Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2025@joq - TikTok

Edhe pse zona të tëra të Tiranës prej javësh vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e çezmave, punonjësit e UKT-së janë kthyer sot në heronj për një qyte...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Edhe pse zona të tëra të Tiranës prej javësh vuajnë mungesën e ujit në rubinetat e çezmave, punonjësit e UKT-së janë kthyer sot në heronj për një qytetar, të cilit po i digjej makina. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, në zonën e 21 Dhjetorit. Një automjet ishte përfshirë nga flakët në pjesën e përparme, dhe pronari i tij gati ishte dorëzuar, pa asnjë shpresë për të bërë diçka. Por në vendngjarje ndodheshin punonjës të UKT-së, të cilët ndërhynë menjëherë, duke kryer një akt të admirueshëm. Njëri prej tyre shtriu tubat, hapi ujin dhe arriti të fikë flakët që kishin përfshirë makinën. Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes shkruan: “Punonjësit e UKT-së shpëtuan një makinë që kishte marrë flakë në rrugën Artan Lenja, një akt heroik.” Raste të tilla duhen mbështetur dhe promovuar si një formë sensibilizimi për të gjithë qytetarët.

12.3M views


💾

Një qytetare e cila ditën e djeshme po udhëtonte nga Shëngjini drejt Velipojës me makinë me familjen, është përballur me një situatë të pazakontë. Ajo...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një qytetare e cila ditën e djeshme po udhëtonte nga Shëngjini drejt Velipojës me makinë me familjen, është përballur me një situatë të pazakontë. Ajo ka treguar se gjatë një pjese të këtij aksi rrugor ka parë mbi 7-8 gjarpërinj duke lëvizur të qetë në mes të rrugës dhe trotuar. E frikësuar por edhe e shqetësuar, qytetarja apelon që të merren masa të menjëhershme për pastrimin dhe kontrollin e zonës, në mënyrë që të shmangen ngjarje të rrezikshme për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve pasi me rritjen e temperaturave, zvarranikët shfaqen edhe më tepër.

1.8M views


💾

Pak më parë JOQ Albania raportoi rastin e Anës, një shqiptareje që jeton në Romë, e cila u përpoq të mashtronte të gjithë shqiptarët e tjerë, duke saj...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Pak më parë JOQ Albania raportoi rastin e Anës, një shqiptareje që jeton në Romë, e cila u përpoq të mashtronte të gjithë shqiptarët e tjerë, duke sajuar një histori sikur babai i saj Mentor Smuja vuante nga kanceri dhe kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, e cila kushtonte 25 mijë euro. Menjëherë pas raportimit të rastit, Ana ka telefonuar në redaksinë tonë duke deklaruar se historia nuk ishte ashtu sikur ajo e tregoi në fillim. Paratë duheshin për ish-bashkëshortin e saj, i cili sikur thotë vetë ajo, ka ndërruar jetë tre ditë më parë. Megjithatë GoFundMe, rezulton të jetë aktiv edhe sot, me shpresën se shqiptarët do mashtrohen dhe do të kontribuojnë. Ana thotë se nuk e kishte menduar që skema e ndërtuar do t’i zbulohej nga JOQ Albania, dhe prandaj e dërgoi rastin për publikim. Pas gjithë bujës që bëri publikimi i mëparshëm, Ana bëri një telefonatë ku kërkoi falje publike. “Më fal gabova, po nuk e mendova që mund të krijohej... Ju betohem nuk ishin për mua. Ju lutem shumë, ju kërkoj ndjesë të gjithëve,” thotë ajo. E keni falur për mashtrimin që iu bëri?

