Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025@joq - TikTok

Pak minuta më parë, përpara kryeministrisë një i ri është parë duke bërë veprime të çuditshme. Dy efektivë policie dhe një punonjës i gardës janë mund...

By: @joq
25 July 2025 at 00:00

Pak minuta më parë, përpara kryeministrisë një i ri është parë duke bërë veprime të çuditshme. Dy efektivë policie dhe një punonjës i gardës janë munduar ta qetësojnë, ndërsa ai ka kërkuar vazhdimisht ujë. Në një moment njëri nga efektivët i jep një bidon ujë dhe ai fillin të lajë kokën. Nuk dihet nëse djali vuan nga ndonjë problem shëndetësor!

5144 views


💾

Një incident me pasoja të rënda është shmangur së fundmi në plazhin e Jalës, në jug të Shqipërisë, ku një pushues rrezikoi mbytjeje në det. Në pamjet ...

By: @joq
25 July 2025 at 00:00

Një incident me pasoja të rënda është shmangur së fundmi në plazhin e Jalës, në jug të Shqipërisë, ku një pushues rrezikoi mbytjeje në det. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shfaqet një i ri që kërkon ndihmë ndërsa ndodhet në mes të ujit. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, ishin pushuesit e tjerë ata që ndërhynë menjëherë për ta shpëtuar. Ata u treguan të gatshëm dhe vepruan me shpejtësi, duke hyrë në det dhe e nxjerrën të riun në breg, duke i shpëtuar jetën. "Pershendetje JOQ, shikoni si po mbytej një i ri në Jalë. E shpëtuan pushuesit sepse nuk ka roje bregdetare," shkruan qytetari që ka dërguar videon. Ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si një thirrje serioze për autoritetet që të forcojnë masat e sigurisë në zonat bregdetare. Sigurimi i plazheve me roje bregdetare nuk është më një luks, por një domosdoshmëri për të parandaluar tragjedi të mundshme dhe për të garantuar pushime të sigurta për të gjithë.

103K views


💾

Një situatë shqetësuese është raportuar paraditen e sotme pranë Tregut Elektrik, te kompleksi "Grande" në Tiranë, ku një qytetar është gjetur i shtrir...

By: @joq
25 July 2025 at 00:00

Një situatë shqetësuese është raportuar paraditen e sotme pranë Tregut Elektrik, te kompleksi "Grande" në Tiranë, ku një qytetar është gjetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja dhe pa reaguar ndaj thirrjeve të të pranishmëve. Sipas dëshmitarëve, disa kalimtarë u përpoqën ta ndihmonin dhe ta lëviznin, por ai nuk reagonte dhe nuk jepte as shenja jete, as komunikim. Ende nuk dihet nëse personi është plagosur, ka pësuar ndonjë gjendje shëndetësore të rëndë apo ndodhet në rrezik jete. “Pershendetje. Nje person i shtrire ne toke. Vajten e levizen nuk reagonte. Ne Tirane nga tregu elektrik, te kompleks Grande. Nuk dimë nëse eshte plagosur apo çfarë, as nuk lëviz, as nuk jep as nuk merr”, shkruhet në mesazh.

4043 views


💾

Një sherr për motive të paqarta ka ndodhur mes dy të moshuarve në Tiranë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si njëri prej tyr...

By: @joq
25 July 2025 at 00:00

Një sherr për motive të paqarta ka ndodhur mes dy të moshuarve në Tiranë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si njëri prej tyre mban në duar një shkop druri dhe me të godet të moshuarin tjetër. E gjithë ngjarja ndodh në trotuar para një pallati, por motivi i sherrit dhe të sharave mes të moshuarve mbetet e paqartë. Një qytetar që ndodhet aty pranë tenton t’i ndajë, ndërkohë që i moshuari me shkopin e drurit vazhdon të shajë dhe ofendojë qytetarin.

3062 views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në vendin e njohur si Kthesa e Kardhiqit. Një makinë është përplasur kokë më kokë me ...

