amerika qĂ« ka krijuar Trumpin, e nuk Ă«shtĂ« Putini qĂ« e ka krijuar RusinĂ«, Ă«shtĂ« Rusia qĂ« e ka krijuar Putinin. Edhe kĂ«tu nuk Ă«shtĂ« Sali Berisha qĂ« e ka krijuar atĂ« PD, Ă«shtĂ« ajo PD e ajo “shumicĂ« e demokratĂ«ve” qĂ« e ka krijuar Sali BerishĂ«n. Ka krijuar monstrumim e vet, atĂ« qĂ« shan, shpif, trillon, gĂ«njen, u kĂ«naq instiktet dhe mban nĂ« kĂ«mbĂ« botĂ«kuptimet e asaj partize.

LuftĂ«n brenda “tĂ« djathtĂ«s” e ka fituar krahu mĂ« ekstremist, e ka fituar “Hamasi” ose “Al-Kaeda” e tĂ« djathtĂ«s, duke i asgjĂ«suar tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t, ngjashĂ«m siç Enver Hoxha fitoi luftĂ«n kundĂ«r fraksioneve social-demokrate ose socialiste, duke triumfuar krahu stalinist. E ka fituar “Hamasi” sepse nĂ« thelb ajo Ă«shtĂ« e djathta shqiptare, nuk ka tjetĂ«r. TĂ« gjitha ngjyrat dhe botĂ«kuptimet e tjera janĂ« minoranca. MinorancĂ« janĂ« demokratĂ«t qĂ« besojnĂ« nĂ« principet demokratike, minorancĂ« janĂ« nacionalistĂ«t, minorancĂ« janĂ« liberalĂ«t, minorancĂ« janĂ« tĂ« gjithĂ«.

Shumica është solide dhe ruan po atë botëkuptim e atë mentalitet i cili ka shenjë treguese Sali Berishën. Dhe ketë ne e kuptojmë dje dhe sot kur lexojmë disa demokratë të cilët shkruajnë në facebook dhe thonë se Sali Berisha duhet të hapë krahun sepse është i plakur.

Pra ata nuk kanë problem me tipin e tij, me modelin e tij, me vetitë e tij, kanë vetëm problem biologjik me plakjen, askund problem ideor dhe botëkuptimor. Sepse për ta ai është në rregull, thjesht është plakur dhe ska më energji për ta çuar përpara atë mentalitet. Nevojitet dikush më i ri por si Berisha, në rrjedhën e mentalitetit të tij.

Sot që ka mbetur vetëm dhe i braktisur, ai nuk është braktisur për arsye ideore, kulturore e demokratike; është braktisur sepse është plakur. Sepse turma të tilla janë imorale.

Grupimet morale dhe ideore, ose mardhënia e ndërtuar mbi ndershmëri e rregulla politike, funksionon deri në fund, pavarësisht moshës së liderit. Ndërsa mardhëniet imorale dhe perverse midis grupimit dhe liderit, mardhëniet e bazuara te kurimi i frustrimeve ose te ndezja e ëndrrës për plackitje, kapitullojnë kur lideri nuk ka më fuqi psikologjike për ta çuar përpara imoralitetin dhe perversionin; aty ata e braktisin. Prandaj e kanë braktisur edhe ata të cilët e rikthyen dhe e ri-instaluan, sepse nuk ka fuqinë që ata pretendojnë se duhet të kishte, si për tua kuruar frustrimet, si për tua kënaqur instiktet për poshtërim, si për tua ndezur ëndrrën për të vjedhur edhe një herë.

Ky ishte një destinacion i pashmangshëm!

The post Pse u katandis ‘protesta kombĂ«tare’ e BerishĂ«s me 300 vetĂ«? first appeared on JavaNews.al.

Injorant si ky Ben Blushi, s’kisha pa

17 November 2025 at 10:56

Nga Indrit Vokshi

Se se kisha n’mend ta komentoj por me dolĂ«n nja dy reels tĂ« tij, njĂ« te Arbana Osmani dhe njĂ« te Panairi.

Ky shkrimtar intelektual (hall i madh), thoshte se ka të rinj 22 vjeç të cilët janë më besimtarë se prindërit apo gjyshërit para 60 vjetësh. Nuk e shqetëson ketë, përderisa ata janë modernë. A e kupton ky, nuk e kupton se injorant hesapi, se moderniteti nuk është motivi suprem i njeriut dhe ska pse të jetë motiv i epërm. Moderniteti nuk është Zoti. Moderniteti lindi para nja 200 vjetësh. Ka mendimtarë europianë të cilët janë antimodernistë. Evola mos gaboj shkruante se ëndërron ta kthejë Italinë te epoka e artë romake, me kuaj, natyrë e aristokraci. Në vitet 1930 kjo, midis modernitetit. Evola ska qenë me Hamasin as me Al Kaeden.

Gjithashtu, shton tipi në fjalë, feja zë rrënjë tek ata që kanë vakum identiteti, ose vjen nga varfëria. Unë jam më fetar se baba im apo xhaxhi im. Xhaxhi psh e ka shtëpinë afër xhamisë në qendër, e ska shkuar kurrë. Janë brez komunizmi. Unë kam shkuar gati çdo Bajram. As kam shkuar prej varfërisë, as prej ndonjë vakumi. Kam shkuar se ka Zot. Si respekt për Atë që e ka krijuar ketë botë e ketë njerëzim. Se quaj veten aq arrogant saqë të mos nderoj Atë që e ka krijuar ketë gjithësi në mënyrën më të mrekullueshme siç funksionon. Nuk është çështje varfërie por kthim në normalitet. Këta janë rritur në vendin e vetëm në botë zyrtarisht ateist siç ka qenë Shqipëria komuniste dhe ajo lloj Shqipërie ka qenë normalja për ta. Kthimi në normalitet njerëzor me fe, Zot, familje, iu duket habi.