55K views


💾

Fushatat e madhe e qeverisë për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e mëdhenj. Ndërkohë ...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Fushatat e madhe e qeverisë për çlirimin e hapësirave publike po ecën me ritme të shpejta, por vetëm atje ku nuk preken interesat e mëdhenj. Ndërkohë që kioskat nëpër zonat e Tiranës, janë rrëzuar me zell nga fadromat e IMT-së, sepse kishin zaptuar hapësirat publike, në kompleksin Delijorgji gjithçka është e paprekur, si në ndonjë rezervat oligarkik. Aty IMT nuk ka guxuar të afrohet, sepse, siç duket, ligji për ndërtimet pa leje ka sy selektiv, sheh vetëm nga periferitë. Të varfrit shemben me vendosmëri, ndërsa të pasurit shemben me përulje. Administratorit të kompleksit, Mihal Delijorgji, mesa duket i ka rënë shorti i imunitetit urban. Në atë zonë devijojnë fadromat e IKMT-së, ose ndoshta parimi i barazisë përpara ligjit ka nevojë për një përjashtim të artë. Denoncimi i qytetarit: "Ne kuadër te aksionit te fundit, te lirimit te hapësirave publike, tek ambjentet qe njerezit punojnë per te siguruar bukën e femijeve, pa dalje ne trotuar, gjithcka eshte shembur, tek oligarket e preferuar, asnje gozhdë nen kembe. Keto foto jane sot tek kompleksi Delijorgji, gjighcka normale, kurse tek Fusha e Aviacionit, eshte shembur gjithcka."

32.5K views


💾

Një nënë e vetme ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë në JOQ, duke kërkuar strehim për veten dhe tre fëmijët e saj të mitur. Ajo shprehet se ndodhe...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një nënë e vetme ka bërë një thirrje urgjente për ndihmë në JOQ, duke kërkuar strehim për veten dhe tre fëmijët e saj të mitur. Ajo shprehet se ndodhet në një situatë shumë të vështirë dhe kërkon me urgjencë një shtëpi me qira. “Përshëndetje, si jeni? Mundeni të bëni një njoftim ju lutem, pasi është tepër shumë urgjente dhe nga audienca juaj mund të më ndihmojë dikush. Kërkoj një shtëpi me qira në zonën e Paskuqanit, ose afër QSUT, ose në Bathore pranë shkollës Azem Hajdari. E kam shumë, shumë urgjente. Kam 3 fëmijë të mitur dhe nuk mund të ngelem në rrugë. Qiraja maksimumi 250 mijë lekë, pasi nuk kam mundësi për më shumë. Ju lutem më njoftoni nëse mund të më ndihmojë dikush. E kam me të vërtetë shumë urgjente. Më kontaktoni në këtë numër: 0685234501.” Thirrja e saj prekëse është një apel për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë, qoftë me një strehë të përkohshme, qoftë me një kontakt për një shtëpi të përballueshme. Në kohë të vështira, një gjest solidariteti mund të bëjë diferencën.

19.6K views


💾

Një nënë denoncon se ka mbi një orë që ndodhet në pediatrinë e Vlorës me foshnjën 10 muajshe që vuan nga temperaturë e lartë, por përballet me neglizh...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një nënë denoncon se ka mbi një orë që ndodhet në pediatrinë e Vlorës me foshnjën 10 muajshe që vuan nga temperaturë e lartë, por përballet me neglizhencën e stafit mjekësor. Sipas saj, mjeku i turnit, Altin Cane, është larguar nga spitali duke deklaruar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërsa infermieret i kanë kërkuar të presë deri në orën 07:00 për të kaluar rastin te mjeku pasardhës. Foshnja është vendosur në një ambient pas magazinave, të papërshtatshëm dhe larg kushteve minimale që kërkon një rast urgjent, pavarësisht se në spital ka dhoma të lira. Nëna shpreh indinjatë për mungesën e përgjegjësisë nga stafi mjekësor dhe trajtimin çnjerëzor ndaj një foshnje në gjendje të rënduar shëndetësore, duke ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të shërbimit në këtë spital publik. Denoncimi: Miremngjes! Kam 1 ore qe kam sjell djalin ne pediatrine e vlores me temperatur te larte dhe mjeku roje dr altini ka vajtur ne shpi sepse ankohet qe esht lodhur nga turni i nates Infemriereve u thote te presin deri ne 7 qe te behet nderrimi e pastaj do ja kaloj mjekur te turnit Fmia po digjet dhe asnje spo mban pergjegjesi ktu Na kan ln ne nje dhome qe vetm dhom nuk esht mbrapa magazinave sepse dka dhoma te lira te tjera Ky esht spitali yn qe nuk pyesin as per nje foshnje 10 muaj me teml te larte. Emri i doktorit Altin Cane.

