Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayJava News

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

10 May 2026 at 20:43

Nga Kreshnik Spahiu

Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.
Sapo kalova Palasën dhe Dhërmiun, makina ishte bërë e kuqe nga pluhuri i ndërtimeve të qindra hoteleve apo vilave që ende s’kishin mbaruar.
I futa një lavazh, por m’u duk sikur e lava makinën me birrë, se çmimi ishte rritur 10 mijë lekë.

A ju kujtohet Janaqi, Raqi dhe Fotaqi?
Gjyshi i tyre, Nikollaqi, emigrant nga Greqia, punonte hyzmeqar në tokat e gjyshit tim, të cilat me ligjin 7501 iu dhanë minoritarëve që i punonin dhe jo ne pronarëve.
Në tokën e gjyshit tim, me lekët e hashashit që shitën në Greqi, ata ndërtuan një hotel fillimisht me 2 yje, por çdo vit e rrisin nga një yll dhe këtë vit po e inauguronin me 5 yje.

Mbërrita në hotel pasdite dhe në recepsion gjeta Janaqin që po nxirrte jashtë 4 turistë shqiptarë me dialekt verior. U futa t’i ndaj, se situata po agravohej. Me qetësi e tërhoqa në tarracë buzë detit dhe e pyeta ç’kishte ndodhur.

Janaqi u ul dhe më tha:
“Kreshnik, po përgatitemi për sezonin turistik dhe kemi vendosur të mos lejojmë kosovarë apo malok në hotel.”

U shtanga dhe e pyeta: pse?
Më tha:
“Vjet kapa një çift nga Kosova me shalqi në dhomë.”

“Bravo Janaq, Po tjetër?”, i thashë, “çfarë keni përgatitur për sezonin turistik?”
Janaqi i mori stilolapsin kamarierit dhe filloi të shkruante mbi mbulesën e tavolinës:

1- Kemi dyfishuar çmimet e dhomave, 420 euro nata sepse duam turista elitar.
2- Kemi rritur 70% çmimet e restorantit.
3- Kemi punësuar 5 punëtorë nga Bangladeshi se në fund u fus një dru dhe nuk u jap rrogën.
4- Kemi punësuar 3 vajza nga Filipinet që në mëngjes pastrojnë, mbasdite bëjnë masazh për klientët, në mbrëmbje u fusim ndonjë “gomë” unë me vëllezërit.
5- Kemi siguruar një sasi peshku nga Vietnami me 3 euro/kg, që t’ia shesim turistëve italianë, spanjollë dhe gjermanë gjoja si peshk të egër.
6- Kemi rritur çmimet e parkingut, 20 euro nata.
7- Kemi trajnuar kamarierët që të ndryshojnë çmimet sipas turistëve, me 3-4 menu të ndryshme. Çmime të tjera për shqiptarët, të tjera për polakët, të tjera për gjermanët.
8- Kemi ndaluar të marrin ujë dhe ushqime në shezllonet e plazhit dhe ja u shesim ne 10 euro një shishe ujë 0.5 L

Fatmirësisht, në atë moment Janaqi u largua dhe unë mendova të shijoj pak perëndimin e diellit duke pirë një gotë verë.
Sapo piva gllënjkën e parë, më ngeli në fyt se filloi zhurma e matrapikut. Tre punëtorë po punonin për të ndërtuar 6 metra pishinë, ku as bretkocat nuk mund të notonin, por Janaqi e konsideronte si kriter për hotelin me 5 yje.
U ngrita i nervozuar dhe vajta në dhomë të bëja një dush dhe të qetësohesha. Sigurisht që ujë nuk kishte as hoteli dhe as gjithë zona. U detyrova të bleja 3-4 shishe ujë poshtë në bar që të laja dhëmbët.
Kondicioneri nuk punonte dhe iu luta Janaqit të më sillte dy batanije.

Si zakonisht, u zgjova herët sepse më pëlqen të shkruaj në laptop duke pirë kapuçino në bar buzë detit. Frymëzohem shumë nga valët e detit dhe e kam antistres, por siç ndodh në gjithë bregun shqiptar, “kafshët” nuk të lënë të shijosh natyrën. Muzika e barit ishte në “kupë” të qiellit e lartë.
E thirra kamarierin dhe i thashë:
“Të lutem ule zërin e muzikës, sepse as ne nuk e durojmë dot, por je duke zgjuar edhe turistët.”

Më tha:
“E kam porosi nga Janaqi që ta ngre zërin aq shumë sa të dëgjohet te hoteli tjetër.”

Në atë moment, përveç veshëve që duhet të mbyllja, m’u desh të mbyllja edhe hundët. Era e ujrave të zeza kundërmonte në gjithë tarracën dhe kamarieri e kuptoi dhe tha:
“Zoti Kreshnik, do bjerë shi, sepse kështu ndodh gjithmonë. Fekalet që derdhen në det vijnë më shumë erë kur do prishet koha.”
U ngrita dhe vajta në makinë. Aty m’u duk vendi më i qetë, më i pastër, më i rehatshëm dhe më romantik krahasuar me resortin me 5 yje.
Befas i bëra pyetje vetes: po unë pse erdha? Fundja, përveç mallit për dheun e prindërve, në atë vend s’ka mbetur asgjë, por e shqyejnë dhe shkatërrojnë gjithë bukuritë e saj.

Atje është betonuar dhe “Golemizuar” çdo gjë.
Atje nuk është më Shqipëria ime, me parqe, pyje, fusha, agrume.
Atje nuk e gjen më as bregdetin dhe as rivierën shqiptare……..
Ika me shpejtësinë e erës dhe pas lashë Janaqin të gëzonte pronat e pushtuara duke përgatitur sezonin turistik……

Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë

1 May 2026 at 09:06

Nga Kreshnik Spahiu

Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në media me zonjën Mereme Sela, e cila kishte vendosur të kandidonte për kryetare të Partisë Demokratike, duke hapur garën “Sela–Sala.”

Si çdo takim i parë, ishte i mbushur me emocione dhe unë u përpoqa ta motivoj, duke i adresuar disa pyetje inkurajuese:

Pyetje: Nëse fitoni përballë Berishës si kryetare e PD-së, a do të kandidoni për Kryeministre të Shqipërisë?
Përgjigjja e Meremes: Po, nëse bëhem kryetare, do të jem Kryeministre, sepse më takon.

Pyetje: Nëse bëheni Kryeministre e Shqipërisë, do ta emëroni Berishën ministër apo zëvendësministër?
Përgjigjja e Meremes: Jo, sepse qeverinë do ta bëj me të rinj dhe jo me të vjetër.

Pyetje: Po ta bëni Berishën të paktën drejtor?
Përgjigjja e Meremes: Jo, nuk e bëj.

Pyetje: A e dini që PD ka më shumë shanse të vijë në pushtet me ju, Mereme, sesa me Berishën?
Përgjigjja e Meremes: Po, sigurisht, sepse jam e papërlyer.

Pyetje: A e dini që 3 kandidatët e tjerë u përjashtuan dhe u pranuat vetëm ju?
Përgjigjja e Meremes: Nuk më intereson.

Pyetje: Berisha bëri mijëra kilometra dhe nuk erdhi në pushtet. Ta i që ka mbet kilometri fundit po futeni ju dhe po ja merrni me hile garën?
Përgjigjja e Meremes: hahahahaha????

Pyetje: A e dini që, po fituat, Berisha nuk do ta njohë rezultatin dhe do të justifikohet: “Votat m’i vodhi Meremja me bandat e Krujës”?
Përgjigjja e Meremes: Plas e qeshura… ????

Në fakt, biseda zgjati dy orë dhe Meremja, me sinqeritetin dhe naivitetin e saj, nxori disa “perla” nga goja e saj.
Ajo foli për vizionin e saj dhe respektin për të vdekurit, që ndoshta, mesa duket, kishte parasysh ish-kryetarin Sali Berisha.
Ajo tregoi misteret e kandidimit dhe deklaroi se e kishte mbajtur të fshehtë faktin që është besimtare, pasi kishte hall se mos e merrnin më “sysh”.
Ajo deklaroi se nuk mban hudhër me vete dhe rrezikon nga syri i keq.

Në fund të bisedës, unë e admirova Meremen dhe ia thashë troç asaj dhe publikut:

Zonja Mereme, Rama ju ka më shumë frikë juve sesa Sali Berishën.

Jam i bindur që, nëse Berisha fiton, do të marrë vetëm një telegram urimi nga Edi Rama dhe askush tjetër. Vetëm ai lumturohen nga fitorja e Berishës.

Jam i bindur që ajo parti e meriton Meremen sepse çdo popull meriton liderët e saj dhe PD është në nivelin e Meremes.

Ajo eshtë gjaku i ri dhe alternativa e re.

Koha e Pashkos, Selamit, Budkës, Malasit, Arbnorit, Olldashit, Meksit, Rulit, Baletës ka perënduar. Berisha i eleminoi.

Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

16 April 2026 at 09:39

Nga Kreshnik Spahiu

Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet pasaporta sipas kombësisë së vet.

A e dini që një gjerman, italian, grek, serb, kroat, turk, anglez, kudo që jeton, nëse ka prindërit gjermanë, italianë, grekë, serbë, kroatë, turq, anglezë, gëzon të drejtën e shtetësisë me ligj sipas parimit ndërkombëtar “jus sanguinis” (e drejta e gjakut) → e merr nga prindërit.
A e dini që shumë shtete fjalën kombësi dhe shtetësi e kanë të njësuar:

Frëngjisht: nationalité
Italisht: nazionalità
Spanjisht: nacionalidad
Anglisht: nationality

Prej shekujsh e drejta e shtetësisë lind prej kombësisë, sepse kishim shtete-kombe.

