Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 July 2026@joq - TikTok

Një nga thesaret më të rëndësishme të kulturës shqiptare do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të kinemasë botërore. Iso-polifonia shqipt...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Një nga thesaret më të rëndësishme të kulturës shqiptare do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të kinemasë botërore. Iso-polifonia shqiptare dhe tingujt e fyellit të dyfishtë janë përfshirë në kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, duke sjellë për herë të parë një element të fuqishëm të traditës muzikore shqiptare në një produksion të përmasave ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, i cili ka treguar se ka udhëtuar në jug të Shqipërisë për të regjistruar tinguj autentikë të muzikës tradicionale. Në një intervistë për New York Magazine, Göransson tha se kaloi një javë duke punuar me iso-polifoninë shqiptare, një traditë e njohur nga UNESCO si Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, si dhe regjistroi tingujt e fyellit të dyfishtë, një instrument tradicional i përdorur prej shekujsh në zonat jugore të vendit. “The Odyssey”, i bazuar në poemën epike të Homerit, është një nga projektet më ambicioze të Christopher Nolan dhe pritet të ketë një ndikim të madh në kinemanë botërore. Përfshirja e elementeve të muzikës shqiptare në kolonën zanore të filmit përbën një moment të veçantë për kulturën kombëtare, duke i dhënë iso-polifonisë shqiptare një skenë globale dhe duke e prezantuar këtë trashëgimi unike për miliona shikues në mbarë botën.

34.6K views


💾

Për herë të parë në histori, FIFA do t’i dhurojë kombëtares fituese të Kupës së Botës 2026 unaza ekskluzive kampioni, duke ndjekur traditën e sporteve...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Për herë të parë në histori, FIFA do t’i dhurojë kombëtares fituese të Kupës së Botës 2026 unaza ekskluzive kampioni, duke ndjekur traditën e sporteve amerikane si NBA, NFL, NHL dhe Major League Baseball. 30 unaza të personalizuara do t’u jepen lojtarëve dhe stafit të ekipit që do të triumfojë në finalen e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Unazat do të prodhohen në një seri të kufizuar prej 2.026 copësh, ku vetëm 30 do të rezervohen për kampionët e botës, ndërsa pjesa tjetër do të dalë në shitje për tifozët. Dizajni është mbajtur sekret, por dihet se në njërën anë do të jetë trofeu i Kupës së Botës FIFA, ndërsa ana tjetër do të personalizohet sipas kombëtares fituese. Vlera e këtyre unazave pritet të jetë shumë e lartë, pasi mendohet se do të përmbajnë ar dhe gurë të çmuar. Sipas vlerësimeve, një unazë mund të kushtojë deri në 130 mijë euro, duke e kthyer atë në një nga objektet më të rralla dhe më të shtrenjta në historinë e futbollit.

6616 views


💾

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për një të ardhme me monedhën euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i hedhur për konsul...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për një të ardhme me monedhën euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i hedhur për konsultim publik, përfshin për herë të parë një kapitull të posaçëm që përcakton funksionimin e bankës qendrore pas hyrjes së vendit në Eurozonë. Sipas draftit, në momentin e prezantimit të euros si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit. Banka e Shqipërisë do të ketë përgjegjësinë për emetimin dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, si dhe për përcaktimin e dizajnit të monedhave metalike shqiptare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, këto ndryshime ligjore nuk nënkuptojnë se Shqipëria do të kalojë së shpejti në përdorimin e euros. Adoptimi i monedhës së përbashkët evropiane do të jetë i mundur vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të përmbushë kriteret ekonomike të kërkuara për hyrjen në Eurozonë.

43.5K views


💾

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur në rrugën drejt Thethit, ku një gur i madh u shkëput nga një masiv shkëmbor dhe r...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur në rrugën drejt Thethit, ku një gur i madh u shkëput nga një masiv shkëmbor dhe ra mbi një automjet me të cilin udhëtonte një grup turistësh. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk mbeti i lënduar. Ngjarja rikthen në vëmendje problematikën e sigurisë në rrugën e Dukagjinit, e cila prej vitesh përballet me rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash, veçanërisht në segmentet malore. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun në këtë aks. Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve dhe masiveve shkëmbore është shfaqur edhe në rrugë të tjera të vendit, ndërsa gjatë muajve të fundit raste të ngjashme janë raportuar kryesisht në qarkun e Elbasanit, duke shtuar nevojën për masa parandaluese dhe ndërhyrje në infrastrukturë.

