Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!
Nga Nikoll Lesi
Një javë pas bashkëbisedimit me Edi Ramën, kur ishte 35 vjetori i daljes së gazetës Koha Jone si gazetë e lirë dhe e pavarur, u kujtua lideri demokrat Berisha të nxirrte, Alfred Lelën, drejtorin e medias së PD që të fliste në një video-status për Edi Ramën dhe mua.
Ti ke aftësitë për të kuptuar se kur është një emision debat, kur është intërvistë dhe natyrisht dallon bashkëbisedimin. Ndonëse kam filluar vonë një emision KOHA JONE-DEBAT, çdo të mërkurë ora 20.00, por prapë se prapë, duke qenë në një moshë (62 vjeç) krejt afër me moshën e Berishës, e kam nisur, pra emisionin.
Por nuk jam pa eksperiencë, Alfred!
Deri tani kam patur të ftuar Spartak Ngjelën, Ilir Alimehmetin, Luçiano Boçin, Ervin Salianji, Adriatik Lapaj dhe së fundmi Edi Ramën. Sonte kam deputetin Agron Shehaj.
Ajo që ju thoni, si me marifet duke me lartësuar, por me dinakerinë tuaj të më poshteroni se gjoja ishte një intervistë me vetveten apo që sikur po i bëja nder Ramës duke shigjetuar indirekt Berishën si diktator i medias, e gjitha ajo që thatë nuk ka sens.
Në fakt i nderuar Fredi, janë dy kohë që nuk krahasohen fare, po fare!
Asokohe sapo komunizmi kishte filluar të rrëzohej, por që akoma PD-ja nuk kishte ardhur në pushtet, unë me gazetarët lezhjanë Zef Shtjefni, Alfons Zeneli, Edmond Kaçeli, Aleksandër Frangaj, Marash Mirashi dhe Vera Ivanaj kemi shkruar pro PD-së si një shpresë për lirinë e shqiptarëve.
Aq sa kishim takat se ishte gazetë lokale e Lezhës, pasi botohej vetëm një herë në javë, me afro 400 kopje.
NdĂ«rkohĂ« filluam, siç shkruhet edhe nĂ« librin tim âKĂ«shtjella e Mediasâ (do ta dhuroj njĂ« kopje kur tĂ« vini te emisioni im me BerishĂ«n) tĂ« kritikonim edhe PD-nĂ« kur erdhi nĂ« pushtet. Por pushteti na e ktheu me raprezalje, dhunĂ«, arrestime, kontrolle, bile Ă«shtĂ« proverbiale fakti qĂ« parlamenti me shumicĂ« berishiane krijoi Komision Hetimor Parlamentar pĂ«r tĂ« parĂ« financat e gazetĂ«s KOHA JONE, ku erdhĂ«n dy deputetĂ« tĂ« PD-sĂ« me kontrollorĂ« dhe pushtuan zyrat e gazetĂ«s pĂ«r tĂ« gjetur âqenin e ngordhurâ! Koha Jone ishte tashmĂ« e pĂ«rditshme dhe me 100 mijĂ« kopje shitje nĂ« ditĂ«.
Faksimile të vendimit të Parlamentit për të kontrolluar KOHA JONE
Nga ana tjetër, Fredi, TVSH si e vetmja media televizive, sulmonte përnatë gazetën KOHA JONE si e blerë nga agjenturat e huaja, derisa në 2 mars 1997, shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede akuzoi hapur në parlament, duke u vendosur Gjëndja e Jashtëzakonshme, se ne si gazetë na suportonte CIA!
Idiotsi këto veprime të pushtetit, Fredi, që kur ia tregon brezit të ri të gazetarëve të sotëm, u dukën si filma fantastiko-shkencorë të Hollivudit.
Ti e di se asokohe, nuk kishte as internet, natyrisht as rrjete sociale siç ka sot. Nuk kishte radio apo televizione private, apo jo Fredi?
I vetmi zë që oshëtinte dhe ndriçonte në botën e errët informative të viteve 1991-1997 ishte gazeta KOHA JONE.