Sot Njeriu mund të ketë disa pasaporta, por një kombësi dhe shtetësia bazë duhet jetë sipas kombësisë.

Diaspora shqiptare është më e çuditshmja në planet. Ata kanë disa pasaporta, por jo shqiptaren.
Po si mund të quhesh diasporë shqiptare kur Shqipëria të refuzon emrin shqiptar?

A e dini që Bullgaria në Shqipëri ka dhënë mijëra pasaporta bullgare dibranëve në Gillobord sepse i quajnë që “stërgjyshët” e tyre para 1000 vjetësh ishin bullgar?

Pse diaspora shqiptare nuk i kërkon Shqipërisë shtetësinë dhe pasaportën për shkak të lidhjes së gjakut dhe etnisë?

Në vitin 2011 i kërkova personalisht Ramës dhe Berishës të votonin në parlament projektligjin: “Pasaportë për çdo shqiptar”.
Të dy kanë qenë dhe janë kundër dhënies së pasaportës shqiptare për shqiptarët në diasporë. Madje Berisha, në vitin 2012, nxori një VKM për dhënien e shtetësive dhe nuk e zbatoi kurrë.

Rama dhe Berisha kanë pasur arsye elektorale, sepse nëse ata marrin pasaporta, u lind e drejta e votës, por ata mund të rreshtoheshin duke u dalë jashtë kontrollit 20 milion votues.

Ndërkohë që Rama dhe Berisha nga një anë kanë hallin e partisë, nga ana tjetër po dëmtohen interesat e Shqipërisë.
Një Shqipëri e vogël me 3 milion banorë nuk ka asnjë rëndësi gjeopolitike, diplomatike, ushtarake apo asnjë peshë ekonomike me një treg kaq të vogël.
Një Shqipëri e madhe me 20 milion shtetas shqiptarë do ndryshonte çdo balancë rajonale dhe do bëheshim kombi superior në Ballkan.

Pavarësisht të gjitha përfitimeve, Shqipëria duhet të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të çdo shqiptari që ka prindër shqiptarë dhe duhet t’i njihet e drejta e shtetësisë.

Pasaporta shqiptare nuk është produkt i preferencave qeveritare apo presidenciale të momentit.
Dje pasaporta iu dha kryetarit të Bashkisë së New York-ut në shenjë mirënjohjeje si mik i diasporës shqiptare në SHBA.
I shkreti Eric Adams, po ta dinte që atyre 100.000 shqiptarëve të bashkisë së New York-ut nuk u njihet e drejta e pasaportës, do i vinte turp ta merrte shtetësinë para tyre.

Diaspora shqiptare ende është fatkeqe që nuk ka një shtet amë serioz që mbron kombin e vet si Gjermania, Polonia, Austria, Greqia, Italia, Turqia, Kroacia apo çdo shtet tjetër në botë.
Ende ne kemi një diasporë që Shqipëria i mohon emrin shqiptar.

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

13 April 2026 at 21:26

Nga Kreshnik Spahiu

Dy urimet e para për zgjedhjet në Hungari ishin mesazhi Aleks Soros dhe Sali Berishës.
Të dy u shfaqën të lumtur për humbjen e Viktor Orbán, aleatit strategjik të Donald Trump në Bashkimin Europian.
Por çfarë e bën tragjik-komike festën e Berishës dhe Soros njëkohësisht për zgjedhjet në Hungari?

Dy parti e kanë shpallur Soros në Europë:
1- Partia Demokratike e Berishës
2- Aleanca Qytetare hungareze e Orbanit

Gëzimin e Aleks Soros e kuptojnë të gjithë, por pse feston Berisha për humbjen e aleatit të fundit në Europë?

Sot Tramp-izmit të Berishës i doli boja.
Qeveria amerikane ishte investuar financiarisht, politikisht dhe diplomatikisht në fushatën elektorale në Hungari. JD Vance dhe Marco Rubio kanë shprehur mbështetje dhe kanë vizituar Budapestin. Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Viktor Orban mori pjesë zv/presidenti amerikan dhe në lidhje telefonike Donald Trump i bëri thirrje hungarezëve të votojnë mikun e tij Orban.

Humbja e Orban ishte goditja më e madhe ndërkombëtare kundër ndërhyrjes amerikane dhe ruse në zgjedhje.
Si kurrë më parë nuk kishte ndodhur në histori që Trump dhe Putin të investoheshin bashkërisht në zgjedhjet politike të një shteti dhe të humbisnin me 2/3 e votave.

Bastioni i euroskeptikëve dhe i marionetave të Washingtonit dhe Moskës ka marrë goditje unike.

Leksioni hungarez ka prodhuar 4 mesazhe të rëndësishme për establishmentin politik në Shqipëri:

1- Asnjë shtet europian nuk mund të ketë të ardhme dhe siguri në të ardhmen nëse i jep prioritet partneritetit me regjime politike që janë kundër BE-së. Shqipëria është e detyruar të shohë me prioritet anëtarësimin në BE dhe anëtarësimin në borde paqeje provizore, qofshin edhe amerikane.

2- Kryeministri Rama duhet të ndërgjegjësohet që pas 16 vitesh në zgjedhjet e 2029 në pushtet nuk të mban Ivanka Trump, por vota e shqiptarëve, ndryshe do ketë fatin e Orban.

3- Sali Berisha është lideri më i papërgjegjshëm opozitar i cili në 50 vite në politikë është dashur të ishte: pro rus, pro kinez, pro francez, pro serb, pro amerikan, pro europian, pro grek

Turbulencat e tij diplomatike e kanë çuar personalisht në listë të zezë dhe politikisht partinë e tij drejt shkatërrimit.

4- Opozita duhet të nxjerrë një lider të ri si Péter Magyar që të jetë alternativë kundër dyshes Rama-Berisha.

Në Shqipëri tjetër nuk mund të ndryshojë as duke u mbështetur si trampistët e Hungarisë dhe as si trapat e Shqipërisë.

Çudirat e kombit tonë tregojnë sa pak taban kemi në partneritetin ndërkombëtar.
Mjaftuan një palë zgjedhje në Hungari dhe trampistët e Shqipërisë dolën kundër trampistëve të Hungarisë.
Thjesht treguan që s’kanë asnjë lidhje me kauzën anti-Soros, sepse sot festuan së bashku.
Dikur ishte këshillë Machiaveliste që:
“Kur nuk sundon me vota, mësohu të sundosh me miqësi të importuara.”
Gjithsesi populli hungarez tregoi patriotizmin dhe nivelin inteligjencës kombëtare për ti dhënë shuplakë Washingtonit dhe Moskës duke flakur fosilet politike të viteve 90 që po rrezikonin interesat e Hungarisë.
Po ne kur do shporrim kufomat Orbane të Shqiperisë?

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

2 April 2026 at 12:31

Nga Kreshnik Spahiu

Ne jemi krenuar gjithmonë në Shqipëri me tifozat kuqezi nga Kosova. Ata na mësuan si ndizen stadiumet kur kombëtarja përfaqëson ngjyrat kuqezi dhe futën shpirtin patriotik në Tiranë.

Por pse ajo heshtje varri në ndeshjen historike?
Unë s’kam parë kurrë në jetë tifozeri më anemike dhe të heshtur se ajo e Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë.
Ndonëse ajo ishte ndeshja e jetës për Kosovën, stadiumi i ngjante një xhenazeje ku njerëzit shkojnë për ngushëllim dhe për t’ju bindur për këtë po ju jap disa fakte:

1- Stadiumi ishte vetëm me ngjyrat blu dhe verdhë por mungonin flamujt kuqezi.
2- Stadiumi ishte i mbushur me politikanë, biznesmenë dhe me vajza të bukura miss që s’kishin shkuar kurrë në stadiume, por ishin vetëm për të postuar një foto në Facebook apo Instagram.
3- Stadiumi nuk kishte as tifozat kuqezi të Kosovës, as të Shqipërisë dhe as ballistët e Maqedonisë, sepse biletat i kishte mbaruar qeveria për qoka miqsh.
4- Stadiumi nuk këndonte këngë patriotike si në Tiranë. Atje nuk lejuan të hyjë as Shkurte Feja dhe as kënga e komandant Adem Jasharit: “Mora fjalë”.
5- Stadiumi nuk kishte as simbole kombëtare dhe as simbole të UÇK, pavarësisht se mijëra shqiptarë nga Kosova protestuan kur flamuri UÇK u hoq nga stadiumi Air Albania. Për veten e tyre nuk e valvitën.
6- Stadiumi heshti 90 minuta dhe nuk i jepnin kurajo 11 heronjve në fushë.
7- Para ndeshjes nuk kishte asnjë organizim masiv tifozerie, ashtu siç ndodh në Tiranë.
8- Stadiumi nuk pranoi asnjë nga 17.000 tifozët kuqezi nga Shqipëria që udhëtuan drejt Kosovës, ndryshe nga çka ka ndodhur me tifozët e Kosovës kur vijnë në Tiranë.

Ndeshja historike u shoqërua me tifozeri anemike. Dy dekada pas pavarësisë së Kosovës ka vdekur patriotizmi. Ata që jepnin jetën për Kosovën nuk gjejnë dot as biletë në stadium.
Shkallët ishin mbushur me qeveritarë me kostum dhe kollare.
Aty ishin ata që nuk i duan simbolet kombëtare kuqezi sepse ju intereson të shpikin kombin kosovar.
Aty ishin ata që në humbje heshtin dhe fshihen, ndërsa po të fitonte Kosova do merrnin madje meritat edhe të futbollistëve.
Dita e martë ishte shumë e zezë në Kosovë, jo se humbëm një ndeshje, por humbëm patriotizmin dhe simbolet kombëtare pikërisht në Kosovë, në zemrën e Shqipërisë.
Albert Camus dikur shkruante: Vdekja e patriotizmit erdhi si një murtajë e heshtur, e ushqyer nga politika.

