Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 202527.al

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

By: 27 ok
4 August 2025 at 12:47

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave nisëm t’i shohim që tani me degradimin e rrëzikshëm të këtij tregu edhe nga kompani që pritej të ishin pararojë për shkak të eksperiencës austriake.

Kompania SIGAL zë peshën më të madhe në këtë treg duke realizuar rreth 20 milionë euro të ardhura nga primet e sigurimeve motorike gjatë janar-qershor 2025, ndërkohë që rezulton sipas të dhënave të AMF që ka paguar vetëm6 milionë euro dëme ose rreth7.5 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë edhe pse të ardhurat gjatë gjysmës së parë të 2025 janë rritur me13% për këtë segment të tregut të sigurimeve.

Ironia qendron në faktin se një kompani tjetër, edhe pse nuk ka numrin e kontratave të sigurimeve motorike të SIGAL, paguan më shumë dëmshpërblime se sa kjo e fundit.

Trendi rënës në dhënien e dëmshpërblimeve nga SIGAL ka nisur që në mars 2025 (shih grafikun), periudhë e cila përkon me rikthimin e z.Avni Ponari si aksioner i vetëm i kësaj kompanie pas largimit të austriakëve të Uniqa Group Austria.

Të dhënat tregojnë se në mars 2025, dëmshpërblimet e SIGAL për sigurimet motorike ranë me rreth 3 për qind; në prill ranë me 1.28%; në maj ranë me 4.83% dhe në qershor ranë me rreth 7.5%.

Ndërkohë AMF është duke shërbyer jo si institucion rregullator i tregut, por si mbrojtës i fitimeve për afaristin Avni Ponari.

Miratimi i koeficientëve të rinj të rriskut ku favorizoheshin ndjeshëm kompanitë e sigurimeve duke dëmtuar interesat e qytetarëve, që në fakt nuk përcjell frymën e sisitemit “Bonus Malus”. Kjo ishte sinjali i parë që gjërat kishin nisur të ndryshonin për keq në AMF, ndërkohë që në treg po futej Avni Ponari. Koecientët e rinj hynë në fuqi në janar 2025, ndërsa z.Ponari mori frenat e SIGAL pak javë më vonë.

Yesterday — 3 August 202527.al

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

By: 27 ok
3 August 2025 at 22:00

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një rekord që tregon nivelin më të ulët të basketbollit shqiptar.

Dy ekipet u ndeshën në fazën e grupeve të Divizionit B të Eurobasket 2025 për femra.

Po të shohësh rezultatet e tjera të grupit të Shqipërisë duket rivaliteti dhe konkurrenca. Ndërsa ekipi ynë, përveç paraqitjes amatoreske, ka mungesë karakteri dhe guximi për të konkurruar në nivele të tilla.

Ndërkaq edhe djemtë kanë marrë rezultate aspak inkurajuese.  Shqipëria ka mbyllur konkurrimin e saj me Kombëtaret U18 në Divizionin C të Kampionatit Europian të basketbollit për këtë grupmoshë. Ndonëse bëhet fjalë për nivelin kategorinë më të ulët kontinentale në sportin e koshit, përfaqësueset kuqezi nuk mundën që të futeshin në zonën e medaljeve, as me vajzat dhe as me djemtë, duke vazhduar kështu të “parkohen” në Divizionin C.

Pasi ishin kualifikuar në grup, me një fitore dhe një humbje, Shqipëria U-18 e vajzave luajti të shtunën gjysmëfinalen në Divizionin C të Europianit që u mbajt në Andorrë. Vajzat kuqezi u mposhtën nga Gjeorgjia me rezultatin e thellë 72-104 (19-25, 11-30, 21-27, 21-22). Pasi humbi shansin e finales, skuadra e drejtuar nga Eliverta Bujari u rikthye dje në parket për ndeshjen e vendit të tretë, teksa përballë kishte Maltën. Por Shqipëria nuk ia doli as për bronzin, pasi u mposht me rezultatin 56-80 (16-22, 9-20, 21-20, 10-18). Kështu, vajzat tona e mbyllën në vendin e katërt mes shtatë ekipeve modeste që morën pjesë në Divizionin C, duke regjistruar një fitore dhe tri humbje.

Duarbosh doli edhe ekipi djemve në Divizionin C të Kampionatit Europian që u mbajt në Tiranë më datat 19-27 korrik. Të renditur në vendin e tretë në Grupin B, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja fituan më pas dy takimet për klasifikimin final 5/8. Të shtunën, Shqipëria mposhti Monakon në shifra të thella 80-41 (27- 9, 20-13, 13-9, 20-10), ndërsa të dielën triumfoi bindshëm kundër Moldavisë me rezultatin 88-66 (18-14, 22-17, 27-18, 21-17). Ndonëse me katërt fitore në gjashtë e ndeshjet e luajtura në “Feti Borova”, përfaqësuesja kuqezi nuk mundi që të shkonte më shumë se vendi i pestë në Divizionin C.

Këto janë shkollat 12 milionë euro të Fidel Yllit që nxjerrin talente?

Në 11 janar 2022, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në mbledhjen e zhvilluar me qeverinë dhe Ministren e Arsimit dhe të Sportit, Evis Kushi foli për projektin që u akordua me një fond 5 milionë euro për sportin në tre nivelet e arsimit, teksa ai shtoi se të gjithë do të paguhen nga ky fond.

“Ky projekt do të jetë në tre nivele, në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe në universitete. Kjo ka të bëjë që do të bazohet te profesionalizmi i sportit, do të zgjidhen ekipet më të mirë të basketbollit dhe i volejbollit të 9-vjeçares, gjimnazit dhe në universitete me trajner profesionistë që do të paguhen.

Projekti do të prekë afërsisht 16.000 nxënës dhe studentë, do të krijohen më shumë se 750 skuadra sportive në këto dy sporte në tre nivelet e arsimit në meshkuj dhe femra. Më shumë se 380 trajner basketbolli dhje volejbolli që do të paguhen nga ky fond që ka akorduar qeveria.”

Pasi i bëri rrush e kumbulla këto lekë, Fidel Ylli mori para të tjera. Me vendim qeverie të datës 23 korrik 2025, kryeministri Edi Rama i ka akorduar Komitetit Olimpik Shqiptar edhe 5 milionë euro të tjera për të ashtuquajturat ekipe sportive të shkollave, duke e çuar totalin e fondeve të dhëna në 12 milionë euro. Këto fonde janë akorduar me kërkesë të Fidel Yllit dhe me propozim të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke ndryshuar për herë të tretë vendimin nr. 893, datë 27.12.2022.

Në këtë vendim, përcaktohet se 250 milionë lekë i janë dhënë si fond për vitin 2022, 350 milionë lekë për vitin 2023 dhe 150 milionë lekë për vitin 2024. Njëkohësisht, 200 milionë lekë janë dhënë për ndërkombëtarizimin e sporteve dhe aktivitetet jashtë vendit, ndërsa për vitin 2025 janë parashikuar 308 milionë lekë të tjera.

Komiteti Olimpik Shqiptar ka detyrim të paraqesë çdo vit në muajin shkurt projektet dhe shpenzimet e realizuara, por ky detyrim nuk është respektuar asnjëherë. Për vitin 2025, afati është shtyrë në muajin gusht. Dyshimet për abuzim thellohen nga fakti se nuk ka asnjë rezultat në terren. Paratë nuk shkojnë për të rinjtë, por shpërdorohen nga kreu i KOKSH-it. Por mbi të gjitha është vetë niveli i sportit që po prezantojmë në arenën ndërkombëtare, që e nxjerr zbuluar abuzimin në vite të KOKSH-it.

Before yesterday27.al

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

By: 27 ok
26 June 2025 at 16:07

Në një epokë ku teknologjia është e pranishme në çdo aspekt të jetës sonë, bota dixhitale ofron mundësi të pafundme për lidhje, mësim dhe argëtim. Por ajo që duket si një botë magjike, fsheh rreziqe serioze, veçanërisht për fëmijët që lundrojnë shpeshherë pa busull, në një xhungël “lidhjesh” e informacioni pa filtër.

Lider në telekomunikacion prej 24 vitesh, Vodafone Albania lançoi fushatën 1 vjeçare “Prindërimi Dixhital”, në vijim të iniciativave me të njëjtin tematikë të Vodafone Group në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, për t’i dhënë prindërve informacionin dhe mjetet e duhura, që fëmijët e tyre ta përdorin teknologjinë dhe internetin në mënyrën më të sigurtë, të përgjegjshme dhe të shëndetshme. Udhërrëfyesi dixhital i lançuar nga Vodafone, i disponueshëm në të gjitha kanalet dixhitale të Vodafone Albania, përbën databazën më të madhe dhe të besueshme online në Shqipëri dhe përfshin udhëzime praktike, se si prindërit të vendosin kufij për përdorimin e pajisjeve, mbikëqyrjen e përmbajtjes që shikojnë fëmijët dhe zhvillimin e një komunikimi të hapur për botën online, duke i ndihmuar njëkohësisht të përfitojnë nga mundësitë që i ofron teknologjia.

Vodafone Albania solli një risi në tregun shqiptar në mënyrën e lançimit të fushatës “Prindërimi Digjital”, me një event jokonvencional, mes dy gjeneratash në sallën e Teatrit Kombëtar të Kukullave, konceptuar si një show triptik, ku u ndërthurën rrëfenja monolog “Xhindi nga ekrani – një përrallë nga e ardhmja me magji dhe hije”, një talk show me 6 fëmijë të grupmoshave 9-15 vjeç të intervistuar nga prindërit e tyre, që preknin temat e rreziqeve kryesore nga bota dixhitale, si edhe lançim i Udhërryfyesit Prindërimi Digjital dhe pajisjes monituruese “Happy Talk Kids Watch”.

Në monologun hyrës “Na ish një here…” të rrëfyer nga Jonida Lakuriqi, Drejtore e Ligjore, e Politikave Publike & Marrëdhënieve të Jashtme, Kryetare e Fondacionit Vodafone Albania, u përcollën mesazhe të forta e emocionuese, nëpërmjet simbolikës së Xhindit që tashmë nuk del nga Llampa, por nga Ekrani Magjik dhe plotëson çdo kërkesë a dëshirë të fëmijëve, vetëm me një prekje ekrani, duke i kthyer, në fakt, pa kuptuar ata vetë, në varësinë e Xhindit që nga një shërbëtor i dobishëm po kthehet në një Zot të rrezikshëm, që na komandon jetën. Nëpërmjet paralelizmit midis dy gjeneratave të rritura në epoka të ndryshme, kur fëmijëria e prindërve jetohej para televizorit bardh e zi, me fletore prej letre, me lojra në oborr e në Teatrin e Kukullave, ku vetë eventi u mbajt, dhe asaj që po jetojnë fëmijët sot, me piksela e me avatar, që dalëngadalë, duket sikur po mbyten në dritën blu të ekranit.

Monologu rrëfenjë i Znj. Lakuriqi u mbyll me mesazhin që përbënte thelbin e konceptit të fushatës së Prindërimit Dixhital: “Të ruajmë dritën e Llampës magjike. Që kur fëmijët me një prekje ekrani të shprehin një dëshirë, të jetë e bukur, me kuptim, besim e shpresë për mirë. Për atë që brezi i Millenials e solli si një premtim. Xhindi i ekranit, si një shërbëtor i jashtëzakonshëm e i dobishëm, çdo herë pasi çonte në vend urdhërat e të Zot’ “kyçej” në Llampë, që ata, njerëzit të ëndërronin, krijonin e dashuronin në jetë të jetëve. Siç vetëm njerëzit, krijesat më magjike në Univers, dinë!”.

Në panelin e stilit “PiterPan talk show” fëmijët Hana Bushati (15 vjeç), Brian Salaj (14 vjeç), Aila Mosho (13 vjeç), Matis e Siena Çibuku (9 vjeç) shkëmbyen eksperienca dhe kuriozitete me prindërit e tyre Manjola Bushati Lloja, Blendi Salaj, Viola Puci dhe Jonida Lakuriqi, mbi përdorimin e pajisjeve dhe rrjeteve sociale; varësinë nga ekrani, shëndeti mendor; ekspozimi ndaj përmbajtjes së dhunshme dhe bullizmi online; rreziqet nga persona të panjohur (Grooming); presioni shoqëror; cënimi i privatësisë dhe përdorimi i të dhënave personale. Talk show u shoqërua për secilën temë me video dhe statistika shqetësuese botërore mbi rreziqet e botës dixhitale.

Eventi “Dritëhijet e Botës Digjitale- Një rrëfenjë nga e ardhmja” do të pasohet nga një seri eventesh që Vodafone Albania do të organizojë në kuadrin e fushatës “Prindërimi Dixhital”.

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

By: 27 ok
28 May 2025 at 16:24

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në ambientet e Medresesë Tiranë.

Projekti, tashmë për të dytin vit radhazi, financohet nga Qendra Bamirëse “Mbreti Selman” dhe zbatohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Në ceremoninë e hapjes, morën pjesë: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fajsal Gazi Hifdhi, Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, myftinj nga rrethe të ndryshme të vendit ku shtrihet projekti, si dhe familjarë dhe fëmijë përfitues.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Spahiu shprehu vlerësimin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi me qendrën “Mbreti Selman”. Ai theksoi se për KMSH-në është nder të jetë partner kryesor në mbështetjen e 150 fëmijëve jetimë në 10 rrethe të ndryshme të vendit.

Bashkëpunimi ynë me qendrën “Mbreti Selman” më shumë se sa një projekt, është një mision i përbashkët për të sjellë dritë dhe shpresë në jetën e kësaj kategorie fëmijësh. Kjo është një përgjegjësi që e mbartim me nder dhe përkushtim.” – u shpreh Kryetari Spahiu.

Ndërsa Ambasadori Hifdhi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se mbështetjet e kësaj natyre janë shprehje e vizionit humanitar të mbretit Selman.

“Kujdesi për jetimët nuk është vetëm detyrë humane, por edhe përgjegjësi morale që na bashkon si kombe dhe si njerëz. Është kënaqësi të shohim se ky vizion përjetohet dhe realizohet edhe në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët tanë të besueshëm,” – tha Ambasadori Hifdhi.

Gjatë ceremonisë foli edhe Myftiu i Beratit, z. Bilbil Talla, i cili ndau disa reflektime mbi zbatimin e projektit.

Po ashtu, në emër të familjarëve dhe famijëve përfitues të këtij projekti, ndanë përshtypjet e tyre një nënë dhe një fëmijë i pranishëm në aktivitetin inaugurues. Ata u shprehën se ndihma financiare mujore ka qenë një lehtësim i madh për familjen, sidomos për përballimin e nevojave bazë të fëmijëve si ushqimi, veshmbathja apo shkolla.

Në përfundim të ceremonisë, u shpërndanë në mënyrë simbolike mbështetjet financiare mujore për muajin Maj. Krahas ndihmës ekonomike, projekti përfshin edhe angazhimin edukativ përmes kurseve javore me fëmijët në myftinitë përkatëse.

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

By: 27 ok
19 May 2025 at 18:20

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz, duke siguruar lidhje të pandërprerë për mbi 500 gazetarë dhe media ndërkombëtare, që mbuluan këtë ngjarje të nivelit të lartë. Ndërsa udhëheqësit e Evropës u mblodhën për të adresuar sfidat kritike rajonale, infrastruktura e përparuar 5G e Vodafone siguroi komunikim në kohë reale e me shpejtësi të lartë, duke vënë edhe njëherë në dukje rolin e Vodafone si lider në transformimin digjital të Shqipërisë.

Një Samit me Rëndësi Strategjike i organizuar në kryeqytetin plot jetë të Shqipërisë, Tiranë, bëri së bashku krerët e shteteve, politikëbërësit dhe diplomatët nga e gjithë Evropa për të nxitur bashkëpunimin mbi sigurinë, inovacionin dhe rritjen ekonomike. Eventi vuri edhe njëherë theksin te rëndësia që Tirana po merr në skenën evropiane dita ditës. Një moment ku Vodafone Albania kontribuoi përmes teknologjisë.

Interneti 5G i siguruar nga Vodafone ishte suporti kryesor në Mbulimin Global Mediatik. Në këtë event me mijëra pjesëmarrës dhe ku ishte përqendruar gjithë vëmendja e botës, lidhja e besueshme ishte jetike. Rrjeti i fuqishëm dhe i vërtetë 5G i Vodafone Albania mundësoi transmetime të drejtpërdrejta pa ndërprerje, transferime të shpejta të të dhënave dhe komunikim për gjigantët e medias botërore si Reuters, BBC dhe Euronews. Gazetarët u lidhën me rrjetin Vodafone me shpejtësitë gigabit për të transmetuar konferenca shtypi, për të zhvilluar intervista dhe për të raportuar në kohë reale.