By: @joq
25 July 2025 at 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në vendin e njohur si Kthesa e Kardhiqit. Një makinë është përplasur kokë më kokë me një ambulancë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur pacienti që ambulanca po transportonte. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe një ambulancë tjetër e cila po bën transportimin e pacientit drejt spitalit. Për momentin gjendja shëndetësore e pacientit dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

101.2K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima. Ngjarja dramatike ndodhi në sy të ...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima. Ngjarja dramatike ndodhi në sy të shumë shoferëve, teksa avioni ra me shpejtësi dhe shpërtheu në flakë vetëm disa centimetra larg makinave që po qarkullonin. Sipas raportimeve nga Brescia Today, në bord ndodheshin avokati 75-vjeçar, Sergio Ravaglia, dhe 50-vjeçarja Anna Maria De Stefano. Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes së dhunshme. Disa automjete u prekën nga flakët, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar të tjerë. Shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

24.3K views


💾

Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Va...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Varrosh. Ai thotë se është banor i lagjes, dhe çdo ditë përballet me gjoba për parkim të gabuar nga ana e Policisë Bashkiake. Pavarësisht se banorët kanë kërkuar disa herë hapësira parkimi, denoncuesi thotë se bashkia nuk i merr parasysh këto kërkesa. Për pasojë, e gjithë kostoja e kësaj bie në kurriz të qytetarëve që duhet të paguajnë gjoba. “Gjirokastër lagjja Varrosh ku banoj unë personalisht nuk ka parkime. Gjobat na janë kthyer në kosto jetese dhe bashkia nuk përgjigjet për ankesat tona. Bashkia është mësuar të korrë lekë. Si nga parkimi andej po edhe me gjoba këtej. Unë jam i detyruar ta le makinën këtu dhe të paguaj 6 mijë lekë gjobë çdo ditë, kur unë për 20 mijë lekë punoj gjithë ditën 12 orë”, thotë qytetari. Kjo situatë është kthyer në një shqetësim serioz për shumë banorët të zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike. Krijimi i vendeve të posaçme të parkimit për banorët rezidentë, mund të jetë një mënyrë për ta lehtësuar jetën komunitetit dhe për t’i çliruar nga gjobat zhvatëse të përditshme.

16.9K views


💾

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur së fundmi pamje që tregojnë një karrotrec duke tërhequr zvarrë një kamion të aksidentuar brenda një tuneli. ...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur së fundmi pamje që tregojnë një karrotrec duke tërhequr zvarrë një kamion të aksidentuar brenda një tuneli. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë kritikuar mënyrën se si punonjësit e “Karrotrec Luli” kanë vepruar për të larguar mjetin e aksidentuar nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht se videoja mund të jetë publikuar me nota humori, nga shumë qytetarë ky veprim është cilësuar diçka e papranueshme. "Po të ishte në një vend të Europës, do t’ia kishin hedhur licencën në det," shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shton: "Shiko çfarë dëmi i bëjnë asfaltit Karrotrec Luli." Si e gjykoni këtë situatë? A është ky një veprim i pranueshëm në kushte normale pune dhe sigurie?

227.5K views


💾

Një turiste holandeze ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, turistja 23-vj...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Një turiste holandeze ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, turistja 23-vjeçare me inicialet M. B., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar. Por pushuesit që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje tragjike tregojnë një realitet të trishtë dhe të papranueshëm që po bëhet shkak për humbjen e jetëve çdo ditë e më tepër. Sipas tyre turistja 23-vjeçare humbi jetën pasi edhe pse ambulanca e policia u njoftuan në çast, reagimi i tyre ishte inekzistent për orë të tëra dhe pastaj shumë i vonuar. Ata thonë se një patrullë e policisë kufitare mbërriti në vendngjarje, por duke mos ditur asnjë hap për situata të tilla, pushuesit i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan me një surf të vogël deri te skafi i policisë. Sipas tyre turistja ka qëndruar mbi 2 orë në breg pa asnjë trajtim mjekësor, pasi Himara edhe pse pak minuta larg, nuk ofron asnjë lloj shërbimi mjekësor nga deti. Ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga instancat përgjegjëse pasi çdo ditë e më shumë pushuesit po humbasin jetën për shkak të vonesës së ambulancave dhe pa aftësisë së punonjesve të tyre, por edhe Policisë. Mesazhi i pushuesit: Une isha prezent aty sot, turistja vdiq se ne jemi nje shtet koti, ambulanca dhe policia u njoftuan menjehere por nk pati asnje reagim per ore te tera nga institucionet, nje polici kufitare qe erdhi aty rrinte kot sikur mos te ishte ekzistente, e ndjera u transportua me nje surf te vogel deri te policia kufitare, e tmerrshme kur e mendon se filikuri eshte vetem 2 minuta larg nga qyteti i Himares, ku jane ambulancat detare per raste te tilla, te pakten per 2 ore e ndjera ka qendruar aty thjesht me ndihmen e njerezve qe ndodheshin aty prane por asnje ndihme nga institucionet e ketij shteti kriminel Kam dhe vidio qe tregojne si u dergua deri te policia kufitare. Keto raste po shtohen shume ne vendin tone. Institucionet shteterore jane inekzistente, Duhet pasqyruar realiteti, shpresoj te ndihmoni me postimet e juaja qe shteti te vihet ne levizje per keto raste te shumta

