Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2026Java News

“Flamingot” në pritje të Revolucionit të Tetorit

By: Ylli Pata
23 July 2026 at 20:51

Nga Ylli Pata

Takimi i lënë për një reagim të ashpër në seancën e parafundit të Kuvendit për sezonin, nuk ishte njësoj si homologia parardhëse ku guerilasit e lidhur me PD-në shkatërruan para kamerave makinën e policisë.

Kur sërish deputetët e PD-së nuk ishin shënjestër e vezëve dhe sharjeve, sië ndodhi me ata të mazhorancës.

Këtu nuk ka asgjë për tu ëuditur, e në fund të fundit kemi të bëjme me një dialektikë politike. Në protestën që ka nisur prej fillimit të qershorit, nuk është askush tjetër veëse opozita e Edi Ramës. Është e vërtetë që në protest ka pasur shumë më shumë njerëz se ata që kanë shkuar në protestat po ashtu periodike të Sali Berishës.

Por e gjitha kjo ka ndodhur, pasi ai që quhet shpesh si “populli opozitar” ka pasur një shpresë më shumë se kësaj radhe mund të arrijnë rezultat për të rrëzuar Edi Ramën, e rrugës të arrijnë të shkartisin situatën brenda opozitës, duke rinovuar a ndryshuar, apo edhe rinovuar lidershipin e saj.

Shumica e grupeve që ka marrë pjesë në protestë, ka pasur një qëllim taktik, sesi të faktorizohen gjatë kësja proteste për të rritur influencën e popullaritetin e tyre gjatë protestës, në gjirin e masës së madhe të atij që quhet popull opozitar.

I vetmi që ka pasur që në fillim një plan strategjik është Sali Berisha. i cili në kulmin e protestave, ku pati jo pak zëra e kundërshti të forta dhe ndaj tij, arriti të konsolidojë pozitat e tij, duke konfirmuar postin e tij dhe të grupit të afërm të tij në kupolën e Partisë Demokratike.

Ndërkohë nga ana tjetër, pas dy javëve të para, furnizuesja kryesore e protestës ka qenë PD-ja dhe strukturat e saj, të cilët ditë pas dite kanë arritur të marrin në kontroll jo vetëm menaxhimin e itinerarit dhe planit të tyre, por edhe programin taktik të funksionimit sipas axhendës politike.

Revolucioni i Flamingove nuk ka një plan tjetër veëse largimin e Edi Ramës nga rruga, për të ngritur një qeveri kujdestare, ku opozita do të ketë fuqinë politike të diktimit të axhendës së saj të funksionimit, reformave, por edhe vendosjes së kohës së zgjedhjeve, mënyrës së zgjedhjeve, apo ëfarë zgjedhje do të bëhen së pari. Me një fjalë, për ta zhbërë rezultatin politik të zgjedhjeve të 2025-s. Shkurt, axhenda politike e Sali Berishës, i cili sot nga Kuvendi kërkoi shpërndarjen e Parlamentit, ngritjen e një qeverie kujdestare, e cila do të ëojë vendin në zgjedhje të reja.

Zgjedhjet ë reja, kërkoi edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muëi, kur than ë fjalën e tij në Parlament se mazhoranca mund të hedhë në popull konfirmimin e saj të 2025-sës, e po qe ashtu le të fitojë edhe 100 mandate.

Ndërkaq, Partia Demokratike, nuk pranoi që të bëhen konluzionet e Komisionit për Reformën Territoriale, duke kërkuar një shtyrje të tij deri në muajin tetor.

Po pse tetor, jë në shtator, apo dhjetor? Përtej kungulleshkës me numërimin e muajve, fakti real është se ndërsa Partia Socialiste e ka një ide për ribërjen e bashkive, rajoneve e qarqeve, ku ka edhe draftin e saj, Partia Demokratike nuk e ka një plan.

Kjo pasi ideja e vetme që ka Berisha dhe të tijtë është që nga 61 të bëhen dyfish më shumë bashki, në mënyrë që të ndahen zonat sipas hartës së territoret ku ndodhen mbështetësit më të shumtë, në mënyrë që të marrë rezultat pozitiv.

Në një ndarje aktuale apo edhe më të vogël, Sali Berisha dhe grupi pranë tij, ata jo vetëm janë të papërgatitur, por edhe nuk duan të përgatiten.

Pasi problemi më i madh për ta është që kryetarët e bashkive mund të bëhen dhe i kanë të gjitha atributen që të bëhen në liderë politikë potencialë. Shikoni ato bashki të pakta që PD udhëheq. Rezultatet e të cilave kanë ardhur përgjithësisht si rezultat i aftësive të kandidatëve-sot kryetarë në territor.

Asnjëri prej tyre nuk është afruar, promovuar apo lavdëruar nga liderhsipi i PD-së. Kryebashkiaku i Kavajës, konsiderohet si armik, kryetari i Mirëditës, i cili gjithashtu është një politikan i ri e i shkathët mbahet larg, për të vijuar edhe me të tjerët.

Hapen fjalë e historii se Mirdita nuk do të bëhet bashki, po do të shkrihet, apo lojra të tilla, kur prishin punë qeverisjet e PD-së n ëato territore.

Me fjalë të tjera, Sali Berisha nuk ka ndërmend që të përgatitet për zgjedhje lokale, ai do të kërkojë deri në fund një marrëveshje në tavolinë, ku të marrë mos maksimumin, optimumin e asaj copë që kërkon për të mbajtur rolin kryesor në opozitën ndaj Edi Ramës.

Ndaj, sië ka qenë deri tani, teoria e revolucionit permanent, duke nxjerrë herë pas here bomba tymuese për tí përdorur si kauzë për qeveri teknike do të ketë pa u ndalur.

Tani, sië e kërkuan edhe zyrtarisht janë në pritje të Revolucionit të Tetorit, me shpresë se do të vijë prap CNN që të bëjë fushatë kundër Trumpit për zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit.

Before yesterdayJava News

Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

By: Ylli Pata
22 July 2026 at 21:00

Nga Ylli Pata

Tashmë, pas gati dy muaj të protestave që nisën me incidentin e Zvërnecit, janë arritur të kuptohen shumë gjëra të këtij zhvillimi mjaft të madh në Shqipëri.

Dihet(në fakt prej kohësh) që në Shqipëri ka një pakënaqësi apo frustrim politik prej një pjese të madhe të opinionit publik, i cili nuk u zgjidh me zgjedhjet e 11 majit të 2025-s.

Mazhoranca e madhe në Kuvend e socialistëve, përveçse hapi një gropë të madhe në mjedisin opozitar, çoi në krizë edhe partitë e reja që u panë si një valvul shkarkimi që mund të çojë në një proces të ri politik.

Aktorët e rinj, që dërguan në Kuvend tezet e dajat, e më pas u përleshën për postin më të parë, dërrmuan shpresën e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve, të cilët as nuk kishin votuar për socialistët, e as nuk i duan ata dhe qeverinë e Edi Ramës.

Ndërkaq, për një vit, si pasojë e një procesi galvanizues të provokuar nga hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të mazhorancës, krijuan një situatë problematike edhe në gjirin e socialistëve. Prej të cilëve dolën më pas edhe personazhe që nisën t’i trajtonin publikisht këto pakënaqësi e frustrime.

Por e gjitha kjo panoramë nuk është tjetër veçse një dialektikë “ovvio” kur thonë italianët. Në mandatin e katërt të një mazhorance të fortë në numra dhe të një opozitë të dobët në narrativë, karakter dhe fytyrë përfaqësuese, ishte e pritshme një periudhë frustruese dhe tranzicionale politikisht.

Megjithatë, koha siç thotë poema e famshme, apo “fati” solli në skenë një mundësi që i gjithë komuniteti i madh anti-Rama në Shqipëri, zor se do ta ketë më një të dytë, në këtë mënyrë.

Disa faktorë të rëndësishëm e madhorë jashtë Shqipërisë investuan fort krijimin e një skene revolucioni në Tiranë.

Flamingo Revolution, një brand që i shtohet revolucioneve me ngjyra e me stinë që i kemi parë shumë që prej dekadave në shumë vende të botës, kryesisht asaj të dytë e të tretë(sipas renditjes së kryetarit Mao-Teoria e tri botëve).

Një revolucion anti-Trump në Shqipëri, ishte një skenë perfekte për opozitën amerikane, përkatësisht fraksionit më majtist të saj, por edhe të majtën europiane, që është pjesë korporative e këtij lobimi politik global.

Ndaj dhe mediat liberale të mëdha amerikane; që nga CNN, Reuters, Politico, New York Times e shumë tituj të tjerë televizionesh, platformave online e shtypi të shkruar i dhanë ballinat e tyre Flamingo Revolution në Tiranë.

Ku pankartat e krijuara me mjaft mjeshtëri kundër Ivanka Trump e Jared Kushner, ishin skenografia e ëmbëlsuar me maskotat e shpendit delikat që rri me një këmbë.

Ndërkaq, një tjetër lob i fuqishëm dhe i rëndësishëm, ai i islamit politik që ka referencën në Turqi, shfrytëzoi rastin ta kthejë Tiranën në skenën e “luftës fatale” me Izraelin e Benjamin Netanyahu-t.

Shto këtu edhe iranianët që përdornin propagandën lego ndaj “satanait” që i urojnë vdekje 24/orë në 7 ditë; revolucioni i Tiranës hynte në lojë me “faktorin e jashtëm” në xhep. I duhej vetëm të përgatisnin kushtet e brendshme që revolucioni të piqej e të farkëtonte në kudhrën e tij bijat e bijtë e tij më të rinj, për t’ja prezantuar popullit që mezi e pret “Shqipërinë e Re”.

E cila u paraqit në fillim si një lëvizje me shije, gjithë elegancë e civilizim, shoqëruar me aksione paralele, që edhe pse faulle politike, ngjitën prej qyetarisë.

Ku fëmijë të protestuesve vizatonin në kartone të mëdhenj me bojna, poshtë zyrës së kryeministrit piktor, që skrivaninë e ka plot me bojna e ku i zografis në fletët A4 e shkresat e shtetit.

Edhe pse një fantazi pak kërcitëse, kreativiteti së bashku me metaforat e gjetura, i dha sërish një shtysë “krijimit të kushteve të brendshme”.

Në ditët e para, në podiumin e ngritur jo pa gjetje; një shkallë shtëpie që përdoret për rregullime, u ngjitën disa vajza simpatike e djem të edukuar. Që sollën deklamimin e revolucionit: Të mos shitet Shqipëria! Domethënë jo oligarkëve që ka thënë Bernie Sanders, socialisti multimilioner amerikan, që prezantoi këtë pranverë në Europë, gjithë bujë librin “Oligarkia”, nga i cili po fiton edhe shumë miliona të tjerë.

Duket se “aktorët” fillestarë vinin nga shtrati aktivist i revolucionarëve që mbruhen në katedrat më të mira të universiteteve europiane. Që është kthyer një totem, thuajse nga fillimi i shekullit XX. Edhe El Comandante Che, nga katedrat universitare doli, shoku (Fadil) Fidel po ashtu, Mandela e gjithë krerët e politikës së majtë europiane ndër vite. Madje, edhe të djathtët.

Shumë nga të cilët, sot konsiderohen si puthadorë të oligarkisë nga të rinjtë e universiteteve. Edhe kjo është një gjë që ndodh e ka ndodhur gjithkund.

Mjafton të kujtojmë tortën e hedhur me dhunë në fytyrën e Joshka Fisherit nga revolucionarët gjermanë në 1999, kur kishte përkrahur bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë.

Majtistët filorusë të “Grune Partei” e quajtën shokun Joshka, “shërbëtor i Yanky-ve”, por zv.kancelari gjerman, me fytyrën e përgjakur u përgjigj flakë për flakë se po mbronte të drejtat e një populli që po masakrohet live në tv, e revolucionarët po mbështesnin një tiran-përbindësh si Sllobodan Milosheviqi.

Por “tema e rëndë” e revolucionarëve tanë iku shpejt. Në shkallën e bërë të famshme World Wide, doli një mesoburrë me bishtalec që lexoi 5 pikat drejtuar Edi Ramës.