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

30 March 2026 at 11:53

Nga Kreshnik Spahiu

Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por edhe shumë delikate.
Ajo kërkon diell, ujë dhe ngrohtësi, përndryshe lulëzimi i saj është i shkurtër dhe vyshket shpejt.
Kur ishim fëmijë apo adoleshentë, mimoza ishte simboli i pranverës dhe dashurisë.
-Ishte simbol i pranverës sepse mimoza ishte lulja e parë që zverdhte kodrat dhe fushat e gjelbëruara të Shqipërisë që në muajin shkurt.
-Ishte simbol i dashurisë sepse në ato vite ia dhuronim një vajze që dashuronim ose një njeriu të shtrenjtë si mësueses në 7 Mars apo nënës në 8 Mars.

Mu kujtua ky detaj kur po shikoja poeten Mimoza Ahmeti në një reality show nga më të ndjekurit në Shqipëri.
Sot e përbashkëta mes dy “Mimozave” është stina e pranverës.
Ashtu si mimozat, ajo lulëzoi në vigjilje të pranverës shqiptare. Mimoza Ahmeti në moshën 20-vjeçare ishte fituese e Festivalit të Parë të Poezisë në Sanremo në vitin 1988, organizuar nga RAI.

Pas Ismail Kadaresë, veprat e Mimoza Ahmetit u përkthyen në disa gjuhë të botës: frëngjisht, anglisht, spanjisht, italisht…..
Mimoza Ahmeti ishte inspirimi i gjeneratës sonë me vargjet dhe talentin e saj. Mimoza kaloi kufijtë e letërsisë duke kërkuar dimensione të tjera artistike, si në muzikë dhe pikturë.
Dikur, në fillim të viteve 2000, ajo tentoi edhe politikën duke kandiduar por aty mori goditjen e parë nga sistemi. Stuhia dhe ngricat shqiptare e sulmuan për t’i humbur shkëlqimin e saj.
Mijëra sy dhe veshë janë rikthyer për të parë idhullin e dikurshëm, por tashmë të vyshkur dhe rrudhur nga dimri i madh shqiptar që ka kaluar.
E bukur në thjeshtësinë e saj dhe plot sharm në sjellje, ajo është rikthyer duke na ngjallur nostalgji dhe trishtim që idhujt mund të shuhen.
Askush nuk i di arsyet financiare, artistike, sociale apo personale pse Mimoza është banore e një ferme njerëzish të njohur.
Ne jemi me fat që të shohim një Mimozë organike dhe reale, jashtë kopertinave të romaneve apo kornizave të pikturave.

Në fakt Mimoza duhet të kishte fermën e saj, ashtu siç e kanë mijëra politikanë, deputetë, doganerë, prokurorë, mjekë apo oligarkë, por ndoshta ajo me talentin dhe idealizmin e saj nuk ka mundur ndoshta të lulzojë në një ambient ku shkretohet gjelbërimi dhe thahet çdo fidan.
Ashtu si lulet me emrin e saj, edhe Mimoza nuk mund të lulëzonte gjatë sepse kjo lule e rrallë ka nevojë për ujë, ngrohtësi, diell dhe përkujdesje.
Futja në fermën e famshme provon se Mimoza është e etur për sfida të reja, por edhe për më shumë vëmendje, kujdes dhe dashuri.
Fatkeqësisht, fundi i artistëve në Shqipëri është tragjik, njësoj si mimozat nga ngricat e dimrit të vonuar. Ata përfundojnë të varfër, të braktisur, të vetmuar, të harruar dhe të kërrusur nga pesha e një realiteti që nuk e kishin parashikuar në vargjet e tyre.
Fundi i trishtë është shkruar nga Mimoza në poezinë e saj: Vdekja
“O qetësi e gjithfuqishme eternale,
nga ti unë dola me përpjekje,
te ti për t’u kthyer.
Veç më i mundimshëm qenka kthimi…
Isha foshnje atëherë, tani jam njeri.”

Ne jemi me fat që në fundin e pranverës të shohim Mimozën si njeri. Një fund i mundimshëm, me pak rreze drite, sepse pas shumë vitesh mund të rrethohet sërish nga dashuria e miliona njerëzve.
Ne thjesht duhet të shohim si ajo shkëlqen në errësirë dhe të dëgjojmë mendjen e saj të ndritur.
Mimoza në fundin e stinës ashtu si në poezinë e saj: “Pjalmimi i luleve” po e shpërndan polenin e saj kudo përpara se degët të thyhen nga koha.

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

23 March 2026 at 19:40

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte një mëngjes vjeshte i vitit 1996. Së bashku me një zyrtar të USAID-it po udhëtonim drejt Shkodrës për një projekt kundër trafikimit.
Rrugës, në dalje të Lezhës, kishte shumë shtëpi 2–3 katëshe në ndërtim dhe diplomati më pyeti i habitur:
“Kreshnik, a ka minoritet amerikan në Shqipëri?”

I habitur buzëqesha dhe i thashë:
“Jo, aspak. Por nga të lindi ky mendim?”

Ai ktheu kokën nga dritarja e makinës dhe më tha:
“Po ç’janë gjithë këta flamuj amerikanë në majat e çative?”

Më zuri e qeshura dhe fillova t’i shpjegoja fenomenin e çuditshëm shqiptar:
“Kur dikush ndërton pa leje ose zapton tokën e tjetrit, shumë shqiptarë vendosin flamuj amerikanë ose flamuj bardheblu të Partisë Demokratike në pushtet. Në këtë mënyrë nuk afrohet policia ndërtimore.”

Nga ajo periudhë kanë kaluar 30 vjet dhe Partia Demokratike ka ndërruar disa flamuj:
– flamuj amerikanë
– flamuj të NATO-s
– flamuj të BE-së
– flamuj gjermanë
– flamuj grekë

PD erdhi në politikë si e djathtë dhe konservatore, por vetëm e tillë nuk është, sepse nuk ua ktheu pronat pronarëve, por mbajti krahun e zaptuesve dhe nuk mbrojti as sipermarrësit vendas dhe as çështjen kombëtare.

PD erdhi në pushtet si parti sovraniste, që prej 35 vitesh shtiret sikur nuk pyet për të huajt dhe kritikon ambasadorët, por në thelb është më internacionaliste se PS.

Sali Berisha ka demonstruar luhatje pa integritet në raportet ndërkombëtare dhe sot është në listën e zezë të disa shteteve:
– mik dhe armik me Amerikën
– mik dhe armik me Britaninë e Madhe
– mik dhe armik me Gjermaninë
– mik dhe armik me Greqinë

Kulmi i dyfytyrësisë ishte dje. Zhgënjimi nga Donald Trump, i cili refuzoi të heqë “non grata”-n e Berishës, e detyroi këtë të fundit të urdhërojë heqjen e flamujve amerikanë nga protesta dhe ngritjen e flamujve gjermanë.
Pasi mashtroi militantët dy vjet që Trumpin e ka mik dhe që ai do e sjell në pushtet, tani i duhet një gënjeshtër e rradhës, që Gjermania do e rrëzoj qeverinën dhe është aleate e PD.
I duhet ta shtyjë nja dy vjet me përrallën e mbështetjes gjermane.
Aq i papërshtatshëm ishte përdorimi i flamurit gjerman, sa ambasada gjermane reagoi menjëherë me një deklaratë kundër përdorimit të tij për të legjitimuar dhunën në institucione.

Protesta e radhës mund të ketë flamuj të tjerë nga e gjithë bota, por i vetmi shtet që mund t’ia lejojë përdorimin e flamurit të tij mbetet Greqia, e cila shihet si mbështetëse e lobimit pro Berishës në Europë.

Flamurin grek ai mund ta valëvisë jo vetëm për ngjyrat e ngjashme bardheblu me flamurin e PD-së, por edhe si “shpërblim” për një sërë çështjesh të debatuara në raportet dypalëshe.

Fatmirësisht, çdo shqiptar mund ta mbajë flamurin amerikan në çati apo flamurin gjerman në stadium, por jo ta përdorë atë për manipulim politik në protesta.

“Nacionalisti” me më shumë flamuj të huaj është kulmi i sharlatanizmit politik.
Koha kur ndërtohet një shtëpi pa leje me flamurë amerikan ka perë duar.

Siç paralajmëronte Bertolt Brecht, liderë të caktuar ngrihen duke mashtruar turmat dhe ndryshuar maskat apo aleancat sipas situatës dhe interesit familjar.

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

20 March 2026 at 11:35

Nga Kreshnik Spahiu

Namir Lapardhaja ndërroi jetë papritur në moshën 40 vjeçare.

I lindur dhe i rritur nga një familje e djathtë ai u shqua për analizat, studimet, publikimet dhe referencat mbi sistemin politik në Shqipëri. Askush në PD nuk ka nivelin, formimin, edukimin, arsimimin, mendimin dhe artikulimin e Namirit.

Megjithë përkushtimin dhe kontributin në forcimin e Partisë Demokratike dhe gazetën e kësaj partie “Rilindja Demokratike”, Sali Berisha dhe partia e tij familjare nuk denjuan as nje status ngushëllimi në facebook sepse Namir Lapardhaja ishte shndërruar në kritik të tij.

Në vitin 2026 ende Sali Berisha mbetet inspiruesi i urrejtjes, hakmarrjes, mllefit dhe përçarjes së me dimit opozitar. As nuk vdekje ky njeri nuk njeh etikë apo humanizëm.