“Mbështetja e një eventi të këtyre përmasave është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj inovacionit dhe besueshmërisë”, tha Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, Balazs Revesz. “Ekipi ynë instaloi infrastrukturën e rrjetit 5G në të gjitha vendet e eventit, duke siguruar që çdo delegat dhe gazetar të përjetonte fuqinë e 5G. Kjo është dëshmi e misionit tonë për të garantuar që Shqipëria të jetë e ndërlidhur me Europën në kohë reale.”

Teksa Shqipëria përforcon pozitat në dialogun evropian, Vodafone mbetet e përkushtuar për të avancuar infrastrukturën digjitale të vendit, duke u siguruar që vendi ynë të jetë i gatshëm të organizojë me vetëbesim ngjarje globale të niveleve të larta.

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

By: 27 ok
19 May 2025 at 15:00

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe kompanisë “Sark” të Arben Kajollit për barin sintetik të minifushave. Plot 140 milionë lekë është fondi limit që u ka kaluar Kajollëve nga buxheti i taksapaguesve fierakë për barin e fushave që ekzistojnë vetëm në letra dhe projekte.

Bashkia Fier ka shumë pak terrene sportive, por paska shumë lekë për të mbjellë fushave.

Tenderi është mbajtur me një pjesëmarrës, duke dëshmuar jo thjesht mungesë konkurrence, por zbatimin e kodeve mafioze, ku firmat nuk afrohen sepse fituesi dihet qysh më parë që është Kajolli. Kjo kompani ka fituar afro 200 tendera nga bashki të ndryshme, sidomos ato të qarkut Fier, ku në pjesën dërrmuese dallohet favorizimi nga zyrtarët. Kompania është krijuar në Fier më 2004 nga Arben Kajolli, kur të afërmit të tij, Fatmir Kajollit nuk i kishte ardhur akoma dosja e drejtësisë italiane e trafikut të drogës. Kajollët me mbështetjen e Fatmir Mediut krijuan një numër kompanish që do të bëheshin pranishme në tenderat publikë. Ata konkurrojnë me disa familje të tjera mafioze në Fier, si Ben “Qimja” dhe Renato “Çami”, të cilët gjithashtu marrin pjesën e tyre të buxhetit nga bashkitë e qarkut Fier.  Megjithatë, “Sark” nuk u fut në listën e sekuestrimeve nga prokuroria.

Tenderi i barit sintetik që po raportojmë sipas dokumenteve është njoftuar më 27 mars 2025, por kontrata me “SARK” shpk është shpallur 4 ditë para zgjedhjeve. Objekti i tenderit është “Terrene sportive (furnizim/vendosje Bar Sintetik 5 cm për rehabilitimin e terreneve sportive) me fond limit 14 066 099,00 lekë pa TVSH.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kontratë e dyshimtë

Kontrata e këtij tenderi është si një çek i bardhë, ku shifra vendoset sipas nevojës dhe dëshirës. Në dokumentet e tenderi nuk ka një argumentim të fondit limit. Si u përllogarit shifra 140 milionë lekë? Cilat fusha janë dëmtuar, ose cilat terrene kanë nevojë për shtrim me barin sintetik. Edhe afati duket i vendosur formalisht. Furnizimi i fushave ekzistuese mund të bëhet për disa  javë. Ndërsa 2 vjet apo më shumë mund të jetë garancia e shtresës së barit sintetik, ku kompania mban përgjegjësitë e saj.

Sipas dokumenteve ka një sasi të pritshme të furnizimit, ndërsa lihet e hapur që kjo të bëhet sipas kërkesës së bashkisë.

Pra, nuk ka një grafik të përcaktuar qartë të furnizimit me tapetin e barit sintetik.

Nga ana tjetër, ka një kontradiktë brenda përshkrimit të kontratës. Në çmimin për njësi dhe vlerën e ofertës, përfshihen furnizimi, transporti dhe realizimi i shtresave

përkatëse në objekte me mjetet dhe pajisjet e operatorit ekonomik, deri në destinacionin e kërkuar nga autoriteti kontraktor. Operatori ekonomik fitues do të marrë përsipër edhe procesin e realizimit të shtresave me materialet objekt prokurimi, e terreneve sportive.

Më tej shtohet një rrethanë që lë hapësirë për abuzim. “Në disa terrene sportive do të kërkohet ndërhyrje shtresa bazë, shtresat mbështetëse, rrethimi, etj., por këto ndërhyrje janë planifikuar të kryhen nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e për të cilat rast pas rasti do të duhet të rakordohet me subjektin kontraktues”, thuhet në kontratë. Pra, punën do ta bëjë bashkia, ndërsa lekët do t’i marrin Kajollët.

Dokumentet e tenderit nuk kanë asnjë specifikim teknik se si duhet të jenë këto shtresa bari, përjashtuar trashësinë që jepet që në emërtimin e prokurimit, Shtojmë këtu se kjo kompani nuk ka asnjë licencë të regjistruar në QKB për momentin.

Ndërkohë bari i fushave sportive duhet të jetë me parametra të veçantë, të mos jetë i dëmshëm për shëndetin e përdoruesve dhe të kryejë funksionin. Të paktën, bashkia duhet të vendoste si kriter disponimin e autorizimit nga prodhuesi i këtij produkti.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

By: 27 ok
17 May 2025 at 18:23

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si Renato “Çami”, i cili disa ditë para zgjedhjeve të 11 majit mori nga Rajmonda Bufi kontratën 48 milionë lekë për furnizim me karburant. Në këtë tender nuk u afrua asnjë biznesmen, sepse dihej që fitues ishte paracaktuar “i forti” i Fierit.

Tenderi me dy “flamuj të kuq”

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Roskovec me objekt furnizimin me “Karburant, vaj dhe graso” me fond limit 3 999 629,00 lekë.

Ky tender ishte shpallur nga Rajmonda Bufi më 6 shkurt 2025, por në ditën e hapjes së zarfeve me ofertat procedura e prokurimit u anulua. Në dokumentet që shqyrtuam në Agjencinë e Prokurimit Publik del se nuk u dorëzua asnjë ofertë.

“Bazuar në procesverbalin nr. 1272 prot datë 17.02.2025 të vlerësimit të KVO nuk rezulton asnjë Operator ekonomik pjesëmarrës, rrjedhimisht kjo procedurë anulohet”, theksohet në këtë vendim.

Bufi e ka rishpallur procedurën më 24 shkurt 2025 dhe ka caktuar për mbajtjen e tenderit datën 10 mars 2025.

Tenderi është anuluar sërish sepse asnjë biznes nuk mori pjesë. Duket qartë se në këtë bashki tenderat janë në paracaktuar prandaj nuk ka pjesëmarrje të lartë.

Në bazë të ligjit ky tender nuk mund të rishpallet, por duhet hartuar nga e para. Por në Bashkinë Roskovec njohin vetëm Bufin, jo ligjin. Kështu më 8 prill 2025 tenderi hapet për herë të tretë. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 18 prill 2025. Merrte pjesë vetëm një operator ekonomik dhe ky ishte “A G A -1” SHPK me pronar Renato Salin. Përpara zgjedhjeve, më 5 maj 2025, firma e Renato Salit u shpall fituese, megjithëse kishte propozuar ofertën sa 100% e fondit limit.

Sipas dokumenteve, vlera përfundimtare e kontratës së firmosur nga Bufi për Salin është 4 766 246.28 lekë.

Për shkeljet e kryera, procedura e këtij tenderi ka marrë nga Open Data Albania dy “flamuj të kuq” që tregojnë risk të lartë korrupsioni: Njëri është për mungesë konkurrence, ndërsa tjetri është për anulim të tenderit më shumë se dy herë.

Kush është biznesmeni i preferuar nga Bufi?

Renato Sali njihet në Fier si Renato “Çami”. Emri i tij nuk është i panjohur për drejtësinë. Sali është marrë i pandehur nga Prokuroria e Fierit së bashku me Gramoz Yzeirin për vrasjen e Xheladin Qelisë, në vitin 1998. Gjykata e Fierit, më 8 nëntor 2010, ka shpallur fajtor vetëm Gramoz Yzeirin. Për Salin u shpreh se nuk kishte prova, pasi dëshmitarët kishin dhënë deklarime kontradiktore ndaj tij.

Në prill të vitit 2004, në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda është regjistruar procedimi penal nr. 131, për “Organizim dhe drejtimi i organizatave kriminale”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në sasi të mëdha e në bashkëpunim dhe për “Falsifikim të dokumenteve”. Prokuroria e krimeve të rënda ka shpallur mos-kompetencën dhe ka dërguar aktet në Prokurorinë e Fierit.

Aktualisht Renato Sali i konsideruar si një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Fier, është në hetim nga SPAK, në një dosje voluminoze të ndarë me Nr.75/2. Veç emrit të Renato Salit, në hetim janë Viron Tavanxhiu, dhe një shtetas me emrin Tarjon, nga qyteti i Fierit që rezulton të jetë nipi i Renato Salit.

Të gjithë këta personazhe, janë përmendur nga dëshmia e bashkëpuntorit të SPAK, Skerdi Tasi, sipas të cilit kanë paguar para dhe apartamente në këmbim të vrasjes me armë të Agim Boriçit dhe Ilir Boriçit, ngjarje e ndodhur në Prill 2018.

Njëherësh emri i Renato Sali, është përmendur dhe nga dëshmia e Agim Boriçit, i cili ka dyshuar se sulmin me armë në lokalin e tij në Fier, dyshonte se e kishte organizuar dhe financuar Renato Sali.

Nga ana tjetër dhe Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i SPAK gjatë një ballafaqimi në Mars 2023, mes bashkëpunëtorit të SPAK, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, Dumani përmend Renato Çamin, si person që kërkonte jo vetëm eliminimin e Dokles, por dhe të mikut të tij, Arben Isufaj alias “Ben Qimja”.

”…kam diçka për të shtuar që s’e kam thënë më përpara. Doja të flisja për një çështje që nuk është diskutuar fare më parë. Teksa flisja një ditë me Henrik Hoxhaj, më ka dërguar në aplikacionin “Matrix” fotografi me screnshoot të bisedave që Henrik Hoxhaj, fliste me një person që quhet Renato Çami, i cili interesohej në lidhje me vrasjen e “Ben Qimes” dhe Endrit Dokles. Personi jepte 1 milion e 200 mijë euro për vrasjen e këtyre dy personave…”-ka treguar i penduari Nuredin Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se ky personazh i botës së krimit që komandon pushtetin në Fier dhe qeveritarë në Tiranë, është futur në hetim intensiv për trafiqe ndërkombëtare, vrasje, pasuri më burim aktivitetet kriminal e afera korrupsioni me zyrtarët e shtetit…

Nga ana tjetër, Sali ka krijuar një “perandori” ekonomike financiare me biznese tregtim karburantesh, bar-kafe-restorante, hotele, tregti makinash, ndërtime pallatesh në Fier e Tiranë dhe çdo vit merr nga 2 milionë Euro tenderë shtetëror nëpërmjet firmës së tij “AGA-1 Sh.p.k”.

Ai sot është një sipërmarrës, që ka fituar dhjetëra milionë euro nga tenderët publikë të bashkive dhe të Albpetrol-it. Në vitin 2014 ai ka blerë për 2.6 milionë lekë (50%) të kuotave në shoqërinë AGA-1 sh. p. k., në Fier, me objekt të veprimtarisë tregtimin e karburanteve, sektorin e ndërtimit, import-eksport, etj. Shoqëria është regjistruar në 2005-ën më kapital fillestar 100 mijë lekë.

Shoqëria AGA-1, që prej vitit 2016 e deri para pak muajve ka fituar dhjetëra tenderë nga pushteti vendor. Nga Bashkia e Fierit ka fituar 23 tenderë dhe 15 të tjerë prej Bashkisë së Roskovecit, me vlerë mbi 790 milionë lekësh ose rreth 7.5 milionë euro. Pothuajse gjysma e tyre, 15 tenderë, janë me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence. Bashkia e Fierit prej dekadash drejtohet nga socialistët dhe që prej vitit 2015 nga Armando Subashi, ish-gjyqtar dhe ish-deputet i Partisë Socialiste. Prej vitit 2015 edhe në krye të Bashkisë së Roskovecit është socialistja Majlinda Bufi.

Prej vitit 2019 AGA-1 ka fituar 10 tenderë nga Albpetrol, me vlerë 695 milionë lekë, afro 7 milionë euro. Nga 10 tenderë të fituar, gjashtë identifikohen me “flamur të kuq”. Në pesë raste ka munguar konkurrenca, ndërsa në një prokurim janë skualifikuar të gjithë garuesit, përveç fituesit. Thuajse të gjitha tenderat e fituara janë për furnizimin e këtyre institucioneve me karburante të llojeve të ndryshme.

Ndërsa, kryetarja e Bashkisë Roskovec, Rajmonda Bufi, ka në ngarkim disa kallëzime në SPAK. Ndaj saj kanë nisur hetimet, por vetëm është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe më tej nuk ka pasur masa sigurie. Në ndërkohë, Bufi vazhdon të shpërdorojë buxhetin e bashkisë me tendera korruptivë ku favorizon edhe personazhe të botës së krimit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

By: 27 ok
16 May 2025 at 18:26

Nuk u habitëm që qeveria ka në plan të heqë nga buxheti i ndihmës ekonomike 1000 persona. Pikëpyetja ishte se ku shkojnë këto para? Përgjigjen na e jep veprimi i drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila bën një tender për të mbushur arkën Gerond Meçes me paratë e ndihmës ekonomike. Tenderi afro 2.3 miliardë lekë justifikohet me një projekt për “përmirësimin” e  sistemit informatik që mban listat e njerëzve të shtresave shoqërore në nevojë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit lidhi kontratën këto ditë me kompaninë e Gerond Meçes “Advanced Business Solutions – ABS” Shpk, e cila përgjigjet për me 90 % dhe firmën “Synapse ATS Shpk” me pronar Bernard Toçen, që mbulon 10 %.

Në përshkrimin e shkurtër të kontratës jepet objekti: “Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me aftësi të Kufizuar dhe Shërbimit Social”. Kohëzgjatja e kontratës është 1 vit implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.

Fillimisht, në fund të vitit 2024, kur u njoftua hapja e tenderit, mësuam se kontrata e kishte fondin limit 226,460,451 Lekë pa TVSH ose 2,307,524 Euro pa TVSH.

Megjithëse, sipas dokumenteve, fituesi është shpallur më 22 prill 2025, njoftimi publik është bërë në Buletinin e APP të datës 12 maj 2025.

Tender fiktiv me pjesëmarrës pa oferta

Në tenderat ku hyn Gerond Meçe, nuk i lihet asgjë rastësisë, por procedura futet në skemat e korrupsionit.

Kështu, për t’u siguruar se tenderi nuk do të regjistrohet me “një pjesëmarrës” futen operatorë të tillë si firma “NAOL” SHPK e cila nuk ka asnjë interes në këtë prokurim. Tenderat me një pjesëmarrës janë ligjëruar nga qeveria, por jo nga monitorimi anti-korrupsion, që i cilëson këto praktika të dyshimta. Kompania “NAOL” nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe asnjë dokumentacion në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Pra llogaritet si ofertë me vlerë zero lekë.

“NAOL” shpk merr pjesë vazhdimisht në këtë rol dhe nuk bën oferta në tenderat e AKSHI-t. Ajo është një kompani pa bilanc ekonomik dhe pa asnjë licencë të regjistruar në QKB.

Më tej kompania “Advanced Business Solutions – ABS”, dhe “Synapse ATS” kanë bërë ofertën 214 896 000 Lekë me TVSH.

Kompania tjetër pjesëmarrëse është “IMAGE & COMMUNICATION DEVELOPMENT”, e Igli Gjelishtit, një klient i madh i tenderave të Karçanajt, ka ofruar 219 665 646 Lekë pa TVSH. Kjo shifër është shumë pranë fondit limit nuk i bën konkurrencë kolegut.

Gerondi thith buxhetin e AKSHI-t për llogari të baxhanakut të Ramës

Nga të dhënat publike të Thesarit të Shtetit, rezulton se kompanitë e Gerond Meçes, janë përfituesit e 53 milionë eurosh tendera nga AKSHI. Meçe është ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e përdorur nga Meçe për të fituar tenderat e AKSHIT, në vitin 2012 deklaronte xhiro 131 milionë lekë, ndërsa në vitin 2024 qarkulloi mbi 18 milionë euro. Kjo kompani ka fituar dhjetëra tendera nga AKSHI, por edhe institucione të tjera publike.

Armand Frnagu, baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas të dhënave të siguruara nga QKB, rezulton aksioner në 2 kompani, “B360” e bashkëthemeluar me Gerond Meçe dhe “SIRMA” e themeluar në vitin 2017 me ortak kompaninë “SIRMA” inc ku Armand Frangu ka në zotërim 45% të aksioneve. Të dyja këto kompani kanë si objekt shërbimet IT. Pasi Gerond Meçe merrte tendera publik nga AKSHI, kompania e tij kontraktonte për kryerjen e punimeve firmat e Armand Frangut, me të cilin kanë ndarë të njëjtat zyra.