Ky personazh i kishte mbushur televizionet si ekspert e gjeostrateg me muaj e me muaj(askush s’e di se si e pse), duke sulmuar Amerikën, Izraelin, hebrenjtë e glorifikuar gardistët revulucionarë të Pastaranëve famëkëqinj, që kanë firmosur tmerre në të gjithë botën. Kreu i Gardës Revolucionare Ahmad Vahidi, është i dënuar si organizator i bombës ndaj qendrës hebraike të Buenos Aires-it në 1994, ku vdiqën 85 persona civilë e u plagosën 300 të tjerë. Ndërkohë Hezbullahu konsiderohej një ushtri perfekte, e Hamasi konsiderohej si UÇK-ja. Po përveç këtyre kumbullave, përsëriste nëpër panele se kryeministri aktual hiqet vetëm me plumb.

Nejse, pentalogu i lexuar prej këtij personazhi dihet tashmë; të largohet Edi Rama, të vendoset qeveria teknike, të ndryshohet kushtetuta etj etj.

Dokument, i cili u lexua e vijon të lexohet edhe sot. Po kush e ka hartuar atë dokument? Pasi siç dihet protesta nuk ka kokë, e nuk ka pasur mundësinë, dëshirën, po as vullnetin që të ngrejë një lidership.

Arsyet e shkaqet e kësaj rrumujë më vete janë analizuar, por ende nuk dihet, as nuk është bërë publikę, kush e ka ideuar Letrën me 5 pika? Se në thelb ajo as nuk u miratua nga dikush, apo pranua. Thjesht u lexua, po kush e hartoi, ideja e kujt ishte?

Deri tani nuk e thotë kush, por pikërisht nëse zbulohet kjo enigmë, del në pah edhe misteri i fundit, që shpjegon shumë nga metamorfoza e një revolucioni që ka qëndruar me një këmbë si flamingoja që ditën e parë, edhe pse ka pasur shumë koka.

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

By: Ylli Pata
21 July 2026 at 23:00

Nga Ylli Pata

Është ndarë nga jeta një nga gazetarët më të njohur të shtypit shqiptar të viteve 90 të shekullit të shkuar, Behlul Jashari.

Lajmin e ka bërë të ditur Dema, i vëllai, i cili jeton prej kohësh jashtë vendit të tij. Më pas kanë shprehur homazh për të kolegë të kohës së tij, por edhe të rinj, si dhe disa organizata të gazetarëve. Dje ka ngushëlluar për ikjen e tij, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në facebook.

Behlul Jashari i përket asaj plejade të gazetarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët e kanë provuar në lëkurën e tyre dhe familjes, dhunën dhe persekutimin e regjimit serb, pikërisht se bënte detyrën e raportimit.

Një përfaqësues i plejadës së talenteve letrarë të viteve 70, kur ishte koha e artë e intelegjencës shqiptare në Kosovë, Luli, siç e thërrisnin miqtë e të njohurit e tij u thirr në gazetën historike më të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë-Rilindja.

Ku punoi për një kohë të gjatë deri në mbylljen e saj pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe institucioneve të saj nga Sllobodan Milosheviçi.

Rilindja, me një pjesë të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të saj u zhvendos në Tiranë për tu botuar në vijëmësi, ndërkohë Behlul Jashari mbeti në Prishtinë. Rihapja e një gazete në gjuhën shqipe pas dhunës së egër të 1989-s ishte një sfidë shumë e vështirë, që sillte pasoja të mëdha për jetën personale e të familjes.

Por Behlul Jashari pranoi të drejtojë të përditshmen „Bujku”, një titull mediatik që vetëm logon e kishte të fshehur nën një organ agrar, pasi ishte një gazetë totalisht informative e politike. Për një kohë të gjatë, Bujku i drejtuar nga Behlul Jashari mbeti media që raportoi të gjithë rezistencën e shqiptarëve të Kosovës në Republikën e parë të Ibrahim Rugovës.

Të cilën, Luli e përcillte ditë për ditë në azhanset e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të cilat përktheheshin menjëherë në së paku dy gjuhë të huaja: anglisht e frëngjisht, e përcilleshin në të gjithë botën.

Këto kronika që gjenden rëndom në arkivat e internetit, janë një arkiv konvencional e i plotë i historisë së rezistencës së Kosovës, të shkruara në një profesionalizëm perëndimor, ku mungonte çdo ngjyrë emocionale apo mbajtje ane.

Behlul Jashari, ishte gazetari i vetëm që raportoi nga Prishtina, natën e 24 marsit 1999 kur NATO bombardoi caqet ushtarake të makinerisë së Sllobodan Millosheviqit.

Disa nga këto caqe ndodheshin në zemër të Prishtinës: ku më të rëndësishmet ishin selia e Ministrisë së Brendshme të Jugosllavesë, Komanda e Policisë së Republikës së Serbisë, Selia e shërbimit sekret dhe Komanda e Armatës Popullore Jugosllave.

Me një fjalë, në Prishtinë u hodhën një arsenal i madh bombash, që ndryshe nga Beogradi ku njerëzit u tmerruan, në kryeqytetin e Kosovës shpërtheu gëzimi e enuziazmi. Pikërisht këto momente u përcollën me një saktësi e detaje të plota nga Behlul Jashari për ATSH-në.

Raportimi është një odise në vete, pasi i fshehur në një banesë që të mos ndiqet nga shërbimi sekret serb, Behluli dërgon fletën ku kishte shkruar raportimit në Zvicër, me faks tek vëllai i tij. i cili e përcjell në Tiranë, në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. i cili në kohë rrufe publikohet nga një prej gazetarëve më të njohur, i ndjeri Maksi Sinemati, i cili gjithashtu e përkthen po në kohë rrufe në anglisht e frëngjisht. Lajmi i Lulit, ka shumë gjasa që të jetë raportimi i parë nga vendngjarja mbi bombardimet e 24 marsit 1999. Duke shënuar kështu një rekord mjaft të rëndësishëm historik qoftë për Kosovën ashtu edhe Shqipërinë.

Behlul Jashari, ishte një personazh i butë, humanist, një hedonist si tip që nuk u ankua për vuajtjet e regjimit dhe të jetës. Ishte një rugovian qoftë si tip qoftë edhe si filozofii. Nuk është rastësi që me Ibrahim Rugovën kishin një kimi qoftë politike qoftë njerëzore.

Pas çlirimit të Kosovës, Rilindja rihapet në Prishtinë, e drejtuar e administruar nga njerëzit afër UÇK-së, të cilët vendosën në krye një gazetar të njohur e burgosur politik. Behlul Jashari vijoi pa ndalim sa Rilindja vijoi, pa pasur asnjë problem me shefat e rinj, duke mos pasur asnjë problem në bashkëpunimin me ta. Vijoi deri në mbylljen e gazetës si pasojë e falimentit, por që prej atëherë askush prem mediave qoftë publikę qoftë private të Kosovës, askush nuk e pa të udhës që të afronte një prej gazetarëve më të mirë e të njohur të vendit.

Pasi kohët e reja nuk kërkonin kronistin korekt e profesional, por gazetarin „mistrec” që i përshtatet polarizimit të ri që hyri Kosova në luftën e ashpër politike, duke imituar për keq Shqipërinë.

ATSH-ja, në të ashtuquajturat reforma që bëri për të zvogëluar stafin e saj, zyrën e parë që shkurtonte ishte Prishtina dhe Behlul Jashari. Edhe pse ishte korespondenti i vetëm jashtë vendit dhe firma më e njohur ndërkombëtarisht.

Tirana e Prishtina zyrtare, dy kancelaritë që Behlul Jashari ju shërbeu dhe rriti reputacionin e tyre në raportimet e tij e harruan dhe e larguan. Por Luli nuk e çau shumë kokën, pasi shkrimet e tij nuk i kishte bërë as me shpërblim as për medalje. Ato raportime me vlerë të madhe janë aty, duke qenë kujtesa e një periudhe të artë për Shqiptarët, që kanë firmën e Behlul Jasharit. i cili, nuk ka për tu harruar kurrë, sepse është kronikani i historisë….

Beteja e Elisës: Platforma reale, jashtë rreshtave të mocionit

By: Ylli Pata
16 July 2026 at 21:33

Nga Ylli Pata

Platforma e bërë publikę nga Elisa Spiropali për atë që ajo e quan një Marrëveshje të Re, është qartësisht nisja e një beteje, ku në fakt ajo nuk hyn keq.

Pasi, edhe pse Edi Rama i tha muaj më parë që po fole për herë të tretë do të largohesh, ish-ministres së Jashtme nuk ka ndodhur gjë, edhe pse jo vetëm ka folur por është shprehur si një nga përkrahëset e protestave që nisën në Tiranë për çështjen e Zvërnecit.

Madje, Edi Rama, kur Spiropali shkroi në rrjetet e saj se duhet një marrëveshje të re, tha se po e presim draftin e asaj të „bekuar”marrëveshje.

Përtej dozës së ironisë së Edi Ramës, ajo deklaratë ishte edhe një sfidë e hapur drejtuar Elisës, që: urdhëro hidhu bëje betejën tënde. Spiropali, paralajmëroi se do ta sillte plarformën, për të cilën nuk se priti pak.

E ja ku jemi sot, kur ish-kreu i Kuvendit dhe shefja e diplomacisë ka publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale një tekst të gjatë të asaj që kërkon si ndryshim apo marrëveshje të re.

Megjithatë, teksti i Elisës, edhe pse është 2440 fjalë, ai shumë mirë mund të përmblidhej në 350-400 fjalë. Pasi ai është një shpallje parimesh të përgjithshme, të cilat më shumë se ato çfarë shkruhen, ndjellin, sjellin, apo nënkuptojnë gjëra të cilat nuk i sheh në tekst. Kjo, jo thjesht nga dëshira për scoop, apo mendime që vijnë nga klishetë apo realitetet politike brenda mazhorancës, por edhe sepse vetë Spiropali, këtë duket ka synuar.

Nëse do të nisë diskutimi në mbledhjen e Asamblesë të PS-së, normalisht, një oponent i platformës së saj, krejt normalisht mund të thoshte: Partia Socialiste nuk e ka injoruar protestën që në ditën e parë të saj, përkundrazi ka bërë të ditur se do të sjellë reflektimin e saj pasi të qetësohen ujrat, duke mos pranuar ultimatumet e asaj pjese që kanë marrë peng protestën. Mund të thotë gjithashtu se Partia Socialiste nuk ka qëndruar e ngurtë me marrëveshjen e 2008-s. Përkundrazi ndryshimi i Kushtetutës në 2016-n është një fakt për këtë, hapja e listave të kandidatëve për deputetë, votimi i diasporës, ngritja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territorial, tregon pikërisht vullnetin politik për ta modernizuar vendin e jo për të ruajtur statusquonë.

Mund të thojë gjithashtu se Meritokracia ka qenë rezultate e zgjedhjeve që ka bërë PS-ja në ekipet e saj, duke u nizur edhe nga autorja e këtij mocioni, që ka gëzuar postet më të larta të shtetit shqiptar, si atë të numrit dy të Republikës dhe ministres për Europën dhe Punët e Jashtme,

Mund të shtonte më tej se ne dialogun me vendin, shoqërinë, partinë, apo edhe grupet e interesit, ne e kryejmë vazhdimisht nëpërmjet proceseve që janë publike.

Në lidhje me atë që shtron Spiropali në mënyrë të përgjithshme se duhet konkurrencë në PS, mund të përgjigjet se procesi i zgjedhjeve është permanent në PS me konkurrencë, ndërkohë për atë që thotë marrëveshje me qytetarët, mund të përmendë zgjedhjet e 11 majit 2025, e për të ardhur me radhë te të gjitha objeksionet-ashtu në përgjithësi tek SPAK që duhet lënë i lirë, pa u penguar, gjithashtu- ashtu në përgjithësi, e me radhë e me radhë.