131.2K views


💾

Një qytetar ka raportuar një episod të rrezikshëm nga rruga Korçë–Bilisht, ku një automjet tip BMW X5 me targa AB 757 TB është futur në një parakalim ...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një qytetar ka raportuar një episod të rrezikshëm nga rruga Korçë–Bilisht, ku një automjet tip BMW X5 me targa AB 757 TB është futur në një parakalim të gabuar në kthesë, duke rrezikuar përplasjen ballore me mjetin e tij. Sipas denoncuesit, ngjarja ndodhi ndërsa ai ishte duke udhëtuar për pushime në drejtim të Greqisë. Për fat të mirë, drejtuesi i makinës arriti ta mbante mjetin në rrugë dhe shmangu një aksident të mundshëm falë kujdesit dhe shpejtësisë së kontrolluar. "Përshëndetje JOQ, ju lutem mund të bëj një denoncim. Në aksin Korçë–Bilisht, makina X5 me targa AB757TB desh na aksidentoi. U fut në parakalim gabim, në kthesë, dhe desh na nxori nga rruga. Erdhi drejt nesh, falë Zotit munda ta mbaja makinën në rrugë ngaqë isha me shpejtësi normale. Filmimi është bërë nga kamera e makinës. Sugjeroj të gjithëve të instalojnë një të tillë në makinë. Isha duke shkuar me pushime në Greqi, nuk i kam kusur shoferit tjetër jetën e familjes që të bëjë lojëra në rrugë. Nuk dua të dëmtoj njeri, por ky mund të vrasë dikë tjetër. Këtu keni pamjet nga pasqyra e kamerës. Rruga Korçë–Bilisht…"shkruan qytetari. Pamjet e ngjarjes janë filmuar nga kamera e makinës së tij, të vendosura në pasqyrë, ndërsa ai apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të instalojnë një pajisje të tillë si masë parandaluese dhe si mjet provash në raste të ngjashme. Apelohet që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

18.2K views


💾

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës. Protagon...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës. Protagoniste është bërë një zonjë e veshur me ngjyrë rozë, e cila ka përfituar nga momenti kur disa gra ishin të interesuara për të blerë produktet artizanale të denoncueses dhe i ka vjedhur një çantë me rruaza. Pamjet filmike, të siguruara nga qytetarja, e tregojnë zonjën tek afrohet, merr çantën, e shikon për disa sekonda dhe më pas largohet me të në dorë, pa paguar dhe pa njoftuar askënd. Denoncuesja shprehet se çanta është e punuar me dorë dhe ka një vlerë të veçantë materiale e emocionale. Ajo i bën thirrje autores që ta rikthejë nëse e sheh këtë postim. “Kjo zonja e veshur me rozë më ka vjedhur çantën me rruaza. Kjo ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e plazhit Durrës. Është e lutur të rikthejë çantën nëse sheh këtë postim. Lutem nga ana juaj që ta publikoni këtë ngjarje, sepse këto çanta janë të punuara me dorë dhe nuk mund të vidhet kaq lehtë mundi i tjetrit”, shprehet ajo për JOQ.

2184 views


💾

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje të dhunshme mes disa të rinjve. Sipas denoncuesit, sherri ka nisur për "punë fem...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje të dhunshme mes disa të rinjve. Sipas denoncuesit, sherri ka nisur për "punë femrash". Në pamje shihet një djalë me bluzë të zezë që sulmohet nga dy të rinj dhe përfundon i rrëzuar në tokë. Njëri prej tyre e godet pa pushim, ndërsa tjetri e qëllon edhe pasi është rrëzuar. Sherri ndalet vetëm pasi ndërhyjnë kalimtarët e rastit. Është alarmante që të rinjtë zgjidhin konfliktet me dhunë në mes të rrugës, duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre, por edhe kalimtarët, në një shfaqje të turpshme të degradimit shoqëror.