46.4K views


💾

Këto pamje i përkasin momentit kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagos me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkod...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Këto pamje i përkasin momentit kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagos me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Këpeca brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës, pas një konflikti që dyshohet se nisi për radhën e pritjes. Pas ngjarjes, Policia arrestoi Arvin Fregjajn, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armës së ftohtë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Në pranga u vu edhe babai i tij, Agron Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Pas plagosjes së Vildan Këpecës, vëllai i tij, Arben Këpeca, 41 vjeç, mori një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe u nis në këmbë për të gjetur autorin e dyshuar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë ai u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

3220 views


💾

Familja e 70-vjeçarit Naxhi Cani kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai është larguar nga banesa në Durrës më 16 korrik dhe që prej as...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Familja e 70-vjeçarit Naxhi Cani kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai është larguar nga banesa në Durrës më 16 korrik dhe që prej asaj dite nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas familjarëve, Naxhi Cani vuan nga demenca, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Për rastin është bërë kallëzim në polici, ndërsa deri tani nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tij. Djali i 70-vjeçarit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 318 6407 Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për ta kthyer Naxhi Canin pranë familjes së tij.

10.7K views


💾

Pasi ministri i shëndetësisë, Klodian Allajbeu, u kërkonte qytetarëve të mbushnin boshllëqet e buxhetit duke hapur “GoFundMe” për jetët e tyre, jemi d...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Pasi ministri i shëndetësisë, Klodian Allajbeu, u kërkonte qytetarëve të mbushnin boshllëqet e buxhetit duke hapur “GoFundMe” për jetët e tyre, jemi dëshmitarë të një faze të re të “bamirësisë” së detyruar. Kemi kaluar nga kërkesat për donacione nga populli, te kërkesat e “donacioneve” që vijnë nga vartësit dhe klientela e skllavopronarit Allajbeu. Madje, vetë QSUT ka dalë hapur me një shpallje zyrtare ku kërkon “donacione” për pajisje IT (281 kompjutera, 210 printera, 3 fotokopje) dhe një listë të gjatë aparaturash mjekësore: 15 respiratorë, 6 laringoskopë, 6 defibrilatorë, 1 brakiterapi, 5 monitorë pacienti, 5 elektrobisturi, 2 kulla endoskopie/kolonoskopie, 50 shiringa elektrike, 1 video laringoskop, 5 EKG, 2 EEG, 2 mikroskopë kirurgjikalë, 3 prova ushtrimore, 2 holter ritmi dhe 2 holter presioni. Por, mos u gënjeni: këto dhurime janë thjesht një kurth për t’ua futur taksapaguesve. Skema është e thjeshtë, por mbytëse. Sapo kompanitë e vartësve të Allajbeut “dhurojnë” një pajisje mjekësore, QSUT bëhet “pronare” e një problemi. Në momentin që pranon këtë dhuratë, institucioni lidhet pazgjidhshmërisht me dhuruesin për shkak të specifikave teknike. Si funksionon ky zinxhir: Pajisjet e dhuruara kërkojnë mirëmbajtje periodike, pjesë këmbimi, përditësime softuerike dhe servisim të autorizuar. Këto shërbime specifike mund të kryhen vetëm nga kompania prodhuese ose distributorët e saj të autorizuar, duke eliminuar çdo mundësi për konkurrencë reale. Kjo e detyron QSUT të shpallë tenderë për mirëmbajtje “Full Risk” ku fituesi është tashmë i paracaktuar, pasi vetëm “dhuruesi” zotëron licencat e nevojshme për ta kryer punën. Në afat të gjatë, kostot për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve “falas” mund të arrijnë ose edhe të tejkalojnë vlerën e blerjes së vetë aparaturës, duke siguruar fitime të garantuara për vartësit e Allajbeut. Kjo tabelë është “varri” i transparencës në QSUT. Në pamje të parë, donacioni duket si një akt human, por në realitet është një kurth financiar i ngritur për të zhvatur miliona nga buxheti i shtetit. FAZA 1: “Dhuratat” që hapin derën (Pajisje Mjekësore) Këtu nis mashtrimi. Kompanitë hyjnë në QSUT nën petkun e “bamirësit”, duke instaluar pajisje që do t’i kushtojnë taksapaguesit shumë më shtrenjtë në të ardhmen: *Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka instaluar pajisje mjekësore Philips (Loti 53) me vlerë 36,783,240 lekë. *Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka instaluar Ekokardiografi me vlerë 21,270,000 lekë. *Biometric Albania SHPK (Artur Kadareja): Ka instaluar pajisje anestetike dhe të frymëmarrjes me vlerë 5,870,000 lekë. FAZA 2: Fatura e përjetshme (Kontratat “Full Risk”) Sapo pajisja është instaluar, “bamirësia” merr fund dhe fillon zhvatja. Vartësit e Allajbeut marrin kontrata “Full Risk” ku çmimi nuk ka fund: *Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka siguruar plot 47,902,600 lekë nga kontratat për CT Skaner (22,265,000 lekë) dhe pajisje të tjera GE (25,637,600 lekë). *SAER Medical SHPK (Ridi Cipo): Ka kapur 15,209,999 lekë vetëm për mirëmbajtjen e pajisjeve Mediso. *Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka siguruar 4,168,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Philips. *MEDFAU SHPK (Shkëlqim Verdha): Ka arkëtuar 3,390,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Siemens. Kjo tabelë dëshmon se si “dhuratat” e vartësve të Allajbeut shndërrohen në kontrata të majme, ku kostot e mirëmbajtjes në afat të gjatë mund të tejkalojnë edhe vlerën e vetë pajisjes së dhuruar. Ky nuk është thjesht një pazar, por një mekanizëm ku “falas” bëhet barra më e shtrenjtë për taksapaguesin shqiptar. Këto “dhurata” simbolike janë surpriza që vartësja e preferuar, Evis Sala, ia bën mjeshtrit të saj, skllavopronarit Klodian Allajbeu, për t’i mbushur xhepat, ndërkohë që popullit i kërkohet të hapë GoFundMe për të mbijetuar. Në shëndetësinë e Allajbeut dhe Salës, asgjë nuk është falas. Skllavopronari vetëm pasurohet nga të gjitha anët, ndërsa “dhurata” e radhës do të jetë thjesht një tjetër faturë e kripur që do ta paguajë qytetari i thjeshtë me taksat e tij.