Kjo lidhje është faktuar dhe më parë midis kompanisë “ABS” dhe “B360” ku sipas bilanceve marrin dhe japin shërbime njërit tjetrit qe nga themelimi. Një tjetër skandal, i zbuluar nga mediat është se shtetasja Ermonela Denaj, drejtoreshë e I-gov pranë AKSHIT, është njëkohësisht kunata e Gerond Meçes, njeriut që merr tenderat nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe më pas i kanalizon te Armand Frangu. Denaj gjithashtu ka qenë në disa projekte edhe si përgjegjëse për zbatimin e kontratës, duke pasur konflikt të hapur interesi.

Për të rritur kostot fiktivisht dhe qarkulluar miliona euro, Gerond Meçe themeloi kompaninë AIBS. Kjo kompani, sipas denoncimit të bërë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe të dhënave të QKB, rezulton me fitime qindra fish më shumë se shpenzimet. Elementi që fakton këtë gjë është fakti se të njëjtët persona që rezultojnë punësuar tek AIBS janë të punësuar edhe tek ABS. Pra, i njëjti pronar themelon 2 kompani, me njërën fiton tenderat e AKSHI-t me çmime shumë të larta të ofrimit të shërbimit dhe i duhet të shtojë shpenzimet, kështu që themelon kompaninë e dytë me të cilën rrit shpenzimet fiktivisht me rreth 10 milionë euro. Për ta bërë sa më të besueshme kompaninë regjistron 10 punonjës të cilët punojnë po te kompania kryesore që merr tenderat.

Tender i shtrenjtë për listat, ndërsa ulet numri i përfituesve nga shtresat në nevojë

Në projektbuxhetin për vitin 2025, thuhet se konkretisht synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që do të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike do të jetë mesatarisht 62 000 përfitues në vit, ku për vitet 2026-2027 parashikohet të ulet me 1000 familje.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2023 tregojnë se janë rreth 158 mijë individë të papunë në Republikën e Shqipërisë.

Pra, është e qartë se qeveria nuk është në anën e njerëzve të pambrojtur, por kafshatën e tyre ua jep oligarkëve!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

By: 27 ok
15 May 2025 at 18:27

Blendi Gonxhe zbulon dy vëllezërit biznesmenë nga Bishtqethëmi i Lushnjes, Enea dhe Aldi Llazo dhe u jep menjëherë dy tendera me vlerë totale afro 4.7 miliardë lekë. Brenda tre ditëve, 2 kontrata! Çfarë i tërheq zyrtarët e “Rilindjes” tek këta dy vëllezër? Edhe Blendi, ashtu si Niko Peleshi, Dritan Agolli, Evis Berberi e me radhë, nuk i ka rezistuar ofertës së dy vëllezërve.

I skualifikon të gjithë përveç Llazove

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e fundit të firmosur nga vartësja e Gonxhes tek Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP).

Është fjala për procedurën e prokurimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me objekt “Rikonstruksion i shkollës së mesme profesionale ” Hasan Gina” Lushnjë”. Janë 143 156 814,00 lekë të vendosura si fond limit nga komisioni i Gonxhes tek OBP, por siç do ta shohim më poshtë, kontrata që do të lidhet me vëllezërit Llazo shkon më shtrenjtë.

Për shkeljet e konstatuara, tenderi ka marrë një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Skema e Goxhes me Fiqiri Palin dhe Aldi Llazon

Tenderi u njoftua në Agjencinë e Prokurimit Publik më 21 nëntor 2024 dhe në kundërshtim me ligjin data e  fundit për dorëzimin e Dokumenteve ishte vendosur më 6 dhjetor 2024. Ndërsa afati për këtë procedurë me vlerë të lartë monetare duhet të ishte të paktën 35 ditë.

Megjithëse në këtë procedurë do të paraqiteshin 17 pjesëmarrës të cilët duhet të konkurronin me ofertat e tyre, tenderi u kthye në një farsë mes komisionit të Gonxhes dhe KPP-së që drejtohet nga Jonaid Myzyri.

Loja e Gonxhes ishte me plan A dhe plan B: zgjedhja e parë ishte “SIRETA 2F” e Fiqiri Palit, e dyta “Llazo” Shpk e vëllezërve Llazo.

Natën e Vitit të ri më 31 dhjetor 2024, është publikuar në SPE njoftimi i fituesit paraprak që ishte operatori ekonomik “S I R E T A 2F”. Ai kishte ofruar ta kryente rikonstruksionin me vlerën 94,179,482.00 lekë pa TVSH.

Ndërkohë ishte skualifikuar oferta më e ulët që propozohej nga bashkimi i operatorëve “MF INVEST GROUP” SHPK, “C.E.C GROUP” SHPK, dhe “Mane/S” SHPK. Oferta e tyre është 92,578,732.13 lekë.

Ata janë skualifikuar për mungesën në staf të një audituesi energjetik, fakt të cilin e kundërshtojnë me ankimimet e tyre.

Më pas vinte oferta e  “LLAZO” sh.p.k. me vlerë 98,023,514 lekë pa TVSH.

Loja e Jonaid Myzyrit të KPP-së

Më pas loja e Gonxhes u koordinua në KPP me Jonaid Myzyrin për të shuar ankesat e pjesëmarrësit me ofertën më të ulët që kundërshtonte vendimin mbi skualifikimin.

Në datën 3 janar 2025, nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit të Gonxhes, është administruar ankesa e bashkimit të operatorëve “MF INVEST GROUP” SHPK, “C.E.C GROUP” SHPK, dhe “Mane/S” SHPK për procedurën e prokurimit.

Pas shqyrtimit të ankesës Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të pranojë pjesërisht ankesën, por ky akti vetëm sa i dha kohë Gonxhes të vazhdojë me planin e tij. Në datën 3 mars 2025, KPP vendosi sërish “të mos e lejojë OBP” të vijojë me hapat e mëtejshëm, pasi komisioni nuk i kishte rishikuar arsyet e skualifikimit të BOE “MF Invest Group” SHPK dhe “ C.E.C Group” SHPK dhe “Mane/S” SHPK.
Ndërsa 9 ditë më vonë KPP i hapi dritën jeshile Gonxhes të vepronte. Në njoftimin e fituesit publikuar më datë 25 mars 2025, mes pjesëmarrësve të skualifikuar, ishte edhe operatori ekonomik “S I R E T A 2F” sh.p.k. Arsyeja ishte se kompania e Fiqiri Palit ishte përjashtuar me vendim të APP nga e drejta e fitimit të kontratave publike për 6 muaj. Kujtojmë se Pali është i dënuar për korrupsion me tenderat dhe kompaninë ia ka kaluar formalisht familjarëve. Ky fakt nuk e ka ndaluar Blendi Gonxhen që t’i hedhë tendera të mëdhenj peshkaqenit të fondeve publike.
Kështu, më 26 dhjetor 2024, katër ditë para se të shpallej fitues i këtij tenderi, kompania ‘Sireta 2F” kishte nënshkruar kontratën me Gonxhen për “Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale Kampusi Rinor pranë DROFPP nr.4 Tiranë” me fond limit 222 179 998,00 lekë pa TVSH. Tenderi u përfitua me procedurë të shënuar me “Flamur të kuq”.

Duke u kthyer tek tenderi që po raportojmë, oferta fituese që shpallej më 25 mars ishte “LLAZO” sh.p.k. Edhe këtë radhë bashkimi i operatorëve me ofertë të më mirë do të kundërshtonte, por shigjetat ishin ndaj Jonaid Myzyrit. “KPP me vendimin e tij ka marrë kompetencat e komisionit të vlerësimit të ofertave”, thuhej ndër të tjera në kërkesën për rishikim, e cila do të refuzohej më 6 maj 2025.

“Llazo-t” mbingarkohen me miliona euro kontrata njëherësh

Karta e dytë e Gonxhes, vëllezërit Llazo janë të mbingarkuar me kontrata nga ministri i Ekonomisë. Paralelisht me rikonstruksionin e kësaj shkolle, më 25 prill 2025, ministri u ka dhënë Llazove edhe tenderin mbi 3.3 miliardë lekë “Rikonstruksion i Godinës Qendrore Spitali Lushnje”.

Edhe në këtë rast tenderi është dhënë me procedurë me “Flamur të Kuq”. Kjo na shtyn të dyshojmë se nuk është verifikuar fare plotësimi i kushtit të kapacitetit teknik të firmës për të kryer punimet në afat në të njëjtën kohë në të dyja kontratat.

Nga verifikimi i Gijotina.com del se në rikonstruksionin e Spitalit të Lushnjës, sipas kontratës, Llazot angazhohen të kenë dispozicion minimalisht 90 punonjës dhe 29 mjete dhe pajisje teknologjike. “LLAZO” shpk në këtë kontratë mbulon 89 % ndërsa “METEO” sh.p.k 11%. Pra barra e madhe për personelin bie mbi vëllezërit Llazo.

Ndërkohë, për tenderin e riskontruksionit të shkollës së mesme në Lushnjë, sipas kontratës të firmosur më 28 prill 2025, kërkohet një punësim minimalisht prej 40 punonjësish dhe 19 mjeteve dhe pajisjeve teknologjike.

Sipas verifikimeve që bëmë në pasqyrat financiare të kompanisë, rezulton se kompania nuk ka mjaftueshëm fuqi punëtore për të përballuar këto dy kontrata.

Nga ana tjetër Llazot janë përsëritës në shkeljen e ligjit të prokurimeve. Në maj 2024 Agjencia e Prokurimit Publik e ka përjashtuar firmën nga Bishqethëmi për 6 muaj nga pjesëmarrja në tenderat publikë. Sipas vendimit të APP-së, kjo kompani ka mashtruar të paktën në katër tendera duke mos deklaruar gjobën nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Nuk mund të parashikojmë nëse këto dy objekte do të rikonstruktohen pas një viti, por duket se më shpejt do të shohim ministrin Gonxhe të hedhë hapat tek dera e SPAK-ut.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

By: 27 ok
14 May 2025 at 18:29

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani i ka dhënë tenderin 7 miliardë lekë firmës së bashkëshortes së drejtorit të Bashkisë Tepelenë, Lorenc Bamit. Këtë mëkat të kryetares që zëvendësoi Erion Veliajn pas arrestimit për korrupsion, e mësuam në mes të denoncimeve të bëra në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt “Ndërtim Shkollë 9 vjeçare Tipi (2) dhe e mesme Tipi (4), Njësia Strukturore KA 283, Rruga “3 Dëshmorët” me fondin limit 694 106 416,00 lekë.

Tenderi është denoncuar në KPP si i parregullt dhe është kërkuar shfuqizimi i vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nga një prej pjesëmarrësve. Kompania “ULZA” shpk më datë 13 maj 2025 ka depozituar ankesën duke kërkuar skualifikimin e disa prej ofertuesve, përfshirë atë fituese.

“Kërkojmë shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kualifikimin e ofertës të paraqitur nga bashkimi i operatori ekonomik  “NGSTRUCTURES” Sh.p.k” & “G.P.G. COMPANY” Shpk në procedurën e prokurimit objekt shqyrtimi”, shkruan ndër të tjera biznesmeni Ndue Shpani, pronar i ULZA shpk.

Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe për kompanitë “GJIKURIA Sh.p.k” dhe“NOVA CONSTRUCTION GROUP Sh.p.k”.

Sipas denoncimit, bashkia Tiranë i ka kualifikuar këto firma pa plotësuar kriterin ISO. Një nga kushtet e kualifikimit është që firmat duhet të kenë Certifikatën e menaxhimit të cilësisë në Saldim EN-ISO 3834-2:2021 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë certifikatën ENISO 3834-2:2021.

Tenderin e mori gruaja e drejtorit të Tërmet Peçit

Ky është një nga ato tenderat që paracaktohen dhe të gjitha hapat që ndjek komisioni janë me detyrim përcaktim që të nxjerrin fitues një emër të favorizuar. Tenderi është regjistruar nga Erion Veliaj natën e Vitit të Ri më 31 dhjetor 2024 dhe është njoftuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike më 6 janar 2025. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 5 shkurt 2025 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Përfituese e tenderit është kompania “NGSTRUCTURES” shpk e krijuar nga bashkëshortja e Drejtorit të Urbanistikës të Bashkisë Tepelenë, vartësit të Tërmet Peçit. Aleksandra Bami e krijoi këtë kompani më 2017 dhe më pas ia kaloi me letra Hekuran Hoxhës, që është sot administrator.

Megjithëse në këtë procedurë morën pjesë fillimisht 27 kompani të mëdha ndërtuese, tenderi ishte fiktiv dhe u zhvillua vetëm si formalitet.

Qysh në krye të listës ofertuesve shkëlqejnë dy “oferta’ me vlerë zero lekë, që është shenjë se fituesi dihet.

Më poshtë, për të ndihmuar komisionin që të shohë “diferencën” e ofertave futet një kompani partnere e fitueses, që të bëjë një propozim me vlerë shumë të lartë. Konkretisht bashkimi i operatorëve “Ed Konstruksion” dhe ‘Fusha shpk” ka bërë ofertën 528,654,533.50 lekë pa TVSH. Kompania “NGSTRUCTURES” me këto dy partnerë ka fituar tenderin e madh “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Libohovë” më 11 maj 2020.

Në mungesë të eksperiencës në projekte të tilla, firma nga Tepelena ka marrë si mbështetje kompaninë e Paqsor Buzit “GPG COMPANY” shpk, i cili është i njohur për përfitimet dhe favorizimet që i janë bërë nga zyrtarët e tenderave.

Ky bashkim operatorësh propozoi ofertën fituese 431 540 207,00 lekë, por nëse shtojmë TVSH-në, vlera e kontratës shkon afër fondit limit. Pasi u skualifikuan 16 kompani nga gara, komisioni i vlerësimit nuk e pati të vështirë që mes ofertave të mbetur të veçonte kompaninë e Aleksandra Bamit. Data e shpalljes se fituesit, sipas dokumenteve është më 2 maj 2025, por kjo u bë e ditur vetëm pas zgjedhjeve.

Si e krijoi Tërmet Peçi perandorinë me paratë e bashkisë?!

Në vitin 2015, pas fitores së zgjedhjeve lokale, kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, punëson Lorenc Bamin në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

Një vit pasi mori këtë post, gruaja e tij, Aleksandra Bami, në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, krijojnë kompaninë NG STRUCTURES shpk. Në nëntor 2017, Hekuran Hoxha shet 50% të aksioneve të kompanisë djalit të tij, Fatjon Hoxha, për një shumë qesharake prej vetëm 500 eurosh.

Deri në fund të vitit 2017, kompania faturon 11 milion lekë dhe deklaron një fitim prej 600,000 lekë. Një vit më vonë, faturimet e saj rriten 8 herë, duke u lidhur drejtpërdrejt me tenderët e fituar nga Bashkia Poliçan dhe Bashkia Gjirokastër. Kjo rritje galopante e financave të kompanisë të sapokrijuar lidhet drejtpërsëdrejti me thithjen e fondeve publike, pasi në vitin 2018, rezulton se NG STRUCTURES hap 3 adresa sekondare, të cilat lidhen me projekte të financuara nga fondet publike:

Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Refat Keli” në Poliçan; Rikonstruksioni i shkollës “Asim Zeneli” dhe sistemimi i jashtëm në Gjirokastër; Masa inxhinierike për rrëshqitjen në kodrën e Shtufit, Gjirokastër.

Në maj të vitit 2019 Aleksandra Bami shet aksionet shtetastit Fatjon Hoxha. Sipas kontratës, Aleksandra Bami do të përfitojë fitimin  5.8 milionë lekë të vitit 2018 dhe 19.1 milionë lekë si fitim për periudhën janar-prill 2019. Në total nga shitja e aksioneve Aleksandra Bami do të përfitojë shumën bruto 24.9 milionë lekë ose thënë ndryshe rreth 240.000 euro.

Ndërsa 23 ditë pas blerjes, Fatjon Hoxha i shet sërish aksionet babait të tij, Hekuran Hoxha, për vetëm 1,000 euro.

Në datën 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi.

Brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.

Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.

Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë. Dyshimet u ngritën edhe më shumë gjate inspektimit nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa pyet ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët pasi ngecin, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.

Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bamit për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse.