Një egërsirë me kostum dhe kollare.
Ky njeri provincial dhe komunist genetik, edhe në fundin e jetës tij mbetet një person me energji negative i cili urrejtejt personale i përcjell në turmën e injorantve që e ndjekin pas.

Namiri nuk ka nevojë për ngushëlimin e djallit, sepse do prehet më i qetë në botën tjetër por edhe familja e Namirit nuk i duhet mesazhi një shpirtziu sepse sot mori bekimet e gjithë elitës intelektuale të Shqipërisë.
Namir, Qofsh i xhenetit në ditën e Bajramit.

Sot rruga jote u nda nga monstrat e xhehnemit. Lamtumirë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

23 February 2026 at 19:26

Nga Kreshnik Spahiu

Kush e quan Shqipërinë qendër të karteleve të drogës është injorant ose antishqiptar.

Sot 20 qytete meksikane janë në flakë.
Afro 280 barrikada janë ngritur në rrugë.
6 aeroporte janë mbyllur nga zjarri.
40.000 turistë janë bllokuar në hotele.
50 banka janë djegur dhe shkatërruar.
10.000 makina, autobusë dhe trena janë shkrumbuar.

Vala e dhunës ka pushtuar gjithë Meksikën si reagim ndaj vrasjes nga forcat ushtarake të liderit të kartelit CJNG, Nemesio Oseguera Cervantes (El Mencho), i vrarë gjatë arrestimit.

Karteli i El Mencho kishte kontrollin më të madh të trafikut të drogës si fentanyl, metamfetaminë, kokainë dhe heroinë, me destinacion SHBA, Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë, Kanada dhe Amerikën Latine. Fitimet vjetore të CJNG, të udhëhequr nga El Mencho, përllogariteshin në 20 miliardë USD.

Karteli numëronte rreth 20.000 anëtarë si dhe 10.000 bashkëpunëtorë. Organizimi dhe hierarkia funksiononin si një shtet paralel në disa qytete meksikane, duke përfshirë policinë dhe ushtrinë e tyre, si dhe sistemin e gjobave, taksave dhe rregullave për rendin në rrugë. Kartelet kanë rregulla dhe ligje paralele.

Në qytetin Jalisco, ku janë planifikuar katër ndeshje të Kupës së Botës, anëtarët e bandës bllokuan më shumë se 20 rrugë duke djegur makina dhe pikat e karburantit. Të gjitha shkollat, dyqanet dhe farmacitë u mbyllën, dhe askush nuk guxon të lëvizë për shkak të qindra banditëve të armatosur.

Po cili është ndryshimi mes karteleve të drogës dhe trafikantëve shqiptarë?

Shqipëria ka grupe trafikantësh, si çdo shtet në botë, por jo kartele. Mjafton të shikosh përgjimet e Sky ICC apo EncroChat për të kuptuar se kriminelët shqiptarë nuk janë të organizuar dhe strukturuar si familje mafioze apo si kartele.

Aq amatore dhe të paorganizuar janë trafikantët shqiptarë, sa me tre telefona janë arrestuar 300 veta. Aq të paorganizuar janë, sa i njeh çdo kush me zë, fytyrë, apo adresë. Ata nuk kanë ushtri, polici, ligje, hierarki, apo mjete luftarake si kartelet — autoblinda, tanke, helikopterë apo mjete të tjera luftarake. Nuk kanë as sistem qeverisës lokal, as taksa, gjoba apo rregulla të tjera.

Trafikantët shqiptarë shpesh ekspozohen vetë, duke publikuar takime me zyrtarë apo shfaqje luksi në rrjetet sociale.
A i keni parë sa idiot janë që fimojnë apo përgjojnë veten e tyre kur takojnë mdonje qeveritar?
A i keni parë si reklamojnë jeten e luksit, makinat, jahtet, shishet e verës, udhëtimet?
Krahasimi i grupeve kriminale shqiptare me kartelet e drogës në Amerikën Latine tregon ose një paragjykim të rëndë, ose mungesë njohurish juridike.
Ligji penal e ndan qartë përkufizimin mbi krimin e organizuar nga mafia apo kartelët e drogës.
Ndryshimi është në çdo element në strukturë, organizim, buxhet, rregulla, shtrirje, numra etj.

Kartelet e drogës janë shtete paralele që mund të rrëzojnë qeverinë me dhunë. Trafikantët shqiptarë janë guximtarë, por llafazanë dhe mendjemëdhenj. Ata investojnë fitimet e para në makina luksoze, veshje, bizhu dhe udhëtojnë në Monte Carlo me dashnoret. Një gabim i tillë nga një ushtar meksikan do të dënohej me vdekje nga grupi i tij.

Trafikantët shqiptarë janë zhurmshëm, mashtrues dhe spiunë. Ata edhe kur janë pak persona bëjnë shumë “zhurmë”, por nuk kanë ndikimin e organizuar që kanë kartelet. Në vendet e Amerikës Latine ku shkojnë, shpesh bëjnë më shumë lajm sesa trafik. 99% e tyre janë të zbuluar dhe në përgjime. Fundi i tyre është i shpejtë: vriten, burgosen ose bëhen bashkëpunëtorë “spiunë” të policisë.

Të gjitha analizat tregojnë se shqiptarët nuk kanë kartele droge, por janë trafikantë ordinerë që veprojnë sipas parimit KÇK: “Kthehu në Shqipëri, hap dy hotele në bregdet, lidhu me një dashnore bjonde që del në media dhe prit SPAK-un ose Interpol-in për arrestim.”

A e dini që kreu i Cosa Nostra Italiane jetonte 20 vjet në nje qytezë pa makinë dhe lëvizte i vetëm me biçikletë pa e njohur askush?

Shikoni lajmet për ngjarjet në Meksikë dhe do të kuptoni se sa larg është Shqipëria nga realiteti i karteleve. Ata politikanë që etiketojnë ndryshe vendin tonë ose e urrejnë Shqipërinë, ose janë psikopat me kartelë.

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

22 February 2026 at 10:43

Nga Kreshnik Spahiu

Dje Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më të ftohtit e 20 viteve të fundit.

Një dimër i egër nënkupton për gjermanët, francezët, polakët, holandezët dhe skandinavët një uri dhe nevojë për pushime të gjata në diell.

Për këto arsye, miliona turistë europianë veriorë apo lindorë do të dynden drejt brigjeve të Mesdheut.

Por pse Shqipëria nuk po përgatitet për një sezon turistik?

Ky vit po e gjen Shqipërinë turistike në një gjendje totalisht kaotike. Asnjë segment shtetëror, politik apo mediatik nuk po investon seriozisht në infrastrukturë, logjistikë, mjedis, pastërti, tregti apo ekonomi për të përmirësuar industrinë e turizmit.

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë:

-Pa portin e Durrësit, gjysmë të shkatërruar. U premtua si “Dubai”, me pallate dhe marina luksoze, por porti ka mbetur një gropë e zezë themelesh dhe balte.

-Pa hekurudhën e premtuar Tiranë–Durrës, që u tha se do përfundonte në 2026, por që nuk pritet të mbarojë as në 2036.

-Pa aeroportin e Vlorës, që u premtua të hapej në qershor, por u sekuestrua nga gjykata.

-Pa aeroportin e Kukësit, i cili u hap me bujë për emigrantët, por sot është pothuajse jashtë funksionit.

-Pa investime serioze në rrugët e Shqipërisë, ku shumë segmente janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.-Pa përfundimin e zgjerimit me katër korsi të autostradës Tiranë–Durrës, që duket se nuk do të mbarojë as në vitin 2040. Me çmime të paarsyeshme në supermarkete, që janë rritur deri në tre herë më shumë se në Gjermani apo Spanjë.

-Pa një qarkullim rrugor të sigurt, ku çdo turist heziton të marrë makinë me qira për shkak të rrugve me grupa dhe shoferëve debil që u jaoin makinave si të çmendur.

-Pa pastrim territori, me një bregdet ndër më të ndoturit në Europë.

-Pa pastrimin e lumenjve, ku mijëra tonelata plastike derdhen në det.

-Pa pastrimin e ujërave detare, ku sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), pas analizave laboratorike, Shqipëria u listua vitin e kaluar si një nga vendet me ujërat detare më të ndotura.

-Pa kanalizime funksionale të ujërave të zeza, ku një pjesë e madhe e qyteteve bregdetare i derdhin ujrat e zeza dhe fekalet në det.

Në fund të gjithë këtyre dështimeve qeveritare, vjen edhe krye-poshtërisa politike. Mediat e huaja prej muajsh raportojnë për tensione, zjarr dhe molotovë në protestat e opozitës.

Imazhe të tilla nuk rrëzojnë një qeveri, por dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe e nxjerrin atë nga harta turistike, ashtu siç ndodhi në vitin 1997, kur vendi u izolua për dekada nga integrimi europian.

Berisha e di shumë mirë që Rama nuk rrëzohet me 20 shishe benzinë duke djegur kazanët e plehrave por imazhit të Shqipërisë i vihet flaka shumë shpejt. Një plak i sëmurë psiqikisht lufton me parimin: “Pas meje, le të bëhet qameti”.

Ky vit ka nisur më i zymtë se kurrë për Shqipërinë.

Kjo verë rrezikon të mos i joshë më turistët e huaj. Gjithnjë e më pak italianë apo spanjollë dhe gjithnjë e më shumë puntorë nga Bangladeshi dhe Filipinet. Qytetet shqiptare nuk po arrijnë më të tërheqin qytetarët europianë.

Dikur apartamentet në Airbnb jepeshin 50 euro nata; sot çmimi ka rënë në 17–25 euro, sepse kërkesa ka rënë.