2314 views


💾

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke shënuar natën e gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake, ndërsa tensione...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke shënuar natën e gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), sulmet synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit. Mediat iraniane raportojnë se shpërthime janë dëgjuar në disa zona të vendit, përfshirë Bandar Abbas, Iranshahr, Ahvaz, Qeshm dhe Bandar-e Khamir. Agjencia iraniane Tasnim raportoi se një sulm goditi aeroportin e Iranshahrit, ndërsa një tjetër dëmtoi një kullë komunikimi në Bandar Abbas, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të qytetit. Nga ana tjetër, agjencia Fars njoftoi për një sulm ndaj një ure në rajonin Bandar-e Khamir. Sipas autoriteteve iraniane, sulmet kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur. Fars raportoi se dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pas goditjeve në provincën Hormozgan, ndërsa agjencia ISNA bëri të ditur se dy persona u plagosën edhe pas një sulmi ndaj stacionit hekurudhor në Bandar Abbas. Ndërkohë, ushtria iraniane ka paralajmëruar se çdo sulm i mëtejshëm amerikan ndaj infrastrukturës civile do të sjellë një përgjigje të ashpër. "E gjithë infrastruktura në rajon do të goditet me forcë" nëse SHBA vijon sulmet, deklaroi ushtria iraniane, duke akuzuar Uashingtonin për destabilizimin e rajonit dhe tensionimin e situatës në Ngushticën e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, CENTCOM njoftoi se forcat amerikane kanë vijuar bllokadën detare ndaj porteve iraniane. Sipas ushtrisë amerikane, tre anije tregtare që tentuan të kalonin bllokadën u ndaluan, ndërsa njëra prej tyre u neutralizua pasi nuk iu bind urdhrave. Pavarësisht intensifikimit të operacioneve ushtarake, zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se rruga diplomatike mbetet ende e hapur, megjithëse situata në terren vazhdon të përkeqësohet. Ndërsa sulmet dhe kërcënimet mes palëve vazhdojnë, frika për një konflikt edhe më të gjerë në Lindjen e Mesme mbetet e lartë, veçanërisht për shkak të rëndësisë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e tregtisë globale të naftës.

22.7K views


💾

Një incident i rëndë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka dërguar pamje që tregojnë momentin kur një grua goditet me një gur ...