Po vazhdoj prapĂ«, Fredi, se do tĂ« vijĂ« edhe koha e sotme e âdiktatoritâ Edi Rama. Por me lejo tĂ« them se nuk e di se si do ndiheshit ju, nĂ«se, qoftĂ« larg, segmente kriminale tĂ« pushtetit tĂ« tĂ« vendosnin tritol tĂ« dera e shtĂ«pisĂ« dhe tĂ« kishit brenda bashkĂ«shorten me fĂ«mijet brenda! Dhe, asokohe, kĂ«shtu ka ndodhur me 1 nentor 1995, rreth orĂ«s 20.00, fati ishte me mua dhe familjen time, ndĂ«rsa pjesĂ« tĂ« apartamentit kishin fluturuar bashkĂ« me dyert e dy komshive ngjitur dhe pĂ«r çudi edhe te komshiu poshtĂ« meje.
Unë nuk kam akuzuar se erdhi presidenti Berisha të vinte tritolin, por ishte fryma e pushtetit që frymëzoi tritolvënësit.
Apo nëse ke harruar se kryeredaktori Aleksandër Frangaj (sot pronar i TV KLAN) dhe Martin Lekaj, bënë burg . Sandri afro një muaj, kurse Martini katër muaj. Në qeli, Fredi, në qeli!
Faksimile të urdhër arresteve për dy gazetarët e KOHA JONE
Dhe asokohe na erdhën prapë në ndihmë për gazetën, Dritero Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Lubonja, Kiço Blushi, Moikom Zeqo, Edi Rama, Blendi Gonxhe, etj.
Pa të vonuar, Fredi, se mos të duhet të merresh me fushatën e doktor Berishës sepse ka zgjedhjet për kryetar në PD e ku gara është e vështirë, po e mbyll këtë pjesë me djegien e redaksisë së gazetës me të madhe shqiptare, KOHA JONE, natën e 2 mars duke gshirë 3 mars 1997. Nuk e di sa je në dijeni, por atë natë kur u vendos Ligji i Gjëndjes së Jashtëzakonshme, e ku kontrollin e mori ushtria dhe SHIK-u (Shërbimi Sekret ) rreth orës 01.30 të natës forcat e policisë sekrete, policisë së Tiranës, pjestarë të Gardës së Republikës hynë dhe dogjën e shkatërruan redaksinë e KOHA JONE. Aty morën me vete në komisariatin e policisë nr.3 Tiranë gazetarin Zamir Dule dhe shoferin e gazetës Anesti Nikolla. I torturuan, derisa Zamir Dule nuk u bë më njeri nga rrahjet, ai ndërroi jetë me vonë.
Në foto: Redaksia e gazetës KOHA JONE me datë 3 mars 1997
Gazeta u rrënua, 42 ditë nuk doli më në treg dhe nuk kishim zyra pasi asnjeri nuk na jepte me qira nga frika se mos vinte prapë shteti të na digjte.
Tani, Fredi, nuk e di nĂ«se e di, por pyet Ben Blushin, nĂ«se do, se njĂ«rĂ«n prej dhomave tĂ« djemve tĂ« mi e kthyem nĂ« âredaksiâ gazete, ku gazetarĂ«t mblidheshin kruspull pĂ«r tĂ« shkruar nĂ« ato kompjetera qĂ« nĂ« solli dhuratĂ« njĂ« botues italian emrin Nicola Grauso.
Pas disa viteve hetime prokuroria e Tiranës ka firmosur se ishte shteti shkaktar i djegies së gazetës, po kështu, nëse i bindeni drejtësisë, ka edhe një vendim të gjykatës së lartë, që ka vendosur në Kolegjin e saj se ishtin segmente të policisë sekrete e Gardës që rrënuan me flakë e armë gazetën që do apo nuk doni ju, Fredi, ka mbetur legjëndë.
Dhe legjendat nuk kanë nevojë për dekorata! Ajo është histori që nuk zhbëhet dot..
Unë e kuptoj se edhe Berisha, sot, ndihet keq për ato që i ka bërë gazetës KOHA JONE, pushteti i tij. Besoj se ka pendesë, sepse ai ka tipare burrnore, por nuk e di se kush e ka mikluar që të nxirrte ty të më sulmoje, kot se koti.
Unë, Fredi, disa kohë edhe kur zgjodha deputet, nuk kam folur me Berishën. Ai shmangej në koridoret e parlamentit, por Doktorin, pra Sali Berishën e pranova, duke mos harruar atë që i kishte bërë gazetës KOHA JONE, kur në pushtet erdhi Fatos Nano si kryeministër ndër vitet 2002-2005.