Më e bukura krejt, shkrimtari intelektual që këtu reklamohet shumë, deklaron se feja muslimane erdhi nga një pellg kulturor krejt tjetër, shumë larg, jashtë Europës, dmth krejt i huaj. Dhe i zuri vendin fesë vendase. Duhet të jemi besnikë të së vërtetës; edhe feja muslimane edhe feja e krishterë prej të njejtit atdhe kulturor vijnë, prej Lindjes së Mesme. Nuk vijnë as nga Berlini as nga Amsterdami as nga Londra. Krishti ka folur gjuhën aramaike dhe ka qenë prej Betlehemi. Arabë e hebrenj janë beni Israilë e beni Ismailë, prej dy vëllezërve, prej të njejtit patriark.

KĂ«ta janĂ« produkte agjenturore. Seksioni i kulturĂ«s nĂ«pĂ«r agjentura ta shkatĂ«rron njĂ« vend tĂ« huaj duke ua nxjerrĂ« njerĂ«zve prej qejfit Atdheun e tyre, pĂ«rmes degradimit tĂ« “elitave”. NjerĂ«zit shohin tipa si ky qĂ« promovohen si elita dhe humbin respektin pĂ«r shoqĂ«rinĂ« ku jetojnĂ«. Marrim rastin e GreqisĂ«, janĂ« gati 100% tĂ« krishterĂ«, nuk lejojnĂ« askĂ«nd tĂ« dalĂ« gjithĂ« ditĂ«n e tĂ« deklarojĂ« se feja e krishterĂ« erdhi nga njĂ« truall i huaj dhe i zuri vendin “GreqisĂ« sĂ« LashtĂ«â€ parakristiane, GreqisĂ« sĂ« filozofisĂ« etj. Ka grupe komuniste anti-fe sa tĂ« duash. Por pĂ«rgjithĂ«sisht e zyrtarisht nuk e bĂ«jnĂ«, mbajnĂ« krishtĂ«rimin e ardhur nga Betlehemi. Dhe mirĂ« bĂ«jnĂ«, mbajnĂ« tĂ« natyrshmen qĂ« iu pĂ«lqen.

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend ku tipa si ky me lehtĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« papĂ«rgjegjshme, dalin dhe duan t’i shpallin 60%-shit tĂ« njerĂ«zve fenĂ« e tyre si mish tĂ« huaj, duke iu thĂ«nĂ« turp, e kĂ«tej-andej. Edhe duke gĂ«njyer e manipuluar, si nĂ« rastin kur thonĂ« erdhi njĂ« kulturĂ« e huaj. Po kĂ«tu e kudo tĂ« gjitha kultura tĂ« importuara janĂ«. Edhe liberalizmi, komunizmi, fashizmi, demokracia, mall importi janĂ«, prej trojeve tĂ« huaja vijnĂ«, pse i predikoni? I bie tĂ« kthehen anglezĂ«t, gjermanĂ«t e italianĂ«t apo amerikanĂ«t tek paganizmi apo politeizmi i tyre parakristian sepse krishtĂ«rimi erdhi nga Lindja e Mesme? Jo. Respektohet popullsia. Respektohet vendi. Respektohen bindjet dhe pĂ«rkatĂ«sitĂ«.

Hipokrizia e tipave si ky Ă«shtĂ« se janĂ« mbrojtĂ«s tĂ« disa platformave ultra-liberale si fjalavjen tĂ« disa ideve tĂ« tjera tĂ« cilat vijnĂ« prej “trojesh tĂ« huaja” apo “laboratoreve” tĂ« huaja, ndĂ«rkohĂ« tek feja kapen dhe e shpallin tĂ« huaj. Hipni nĂ« pemĂ« prapĂ«, futuni nĂ« shpellĂ« prapĂ«, mos pranoni asgjĂ« nga kulturat e tjera, nisni proces akulturimi, izolimi.

MirĂ«po nuk e kanĂ« kĂ«tu hallin. E kanĂ« hallin tĂ« fyejnĂ« dhe tĂ« pĂ«rdoren si kavie pĂ«r disa “operacione kulturore” dhe ua ha mendja se janĂ« aq tĂ« zgjuar saqĂ« tĂ« mos kuptohen. Do thoni ju pse shkruajte kaq gjatĂ« pĂ«r ketĂ« tip? Se kam hiç me ketĂ« tip. Thjesht e pĂ«rdora si rast qĂ« pĂ«rmes pislliqeve qĂ« ky thotĂ« tĂ« sqaroj dy-tri gjĂ«ra tĂ« tjera.

TemA

The post Injorant si ky Ben Blushi, s’kisha pa first appeared on JavaNews.al.

Diçka për protestën (leksion për hipokrizinë)

17 October 2025 at 22:32

Nga Indrit Vokshi 

Protesta organizohet nga OVL-UÇK (Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK), jo nga Edi Rama.  

OVL organizoi nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« HagĂ«, sot i erdhi radha TiranĂ«s, pastaj Shkupit. ËshtĂ« nĂ« kalendarin e protestave, çfarĂ« lidhjeje ka Edi Rama kĂ«tu? Po atje nĂ« HagĂ« kush e organizoi? Fondacioni Soros i HolandĂ«s? 

Pse e paraqesin si protestë të Edi Ramës? Apo ju nevojitet ta paraqesin si të Edi Ramës që të justifikohen gjoja pse nuk shkuan? Ska asgjë që i justifikon por, gjithsesi puna e tyre. Apo do të grinden këta për protagonizëm, Rama nuk i voton rezolutën për të mos i dhënë protagonizëm këtij, ky shan protestën duke thënë është e Ramës që sna votoi rezolutëm, për të krijuar justifikimin e mospjesëmarrjes. 