By: @joq
18 July 2026 at 05:01

Një incident i rëndë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka dërguar pamje që tregojnë momentin kur një grua goditet me një gur në kokë nga një burrë, pas një konflikti të çastit. Sipas dëshmitarit që ka dërguar videon, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në parkun e Lezhës. Gruaja, e cila shiste fara pranë trotuarit, është përfshirë fillimisht në një debat verbal me një person, i cili më pas, sipas dëshmisë, ka marrë një gur dhe e ka goditur në kokë. Nga pamjet shihet se goditja e rrëzon gruan menjëherë në tokë, ndërsa personat e pranishëm reagojnë të tronditur. Sipas qytetarit, pas ngjarjes në vendngjarje mbërriti policia, e cila shoqëroi autorin e dyshuar. Ndërkohë, gruaja e dëmtuar është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Dëshmitari sqaron se, sipas informacioneve që ai ka, mes dy personave nuk kishte lidhje familjare apo njohje të mëparshme dhe se konflikti ka qenë i çastit. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Lezhës nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me këtë incident. JOQ Albania mbetet në pritje të një reagimi nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të gruas së lënduar. This publication is an informative report on a real-life incident. The content may be sensitive to some viewers, but it is not intended to encourage, promote, or glorify violence or harm in any form. As an independent media platform, we share this material solely in the interest of transparency and public awareness.

13.4K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një qytetare në Durrës ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me një gjobë parkimi të marrë në rrugën “Pranvera”. Ajo shprehet se e pranon që parkimi i s...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Një qytetare në Durrës ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me një gjobë parkimi të marrë në rrugën “Pranvera”. Ajo shprehet se e pranon që parkimi i saj ishte i gabuar, por kërkon që zbatimi i rregullave të jetë i njëjtë për të gjithë. “E di që isha gabim dhe e pranoj gjobën, por pyetja ime është: pse polici nuk i sheh edhe makinat e tjera të parkuara në të njëjtën mënyrë? Në rrugë kishte shumë automjete të parkuara, por vetëm unë u gjobita”, është shprehur ajo. Qytetarja kërkon më shumë barazi në kontrollin e parkimeve dhe që masat të aplikohen pa përjashtime për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

2500 views


💾

Një investigim i JOQ i pak javëve më parë zbuloi se për shumëkënd Andi Ballta nuk është thjesht një kamarier i pagëzuar në bankar nga elitat. Emri i t...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Një investigim i JOQ i pak javëve më parë zbuloi se për shumëkënd Andi Ballta nuk është thjesht një kamarier i pagëzuar në bankar nga elitat. Emri i tij lidhet me një nga historitë më të debatuara të pronave në jug të vendit, ku mijëra metra katrorë tokë në Poro dhe Zvërnec kaluan nga kolateralet bankare në fonde investimi të lidhura me ABI Bank. Mënyra se si këto prona përfunduan në këto struktura ka ngritur një sërë pyetjesh që vazhdojnë të mbeten pa përgjigje publike. Por në fokusin e denoncimeve të vazhdueshme për lëvizjet e dyshimta financiare, emri i Balltës, drejtorit të ABI Bank, dhe biznesmenit Artan Dulaku shfaqen sërish si një nyje e dyshimtë transaksionesh. Fillimisht themelohet kompania "ILIRIA DEVELOPMENT", qarkullojnë 4 MILIONË € dhe e mbyllin. Shareholderi NEP INVESTMENT CORP është nën përfaqësinë e shoqes së Balltës Vilsa Likës, e cila njihet gjerësisht si prestanome e Andi Balltës dhe shërben si lavatriçja e këtij të fundit për pastrimin e parave të pisëta. Më pas dyshja Ballta-Dulaku themelojnë kompaninë "ILIRIA DEVELOPMENT 2", në shkurt të vitit 2008. Kjo kompani ngre pikëpyetje të mëdha mbi burimin e kapitalit dhe shpejtësinë me të cilën u mbyll. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë u regjistrua me një kapital fillestar prej 6 MILIONË €, ku si ortakë figuronin Artan Dulaku me 30% të aksioneve dhe kompania "NEP Investment Corp" e përfaqësuar nga Vilsa Lika, me bazë në Ishujt Kajman me 70% të aksioneve. Administrator i kësaj kompanie u emërua Andi Ballta, i cili mori detyrën në prill të vitit 2008. Ajo që e bën këtë histori të dyshimtë është natyra "blic" e aktivitetit të saj. Brenda një harku të shkurtër kohor, kompania ndryshoi statusin në "Shoqëri në Likuidim e Sipër" në vitin 2009, për t'u çregjistruar përfundimisht në korrik të vitit 2011. Me këtë kompani dyshja qarkullon 6 MILIONË € dhe më pas e mbyll! Përfshirja e parave të ardhura nga parajsat fiskale, siç janë Ishujt Kajman, dhe përfaqësimi i këtyre interesave nga dyshja Ballta-Dulaku, ka nxitur zëra për përdorimin e këtyre mekanizmave për pastrim parash. Përfshirja e parave të ardhura nga parajsat fiskale, siç janë Ishujt Kajman, dhe përfaqësimi i këtyre interesave nga dyshja Ballta-Dulaku, ka nxitur zëra për përdorimin e këtyre mekanizmave për pastrim parash. Përderisa 10 MIIONË € janë qarkulluar përmes skemave të tilla të krijuara dhe shkrira me shpejtësi, pyetja që mbetet pa përgjigje është: Cili është burimi real i këtyre parave dhe pse këto struktura u mbyllën aq shpejt pasi kryen transaksionet e tyre?