Shqiptarët këtë vit rrezikojnë të humbasin miliona euro nga rënia e turizmit, dhe shpresoj që përgjegjësia të mos mbetet jetim. Injoranca ka pushtuar shoqërinë.

Ndoshta jemi i vetmi popull në planet që nuk meritojmë vetëm qeverinë, por edhe opozitën që kemi.

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

15 February 2026 at 10:58

Nga Kreshnik Spahiu

Sot shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve. Mafia e ushqimeve fiton më shumë se mafia e drogës. Nëse droga dëmton jetën e 5% të shqiptarëve që e përdorin, ushqimet po dëmtojnë jetën e 100% të popullit.

Dikur Shqipëria krenohej me produktet ushqimore për shkak të cilësisë, çmimeve, por edhe shijes së shumë produkteve si frutat, perimet, mishi, bulmeti etj. Por kjo i përket të kaluarës dhe ka mbetur një mit.

Një biznesmen shqiptar dëshironte të eksportonte mish në Gjermani dhe në BE, me iluzionin se Europa nuk ka mish si Shqipëria. Pas 6 muajsh përpjekjesh dhe analizash, autoritetet ushqimore i kthyen përgjigje negative, sepse mishi i viçit, i derrit, i qingjit dhe i lopës nuk plotësonin standardet për t’u shitur në Bashkimin Europian.

E njëjta situatë i ka ndodhur edhe një miku tim nga Lushnja, i cili ka tentuar disa herë të eksportojë në Austri domate, speca, patëllxhanë dhe kunguj. Maunet e tij janë bllokuar në kufi sepse nuk plotësonin standardet europiane.

Problemet në të dyja rastet kanë qenë:
• bakterie të rrezikshme (Salmonella, E. coli, Listeria)
• pesticide mbi limitet e lejuara
• antibiotikë ose hormone të ndaluara
• metale të rënda mbi kufijtë e lejuar
• mungesa e higjienës
• temperatura e pakontrolluar
• kontaminimi
• cilësia e ushqimit që kanë konsumuar kafshët
• cilësia e ujit
• paketimi dhe ruajtja

Shqipëria është e vetmja në Europë që pas vitit 1990 shkatërroi institutin e farërave, ku për dekada funksiononin laboratorë që merreshin me kontrollin, certifikimin, testimin dhe zhvillimin e farërave bujqësore për të garantuar cilësi dhe përputhje me standardet kombëtare dhe ato të BE-së.

Në Shqipëri sot as nuk mund të hash dhe as nuk mund të pish me cilësi.
Ndoshta dikush mund të thotë se ushqimet në Shqipëri kanë më shumë shije se në Europë, por kjo nuk do të thotë se një ushqim i shijshëm është i shëndetshëm dhe plotëson standardet e sigurisë ushqimore.

Për shembull, Shqipëria ka bukën më të keqe në Europë dhe nuk krahasohet me asnjë shtet europian për cilësi e bukës. Drithërat nga të cilat prodhohet shumica e bukës në Shqipëri vijnë nga Serbia, Rusia dhe Ukraina, shpesh me standarde më të ulëta cilësie.

Po picat, për të cilat mendohet se në Shqipëri bëhen më të shijshme se kudo — a keni menduar ndonjëherë se me çfarë përbërësish përgatiten?

Nuk po ndalem tek pijet, sepse dihet botërisht që kafeja, vera, pijet alkolike, vaji i ullirit janë produktet më të falsifikuara në Shqipëri.

E keni dëgjuar kur kryeministri tallet me emigrantët duke thënë: “Ejani pini një kafe ekspres në Shqipëri, boll me lëng gështenjash në Gjermani”.

Në fakt, kryeministri nuk e di se në Gjermani kontrolli i kafes fillon nga pesticidet mbi limitet e BE-së, mykotoksinat, metalet e rënda; substancat e ndaluara; vazhdon me kontrollin e autenticitetit dhe të cilësisë, për të garantuar mos përzierien me materiale të tjera; dhe përfundon me kontrollin e higjienës, përpunimit, magazinimit apo transportit.

A e di kryeministri se me çfarë uji përgatitet kafeja ekspres në shumë lokale shqiptare?
A i ka parë depozitat e ndryshkura, me papastërti dhe minj të ngordhur në unin e kontaminuar në pallate dhe bare? Po mizat dhe buburrecat në makineritë e ekspresit?

Sot mafia e ushqimeve po vret çdo ditë jetët tona sepse:

1. Po helmon shëndetin e shqiptarëve.
Ajo po i ekspozon qytetarët ndaj sëmundjeve të rënda si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shqiptarët janë ajo çfarë hanë. Një shoqëri që ushqehet keq është një shoqëri që sëmuret dhe mbush spitalet.

2. Po boshatis xhepat e shqiptarëve.
Me rënien e euros, pritej që çmimet e ushqimeve të importuara të uleshin, sepse blihen me euro dhe shiten me lekë. Por ndodhi e kundërta. Supermarketet shqiptare shpesh kanë çmime 2–3 herë më të larta se supermarketet në Europë. Mafia e ushqimeve nuk lejon konkurrencën dhe hyrjen e korporatave europiane si Lidl, Penny dhe Aldi duke bllokuar tregun e lirë dhe çmimet e larta.

3. Mafia e ushqimeve po pengon integrimin europian të Shqipërisë.
Siguria ushqimore është një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave me BE-në dhe një nga më të vështirët për t’u përmbushur.
Fatkeqësisht, Shqipëria ka ende probleme serioze në përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
Në Shqipëri nuk ushqehemi mirë por ushqehemi shumë keq.

A e dini sa markete shesin ushqime të skanduara dhe ndryshojnë datat?
Mafia e ushqimeve po pasurohet me ushqime të skaduara që ju ushqeni fëmijët tuaj.
Këtu nuk kam parasysh disa dhjetëra bujtina apo sipërmarrës të shkëlqyer shqiptarë, por përditshmërinë: tavolinat në shtëpi, restorantet dhe baret në çdo cep pallati, dhe qeset me ushqime që mbushim çdo ditë në mini-markete.

Çuditërisht, burgjet shqiptare janë plot me kriminelë, por fatkeqësisht në pranga nuk ndodhet askush nga mafia e ushqimeve. Ata janë më të fortë dhe më të rrezikshëm se mafia e drogës.

Madje, ata nuk lejojnë as mediat shqiptare të flasin për këtë temë.

Ata kanë pushtetin ekonomik dhe politik.

Mafia shqiptare funksionon me parimin:

“Ai që kontrollon ushqimin, kontrollon jetën.”

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

22 January 2026 at 16:52

Nga Kreshnik Spahiu    

Një pjesë e shqiptarëve janë shqetësuar nga përralla e “faljes së ishullit të Sazanit”.

Në thelb të kësaj fushate qëndron vendimi për të lejuar familjen Trump të investojë në një ishull të pabanuar, që sot shërben praktikisht si nevojtore publike për plazhistët që urinojnë kur shkojnë me anije për të kaluar disa orë plazh.

Sigurisht që Sazani ka mbetur i shkretuar, sepse sipërmarrësit shqiptarë nuk kanë kapacitete apo interes për të investuar një ishull që s’ka as energji elektrike dhe as ujë. Atëherë pse kjo histeri publike kundër një investimi të huaj?

“Shqipëria turistike”, po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku kërkesa e huaj është shumë më e lartë se cilësia dhe kapaciteti i investimeve lokale. Për këtë arsye, investimet e huaja nuk janë luks, por domosdoshmëri.

Në dekadat e fundit, brigjet e Mesdheut janë shndërruar në një nga motorët më të fuqishëm ekonomikë të Europës. Në Itali, Greqi, Kroaci, Francë, Turqi, zhvillimi turistik nuk erdhi rastësisht. Ai ishte rezultat i një politike të qartë: hapjes ndaj kapitalit të huaj dhe përfshirjes së korporatave ndërkombëtare në ndërtimin e industrisë së turizmit.

A kanë kompanitë shqiptare fuqinë financiare, teknologjinë dhe përvojën për ta bërë këtë zhvillim të mundur?

Jo. Jo Turizmi bregdetar i nivelit të lartë është industri kapitale-intensive. Marina, aeroporte turistike, resorte luksoze, infrastrukturë ujore dhe energjetike kërkojnë investime kolosale. Sipërmarrësit lokalë, në shumicën e vendeve të Mesdheut, nuk kanë pasur kurrë kapacitet për projekte të kësaj shkalle.

Janë fondet ndërkombëtare, bankat globale dhe korporatat shumëkombëshe që kanë sjellë miliarda euro pa rënduar buxhetet publike. Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi nuk do të kishin sot marina moderne, resorte ikonë dhe qytete turistike të reja pa kapitalin e huaj.

Një avantazh vendimtar janë markat globale që sjellin turistë të garantuar. Një hotel lokal, sado i bukur, nuk mbush dot qindra dhoma gjatë gjithë vitit.  Korporatat ndërkombëtare sjellin edhe standarde, profesionalizëm dhe cilësi. Një nga problemet tradicionale të turizmit lokal ka qenë mungesa e shërbimit cilësor. Investitorët e huaj sjellin menaxhim profesional, teknologji, trajnime dhe kulturë shërbimi.

Këto investime krijojnë mijëra vende pune, formojnë menaxherë të rinj dhe rrisin nivelin e gjithë industrisë.

Prania e markave luksoze rrit edhe prestigjin kombëtar. Një vend me resorte markash të famshme perceptohet ndryshe në tregjet ndërkombëtare dhe tërheq turistë me fuqi të lartë blerëse, investitorë të rinj dhe zhvillon turizëm 12 mujorë gjithë vitin.

Në shumë raste, shtetet e Mesdheut janë zhvilluar pa shpenzuar fonde publike, duke përdorur kapital privat ndërkombëtar.