70.9K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në njërin prej rrjeteve të njohura ...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në njërin prej rrjeteve të njohura të fast-food-eve në vend, Burger King. Ai tregon se kishte porositur një menu me burger, por kur porosia i mbërriti, mbeti i shokuar nga ajo që pa, buka e burgerit ishte e mbuluar nga myku. “Fillimisht nuk po u besoja syve, mendova se mos ishte ndonjë gabim, por pasi e kontrollova më mirë, u binda që ishte myk. Nëse nuk do ta kisha parë, mund të isha helmuar,” – shprehet qytetari. Ai shton se kjo është një papërgjegjshmëri e madhe nga ana e restorantit dhe kërkon që autoritetet përkatëse të reagojnë menjëherë. “Përshëndetje JOQ, erdha tek Burger King për të konsumuar drekën dhe ç’të shoh… buka ishte mykur. Ma neveriti. Imagjino ta kisha konsumuar pa e parë, edhe mund të isha helmuar e të përfundoja në spital. Duhet të merren masa dhe të kontrollohen produktet që na shërbehen,” – shkruan ai në mesazhin e tij. Rasti ngre shqetësime serioze për mungesën e kontrolleve të cilësisë në zinxhirët ushqimorë në vend, sidomos në kushtet aktuale me temperatura të larta, ku rreziku për prishjen e ushqimeve është edhe më i madh.

808.2K views


💾

Një investim i fundit i Bashkisë Fier për asfaltimin e rrugës në fshatin Kraps ka përfunduar në një dështim të plotë, duke ngjallur shqetësim dhe zemë...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Një investim i fundit i Bashkisë Fier për asfaltimin e rrugës në fshatin Kraps ka përfunduar në një dështim të plotë, duke ngjallur shqetësim dhe zemërimin e banorëve të zonës. Vetëm 10 ditë pas përfundimit të punimeve, rruga ka nisur të dëmtohet seriozisht, me çarje dhe shembje të asfaltit në disa segmente. Sipas denoncimeve të qytetarëve për JOQ Albania, problemi qëndron te cilësia e dobët e punimeve. Ata thonë se rruga nuk është shtruar me gjerësinë e duhur, ndërsa trashësia e asfaltit në disa pjesë nuk kalon 5 centimetra. Dyshimet për abuzime me fondet publike janë shtuar, sidomos pas dëmtimeve të menjëhershme që ka pësuar rruga. Banorët pretendojnë gjithashtu se dëmtimi është shkaktuar nga kamionët e Bashkisë Fier, të cilët kalojnë shpesh në këtë aks me ngarkesa të rënda, duke përshpejtuar degradimin e asfaltit. Në një video-denoncim të dërguar në redaksinë e JOQ, një qytetar shprehet: Pershendetje JOQ dua te postoni kete vidio qe tregon punimet ketu ne zonen tone Griz, Kraps Fier. Rruga 10 dite qe esht perfunduar u prish po nga kamionat e bashkis. Edhe pse u ndertua pa zbatuar gjeresin por dhe trashesia jo me shume se 5 cm ne cdo pjes te sajen. Armando Subashi pergjegjes ne kete Tender bashk me kompanin e shtrimit rrugëve Firma Paqësori Lushnje.

34.8K views


💾

Një pamje e dhimbshme po qarkullon nga një plazh turistik, ku një e moshuar shihet teksa detyrohet të largohet nga zona e shezlloneve, nën diellin për...

By: @joq
23 July 2025 at 20:00

Një pamje e dhimbshme po qarkullon nga një plazh turistik, ku një e moshuar shihet teksa detyrohet të largohet nga zona e shezlloneve, nën diellin përvëlues dhe në mesin e pushuesve që qëndrojnë të qetë në komoditetin e tyre. Ngjarja ndodhi në një plazh, ku një person që mendohet të jetë punonjës i plazhit i kërkon të moshuarës që të largohet, ndërkohë që ajo, me një bastun dhe një qese plastike në dorë, tenton ta kundërshtojë. Skena ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë shprehin indinjatën e tyre për mënyrën si po trajtohen njerëzit në nevojë, edhe në vendpushimet që pretendojnë të jenë “turizëm elitë”. Pamjet janë një kujtesë e hidhur se kur biznesi vendos përfitimin mbi dinjitetin, atëherë humb gjithçka që e bën njerëzor.