5388 views


💾

Një qytetare ka ndarë shqetësimin e saj lidhur me vështirësitë që, sipas saj, hasin punëkërkuesit në tregun e punës. Ajo shprehet se, megjithëse flite...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Një qytetare ka ndarë shqetësimin e saj lidhur me vështirësitë që, sipas saj, hasin punëkërkuesit në tregun e punës. Ajo shprehet se, megjithëse flitet vazhdimisht për vende të lira pune, shumë persona dërgojnë CV-të e tyre pa marrë asnjë përgjigje, ndërsa njoftimet për punësim shpesh mbeten pa një proces real rekrutimi. Qytetarja thotë gjithashtu se, në rastet kur kandidatët kontaktohen, u kërkohet të përballojnë ngarkesën e punës së disa personave, me paga që mezi mbulojnë kostot e jetesës dhe me orë shtesë që, sipas saj, nuk paguhen. Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me kërkesën për eksperiencë pune edhe ndaj të rinjve që sapo kanë përfunduar studimet. Sipas saj, kjo krijon një rreth vicioz, pasi pa mundësinë e parë për t’u punësuar është e pamundur të fitohet eksperienca e kërkuar. Në përfundim, qytetarja thekson se këto vështirësi ndikojnë në rritjen e pakënaqësisë, largimin e të rinjve nga vendi dhe humbjen e besimit te premtimet për të ardhmen. Ajo nënvizon se nuk mjafton të deklarohet se ka vende pune, por, sipas saj, nevojiten punësime me dinjitet, paga të drejta dhe respekt për çdo punëkërkues. Mesazhi i qytetares: Punë ka… apo vetëm njoftime? Na thonë çdo ditë se ka punë. Atëherë pse qindra njerëz dërgojnë CV dhe nuk marrin asnjë përgjigje? Pse publikohen njoftime, por askush nuk kontaktohet? Kur më në fund të thërrasin, shpesh kërkojnë një njeri të bëjë punën e dy ose tre vetëve, me paga që mezi përballojnë jetesën dhe me orë shtesë që nuk paguhen. Mbaron shkollën, të kërkojnë eksperiencë. Po si fitohet eksperienca, kur askush nuk të jep mundësinë e parë? Pastaj habitemi pse protestojnë qytetarët, pse të rinjtë largohen dhe pse nuk besojnë më te premtimet për të ardhmen. Nuk mjafton të thuash “ka punë”. Duhet të ketë punë me dinjitet, paga të drejta dhe respekt për çdo punëkërkues.Anonim.