Kjo nuk do të thotë përjashtim i sipërmarrjes vendase. Modelet më të suksesshme janë partneritetet mes kapitalit lokal dhe atij të huaj.

Fatkeqësisht, në 30 vitet e fundit një nga dështimet më të mëdha të Shqipërisë ka qenë pengimi sistematik i investitorëve të huaj. Berisha, Meta dhe Rama kanë favorizuar klientelën politike që u financonte fushatat, duke bllokuar investime serioze dhe duke e kthyer bregdetin në kantier pallatesh.

Në këtë errësirë, projekti i Sazanit është një nga të paktat drita jeshile. Ai nuk do të ishte thjesht një investim, por një standard i ri zhvillimi. Një Monte Carlo shqiptar në zemër të Mesdheut.

Është gati e pabesueshme të imagjinosh që Vlora e Ismail Qemalit të shndërrohet në një kryeqytet të elitave botërore mes Lindjes dhe Perëndimit. Por mos harroni: vetëm dhjetë vjet më parë, për në Vlorë udhëtohej katër orë mes gropave ku as karroca e Ismail Qemalit nuk do të kalonte dot.

Lërini amerikanët të investojnë në Sazan, përpara se ishulli të copëtohet nga bandat shqiptare, ashtu siç ndodhi me Gjirin e Lalzit.

Shqipëria s’ka nevojë që ishulli i vetëm të katandiset nga pazarxhinjtë shqiptar si Golemi, Shkëmbi Kavajës apo si Shëngjini…..

Mos u shtirni më patriot se Francezët, Spanjolët, Italianët apo Turqit të cilët bregdetin e tyre e kanë zhvilluar me investime të huaja dhe jo vetëm lokale.

Në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij

21 January 2026 at 18:28

Nga Kreshnik Spahiu

Nesër në mëngjes, në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij njëvjeçare.

Marrëveshja për Bordin e Paqes, ku Rama do të punojë me Trump në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, u ratifikua sot nga qeveria dhe do të votohet nesër nga Parlamenti.

Po çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha, i cili prej një viti premton se Rama do të arrestohet si Maduro dhe se SHBA e ka futur në listën e zezë?

Një orë më parë Berisha u shfaq si pulë e lagur në media dhe i parapriu votës së nesërme.

Ai deklaroi: “Jemi pro Bordit të Paqes” dhe se ftesa nuk i shkoi Presidentit, sepse ne jemi republikë parlamentare dhe për këtë arsye ftesën ia dërguan Edi Ramës.

Së pari, Berisha gënjeu, sepse edhe Kosova është republikë parlamentare, por ftesa nuk i shkoi Albin Kurtit; Trump ftoi presidenten Vjosa Osmani.

Së dyti, Berisha duhet të sqaronte pse Trump nuk ftoi Bajram Begajn, njësoj si Vjosën, por ftesën ia dërgoi Edi Ramës.

Së treti, Berisha heshti për Sazanin dhe vizitën e vajzës së Trump në Vlorë.

Së katërti, Berisha nuk mbajti asnjë qëndrim për krizën në Gaza apo debatin mbi këtë temë.

Së pesti, Berisha nuk guxoi të kundërshtonte në asnjë rast marrëveshjen që do të nënshkruajë Edi Rama me Donald Trump.

365 ditë gënjeshtra madhështore do të shfryhen nesër publikisht para kamerave për 3 sekonda, kur Sali Berisha, si qingj, do të votojë në Kuvend marrëveshjen e Ramaduros me Trump.

Gënjeu se do të mbyllet SPAK.

Gënjeu kur tha se është ftuar në SHBA.

Gënjeu se Rama do të arrestohej për dosjen McGonigal.

Gënjeu kur tha se do të arrestohet Yuri Kim.

Gënjeu kur tha se Rama do të merrej me helikopter.

George Orvell dikur e përshkruante :

“Partia të urdhëronte të mohoje provën e syve dhe veshëve të tu.”

Berisha u lodh 1 vit duke kërkuar që SHBA ta konsideroj Shqipërinë dhe shqiptarët si narko-shtet por nuk ja doli.

Nesër në mëngjes do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë: do të mashtrojë në media dhe në mbrëmje nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë mbrapsht 7 milionë eurot që pagoi LaCivitës apo kompanisë amerikane “Continental Strategy”.

Fundja, ato euro mund t’i fusë shpejt në punë në kullat që ndërton me leje të RamaDuros.

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

10 January 2026 at 19:54

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë.

Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha:
“Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.”

Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta.
20 deri në 30 fshatarë, të cilët fatkeqësisht binin në sy për mjerimin në të cilin jetonin, po festonin fitoren e së djathtës bullgare në oborrin e partisë.

U shtanga dhe po mendoja: si ka mundësi që njerëz kaq të varfër të lumturohen me lugë bosh?

M’u kujtua ky fragment kur dëgjova deklaratën e Berishës se protestat në Iran janë një shpresë për forcat opozitare në Shqipëri.
Pasi u lodh për një javë duke thënë se forcat “Delta” do ta arrestonin Ramën, njësoj si Maduro në Venezuelë, sot kaloi në Teheran.

Si në Makondon e Márquez-it, edhe ne si popull presim shpëtimin nga lajme që vijnë nga kontinente të tjera.

Që Berisha është një mashtrues i lindur në politikë, i veshur me kostume dhe kollare të shtrenjta apo me maska konservatore, kjo nuk është gjë e re. Ajo që ia vlen të analizojmë është: si ka mundësi që ky popull të mashtrohet për dekada?

Këtë e kanë bërë me shekuj.
Dikur prisnin për 500 vjet ndryshimet nga Perandoria Osmane dhe haberet nga Stambolli.
Më pas i kishin sytë nga Austria apo Italia.

Më vonë shpresonin se mund të triumfonte socializmi mbi imperializmin.
Për katër dekada shpresuan te revolucioni proletar në Kubë, Amerikën Latine, Vietnam dhe Kinë.

Të gjitha këto mund t’i mirëkuptojmë në një Shqipëri të izoluar, por të mashtrohesh në një botë digjitale dhe globale tregon prapambetjen tonë si komb.

Në botë ka miliarda njerëz të paditur, të pashkolluar, të painformuar apo të izoluar, por njerëz më injorantë dhe naivë, që të shpresojnë se jeta e tyre do të ndryshojë sepse shpërtheu lufta në Venezuelë, revolucioni në Nepal apo protestat në Bangladesh dhe Iran, i gjen vetëm në Shqipëri.

Turma që manipulohen kaq lehtë nga media dhe politika i gjen vetëm në këto 28.000 km². Tmerr i madh.
Realisht, është një keqardhje e madhe për nivelin provincial që ka një pakicë njerëzish në Shqipëri. Ushqehen me lugë partie dhe me lajme politike.

Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e prorestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht.

George Orwell e kishte parashikuar dikur këtë psikozë kolektive: popuj që emocionohen nga luftëra të largëta, ndërsa jetën e tyre e sundon një realitet tjetër.

Një vit i mallkuar për t’u harruar

31 December 2025 at 13:52

Nga Kreshnik Spahiu

“Nuk ka vite për t’u jetuar dy herë; disa janë bërë vetëm që të lihen pas.”
— shkruante dikur Albert Camus, La Peste (Murtaja)
Ndoshta vërtet viti 2025 ishte bërë për t’u lënë pas dhe ndoshta për t’u harruar.
Ka periudha në jetën e njeriut që nuk jetohen, por vetëm durohen.
1. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit të errët, plot drama dhe pa shpresë.
Viti që kaluam ishte një faqe e zezë në sytë e miliona turistëve që nuk do të rikthehen më:
në pirgjet e plehrave,
në bregdetin me fekale,
në kazanët që digjen,
në rrugët me qen dhe mace endacake,
në autostradat me shoferë të çmendur,
në shtetin pa trena dhe pa transport publik,
në hotelet me çmime pa logjikë,
në pluhurin që mbyt çdo gjallesë,
në kafenetë ku shiten pordhë.
2. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit plot baltë dhe njolla në imazhin ndërkombëtar.
Çdo bandë apo grup trafikantësh ndërkombëtarë që arrestohej në Europë apo Amerikën Latine, pothuajse gjithmonë kishte mes tyre emra shqiptarë. Aq shumë janë përfshirë shqiptarët në krime, sa duket sikur jemi një popull prej 3 miliardë banorësh dhe jo 3 milionë.
Aq poshtë ka rënë imazhi ynë si shqiptarë, sa në dhjetëra filma të Hollywood-it apo Netflix-it, skenarët kanë si protagonistë trafikantë droge shqiptarë.
3. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit mjerimi dhe varfërie. Shqiptarët kishin këtë vit pagat më të ulëta në Europë, por me çmimet më të larta se në BE.
Çmimet e larta të ushqimeve në supermarkete nuk krahasohen me çmimet e ulëta të supermarketeve europiane si “Aldi”, “Lidl”, “Penny”.
Çmimet e pasurive të paluajtshme këtë vit kaluan çdo normë tregu, duke e bërë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe disa qytete të tjera të papërballueshme.
4. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan një vit pa siguri për shëndetin dhe jetën.
Dyndja e emigracionit nuk po ndodh vetëm nga papunësia, por edhe nga pasiguria.
Në spitalet shqiptare hyn i gjallë dhe del i vdekur.
Në një kohë kur mijëra emigrantë europiano-lindorë po rikthehen në Poloni, Hungari, Kroaci, Rumani e Bullgari, sepse Perëndimi po kalon krizë, kjo nuk ndodh me shqiptarët.
Edhe ata pak emigrantë shqiptarë që kanë tentuar të rikthehen janë zhgënjyer, sepse me kursimet e tyre në Shqipëri nuk mund të blesh më asgjë dhe nuk mjaftojnë për të hapur biznes.
Më lirë blen një shtëpi në Spanjë sesa në Sarandë apo Vlorë.
5. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan edhe një zhgënjim të madh me votën e tyre.
Mijëra shqiptarë votuan socialistët, por brenda pak muajsh kuptuan se në çezmat e tyre nuk ka ujë, ndërsa socialistët pinë verë franceze të vitit 1913, me 33 mijë euro shishja, në vitin kur u copëtua Shqipëria.
Zhgënjimi nuk vjen nga dy apo tre persona, por nga i gjithë pushteti, i cili nuk po reflekton as pas qindra arrestimeve.
Viti 2025 do të mbahet mend si viti i korrupsionit shekullor, me shifra që as të huajt nuk i kishin imagjinuar.
6. Viti që kaluam ishte i turpshëm edhe për Kosovën, e cila për 11 muaj nuk arriti të krijojë as parlament dhe as qeveri.
As në kohën e pushtimit serb, kur Rugova mblidhte Kuvendin në ilegalitet, nuk kishte ndodhur që parlamenti të dështonte 63 herë për të zgjedhur një kryetar apo kryeministër.
Urrejtja, mllefi, spiunazhi dhe egoizmi e larguan Kosovën dhe Shqipërinë nga njëra-tjetra si kurrë më parë.
Viti i mbrapshtë i atyre që ideuan “kombin kosovar” kundër atij shqiptar, mos u ktheftë më për shqiptarët.
Shumë shqiptarë kanë humbur të afërmit.
Shumë shqiptarë humbën punën apo biznesin.
Shumë shqiptarë humbën shpresën.
Zoti krijoi në një ditë kujtesën dhe harresën.
Ndoshta viti që lamë pas duhet harruar…
Kurrë mos e pafsha Shqipërinë dhe shqiptarët si në vitin 2025.
Gabriel García Márquez shkruante te Njëqind vjet vetmi:
“E shkuara është një barrë që duhet lënë pas, përndryshe e ardhmja nuk gjen vend të vijë.”

Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?

9 December 2025 at 18:06

Nga Kreshnik Spahiu

70% e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë mbështetur juridikisht dhe zyrtarisht Endri Shabanin si kandidat për Avokat të Popullit. Kurrë më parë demokratët nuk kanë pasur një konsensus kaq të madh sa ky i mbështetjes për Endri Shabanin. Por pse Sali Berisha u bë pishman dhe po bën kot sikur nuk është palë në proces?

Sot Berisha doli me një teori komike dhe antikushtetuese: “Partia do tërheqë firmat.” 35 vjet deputet por akoma nuk e ka mësuar që 35 deputetë janë përfaqësues të sovranitetit të votuesve dhe firma e tyre është individuale.

Për Endri Shabanin kanë firmosur e gjithë Kryesia e PD: Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Ina Zhupa, Tomor Alizoti, Jorida Tabaku, Klevis Balliu, Oerd Bylykbashi etj.

Kaq firma as Sali Berisha nuk i kishte në legjislaturën e kaluar, sepse shumica e këtyre firmëtarëve e përjashtuan nga partia.

Firmat e deputetëve janë të vetmet që vlejnë për depozitimin e kandidaturës dhe duhen minimalisht 28 firma. Pas propozimit, kandidati zgjidhet nga Kuvendi me 3/5 e votave.

Po, në praktikën parlamentare shqiptare, tërheqja është e mundur vetëm PARA mbylljes së procedurës së depozitimit.

Pas depozitimit zyrtar të kandidaturës:

 

  • pranohet nga Kuvendi,

 

  • publikohet si kandidaturë zyrtare,

 

  • kalon për shqyrtim në komisionin përkatës, atëherë firmat nuk hiqen më, edhe nëse deputetët shprehin ndryshim qëndrimi. Ata thjesht mund të mos e votojnë kandidatin në seancë.

Pasi lista shpallet zyrtare, firmat nuk mund të tërhiqen më.

Sali Berisha prej një muaji deklaron se do mbështesë Besim Ndregjonin, Adriana Kalanë, Dardan Mustafajin, Jola Hysën, por firmat praktikai i dha edhe Endri Shabanit.

Në fakt, të enjten do të votohet Endri Shabani, sepse me të drejtë Partia Socialiste do të zgjedhë një nga kandidaturat që ka më shumë firma nga opozita, por edhe ka eksperiencën ligjore brenda kritereve kushtetuese për Avokat të Popullit.

Sigurisht Berisha duhet të justifikohet te kandidatët e tjerë që “narkoshteti” i Ramës zgjodhi “avokatin e krimit”, por të gjithë do të kuptojnë aktrimin dhe komedinë e tij.

Sali Berisha ose po bën lojë me Edi Ramën për ta votuar Endri Shabanin, ose ka jashtë kontrollit 70% të grupit parlamentar që i besuan firmat atij që e ka gjunjëzuar mediatikisht Berishën, duke i thënë:

“Largohu nga politika, se të kam gjetur në pushtet që ditën që kam lindur.”

Mesa duket, Endri Shabani po e nxjerr vërtet në pension “stërgjyshin” e tij.

 

The post Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit? first appeared on JavaNews.al.

Pse disa nazistë shpresonin që Hitleri s’kishte vdekur?

19 November 2025 at 19:15

Nga Kreshnik Spahiu

Adolf Hitleri vrau veten në bunkerin e tij më 30 prill 1945. Dëshmitarët okularë — njerëzit më të afërt të tij — dhanë dëshmi të qarta për mënyrën e vetëvrasjes. Megjithatë, për dekada me radhë, mijëra nazistë refuzuan ta besonin këtë fakt dhe ushqyen shpresën se ai kishte shpëtuar e jetonte i fshehur diku në Argjentinë, Brazil, madje edhe Antarktidë. Fanatikët nazistë nuk pranonin lehtë që “Führer-i” i tyre kishte humbur jetën; besimi se ai ishte gjallë i ndihmonte të ruanin iluzionin e ideologjisë që i kishte udhëhequr.

Kjo më erdhi ndër mend kur pashë 300 demokratë në protestën e Sali Berishës.

Pas 6 muajsh thirrjesh dhe përgatitjesh për një “Revolucion madhështor”, ai mblodhi më pak njerëz se në “xhenaze”. Askush nuk iu bashkua sepse shumica e konsiderojnë të vdekur politikisht. Mbi 1 milion shqiptarë sot janë kundër qeverisë, por nuk dolën në shesh sepse për ta, berishizmi është një kapitull i mbyllur. Atje ishte vetëm gjenerali i ushtrisë së vdekur.
Aty ishin vetëm 300 “ushtarët” e fundit, të cilët as brohoritën e as treguan entuziazëm. Protesta, apo më saktë foltorja, dukej si një funeral. Një grusht njerëzish, të trishtuar, ndiqnin aktin e fundit të “Führer-it” të tyre që nga bunkeri i tij politik përpiqej t’u jepte kurajo se ende nuk kanë kapitulluar dhe se do t’i mundin Amerikën, Anglinë, Europën e madje edhe Rusinë.

Thirrja e fundit e një udhëheqësi ndodh gjithmonë pak para rënies, ndërsa shpresa e ushtarëve vazhdon shpesh edhe pas rënies së tij. Në fshatrat e Matit, deri vonë, kishte njerëz që besonin se mbreti Ahmet Zogu nuk kishte vdekur dhe se një ditë do të kthehej në Shqipëri. Edhe në Gjirokastër kam takuar komunistë që besonin se Enver Hoxha nuk kishte vdekur, se njeriu në funeral ishte sozia e tij dhe se udhëheqësi i tyre i vërtetë ishte i pavdekshëm.

Njësoj si nazistët, komunistët apo monarkistët që presin ende ringjalljen e Hitlerit, Enverit apo Zogut, disa demokratë sot shpresojnë që Sali Berisha të kthehet fuqishëm në skenë.

Por pjesa më e prapambetur e një populli nuk kupton — ose nuk pranon — se ideologjia nuk vdes njëkohësisht me njeriun.
Edhe sikur Hitleri, Enveri apo Zogu të ishin gjallë, doktrina e tyre kishte vdekur. Sali Berisha, le të jetojë 150 vjet; por berishizmi ka mbaruar politikisht. Problemi është se, nëse ai nuk shpall kapitullimin, Partia Demokratike rrezikon të ketë fatin e Gjermanisë së vitit 1945: të një udhëheqësi që nuk pranoi humbjen dhe dogji gjithçka bashkë me veten, duke sjellë mbi 8 milionë viktima nga populli i tij. Çdo rezistencë e mëtejshme e Berishës nuk do të shpëtojë PD-në — përkundrazi, do ta shkatërrojë atë, do të djegë çdo kauzë dhe do të vrasë shpresën e 500 mijë demokratëve.

William Shakespeare e ka përshkruar saktë kur citon se: “Mbreti është i vdekur, por fantazma dhe hija e tij sundon kështjellën.”

Demokratët duhet dalin nga bunkeri dhe mos u digjen bashkë me Hitlerin e tyre.
Lëreni të vdesë duke ëndërruar se fitoi luftën me Amerikën, me Anglinë, me …….

The post Pse disa nazistë shpresonin që Hitleri s’kishte vdekur? first appeared on JavaNews.al.

Një sugjerim politik për Florjan Binaj

29 October 2025 at 12:20

Nga Kreshnik Spahiu

Dje ndoqa me shumë interes fushatën e tij në Tiranë, mes gërmadhave të fadromave që po lirojnë trotuaret nga shtesat e lokaleve. Të gjitha qasjet, kritikat, konstatimet dhe satira janë një prurje e re, por mbeten në nivel gazetaresk, asgjë më shumë.