Tashmë është e qartë se kryetarja e komanduar nga Edi Rama në vend të Veliajt, nuk ia ka dhënë rastësisht tenderin kompanisë së lidhur me Tërmet Peçin!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit

By: 27 ok
13 May 2025 at 18:31

Megjithëse SPAK ka nisur hetimin për dy tendera me vlerë 21 milionë euro që KQZ ia dha pa garë kompanisë SMARTMATIC, Ilirjan Celibashi nuk u ndahet kontratave sekrete me firmën holandeze “Smartmatic”. Edhe pse KLSH e ka paralajmëruar se pajisjet e votimit elektronik dhe identifikimit që solli kjo kompani paraqesin probleme në funksionimin e tyre, sërish KQZ ka ftuar të njëjtën kompani në një tender para zgjedhjeve të 14 majit.

Tenderi “me negocim pa shpallje”

Këto lloj tenderash janë asi nën mëngë i kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi. Lloji i procedurës së zgjedhur është “Procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Bëhet fjalë për kontratën “Shërbime të suportit dhe përditësime për votimin elektronik për zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025”.

Sipas dokumenteve, procedura është regjistruar formalisht më 14 mars 2023 në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe fituesi është njoftuar më 14 prill, por kontrata është mbajtur sekret dhe është shpallur vetëm pas zgjedhjeve në buletinin e datës 12 maj 2025.

Fillimisht është caktuar një fond limit prej 110,342,551.78 lekë pa TVSH por pas “negocimit” vlera totale përfundimtare e kontratës është fiksuar me shifrën 125,214,474.00 lekë me TVSH.

Emri i kompanisë së kontraktuar nga Celibashi për për këtë shërbim është “Smartmatic International Holding B.V.” me adresë në Amsterdam, Holandë.

Në rastet e tjera të përdorimit të këtyre tenderave sekretë evidentohet specifikisht baza ligjore ku mbështetet autoriteti. Në këtë rast Celibashi ka treguar se ka pasur një “nevojë ekstreme” që justifikon tenderin pa shpallje. Sipas ligjit për prokurimet, ky është neni 47, pika 1/C.

“Procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës mund të përdoret për kontratat publike të punëve, mallrave ose shërbimeve në secilin nga rastet e mëposhtme: 1/C c) kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen. Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor”, citojmmë nenin e përmendur nga komisioni i Celibashit. Pra, nevoja ekstreme nuk mund të jetë vonesa e KQZ-së për të bërë tenderin shumë kohë më parë se sa ditët para zgjedhjeve.

Por për ne është e qartë arsyeja. Celibashi ka bërë një tender të minutës së fundit me dy qëllime: për të shmangur konkurrencën për miqtë e tij të kompanisë SMARTMATIC dhe për ta mbajtur kontratën larg syve të publikut.

KLSH zbulon probleme në pajisjet elektronike të instaluara për zgjedhjet

Nga auditimi mbi konfigurimet aktuale për identifikimin nëpërmjet pajisjeve PEI, i publikuar në korrik 2024, u konstatua se zgjidhja e implementuar në zgjedhjet e periudhës 2021-2023, ku regjistrimi i gjurmës së gishtit është përdorur si nënshkrim biometrik, nuk ka mundur të parandalojë rastet si më poshtë: – Votimin e dyfishtë, ku ka pasur raste në qendra votimi të ndryshme, të identifikohen votues me ID të njëjta, nga votues të identifikuar si administratë zgjedhore ose votues me Vendim Gjykate, për të cilat janë identifikuar 43 raste; – Votimin familjar ose votimin për një zgjedhës tjetër, ku ka pasur raste të kenë nënshkrim të njëjtë votues të identifikuar me ID të ndryshme, për të cilat ka patur 213 me përputhshmëri të mundshme në zgjedhjet e vitit 2023. Për identifikimin elektronik të zgjedhësve, nuk janë përdorur të dhënat që gjenden në dokumentet e identifikimit elektronik që janë Karta dhe Pasaporta, të pajisura me të dhëna biometrike që krijohen, ruhen dhe ofrohen nga institucioni përgjegjës për prodhimin e dokumenteve biometrikë.

Sipas të dhënave të KQZ-ës, për 75,132 votues ose 5% e numrit total të votuesve në të gjithë vendin, për zgjedhjet e vitit 2023, nuk është regjistruar gjurmë gishti dhe identifikimi i zgjedhësve është bërë me kërkim manual në të dhënat që gjenden në pajisjet PEI. Në këto raste dokumenti i identifikimit nuk është lexuar nga pajisjet e identifikimit elektronik PEI, nëpërmjet MRZ – Machine Readable Zone. Në përfundim të zgjedhjeve 2023, KQZ ka ngritur një grup pune me urdhrin nr.78, datë 16.05.2023 “Verifikimin e shkaqeve të mosfunksionimit të pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve – PEI në disa qendra votimi në zgjedhjet e datës 14 maj 2023”. Një nga arsyet ishte se “Versioni software është instaluar gabim për shkak se nuk është kryer saktë instalimi i versionit të ri të aplikacionit të zgjedhjeve dhe nuk është arritur të identifikohet kjo problematikë gjatë verifikimit të pajisjeve në përfundim të procesit të përgatitjes së pajisjeve”.

Në përfundim të çdo procesi pune për implementimin e votimit elektronik, KQZ bazuar në verifikimet që ka bërë gjatë procesit zgjedhor, në raportet e gjeneruara nga kompania me të cilën ka marrëveshje për PEVN dhe në rezultatin e hapjes së kutive të votimit harton një raport final për ecurinë e procesit.

Pajisjet PEVN në dispozicion kanë qenë 802 pajisje, 26 prej të cilave rezervë, për çdo rast që mund të ishte e nevojshme.

Ky sistem ka filluar pilotimin e tij fillimisht në Njësinë Administrative nr. 10 në Tiranë dhe në zgjedhjet e 14 Majit 2023 u shtri në të gjithë qarkun e Elbasanit, Kamëz dhe Vorë. Pajisjet e Votimit dhe Numërimit Elektronik – PEVN, mundësojnë votimin elektronik dhe llogaritjen e rezultatit përfundimtar në SEMVR, në nivel të çdo qendre votimi pas mbylljes së procesit të votimit.

Dy tenderat e SMARTMATIC, nën hetim nga SPAK

Prej gushtit të këtij viti, SPAK po heton dy tendera të KQZ, të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik. Tenderat për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik kapin vlerën e 21 milionë dollarëve.

Kompania Smartmatic në hetim nga SPKA, iu përgjigj mediave duke thënë se: “Nuk na shqetëson hetimi”. Sipas tyre, fatura e tenderit respektoi ligjin shqiptar dhe kërkesat e KQZ.

Më 22 gusht 2024 KQZ i dorëzoi SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi në lidhje me tenderat për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimin e numërimin elektronik me vlerë totale 21 milionë dollarë.

Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania ‘Smartmatic International Holding B.V”, vlera fituese e të cilëve ishte shumë pranë fondit limit.

Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreut të SPAK-it Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024. Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!’.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.

Në 15 janar të vitit 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi ofertën e kompanisë “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe u ofrua ta realizojë projektin për afro 20 milion dollarë. Fondi limit ishte pak më shumë se 21 milionë dollarë (Konkretisht 2,112,304,484 lekë të reja pa TVSH)  ndërsa kompania fitoi duke ofruar 2,016,354,628 lekë të reja pa TVSH. Kontrata me shoqërinë “Smartmatic International Holding B.V me seli në Holandë u firmos 10 Shkurt 2021.

Tenderi me numër reference “REF-89113-03-04-2021” ka të bëjë me blerjet e pajisjeve të votimin dhe e numërimin elektronik për projektin e parë pilot të votimit elektronik në zgjedhjet e 2021, që u mbajt në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë. Edhe këtu procedura e shpalljes ishte me negocim.

Kompania Smartmatic mundi që të sigurojë një kontratë me vlerë rreth 1 milion dollarë për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit të njësisë 10.  Fondi limit ishte 109.999.500, ndërsa kompania fituese Smartmatic International Holding B.V, fitoi në mars të 2021 duke ofruar 99.424.460 lekë. Afati i kontratës përcaktohej dy muaj për projektin pilot që u implementua në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë.

Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2023 kompania ‘SmartMatic’ fitoi tenderin për votimin dhe numërimin elektronik që u implementua në Elbasan, Kamëz e Vorë.

SMARTMATIC akuzohet nga SHBA se i dha ryshfet kryetarit KQZ

Kompania Smartmatic International është vënë nën akuzë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për shkak se dyshohet të ketë paguar 1 milion dollarë ryshfet për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Filipine. Dy themeluesit e kompanisë që ka fituar dhjetra milionë euro në Shqipëri për të ngritur sistemin elektronik të votimeve rrezikojnë deri në 20 vjet burg, teksa akuza ndaj tyre është publikuar në faqen e departamentit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas prokurorëve, ryshfeti është paguar për të marrë kontratën e blerjes së pajisjeve dhe makinerive për zgjedhjet.

“Mes viteve 2015 dhe 2018, Roger Alejandro Pinate Martinez, 49 vjeç, një shtetas venezuelian me banim në Boca Raton, Florida, dhe Jorge Miguel Vasquez, 62 vjeç, një shtetas amerikan me banim në Davie, Florida, së bashku me të tjerë dyshohet se shkaktuan pagesën e të paktën 1 milion dollarë ryshfet për Juan Andres Donato Bautista, 60 vjeç, ish-president i COMELEC,” thuhet në akuzën e ngritur nga prokurorët amerikanë.

Dy themeluesit e Smartmatic dyshohet se financuan ryshfetet përmes një fondi të zi të krijuar duke mbifaturuar koston e çdo makinerie votimi për zgjedhjet e 2016-ës në Filipine.

Për të fshehur dhe maskuar natyrën dhe qëllimin e pagesave korruptive, të akuzuarit kanë përdorur gjuhë të koduar për t’iu referuar fondit të zi.

“Martinez dhe Vasques kanë shaktuar krijimin e kontratave mashtruese dhe marrëveshjeve false të kredisë për të justifikuar transferimet. Komplotistët më pas dyshohet se kanë pastruar fondet në lidhje me skemën e ryshfetit përmes llogarive bankare të vendosura në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Distriktin Jugor të Floridës,” thuhet në dokumentin e akuzës.

Nëse dënohen, Pinate dhe Vasquez përballen secili me një dënim maksimal prej pesë vjet burg për akuzat e shkeljes së ligjit për praktikat e huaja të korrupsionit. Po kështu, Bautista, Pinate, Vasquez dhe Moreno përballen secili me një dënim maksimal prej 20 vjetësh për çdo akuzë për pastrim parash ndërkombëtare dhe komplot për të kryer pastrim parash.

Njoftimi u bë nga Zëvendës Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Nicole M. Argentieri, kreu i Divizionit Penal të Departamentit të Drejtësisë; nga Prokurori i Shteteve të Bashkuara Markenzy Lapointe për Distriktin Jugor të Floridës; nga agjenti special i ngarkuar Anthony Salisbury i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI) Miami; dhe Agjenti Special i ngarkuar Mattheë D. Line e IRS Criminal Investigation (IRS CI) Miami.

Në këto kushte na lind pyetja, përse Ilirjan Celibashi vazhdon bashkëpunimin me këtë kompani? Kaq e madhe është “nevoja ekstreme” e kryetarit të KQZ-së për shërbimet e SMARTMATIC.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Celibashi, tender sekret për Gëzim Hoxhën, 252 MLN lekë për “regjistrin elektronik të votave”

By: 27 ok
9 May 2025 at 18:33

Një mik i përbashkët i Ilirjan Celibashit dhe i Armand Frangut, baxhanakut të Edi Ramës, ka marrë tenderin e minutës së fundit: 252 milionë lekë për sistemin e numërimit të votave në KQZ.

Për miqtë ka procedura të veçanta! Celibashi e ka ftuar Gëzim Hoxhën, pronarin e kompanisë “Intelisoft” shpk, me procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Bëhet fjalë për tenderin “Shërbimi i sistemit të regjistrimit (regjistri elektronik) dhe shpërndarja e votave sipas kutive VJ përkatëse pas mbërritjes në Tiranë deri në momentin e fillimit të numërimit”. Tenderi ka nisur me fondin limit: 22,997,000 lekë pa TVSH, por vlera totale përfundimtare e kontratës është fiksuar me shifrën 25,200,000 lekë me TVSH.

Data e nënshkrimit të kontratës, sipas dokumenteve është më 22 prill 2025, por Celibashi e bëri të ditur më 5 maj 2025 në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Në rastet e përdorimit të kësaj lloj procedure prokurimi tregohet baza ligjore ku mbështetet autoriteti kontraktor. Sipas KQZ-së, është aktivizuar neni 47 i ligjit për prokurimet, pika 1/C që bën fjalë për ngjarje të paparashikuara.

“Procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës mund të përdoret për kontratat publike të punëve, mallrave ose shërbimeve në secilin nga rastet e mëposhtme:

…c) kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen. Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor”, citojmë ligjin.

Celibashi nuk kishte asnjë nevojë ekstreme, sepse ka pasur kohën e nevojshme, që ia jep Kushtetuta, dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve dhe ligji i Kuvendit  për buxhetin e vitit 2025.

E vetmja nevojë ekstreme në këtë rast mund të jetë korrupsioni me paratë e buxhetit të KQZ-së.

Celibashi i dha 900 milionë lekë Gëzim Hoxhës më 2023

Në prill 2023, kompania e Gëzim Hoxhës, megjithëse kishte ofertë më të lartë se konkurrentët u shpall fituese në procedurën e prokurimit me objekt “Modulet për modernizimin e shërbimeve të KQZ”, me fond limit 75,050,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë “letrat” e këtij tenderi, vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm dy garues.

Celibashi i ka dhënë tenderin kompanisë me vlerën më të lartë, që është rreth 220 milionë lekë të vjetra me TVSH më tepër sesa oferta e garuesit tjetër.

Gëzim Hoxha, 30 milionë euro tendera sekretë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi në një intervistë televizive se Armand Frangu fsheh interesat monetare nëpërmjet tenderave që fitohen nga kompanitë “First”, “Advanced Bussines Solution-ABS” dhe “Artificial Intelligence Business Solutions-AIBS”.

Shoqëria “First” është në pronësi të Gëzim Hoxhës. Emri i 46-vjeçarit Gëzim Hoxha lidhet me një kartel kompanish dhe përfitimi të dhjetëra milionë euro para publike, përmes tenderave kryesisht sekret, të paracaktuar dhe me hije të theksuara korrupsioni. Hoxha qëndron pas kompanive FIRST, INTELISOFT, FIRST RENT CAR, Agenfor International Security, B&T Signaal Traffic Solutions etj.

Kompania First e Gëzim Hoxhës rezulton një kliente solide në tendera sekretë të Autoritetit Kombëtar të Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike me në krye Igli Tafën dhe të AKSHI-n e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj.

Gjatë 5 viteve të fundit, kompania First ka marrë përmes tenderave sekretë nga këto dy institucione të sigurisë kibernetike rreth 30 milionë euro.

Baxhanaku i Ramës ndërhyn në tenderat që fiton Gëzim Hoxha

Ka dyshime se Armand Frangu, i njohur si baxhanaku i Ramës, ndërhyn pranë institucioneve që të fitojë tenderat Gëzim Hoxha. Një nga këto raste ishte në korrik të vitit 2023, kur Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) shpalli tenderin me objekt “Upgrade Hardëare Softëare i sistemit të kontrollit-monitorimit të Nënstacionit 220 kV Tirana 1”, me fond limit 36.900.000 lekë të reja.

Kompania “B360” shpk e Armand Frangut bëri ankimim pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke kërkuar modifikimin e dokumenteve.

KPP, me vendimin nr. 744, datë 8 Gusht 2023 vendos “të pranojë pjesërisht ankesën e B360” dhe detyron autoritetin kontraktor të modifikojë dokumentet.

Pas modifikimit të dokumentave, rezulton se në tender nuk ka marrë pjesë “B360”. Në garë ishte vetëm një konkurrent, bashkimi i operatorëve “EMC Group” dhe “First”, kjo e fundit e përmendur edhe nga Ahmetaj. Bashkimi i operatorëve u shpall fitues me ofertën 36.348.200 lekë ose 99 përqind të fondit limit.

Pra, tenderi sekret që i ka dhënë Celibashi i KQZ-së Gëzim Hoxhës nuk është i rastësishëm, por pjesë e rrjetit të korrupsionit që e ka kokën tek AKSHI dhe baxhanaku i Ramës.

Tenderat e KQZ-së nën hetim nga SPAK

Në 21 gusht 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dorëzoi në zyrat e Prokurorisë së Posaçme të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me prokurimet dhe procesin e votimit elektronik dhe numërimit elektronik të zhvilluara në zgjedhjet e fundit.

Referuar një shkrese që Altin Dumani i ka dërguar kreut të KQZ, SPAK kërkon të dhënat për dy tendera, konkretisht: Të prokurimit me nr. ”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”.