4278 views


💾

Klani "KLAN" duket se nuk do heqë ndonjëherë dorë nga blutë në politikë pavarësisht se kohët i kanë detyruar të ndërrojnë ngjyrë si kameleon e të shnd...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Klani "KLAN" duket se nuk do heqë ndonjëherë dorë nga blutë në politikë pavarësisht se kohët i kanë detyruar të ndërrojnë ngjyrë si kameleon e të shndërrohen në mavi. Dhjusi i Lion Park, puppeti më i njohur në botën oligarkike, duket se është përfshirë në një skemë pastrimi parash me kunatin e Bashës. Një seri transaksionesh me pasuri të paluajtshme në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Erion Isufin, kunatin e ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe bashkëshorten e tij, Stela Dhamo. Isufi ka blerë 2,143 m2 njësi tregtare në kompleksin “Lion Residence”, pranë Parkut të Liqenit tek Dhjus Bushaj për një vlerë të deklaruar prej 4.6 MILIONË € (ndërkohë që vlera e tregut është 10-15 MILIONË €), me rreth 2,100 € për m2. Më pas ka shitur 1,000 m2 nga kjo sipërfaqe për afro 5 MILIONË €, me një çmim prej rreth 5,000 € për m2. Kështu kunati ka pastruar mbi 3 MILIONË € para të pisëta me tek lëvizje. Ndërkohë që minimalisht vlera e tregut për sipërfaqen fillestare të blerë nga Isufi është rreth 10-15 MILIONË €, ka dyshime të forta se Isufi, 2143 m2 i ka blerë me realisht me mbi 10 MILIONË €, por e ka deklaruar vlerën 4.6 MILIONË €, duke i dhënë Dhjusit pjesën tjetër të pagesës cash në dorë. Më pas një pjesë së sipërfaqes së blerë, Isufi ka nisur ta shesë me vlerën reale të tregut, duke futur dhe pastruar kështu në sistemin bankar paratë e pista, të thata. Diferenca mes çmimit të deklaruar në blerje dhe atij të shitjes ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë realizuar këto transaksione. Nëse një skemë e tillë do të provohej nga organet ligjzbatuese, ajo do të përbënte një nga format më klasike të fshehjes së burimit të parave. Erion Isufi dhe Stela Dhamo kanë ndërtuar një portofol pasurish me vlerë dhjetëra milionë euro. Në listë përmenden një vilë në Palasë, apartamente në kompleksin “Ambasador 2”, ambiente në “Lion Residence”, prona në zonën e ish-Bllokut, rezervime në kulla banimi, si edhe të paktën pesë vila në periferi të Tiranës. ARTIKULLI I PLOTË NË STORY.

7132 views


💾

Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon momentin kur dy efektivë policie ndalojnë një automjet në zonën e Myslym Shyrit, pranë Gjykatës së Lart...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon momentin kur dy efektivë policie ndalojnë një automjet në zonën e Myslym Shyrit, pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë. Në pamje shihet se efektivët kontrollojnë dokumentet e mjetit dhe më pas qytetari u dorëzon një shumë parash. Sipas denoncimit, bëhet fjalë për 20 mijë lekë, të dhëna në këmbim të kthimit të patentës dhe shmangies së masës administrative. Denoncuesi pretendon se bëhet fjalë për një rast korrupsioni nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke ngritur shqetësime për raste të ngjashme ku qytetarët raportojnë se shkeljet rrugore janë falur në këmbim të parave. Mesazhi i qytetarit: "Joq përshëndetje, dy policë në zonën e Myslym Shyrit, në rrugicën e Gjykatës së Lartë, ndalojnë dy turistë dhe bëjnë korrupsion duke u marrë para. Një sjellje që na dëmton dhe tregon maskarallëkun e shtetit. Videoja tregon momentin kur marrin lekët." Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pritet të verifikojë pamjet dhe të dalë me një reagim zyrtar për rastin, ndërsa pritet që të merren masat përkatëse nëse konstatohen shkelje nga efektivët e përfshirë.

193.1K views


💾

Lëvizjet e fundit të Elisa Spiropalit po nxisin spekulime për një distancim të saj nga drejtimi i Partisë Socialiste. Sipas burimeve të mediave, ish-m...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Lëvizjet e fundit të Elisa Spiropalit po nxisin spekulime për një distancim të saj nga drejtimi i Partisë Socialiste. Sipas burimeve të mediave, ish-ministrja e Jashtme ka marrë me qira prej disa javësh një ambient në një zonë të frekuentuar të ish-Bllokut. Burimet pretendojnë se në katet e sipërme të ndërtesës është ngritur një zyrë, ku gjatë javëve të fundit janë parë të hyjnë dhe të dalin disa ish-ministra të qeverisë Rama, të cilët aktualisht janë deputetë të grupit parlamentar socialist. Takimet kanë shtuar aludimet se Spiropali po ndërton një qendër të re komunikimi politik jashtë strukturave zyrtare të partisë. Zërat për një ftohje të marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama janë shtuar pas zhvillimeve të fundit politike. Qëndrimet publike të Spiropalit në rrjetet sociale, si edhe mungesa e saj në seancën parlamentare ku socialistët mbështetën Belinda Ballukun, janë interpretuar nga analistë dhe media si shenja të një distance në rritje me lidershipin e PS-së. Ky perceptim është forcuar edhe pas largimit të saj nga posti i ministres së Jashtme, një moment që shumë e konsiderojnë si pikë kthese në karrierën e saj politike. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Spiropali që të konfirmojë ekzistencën e një grupimi apo nisme kundër drejtimit aktual të partisë. Për momentin, gjithçka mbetet në nivel raportimesh dhe interpretimesh politike. Nëse zyra e re do të shërbejë thjesht si një hapësirë pune apo do të kthehet në qendër të një riorganizimi politik brenda socialistëve, kjo pritet të bëhet më e qartë në zhvillimet e ardhshme.