Une isha aty dhe pashë e takova njerëz që nuk janë hiç me Edi Ramën, skanë qenë kurrë me të. Pashë edhe njerëz që janë me Edi Ramën. Por çfarë rëndësie ka? Kur je në event të tillë, ka prej të gjitha ngjyrave. 

Ishin politikanë të PS-së në rresht të parë? Kush i ndaloi politikanët e PD-së të ishin edhe ata në rresht të parë? Ishte psh Bujar Leskaj, askush nuk e ndaloi. Ishte Sami Lushtaku i PDK-së por ishte edhe Përparim Rama i LDK-së, Daut Haradinaj i AAK-së. Askush nuk ndaloi askënd, pavarësisht ndasive partiake. 

Shkoni edhe ju nĂ« rresht tĂ« parĂ«, del pastaj se Ă«shtĂ« protestĂ« edhe e juaja. Apo sdoni tĂ« jetĂ« e juaja? Thuaje mor zotni troç, nuk dua tĂ« shkoj nĂ« atĂ« protestĂ« sepse nuk dua qĂ« ata tĂ« lirohen nga burgu. Thuaje nuk shkoj, smë pĂ«lqen, sjam me ta, kam interesa tĂ« tjera, fije tĂ« tjera. ËshtĂ« mĂ« e ndershme kjo. 

Sali Berisha pra, me status fb, i paska quajtur albanofobë shqipfolĂ«s ata qĂ« sipas atij po pĂ«rdorin protestĂ«n e UÇK. Dhe ne tĂ« tjerĂ«t, rrjedhimisht, po u pĂ«rdorkemi nga kĂ«ta albanofobĂ«t shqipfolsĂ«. Ska hall dmth pa i fyer njerĂ«zit. 

Këta demokratët e sotëm, edhe unë si ish-demokrat, kemi shkuar te protesta e Ilir Metës; na ka folur Iliri për kushtetutën, për ndershërinë, kundër vjedhjes, abuzimit, mashtrimit etj. Dhe ne e kemi dëgjuar aty. Tani ketë moralistin e madh blu, dhe moralistët e vegjël pas tij, i shqetësoka hipokrizia, po thonë se ata tek protesta nuk e kanë seriozisht kur flasin për patriotizëm. Vetëm ky e ka seriozisht kur flet për patriotizmin. Pronë e këtij patriotizmi, kush nuk është me ketë, nuk quhet patriot.  

Fundja nuk Ă«shtĂ« çudi sepse Ă«shtĂ« i njejti që Rambujenë e ka quajtur “KĂ«shtjella e TradhĂ«tisĂ«â€. Aty ishin Rugova, Thaçi, Bakalli, Surroi, Qosja, ishin tĂ« gjitha partitĂ« dhe intelektualĂ«t e KosovĂ«s, e ata po bĂ«nin tradhĂ«ti, ndĂ«rsa vetĂ«m ky ishte patrioti; tĂ« gjithĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e KosovĂ«s të të gjithĂ« krahĂ«ve ishin tradhĂ«tarĂ«, vetĂ«m ky, patriot. Ia vuri Rugova kufirin e se lejoi tĂ« shkelte nĂ« KosovĂ« deri nĂ« vitin 2006 kur Rugova vdiq.  

Gjithkush ka tĂ« drejtĂ« tĂ« mos dojĂ« dikĂ«, tĂ« mos dojĂ« diçka. Ka tĂ« drejtĂ« tĂ« mbajĂ« krahun e vet. Edhe Sali Berisha e kush e ndjek pas, kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« mos i duan krerĂ«t e UÇK. KanĂ« tĂ« drejtĂ« edhe tĂ« çmenden nga inati pse Thaçi, Krasniqi, Selimi e Veseli kanĂ« mĂ« shumĂ« lavdi se ata, sepse ata do tĂ« mbeten nĂ« histori si njerĂ«z qĂ« u ngritĂ«n qysh 20 vjeç dhe, bĂ«nĂ« luftĂ«. E nĂ« emĂ«r tĂ« kĂ«tij inati i duan nĂ« burg e mundĂ«sisht tĂ« poshtĂ«ruar e tĂ« shkatĂ«rruar. Se sta fal shqiptari as lavdinĂ« as shkĂ«lqimin, sadopak qĂ« tĂ« kesh. 

Ne skemi pse të adoptojmë inatet e tyre, as interesat e tyre, sepse skemi asnjëlloj rivaliteti me ta. Ne duam të mos i dënojnë kot. Kaq është e gjitha. Ai dhe ata, le ta thonë troç, nuk i duam, na vrasin sytë, e të mos fshihen pas fjalëve-maska, jo po morali, jo po hipokrizia, jo po shqiofolësit, jo po albanofobët. Thuaje troç si burrat, sdua, sjam me ta, sepse dihet që i urren e i do në burg.  

Për moral e hipokrizi mandej, këta e kanë dëshmuar se janë të gatshëm të mbështesin edhe tipa si ai Fredi Beleri me flamur të Vorio-Epirit, nuk e kanë hiç problem. Thjesht të mos na çajë dërrasat duke krijuar konflikte kot. Të deklarojë sdua të shkoj, kush është me mua të mos shkojë, dhe kaq. Ska nevojë për asnjë justifikim apo përdredhje, se ska justifikim që e shpërlan./Marrë nga profili në Facebook i autorit 

The post Diçka për protestën (leksion për hipokrizinë) first appeared on JavaNews.al.

Si i rreshtoi pas vetes Berisha ata qĂ« i akuzonte si ‘tĂ« shitur te Rama’

8 October 2025 at 14:52

Nga Indrit Vokshi

Para 6 muash, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj, quheshin të shitur të Edi Rama dhe shërbëtorë të tij. Kjo e thënë zyrtarisht nga Sali Berisha!