Janë mbi 21 mln euro të shpenzuara dhe kjo ka ngritur dyshime te SPAK se kemi të bëjmë me një skemë abuzive. Nëse konfirmohen shkeljet, Ilirjan Celibashi e ka punën pisk.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Anuela i lidh telat me Çelën, i dërgon 730 MLN lekë para zgjedhjeve, tenderi skuqet nga shkeljet

By: 27 ok
8 May 2025 at 18:37

Anuela Ristani, kryetarja e komanduar nga Edi Rama në vend të Erion Veliajt, dërgon 730 milionë lekë në Burrel para zgjedhjeve. Në mes të fushatës, bashkia Tiranë i ka firmosur kompanisë me bazë në Klos të Burrelit, “Udha” Shpk, tenderin me objekt “Ndërtimi i palestrës dhe ambjenteve shtesë në shkollen 9- vjeçare Avni Rustemi”. Fondi limit prej 73 345 901,00 lekësh mbulohet nga buxheti i bashkisë Tiranë.

Procedura e prokurimit është shpallur nga Anuela Ristani më 4 mars 2025, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte vendosur më 19 mars.

Megjithëse ishte një kohë e shkurtër për përgatitjen e ofertave, në këtë tender u paraqitën 23 pjesëmarrës. Në fakt nuk pati garë siç e kërkon ligji, por u zhvillua një farsë formale.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Në klasifikimin e procedurës theksohet ka ndodhur “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Arben Çela fiton me ofertën e shtrenjtë

Më 2 maj 2025, propozimi i operatorit ekonomik “UDHA” sh.p.k u shpall oferta fituese me vlerën 52 372 145,00 lekë pa TVSH. Theksojmë se kompania e Arben Çelës fitoi edhe pse kishte oferta më ekonomike.

Siç mund të shihet nga dokumenti, ofertat e skualifikuara variojnë 20 milionë lekë më të ulëta se sa propozimi i Çelës. Por komisioni i Ristanit i ka quajtur më të ulëta se sa duhet këto oferta dhe i ka skualifikuar.

Çela i shpërndarë si vaji në lakra

Biznesmeni Çela është favorizuar vitet e fundit në marrjen e tenderave për punë publike. Madje para fushatës së zgjedhjeve kompanisë së tij i janë dhënë njëkohësisht disa kontrata me vlerë të madhe. Kjo ngre dyshimin mbi kapacitetin teknik të kompanisë dhe nuk garanton kryerjen e punimeve me cilësi dhe në afat.

Nga verifikimi që bëmë, kjo kompani disponon mesatarisht 55 punonjës.

Për të nxjerrë këtë shifër iu referuam disa burimeve, përfshirë pasqyrat financiare. Për më tepër konsultuam edhe dokumentin e KPP me numër 1141/5 prot. datë 05.07.2022, në faqen 37 të të cilit theksohet se kjo kompani është skualifikuar nga tenderi “Sistemimi dhe asfaltimi i rrugëve rurale dhe urbane në territorin e Bashkisë Lezhë”, për arsye se nuk përmbushte kriterin për të disponuar 60 punonjës dhe disa specialistë të fushave të ndryshme.

Ndërkohë në tenderat e përfituar në fund të vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025, “UDHA” shpk angazhohet për një personel dhe sasi mjetesh mbi kapacitetin  e saj.

Kështu, 17 tetor 2024 bashkia Klos i ka dhënë Çelë tenderin “Ndërtim kanali ujitës Fullqet, Klos” me fondin limit 49 032 791,00 lekë pa TVSH. Kjo kontratë e ka afatin e punimeve 6 muaj.

Nga dosja e tenderit del se “numri mesatar i punonjësve që nevojiten është gjithsej 32 veta, i caktuar në bazë të llogaritjeve të zërave të punës dhe volumit përkatës”.  Po ashtu kërkohen edhe 21 mjete dhe pajisje teknologjike.

Pa u tharë boja mbi këto shkresa, më 12 dhjetor 2024, Çelës i jepet një tjetër kontratë me afat 6 muaj.

Këtë radhë, Rakip Suli, kryetar i Bashkisë Kamëz, do t’i jepte Arben Çelës tenderin me objekt “Ndërtim i rrjetit të K.U.Z. të lagjeve përreth ujëmbledhësit të Paskuqanit dhe ndërtimi i Rrugës vazhdim “Ali Demi” me fond limit 157 885 256,00 lekë pa TVSH.

Nga procesverbali i kritereve të vendosura mësojmë se operatori ekonomik duhet të ketë një numër mesatar të personelit të siguruar jo më pak se 72 punonjës të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për periudhën 3 muaj para datës së mbajtjes së tenderit. Po ashtu duhen 50 mjete dhe pajisje teknologjike.

Së fundmi, është projekti i ndërtimit të palestrës së shkollës “Avni Rustemi”. Edhe këtu kompania ka marrë angazhime të reja. “Drejtuesi Teknik i punimeve në objekt duhet të jetë i përfshirë në licencën e shoqërisë dhe të deklaroje se nuk është i angazhuar në kontrata të tjera dhe te jetë i pranishëm gjatë gjithë kohës që do të kryhen punimet”, është një nga detyrimet. “Një punësim mesatar i të paktën 50 personave, të cilët duhet të figurojnë në listpagesat e shoqërisë”, është kushti tjetër.

Plus duhen 14 mjete dhe pajisje teknike si autobetoniere, vinç, saldatriçe, betoniere, betonpompë, vibrator, elektroargano etj.

Si përfundim, kompania “UDHA” shpk nuk duhej të kualifikohej në këtë tender, sepse nuk i ka kapacitete as si personel, as mjetet, pasi është e angazhuar në kontrata të tjera.

Nga ana tjetër dyshojmë se ky projekt, si shumë të tjerë, është i sajuar nga Bashkia Tiranë për të bërë tendera të shtrenjtë në favor të biznesmenëve si Arben Çela. Këto foto më poshtë janë shkrepur në mars 2024 në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë.

Në këtë shkollë gjithçka është në rregull, edhe ambientet sportive, ndërkohë që mund të investoheshin paratë atje ku ka më shumë nevojë.

Pse favorizohet Arben Çela?

Arben Çela, ashtu si shumë biznesmenë dhe oligarkë të tjerë pranë PD-së, pas rënies së Berishës nga pushteti, nisin të afroheshin me pushtetin e Ramës, me qëllim për të vijuar të marrin tendera.

Ai nisi të shfaqej edhe në takimet e Edi Ramës për “bashkëqeverisjen”, ku në një rast mori mikrofonin dhe tregoi se si e kishte zgjidhur një hall (duhet të merrte ca tendera në Bashkinë e Klosit).

Më vonë, në shtator 2019 u shfaq në Kryeministri prapë me mikrofon në dorë dhe, pas kësaj, Arben Çelës iu çel udha për tendera me vlerë dhjetëra milionë euro nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës.

KLSH e kapi me presh në dorë!

“UDHA” shpk merr paratë edhe për punë të pakryera pasi përfiton tenderat. Këtë e thotë raporti i KLSH i vitit 2023 për bashkinë Klos.

Dokumenti i mësipërm tregon se “UDHA” shpk është paguar për punë të pakryera sipas kontratës për ndërtimin e Muzeut Historik-Kulturor të Klosit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Karçanaj fshin dokumentet për kamerat e Doganave/ Denoncimi: Tenderi u qep për vëllezërit Jorgjis të lidhur me Kinën

By: 27 ok
7 May 2025 at 19:00

Zhduken dokumentet e tenderit të AKSHI-it për kamerat e Doganave dhe rishpallet procedura duke i hapur rrugën kompanisë që vëllezërve Elton Jorgjis dhe Elision Jorgjis që sjellin kamerat kineze në Shqipëri. Kompania e tyre AlbaScan është distributor për Shqipërinë i kinezes “Uniview”, e sanksionuar nga Qeveria Amerikane.

Jo vetëm kaq, por kjo kompani po bëhet gati të marrë edhe tenderin e kamerave në Portin e Durrësit.

Kështu, pa pyetur për sigurinë kombëtare, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI-t, po favorizon hapur kompaninë AlbaScan, që është partner në tendera me Gerond Meçen. Ndërsa ky i fundit gëzon mbështetjen e baxhanakut të Edi Ramës.

Për rrezikun që vjen nga instalimi i kamerave kineze e ka ngritur zërin një prej pjesëmarrësve në tender, kompania CSP. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Përmirësimi i pajisjeve fizike të sistemit të monitorimit me kamera në degët doganore”, me fond limit 72602500 lekë pa TVSH.

Më 2 maj 2025, në Komisionin e Prokurimit Publik është paraqitur një denoncim i CSP, i cili kërkon vëmendje maksimale lidhur me këtë situatë alarmante dhe të paprecedentë, që po rrezikon në mënyrë flagrante integritetin e tenderit publik.

“Jemi përballë një rasti të rëndë, ku Grupi i Punës i ngarkuar për modifikimin e dokumenteve të tenderit, ka ndërmarrë veprime të dyshimta dhe të papranueshme, duke tejkaluar hapur kompetencat ligjore dhe duke kryer veprime që përbejnë manipulim të procesit të prokurimit”, thuhet në këtë ankimim të nënshkruar nga administratori Klevis Xhagolli.

“Ky grup po shndërrohet në një mekanizëm që deformon konkurrencën dhe favorizon palë të caktuara në mënyrë të hapur. Kemi prova të qarta dhe të dokumentuara që dëshmojnë se: Është zhdukur i gjithë historiku i procedurës se mëparshme nga portali elektronik i prokurimeve publike. Nuk ekziston më asnjë dokument, as dosja e tenderit, as ankesat, as sqarimet. Kjo nuk është thjesht një shkelje teknike, kjo është një fshirje e qëllimshme dhe e organizuar e gjurmëve që mund të sillnin përgjegjësi ligjore”, vijon akuza nga biznesi.

Nga ana tjetër, sipas ankimimit, “Grupi i Punës ka modifikuar standardet teknike në mënyrë të njëanshme, duke hequr të vetmin kriter që penalizonte markën UNIVIEW (kompania kineze) ndërkohë që çdo specifikim tjetër duket i qepur me porosi për të favorizuar pikërisht këtë markë.

Nga ana tjetër, sipas ankimimit, “Nuk është bërë asnjë përpjekje për të rishikuar fondin e fryrë të projektit, ku janë përfshirë pajisje me kapacitete dhe karakteristika që i tejkalojnë ndjeshëm nevojat reale të projektit, çka përbën një keqmenaxhim të qëllimshëm të fondeve publike”.

Sipas operatorit, ky veprim nuk është i rastësishëm. “Nuk mund të pranojmë më përsëri justifikime të tipit ‘gabim njerëzor’. Ky është një akt i mirëorganizuar, i përsëritur dhe me pasoja të rënda ligjore. Është krejtësisht e papranueshme që operatorët ekonomikë të luftojnë çdo ditë me AKSHI-n, në vend që të fokusohen në përgatitjen e ofertave konkurruese dhe të barabarta”, shkruhet në ankesën e biznesit.

Ndërkaq, kërkohet hetimi i çështjes. “Me shumë keqardhje, jemi të detyruar që për shkeljet e Rregullores së Prokurimeve në këtë procedurë t’i kërkojmë APP-së të zhvillojë një hetim të thelluar dhe të pavarur mbi këtë procedurë”, citojmë dokumentin.

Tenderi i rishpallur pas anulimit me urdhër të KPP ka lënë afatin më 23 maj 2025 për dorëzimin aplikimeve të pjesëmarrësve.

Loja me anulimin e tenderit dhe rishpallja e procedurës

Ndërkohë, pjesëmarrësit kërkojnë “Modifikim të dokumenteve të tenderit”, sipas vendimit të mëparshëm të KPP.

Duke qenë se këto veprime janë të lidhura njëra me tjetrën, po bëjmë një përmbledhje. Procedura e prokurimit me numër REF-36371 datë 30 janar 2025 ka qenë objekt ankimi, për të cilin KPP me vendimin nr. 398/2025, datë 21 mars 2025, ka vendosur pranimin e pjesshëm.

Me vendimin e KPP të datës 17 prill 2025, operatorët janë vënë në dijeni se për shkak të një “gabimi

njerëzor” tek AKSHI është bërë heqja nga pezullimi i procesit në sistem pa bërë ndryshimet përkatëse

në Dokumentet Standarde të Tenderit dhe pa bërë shtyrjen e datave të hapjes së ofertave, ndaj është kërkuar miratimi i KPP-së për të vijuar me anulimin e procedurës së prokurimit.

KPP e ka pranuar kërkesën e AKSHI-t, dhe në këtë vendim lejon Mirlinda Karçanajn të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit: me anulimin e saj dhe ripublikimin e procedurës në përputhje me

konstatimet e vendimit të KPP date 21 mars 2025.

Gjithashtu KPP në këtë vendim shprehet se edhe modifikimi i dokumenteve të prokurimit duhet të

kryhet ne zbatim të vendimit të datës 21 mars 202

Këtu zbulohet loja që kanë bërë AKSHI i Karçanajt dhe KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri. Në procedurën e rishpalluar, vërehet se është hequr certifikimin NDAA Compliant (certifikimi i sigurisë nga SHBA) për të gjitha pajisjet kamera.

Në kushtet kur vendimi nuk është zbatuar, por janë bërë modifikime të pakërkuara, operatori CSP i është rikthyer çështjes së certifikimeve, që është ankimuar në fillim.

“Kërkesa ishte është që të aplikohen standarde amerikane dhe europiane të njëjta për të gjitha produktet. AKSHI, jo vetëm që nuk ka plotësuar këtë kërkesë të KPP, por përkundrazi e ka shkelur në mënyrën më flagrante duke keqorientuar KPP-në dhe duke e bindur atë se vendimi i tij është zbatuar plotësisht”.

AKSHI i heq kufizimet kompanisë kineze

Sipas krahasimit të dy procedurave, vërehet se AKSHI ka hequr vetëm një Standard/Protokoll Amerikan (NDAA Compliant) dhe pjesa tjetër nuk ka asnjë ndryshim. Autoriteti kontraktor është stoik në të gjitha vendimet dhe veprimet e tij”, thekson ankimuesi.

“Për ne arsyeja është e qartë si drita e diellit! Në procedurën e mëparshme, kryefjala e ankimit tonë

ka qenë se kjo garë “është qepur vetëm për produktet UNIVIEW”.

Ne e verifikuam situatën në kanale zyrtare dhe rezulton se produkteve të Zhejiang Univieë Technologies Co., Ltd., u është hequr kjo certifikatë nga SHBA.

Më 10 dhjetor 2024, Departamenti i Tregtisë i SHBA-ve e shtoi Uniview në listën e entiteteve të ndaluara (Entity List). Shpjegojmë se “NDAA Compliant” nënkupton se një pajisje ose produkt është në përputhje me Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (National Defense Authorization Act NDAA) të Shteteve të Bashkuara, konkretisht me seksionin 889 të këtij ligji, i cili ndalon përdorimin e pajisjeve të caktuara të prodhuara nga kompani të caktuara kineze.

Seksioni 899 ndahet në dy pjesë: Pjesa A (seksioni 889(a)(1)(A)): Ndalon autoritetet kontraktore nga blerja, përdorimi ose rinovimi i kontratave për pajisje, sisteme ose shërbime që përdorin pajisje ose shërbime të telekomunikacionit të prodhuara nga kompani të caktuara kineze. Ky ndalim është në fuqi që nga 13 gushti 2019.

Pjesa B (seksioni 889(a)(1)(B)): Ndalon kontraktorët nga përdorimi i pajisjeve ose shërbimeve të telekomunikacionit të prodhuara nga këto kompani kineze, edhe nëse ato nuk përdoren në përmbushjen e kontratave. Ky ndalim është në fuqi që nga 13 gushti 2020.

I njëjti seksion parashikon se një pajisje që është NDAA compliant: Nuk përmban asnjë komponent nga kompanitë e ndaluara; Nuk përdor softuer nga këto kompani. Nuk është prodhuar nga ose në bashkëpunim me këto kompani.

“Vini re me kujdes, se grupi i punës ka hequr pikërisht standardin e vetëm që tashmë nuk plotësonte produkti UNIVIEW, duke lënë pa përjashtim të gjitha standardet dhe certifikimet e tjera, në kundërshtim të plotë me vendimin e KPP”, tregon ankimuesi duke shtuar se AKSHI po i bën karshillëk ligjit.

Kompania e vëllezërve Jorgjis synon edhe kamerat e portit të Durrësit

Siç ka nisur AKSHI, Shqipëria do të kthehet në një Big Brother kinez. Të gjitha kamerat e institucioneve strategjike për sigurinë kombëtare do t’i blejë kompania AlbaScan. Aktualisht tenderi i blerjes së kamerave nga Autoriteti Portual është pezulluar për të rregulluar kriteret sipas dëshirës së kompanisë kineze që ata përfaqësojnë në Shqipëri.