8852 views


💾

Detaje të reja janë zbardhur nga fluturimi i kompanisë Ryanair nga Londra Stansted drejt Tiranës, i cili u kthye në një udhëtim dramatik për pasagjerë...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Detaje të reja janë zbardhur nga fluturimi i kompanisë Ryanair nga Londra Stansted drejt Tiranës, i cili u kthye në një udhëtim dramatik për pasagjerët. Fluturimi RK8288, i nisur më 3 qershor, duhej të zgjaste vetëm rreth tre orë, por përfundoi pas afro 12 orësh për shkak të motit të keq, stuhive të forta dhe dy devijimeve të njëpasnjëshme. Pasagjerët mbetën për orë të tëra në pasiguri, pasi avioni fillimisht u devijua drejt Brindisit në Itali, ku qëndroi rreth tre orë në pistë, dhe më pas, kur u mendua se po nisej drejt Tiranës, piloti njoftoi vetëm pak minuta para mbërritjes se destinacioni kishte ndryshuar sërish dhe avioni do të ulej në Selanik të Greqisë. Situata në bord u përkeqësua pas orëve të gjata pritjeje dhe mungesës së informacionit. Sipas dëshmive të pasagjerëve, disa persona humbën durimin dhe nisën të përballeshin me ekuipazhin, ndërsa një grup burrash u afrua pranë kabinës së pilotëve duke kërkuar që kapiteni të dilte dhe të jepte shpjegime. “Ai është frikacak, piloti duhet të dalë dhe të përballet me ne si burrë”, raportohet të kenë thënë disa prej tyre. Pas uljes në Selanik, rreth 12 pasagjerë kërkuan të zbrisnin nga avioni, duke thënë se nuk mund të mbaheshin më brenda, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë greke për të menaxhuar situatën. Gjatë fluturimit pati edhe incidente të tjera: një pasagjer i dehur nuk pranoi të qëndronte në vendin e tij dhe u kthye nga stjuardesa në sedilje, ndërsa një tjetër u sëmur para nisjes dhe u kthye nga tualeti pa bluzë. Pasagjerët thanë gjithashtu se pas disa orësh nuk kishte më ushqime dhe pije në dispozicion, duke bërë që disa prej tyre të ndanin mes tyre ato pak rezerva që kishin. Ky fluturim vjen pas një tjetër ngjarjeje të rëndë të lidhur me një avion Ryanair, ku një pasagjer serb u përfshi në një incident të frikshëm pasi një dritare e kabinës u dëmtua gjatë një fluturimi nga Selaniku. Sipas raportimeve, burri u “thith nga ajri” deri në pjesën e sipërme të trupit, por u shpëtua nga një shqiptar pasi një defekt në avion shkaktoi thyerjen e xhamit të dritares dhe aktivizimin e maskave të oksigjenit.

15.4K views


💾

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga skandali me fondet e pensioneve, ku është vënë në pranga ish-drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy vartëse të s...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga skandali me fondet e pensioneve, ku është vënë në pranga ish-drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy vartëse të saj të cilat dyshohet se përvetësuan 690 mijë euro nga paratë që duhet t'u ndaheshin moshës së tretë. Skema e dyshuar e abuzimit me fondet e pensioneve dhe ndihmave sociale ka çuar në arrestimin e tre ish-zyrtareve të filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë përvetësuar rreth 690 mijë euro, para të destinuara për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës ekonomike në zonat e Shijakut dhe Krujës. Elisabeta Mataj, 41 vjeç ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës vu në pranga së bashku me, V.D., 59 vjeçe, me detyrë shefe Finance, si dhe P.D., 39 vjeçe, arkëtare dhe llogaritare. Ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim. Sipas Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti. Fondet, të cilat ishin planifikuar për t’u shpërndarë si pensione dhe ndihma sociale për qytetarët e Shijakut dhe Krujës, nuk kanë përfunduar në destinacionin e tyre, por dyshohet se janë përvetësuar nga tre zyrtaret. Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj ishte liruar nga detyra vetëm dy ditë para se të ekzekutohej masa e arrestit ndaj saj.