Pasi mocioni si një format politik, një është një ese idesh, por është një paketim çështjesh në mënyrë specifike në kohë dhe hapësirë, formë dhe përmbajtje, bashkë me ngjarjet e përmendura, me detaje.

Mocioni paraqet një road map, një plan pune të detajuar për çështje të caktuara, ku jep edhe propozimet përkatëse.

Në mazhorancën e sotme, ka hapësirë, por edhe pritshmëri publike që të debatohet, madje edhe për tema të ashtuquajtura tabu, që nga idetë e reformës, deri tek çështjet e politikanëve të përballur me akuzat penale, e me radhë deri edhe tek lidershipi i ardhshëm, po në radhë të parë për kandidatët për kryebashkiakë të shqipërisë në zgjedhjet e 2027-s.

Është e qartë se ka një qasje nga Edi Rama, sa erdhi në krye të PS-së, që debate të mos jetë një rikthim në KPD-rat e viteve 2000, apo siç e quan ai telenovelë. Por askush nuk i heq të drejtën gjithkujt që ta diskutojë publikisht çfarëdo çështje që i9 shqetëson. Njerëzit që sot kanë dalë publikisht si kundërshtarë të lidershipit aktual, ku mbizotërojnë ish-ministra e ish-pushtetarë të kohës së Nanos, Metës e Majkos, janë shumë të qartë. Duan një lidership të ri të Partisë Socialiste. Një fakt aspak i ri, se në thelb atë kanë dashur gjithmonë, si pasojë shumë prej tyre janë bërë qoftë votues, qoftë politikanë edhe të partive kundërshtare me PS-në.

Mocion, së paku deri tani, në mënyrën si është hartuar e shtruar, më i qartë në historinë e politikës shqiptare është ai i mocionistëve të Partisë Demokratike në 1992, ku 6 deputetë të saj, kërkonin me pika çfarë dhe kur duhet të ndryshohet. i përjashtuan nga PD, por askush nuk i ndaloi të mos vijonin jetën politike, madje disa duke u rikthyer sërish në parti duke lidhur pakt të ri me “djallin” Berisha që aq shumë e kishin anatemuar.

TemA

Arsyet e bombardimit të industrisë së turizmit nga flamingot

By: Ylli Pata
13 July 2026 at 20:17

Nga Ylli Pata

Mali i Zi, vendi ynë fqinj, është i bazuar thuajse totalisht në industrinë e Turizmit. Të cilin e konsideron jo thjesht prioritet, por pjesë strategjike e zhvillimit të vendit.

Prej vitesh tashmë, ky shtet ka arritur një stad të lartë zhvillimor, sa ka arritur të thithë brandet më të njohur botërorë të kësaj industrie që konsiderohet pjesë e sigurisë kombëtare për të. Qoftë në ndërtimin e komplekseve të mëdha hoteliere, qoftë në emrat më prestigjozë botërorë të menaxhimit të resorteve të industrisë së mikpritjes.

Turizmi në Mal të Zi funksionon me një skemë perfekte të gjithë vitin, që mbushet edhe në periudhat jo shumë të përshtatshme për tu vizituar që janë vera e nxehtë dhe dimri me borë.

Vjeshta dhe pranvera kryesisht përdoret nga ekskursionet e fundjavës prej vendeve fqinje, ku klientët nga Shqipëria kanë pjesën e luanit.

Në mënyrë perfekte, strukturat fantastike të industrisë malazeze punojnë me operatorë turistikë nga Shqipëria, ku kanë krijuar një rrjet që merr e jep prej vitesh. Në pranverën e 2020, dy ditë pas heqjes së locdovvn-it të Covid 19-s së frikshëm, në Budva, pranë një structure të madhe me pronësi një gjigand spanjoll, parking i resortit ishte mbushur me makina me tarka shqiptare.

Për të parkuar vetë nuk ja dilje dot, për këtë ishin djemtë e shkathët të logjistikës që me shaka tregonin se “na ka pushtuar Shqipëria”.

Kjo industry në vendin fqinj është kthyer në një mjeshtri që kanë përfituar të gjithë.

Në këto ditë për shembull, në rrjetet sociale të të gjitha partive politike malazeze, transmetohen pamje e mesazhe nga disa envente që këto forca politike i kryejnë në site të ndryshme turistike të vendit. Dikush pranë detit në Budva, dikush në malet e Dormitorit, dikush në Kotor, e shqiptarët natyrisht në Ulqin, apo në liqenin e Shasit.

Ish-presidenti mitik i vendit, Milo Gjukanoviç, së bashku me partinë e tij PDS, forcën kryesore të opozitës, kishin zgjedhur malësinë e Plavës për të zhvilluar samitin veror të partisë.

E gjitha kjo nuk është veçse një ansambël politik që bashkon të gjithë për të treguar se kush arrin të mbrojë apo të promovojë sa më shumë asetet turistike që vendi ka.

Atje nuk ka pasur asnjëherë “lojra”që ne i kemi parë vitet e shkuara, ku në mënyrë virale që shpërndahen masivisht “rastësisht” fatura omëletash 10 euro.

Në kulmin e sezonit, çmimet në rivjerën malazeze, janë më të larta se tek ne, natyrisht për disa arsye, por thelbin e zgjidh tregu, i ashtuquajturi balancim ndërmjet shërbimit që ofron dhe çmimit që paguan.

Megjithatë, atje nuk ka pasur asnjëherë bombardime të tilla, së paku në mediat e vendit, të cilat për çështje politike nuk janë fare të qeta. Debati edhe atje është shumë i ndezur e herë pas here i ashpër.

Ndërkaq, për të ardhur tek ne, këtë vit nuk kemi parë në rrjete faturat e ujit 12 euro apo të vezës 8 euro në rivjerën e Detit Jon në Shqipëri, apo batërdinë e shezlongëve.

Një vit më parë, Sali Berisha, kreu i opozitës, i ndjekur nga shumë përfaqësues të tjerë të saj, publikonin video se Golemi është bosh, Gjiri i Lalëzit Bosh, Saranda, Dhërmiu etj etj janë bosh. Madje edhe Blendi Fenvziu hyri në debat me Edi Ramën për Gjirin e Gramës. Ku njëri thoshte ishte bosh e tjetri të kundërtën.

Pse ndodh e gjithë ky debat absurd? Kush përfiton nga e gjitha kjo ofensivë ndaj industrisë së brishtë dhe ende të konsoliduar të turizmit në Shqipëri?

E cila, megjithë problemet ka mbi dy vite që sjell një fuqi reactive në të ardhura financiare, jo vetëm për arkën e shtetit, por për ekonominë e vendit. E kjo shikohet qartë në shifrat e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto që janë disafishuar.

Vjet për shembull, Greqia ishte një nga përfituesit e mëdhenj të turistëve të Kosovës. Të cilët, falë edhe liberalizimit të vizave me BE-në, kishin arsye reale për të “thyer kufinjtë” e shqiptarisë apo Ballkanit. Megjithatë, ky operacion i cili ishte mjaft masiv, ndodhi prej një organizimi perfekt të industrisë së turizmit grek me operatorët e Kosovës, vend të cilin Athina nuk e njeh si shtet.

Natyrisht Shqipëria nuk mund të konkurrojë një gjigand në këtë fushë si Greqia, por derisa industria e saj Lufton për çdo turist shqiptar, që nuk i thith vetëm në kulmin e sezonit, por edhe në ekskursionet massive pranverore e vjeshtore, tregon se kemi të bëjmë me një strategji të menduar e të mirëstrukturuar. Kompeticioni është një fenomen krejt normal në kapitalizëm.

Ndërkaq, sivjet nuk kemi pasur videot e “qytetarit digjital” nëpër çadrat e plazheve tona, apo me lojën idiote me fatura nga plazhet e bregut.

Ndodhi sulmi digjital në platformat vlerësuese të Google, të operatorëve turistikë nga më të njohurat në vend. Që janë edhe pjesa kryesore e akomodimit të turistëve nga bota.

Shqipëria nuk ka si Mali i Zi e Greqia një infrastruturë masive të strukturave akomoduese të mëdha e të organizuara.

Këto struktura edhe pse janë ndërtuar e po ndërtohen vazhdimisht, ende nuk jemi një vend që të zotërojmë sasi të madhe akomodimi. Sidomos në zonat më potenciale për fitime të mëdha siç është Rivjera e Jonit, apo Malet që ofrojnë gjithnjë e më shumë një tërheqje nga të huajt.

Shkodra sot, nga turizmi malor i studentëve çekë e polakë, është kthyer në një zonë e mbushur me të rinj nga SHBA, Australia, Gjermania, Zvicra, etj, pra nga shtete të zhvilluara, ku mundësia për të marrë më shumë para është edhe më e madhe.

Arsyet e sulmeve massive digjitale ndaj industrisë së turizmit, prej idhtarëve dhe pjestarëve të Revolucionit të Flamingove, mund të jetë thjesht se duan të godasin një prej sektorëve që mbron apo marketon më shumë Edi Rama. E për ta rrëzuar atë, sulmojnë industrinë që i ka sjellë sukses vendit dhe qeverisë.

Pasi qëllimi është i qartë, të ulin drastikisht të ardhurat e kësaj industrie, në mënyrë që të vijojnë pjesën e dytë të revolucionit në vjeshtë, kur bëhen llogaritë.

Por a humb vetëm qeveria në këtë rast? Natyrisht që jo, madje në një përplasje të fortë mund edhe të polarizojë që mbështetësit e saj të rreshtohen. Ndërkaq, industria që i siguron vendit gati 50% të ta ardhurave, turizmi me rrjetet e saj; shërbime dhe bujqësi, mund të bjerë në një gropë ku është e vështirë të ngrihet.

Në Mal të Zi, nëse dikush e bën këtë, qoftë në politike apo media, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të vijonte më punën kaq kollaj. Mjafton të ndiqen zhvillimet në vendin fqinj, për të parë se edhe pse debati politik është i zjarrtë, e ku ka më shumë se pesë popuj që jetojnë në zona të ndryshme, nuk ndodhin këto sulme të industrisë në vende të ndryshme. Hercegnovin e dominojnë Serbët, në Budva janë thuajse gjysëm për gjysëm, në pjesën tjetër të Bokës së Kotorit, biznesi malazez që shkon deri në Ulqin, ku në shumicë janë shqiptarët që zotërojnë e punojnë me këtë industri. E cila punon me telashet dhe probleme që i dëgjon vazhdimisht, por asnjëherë nuk ndodh kjo batërdi si tek ne.

Madje Ulqini është shumë i prekur nga devijimi i shqiptarëve të Kosovës me shumicë në plazhet e Shqipërisë. Prej vitesh u ka hequr një klientelë, nga e cila kanë përfituar shumë. Asnjëherë nuk ka nga mediat e Ulqinit apo rrjetet sociale sulme apo akuza për industrinë shqiptare të Turizmit. Pasi e dijnë mirë se kjo është një sjellje e rëndë dhe që e kalon vijen e kuqe…

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

By: Ylli Pata
12 July 2026 at 19:46

Nga Ylli Pata

Lëvizja politike për të rrëzuar Edi Ramën me një lëvizje qytetare solli së paku në fazën e parë, përballjen e protestës me një mazhorancë politike të gatshme për tu përballur nga njëra anë. Përkatësisht, përveç rastit të neomalësores, që ishte një “provë me nëndetësen 105” nuk pati një thyerje të legjionit politik të armatës politike të PS-së.

Por nga ana tjetër, ajo që u vu re nga krahu i protestës, është se kemi një ridimensionim të trupave në betejë. Rënia e dimensionit qytetar masiv, dhe mosorientimi i grupeve të ndryshme që sponsorizuan protestën, nxorën në dritë aktorët e mëdhenj politik, që janë edhe furnizuesit më të mëdhenj të saj. Që nga PD-ja e Sali Berishës, grupet që qëndrojnë pas Ilir Metës, partitë e vogla opozitare, e natyrisht grupet e OJF-ve, të cilat kanë qenë dhe janë aktive, pasi kanë pasur furnizimin e duhur me projektet për ta ndezur revoltën kundër Edi Ramës.