Në datën 5 maj 2025 pranë Komisionit të Prokurimit Publik ka mbërritur ankesa operatorit ekonomik “AlbaScan” SHPK për tenderin me objekt: “Sistemi

Back up CCTV”, me fond limit 15,195,386 leke pa TVSH, zhvilluar nga Autoriteti Portual Durrës.

Objekti i ankesës lidhet me kërkesën e operatorit ekonomik “AlbaScan” SHPK për anulimin e procedurës së prokurimit.

SHBA: Kamerat kineze janë rrezik për sigurinë kombëtare

Radio Evropa e Lirë më 6 maj 2024 intervistoi për këtë çështje një zyrtar amerikan. “Dallimi më i madh midis këtyre [firmave kineze] dhe të tjerave është se kompanitë e tjera nuk kanë një katalog kaq të gjerë të dobësive për t’u shfrytëzuar”, tha për Radion Evropa e Lirë Conor Healy, drejtor i kërkimit qeveritar në IPVM, një firmë kërkimore e industrisë së mbikëqyrjes.

“Në thelb, siguria ka të bëjë me planifikimin e kërcënimeve të mundshme, ndaj qeveritë dhe organizatat e sigurisë kombëtare duhet të përqendrohen në këtë problem”, tha ai.

Raportimi i Radios Evropa e Lirë tregon se, pavarësisht nga rritja e vetëdijes në kryeqytetet perëndimore për një varësi të tepruar në teknologjinë kineze për infrastruktura kritike, kamerat kineze janë në përdorim edhe në institucione të ndjeshme, të cilat ekspertët thonë se i ekspozojnë ndaj hakerëve dhe kundërshtarëve të huaj.

“AlbaScan” kompania e pajisjeve që nuk funksiononin në Burgun e Peqinit

Kompania “Albascan” në bashkëpunim me firmën e Gerond Meçes ABS përfituan kontratën për sigurinë në burgje.  Në tetor 2022, u shpall tenderi me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të sigurisë në 18 Institucione të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale”, në interes të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Vlera e tenderit ishte 611 milionë lekë të reja.”. Kontrata e këtij parashikonte mirëmbajtjen e sigurisë në burgje, përfshirë vëzhgimin me kamera, ndërrimin e kamerave të vjetra që mund të ishin të dëmtuara ose amortizuara.

ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS –ABS sh.p.k”, ka si pronar kryesor Gerond Meçen. Deri në dhjetor 2024, më shumë se 53 milionë euro tendera të AKSHI-t, janë përfituar nga kompanitë e shtetasit Gerond Meçe. Ky i fundit, pasi ka përfituar tenderat, nga AKSHI, ia ka kaluar punimet kompanive të Armand Frangut, i cili është gjithashtu ortak i Gerond Meçes në dy kompani.

Meçe është ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e përdorur nga Meçe për të fituar tenderat e AKSHI-t, ka një rritje galopante të xhiros nga viti 2012, kur deklaronte xhiro 131 milionë lekë e deri në vitin 2024 kur xhiro ka arritur në mbi 18 milionë euro.

Baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas të dhënave të siguruara nga QKB, rezulton aksioner në 2 kompani, B360 e bashkëthemeluar me Gerond Meçe dhe SIRMA e themeluar në vitin 2017 me ortak kompaninë SIRMA inc ku Armand Frangu ka në zotërim 45% të aksioneve. Të dyja këto firma kanë si objekt shërbimet IT.

Nga ana tjetër, Ermonela Denaj, drejtoreshë e I-gov pranë AKSHIT, është njëkohësisht kunata e Gerond Meçes, njeriut që merr tenderat nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe më pas kanalizon te Armand Frangu. Denaj gjithashtu ka qenë në disa projekte edhe si përgjegjëse për zbatimin e kontratës, duke pasur konflikt të hapur interesi, me biznesmenin Gerond Meçe.

E dyta kompani, AlbaScan, është një firmë e cila bashkëpunon me Meçen dhe në brenda pak vitesh ka xhiruar miliona euro.

Në dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të rënda, qëlloi me një pistoletë me mulli dy të burgosur të tjerë  në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Një i vdekur dhe një i plagosur. Arben Lleshi, objektivi i Mjacajt, ka humbur jetën menjëherë, ndërsa Indrit Shaqja mbetet i plagosur, duke qenë edhe dëshmitari kryesor i asaj çfarë ndodhi.

Arma, e futur mbi dy javë përpara ngjarjes në qelinë e Mjacajt, kthehet në strumbullarin që futi në qeli të gjithë ekipin drejtues të Burgut të Peqinit, të cilët deri atë ditë kishin detyrë ta mbikëqyrnin Mjacajn dhe shokët e tij.

Nga hetimi rezultoi se kamerat nuk punonin. As skaneri nga ku kalon gjithçka drejt qelive nuk funksiononte, duke ngritur mjaft pyetje për sigurinë në burgje.

E themeluar vetëm pak vite me parë, Albascan është shndërruar rrufeshëm në një përbindësh të fondeve publike. Në vitin 2017, kompania kishte një xhiro totale prej vetëm 50 mijë eurosh për të gjithë vitin. Por sot ajo merr mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj pagesa nga Thesari i Shtetit për kontratat publike.

Albascan u krijua në shkurt të vitit 2017 nga dy ortakë, Sokol Cane dhe Etmira Dashi. Gjatë kohës që ishte në pronësinë e tyre kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme. Ngjitja e saj erdhi në vitin 2019.

Në janar të vitit 2019 kompania u ble nga Elton dhe Elision Jorgjis për 150 mijë lekë. Menjëherë sapo u ble nga dy pronarët e rinj, xhiro e kompanisë kërceu në 110 milionë lekë nga 19 milionë që kishte qenë në vitin 2018.

Një nga çelësat e suksesit të Albascan ka qenë partneriteti i saj me Advanced Business Solutions, e cila zotërohet nga Gerond Meçe. Të dy kompanitë kanë fituar në partneritet së bashku tendering 6 milionë euro për sigurinë në burgje, atë 16 milionë euro për implementimin e laboratorëve smart në shkolla si dhe disa kontrata të tjera.

Rikthimi për kamerat e burgjeve

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kërkon t’u japë sërish kontratën e kamerave për burgjet këtyre dy biznesmenëve që e kanë kapur AKSHI-in dhe po e mjelin.

Bëhet fjalë për fondin 619796658 lekë i cili është duke u prokuruar nga AKSHI me objekt “Mirëmbajtje e Sistemit të Sigurisë në IEVP për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”

Tenderi është njoftuar më 10 prill 2025, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e ofertës është më 12 maj 2025. Për momentin tenderi është pezulluar deri në shqyrtimin e denoncimit të bërë nga kompania “AESS” shpk me pronar  Lefter Klemon, e cila kërkon të ndryshojnë kriteret dhe specifikimet teknike, pasi fituesi është i paracaktuar.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

By: 27 ok
28 April 2025 at 15:45

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral Myftaraj, i njohur si gllabërues i i tenderave në Gramsh, Elbasan dhe Tiranë. Këtë radhë Myftari është paraqitur si pronar i METEO shpk.

Vendimmarrja e komisionit të autorizuar nga Zotkajt ka sjellë, sipas Open Data Albania “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim të ofertës me vlerë më të ulët”. Për shkeljet procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, Bashkia Poliçan ka njoftuar më 27 shkurt 2025 tenderin me objekt “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i ambienteve të Qendrës Polivalente të Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për të moshuarit” me fond limit 141 601 288,00 lekë pa TVSH.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte lënë për në 19 mars 2025 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Tender fiktiv me pjesëmarrës pa interes ndaj tenderit

Në këtë procedurë prokurimi u paraqitën 7 operatorë konkurrues, por shumica e tyre ishin formalisht në garë, ndërsa fituesi siç tregojnë faktet, ka qenë i rregulluar me marrëveshje qysh më parë.

Përshembull operatori “Beqiri” shpk është partner i Eral Myftarajt në tendera të mëparshëm. Kjo kompani ka bërë një ofertë të lartë gati sa fondi limit dhe shumë më të madhe në vlerë se sa ajo e kompanisë fituese METEO shpk.

Ndërsa “FRONTIER CONSTRUCTION” SHPK ka bërë ofertën 0 (zero lekë). Po ashtu, kompania “Star Trade Albania” SHPK ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Ndërsa operatori INA shpk që ka bërë ofertën 108 049 619 lekë pa TVSH, që është më e ulët sesa ajo fituese, u skualifikua nga komisioni. Kështu më 1 prill 2025, “METEO” u shpall fituese me propozimin 137 219 747,00 lekë.

Duke qenë se është një kryer një procedurë kaq korruptive, gjërat janë përgatirur shumë kohë më parë. Një fond kaq i madh për një objekt që është në gjendje shumë të mirë, tregon se ky buxhet është paravendosur për të kryer këtë aferë.

Në foton më lart tregohet situata e në shtëpinë e të moshuarve, ku ish-ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale u shërbente drekën të moshuarve. Në vitin 2024, lindi ky projekt që do të zgjasë një vit dhe fillon për koincidencë në prag të zgjedhjeve 2025.

Kush është biznesmeni që fitoi tenderin?

Eral Myftaraj pronari i METEO shpk ka krijuar lidhje klienteliste dhe korruptive me funksionarë publikë të Bashkisë Gramsh, Bashkisë Elbasan, Bashkisë Librazhd, disa drejtorive të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Dimal, Rrogozhinë, Shijak, Ujësjellësit Belsh, Drejtoria e Parqeve Tiranë, Drejtoria e Arkivava, Spitali i Elbasanit, Bordi i Kullimit Korcë, Ministria e Bujqësisë etj.

Disa nga funksionarët publikë, të cilët kanë firmosur tenderat me flamur korrupsioni për Eral Myftarajn janë Erinda Fino, Tomorr Zaimaj, Luan Tabaku, Çlirim Puto, Dasantila Tahiraj, Irland Sina, Juliana Memaj, Antonela Dedej, Nuri Belba, Arben Asllani, Dritan Agolli i  FSHZH-së etj.

Shumica e tenderave janë me flamur të kuq korrupsioni, me oferta fituese gati sa fondi limit, me garë formale, me pazar në tavolinë dhe në disa raste me letra false.

Gjatë 7 viteve të fundit, vetëm me kompaninë e ndërtimit “Meteo, Myftaraj ka marrë afro 50 milionë euro tendera. Mbi 6 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë AL-MEXWOOD, me objekt veprimtarie studime dhe projektime në fushën e pyjeve.

Në 5 korrik 2023, Eral Myftaraj ka marrë një tender pa garë me vlerë 7 milionë euro nga ujësjellësi i Elbasanit. Letrat janë firmosur nga drejtori i ujësjellësit Luan Tabaku. Në maj 2023, Eral Myftaraj u përplas me grupin e mafies së druve Shaqir Alcani, për një tender me vlerë 853 mijë euro të Bashkisë Tiranë për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla.

Kryebashkiaku i dënuar 4 herë

Adriatik Zotkaj është kryetari i bashkisë Poliçan nga viti 2004 e këtej. Në 2015, ILDKPKI e kallëzoi penalisht Adriatik Zotkajn për fshehje të pasurive. Në 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn për mosdeklarim të një dënimi të dhënë të formës së prerë në vitin 1985, por KQZ e refuzoi. Zotkaj rezulton i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë, 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale.

Ariatik Zotkaj është dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës; shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtimin e forcave të rendit dhe, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës, më 21 maj 2002, për kryerje të veprimeve arbitrare ndaj shtetasve dhe përdorim të një diplome të falsifikuar. Me këtë diplomë ai ka filluar Fakultetin në vitin 1992, ndërkohë që 3 vite më vonë, në 1995, rezulton të ketë përfunduar shkollën e mesme.

Pasi ILDKPKI evidentoi shkeljet në deklarime Zotkaj deklaron si pasuri: pronar me 35% të aksioneve në shoqërinë tregtare Albania Beverages Group shpk. Fëmijët rezultojnë pronarë në 3 shoqëri tregtare dhe më njërën prej të cilave merr kontrata publike. Konkretisht në datën më 22 Janar 2024 në buletinin e APP nr.3 është publikuar “Njoftimi i lidhjes së kontratës me objekt: Rikonstruksion i Rrugës Drenovicë, e lidhur midis AK Bashkia Dimal dhe kontraktorit bashkim i operatorëve ekonomike me nënkontraktor  kompaninë në pronësi edhe të djalit të kryetarit Zotkaj  G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k .

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

By: 27 ok
28 April 2025 at 15:42

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn që të marrin 2.3 miliard lekët për ndërtimin e saj.

Për “ASI-2A CO” shpk me pronar Gjikondajn dhe “Shendelli” shpk të Bozhajt, kryetar Suli ka bërë të pamundurën.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. për shkeljet e kryera procedurës i është dhënë një “Flamur i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”. Për këtë projekt bashkia Kamëz paguan jo pak, por  221 499 465,00 lekë.

Tenderi u njoftua i hapur më 11 dhjetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 26 dhjetor 2024. Ka qenë një tender fiktiv me fitues të paracaktuar, ku megjithëse u paraqitën 6 pjesëmarrës, nuk pati konkurrim ofertash.

Më 25 mars 2025, operatori ekonomik kontraktues që përbëhet nga firmat “ASI-2A CO”sh.p.k; “Shendelli” sh.p.k dhe “ZDRAVA” shpk, të mbështetura nga një subjekti “Ardmir”,  u shpall fitues me ofertën 204 997 591,00 lekë pa TVSH.

Pjesëmarrje formale me oferta 0 lekë!

Duke qenë se dihej që bashkia po favorizon oligarkët Astrit Gjikondaj dhe Yzedin Bozhaj, kompanitë e tjera janë paraqitur formalisht pa shfaqur interes konkret. Kështu, fima e njohur  “EVEREST” ka bërë propozimin me vlerë 0 (zero) lekë. Po ashtu, Firma FRONTIER CONSTRUCTION ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Ndërkaq ka patur oferta më të ulëta se sa ajo fituese që nuk janë vlerësuar nga komisioni i tenderit. Konkretisht, bashkimi i operatorëve “KUPA” shpk & “NDREGJONI” shpk propozonte vlerën 158,363,825.30 lekë pa tvsh

Bashkia vendos kritere diskriminuese në tender

Disa operatorë ekonomikë nuk arritën marrin pjesë në tender sepse kriteret e vendosura ishin diskriminuese duke krijuar pabarazi. Ata u ankuan në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) dhe kjo shpjegon disi vonesën në shpalljen e fituesit.

Kështu, më 18 dhjetor 2024, kompania “ULZA” shpk e Nikolin Shpanit u denoncoi kriteret në KPP, duke shkruar në ankesë se kërkohen qëllimisht kushte të parealizueshme dhe të panevojshme.

“Bashkia Kamëz ka kërkuar një inxhinier Gjeoinformatik, drejtues teknik në licencën e shoqërisë, kriter i cili është diskriminues dhe i panevojshëm për këtë procedurë prokurimi. Gjeoinformatika është një fushë shkencore që fokusohet në programimin e aplikacioneve, strukturat e të dhënave hapësinore dhe analizën e objekteve dhe fenomeneve hapësinore-kohore që lidhen me sipërfaqen dhe nëntokën dhe trupat e tjerë qiellorë. Në projekt-preventiv nuk ka asnjë lloj punimi që ka të bëjë me analizën e të dhënave hapësinore dhe fenomeneve qiellore. Transmetimi i ndeshjeve në televizione nuk ka asnjë lidhje me shkencën gjeoinformatike, por ka lidhje me inxhinierët IT, teknologji etj. Kërkojmë heqjen e kriterit për një Ing Gjeoinformatik”, shkruhet në ankesën e ULZA shpk.

Gjithashtu, bashkia ka kërkuar të vendosen targa në mjetet që do lëvizin vetëm brenda fushës. Konkretisht një “Grejder” me goma, “Dumper” 3-5 m3 me goma me targa (MT), Minifadromë me goma me targa (MT) janë mjete të cilat do të qëndrojnë dhe lëvizin vetëm në kantier, për këtë arsye nuk e kuptojmë përse duhet të jenë të targuara.

Në një pikë tjetër bashkia kërkon të lidhet kontratë në një laborator që bën teste për shtresat e trotruareve dhe rrugëve me asfalt, ndërkohë që fusha do të jetë me bar.

Edhe kompania “LIQENI VII” ka pasur rezerva për kriteret e vendosura. Në një denoncim në KPP ky subjekt ka kërkuar të ndryshohen disa kritere të kapacitetit teknik.

“Nuk e kuptojmë vendosjen e këtyre tonazheve diskriminuese, te cilat nuk kanë asnjë logjikë në zbatim dhe nuk kanë asnjë argument mbrojtës”, shkruhet në këtë shkresë. Ndërkohë për targimin e mjeteve që do të punojnë në fushë, kompanitë kundërshtojnë përderisa u është kërkuar të kenë edhe rimorkiator për transport mjetesh të rënda.