Shehaj-Lapaj, nuk bashkohen me njëri-tjetrin sepse janë sharë me njëri-tjetrin; mirëpo bashkohen rreth Sali Berishës i cili ia ka sharë e denigruar që të dy. Më lehtë ia falin denigrimin Berishës, sesa njëri-tjetrit. Berisha është në rregull sepse arma e tij më e fortë është kërcënimi se po nuk iu nënshtrove të shan, të denigron, të quan të shitur te Edi Rama.

Dhe kĂ«ta i janĂ« frikĂ«suar kĂ«tij kĂ«rcĂ«nimi me denigrim, siç para tyre i janĂ« frikĂ«suar edhe shumĂ« deputetĂ« tĂ« cilĂ«t pas humbjes sĂ« 2023, shkuan e i dhanĂ« oksigjen politik pĂ«r ta mbajtur gjallĂ«, me paktin se ai do t’i rikandidojĂ« nĂ« lista tĂ« sigurta. VetĂ«m 6-7 prej tyre rimorĂ«n mandat. SidoqoftĂ«, deputetĂ«t iu nĂ«nshtruan me interesin pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar mandatin.

Po kĂ«ta, Shehaj e Lapaj, mbi cilin interes i nĂ«nshtrohen e i bashkohen? MeqenĂ«se asnjĂ«ri kandidat opozitar nuk do tĂ« fitojĂ« nĂ« TiranĂ«, logjikisht Shehaj e Lapaj duhet tĂ« futeshin pĂ«r tĂ« ridĂ«shmuar fuqinĂ« politike, siç po bĂ«n Arlind Qori. Me kĂ«tĂ« skemĂ« nuk do tĂ« ridĂ«shmojnĂ« dot asgjĂ«, nuk do tĂ« munden tĂ« dimensionojnĂ« njĂ« pol tjetĂ«r tĂ« politikĂ«s ndryshe, duke fuqizuar me vota njĂ« model tĂ« ri politikani tip Ermal Hasimja. TĂ« trija palĂ«t, Berisha, Shehaj, Lapaj, kanĂ« interes pĂ«r t’u fshehur pas njĂ«ri-tjetrit.

Berisha fsheh pas tyre katastrofĂ«n, sepse edhe votat e tyre do t’i llogarisĂ« si tĂ« vetat. KĂ«ta fshihen pas BerishĂ«s sepse votat e BerishĂ«s i shesin hipotetikisht si edhe tĂ« vetat; pĂ«rderisa do tĂ« jetĂ« e paqartĂ« se sa vota ka çuar secili, secili ka tĂ« drejtĂ« tĂ« pretendojĂ« mĂ« shumĂ« sesa ka. KĂ«tĂ« e mundĂ«son paqartĂ«sia.

Politika e re ka fytyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« dhe hutimin mĂ« tĂ« thellĂ«. DinakĂ«rinĂ« e ka Berisha, sepse ai arriti edhe diçka tjetĂ«r: arriti tĂ« neutralizojĂ« rrezikun mĂ« tĂ« madh — t’i spikasĂ« njĂ« model ndryshe brenda krahut tĂ« djathtĂ« dhe ky model tĂ« legjitimohet me vota. Kjo Ă«shtĂ« fitorja e tij. TĂ« tjerĂ«t, Lapaj-Shehaj, s’kanĂ« fituar asgjĂ«, thjesht i janĂ« nĂ«nshtruar nevojĂ«s sĂ« Sali BerishĂ«s.

The post Si i rreshtoi pas vetes Berisha ata qĂ« i akuzonte si ‘tĂ« shitur te Rama’ first appeared on JavaNews.al.

PD-ja pa kandidat për Tiranën, shenja më e qartë e kapitullimit politik dhe e degradimit të figurave të saj

6 October 2025 at 12:42

Nga Indrit Vokshi

Të mos kesh brenda hierarkisë tënde asnjë person për ta kandiduar për Tiranën, quhet kapitullim dhe zvetnim politik. Kur thuhet se duhet dikush i cili merr vota të qytetarëve, nënkupton se ata që ti ke te partia, marrin vota vetëm brenda oborrit të selisë, pra janë ushtarë pa prestigj.

GjithmonĂ« janĂ« kandiduar figura partiake me njĂ«farĂ« prestigji. Mustafaj, Ngjela, Olldashi, Basha, edhe Bamiri i cili s’u kandidua por mund ta fitonte, ishin figura partiake tĂ« PD-sĂ« sĂ« dikurshme.

Sot, duke pranuar se nuk duhet dikush partiak, po pranohet se partiakët aty janë niveli për të qeshur gomari me ta. Po pranohet se partia ka imazh aq të degjeneruar dhe komik, saqë shoqëria e Tiranës e quan si diçka me zgjebe të cilës i duhet ndejtur larg; prandaj duhet maskuar kandidimi, duhet nxjerrë ose mbështetur dikush pa zgjebe, dikush i cili nuk identifikohet hapur me partinë në fjalë, sepse po u identifikua e quajnë edhe atë me zgjebe dhe i bien pikët në publik. Si komunistët e para 100 vjetëve të cilët, ngaqë opinioni i quante terroristë, infiltronin anëtarët e tyre në platforma me emër e fytyrë pak më të pranueshme.

Kjo ditĂ« ku ndodhet sot ish PD-ja, u iniciua nga Sali Berisha, por u mundĂ«sua nga mijĂ«ra militantĂ« e simpatizantĂ« tĂ« cilĂ«t e mbĂ«shtetĂ«n projektin e tij pĂ«r njĂ« PD ku ka vetĂ«m besnikĂ« tĂ« verbĂ«r, ku promovohen vetĂ«m njerĂ«z tĂ« cilĂ«t s’kanĂ« asnjĂ« mendim e gjykim, asnjĂ« guxim dhe fuqi karakteri, por veç i binden dhe i nĂ«nshtrohen Sali BerishĂ«s.