Asnjëri prej këtyre grupeve nuk ka arritur të marrë nismën për të krijuar një fuzion të udhëheqësisë së lëvizjes, sepse askush nuk mundet. Ngaqë dirigjentët e vërtetë që janë dhe lojtarët e mëdhenj nuk e kanë nisur betejën për të bashkuar palët e për të ngritur një lëvizje. Ata e kanë bërë këtë lëvizje për të rrëzuar Edi Ramën, i cili nga ana e tij, nuk e la vetën të marrë goditje, por është hedhur që ditën e parë në kundërgoditje. Duke ngritur dy mure rreth kështjellës së tij. Një mur rreth kështjellës së njerëzve që e sulmojnë nga brenda dhe një mur rreth atyre që e sulmojnë nga jashtë.

Kjo skemë klasike, e përdorur me mjeshtëri nga Jul Çezari në Alesia, është kthyer në një lëvizje e njohur në të gjithë kohrat më pas. Qëllimi në këtë rast është që të mos bashkohen dy palët siç ndodhi në ditët e para, kur fuqia e bombardimit nga Lindja dhe nga Perëndimi, kryesisht me direktet e mediave të mëdha ndërkombëtare, prodhoi efektin masiv, edhe pse në rrjete u teprua me hiperbolizimin.

Me lëvizje të forta diplomatike, duket u arrit që disa copa të mëdha të “armiqve të jashtëm” të ndahen, duke lënë aktivë disa prej tyre.

Lëvizje që nxori në sipërfaqen e ujit mbështetësit e mëdhenj vendor, në krye të të cilit qëndron Sali Berisha me të gjithë superstrukturën dhe infrastrukturën.

Ky detachment, i cili natyrisht e quajnë ende veten “flamingo” pasi me vete kanë dhe grupin e OJF-ve që nga strategët e mëdhenj të rrëzimit të Ramës u janë kthyer sulmeve ndaj gazetarëve që nuk mbështesin protestën, po përdor prej ditësh një gjuhë të egër ndaj të gjithë opinionit që s’e mbështet protestën.

“Burg 1 vit pë rata që shkuan në koncertin e Keny West”, u than ë protest, duke e quajtur edhe si “ligji i sufllaqes”. Një term i stërpërdorur që nga revolucionet me xhel të Lul Bashës me çadrën e 2017, e akoma insistohet edhe pse nuk ka dhënë efekt.

Edhe pse ka irrituar e çuditur mjaft, gjuha e egër, kërcënuese dhe shantazhuese nuk i drejtohet atyre që marrin pjesë në këtë debat public, por me të tjerët që nuk braktisin pozicionin për të mos marrë pjesë në protest.

Logjika e burgut, vrasjeve, bullizimit dhe sharjeve, është kthyer në një model politik tashmë në të gjithë botën. E përdorin prej 2016-ës të gjithë ata që e quanin vetën antiestablishment por që sot janë dekonspiruar si njerëzit më të ngjitur pas establishmentit të vjetër.

Ndërkaq në Shqipëri është një metodë e stërpërdorur nga supermjeshtri i gjuhës së urrejtjes: Sali Berisha, prej 1991. “Komunistët në litar, pensionistët në hanxhar”. “Socialistët do t’I heqim nga puna”. „Do shkatërrojmë gjithçka sepse do na vijë çeku i bardhë” etj etj. Çeqet nuk se kanë munguar, por thjesht për ata që rrëzuan, e jo për të tjerët, ndaj gjasat janë që shoqëria ka krijuar immunitet nga populistët e akshamit, apo „pentastelate di ultimo giorno”. Që kërkojnë të implantojnë në „Flamingo Revolution” manualin që e kanë marrë copy paste nga Movimento 5 Stelle e Beppe Grillo-s e 2010. Por sot Grillo i shkretë është vrarë politikisht pasi ja mori lëvizjen njeriu që bëri kryeministër në 2018-n, Giuseppe Conte.

I cili sot tenton të bëhet lideri i së majtës, duke ngritur në qiell Vladimir Putinin, i cili sipas tij nuk është armiku Perëndimit, por një aleat i tij. Ishte ai që kur ishte kryeministër i futi në mes të Covid-it trupat ushtarake ruse të veshur si mjekë. Ndaj dhe BE u mobilizua për ta larguar.

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

By: Ylli Pata
10 July 2026 at 22:18

Nga Ylli Pata

Agresioni kolektiv ndaj operatorëve ekonomik më të fuqishëm në industrinë e turizmit shqiptar, nuk është një akt individual i një klienti. i cili nëse do e bën dhe e ka bërë. Është një gjest politik, i vendosur, i organizuar, madje me detaje se ku, si dhe kur.

Kjo është e lehtë të shikohet në hapësirën e rrjeteve sociale, përpara se të niste ofensiva online e ushtrisë antikapitalizmi.

Këtë ofensivë, përfaqësuesit më të spikatur të së majtës që janë edhe ideologët e një fenomeni të tillë e konsiderojnë thjesht një implementim të asaj që ka ndodhur në Perëndim prej vitesh; e ashtuquajtura Cancel Culture.

E cila nisi me lëvizjen e famshme Me too, e u ndoq me bojkotimin e disa kompanive të mëdha, sulmin e tyre online, sulmin e simboleve të referimit historik e kombëtar, por edhe sulmet e kulturës e trashëgimisë së arteve të bukura. Që u njoh me hyrjen në muzetë e mëdha botërore dhe hedhjen e lëngut të domateve mbi tablotë ikonike të gjigandëve të artit.

Kjo lëvizje, së bashku me më të hershmen Oçupy Wall Street, apo revoltat e dhunshme ndaj mbledhjeve të Organizatës Botëroret ë Tregtisë, nuk ishin aspak nisma sociale e politike spontane. Por lëvizje të organizuara, të mbështetura, e të financuara nga grupę financiare miliardere, të cilat kishin qëllimet e tyre të caktuara ekonomikę, financiare e politike. Për të dëmtuar një pjesë të asaj elite të ekonomisë, financave, elitës kulturore dhe artisitike, për ta zëvendësuar me një elitë të re.

Që siç ndodhi u kthyen në manjatët e rinj të teknologjisë, që me një strategji të tillë, që u cilësua si strategjia e antikrishtit, kontrollonin lëvizjet sociale, politike, edhe elektorale. Për të zëvendësuar rendin e vjetër me një rend të ri trilionerësh, që nëpërmjet teknologjisë, algoritmit dhe inteligjencës artificiale kanë në dorë fatet jo vetëm të një pjese, por të gjithë botës.

Dihet tashmë se kjo botë që jetojmë nuk zëvendësoi djajtë e vjetër me engjëjt e rinj, apo ujqit me qengja, as nuk ka sjellë atë barazi që mund të komandohet me një like.

Përkundrazi, bota është më piramidale, pavarësisht se duket sikur kemi një të ashtuquajtur „demokraci direkte”.

Mirëpo për të ardhur tek ne, e gjithë kjo që po ndodh si një nënseksion i Cancel Culture ka një objektiv edhe më të ngushtë, nëse e vëmë re në një vend të vogël siç jemi ne.

Ku Cancel Culture është një sëmundje e përhapur që në fillimet e lindjes së idesë së Kombit shqiptar. Ku nëse ka pasur një refren të pandalur është Cancel Culture ndaj simboleve më referuese tonat, duke nisur nga Gjergj Kastrioti. E më pas epokë pas epoke, ka pasur objektivat e saj. Nuk është rastësi që nga Ismail Qemali, Fan Noli, Luigj Gurakuqi e me radhë, janë sulmuar me fushata të koordinuara, për të vijuar me referencat artistike, shpirtërore, e me radhë e me radhë kohë pas kohe.

Ja të marrim ata që kanë sulmuar Skënderbeun nga emra të njohur public: të gjithë janë pjesë e bordorove të njohura të qarqeve që vijnë ose nga manjatët e Cancel Culture në Perëndim, ose nga qarqet e vendeve të Lindjes që nuk e duan Shqipërinë si një shtet Perëndimor të Zhvilluar.

Ndërkaq, Gjenerata Z e Cancel Culturës së sotme, shikohet qartë se partner apo ideatorë apo idhuj, kanë pjesë të Gjeneratës Alfa të Cancel Culturës që kanë sulmuar Skënderbeun apo Rilindasit, duke kërkuar revizionimin e historisë në lidhje me otomanët.

Lufta me referencat shpirtërore kombëtare, edhe pse e fortë është totalisht e humbur dhe është parë që nuk ja vlen të investohet.

Ndaj kanë zgjedhur sulmin ndaj referencës zhvillimore të një vendi që për pak vit ka dyfishuar prodhimin e përgjithshëm bruto, duke sjellë një parashikim thuajse konsensual për një kërcim edhe më të madh. Shqipëria, ashtu si një vend i ngjashëm me të, si Mali i Zi për shembull, është vërtetuar se rritja e madhe në turizëm ka sjellë rezultate bombastike. Ndaj përqëndrimi që në fillim me Zvërnecin e për të ardhur tek bombardimi negativ i organizuar i shtyllave të kësaj industrie, nuk është një inat, por një stad i mirëmenduar, i organizuar i një plani strategjik. I cili u fsheh nën puplat e flamingove…

Flamingos, revolucion apo komplot? Anatomia e një proteste!

By: Ylli Pata
7 July 2026 at 20:53

Nga Ylli Pata

Pas 40 ditëve po shikohet qartë se Flamingo nuk është një revolucion politik, as një lëvizje sociale e ardhur nga shtresa të shoqërisë shqiptare. Natyrisht ka brenda kontestimit të fortë kundër Edi Ramës, pjesë të atyre që kanë marrë zemër për të hyrë në një betejë që erdhi nga lart e nga larg. Për të rrëzuar Ramën, madje më shumë më kaq për ta zhdukur atë dhe rracën e tij politike.

Teatri i madh i Flamingo Revolution nisi një revolucion shqiptar kundër Donald Trump, që krejt me dalldi u shit nga mediat e rëndësishme liberale mainstream në SHBA dhe Europë. Duke nisur nga CNN, Reuters, e vijuar më pas me Gazeta e portale me emër që nga Guardian, La Repubblica, El Pais e të gjithë mediat e njohura si anti Trump.

Në realitet Flamingo Revolution ishte një komplot i hartuar nga spinët, jo një realitet politik shqiptar, pasi në Shqipëri, ka shumë gjasa që Donald Trump dhe Republikanët amerikanë janë më të dashur ndër të majtët më konservatorë në vend.

Sikur Eduard Zaloshnja të bëjë një sondazh së fundmi, nuk do të jetë Altin Dumani më i dashuri ndër personazhet publik, por sipas gjasave Presidenti Trump ose e bija Ivanka dhe burri i saj Jared. Natyrisht kjo do provën e saj, një hipotezë është në këtë rast.

Megjithatë, lëvizja e nisur në Zvërnec e më pas e sjellë në bulevard, por e përgatitur, financuar me detaje që herët, ka qenë që ditën e parë një lëvizje heterogjene me disa pjesë të saj. Që nisnin në mes të Europës e përfundonin në Qom e Teheran. Lëvizje që ishin krejt të ndryshme; pasi njëra dontë të mbështeste nismat për kontestim, e gjithë pjesa tjetër kërkonte likuidim. Siç ndodhi në 2013 me armët kimike. Kur Edi Rama pranoi humbjen dhe nuk humbi pak, ndërsa sot situata është krejt tjetër, ngase kemi të bëjmë me një betejë politike që në ditën zero. Betejë politike që ka sjellë mjaft kosto, mllefi, urrejtje e ka gjasa që të eci edhe për një farë kohe në një situatë polariteti të lartë.