2056 views


💾

Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Izabela Kuteli, e cila humbi jetën në një aksident tragjik ditën e shtunë në Athinë. Ajo ishte me origjinë n...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Izabela Kuteli, e cila humbi jetën në një aksident tragjik ditën e shtunë në Athinë. Ajo ishte me origjinë nga Dukati i Vlorës. E re në moshë, e dashur për të gjithë ata që e njihnin, Izabela u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për prindërit, vëllain, miqtë dhe të njohurit e saj. Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe prekëse ngushëllimi nga familjarë, miq dhe bashkëfshatarë, të cilët ndajnë trishtimin për këtë humbje të madhe.

22.5K views


💾

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania sjelljen aspak të hijshme të një turisteje franceze, e cila dyshohet se ka qenë në gjendje të deh...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania sjelljen aspak të hijshme të një turisteje franceze, e cila dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku turistja ka dëmtuar një pemë dekorative duke i këputur gjethet dhe ka shfaqur sjellje agresive ndaj stafit të aeroportit. Mesazhi i qytetares: “Turistja franceze tapë në aeroportin e Tiranës dy ditë më parë. Shkatërroi pemën dhe kishte sjellje agresive me stafin.” Pavarësisht se Shqipëria mirëpret turistët me mikpritje, gjeste të tilla nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Respekti për ambientin dhe njerëzit që punojnë për ofrimin e shërbimeve është minimalja që pritet nga kushdo.

3107 views


💾

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një i ri nga Kukësi i cili, në dëshpërim e sipër, hedh në lum një tufë të mad...

By: @joq
22 July 2025 at 12:00

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një i ri nga Kukësi i cili, në dëshpërim e sipër, hedh në lum një tufë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre. Sipas personit që ka dërguar videon, lulet ishin për një vajzë nga Kosova, por kjo e fundit ka refuzuar t’i marrë. Në tufën me trëndafila ishte shkruar: “Ti je vajza më e bukur në planet.” Në një moment dëgjohet i riu duke thënë me zhgënjim: “600 euro, mirupafshim!”, duke nënkuptuar paratë që kishte shpenzuar për gjestin romantik, i cili nuk u vlerësua. Çfarë mendoni për këtë situatë? Si do kishit vepruar ju në vendin e tij?

540.2K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një pallat në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit. Në pamje duket një burrë, mbase në gjendje të ...

By: @joq
21 July 2025 at 16:00

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një pallat në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit. Në pamje duket një burrë, mbase në gjendje të dehur, i cili mban në dorë një pistoletë silikoni. Ai hip mbi bordurën e sheshpushimit dhe zgjat pistoletën e tij drejt kamerës së sigurisë që është vendosur në hyrje të pallatit. Në një moment ai humb ekuilibrin dhe rrëzohet, për tu ringritur pak çaste më pas e për të vazhduar misionin e tij, ‘t’i bllokojë fushëpamjen kameras’. Nuk dihet se për çfarë arsye ai ka zgjedhur të zërë syrin e kamerës me silikon, por administratori i pallatit është i shqetësuar me sjellje të tilla të banorëve të cilat me sa duket janë të përsëritura. Administratori i pallatit tha për JOQ Albania se disa banorë nuk dinë të jetojnë në komunitet me prona të përbashkëta. Sipas tij, disa banorë përveç se nuk paguajnë detyrimet e përbashkëta, mundohen të shkatërrojnë dhe ambientet e komunitetit. “Ju lutem publikojeni në mënyrë që të ndërgjegjësohen se çfarë është të jetosh në komunitet dhe të mos përpiqen të na dëmtojnë më pronat e përbashkëta që banorët e tjerë kanë paguar,” shkruan denocnuesi. Denoncimi i plotë: Pershendetje JOQ. Dua te bej nje denancim. Jam administratori i nje pallati ne lagjen 13 plazh, Durres zona Iliria. Dua te paraqes nje shqetesim qe lidhet me banoret qe nuk paguajne per detyrimet e perbashketa qe mundohen me cdo kusht te shkaterrojn ambientet e perbashketa. Si ky person qe mbreme ka demtuar kamerat e sigurise jane te shumte duke perfshire doktora e deri tek shitesit ambulant. Ju lutem publikojeni ne menyre qe te ndergjegjesohen se cfare eshte te jetosh ne komunitet dhe te mos perpiqen te na demtojne me pronat e perbashketa qe banoret e tjere kane paguar.