Nëse deri dje ka qenë diçka më ndryshe, ka pasur fytyra ndërmjetëse midis partisë dhe pjesës tjetër të shoqërisë, sot janë vetëm ata, ai klan, e si rrjedhojë iu duhet të ri-maskohen, sepse fytyrat e tyre nuk janë aspak simpatike. Kjo ditë nuk erdhi rastësisht, u punua për këtë ditë.

Tani jepini edhe njĂ« mandat tjetĂ«r nĂ« krye tĂ« partisĂ« (2026-2030) qĂ« t’i japĂ« dorĂ«n e fundit, ta katandisĂ« si partia e Vojsllav Sheshelit nĂ« Serbi, e cila ka vetĂ«m huliganĂ«t e stadiumeve dhe fanatikĂ«t qĂ« besojnĂ« se duhet ngjallur Car Dushani dhe mbretĂ«ria mesjetare — dhe cilido qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«r ringjalljes nĂ« fjalĂ«, duhet pĂ«shtyrĂ«, sharĂ«, shpallur tradhtar dhe i shitur.

The post PD-ja pa kandidat për Tiranën, shenja më e qartë e kapitullimit politik dhe e degradimit të figurave të saj first appeared on JavaNews.al.

Juri Kim iu tha mos hani bar, jo hani bar!

21 September 2025 at 17:33

Nga Indrit Vokshi

Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion normal drejt pensionit. Mirëpo ky shpjegim nuk mjafton, veçanërisht për shqiptarët të cilët e damkosën Juri Kim si shkatërruese të demokracisë në Shqipëri, duke nënkuptuar se para ardhjes së Kim, Shqipëria gëzonte prej demokracisë.

Sipas mitologjisë (eskatologjisë) shqiptare, Juri Kim na kishte një çështje personale: luftën me Sali Berishën. Ajo vepronte në emrin e saj personal ose George Soros, jo në emër të qeverisë amerikane. Ishte pra një luftë mes dy fiseve, fisit Kim dhe fisit Berisha. Na u shpjegua njëlloj siç nderuari Artan Hoxha na shpjegon konfliktet midis familjeve e fiseve të forta shqiptare.

Juri Kim e cila u trajtua si lajmëtare e George Soros në realitet u emërua ambasadore në Shqipëri dhe u pranua nga Senati i ShBA me datë 29 nëntor të vitit 2019, vit kur në pushtet ishte Donald Trump dhe Sekretar i Shtetit ishte republikani Mike Pompeo. Nuk e emëroi as Sorosi, as Blinkeni, as Bideni; meqenëse duan ta shohin si partiake.

Mirëpo në Shqipëri duhej paraqitur patjetër sikur e emëroi Sorosi. Edhe pse nuk gjejnë dot asnjë lidhje të saj me Soros, nuk na sjellin asnjë dokument apo ngjarje ku të vërtetohet se ajo veproi personalisht ose e urdhëruar nga George Soros, nuk ka rëndësi e vërteta, ka rëndësi çfarë ne duam si të vërtetë.

Me 29 nëntor 2019 kur Juri Kim u miratua ambasadore në Shqipëri, PD kishte 8 muaj që i kishte djegur mandatet dhe kishte hyrë në spiralen e revolucionit. Në vitin 2019 në pushtet në Amerikë ishin Donald Trump e Mike Pompeo. Sanksionimi nongrata i Sali Berishës kishte nisur qysh në vitin 2017-2018 gjatë presidencës Trump, pa ardhur ende Juri Kim në Shqipëri e pa ekzistuar askund emri i saj.

Juri Kim erdhi me porosi se Berisha është nongrata dhe ajo është e vetmja ambasadore amerikane në 30 vjet e cila nuk i ka shkuar Sali Berishës në zyrë. E vetmja. Pikërisht sepse ka qenë e udhëzuar nga qeveria e saj (qeveria Trump) që të mos takonte persona nongrata nga ShBA.

Juri Kim u tregua brutale sepse qeveria e ShBA ishte brutale. Kim deklaroi se do tĂ« ndjente keqardhje nĂ«se njĂ« parti politike (imiton vullnetarĂ«t e Enverit) dhe deklaron se “bar do tĂ« hamĂ« dhe udhĂ«heqĂ«sin nuk e tradhĂ«tojmĂ«â€.

Juri Kim nuk iu tha hani bar, pĂ«rkundrazi, iu tha mos hani bar pĂ«r shkak tĂ« njĂ« udhĂ«heqĂ«si. DemokratĂ«t berishistĂ« u sollĂ«n si tĂ« prekur nĂ« sedĂ«r, thanĂ« u bĂ« kjo tĂ« na thotĂ« neve do tĂ« hani bar, kur nĂ« fakt ajo iu tha mos shkoni nĂ« pikĂ«n ku i çoi Enveri militantĂ«t e tij, tĂ« izoluar nga bota, tĂ« pashpresĂ«, vetĂ«m sepse thonin “bar do tĂ« hamĂ« e parimet nuk i shkelim” (parimi themelor ishte besnikĂ«ria e verbĂ«r ndaj udhĂ«heqĂ«sit).

Sot demokratët po e hanë barin që përmendi Juri Kim dhe po e hanë edhe nën presidencën Trump dhe pa sekretarin Blinken por me sekretarin republikan Rubio. As Marco Rubio i Trump nuk po ua heq nongratan dhe asnjë zyrtar i Ambasadës Amerikane në Tiranë tashmë nën drejtimin e Trump-Rubio nuk po e takon apo mbështet Sali Berishën.