Në fund të fundit, posti në lojë është një; o likuidim i Edi Ramës, ose forcim edhe më i madh i tij. Një kosto që sot e kanë marrë përdipër jo vetëm rivalët e tij historic në Shqipëri edhe jashtë, por edhe një pjesë e madhe e atyre që rivalitetin nuk e kanë shprehur. Çfarë është e gjitha kjo? Nuk ka qenë asnjë ditë një revulucion, një protest me një dekalog që propozon një ndryshim të madh. Por një rebelim që kërkon likuidim, ku me arkivolin në shesh e dha e do ta japë simbolin e saj, ku sipas të gjitha gjasave nuk ka një plan B. E këtu i referohet një ngjizje të klasës së re politike që të sfidojë dinosaurët, jo planin e nxjerrë nga një militant që propozonte djegien e komisariateve më 4 korrik. Ky është film i parë. Protesta nuk ka një kokë, protesta nuk ka një ide, apo një qëndrim për Shqipërinë. Ka thjesht një mesazh: Te eleminojë Edi Ramën. Mesazh që ja kanë dërguar në inbox.

Pse mesazhi i arkivolit nuk është largimi i Edi Ramës

By: Ylli Pata
6 July 2026 at 21:28

Nga Ylli Pata

Arkivoli i nxjerrë para kryeministrisë nuk ishte simbolikë, ishte një mesazh. Që Edi Rama e ka marrë shpesh sa kohë që drejton qeverinë. Se në lojë nuk është posti i tij, por koka e tij. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se protesta nuk është një lëvizje, por është një pengmarrje, një sekuestrim i opinionit publik me kërkesa që nuk thuhen.

Edi Ramës nuk i kërkohet thjesht most ë miratojë projektin e Zvërnecin, por më shumë se kaq. Po i kërkohet që Shqipëria të miratojë ato hapa që aktorët që kanë financuar protestën nuk e duan.

Deri tani, protesta nuk ka arritur kohezion social, përkundrazi ka ndarë opinionin publik me thikë. Bullizmi ndaj atyre që kanë kritika për protestat nuk është e rastësishme, siç nuk është i rastësishëm arkivoli i sfiluar më 4 korrik.

Mesazhi drejtuar Edi Ramës në radhë të parë, qeverisë dhe mazhorancës, por edhe atyre që e mbështesin është se nuk po luhet ikja nga pushteti, por ikja e kokës. Daullet e vdekjes nuk janë një metaforë, por një protokoll lufte, që nuk është përcaktuar këtu por nga shefat realë të kësaj proteste, të cilët nuk ndodhen në Tiranë.

E gjithë kjo situatë nuk është gjë tjetër veçse një komunikim lufte, ku aktorët realë nuk janë të ashququajturit organizatorë, por faktorët që financojnë dhe lëvizin gjërat.

Tentativa e protestës ka qenë paralizimi i pushtetit dhe jo krijimi i një fryme politike, e cila nuk ekziston në protestë, madje askush nuk e ka lejuar krijimin e segmenteve që mund ta shndërronin protestën në një lëvizje.

Protesta nuk ka kërkesa, por vetëm një ultimatum. i cili ka shumë gjasa që të marrë një përgjigje dy ditët e ardhshëm në samitin e NATO-s në Ankara.

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

By: Ylli Pata
2 July 2026 at 19:42

Nga Ylli Pata

Ajo që ndodhi sot para Kuvendit, me një skenë të njohur sa bota, ku njëri prej aktorëve nuk shkon në „takim” që të tjerët të vriten e të priten siç e do adeti nuk ishte aspak e panjohur.

Thirrja e një drejtuesi të protestës se nesër duhen marrë vezë e miell me vete, nuk ishte gjë veçse kodi, që me mungesën e PD-së në Parlament, sollën atmosferën e pritës së madhe, e një skene ku mbi pjesën tjetër të autitorit, përkatësisht deputetëve të mazhorancës do të hidhej një municion i nivelit të lartë.

Siç ishte paralajmëruar nga një prej më të rëndësishmëve të Flamingo Revolution, i cili kishte thënë se duhet pritur 2 korriku, pasi atë ditë do të vritet Edi Rama.

Fraza, që janë thënë me një gjuhë të njëjtë edhe nga një tjetër person por që ka të njëjtin mbiemër, i cili ka folur për plumba dhe varje me kokë poshtë.

Të gjithë këta paralajmërues apokalipsi, edhe pse duken si një „risi”, në kontekstin e një skenografie idilike me flamingo e lapsa me bojë kine për të pikturuar fëmijët e baballarëve dhe mamallarëve në revolucion, nuk janë asgjë tjetër veçse një kronikë e paralajmëruar prej shumë vitesh tashmë. Të hënën marrim pushtetin, të mërkurën ikën Rama, të enjten do t’ja mbathë dhe të shtunën bëhet hataja.

Do ta bëjmë si në Nepal, a jo, më keq. Po si më keq? Po, po më keq, si në Libi si Ghedafi. Ndërkaq, në zulmin e komenteve që shkruheshin poshtë postimeve në seri të Taulant Ballës përmendej një ngjarje që e njohim. „Do ta bëjmë si më 21 janar”, thoshte njëri. „Po, po fiks, se atëherë ju dogjët 25 makina, gjuajtët policinë e donit të hynit në kryeministri me bensin 240-tësh. E mban mend o…”, e vijonte serinë e sharjeve.

Por askush prej këtyre, që gjasat janë të kenë qenë përballë nuk foli për katër të vrarët. Pasi 21 janari i revolucionarëve të apokalipsit është ajo që ndodhi përpara vrasjeve, ngaqë i konsiderojnë si një masë e „domosdoshme” për të ndalur të keqen.

Në fakt nuk ka asnjë çudi në këtë kthim të revolucionit „alla turka” me gurë, molotov, e „demokratë nga Mamurrasi” që frikësojnë mazhorancat se do t’i heqin nga zyra siç bënë më 14 shtator 1998. Një këmbë në system dhe një jashtë tij, me revolucionaret që emërohen në krye të partisë.

Duket qartë skema tashmë: Flamingot, siç ka thënë edhe „Kalorësi i Apokalipsit” e kanë sheshin me qera deri në një farë dite, pikërisht deri sa të bëhet beteja „ëorld ëide” kundër Donald Trumpit. E për eventin e kësaj dasme me flamingo rozë e lapsa me ngjyra janë paguar të gjitha detajet për kompanitë e eventeve. Më pas mjedisi i eventit mund të përdoret sa të duash nga “partnerët lokalë” të këtij megainvestimi, që u bë për të rrëzuar një megainvestim tjetër.

Ku si për ta mbajt me gajret, nis e shahen të gjithë, kërcënohen me radhë, me kuç e me maç se do i vrasin e i presin. Në mos ngjittë tek të gjithë, ted isa edhe mundet. Para pak kohësh, e bëri edhe një deputete…

Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

By: Ylli Pata
1 July 2026 at 19:14

Nga Ylli Pata

Revolucioni i Flamingove të Tiranës i ka pasur dhe i ka të gjitha mundësitë për të prodhuar një lidership politik, i cili përveç orientimit të kësaj lëvizjeje, do të adresonte kryepikëpyetjen se ç’duhet bërë me këtë arritje të rëndësishme në imazh, e politikisht mjaft potenciale.

I ka mundësitë për ta nxjerrë një lidership, sepse në realitet kanë mjaft zëra që janë publikë si ideologë të saj. Mirëpo, së paku nga ajo që është vënë re deri më sot, ende nuk kemi parë një zë autonom, një zë që të ketë fuqinë e mundësinë për të mbledhur faktorët fluidë brenda saj për t’i shkrirë brenda një lëvizjeje.

Po kush mund ta pengojë këtë proces? Vetëm ata që quhen „Forca sovrane”, domethënë mbështetësit e mëdhenj që kanë financuar dhe diktuar politikat e mëdha të protestës.

E cila mund të kthehej në një lëvizje më shumë se politike që në javën e parë apo së paku në dyjavëshin e parë.

Pasi, pranohet nga të gjithë si një uragan i Shqipërisë që nuk dëgjohet, si një protestë e gjeneratës që nuk përfaqësohet, si një rebelim i një shoqërie q ënuk përfillet.

Por e gjithë ky realitet, padyshim ekzistent dhe me zë ndoshta prej kohësh në mjedisin publik, është një segment i një proteste e cila ka dy qendra graviteti që nuk kanë lidhje me mjedisin shqiptar.

Janë qartë qendra graviteti të jashtme; njëra që vjen nga një konglomerat politik që kërkon të ndëshkojë Edi Ramën për marrëdhënien me Donald Trumpin, e tjetra ai konglomerat politik që përbën islamin politik e të gjithë komponentët e saj, jo vetëm politik e organizativ, por më së pari financiar e mediatik.

Janë këto dy qendra të cilat e kanë mbështetur fort Revolucionin e Flamingove, gjë q ënuk është aspak ndonjë gjë e panjohur. Pasi sidomos në vende të vegjël, faktorët e jashtëm janë shumë të rëndësishëm, madje determinant në momente kyçe, most ë themi gjithmonë.

Por nuk është fjala këtu se kemi të bëjmë me mbështetje të një lëvizje, pra të nismave, ideve, projekteve, mendimeve e qëndrimeve, ç’ka i bën nder atyre qendrave të mëdha politike e jo vetëm.

Thelbi këtu qëndron në faktin se këto dy faktor e kanë penguar fuzionin e një lëvizje politike, sepse objektivi i tyre është së pari rrëzimi. Siç ka ndodhur shpesh, faktorët që rrëzojnë mendohen apo angazhohen për ndërtimin, pasi të shikojnë zhvillimet ndër gërmadha-politike bëhet fjalë.

Mund të ndodhte edhe një marrëdhënie normale, këto dy qendra të bashkëpunonin për të shkrirë një lidership të këaj lëvizjeje, qoftë në formë federate, konfederate, rrotacioni apo sipas modeleve të ndryshme ndërkombëtare, duke nisur nga revolucioni i 1979, që nuk përbën ndonjë gjë të re. Ose thjesht mund të shtynin e ndihmonin krijimin natyrshëm të nismave të intelektualëve që do t’i nxirrte protesta.

Në fakt, i gjithë ky proces po del se është më shumë se i kontrolluar, është një duel se kush do të prevalojë mbi palën tjetër, madje kemi të bëjmë me daljen e axhendave të ndryshme e paralele siç ndodhi në Parlament, ku grupi radikal ishte thjesht ai që ishte përjashtuar nga protesta në bulevard. Ndoshta ka edhe mjaft nuanca e zhvillime të tjera, të cilat natyrisht janë të lira të analizohen. Por edhe kjo është e vështirë, pasi kush e bën këtë linçohet. Dhe kjo nuk vjen nga mjedisi i aktivistëve, por nga qendrat të cilat e orientojnë, së paku në hapësirën hibride dhe rrjete sociale këtë lëvizjeje.

Pyetjes se kush është lideri i vërtetë i saj, shumë thonë prisni  edhe pak, a thua se do vijë nga Parisi si Imam Khomeini në 1979…

Pse protesta po kërkon përplasjen?!

By: Ylli Pata
30 June 2026 at 20:27

Nga Ylli Pata

Skena e sotme para Parlamentit ngjante me episode të njohura të lëvizjeve të PD-së për të bllokuar deputetët apo përfaqësuesit e mazhorancës nëpërmjet forcës, dhunës apo provokimeve. Një manovër që ndryshon totalisht nga 30 ditë protestë paqësore nga Sheshi Skënderbej” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Duket qartë se jemi në fazën radikale, e cila shikohet qartë edhe nëgjuhën e dhënë hapur nga agjitpropët e televizionët të Sali Berishës, të cilët përmendin frazën e një gruaje të nervozuar në Elbasan, që ka thënë se duhet t’i japin një snajper për të vrarë Edi Ramës.

Në një vend të NATO-s, apo BE-së, gazetari që ka thënë këtë frazë në rrjetet sociale, i cili ka qenë zëdhënës zyrtar i partisë së dytë më të rëndësishëm i opozitës, së paku nuk do ishte lënë në komunikimin publik, por sipas gjasave do të ishte thirrur për të kërkuar sqarim në agjencitë ligjzbatuese.

Kjo fazë e dhunës direkte pritej që të vinte, pasi ka dështuar e injoruar rruga e dhunës verbale, bullizmit sharjes e provokomit ndaj të gjithë atyre që nuk e përkrahte protestën e ‘bukur’ që shan me rob shpie.