230.5K views


💾

Banorët e Lagjes nr 14 në zonën e Astirit në Tiranë prej kohësh po jetojnë mes erës së rëndë dhe rrezikut për përhapjen e sëmundjeve infektive, për sh...

By: @joq
21 July 2025 at 16:00

Banorët e Lagjes nr 14 në zonën e Astirit në Tiranë prej kohësh po jetojnë mes erës së rëndë dhe rrezikut për përhapjen e sëmundjeve infektive, për shkak se në një ndërtim në lagje janë mbledhur pirgje të tëra mbeturinash, për të cilat askush nuk merr masa për t’i larguar. Pamjet tregojnë qartë gjendjen në të cilën ndodhet zona. Plehrat janë hedhur në katin e parë nëntokë të një pallati në ndërtim, i cili ndodhet në mes të lagjes mes shumë ndërtesave të tjera. Banorët tregojnë se shqetësimin e tyre e kanë adresuar në Bashkinë Tiranë, por përgjigjja që kanë marrë ka qenë negative: Ne nuk mund të ndërhyjmë pasi është objek privat. Po ashtu problemi është raportuar dhe te Instituti i Shëndetit Publik, por as ky institucion nuk i ka dhënë një zgjidhje situatës. “Përshëndetje! Ju lutemi shume, a mund ta beni publike kete shqetesim te shume banoreve qe jetojne afer ketij objekti te filluar pa leje ndertimi e te braktisur nga shoqeria Ormars 2000 i ndodhur ne adresen Lagja 14 Astir ,ndermjet rruges Loni Ligori dhe Foto Xhavella. Objekti eshte denancuar prane institucioneve pergjegjese, si per ndertimin pa leje po ashtu edhe ne Institutin e Shendetit Publik te cilet na drejtuan per ankese te Bashkia Tirane. Bashkia Tirane me ka kontaktuar dhe me ka shpjeguar qe ai eshte objekt privat dhe nuk nderhyjne dot,” shkruan denoncuesi. Të gjendur në këtë situatë dhe pa asnjë zgjidhje, banorët bëjnë thirrje publike që institucionet të reagojnë dhe të bëjnë heqjen e mbeturinave nga godina. Përveç aromës së rëndë, ata janë të frikësuar dhe për përhapjen e sëmundjeve, në një kohë kur temperaturat atmosferike janë të larta.

36.2K views


💾

Një situatë e rrezikshme është raportuar nga qytetarë gjatë lëvizjes në segmentin rrugor në jug të vendit, në drejtim të zonës së Borshit, ku një pjes...

By: @joq
21 July 2025 at 16:00

Një situatë e rrezikshme është raportuar nga qytetarë gjatë lëvizjes në segmentin rrugor në jug të vendit, në drejtim të zonës së Borshit, ku një pjesë e rrugës është mbuluar me vaj motorik, duke krijuar një rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve. “Rrugët janë gjithë vaj! Ç’a bëhet kështu? Për të marrë në qafë njerëzit! Kujdes për shoferët që janë nisur për pushime,” shkruan qytetari, teksa thekson mungesën e sinjalistikës paralajmëruese dhe indiferencën e autoriteteve për një problem kaq të dukshëm, në një zonë të mbingarkuar nga trafiku turistik. Ky fenomen mund të shkaktojë aksidente fatale, ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente për pastrimin e rrugës dhe marrjen e masave parandaluese për të garantuar sigurinë e jetës së pushuesve dhe banorëve.