190 views


💾

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme zonën e varrezave në fshatin Macurisht, në bashkinë Devoll. Sipas raportimeve paraprake, flakët janë p...

By: @joq
23 July 2025 at 20:00

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme zonën e varrezave në fshatin Macurisht, në bashkinë Devoll. Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të barit të thatë dhe erës së fortë që ka përfshirë zonën. Zjarrfikësit mbërritën në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje, por pas përpjekjeve të shumta arritën të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në banesa apo në zona të tjera të banuara. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm sipërfaqe të djegura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarri të qëllimshëm ose pakujdesisë njerëzore.

71.3K views


💾

Zjarri i nisur disa ditë më parë në malin e fshatit Dukat vijon ende me intensitet, ndërsa flakët janë afruar në një distancë prej më pak se 100 metra...

By: @joq
23 July 2025 at 20:00

Zjarri i nisur disa ditë më parë në malin e fshatit Dukat vijon ende me intensitet, ndërsa flakët janë afruar në një distancë prej më pak se 100 metrash nga banesat e fshatit, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe pronat e banorëve. Pishat dhe bredhat në zonë janë përfshirë nga flakët, ndërsa vatra zjarri është shtrirë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke kërcënuar një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të vendit. Situata mbetet kritike edhe në këtë zonë, ku flakët janë shumë pranë pyjeve me pisha. Dy avionët zjarrfikës të ardhur nga Greqia kanë rinisur ndërhyrjen për të vënë nën kontroll vatrat e shumta, por përmasat e zjarrit dhe era e fortë e kanë bërë të vështirë shuarjen e tij. Banorët e Dukatit shprehen të shqetësuar dhe të lënë pas dore, duke kërkuar ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase për të shmangur një katastrofë të mundshme.

41.5K views


💾

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar i cili nuk jeton në Tiranë, i ka bërë përshtypje pisllëku në terminalin Veri-Jug....

By: @joq
23 July 2025 at 20:00

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar i cili nuk jeton në Tiranë, i ka bërë përshtypje pisllëku në terminalin Veri-Jug. Qytetari ka dërguar edhe një video në redaksi ku duket qartë se si kjo zonë ku ikin e vijnë qytetarët të cilët jetojnë nëpër rrethe është mbuluar nga plehrat. Denoncuesi shkruan se veç kësaj zonë, edhe në shumë lagje të tjera të Tiranës ka vënë re një pisllëk. Mungesa e higjienës dhe mosreagimi bashkisë Tiranë dhe punonjësve të pastrim gjelbërimit për një qyteti të pastër janë kërcënim për shëndetin publik dhe për imazhin e qytetit. "Pershdetje Joq! Dua te denoncojë te ndajë nje pamje edi qe per ata qe jetojnë ne Tirane I duket normale. Per ata qe vijn nga jashtë si puna ime duket nje gjendje katastrofale .. nuk arri ta kuptoj si njerëz me Tirane apo ne Shqipëri qe jetojnë. Arrijmë mashtrojnë veten duke ber jetojne nje jet normale... ne tiran esht komplett jet fallco njerëzit shtiren me shume se kush janë ne realitet.. domethënë un sot kalova nje dit neper Tirane dhe do jet hera e fundit qe shkoj nga A -zh komplett llum pisllëqe tym dhe ngado qe hedh syt mbeturina gjithandej te lutem postoje. Faleminderit", thuhet në denoncim.

16.5K views


💾

Disa ditë më parë JOQ Albania publikoi pamjet shqetësuese se si drejtuesi i një automjeti tip ‘Benz’, rrezikonte jetën e qytetarëve, duke bërë drift n...