Ndërkaq, për materiale elektrike dhe hidraulike komisioni ka kërkuar leje nga prodhuesit, pa përcaktuar konkretisht se cilat artikuj kërkon autorizim dhe katalog. “Ndërkohë që fjalët “elektrike”, “hidraulike”, “gipse” etj. janë abuzive dhe konfuzuese dhe janë vendosur me qëllime skualifikimi, nëse nuk përfshihet një material apo një tjetër që Autoriteti Kontraktor e klasifikon si të tillë. Kërkojmë nga ana juaj përcaktimin e qartë dhe specifik të pajisjeve apo materialeve për te cilat ju kërkoni katalog”, shkruhet në ankesën e “Liqeni VII”.

Edhe kompania e madhe BE-IS nuk ka marrë pjesë në tender, por ka bërë një ankesë në KPP për kriteret.

Sipas dokumenteve kërkohet “Punë të ngjashme deri në një kufi ku vlera monetare totale e punëve të kryera e marra së bashku gjatë pesë viteve të fundit është në  jo më e vogël se dyfishi i vlerës së fondit limit të përllogaritur të prokurimit. “Rezulton se ky kriter nuk është në përputhje me parashikimet e nenit 39, pika 5 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2022, e ndryshuar”, ku shprehimisht kërkohet: Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet. Është praktikë e konsoliduar e KPP-së që këtë kriter e ka konsideruar të paligjshëm”, shkruan ndër të tjera administratori i kompanisë.

KPP vendosi më 13 janar 2025 që të pranohen ankesat e kompanive dhe urdhëroi të ndryshohen kriteret, por bashkia këmbënguli në të sajën duke i mbajtur siç i kishte.

Kështu, më 28 janar 2025, KPP vendosi për “mosheqje pezullimi” derisa të ndryshoheshin këto kritere.

Kompanitë “BE-IS” dhe “LIQENI VII” vazhduan të ankohen dhe KPP më 7 shkurt 2025 mori një vendim të dytë për “mosheqje pezullimi”. Megjithatë më 17 shkurt 2025, KPP mori vendim për “heqje pezullimi” duke i hapur rrugën pazarit që kishte bërë më parë kryebashkiaku Suli me dy kompanitë e ndërtimit.

Gjikondaj merr lekë për me punime të pakryera

Jo vetëm që është i favorizuar nga zyrtarët e korruptuar të bashkive, por Gjikondaj e ka treguar se mashtron me faturat e punimeve.

Sipas KLSH kjo kompani nuk kryen punimet dhe manipulon situacionet. “Nga auditimi i situacioneve pjesore, projektit dhe preventivit bazë, preventivit të rishikuar, si dhe nga verifikimi në terren i punimeve në prezencë të mbikëqyrësit të punimeve, të dukshme, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan diferenca në volume apo punime të llogaritura jo në përputhje me projektin e zbatuar (vizatimet sipas faktit), me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe shoqërisë në vlerën 372,350 lekë pa TVSH”, Verifikimi i grupit të KLSH u krye në rezervuarin e Bishqemit, ku projekti kishte autoritet kontraktor Ujësjellësin e Peqinit.

Nga vizita në terren u konstatua se disa zëra të punimeve nuk ishin kryer ose ishin të paplota. Kështu u konstatua, mungesa tek suvatimi, hidroizolimi, rrethimi i territorit, Gjithashtu për zërin “Mbushje me dhe” në situacionin përfundimtar pasqyrohet volum 200 m3 dhe i likuiduar. Nga vizita në terren u konstatua se mbushja me dhe rreth rezervuarit nuk ishte kryer, kështu që sipërmarrësi ka përfituar më tepër volumin e punimeve, raporton KLSH. Në këtë tender të vitit 2021, kompania e Astrit Gjikondit mori e 56,663,071 lekë me TVSH.

Por duke qenë se Gjikondi është i privilegjuar në “Rilindja”, kompania e tij ka vazhduar të marrë tendera pa i hyrë gjemb në këmbë. Më 29 korrik 2024 kompania e Gjikondajt ka marrë me “Flamur të kuq” nga kryetarja Emiriana Sako tenderin për ndërtimin e shkollës “Met Hasa’ në Durrës, me fond 2.4 miliardë lekë. Këtë punë, Gjikondaj akoma nuk e ka filluar. Këto ditë, Gjikondaj firmosi edhe kontratën 380 milionë lekë me kryetarin e Bashkisë, Fation Duro, për “Rikonstruksion i kopshtit me drekë, Patos”.

Edhe Yzedin Bozhaj është i mbingarkuar me kontrata për momentin. Tenderi 800 milionë lekë “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven, Adë, Bashkia Fier”, iu dhurua Bozhajt nga drejtori Mario Bakalli. Më 22 janar 2025, drejtori i Ballukut e lidhi kontratën me kompaninë “SHENDELLI SHPK” me ofertë fituese pa TVSH 51 838 326,00 lekë.

Pra këto kompani janë të angazhuara në punë të tjera publike që nuk i kanë mbaruar dhe u jepet një projekt i madh nga kryebashkiaku Rakip Suli. Theksojmë se ky i fundit nuk i firmos vetë tenderat, por ka autorizuar nënkryetaren qysh kur fillojë të thirret në SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

By: 27 ok
18 April 2025 at 18:45

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një tjetër në Tiranë lanë pas një të vrarë, disa të plagosur dhe një fëmijë në gjendje të rëndë. Të dyja ngjarjet ndodhën në mes të ditës, në vende të populluara, në sy të qytetarëve. Por jo në sy të shtetit — sepse shteti kishte sy vetëm për zgjedhjet.

Në çdo vend normal, dy atentate brenda një dite do të shkaktonin alarm kombëtar. Në Shqipëri, gjithçka zgjidhet me një deklaratë “jemi duke hetuar” dhe një shtrëngim duarsh mes drejtorëve që prej kohësh nuk kanë lidhje me rendin, por me rreshtimin politik. Sepse në Shqipëri, krimi nuk është më lajm — është shtrirje logjike e një sistemi të kalbur, ku shteti është zbërthyer, dhe policia është kthyer në fasadë me uniformë.

Krimi vret, shteti bën fushatë

Teksa qytetarët dridhen nga frika se mund të bëhen viktima të rastësishme të një atentati me ngatërresë targash, qeveria është e zënë me video propagandistike, me premtime të vjetra të ricikluara dhe me selfie nga rrugët që hapen për herë të katërt. Policia? Një pjesë e saj është në shërbim të fushatës, një pjesë tjetër në rolin e dekorit.

Në vend që të shohim operacione serioze kundër grupeve kriminale, shohim konferenca shtypi për “suksese simbolike”, ndërkohë që grupet e armatosura shëtisin lirshëm nëpër Tiranë e qytete të tjera.

Degradimi i Policisë së Shtetit: Nga strukturë ligjzbatuese, në vegël politike

Çfarë ndodhi me Policinë e Shtetit? Dikur, me gjithë mangësitë, ishte një strukturë me autoritet, që ushqente një lloj respekti. Sot? Emërimet bëhen me rekomandime partiake, komandat ndërrohen më shpesh se uniformat, ndërsa profesionalizmi është sakrifikuar për servilizëm. Karriera në polici nuk ndërtohet më mbi rezultate, por mbi sa mirë di të buzëqeshësh kur vjen ministri në inspektim.

Në vend të oficerëve hetues, kemi drejtues që merren me menaxhimin e fushatës në terren. Në vend të ekspertizës kriminale, kemi raporte të fryra që mbyllen në sirtar. Dhe ndërkohë që policia ka rënë moralisht, grupet kriminale janë ngritur si struktura paralele të pushtetit lokal.

Edi Rama, nepotizmi dhe korrupsioni që e ushqen krimin

Në këtë situatë, qeveria jo vetëm që nuk merr përgjegjësi, por i hedh benzinë zjarrit. Edi Rama e ka kthyer luftën kundër krimit në një meme. Të vetmit që “arrestohen” në Shqipëri janë ndonjë ndërtues pa leje, ndonjë fshatar me gjobë të papaguar, apo ndonjë kalimtar që nuk respekton vijat e bardha. Por krimi i vërtetë, ai që gjuan me kallash në mes të ditës, mbrohet nga heshtja, lidhjet e errëta dhe pazaret e pista.

Si mund të luftojë Rama krimin, kur në poste kyçe të policisë dhe drejtësisë ka vendosur njerëz me lidhje familjare, politike e klienteliste? Kur vetë pushteti i tij është ngritur mbi marrëveshje të heshtura me figura të dyshimta që ndihmuan në zgjedhje? Kur më shumë rëndësi ka kush të njeh, sesa çfarë ke bërë?

Kur shteti nuk ka më frikë nga krimi, por qytetari ka frikë nga të dy

Pas çdo atentati, qytetarët pyesin: “Kush është viktima?” — jo nga kureshtja, por nga frika se mund të ishte dikush që njohin. Sepse kur shteti zhduket, dhuna bëhet e zakonshme. Kur institucionet janë të zëna me “image management”, jeta reale kthehet në një skenar lufte. Dhe më e rënda: kjo nuk është më e pazakontë. Është bërë pjesë e normalitetit shqiptar.

Llogaria që nuk kërkohet, dhe drejtësia që nuk vjen

Askush nuk jep dorëheqje. Askush nuk mbahet përgjegjës. Drejtorë policie ndërrohen si në lojë shahu, por pa asnjë transparencë. Prokuroria flet vetëm kur dosjet bëhen presion politik. Ministrat e Brendshëm ndërrohen, por filozofia mbetet e njëjtë: mos e shqetëso krimin, për sa kohë nuk të prish punë.

Shqipëria që ka frikë të zgjohet

Sot, Shqipëria është një vend ku njerëzit kanë më shumë shpresë në emigrim sesa në shtet. Ku policia nuk të mbështet, por të frikëson. Ku siguria është luks, jo e drejtë. Dhe për ironi, kjo ndodh në një vend që promovon vetën si “gati për në BE”.

Por Europa nuk është vetëm tabela e rrugës që inaugurohet para zgjedhjeve. Europa është rend, drejtësi, përgjegjësi. Dhe për sa kohë që krimi bën atentate në dritë të diellit dhe kryeministri bën batuta në Facebook, kjo Europë është më larg se kurrë.

Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë digjitalizim. Ka nevojë për më pak gjak. Ka nevojë për më pak propagandë. Dhe më shumë drejtësi.

Por kjo nuk vjen nga ata që e kanë bërë krimin pjesë të strategjisë për pushtet.

/Gijotina.com/

Kosovë, na fal për 12 vite!

By: 27 ok
18 April 2025 at 16:35

Nga Ethem Aga 

Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje të doganës, krejt nxitimthi pa të kontrolluar dokumentat me imtësi, polici kufitar të thotë “udhë të mbarë”… Kalojmë në doganën e “shtetit” tjetër, e njëjta përshëndetje… Ndryshon vetëm uniforma. Asgjë tjetër nuk na dallon, gjuha jo e jo, por as sjellja, as zakoni e tradita. Faj nuk kam, por në faj ndihem sa herë takoj miqtë e mi shqiptarë të krahinës së Kosovës. Në pamundësi për t’i parë në sy, me falje përunjëse, vendosa më mirë të shkruaj.

Ka 12 vite që më stërmundon sjellja e qeverisë shqiptare me Kosovën. Në fillim të vitit 2014, Rama mori taborrin e ministrave dhe zhvilloi vizitë në Kosovë. Një shfaqje e madhe, pas së cilës për fat të keq fshihej patriotizëm i shtirur, i vlefshëm për një qëllim; propagandën boshe. U nënshkruan dhjetëra “marrëveshje bashkëpunimi”, por asnjë prej tyre nuk u zbatua. Koha ecte, por konceptet e tregut të lirë, arsimit të përbashkët e mbi të gjitha ekonomisë dhe diplomacisë, mbetën në vend, e akoma më keq, u përkeqësuan. Në vitin 2007, presidenti amerikan Xhorxh W Bush, në krah të Kryeministrit Sali Berisha, zgjodhi pikërisht Shqipërinë për të dhënë mesazhin e qartë: ‘Kosova të shpallë Pavarësinë’.

Mund ta thonte kudo, mund të zgjidhte çdo mënyrë, por qartësisht u gjet Tirana zyrtare për të komunikuar vendimin më të madh të historisë së Shqipërisë. Gjaku ynë i derdhur ndër shekuj, por edhe kushtet gjeopolitike, i dhanë trevave shqiptare atë që meritonte; shtetin, dinjitetin dhe të drejtën për të ecur përpara. Cila dorë do të ishte e zgjatur për shtetin më të ri në botë? Padyshim që Shqipëria dhe nuk mund të ndodhte ndryshe.

Në vitin 2013 Kryeministri Edi Rama e gjeti të ndërtuar “Rrugën e Kombit”, një nga veprat që mbajnë shenjën e qeverisjes së Kryeministrit Berisha. Një udhë që “de facto” bashkoi vendet. Tregtia, turizmi, kultura dhe arti vetishëm nisi të intesifikohet mes dy vendeve. Qeveritë mund të ikin dhe vijnë, por nuk kishte shqiptar të Shqipërisë dhe shqiptar të Kosovës që mund të mendonte se një mur i madh ndarjeje, fizikisht dhe në mendësi po ngrinte qeverisja e re.

Një rrugë që e gjeti gati, kryeministri Rama i vendosi një tra të rëndë, më i rëndë se atë tra që na ka vënë bota si pikë kufitare mes dy vendeve shqiptare. Çdo shtetas shqiptar i Kosovës detyrohet të paguajë një tarifë 5 euro në hyrje dhe 5 në dalje. Nuk është vetëm çështje e kostos, por mbi gjithçka koncept përjashtimor.

Faktet më rrënqethin. Ndërsa shqiptarëve të Kosovës u ka vënë traun, Serbisë i ka hapur dyert, nën atë që e quajti fillimisht “Minishengeni Ballkanik”, që në fakt doli “Mega Serbia”. Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime; bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave; si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës. Po Kosova ku ishte në këtë nismë?

Pa u konsultuar me askënd, madje as me liderët e BE-së që kishin shpallur “Procesin e Berlinit”, Kryeministri Rama, Presidenti Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zev i dhanë certifikim marrëveshjes “Ballkani i Hapur”. Tre shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina refuzuan të ishin pjesë me argumentin e qartë se nisma fuqizonte kryesisht Serbinë dhe vetëm nën monitorim e BE-së dhe SHBA-ve pranonin të përfshiheshin në bllok nën atë ombrellë të publikuar nga kancelarja gjermane e kohës Angela Merkel, i njohur si “Procesi i Berlinit”.

Kjo qe një goditje e madh, ndaj edhe pse pa faj, i kërkoj falje çdo shqiptari të Kosovës që u ndëshkua më shumë nga kjo marrinë. Druhem të them tradhti kombëtare, më vret shumë ky përcaktim, por po aq më vrasin faktet për të menduar se në mos tradhti ishte një e keqe e tmerrshme, pasojat e së cilës po i vuajnë sot edhe shqiptarët e Shqipërisë. Mallrat serbe, kryesisht produktet bujqësore dhe blegtorale i marrin frymën çdo fermeri shqiptar që nga ajo ditë që pas një gote vere dhe hareje, Rama dhe Vuçiç nënshkruan “Ballkanin e Hapur”.

Tmerr. Kosovë, na fal sërish! Ndërsa mallrat serbe mbysin ekonominë e dobët tonën, ca “mallra serbe” futeshin ilegalisht në Veri të Kosovës… Pushkë, plumba, bomba, mina dhe një armatë njerëzish që siç tregoi koha ishin ngushtësisht të lidhur me Vuçiçin, pra, mikun e Ramës. Ndodhi krimi i rëndë në Banjskë. Efektivi i policisë së Kosovës Afrim Bujaku u vra nga grupet e armatosura serbe, dy efektivë të tjerë u plagosën. Akt terrorist i mirëfilltë për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por gjithë Ballkanin, madje edhe mikun e Vuçiçit… Më iknin fjalët kur në Francë e çdo vend tjetër të Europës e më gjerë takoja miq nga Kosova. Dhimbje, faj pa pasur faj shihnin stërmundoheshim t’i jepnim përgjigje pyetjes: Si është e mundur që kryeministri shqiptar i kthen shpinën një krahine po aq shqiptare?

Na fal Kosovë, faj nuk kemi, por sërish na fal! Rrënqethëse qëndrimi i mëpasshëm i kryeministrit tonë, që me një gjuhë më ndërkombëtare se ndërkombëtarët, u mundua të minimizojë këtë akt të rëndë terrorist të Banjskës. I ndodhur ngushtë nga reagimi i opinionit publik, Rama deklaroi se nuk ka më “Ballkan të Hapur”… Po duhet ta dinë shqiptarët këtej e andej kufirit të Morinës, se marrëveshjet e nënshkruara janë ende në fuqi. Për tmerr ende diskutojmë “marrëdhënie të ngrira” mes dy qeverive. Uroj që historia mos na dënojë të gjithëve.

