Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025@joq - TikTok

Një qytetare nga Korça ka denoncuar për JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur ditën e sotme në argjendarinë e saj, ku një grua sipas saj i ka m...

By: @joq
27 July 2025 at 20:00

Një qytetare nga Korça ka denoncuar për JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur ditën e sotme në argjendarinë e saj, ku një grua sipas saj i ka marrë marrë dy unaza floriri. Pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë gruan e cila ndodhet brenda dyqanit, duke vëzhguar bizhuteritë dhe duke i provuar ato në duar. Në të njëjtën kohë në ambient ndodhen edhe disa klientë të tjerë, çka e bën më të lehtë veprimin e saj. Sipas denoncimit, pas momentit kur ka marrë unazat, gruaja e fsheh njërën dorë pas shpinës, duke i mbajtur ato të fshehura. Më pas ajo del qetësisht nga dyqani duke bërë sikur po flet në telefon, për të mos rënë në sy. Pronarja e argjendarisë ka bërë denoncimin në polici dhe shprehet se autorja është identifikuar dhe aktualisht është shpallur në kërkim. Ajo i bën thirrje publikut që, nëse e njohin personin nga pamjet, të ndihmojnë në lokalizimin e saj.

9210 views


💾

Dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një situatë tejet shqetësuese që po zhvillohet në Borsh, ku zjarri masiv që...

By: @joq
27 July 2025 at 20:00

Dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një situatë tejet shqetësuese që po zhvillohet në Borsh, ku zjarri masiv që vijon prej më shumë se 48 orësh, ka marrë përmasa alarmante. Pamjet e dërguara tregojnë qartë flakë të fuqishme dhe re të dendura tymi që po përhapen drejt zonave të banuara. Sipas qytetarëve, pavarësisht përmasave të mëdha të zjarrit, deri më tani nuk është parë asnjë helikopter apo mjet ajror për të ndërhyrë në fikjen e flakëve. Ata shprehen se shteti nuk po merr asnjë masë, ndërkohë që situata po përkeqësohet nga çasti në çast. Pushuesit dhe turistët e shumtë që ndodhen në këtë zonë janë të alarmuar, ndërsa zjarri po i afrohet rrugës nacionale dhe disa banesave. Frika për përhapjen e mëtejshme të flakëve është e madhe dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur një tragjedi të mundshme. JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve të reagojnë menjëherë, për të vënë nën kontroll situatën dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, pronat dhe natyrën e zonës turistike të Borshit.

66.5K views


💾

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihet një debat mes një qytetareje dhe një burri që ka parkuar një automjet tip Camper përballë ...

By: @joq
27 July 2025 at 20:00

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihet një debat mes një qytetareje dhe një burri që ka parkuar një automjet tip Camper përballë dritares së saj. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Tiranës, në rrugën Mine Peza, ku zonja, nga dritarja e apartamentit në kat të parë, i kërkon zotërisë të largojë mjetin, duke i thënë: “Më pengon pamjen!”. Nga ana tjetër, zotëria i camperit refuzon ta lëvizë mjetin, duke i thënë se nuk e heq dhe se ajo mund të ulë grilat. Videoja ka ndezur diskutime: kush ka të drejtë në këtë rast, banorja që kërkon ajër e dritë në shtëpinë e saj, apo drejtuesi i camperit?

147.4K views


💾

Një situatë e rrezikshme është regjistruar sot në plazhin e Potamit, Himarë, ku një fëmijë është parë duke lundruar i vetëm në mes të detit me një pad...

By: @joq
27 July 2025 at 20:00

Një situatë e rrezikshme është regjistruar sot në plazhin e Potamit, Himarë, ku një fëmijë është parë duke lundruar i vetëm në mes të detit me një paddle board, pa asnjë të rritur pranë. Denoncimi është bërë nga një qytetar anonim, i cili ka dërguar pamje që tregojnë fëmijën në distancë të konsiderueshme nga bregu, ndërsa rreziku që të tërhiqet më tej nga rrymat detare është real. Pushuesit që ndodheshin aty janë shprehur të shqetësuar dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme, si dhe më shumë kujdes nga prindërit në raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël dhe mjete lundrimi si paddle board. Mesazhi i qytetarit: "Përshëndetje JOQ, fëmija noton i vetëm në mes të detit, në Potam, Himarë. Anonim"

18.7K views


💾

Pamje të pazakonta janë regjistruar këtë pasdite në Vlorë, ku një avion është parë teksa i afrohej detit në një lartësi shumë të ulët, duke shkaktuar ...

By: @joq
27 July 2025 at 20:00

Pamje të pazakonta janë regjistruar këtë pasdite në Vlorë, ku një avion është parë teksa i afrohej detit në një lartësi shumë të ulët, duke shkaktuar habi te qytetarët. Sipas informacioneve paraprake, mendohet se bëhet fjalë për një avion zjarrfikës, i cili po merr ujë për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri që dyshohet të ketë rënë në zonat përreth qytetit. Banorët kanë nisur të shpërndajnë video dhe foto në rrjete sociale, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet mbi vendndodhjen dhe përmasat e flakëve. Ndërkohë, prania e avionëve zjarrfikës është një tregues serioz se situata mund të jetë e rrezikshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

246.7K views


💾

Një situatë kaotike është regjistruar sot pasdite në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit, ku një përplasje fizike mes kushërinjve ka shkaktuar tens...