Po e hanë barin por nuk duan tua përmendësh e tua kujtosh barin sepse iu cënohen krenaria dhe sovraniteti. Mbi të gjitha iu shembet botëkuptimi dhe mënyra se si e shohin botën. Ata janë bindur se gjithçka vjen prej George Soros dhe po tiu kujtosh se edhe me Trump-Rubio në pushtet nongrata nuk po iu hiqet, nuk po takohen nga asnjë amerikan dhe do të jenë edhe më tej nën izolim, ata nervozohen keq dhe të akuzojnë si të shitur dhe shërbëtor të Sorosit. Nuk është e lehtë ta pranojnë një shpjegim tjetër mbi botën dhe mbi ngjarjet, nuk munden të pranojnë një shpjegim përtej Sorosit.

Fundja të njejtët njerëz që sot besojnë se gjithçka e bëri Juri Kim dhe jo qeveria e ShBA, besojnë se 1997-ën e bëri Mariza Lino me kokën e saj dhe jo qeveria e Bill Clinton. Ambasadorët amerikanë veprokan me kokën e tyre dhe jo sipas udhëzimeve të qeverisë së ShBA.

Prandaj edhe gëzimi për daljen në pension të Juri Kim paraqitet si fitore edhe pse nongrata vazhdon mbetet aty edhe nën presidencën e Donald Trump, duke na vërtetuar se asgjë nuk u bë me kokën e Juri Kim e për interesa personale të Juri Kim por u bë me vendim të qeverive amerikane.

The post Juri Kim iu tha mos hani bar, jo hani bar! first appeared on JavaNews.al.

PD duhet të mbante në kuvend fjalimin e Olldashit në 2013

20 September 2025 at 13:00

Nga Indrit Vokshi

Në 2013, Sokol Olldashi mbajti fjalimin për programin e qeverisë Rama-Meta.

ËshtĂ« fjalimi opozitar mĂ« brilant i mundshĂ«m nĂ« standardet e ShqipĂ«risĂ«. Nuk Ă«shtĂ« ai fjalimi pĂ«r votĂ«n e Korçës qĂ« qarkullon nĂ« internet. Jo, Ă«shtĂ« fjalim tjetĂ«r, 20 minuta fjalim; nuk e gjej mĂ« dot askund fjalimin, e ka vetĂ«m vĂ«llai i Sokolit, Ardiani, se tĂ« faqja e tij e pata parĂ«.

Ai fjalim prek temat e programit Rama-Meta prej te rrugët, ndërtimet pa leje, deri të mardhënia midis Ramës e Metës, e për çfarë u bashkuan ata. Ajo lloj fuqie argumentuese arriti të vendosë disi në siklet Edi Ramën qysh në ditën e parë të pushtetit.

Sot pas 12 vjetĂ«sh pushtet, ka rĂ«nĂ« cilĂ«sia e qeverisĂ« por bashkĂ« me tĂ« ka rĂ«nĂ« cilĂ«sia e opozitĂ«s. Kur duhej tĂ« ndodhte e kundĂ«rtra, qeverisĂ« t’i binte epĂ«rsia dhe opozitĂ«s t’i rriteshin epĂ«rsia e legjitimiteti. Sot pas 12 vjetĂ«sh, opozita shqiptare nuk ka asnjĂ« politikan i cili tĂ« ketĂ« fuqi argumentuese tĂ« atillĂ« qĂ« ta vendosĂ« qeverinĂ« nĂ« siklet dhe tia gĂ«rryejĂ« legjitimitetin pĂ«rpara shqiptarĂ«ve.

Këta kanë bindur veten se duke gjuajtur me grushta, me shishe, me blloqe shënimesh, populli do të krijojë simpati për ta. Se duke thënë gjithë ditën narko ky, narko ai, ky heroina ai kokaina, ky karteli e ai me kartelë, njerëzit do të preken e do të emocionohen prej fjalëve të tyre. Kjo nuk ndodh e as ka për të ndodhur. Shqipëria ka ecur disi përpara e nuk jemi njëlloj si në vitin 2000, pra nuk bëjnë sens e skanë më kuptim të njejtat fjalë dhe e njejta sjellje.

Edi Rama e ka braktisur rrugën ku qeveria e fiton legjitimitetin përmes bilanceve, punës dhe investimeve; ai merr pushtetin thjesht me strategji e taktikë. Ndërsa Berisha dhe të gjithë pas tij, kanë braktisur rrugën ku opozita e fiton legjitimitetin me argument, performancë, duke fituar simpati popullore; mendojnë se forca dhe lufta fizikisht me regjimin do iu sjellin legjitimitet.

E pastaj kur ai legjitimitet nuk vjen, nisin shajnĂ« popullin, e quajnĂ« popull tĂ« keq qĂ« nuk ua pranon modelin e Ramazan Kadirovit tĂ« ÇeçenisĂ«. Ishalla nuk nisin tĂ« rrisin kĂ«lyshĂ« tigri e qen Sharri nĂ« oborrin e selisĂ« pĂ«r tĂ« dukur mĂ« tĂ« fortĂ« e mĂ« tĂ« egĂ«r kundĂ«r regjimit.

The post PD duhet të mbante në kuvend fjalimin e Olldashit në 2013 first appeared on JavaNews.al.

Për çfarë e dëbuat Lulin?

13 September 2025 at 21:00

Nga Indrit Vokshi

Nisi dje parlamenti, po i shihja se si po qeshnin aty në sallë dhe kam një pyetje për këta të PD-s: Për ça e dëbuat Lulin, se spo kuptohet?

Gafa Luli, supergafa Saliu, e patë në fushatë, burrit i thoshte grua, ngatërronte shifra, emra dhe vende.

Klientelist Luli, superklientelist Saliu, e patë te lista e deputetëve, ju e dini mirë, veçse nuk flisni.