Nga Flori elektorati gri pret të shoh vizion për Tiranën dhe çfarë ofron ai me projektin e tij në këmbim të votës. Për këtë arsye, do t’i këshilloja miqësisht dhe profesionalisht që sot të kthehet tek ajo gërmadhë dhe të nënshkruajë një kontratë publike:

• A është me pronarët, apo me zaptuesit?

• A është për legalizim të ndërtimeve pa leje, apo kundër?

• A është për kompensim apo për ndëshkim?

• A është për tenda, shtesa, çadra, apo për çfarë saktësisht?

• A duhen liruar trotuaret apo shtuar tavolinat?

• A duhen arrestuar ata që lejuan, apo ata që ndërtuan?

• A duhen mbyllur lokalet që kanë pushtuar hapësira publike dhe nuk i kanë në pronësi?

• Apo duhet lejuar të shtohen të tjera?

Se çfarë ka bërë keq PS në Tiranë e dinë 10 milionë shqiptarë, por çfarë projekti ndryshe ka Flori që të bindë kryeqytetin se ai nuk është si kryetarët demokratë që e kioskëzuan Tiranën, po aq keq sa edhe shtesat e kullat socialiste?

Flori e ka shumë të thjesht të bind gjithë Tiranën që është i pavarur duke nënshkruar një deklaratë publike tek Noteri që: 20 oligarkët e PD-PS me emra të veçantë dhe publike nuk do marrin asnjë tender apo leje ndërtimi.

Të dalë në media të shprehet me emra për ata që kanë betoniziar Tiranën në kohën e Ramës, Bashës, Valiajt.

Flori ka ende kohë të ndryshojë fushatën, nga daljet për klikime në prezantimin si rival serioz. Ka ardhur momenti që ndonjë mik që ia do të mirën t’i sugjerojë dhe t’i bëjë të qartë se LIKE në rrjetet sociale nuk konvertohet automatikisht në votë. Shqiptarët të buzëqeshin dhe të thonë: “Je çun i mirë”, por kur shkojnë në kutinë e votimit nuk të besojnë.

Dita e votimit po afron dhe fadromat do të jenë aty edhe të nesërmen, duke zbehur të qeshurat dhe humorin e fushatës, si dhe duartrokitjet e atyre që i rrahin krahët artistit të talentuar. Kam frikë se gjysma e atyre që sot i bëjnë “LIKE” videove të tij, një ditë pas humbjes do thonë: “Fajin e kishte Flori”.

The post Një sugjerim politik për Florjan Binaj first appeared on JavaNews.al.

Pse ‘shqiptarët’ vriten për një filxhan ekspres?

22 October 2025 at 20:09

Nga Kreshnik Spahiu  

Profesor Müller, një penalist i njohur, në ligjëratën e tij mbi dinamikën dhe karakteristikat e krimit në çdo shtet, theksonte se shqiptarët dhe çeçenët, në disa raste, vrasin pa asnjë motiv, ose thënë ndryshe, pa shkaqe të njohura si në shoqëri të tjera. Ai nuk e vinte theksin te rrezikshmëria, por te agresiviteti me motive banale e pa interes. 

Por a ka Shqipëria më shumë kriminelë, apo njerëz të çmendur me probleme psikike? 

Kjo pyetje meriton një analizë juridiko-sociale, me të gjitha rrethanat dhe komponentët e zhvillimit shoqëror gjatë 35 viteve të fundit. 

Vrasjet si fenomen në Shqipëri ndahen në tre kategori kryesore: 

  1. Vrasje me paramendim, mes grupeve rivale të strukturuara kriminale, në rrethana cilësuese;
  2. Vrasje brenda familjes apo rrethit fisnor;
  3. Vrasje për motive të dobëta.

“Motiv i dobët” (në terminologjinë ligjore shqiptare) do të thotë një arsye e pavlefshme, e padenjë ose pa bazë të arsyeshme, që nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë heqjen e jetës së një personi. 

Këtu përfshihen: 

– Vrasje për xhelozi, hakmarrje të vogël, fyerje të lehtë ose sherr të momentit; 

– Vrasje për shkaqe banale; 

– Vrasje nga mospëlqimi personal, zili ose inat i pakuptimtë. 

Në këto raste, motivi konsiderohet “i ulët” sepse tregon egoizëm ekstrem, mungesë të ndjenjës njerëzore dhe padenjësi morale. 

Kronikat e zeza raportojnë çdo ditë për: 

– Vrasje për një vend parkimi; 

– Vrasje për karikuesin e celularit; 

– Vrasje për çadrën e plazhit në rresht të parë; 

– Vrasje për parakalim në autostradë; 

– Vrasje për dritat e gjata të makinës. 

Dje ndodhi edhe e paparashikueshmja: 

Vrasja e dy personave për një filxhan ekspres. 

Në fakt, Shqipëria nuk e ndjen prezencën e krimit në rrugë. Nga 10 milionë turistë, as nuk u vra dhe as nuk u grabit askush, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria është e qetë dhe e sigurt. 

Në Shqipëri, më të rrezikshëm janë të çmendurit sesa kriminelët. 90% e autorëve të vrasjeve të momentit nuk janë kriminelë, por njerëz me probleme psikike. 

Sot, rrugët e Shqipërisë janë plot me njerëz të vrenjtur, të cilëve nuk u qesh buza kurrë. 

Shikimi i njerëzve me prirje psikopatie ndjehet kudo — në lokale, në rrugë, në dyqane, në semaforë, në bilardo…… 

Në Shqipëri, nuk duhet të keni frikë nga mafia apo trafikantët e drogës, sepse ata s’kanë punë me ju. 

Në Shqipëri, ruhuni nga njerëzit e çmendur — nga ata që vrasin shokun, kalimtarin, komshiun, kamarierin apo kushëririn, vetëm pse i pa shtrembër. 

Nuk di nga buron ky agresivitet. 

Ndoshta nga izolimi, frustrimi, varfëria, përçmimi, dështimi, mungesa e arsimimit ose nga familja. 

Ndoshta unë gabohem, por mendoj se numri i të çmendurve është më i lartë se ai i kriminelëve. 

Dje u shuan dy jetë për një filxhan ekspres. 

Kjo nuk ndodh as në Afrikë. 

 

 

The post Pse ‘shqiptarët’ vriten për një filxhan ekspres? first appeared on JavaNews.al.

Pse Albin Kurti sulmon Shqipërinë më shpesh sesa Serbinë apo Rusinë?

17 October 2025 at 13:28

Nga Kreshnik Spahiu 

 Politika të errëson logjikën dhe arsyetimin. Sipas disa idiotëve, nëse ke qenë pro krijimit të një gjykate, nuk duhet të jesh kundër gjykimit të një çështjeje. 

Nëse ke qenë për ndërtimin e një institucioni, nuk duhet të kundërshtosh asnjë vendim të tij. 

Sipas kësaj logjike, kush ka qenë pro krijimit të SPAK, nuk duhet të kritikojë asnjë arrestim apo hetim të gabuar.  Kush ka qenë pro Gjykatës së Hagës, nuk mund të ankohet kundër asnjë gjykimi. 

Si mendoni: këta janë budallenj të lindur, apo i ka budallepsur partia dhe kryetari?  Lëvizja Vetëvendosje dje ka sulmuar dy herë kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai paska lobuar dhe ka qenë pro krijimit të Gjykatës Speciale. 

Sipas kësaj logjike, Shqipëria nuk duhet të lejojë protesta kundër gjykimit të gabuar të kësaj gjykate ndaj liderëve të UÇK-së. 

Një gjë nuk e kuptoj: 

Pse Albin Kurti nuk bëri letër kundër kryeministrit të Holandës që lejoi protestat në Hagë pro Hashim Thaçit? 

Pse Albin Kurti nuk bëri letër kundër Trump për protestat e shqiptarëve në Amerikë kundër Gjykatës së Hagës? 

Pse Albin Kurti nuk shkruan kundër Shtëpisë së Bardhë kur Grenell sulmon Gjykatën e Hagës? 

Pse Albin Kurti sulmon më shpesh Shqipërinë sesa Serbinë dhe Rusinë? 

Sipas logjikës së Albin Kurtit, nëse je pro ndërtimit të institucioneve kombëtare apo ndërkombëtare, nuk mund të kundërshtosh vendimet e tyre në të ardhmen. 

Me këtë logjikë, në të ardhmen as Kosova dhe as Shqipëria nuk do të mund të kundërshtojnë proceset e OKB-së, BE-së apo Këshillit të Europës. 

Albin Kurtin e kupton vetëm Sali Berisha, i cili pas pilafit kujtohet dhe 20 vjet pas luftës të kërkojë rezolutë për genocidin serb. 

Por pse Berisha dhe Kurti u kujtuan ditën e protestës për rezolutën kundër genocidit serb? 

Pse Berisha nuk bëri rezolutë kur ishte kryeministër? 

Pse kujtohet 20 vjet pas luftës, pikërisht sot? 

Pse nuk bën rezolutë edhe për genocidet turke, bullgare, greke, gjermane apo italiane kundër shqiptarëve? Si mund të tallesh me luftën kështu? 

Çdo kush e kupton që Albin Kurti dhe Sali Berisha i duan liderët e UÇK-së në burg.  

Në fakt në Hagë nuk po gjykohet Hashimi dhe Jakupi por Kosova dhe shqiptarët. 

Kush nuk e kupton këtë, është ose idiot, ose tradhtar. 

 

 

The post Pse Albin Kurti sulmon Shqipërinë më shpesh sesa Serbinë apo Rusinë? first appeared on JavaNews.al.

❌
❌