Protesta e ka dhënë, demonstruar mesazhin e vet, e njerëzit e kanë kuptuar madje shumë mirë. Sot ne jemi në një fazë ku askush nuk është i panjohur me atë që ka parë e dëgjuar. Ndërkohë protestuesit, edhe pse kanë gjenë pak provokativë, nuk kanë arritur objektivin. Nuk bëhet fjalë për atë politik të largimit të Edi Ramës, ngaqë mund të thuhet se edhe e prisnin. Ajo q ënuk e prisnin është kundështimi i hapur i opinionit publik shqiptar, i revolucionit të flamingove.

Këtë revolucion e kanë përkrahur qarqet më radikale të së majtës botërore e europiane, fanatikët islamikë të Azisë dhe Afrikës, qarqet ultranacionaliste të fqinjëve, por jo shqiptarët.

Ndaj i janë kthyer gjuhës radikale. E cila sot me vezët ka pasur pjesën më simbolike të dhunës, që sipas gjasave do të vazhdojë, siç ndodhi në Universitetin Politeknik, që ishte një provokacion për të marrë vëmendje.

Protesta tashmë nuk është gjë tjetër veçse një mizanskenë për të sjellë reagim, ajo nuk ka një skenar, por kërkon një skenar, të cilin nuk e ka shkuar asnjëri nga organizatorët, por e kanë menduar apo planifikuar si Plan B mjeshtrat që e kanë financuar këtë protestë. Që duan ta kthejnë në një tragjendi!

Flamingos, një revolucion proxy?

By: Ylli Pata
29 June 2026 at 21:27

Nga Ylli Pata

Protesta e bërë protagoniste kryesore prej një muaji në Shqipëri, e cila jepet live dhe me detaje që nga mbledhja deri në mbyllje nga të gjitha televizionet tona, prej më shumë se një jave ka publikuar kërkesat e saj, të cilat i ka dërguar edhe në trupin diplomatik.

Kërkesa kryesore, siç dihet është ajo e largimit të Edi Ramës, e më pas qeveria teknike, zgjedhjet e parakohshme, etj etj.

Megjithatë, kauza fillestare e kësaj proteste, e cila më pas mori edhe vëmendjen e lartë ndërkombëtare ishte çështja e investimit në Gërdec, që u përdor si pasojë e emrit të Jared Kushnerit dhe Ivanka Trump.

Kauzë politike, e cila edhe sot e kësaj dite po përdoret në SHBA, e cila ndodhet në parafushatën elektorale të mesmandatit, ku pritet të rinovohet më shumë se gjysma e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Në të gjitha aktivitetet e tyre për të fituar kandidimin brenda Partisë Demokratike, njerëzit e së majtës radikale të Bernie Sanders. Të cilët duan të mobilizojnë bazën radikale dhe kryesisht etnitë që vijnë nga vendet muslimane të Gjirit, vendet afrikane dhe ato aziatike, për të tërhequr vota. Manovër që e bën njëkohësisht dhe e majta radikale në Europë, përfaqësuese e së cilës është eurodeputetja Ilaria Salis. Partia e së cilës ka kandiduar palestineze dhe algjeriane si këshilltare bashkish në jug të Italisë, duke sulmuar Izraelin, e duke e përdorur Sazanin, familjen Trump e hebrenjtë në të gjithë botën.

Përdorimi i kësaj kauze nuk ka asnjë qëllim tjetër nga e majta radikale dhe e ajo e ashtuquajtur ambjentaliste, përpos marrjen e votave nga emigrantët me origjinë afrikane dhe aziatike, të cilët janë të shumtë.

Kjo kauzë, pra logjika anti-Trump për Shqipërinë, edhe nga prespektiva e partive të majta është jo productive, pasi nuk arrin dot të marrë vota. Qoftë edhe nga të majtët apo ish-komunistët më të thekur.

Nga ana tjetër, duket qartë se fanatikët islamikë që i janë ngjeshur që në fillim kësaj proteste, vërtetë nuk janë apo kanë të bëjnë me Hezbullahun dhe Hamasit, por janë mbështetëset më të mëdhenj të këtyre proxyve gjakatarë të regjimit të ajatollahët.

Përfaqësuesit e kësaj rryme që mbushin të gjitha studio televizive, kanë shërbyer në një linjë lineare si proxy të Iranit, kundrejt politikës dhe propagandës së tij ndaj Izraelit, hebrenjve dhe në përgjithësi Perëndimit.

Shumicën e rasteve e kanë bërë me fake nevvs, në të shkuarën për ngjarjet e Lindjes së Mesme, ku hiqen si “ekspertë” sigurie, ushtrie apo gjeopolitike. Ndërkaq, po me fakenevs po e bëjnë narrativën në lidhje me antisemitizmin aktualisht, ku akuzojnë Izraelin se ka marrë në dorë përveç Edi Ramës, të gjithë shtetin shqiptar dhe sekretet e tij.

Ndërkaq, narrative ka shkuar edhe më rëndë. Nj ëish-kryetar bashkie në Vlorë në 1997, emigrant në Amerikë prej vitesh e militant digjital i vjetër i Berishës, ku sulmonte faqen e ambasadës së SHBA kur e shpalli Non Grata, sot sulmonte një qytetare të tij nga Vlora me origjinë hebreje, me fjalët më të ulëta e të rënda. Duke shpërndarë natyrisht fakenevvs, sikur ajo ka thënë në librin e saj se 90% e shqiptarëve janë hebrej me origjinë. Gjë që s’është aspak e vërtetë pasi libri është public. Por kjo bëhet për algoritmin që të gjejë të çara për të viralizuar uraganin e rrjetit.

Siç ndodhi me flamingot e Zvërnecit. Por në thelb, gjuha antisemite dhe urrejtja ndërmjet shqiptarëve që nuk është reale por e stisur për algoritëm, është thjesht që të jesh proxy.

Siç ishin të tillë ata që thanë në fillim që Zvërneci është zonë minoritare e Vorio Epir, gjë që nxiti reagimin e rrjeteve greke.

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

By: Ylli Pata
24 June 2026 at 20:33

Nga Ylli Pata

Vrulli, e më shumë zulmi apo viraliteti digjital në formë uragani i revolucionit të flamingove, është kthyer në një lëvizje.

E cila, duke qenë heterogjene, pra që ka brenda mjaft komponente politike dhe jo, erdhi si një lumë përpos njerëzor edhe virtual e mediatic jo thjesht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një protestë, e cila edhe pse mund të jetë edhe qytetare, ajo nuk ishte aspak spontane, madje mjaft mirë e organizuar, ç’është e vërteta prej shumë kohësh. Si e tillë protesta është demonstrim civik, është kartolinë e humorit të publikut, është pasqyrë e ndryshimit social, intelektual, apo edhe gjeneracional i vendit.

Një protest e tillë, sidomos në një mjedis politik amorf siç është Shqipëria, edhe si e tillë është një ndryshim epik.

Por siç thonë mjeshtrat e politologjisë botërore, gjithmonë pas epizmit në një lëvizje apo revolucion, vjen hapi i dytë që është komikja e në fund tragjikja.

Thënë të vërtetën, këto dy hapat po vijnë përnjëhershëm e në revolucionin e flamingove, grupet e shumta të interest, rrymat, apo edhe personazhet që synojnë të marrin kreun janë më shumë se vrimat në djathin zviceran.

Logoja “Shqipëria e Re”, që duket sikur ka ardhur nga realizmi socialist, në fakt është një gjetje mjeshtrash që janë marrë fort me pranverat arabe, e u ka rekomanduar se duhen mesazhe të thjeshta, sa më të qarta, sa më të forta, që populli të shokohet. Edhe “plumbi mbi politikanët”, nuk duket se ishte një sjellje emocionale e Dritan Goxhajt në një studio televizive. Është gjithashtu një klishe që “kardashët” që përveçse revolucione shkretëtirash merren edhe me skenare telenovelash epike, e përdorin fort.

Megjithatë, përtej zhurmës mbi personazhin e liderit të Flamingove, të cilin e bënë hasha që ditën e parë, e sërish fermani ka mbërritur nga lart e nga larg, çështja tjetër e “çuditshme” ishte “Paketa”. Jo ajo e Dritanit, e cila ishte mjaft më interesante, por ajo që zoti Goxhaj deklamoi në protestë.

E cila nuk është gjë tjetër veçse paketa e doktor Saliut, e cila na ka mbirë në bark që me protestën e armëve kimike. Domethënë o qeveri teknike pa Edi Ramën, o s’ka zgjedhje, e cila është si mishi në pjatë, plus sallaturinat e garniturës.

Po si ka mundësi që gjithë kjo lëvizje nuk hartoi një paketë më të ndryshme, ku përveç logjikës së qeverisë të kishte një vision apo ide sesi ata duan “Shqipërinë e Re”.

Tashti, duket se profesorët e protestës, nuk se kanë ndonjë draft, por nga lart e nga larg, ende nuk ka ardhur ndonjë gisht kartë në lidhje me këtë gjë. E kjo duket se nuk është aspak rastësi, ashtu siç ishte ai provokimi krejt pa lidhje me ambasadën amerikane, siç ishte caktimi i protestës më 4 korrik, apo prania e elementëve të spikatur antiperëndimorë në vitrinën e Revolucionit.

Më shumë sesa përmbajtja e Paketës, mjeshtrave të pranverave arabe ju pëlqen më shumë forma, simbolika, e mbi të gjitha kopertina. Të cilën në fillim të saj e qepën për mrekulli, por me kalimin e ditëve kërkohet diçka tjetër që ndez, apo kërkojnë nga lart e nga lart që të ndezi. Dhe fabula anti-amerikane, duket se u pëlqen mjaft, ndaj po gjejnë si gjilpëra në kashtë provokime që të ndezin.

Rasti “Goxhaj” përbën fenomenin politik që nuk nisi me “Flamingo Revolution”

By: Ylli Pata
23 June 2026 at 20:47

Nga Ylli Pata

Dalja e Dritan Goxhajt në krye të protestave 23 ditore, duke parashtruar retorikën politike, nuk duket se ishte një kërpurdhë pas 3 pikave të shiut që rannë dje pasdite në tokën e zhuritur nga vapa të Tiranës.

Goxhaj, portreti dhe diskursi i tij publik është një refren thuajse i përnatshëm që prej disa vitesh në televizionet shqiptare, ku ai ka krijuar një profil të tijin me diskursin që ka shpalosur.

Një diskurs, që bazën e ka tek një qëndrim i sjellë si analizë, ku kritikohet apo sulmohet Perëndimi, SHBA-ja, Izraeli e mbrohet e lavdërohet Irani, ushtria e saj, proksit e Republikës së Ajatollahëve, si Hezbullahu, Hamasi apo edhe ditirambet ndaj ushtrisë ruse ndaj asaj të Ukrainës.

Goxhaj, i cili është fakt se është kthyer tashmë në një emër publik në mediat, nuk është i vetmi i këtij pozicioni që ka marrë një hapësirë mjaft të madhe në kosmozin mediatik tradicional shqiptar.

Ka qenë gjithmonë e çuditshme sesi është realizuar kjo fetë e madhe antiperëndimore e mainstream-it shqiptar, kur hapja ndaj zërave të rinj e të ndrysëm ka qenë gjithmonë një pikë e kritikuar e këtij establishmenti.

Lindja e këtij ansambli anti-perëndimor në hapësirën publike shqiptare nuk duket se erdhi rastësishëm, pasi këto personazhe nuk erdhën nga një përvojë analitike qoftë si kronistë apo si analistë mediatikë, por thjesht na u servirën si “ekspertë të fushës”.

Ndërkohë që asnjëri nuk është orientalist, studiues i gjeopolitikës së shteteve, gjeopolitikës humane, apo akademikë e gjenerale me spaleta që kanë thyer kokën në libra për të mësuar strategjitë e ushtrive që nga Kiri i Madh, që meqë ra fjala në Shqipëri ka qenë shumë i famshme si pasojë e filmit me Semiramidën e Babilonisë, e deri tek ajatollahu i fundit.