2653 views


💾

Një gjest i shëmtuar dhe i përsëritur është denoncuar nga një qytetar në qytetin e Vlorës, ku dy vajza shihen teksa marrin qeset me mbeturina nga bane...

By: @joq
21 July 2025 at 16:00

Një gjest i shëmtuar dhe i përsëritur është denoncuar nga një qytetar në qytetin e Vlorës, ku dy vajza shihen teksa marrin qeset me mbeturina nga banesa e tyre dhe i hedhin pa asnjë ndjenjë përgjegjësie në hyrje të pallatit, në trotuar. Sipas denoncuesit, kjo nuk është hera e parë që ato veprojnë kështu, por një zakon i përditshëm që ka kthyer zonën në një vend grumbullimi mbetjesh, duke përhapur aromë të keqe dhe ndotur ambientin përreth. “Nuk ka asnjë justifikim për këtë lloj sjelljeje. Shiko si i hedhin mbeturinat në hyrje të pallatit. Gocat në Vlorë këtë punë bëjnë çdo ditë,” shkruan qytetari, duke ndarë pamjet me JOQ. Ngjarja është tregues i mungesës së ndërgjegjësimit për pastërtinë dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta. Është e domosdoshme që autoritetet vendore dhe komuniteti të sensibilizojnë për të mos lejuar më tej akte të tilla të papërgjegjshme.

3980 views


💾

Një tjetër rast i rrezikshëm është shënuar në rrugët e Shqipërisë, këtë herë në aksin Vlorë–Radhimë, ku një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një v...

By: @joq
21 July 2025 at 16:00

Një tjetër rast i rrezikshëm është shënuar në rrugët e Shqipërisë, këtë herë në aksin Vlorë–Radhimë, ku një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video që tregon një parakalim tërësisht të gabuar nga një automjet tip BMW me targa AB 547 RJ në afërsi të një kthese. Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe shoferi i BMW-së ka rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës duke kryer një manovër ekstreme dhe të papërgjegjshme, duke dalë në krahun e kundërt në një moment kur një tjetër mjet po vinte përballë me shpejtësi. Vetëm për pak sekonda nuk ndodhi një përplasje fatale. Denoncimi i plotë i qytetarit: “Përshëndetje JOQ Albania, Dua të denoncoj një sjellje skajshmërisht të rrezikshme në qarkullim rrugor, që ndodhi sot në aksin rrugor Vlorë – Radhimë. Një automjet tip BMW e zezë, me targa AB 547 RJ, ka kryer një parakalim tërësisht të gabuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.” Ngjarje të tilla tregojnë sa e domosdoshme është forcimi i kontrolleve policore, por mbi të gjitha ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve, pasi në çdo sekondë pakujdesie mund të shuhet një jetë.

50.4K views


💾

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të përsëritur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku sipas tij disa ...

By: @joq
20 July 2025 at 16:00

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të përsëritur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku sipas tij disa banorë lokalë po marrin çadrat private të vendosura në bregdet. Në denoncimin e tij, ai i bën thirrje një zonje, e cila është kapur në video duke marrë një çadër dhe më pas largohet, që ta kthejë menjëherë aty ku e mori, ndryshe do të bëjë kallëzim në polici. Sipas denoncuesit, ky episod është filmuar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 21:20. Pamjet tregojnë momentin kur zonja merr çadrën dhe largohet qetësisht. Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur raste të tilla që, sipas tij, po përsëriten çdo sezon veror në këtë zonë. Mesazhi i plotë i qytetarit: Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja një rast vjedhjeje të përsëritur tek zona e Shkëmbit të Kavajës, ku disa banorë të zonës kanë marrë çadrat private. I bëj thirrje zonjës hajdute ta dorëzojë çadrën tek vendi ku e ka marrë, përndryshe do të denoncohet në polici. Po ju dërgoj edhe videon ku shihet qartë momenti kur merr çadrën dhe largohet. Videoja është filmuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:20. Po patët mundësi, publikojeni!

191K views


💾

❌
❌