Humbës Luli, superhumbës Saliu, ta tregojnë shifrat; Luli e la diferencën me Edi Ramën 15 mandate duke pasur Blinkenin në pushtet në ShBA, i madhi Sali Berisha e çoi 33 mandate, duke qenë Trumpi në ShBA (meqë e masni kështu).

Beteja sapo ka filluar thoshte Luli, beteja sapo ka fillue tha Saliu, veç kjo “e-ja” nĂ« fund i dallon.

Blloko foltoren e parlamentit Luli, blloko foltoren Saliu.

Do ia shkurtojmë ditët këtij regjimi thoshte Luli, do ia shkurtojmë ditët regjimit tha pardje Saliu.

Parti personale Luli, parti superpersonale Saliu. Ka veç njĂ« ndryshimin qĂ« kur humbte Luli, dilnin e kritikonin dhe i kĂ«rkonin tĂ« largohej, kurse ketĂ« tjetrin nuk guxojnĂ« ta kritikojnĂ« pasi e kanĂ« frikĂ« se tĂ« bie n’levĂ« apo tokmak.

U çuat duke thënë sna pyet kush për deputetët, vendos veç kryetari, erdhi 2025, as iu pyeti kush, iu caktuan kë deshën vetë. Dhe jeni aq pa kurajë sa rrini akuzoni kot zv.doktor Nokën, jo doktorin kryesor.

U ankuat se kryetari humb zgjedhjet por nuk largohet. Ja i humbi kryetari zgjedhjet e 2025, nuk u largua, as guxoi kush tia kujtojĂ« se iu pati premtuar qĂ« nĂ«se humb, ai sdo tĂ« ankohet “mi vodhĂ«n, mi blenĂ«â€ siç bĂ«nte Luli, por do tĂ« largohet vetĂ« si burrat.

Të gjithë ata që kishte Luli në aparatin drejtues partisë, po ata ka edhe Saliu.

Ndaj pyetja Ă«shtĂ« kjo: PĂ«r çfarĂ« e bĂ«tĂ« atĂ« luftĂ«n 3 vjeçare brenda partisĂ«? PĂ«r çfarĂ« i shatĂ« me soj e me sorollop, me prag dere e me listĂ« fisi, ish miqtĂ« e ish bashkĂ«punĂ«torĂ«t? ÇfarĂ« fituat nga kjo dmth?

Thjesht larguat disa njerëz nga PD-ja, me egërsi, me mllef, me urrejtje, duke i quajtur sikur ata ishin e keqja dhe shkaku i humbjeve.

U mobilizuat duke i quajtur tradhëtarë e të shitur, naivë, të gënyer, të blerë etj. Ja sot, kandiduat pa ata që shkaktonin humbjet ose i shisnin zgjedhjet, e as fituat gjë, as do të fitoni gjë në të ardhmen.

E gjithë lufta, urrejtja, sharja, dëbimet, largimet, spastrimet, u bënë që ju tu jepni 50 rroga deputeti nja 50 deputetëve?

Po shumë mirë. Tani rrini dhe durojini të njejtët njerëz kundër të cilëve u ngritët në 2021, duke thënë se nuk i duroni dot.

Që ta sqarojmë: Luli ka marrë atë që ka merituar. Edhe ju po merrni atë që meritoni. Në vend që ta merrte Saliu si Luli, po e merrni ju për Saliun. Dhe ju e meritoni, gjithashtu.

Post Scriptum: Më pagoi Edi Rama 50 mijë euro për ketë shkrim kundër demokracisë dhe votës së lirë.

The post Për çfarë e dëbuat Lulin? first appeared on JavaNews.al.

Dita kur Basha përjashtoi Berishën nga PD, do të kujtohet si akt i madh

10 September 2025 at 09:02

Nga Indrit Vokshi  

9 shtatori, ditë e madhe!

Dita kur Lulzim Basha sdihet se ku e gjeti guximin dhe përjashtoi Sali Berishën.

Kudo që ta ketë gjetur, o nga guximi irracional o nga frika, ska shumë rëndësi, ai akt është akt i madh e i respektueshëm dhe mbi të gjitha, akt i drejtë. Gati-gati, Luli veç atë ka akt dinjitoz në politikë, pavarësisht se nuk pati takat dhe talent për ta mbrojtur si akt.

Pa dashje, neve na bëri një shërbim të madh; i hoqi kamuflazhin Sali Berishës, i hoqi maskën dhe kurimin e fytyrës. Deri atë ditë ai mbahej si lider historik, babaxhan, i balancuar, përbashkues, ishte ai që dilte dhe fliste për bashkime midis demokratëve.

Atë ditë u detyrua të nxjerrë fytyrën tjetër. Nisi sharja më e ulët, fyerja më e poshtër, shpifja më e pafytyrë, trillimi më i paturp, shantazhi publik dhe, në fund edhe organizimi i dhunës vetë personalisht nga Sali Berisha, në oborr.

Profesori, doktori, kardiologu, njeriu që rrinte gjithë natën duke lexuar, siç ia patëm kuruar imazhin, na doli se ishte diçka pak më ndryshe; ishte tutori politik maniak i cili tha, partia është prostituta ime, ajo punon e jeton për mua, smundet askush të ma marrë, se përndryshe nuk ekzsiton më, se unë e vras. E tha live te Erla, partia që smë mbron mua nuk meriton të ekzistojë.