Të gjithë këta “ekspertë” janë së paku fansa, madje të zellshëm të çdo lëvizjeje, organizate, shteti apo edhe grupimi politik që është kundër amerikanëve.

Pavarësisht nëse Flamingo Revolution e ka nxjerrë apo jo udhëheqjen e saj, pavarësisht nëse Dritan Goxhaj është apo jo udhëheqës real i saj, pavarësisht se brenda protestës edhe sot ka një grup zërash publik që kanë qëndrime të njohura kritike dhe publike prej vitesh, gjithsesi është evidente se pjesa më e madhe e hapësirës publike, organizative, financuese, por edhe gjeneruese është sfondi i islamit politik. Që ka mbështetje dhe aleancë që prej Turqisë e deri tek Irani, i cili natyrisht e ka përdorur këtë betejë, si një sukses i luftës së tij me Amerikën. Pjesë e së cilëës janë prej kohësh një set publik, mediatik dhe tani edhe politik i Flamingo Revolution. i cili jo më kot nisi me një simbol politik për Zvërnecin, ku skena teatrale e së cilës ishte “lufta me familjen e Donald Trump” e hebrenjtë, që disa nga protestuesit e famshëm i quajnë “çufo”.

Natyrisht që lëvizje, qëndrime, opinione apo edhe mendime anti Perëndim në Shqipëri, siç dhe në Europë ka mjaft. Edhe në vende të BE-së ka parti apo persona publikë që mbrojnë Iranin, Rusinë, Kinës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëndrime që janë të dukshme sidomos nga eksponentë të majtë politik. Por ky debat vjen si një konfrontim normal dhe proporcional politik dhe mediatik.

Kurse tek ne ky diskurs ka zabtuar thuajse të gjithë skenën prej vitesh dhe sot na vjen me një forcë të madhe edhe si një lëvizje rrupture politike. Lëvizje e cila as nuk lindi sot, e as nuk erdhi nga hiçi. Ka pasur sfondin e sidomos mbështetjen e aktorëve të fuqishme që nga Turqia e Erdoganit, Rusia, Irani, e mjaft vende të Gjirit. Ky mjedis prej vitesh gëlon në xhamitë e vendit, që më pas e kanë shpërndarë me viralitet në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë diskutim në një demonstriv, deri sa e kthyen në një forcë politike. E cila si për garniturë, apo sot për sot do të ketë mjaft komponentë “veganë”, po në mes është kebabi i gatuar avash avash. Ndoshta më mirë që të dalë hapur dhe në konkurrim ballazi kjo alternativë politike, e cila prej vitesh ka notuar sa te Sali Berisha e sa te Edi Rama. Edhe pse e shartuar me pak marksizëm e ish-trumpistë të zhgënjyer, thelbi do të mbetet i njëjtë.

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

By: Ylli Pata
22 June 2026 at 22:18

Nga Ylli Pata

Incidenti në ambasadën e Izraelit ka sjellë reagime të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, të cilat janë shokuar nga një ngjarje që nuk kanë menduar se mund të ndoshte tek ne.

Megjithatë, duhet thënë kjo ngjarje e rëndë nuk erdhi rastësisht, edhe pse në realitet pekspertë të tbliku shqiptar në shumicën dërmuese të tij ka një marrëdhënie miqësore me hebrenjtë dhe qytetarët e Izraelit, të cilët ka kohë që janë të pranishëm si turistë, apo edhe si investitorë apo profesionistë të lirë si mjekë, artistë, apo edhe ekspertë të teknologjisë së informacionit.

Gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ka pasur një politikë të qartë dhe konstante kundra Izraelit, që në atë kohë konsiderohej si “shtet sionist”. Por, megjithë këtë frymë të qartë, edhe regjimi komunist nuk ka pasur asnjëherë një frymë antisemite në propagandën e tij kundra Izraelit. Po të krahasosh propagandën e vendeve komuniste arabe të kohës si Egjipti i Naserit, Libia e Gedafit, Siria e Hafez al-Assad, apo edhe Iraku i Sadam Husseinit, pa përmendur Iranin e Ajatollah Khomeinit, diferenca është shumë e qartë. Të gjithë këto vende, të cilët jo vetëm nuk e njohin Izraelin, por duan ta zhdukin nga faqja e dheut këtë shtet dhe banorët e tij, kanë një gjuhë të egër antisemite, gjuhë që nuk është thjesht ideologjike apo e shekullit të 20. Apo një rimarrje të Vëllazërisë Muslimane që themeloi Islamin politik pas rrëzimit të Perandorisë Osmane.

Antisemitizmi, është një traditë e pandarë e marrëdhënieve të hershme dhe të botës politike muslimane.

Kjo frymë, kjo gjuhë, ky diskurs erdhi në botën shqiptare; në Kosovë e Maqedoninë e Veriut si fillim, e më pas në Shqipëri, në vitet 90 të shekullit 20. Hebrenjtë me shqiptarët, jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në më gjerë në Ballkan, kanë pasur një marrëdhënie perfekte. Selaniku, që është qyteti më kosmopolit i Ballkanit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ku hebrejtë e shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie të afërt dhe të rëndësishme në komunitet. Muslimanët, qoftë edhe më praktikantë e konservatorë në Shqipëri nuk kanë pasur një relacion problematik me hebrenjtë, të cilët në shoqërinë shqiptare kanë qenë të pranishëm vazhdimisht në histori.

Por pas vitit 90, organizatat nga vendet arabe financuan infiltimin e një gjuhe antisemite. Natyrisht jo në komunitet, por në publik. Nisi në mjedise fetare, media, duke u kthyer më pas në një fenomen dominant, sa mund të thuhet hapur se ka disa vite që televizionet më të mëdha të vendit e kanë kthyer antisemitizmin në një rend të ditës.

Termi pezhorativ “çifut” i përdorur gjatë komunizmit, por që u hoq pas viteve 90 si diskriminues ka fituar të drejtën e qytetarisë nga Alfred Cako dhe emra të tjerë që kanë zërin e parë në emisionet televizive.

Ky diskurs, pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit 2023 erdhi e u shtua si një agjendë politike. E ardhur kallëp nga Turqia e Erdoganit. Mediat e financuara dhe analistët që janë në listën e pagave të organizatave të mbështetura nga Turqia janë kthyer prej kohësh në agjitpropë të antisemitizmit. Të cilin e fshehin me termin “antisionizëm”.

Të lexosh prej kohësh këto media, shikon jo vetëm një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë të Benjamin Netanjahut apo establishmentit të Izraelit, por edhe ndaj hebrenjve. Gjuhë që duket qartë si impportin i diskursit që vjen nga propaganda e qarqeve të Erdoganit në Turqi, por edhe islamit politik që ka si rrënjë Vëllazërinë Muslimane, si dhe shtetin klerikal të Ajatollahëve.

Antisemitizmi apo antisionizmi, është një axhendë politike edhe në Europë, kryesisht te parti të ekstremit të majtë apo të djathtë, e vërtetuar se ka financime me miliarda nga vendet e Gjirit. Katargate e zbuluar në Parlamentin Europian nuk ishte vetëm një kapitull i vogël, ku në Shqipëri ka faqet e saj të kësaj propagande.

E cila nuk është një agjendë që vjen nga shtëpitë klerikale në mënyrë të natyrshme, por si axhendë politike e jashtme.

Mjafton të shikohet konferenca e shtypit e Erdoganit me Edi Ramën kur u inagurua xhamia e madhe në Tiranë, për të parë se gjithçka ndryshoi një ditë më pas. Ku të gjithë përfaqësuesit e islamit politik që kishin qenë përkrahës të Edi Ramës, ju vërvitën sa hap e mbyll sytë.

Pra, incidenti në ambasadën e Izraelit, edhe pse ishte shumë i rëndë, ka një sfond shuumë të qartë dhe permanent. Mjafton të shikohet gjuha e përdorur në rrjetet sociale të faqes së ambasadës së Izraelit në Tiranë, ku gjuha toksike e bullizmi i ngjan vetëm gjuhës së njëjtë që ndodhi në faqet e ambasadës së SHBA kur Sali Berisha u shpall Non Grata. Mjafton të shikosh adresat dhe orientimin e llogarive që përdorin këtë gjuhë, për të parë se nuk kemi të bëjmë me një mjedis antisemit nga shqiptarët, por me një axhendë politike që kërkon të zërë rrënjë. Por që fatmirësisht nuk po gjen e nuk do të gjejë terren.

Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

By: Ylli Pata
21 June 2026 at 18:56

Nga Ylli Pata

Ngjarja e rëndë me heqjen e flamurit izraelit, pikërisht në përfaqësinë diplomatike, është një ngjarje e rëndë, ku përtej saj, dimensioned janë edhe më të rënda.

Pas goditjes së qetësisë e sigurisë për turistët, pra krijimi i një imazhi jo të qetë në prag të sezonit, sulmi ndaj një vendi mik të Shqipërisë, është një tjetër goditje poshtë brezit, që po jepet prej 20 ditëve të Flamingo Revolution në Tiranë.

Izraeli është një aleat i ngushtë i Shqipërisë. Një aleat strategjik, që ka marrëdhënie të ngushta politike, dhe partneritet të ngushtë për të mbrojtur sigurinë kibernetike, kundrejt agresionit permanent të Republikës Islamike të ajatollahëve, aleat ekonomik, por edhe me relacione të mira miqësore mes njerëzve.

Turistët izraelitë, të cilët janë shktuar si pasojë e linjës direkte me Tel-Avinin, e kanë konsideruar Shqipërinë vitin e shkuar, si vendin më miqësor në të gjithë Europën.

Pasi në disa vende Perëndimore, si Itali, Spanjë apo gjetkë, ka pasur raste të rënda me turistët izraelitë, ku nuk i linin të pinin një kafe në bar, apo të hanin drakë a darkë në një restorant, duke i larguar. Pasi i konsideronin bashkëfajtorë për viktimat e Gazës. Një axhendë e qartë politike e së majtës radykale, pasi të gjitha rastet kishin një prapaskenë të zbuluara nga mediat e vendeve përkatëse.

Ngjarja e dhunimit të një ambasadę përbën një incident shumë të rëndë, e sipas të gjitha gjasave, hetimet për të po bëhen nga organet e inteligjencës. Ndoshta do të dojë pak kohë për të nxjerrë se kush janë dhe kush i ka urdhëruar ata persona që kryen atë sulm.

Megjithatë, skenaret e tilla të sulmeve ndaj ambasadave izraelite në Perëndim, në të gjitha rastet, qoftë kur janë kryer, qoftë që janë zbuluar pa kryer, kanë pasur prapa shërbimet inteligjente të Iranit, apo proxy-ve të tyre si Hezbullahët, apo rrjetet terroriste të tjera, të cilët me kohë kanë marrë urdhëra që të sulmojnë selitë diplomatike të Izraelit në Perëndim.

Sulmi i mbrëmshëm, u ambifikua apo shpërnda në rrjete, si pjesë e protestës, të cilën Irani e ka shfrytëzuar që në ditën e parë, si një betejë kundër SHBA dhe Izraelit.

Kësaj fryme, që Irani e ka si pjesë e betejës së vet, i është bashkëngjitur një axhendë me parulla e fjalime, nga disa përfaqësues të islamit politik, të cilët janë emra të njohur në publik. Të cilët i nxjerrin si analistë, ekspertë, profesorë e aktivistë, madje ka të cilët janë edhe të zgjedhur të mazhorancës në institucione të rëndësishme vendore e qëndrore në vend.

Kjo pjesë e islamit politik, që njihen edhe si erdoganistët e Tiranës, kanë më shumë se 1 vit që sulmojnë në mënyrë agresive Izraelin dhe hebrenjtë, duke sjellë një frymë antisemite të hapur. Frymë e cila nga Izraeli nuk i është dhënë rëndësi, pasi ata e dijnë se shumica e shqiptarëve s’ka të bëjë me këtë.