By: @joq
23 July 2025 at 20:00

Disa ditë më parë JOQ Albania publikoi pamjet shqetësuese se si drejtuesi i një automjeti tip ‘Benz’, rrezikonte jetën e qytetarëve, duke bërë drift në rrugën ngjitur me bashkinë në Durrësit. Pas publikimit të rastit, policia reagoi duke e gjobitur shoferin me inicialet A. B., 40 000 lekë, sipas nenit 139 të Kodit Rrugor. Mirëpo duket se durrsakët nuk duan të venë mend, dhe kanë vendosur t’i kundërvihen policisë duke i bërë ‘diss’. Së fundmi ata kanë marrë një makinë luksoze me targa të huaja, dhe kanë nisur të bëjnë përsëri manovra të rrezikshme në afërsi të bashkisë. Madje pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale, siç duket për të fituar pak nga fama e momentit. Duket se gjoba nuk i vret këta të rinj ‘rebelë’ dhe e vetmja gjë që mund t’i ndalojë së rrezikuari jetën e qytetarëve në mes të qytetit është burgu. Mbetemi në pritje të reagimit të institucioneve lidhur me këto raste që sa vijnë e shtohen.

76.8K views


💾

Edhe pse zona të tëra të Tiranës prej javësh vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e çezmave, punonjësit e UKT-së janë kthyer sot në heronj për një qyte...

By: @joq
22 July 2025 at 18:00

Edhe pse zona të tëra të Tiranës prej javësh vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e çezmave, punonjësit e UKT-së janë kthyer sot në heronj për një qytetar, të cilit po i digjej makina. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, në zonën e 21 Dhjetorit. Një automjet ishte përfshirë nga flakët në pjesën e përparme, dhe pronari i tij gati ishte dorëzuar, pa asnjë shpresë për të bërë diçka. Por në vendngjarje ndodheshin punonjës të UKT-së, të cilët ndërhynë menjëherë, duke kryer një akt të admirueshëm. Njëri prej tyre shtriu tubat, hapi ujin dhe arriti të fikë flakët që kishin përfshirë makinën. Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes shkruan: “Punonjësit e UKT-së shpëtuan një makinë që kishte marrë flakë në rrugën Artan Lenja, një akt heroik.” Raste të tilla duhen mbështetur dhe promovuar si një formë sensibilizimi për të gjithë qytetarët.

12.3M views


💾

Një qytetare e cila ditën e djeshme po udhëtonte nga Shëngjini drejt Velipojës me makinë me familjen, është përballur me një situatë të pazakontë. Ajo...

By: @joq
22 July 2025 at 18:00

Një qytetare e cila ditën e djeshme po udhëtonte nga Shëngjini drejt Velipojës me makinë me familjen, është përballur me një situatë të pazakontë. Ajo ka treguar se gjatë një pjese të këtij aksi rrugor ka parë mbi 7-8 gjarpërinj duke lëvizur të qetë në mes të rrugës dhe trotuar. E frikësuar por edhe e shqetësuar, qytetarja apelon që të merren masa të menjëhershme për pastrimin dhe kontrollin e zonës, në mënyrë që të shmangen ngjarje të rrezikshme për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve pasi me rritjen e temperaturave, zvarranikët shfaqen edhe më tepër.

1.8M views


💾

Pak më parë JOQ Albania raportoi rastin e Anës, një shqiptareje që jeton në Romë, e cila u përpoq të mashtronte të gjithë shqiptarët e tjerë, duke saj...

By: @joq
22 July 2025 at 18:00

Pak më parë JOQ Albania raportoi rastin e Anës, një shqiptareje që jeton në Romë, e cila u përpoq të mashtronte të gjithë shqiptarët e tjerë, duke sajuar një histori sikur babai i saj Mentor Smuja vuante nga kanceri dhe kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, e cila kushtonte 25 mijë euro. Menjëherë pas raportimit të rastit, Ana ka telefonuar në redaksinë tonë duke deklaruar se historia nuk ishte ashtu sikur ajo e tregoi në fillim. Paratë duheshin për ish-bashkëshortin e saj, i cili sikur thotë vetë ajo, ka ndërruar jetë tre ditë më parë. Megjithatë GoFundMe, rezulton të jetë aktiv edhe sot, me shpresën se shqiptarët do mashtrohen dhe do të kontribuojnë. Ana thotë se nuk e kishte menduar që skema e ndërtuar do t’i zbulohej nga JOQ Albania, dhe prandaj e dërgoi rastin për publikim. Pas gjithë bujës që bëri publikimi i mëparshëm, Ana bëri një telefonatë ku kërkoi falje publike. “Më fal gabova, po nuk e mendova që mund të krijohej... Ju betohem nuk ishin për mua. Ju lutem shumë, ju kërkoj ndjesë të gjithëve,” thotë ajo. E keni falur për mashtrimin që iu bëri?

55K views


💾

❌
❌