Pra Partia Demokratike, pak se e bĂ«ri president e kryeministĂ«r, pak se u bĂ« kamikaze e tij nĂ« 2019, sepse me 31 janar Rama e pyeti a merr vizĂ« amerikane, ndĂ«rsa me 20 shkurt PD dogji mandatet. Nuk mjaftonin kĂ«to, ajo parti duhet tĂ« duhet tĂ« shkonte zvarrĂ« pĂ«r t’i shĂ«rbyer tutorit tĂ« sertĂ«, pĂ«rjetĂ«sisht. Kaq arrogancĂ«, fodullĂ«k e pĂ«rçudnim pati, kaq pak respekt pĂ«r demokratĂ«t tĂ« cilĂ«t nĂ« televizor i mburr si heronj ndĂ«rsa me vete dhe me veprimet qĂ« bĂ«n, dĂ«shmon se i duken plehĂ«ra dhe shĂ«rbĂ«torĂ« tĂ« pa vlerĂ« por tĂ« vlefshĂ«m. NĂ«se sdo ta mendonte kĂ«shtu, sdo tĂ« kishte vepruar ashtu.

Burri i fjalës, në thonjëza, betohej 8 vjet rresht se nuk kthehem më, u betua se do ta ndjek personalisht çështjen pa parti, por përfundoi duke shkatërruar, degjeneruar dhe defaktorizuar një parti të madhe nga frika e tmerrshme dhe e vocërrake.

Kjo pati të keqen e vet, sepse shkatërroi një parti politike e cila me njëqind probleme, pati mundur të mbetet alternativë për pushtet e qeverisje. Mirëpo pati edhe një të mirë të vogël sepse detoksifikoi organizmin; ata që ishin mentalitet i huaj prej mentalitetit të shumicës, ikën e u larguan, u përzunë apo u poshtëruan duke u kthyer kokëulur e pa u respektuar.

Ajo mësymje e Sali Berishës iu tregoi njerëzve, prej të dy krahëve në konfliktin e brendshëm, se paskan qenë duke bashkëjetuar me mentalitete krejt të ndryshme. Doli se një pakicë paskan qenë mish i huaj në kasaphanen mendore, në kasaphanen ku thereshin me thikë e vërteta, e drejta, argumenti, racionaliteti, dhe mbeteshin shpifja, konsipracioni, përvetësimi, dhuna verbale, sharja me fis, me soj e sorollop e cilitdo që nuk pranonte çmendurinë.

Ja ku jemi sot 4 vjet pas nisjes sĂ« revolucionit. ÇfarĂ« u fitua? Jemi fiks 4 vjet pas pĂ«rbetimeve se nĂ«se kthehet Sali Berisha partia do tĂ« ringrihet, se armiqtĂ« e tĂ« shiturit do tĂ« spastrohen dhe e ardhmja do tĂ« jetĂ« triumfuese, do tĂ« ketĂ« fitore tĂ« mĂ«dha dhe rrĂ«zim tĂ« regjimit tĂ« drogĂ«s. Ai ska fituar asgjĂ«, asnjĂ« betejĂ«, asnjĂ« aksion, asnjĂ« pikĂ«, pĂ«rkundrazi, ai e mori opozitĂ«n me 63 mandate dhe e çoi nĂ« 50; thelloi diferencĂ«n me pushtetin nga 14 mandate nĂ« 2021, e çoi 33 mandate nĂ« 2025. Simbol i humbjes, disfatĂ«s dhe i justifikimit qesharak tĂ« tyre. Ka vetĂ«m njĂ« fitore: fitoren mbi arsyen dhe logjikĂ«n e anĂ«tarĂ«sisĂ« demokrate. Fitoren mbi njĂ« turmĂ« tĂ« traumatizuar dhe tĂ« dĂ«shpĂ«ruar nĂ« atĂ« gradĂ« sa sigurinĂ« e vetme e gjen te nostalgjia e ditĂ«ve tĂ« pushtetit. Dhe Berisha duke qenĂ« simboli i ditĂ«ve tĂ« pushtetit, ka pushtet mbi turmĂ«n pĂ«rmes historisĂ« dhe nostalgjisĂ«. ThĂ«nĂ« ndryshe, çështja e PD-sĂ« nuk Ă«shtĂ« çështje politike, Ă«shtĂ« mĂ« sĂ« shumti çështje psiqike dhe emocionale.

Ja ku jemi, kaluan 4 vjet prej ditës së parë të revolucionit të shpresës, çfarë u fitua e ku u arrit? U arrit në pikën ku shpresat i kanë vetëm te vdekja; nëpër kafet rrotull PD-së pëshpëritet si ditë çlirimi dhe reformimi, vdekja e Sali Berishës. I thonë njëri-tjetrit ky nuk largohet, na mori në qafë, kur po vdes, se atëherë mund të ketë ndonjë reformim dhe po marrim rol më të madh duke u shitur si besnikë të verbër të liderit historik. Këto biseda i bëjnë ata që betohen se e duan por në realitet, Sali Berisha thjesht iu duhet. Iu duhet sepse pa atë, jo veç demokratët por askush tjetër nuk i llogarit këta prototipat që i rrijnë rreth e rrotull. Pa atë, ska më sfungjer që ndalon dhe zbut mllefin dhe urrejtjen e vetë demokratëve kundër atyre tipave që janë tallur dhe kanë përfituar vetëm pse i ka caktuar Sali Berisha për nevojat e veta.

Ishalla Zoti i jep jetë sa më të gjatë Sali Berishës, ketë e them me shumë sinqeritet dhe shpirtërisht. Sepse fundja, në atë parti Sali Berisha është burri më i mirë; me gjithë të zezat që ka, prapë është më i miri, krahasuar me çfarë ka aty brenda.

POST SCRIPTUM: Smund të kalonte pa një dedikim me shkrim kjo ngjarje e rëndësishme për jetën politike shqiptare. U duhet kujtuar njerëzve kush jeni e çfarë keni bërë. U duhet kujtuar gjithashtu se vetëm 4 vjet kanë kaluar, revolucioni i votës së lirë ka afat edhe 20 vjet, kështu që kanë edhe 16 vjet të tjera përpara. Ose më shumë!

The post Dita kur Basha përjashtoi Berishën nga PD, do të kujtohet si akt i madh first appeared on JavaNews.al.

❌
❌