Ndërkohë, që për Tiranën zyrtare, është përgjegjësia e saj të mbrojë fytyrën e seriozitetin e saj përpara aleatëve. Në 2013 për të ashtuquajturën lëvizje të armëve kimike protestuan para ambasadës së SHBA, ndërsa kësaj radhe e bënë para ambasadës së Izraelit.

Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

By: Ylli Pata
19 June 2026 at 21:11

Nga Ylli Pata

Skenat e Agron Shehajt me Edi Ramën në Kuvend, e përplasja me Ardit Bidon ndërsa po hynte në sallën e Parlamentit, janë fenomeni i ri i javës së tretë të protestës.

E cila nuk është më live në Reuters e CNN, ku Tirana shikohej si “Meka”e re Anti-Trump, apo lajmi i demonstrimit të qytetarisë dhe civilizimit të pjesëmarrësve që shkojnë me familjet e tyre në shesh. Pasi në skenë kanë dalë aktivistët “skifterë”, që po zbatojnë një protokoll të miratuar më parë, për tu kthyer në revoltë që fitoren nuk e shikon në krijimin e një plarforme dhe lidershipi që i sjell shoqërisë një “gjë të re”, por të rrëzojë establishmentin dhe status-quo-në.

Duke imponuar nëpërmjet demonstrimit dhe varianteve të tyre një lodhje, tërheqje, deri në dorëzim të shënjestrës së tyre, që është Edi Rama dhe mazhoranca.

Regjia qëndrore, sipas të gjitha gjasave ka vepruar në një precizion kirurgjikal nga presioni i sheshit me efektet e saj, tronditja e mazhorancës nëpërmjet largimeve të ekspoentëve të saj, siç ndodhi me deputeten e Shkodrës, por mbi të gjitha me hetimet e SPAK.

Synimi është i qartë e që shqiptohet nga panelet televizive apo podkastet që tashmë po bëjnë namin, që duhet një zgjidhje politike përballë këtij impasi.

Po cilat mund të jenë opsionet e kësaj zgjidhje politike? Natyrisht që ka më shumë se një, por presioni po synon jo një zgjidhje, por dorëzim i mazhorancës, e më pas zbatimin e pikave të tjera, ku natyrisht janë edhe anulimi i projekteve të mëdha turistike. Të cilët siç po trajtohet në publik, janë krijesa kriminale. Mjegull që natyrisht ka marrë pjesën e vet edhe nga mënyra sesi diskutohen dosjet e SPAK, të cilat me hetimet e tyre bëjnë pikërisht të kundërtën, ngaqë i fusin në shtratin ligjor nismat, nëse realisht kërkohet më shumë se zhurma, hetimi i të gjitha dyshimeve.

Ndërkaq, fenomeni i fjalorit e diskursit toksit nuk është gjë tjetër veçse një template i gatshëm i përdorur rëndom në vitet e fundit nga politika radikale për të polarizuar situatën. Madje ka shumë gjasa që në ditët e ardhshme, deri sa të arrihet ajo që quhet politika e vlimit, të kemi një rritje të fjalorit toksik. i cili në një vend të NATO-s, e ka mjaft të vështirë të vijmë në një pikë që të shkojë në destabilizim.

Këtu më pas është sfida e institucioneve për ta përballuar këtë mundësi, që nga parandalimi e deri në bërjen e pamundur të precepitimit. Çuditërisht, në panele po trajtohet si ide dhe pezullimi i Samitit të NATO-së vitit të ardhshëm në Tiranë, kur asnjë nga Aleanca apo aleatët nuk e kanë hedhur si tezë.

Pikërisht, duket se janë axhendat e mbivendosura që nuk e ushqejnë kthimin e kësaj lëvizje në një fuqi politike. Kjo sepse faktorët me axhenda brenda protestës, e që janë mirë të strukturuar kanë pikërisht qëllimin që lumi të mos futet në shtratin e vet, atë politikë, por të krijojë përrenjtë e saj, që ta ushqejnë sipas stinës.

“Shqipëria e Shqiptarëve, Vdekje Tradhëtarëve”: si u rikthye sllogani i Ballit Kombëtar!

By: Ylli Pata
17 June 2026 at 19:37

Nga Ylli Pata

Në fillim viteve 90, Shqipëria ka pasur shumë përkrahës dhe votues të partive nacionaliste; Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Parulla e famshme, e përdorur si një atu kundër komunistëve që kishin lidhje të fortë me Partinë Koomuniste Jugosllave ishte një devizë që nuk pati thjesht konkurrim; por u krye në një system ku Balli ishte në aleancë me gjermanët dhe komunistët që ishin në aleancë me kundërshtarët e gjermanëve.

Të cilët me të marrë pushtetin, të gjithë këta që i konsideronin si bashkëpunëtorë me pushtuesin, të cilët jo vetëm i linçuan po i nxinë jetën me breza.

Ka qytetarë që janë burgosur thjesht se kanë pasur prindër në administratën pushtuese apo edhe në radhët e Ballit gjatë regjimit komunist.

Me rrëzimin e komunizmit, Balli Kombëtar erdhi si parti politike në pluralizëm, ndërkohë që pjesë të rëndësishme të ballit hynë në pushtet nëpërmjet Partisë Demokratike.

Por parula “Shqipëria e shqiptarëve, Vdekje Tradhëtarëve”, nuk e mori të drejtën e qytetarisë edhe kur Balli mori pushtet politik si në Shkodër në vitin 1996.

Kryetari i Ballit Kombëtar, studiuesi i pasionuar i Ndre Mjedës dhe i letërsisë shqiptare, Mentor Quku, kishte një ide të re, që vlerat nacionaliste t’i sillte në një logjikë pajtimi jo ndarjeje dhe konfrontimi. Dhe ja arriti. Në zgjedhjet e 20 tetorit 1996, Balli Kombëtar së bashku me Legalitetin e partitë e tjera të djathta fituan bashkinë e Shkodrës edhe me votat e socialistëve shkodranë. Ishte një zhvillim realisht epokal; në një farë mënyre paradhënie e nderimit që një kryeministër i Partisë Socialiste do t’i bënte kreut të Ballit Kombëtar Mit’hat Frashërit, në një ceremoni solemne të varrosjes së tij në atdhe.

Rikthimi i kreut të Ballit, edhe pse pati lavfdërimet tribale dhe klienteliste të mikroborgjezëve të rinj që nuk prisnin rastin të thonin se vinin nga gjak blu bejlerës, nuk pajtoi asgjë. Si Socialistët, e si ballistët e panë veten të përjashtuar, pasi sipas tyre Edi Rama e kishte bërë këtë pajtim me ca pinjollë.

Por kjo është tipipe kronikë për Vaniti Fair, pasi në thelb, pikëpyetja është si ka mundësi që u kthye sllogani që Edi Rama ka mbi dy javë që e tregon por nuk tenton ta analizojë.

Kush e solli në protestë „Shqipëria e Shqiptarëve, Vdekje Tradhëtarëve”? Deri tani nuk kemi ndonjë kronikë të protagonistëve që përgatitën parullat e protestës, por ama kemi një logjikë që nuk ka lindur sot, por prej kohësh ku ka pasur një mbështetje ndaj atyre që do të sillnin në opinion se Lufta Nacional Çlirimtare ka qenë një përleshje civile, e sot na e sjellin si një “risi” shpaguese që në fakt për spaguese nuk ka asgjë.

Po kush janë tradhëtarët? “Shohim e bëjmë, të marrim pushtetin pastaj e gjejmë”. Do të thoshte poeti Shefqet Musaraj që në kulmin e pushtetit vrasës së „Shqipëria Shqiptarëve”, ua ktheu me një poemë satirike, që edhe sot është në modë. Madje edhe në mesin e protestës, por që pak e dijnë….

Mandati i neomalësores: Ta mbajë apo lëshojë?

By: Ylli Pata
15 June 2026 at 21:07

Nga Ylli Pata

Deputetja Marjana Koçeku, me një gjuhë lakonike duke u shkruar në nëndialekt, ka shpallur se është deputete e pavarur, nga dita e mbrëmshme.

„Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ishte mesazhi i saj. Një qëndrim, i cili më shumë kërkon të thojë me ato që nuk ka shkruar, sesa me fjalitë që ka ndërtuar.

Një skemë, që më shumë se lakonike, është një lloj kriptograme, ku kërkon të ndjellë intepretime pa fund, sesa të japë një qëndrim politik.

Dhe kështu ka ndodhur. Të gjithë zërat publikë që kanë mbështetur protestën, që nga gazetarët e rreshtuar kundër qeverisë, deri tek OJF-istët e atashuar në protestë kanë përdorur thuajse një frazë të përbashkët: „Dinjitet”. Duke mbrojtur argumentin se distancimi nga Edi Rama i jep dinjitet deputetes që u zgjodh nga listat e Partisë Socialiste.

Ndërkaq, nga ana e përfaqësuesve politikë të Partisë Socialiste, por edhe zëra mediatikë pranë saj, kanë kërkuar që ajo të dorëzojë mandatin, ngase nuk është zgjedhur me votat e saj, por në listën e mbyllur të PS-së. Këta zëra fajësojnë Edi Ramën, se me këto zgjidhje të ashtuquajtura kontraversale ka rrezikuar mazhorancën e tij.

Ylli Manjani, në një intervistë për TemA ka përdorur me ironi një batutë: „Ja ka lujt Zotin Edi Ramës”. Në një farë mënyre, një shprehje që e përdorin edhe mjaft të tjerë, duke u nisur nga përzgjedhja e Koçekut si kreu i listës së Shkodrës, pa një orientim nga komuniteti politik i PS-së së zonës së Dukagjinit apo qarkut të Shkodrës.

Në realitet, këtu kemi të bëjmë në të dy rastet; si me kandidimin e neomalësores, si me shpalljen e largimit të saj me akte të pastra politike, ku tek njëri-kandidimin e ka bërë Edi Rama dhe tjetrin, gjasat janë që është dikush tjetër, por jo vetë Marjana Koçeku.

E cila së paku deri në postimin e fundit nuk ka pasur ndonjë akt apo qëndrim politik të sajin në Parlament apo media. Përveç deklarimeve plot simpati ndaj Edi Ramës në intervista të ndryshme.

Divorci i saj me PS-në është një akt politik i fortë, që është kryer më shumë për të ndjellë reaksion, sesa si një nismë e Koçekut. E cila edhe në qëndrimin e saj nuk ka dhënë një ide, kërkesë, apo edhe arsye e aktit të saj.

Më shumë qëndrime politike, gjithashtu të forta kanë dhënë Elisa Spiropali apo Ditmir Bushati. E para, deputete e PS-së, ndërsa ish-ministri i Jashtëm nuk është prej kohësh pjesë e grupit drejtues të mazhorancës.

Por çfarë do të ndodhë më tej? Thirrjet për dorëzim mandati, duken më shumë retorikë politike sesa mundësi që mund të bëhet realitet.

Qoftë juridikisht, apo edhe politikisht, një deputet kur ka marrë mandatin e bërë betimin, mund të ndryshojë grupin parlamentar sa herë të dojë. Ne kemi sot në Kuvend grupę parlamentare të krijuara thjesht për të marrë para, siç janë grupet paralele të deputetëve të dalë nga lista e PD-së.

Është zgjedhur me listë të mbyllur? Po është e vërtetë, por lista e mbyllur nuk mund të jetë një listë shantazhi për deputetin nga kryetari i partisë. Së paku për 4 vjet.

Megjithatë dilemma tani është se çfarë do të bëjë nga nesër Marjana Koçeku në Parlament? Deri tani, duket se ajo ndërmori aktin e saj politik për të shkuar jo në Parlament, por përpara kryeministrisë. Duket, palët, pra ata që kanë bërë paktin për hyrjen dhe për daljen, si dhe Edi Rama, po presin njëri-tjetrin që të bëjë gabimin i pari, apo hapin e parë, që të rikthehet me ofensivë. Apo taktika e njohur si pritë, që është pjesë e strategjisë së madhe të palëve që kanë nisur këtë betejë, ku pjesa më e madhe e personazheve që shohim janë garniturë, e sipas gjasave edhe neomalësorja.

❌
❌