Një qytetar ka ngritur shqetësimin e tij pranë redaksisë sonë në lidhje me gjendjen e rrëmujshme të kabullove të internetit në rrugën e Barrikadave, p...
Një qytetar ka ngritur shqetësimin e tij pranë redaksisë sonë në lidhje me gjendjen e rrëmujshme të kabullove të internetit në rrugën e Barrikadave, përballë gjimnazit “Sami Frashëri”, në Tiranë. Ai denoncon mënyrën e çorganizuar dhe të rrezikshme me të cilën janë vendosur kabullot, që duken si një “rrjetë merimange” që sa vjen e shtohet, duke dhënë një imazh jo vetëm kaotik por edhe të rrezikshëm për qytetarët që kalojnë aty çdo ditë. “Mirëmëngjesi JOQ, jemi tek rruga e Barrikadave, përballë gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Shiko çfarë ndodh me teknologjitë tona! Sa kabuj kemi, sa lidhje janë bërë, katastrofë! Ju lutem, a ka ndonjë zgjidhje për këto kabuj, për këtë rrëmujë që është këtu?”, shkruan qytetari në mesazhin e tij. Pamje të tilla nuk janë të rralla në kryeqytet, por mbeten një turp për institucionet që mbyllin sytë përballë rrezikut dhe mungesës totale të standardeve urbane. A ka një plan për zgjidhjen e këtij problemi, apo do të vazhdojmë të jetojmë nën rrjete kabujsh si në ndonjë lagje të braktisur?

9241 views