Na fal Kosovë për 12 vite! Pas 11 majit gjithçka do të ndryshojë. Në qofsha apo jo pjesë e Parlamentit, ekzekutivit apo çdo sektori publik, nuk ka shumë rëndësi. Por si detyrim të menjëhershëm në qeverinë e ardhshme të PD-së kemi marrëdhëniet normale dhe vëllazërore me krahinën e Kosovës! Historia gjykon ftohtë, ai libër që do shkruhet në të ardhmen, dikujt do t’ia vendosi damkën e turpit!

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

By: 27 ok
6 April 2025 at 16:02

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit për ndërtimin e Muzeut “Dritëro Agolli”.

Më 15 gusht 2024, Këshilli i Qarkut Korçë deklaroi se më në fund ishin gjetur paratë për Muzeun  “Dritëro Agolli” në fshatin e lindjes së shkrimtarit në Menkulas të Devollit. Financimi i këtij muzeu vjen në masën 60% nga Këshilli i Qarkut dhe 40% nga Bashkia Devoll, pas vitesh të gjata pritje dhe premtimesh për ndërtimin e tij.

Iku gushti, erdhi dimri, nisi pranvera dhe erdhi radha e prokurimit të këtij projekti. Kryetari Erjon Nexhipi ka bërë shpejt e shpejt një tender të dyshimtë, ku përfituese janë dy kompani me CV që nuk garanton se do ta bëjnë në kohë dhe me cilësi këtë projekt për nder të shkrimtarit.

Nuk e kuptojmë se si komisioni i autorizuar nga Nexhipi në mes të 14 pjesëmarrësve gjeti kompaninë “Spartaku S.A” e Spartak Merakut dhe “Ouen” e Mehmet Hilajt. Njëri është pa përvojë në punë të tilla, tjetri i kapur disa herë nga KLSH për dëme që i ka sjellë buxhetit të shtetit nga moszbatimi i kontratave.

Tenderi fiton “Flamurin e kuq”

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, në këtë kategori e ka vlerësuar procedurën Open Data Albania. Madje tenderi është shëmuar me një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, Këshilli i Qarkut Korçë më 6 shkurt 2025 hapi tenderin me objekt “Ndërtimi i Muzeut “Dritëro Agolli” me fondin limit 22 678 176,00 lekë.

Deri datën e fundit të dorëzimit të dokumenteve, më 28 shkurt 2025 u paraqitën 14 pjesëmarrës. U propozuan oferta të larmishme, por fitues është shpallur  bashkimi i operatorëve “SPARTAK S.A” – “OUEN” me vlerën 15 846 318,00 lekë. Nëse do të vlerësohej oferta ekonomike, në konkurrim kishte edhe vlera më të ulëta. Për shembull kompania “Nika” shpk bënte një propozim më ekonomik.

Por kjo firmë është në mes të të skualifikuarve për mos përmbushjen e kriterit “punë të ngjashme”.

Kështu, më 18 mars 2025, me firmën e kryetar Nexhipit, është shpallur fituese oferta e Spartak Merakut dhe e Mehmet Hilajt.

Mendojmë se kriteri në përzgjedhjen e fituesit nuk duhet të ishte çmimi, por cilësia dhe garancia e konkurrentëve. Ky është një muze për një shkrimtar të veçantë dhe selektimi i kompanive nuk mund të bëhet njësoj si në një tender ndërtimi rutinë.

KLSH e kapi Mehmet Hilajn në shkelje të kontratave

Kompania “OUEN” shpk me pronar Mehmet Hilajn është skeduar nga KLSH në raportet e auditimit si një subjekt që nuk i zbaton kontratat në fat dhe manipulon me situacion duke marrë lekë për punë të pakryer.

Në objektin “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, lagja Drinas”, Kukës, nga auditimi i dokumentacionit teknik të zbatimit, mbikëqyrjes dhe

kolaudimit të punimeve të ndërtimit të administruara në dosjen teknike rezultoi se nuk janë aplikuar penalitetet për vonesa në përfundimin e punimeve në vlerën 295,076 lekë. “Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me kontratën e sipërmarrjes së punimeve nr. 26 prot., datë 13.04.2017 të lidhur mes kryetarit të Bashkisë Kukës dhe BOE “ORUÇI” SHPK dhe “OUEN” SHPK”, konstaton KLSH në raportin e vitit 2018.

Rekomandimi i KLSH është që nga Bashkia Kukës të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 295,076 lekë nga operatorët ekonomikë “ORUÇI” SHPK dhe “OUEN” SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit në kontratën nr. 26 prot., datë 13.04.2017 me objekt “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, lagja Drinas”, Kukës, vlerë kjo e cila përfaqëson një penalitetin e paaplikuar nga ana e Bashkisë Kukës ndaj sipërmarrësit të punimeve për vonesa të pajustifikuara në përfundimin e punimeve.

Ndërsa në objektin “Rikonstruksion i kanaleve ujitës dhe ujësjellësve, Komuna Malzi”, Kukës, nga auditimi i dokumentacionit teknik rezultoi një dëm ekonomik në vlerën 481,696 lekë pa tvsh si pasojë e likuidimit të punimeve të kryera në fakt. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me kontratën e sipërmarrjes së punimeve nr. 114 prot., datë 11.07.2014 të lidhur mes Titullarit të Autoritetit Kontraktor për Ish – Komunën Malzi dhe operatorit ekonomik “OUEN”shpk. Me këtë rast rekomandohet që nga Bashkia Kukës, për ish/Komunn Malzi, të merren masa për arkëtimin e vlerës prej 481,696 lekë pa tvsh nga operatori ekonomik “OUEN”shpk, në cilësinë e sipërmarrësit, vlerë kjo e cila përfaqëson një dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore si rrjedhojë e likuidimit të punimeve të pakryera në fakt.

A kanë licenca dhe përvojë dy kompanitë?

“OUEN” shpk ka fituar tenderin për meremetimin e Muzeut “Bajram Curri” në Tropojë dhe kjo është e vetmja punë e ngjashme me këtë që ka objekt tenderi. Ndërsa kompania tjetër,. Spartak S.A. nuk ka përvojë në ndërtimin e veprave të tilla. Por akoma më i dyshimtë është niveli i kualifikimi të dy kompanive. Nga një kërkim që bënë në QKB për dy kompanitë mësuam se “Spartak SA” ka një “Leje të thejshtë mjedisore”.

Ndërsa kompania “OUEN” shpk ka vetëm licencën “Shërbime të ekspertizës dhe/ose profesionale lidhur me pyje dhe/ose kullota”.

Ndërsa në dokumentet e tenderit kërkohen shumë licenca që duhet t’i ketë kompania. Në shkresën më poshtë renditen 5 licenca të ndryshme.

Pasi njohëm problemet e këtij tenderi, pikëpyetja që na lind është: A do të bëhet Muzeu i Dritëroit pas 6 muajve siç shkruhet në kontratë, apo do hyjë në kalendat greke?

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjës

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

By: 27 ok
6 April 2025 at 16:00

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn që të marrin 2.3 miliard lekët për ndërtimin e saj.

Për “ASI-2A CO” shpk me pronar Gjikondajn dhe “Shendelli” shpk të Bozhajt, kryetar Suli ka bërë të pamundurën.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. për shkeljet e kryera procedurës i është dhënë një “Flamur i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”. Për këtë projekt bashkia Kamëz paguan jo pak, por  221 499 465,00 lekë.

Tenderi u njoftua i hapur më 11 dhjetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 26 dhjetor 2024. Ka qenë një tender fiktiv me fitues të paracaktuar, ku megjithëse u paraqitën 6 pjesëmarrës, nuk pati konkurrim ofertash.

Më 25 mars 2025, operatori ekonomik kontraktues që përbëhet nga firmat “ASI-2A CO”sh.p.k; “Shendelli” sh.p.k dhe “ZDRAVA” shpk, të mbështetura nga një subjekti “Ardmir”,  u shpall fitues me ofertën 204 997 591,00 lekë pa TVSH.

Pjesëmarrje formale me oferta 0 lekë!

Duke qenë se dihej që bashkia po favorizon oligarkët Astrit Gjikondaj dhe Yzedin Bozhaj, kompanitë e tjera janë paraqitur formalisht pa shfaqur interes konkret. Kështu, fima e njohur  “EVEREST” ka bërë propozimin me vlerë 0 (zero) lekë. Po ashtu, Firma FRONTIER CONSTRUCTION ka bërë ofertën me vlerë 0 (zero) lekë.

Ndërkaq ka patur oferta më të ulëta se sa ajo fituese që nuk janë vlerësuar nga komisioni i tenderit. Konkretisht, bashkimi i operatorëve “KUPA” shpk & “NDREGJONI” shpk propozonte vlerën 158,363,825.30 lekë pa tvsh

Bashkia vendos kritere diskriminuese në tender

Disa operatorë ekonomikë nuk arritën marrin pjesë në tender sepse kriteret e vendosura ishin diskriminuese duke krijuar pabarazi. Ata u ankuan në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) dhe kjo shpjegon disi vonesën në shpalljen e fituesit.

Kështu, më 18 dhjetor 2024, kompania “ULZA” shpk e Nikolin Shpanit u denoncoi kriteret në KPP, duke shkruar në ankesë se kërkohen qëllimisht kushte të parealizueshme dhe të panevojshme.

“Bashkia Kamëz ka kërkuar një inxhinier Gjeoinformatik, drejtues teknik në licencën e shoqërisë, kriter i cili është diskriminues dhe i panevojshëm për këtë procedurë prokurimi. Gjeoinformatika është një fushë shkencore që fokusohet në programimin e aplikacioneve, strukturat e të dhënave hapësinore dhe analizën e objekteve dhe fenomeneve hapësinore-kohore që lidhen me sipërfaqen dhe nëntokën dhe trupat e tjerë qiellorë. Në projekt-preventiv nuk ka asnjë lloj punimi që ka të bëjë me analizën e të dhënave hapësinore dhe fenomeneve qiellore. Transmetimi i ndeshjeve në televizione nuk ka asnjë lidhje me shkencën gjeoinformatike, por ka lidhje me inxhinierët IT, teknologji etj. Kërkojmë heqjen e kriterit për një Ing Gjeoinformatik”, shkruhet në ankesën e ULZA shpk.

Gjithashtu, bashkia ka kërkuar të vendosen targa në mjetet që do lëvizin vetëm brenda fushës. Konkretisht një “Grejder” me goma, “Dumper” 3-5 m3 me goma me targa (MT), Minifadromë me goma me targa (MT) janë mjete të cilat do të qëndrojnë dhe lëvizin vetëm në kantier, për këtë arsye nuk e kuptojmë përse duhet të jenë të targuara.

Në një pikë tjetër bashkia kërkon të lidhet kontratë në një laborator që bën teste për shtresat e trotruareve dhe rrugëve me asfalt, ndërkohë që fusha do të jetë me bar.

Edhe kompania “LIQENI VII” ka pasur rezerva për kriteret e vendosura. Në një denoncim në KPP ky subjekt ka kërkuar të ndryshohen disa kritere të kapacitetit teknik.

“Nuk e kuptojmë vendosjen e këtyre tonazheve diskriminuese, te cilat nuk kanë asnjë logjikë në zbatim dhe nuk kanë asnjë argument mbrojtës”, shkruhet në këtë shkresë. Ndërkohë për targimin e mjeteve që do të punojnë në fushë, kompanitë kundërshtojnë përderisa u është kërkuar të kenë edhe rimorkiator për transport mjetesh të rënda.

Ndërkaq, për materiale elektrike dhe hidraulike komisioni ka kërkuar leje nga prodhuesit, pa përcaktuar konkretisht se cilat artikuj kërkon autorizim dhe katalog. “Ndërkohë që fjalët “elektrike”, “hidraulike”, “gipse” etj. janë abuzive dhe konfuzuese dhe janë vendosur me qëllime skualifikimi, nëse nuk përfshihet një material apo një tjetër që Autoriteti Kontraktor e klasifikon si të tillë. Kërkojmë nga ana juaj përcaktimin e qartë dhe specifik të pajisjeve apo materialeve për te cilat ju kërkoni katalog”, shkruhet në ankesën e “Liqeni VII”.

Edhe kompania e madhe BE-IS nuk ka marrë pjesë në tender, por ka bërë një ankesë në KPP për kriteret.

Sipas dokumenteve kërkohet “Punë të ngjashme deri në një kufi ku vlera monetare totale e punëve të kryera e marra së bashku gjatë pesë viteve të fundit është në  jo më e vogël se dyfishi i vlerës së fondit limit të përllogaritur të prokurimit. “Rezulton se ky kriter nuk është në përputhje me parashikimet e nenit 39, pika 5 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2022, e ndryshuar”, ku shprehimisht kërkohet: Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të madhe se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet. Është praktikë e konsoliduar e KPP-së që këtë kriter e ka konsideruar të paligjshëm”, shkruan ndër të tjera administratori i kompanisë.

KPP vendosi më 13 janar 2025 që të pranohen ankesat e kompanive dhe urdhëroi të ndryshohen kriteret, por bashkia këmbënguli në të sajën duke i mbajtur siç i kishte.

Kështu, më 28 janar 2025, KPP vendosi për “mosheqje pezullimi” derisa të ndryshoheshin këto kritere.

Kompanitë “BE-IS” dhe “LIQENI VII” vazhduan të ankohen dhe KPP më 7 shkurt 2025 mori një vendim të dytë për “mosheqje pezullimi”. Megjithatë më 17 shkurt 2025, KPP mori vendim për “heqje pezullimi” duke i hapur rrugën pazarit që kishte bërë më parë kryebashkiaku Suli me dy kompanitë e ndërtimit.

Gjikondaj merr lekë për me punime të pakryera

Jo vetëm që është i favorizuar nga zyrtarët e korruptuar të bashkive, por Gjikondaj e ka treguar se mashtron me faturat e punimeve.

Sipas KLSH kjo kompani nuk kryen punimet dhe manipulon situacionet. “Nga auditimi i situacioneve pjesore, projektit dhe preventivit bazë, preventivit të rishikuar, si dhe nga verifikimi në terren i punimeve në prezencë të mbikëqyrësit të punimeve, të dukshme, lidhur me volumet e punës të situacionuara si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan diferenca në volume apo punime të llogaritura jo në përputhje me projektin e zbatuar (vizatimet sipas faktit), me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe shoqërisë në vlerën 372,350 lekë pa TVSH”, Verifikimi i grupit të KLSH u krye në rezervuarin e Bishqemit, ku projekti kishte autoritet kontraktor Ujësjellësin e Peqinit.

Nga vizita në terren u konstatua se disa zëra të punimeve nuk ishin kryer ose ishin të paplota. Kështu u konstatua, mungesa tek suvatimi, hidroizolimi, rrethimi i territorit, Gjithashtu për zërin “Mbushje me dhe” në situacionin përfundimtar pasqyrohet volum 200 m3 dhe i likuiduar. Nga vizita në terren u konstatua se mbushja me dhe rreth rezervuarit nuk ishte kryer, kështu që sipërmarrësi ka përfituar më tepër volumin e punimeve, raporton KLSH. Në këtë tender të vitit 2021, kompania e Astrit Gjikondit mori e 56,663,071 lekë me TVSH.

Por duke qenë se Gjikondi është i privilegjuar në “Rilindja”, kompania e tij ka vazhduar të marrë tendera pa i hyrë gjemb në këmbë. Më 29 korrik 2024 kompania e Gjikondajt ka marrë me “Flamur të kuq” nga kryetarja Emiriana Sako tenderin për ndërtimin e shkollës “Met Hasa’ në Durrës, me fond 2.4 miliardë lekë. Këtë punë, Gjikondaj akoma nuk e ka filluar. Këto ditë, Gjikondaj firmosi edhe kontratën 380 milionë lekë me kryetarin e Bashkisë, Fation Duro, për “Rikonstruksion i kopshtit me drekë, Patos”.

Edhe Yzedin Bozhaj është i mbingarkuar me kontrata për momentin. Tenderi 800 milionë lekë “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven, Adë, Bashkia Fier”, iu dhurua Bozhajt nga drejtori Mario Bakalli. Më 22 janar 2025, drejtori i Ballukut e lidhi kontratën me kompaninë “SHENDELLI SHPK” me ofertë fituese pa TVSH 51 838 326,00 lekë.

Pra këto kompani janë të angazhuara në punë të tjera publike që nuk i kanë mbaruar dhe u jepet një projekt i madh nga kryebashkiaku Rakip Suli. Theksojmë se ky i fundit nuk i firmos vetë tenderat, por ka autorizuar nënkryetaren qysh kur fillojë të thirret në SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

❌
❌