5578 views


💾

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm te Liqeni i Thatë në Tiranë, ku forcat e Policisë, së bashku me efektivët e Shqiponjave dhe po...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm te Liqeni i Thatë në Tiranë, ku forcat e Policisë, së bashku me efektivët e Shqiponjave dhe polumbarët, kanë zhvilluar kërkime për një grua që dyshohej se ishte mbytur. Sipas një qytetareje që kontaktoi redaksinë e JOQ Albania, kërkimet nisën rreth orës 07:00 dhe zgjatën afro një orë. Më pas, polumbarët arritën të nxirrnin në breg trupin e pajetë të gruas. Sipas të njëjtit burim, viktima ishte rreth 45 vjeçe, jetonte e vetme dhe dyshohet se vuante nga depresioni. Megjithatë, këto informacione mbeten paraprake dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa pritet një njoftim më i detajuar nga Policia e Shtetit, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

11.9K views


💾

Një emigrant shqiptar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që ai e cilëson si një mashtrim të kryer përmes një agjencie mart...

By: @joq
17 July 2026 at 13:01

Një emigrant shqiptar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që ai e cilëson si një mashtrim të kryer përmes një agjencie martesore, duke pretenduar se ka paguar para për një shërbim që nuk është realizuar. Sipas denoncuesit, gjithçka nisi pasi ra në kontakt me një person nga Kosova, të identifikuar prej tij si Çlirim Mehmeti, i cili, sipas pretendimeve të qytetarit, i premtoi se nëpërmjet agjencisë së tij do ta ndihmonte të krijonte një lidhje serioze me qëllim martese. Denoncuesi thotë se shuma totale e kërkuar ishte 200 euro, por për shkak se nuk ishte plotësisht i bindur, vendosi t'i parapaguante vetëm 100 euro, ndërsa pjesën tjetër do ta paguante vetëm pasi shërbimi të realizohej. Ai i ka vënë në dispozicion redaksisë faturën e pagesës së kryer përmes Western Union, ku, sipas tij, figuron edhe emri i personit që ka marrë shumën. Pas pagesës, qytetari pretendon se komunikimi me personin në fjalë u kufizua në vetëm disa përgjigje. Më pas iu dërgua një numër telefoni i një vajze, me të cilën zhvilloi vetëm dy biseda, një telefonatë dhe një komunikim me mesazhe. Sipas denoncuesit, pas këtyre kontakteve, vajza i tha se nëna e saj ishte e sëmurë rëndë dhe kishte nevojë për para për një operacion. Kjo histori, sipas tij, ngriti dyshime të forta, pasi nuk i dukej bindëse. "Përpiqesha të kuptoja nëse personi ishte real dhe kërkova të komunikonim edhe me video, por kjo nuk ndodhi. Pas kësaj, kontakti u ndërpre plotësisht dhe nuk mora më asnjë përgjigje", shprehet ai në videon e dërguar në redaksinë tonë. Qytetari thotë se nuk e ka bërë denoncimin për të rikuperuar 100 eurot e humbura, por për të paralajmëruar qytetarët e tjerë, pasi pretendon se ka mësuar edhe për persona të tjerë që kanë rënë pre e të njëjtës skemë. "100 eurot ndoshta nuk do t'i marr më kurrë. Dua vetëm që rasti të bëhet publik, në mënyrë që të mos bien viktimë edhe njerëz të tjerë", shprehet ai. JOQ Albania ka parë faturën e pagesës dhe materialet që denoncuesi ka vënë në dispozicion të redaksisë. Duke qenë se bëhet fjalë për pretendime të një qytetari, redaksia nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tyre. Në funksion të balancës dhe transparencës, JOQ Albania i bën thirrje edhe Çlirim Mehmetit, nëse dëshiron, të paraqesë versionin e tij të ngjarjes. Çdo reagim apo sqarim nga ana e tij do të publikohet i plotë në respekt të etikës profesionale dhe parimit të dëgjimit të të dyja palëve.

56.4K views


💾

❌
❌