Pyet Doktorin, Fredi, se ti je i ri!
Mes dy të këqijave të atyre viteve, siç të thashë, zgjodha të keqen me të vogël, pra Berishën dhe sulmova Fatos Nanon. Dhe me privacione, e pësova luftën mediatike e politike ndaj tij, pra nga Nano. Pyeteni Doktorin, se çfarë kontributi dhashë për ta rrëzuar kryeministrin Nano.
Kryeministri socialist solli me anë të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, asokohe, dhe me Prokurorin e Përgjithshëm, kërkesën për heqjen e imunitetit tim si deputet dhe arrestimin tim, sapo të humbisja imunitetin. E pse? Akuza ishte se kisha shpifur ndaj kryeministrit dhe familjes së tij në gazetën KOHA JONE.
Faksimile të padive të kryeministrit Nano
Një absurditet-akuzë! Pyete Berishën!
Dhe Berisha, atĂ«kohĂ« (ka regjistrim nĂ«se e doni), ku lideri demokrat iu drejtua nĂ« sallĂ«n e Kuvendit, kryeministrit Nano, se âju po bĂ«ni presion dhe shantazh ndaj liderit tĂ« medias sĂ« lirĂ«â.
Edhe mund të kisha bërë ndonjë pazar me kryeministrin, Fredi, dhe sot do kisha kulla në qendër të Tiranës apo resorte turistike në bregdet apo pazare të tjera, siç kanë bërë disa ish-kolegë të mijë, kur unë luftoja për fjalën e lirë, ata u bënë milionerë nga pushteti!!
Unë te bashkëbisedimi me Edi Ramën, isha vetvetja e jo siç nënkupton ti, se po kërkoja leje ndërtimi!
Nëse do, mund të ta them me plot gojën, se nga gazetarët VIP si botues (besoj futem këtu) unë, Ylli Rakipi dhe Mero Baze nuk kemi kërkuar dhe as marrë kurrë leje ndërtimi. Pyet dhe fut urdinë e gazetarëve të PD të hetojnë e kontrollojnë.
Unë edhe atë godinë mediatike që kam, e ndërtuar pas djegies së redaksisë nga PD, për ironi të fatit, Kryeministri Nano donte ta rrëzonte me fadroma dhe ishte Sali Berisha, kur erdhi kryeministër në vitin 2005 që urdhëroi të legalizohej! Sepse i kisha kërkuar kryebashkiakut Edi Rama që të më jepte leje ndërtimi, por nuk ma dha, pasi ishte KRT e kryeqyteti e dominuar nga qeveria e zotit Nano që nuk lejuan të merrja atë dreq leje për godinën e KOHA JONE.
Dikush qĂ« ishte deputet dhe gazetar i njohur, qĂ« nuk dua tâia pĂ«rmend emrin, pasi plas sherr i madh mes atij dhe Saliut, me tha âDoktori ta dogji, Saliu ta legalizoi!â.
Pra kjo Ă«shtĂ« âleja e ndĂ«rtimitâ qĂ« kam kĂ«rkuar dhe marr nga pushtetet, Fredi.
NĂ« lidhje me bashkĂ«bisedimin me Edi RamĂ«n, mund tĂ« them vetĂ«m njĂ« ndjesĂ«, te ajo qĂ« ai sarkozoi Ăim PekĂ«n. NdonĂ«se nuk e prisja atĂ« pĂ«rgjigje tĂ« RamĂ«s, por gjithsesi reagova duke e mbrojtur gazetarin kryesor tĂ« opozitĂ«s.
Por edhe mund të kisha bërë zgjidhje tjetër, në atë moment duhej të kisha ndërprerë bashkëbisedimin për festën e gazetës, duke i thënë STOP zoti kryeministër, nuk të lejoj të fyesh kolegët!
Nëse doni të vazhdojmë për dhunën dhe presionin ndaj mediave dhe gazetarëve, duhet të themi atë që pësoi Mero Baze dhe Gazeta Tema në vitet e Berishës Nr.2, pra kur u rikthye në pushtet. E masakruan Meron.
NdĂ«rsa pĂ«r atĂ« me kujton ti se çfarĂ« pĂ«suan Irfani, Ylli Ndroqi e BechettiâŠ.
(vijon nesër përgjigja për Alfred Lelën)