Një qytetare nga Korça ka denoncuar për JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur ditën e sotme në argjendarinë e saj, ku një grua sipas saj i ka m...
Një qytetare nga Korça ka denoncuar për JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur ditën e sotme në argjendarinë e saj, ku një grua sipas saj i ka marrë marrë dy unaza floriri. Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë gruan e cila ndodhet brenda dyqanit, duke vëzhguar bizhuteritë dhe duke i provuar ato në duar. Në të njëjtën kohë në ambient ndodhen edhe disa klientë të tjerë, çka e bën më të lehtë veprimin e saj. Sipas denoncimit, pas momentit kur ka marrë unazat, gruaja e fsheh njërën dorë pas shpinës, duke i mbajtur ato të fshehura. Më pas ajo del qetësisht nga dyqani duke bërë sikur po flet në telefon, për të mos rënë në sy. Pronarja e argjendarisë ka bërë denoncimin në polici dhe shprehet se autorja është identifikuar dhe aktualisht është shpallur në kërkim. Ajo i bën thirrje publikut që, nëse e njohin personin nga pamjet, të ndihmojnë në lokalizimin e saj.

9210 views