By: @joq
27 July 2025 at 20:00

Një situatë kaotike është regjistruar sot pasdite në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit, ku një përplasje fizike mes kushërinjve ka shkaktuar tension dhe ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Ngjarja ndodhi në prani të pacientëve dhe stafit mjekësor, duke krijuar panik. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti nisi fillimisht me tone të larta dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Policia mbërriti për të neutralizuar situatën. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të sherrit, por mendohet të jetë një debat familjar që ka shpërthyer në mënyrë të papritur. Në vijim mesazhi i mbërritur nga qytetarët: "Përshëndetje JOQ, live nga spitali i Fierit, kushërinjtë sherr"

208.4K views


💾

Yesterday — 26 July 2025@joq - TikTok

Një tjetër rast i arrogancës në rrugët e Shqipërisë është regjistruar në aksin Milot-Lezhë, ku drejtuesi i një makine Mercedes-Benz S Class me targë A...

By: @joq
26 July 2025 at 22:00

Një tjetër rast i arrogancës në rrugët e Shqipërisë është regjistruar në aksin Milot-Lezhë, ku drejtuesi i një makine Mercedes-Benz S Class me targë AB 841 RL ka shkelur çdo rregull të qarkullimit rrugor duke u futur mes për mes makinave të tjera në trafik, pa iu dridhur qerpiku. Pamjet tregojnë qartë momentin kur ai kalon në mënyrë të rrezikshme përballë makinave në lëvizje, duke rrezikuar një aksident të mundshëm në një aks mjaft të frekuentuar. Ky lloj sjelljeje nuk është vetëm shkelje ligjore, por edhe mungesë totale përgjegjësie ndaj jetës së të tjerëve në rrugë. Fatmirësisht, nga ky veprim nuk ka pasur pasoja, por rasti është një tjetër alarm për policinë rrugore që të marrë masa ndaj drejtuesve që e trajtojnë rrugën si pronë private. #udhëtonimekujdes⚠️🙏 #dikushjupretnështëpi⚠️

7899 views


💾

Ndërsa pjesa tjetër e botës shkon drejt energjive të gjelbra dhe teknologjive të pastra, lagjja 22 Tetori në Berat, falë bashkisë po kthehet në një la...

By: @joq
26 July 2025 at 22:00

Ndërsa pjesa tjetër e botës shkon drejt energjive të gjelbra dhe teknologjive të pastra, lagjja 22 Tetori në Berat, falë bashkisë po kthehet në një landfill eksperimental të mbështetur nga heshtja institucionale dhe mungesa absolute e ndërgjegjes mjedisore. Sipas qytetarëve, ajo që dikur ishte një lagje e qetë me katër blloqe banimi dhe kosha të shpërndarë me logjikë, tani është shndërruar në një pikë turistike për dashamirësit e aromave të forta, ku mund të soditen mbeturinat në të gjithë madhështinë e tyre. Tetë kosha mbeturinash janë mbledhur në një vend të vetëm, duke krijuar një instalacion ekologjik që frymëzon alergji dhe dëshpërim. Pas publikimit të rastit më 22 Korrik ka ardhur sërish një reagim nga një tjetër banor i cili ka ngritur zërin për t'i bërë “diss” zyrtarëve të Bashkisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke i ftuar të qëndrojnë pesë minuta pranë kosharisë së famshme pa humbur ndjenjat. Sipas tij, mbeturinat mblidhen në orën 12 të natës, një orar perfekt për spektakël erëzash të forta dhe mizash të paftuara. “Iu përshëndesim nga lagjia 22 tetori ne Berat me kete landfill qe eshte hapur. Eshte ora 11 e drekës dhe te gjithë koshat janë mbushur plot. Plehrat hiqen ne 12 te natës. I lutemi bashkisë nuk i kemi borgj te beje qoke me jetët tona dhe te ktheje lagjen ne landfill dhe i bej diss te gjithë punonjësve te bashkisë qe merren me pastrimin e mbeturinave te gjthe punonjësve te instituitit te shëndetit publik te vijnë këtu nëse qëndrojnë 5 minuta pa i rene te fiket heqim dore nga kjo ankese qe kemi bere komplet si lagje. Ju nuk paskeni nderment te reagoni o kriminela”, dëgjohet duke thene banori i lagjes 22 Tetori Berat.

16.8K views


💾

Prej dy ditësh një vajzë e re është parë në afërsi të shkollës Sami Frashëri në Tiranë, duke bërë veprime të pakontrolluara. Sjelljet e saj kanë kërhe...

By: @joq
26 July 2025 at 22:00

Prej dy ditësh një vajzë e re është parë në afërsi të shkollës Sami Frashëri në Tiranë, duke bërë veprime të pakontrolluara. Sjelljet e saj kanë kërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët bëjnë apel për ndihmë. Vajza ndodhet në Rrugën e Barikadave, dhe sipas qytetarëve ka dy ditë që qëndron në zonë edhe për të fjetur gjumë. “Pershendetje Joq, ju lutem ndihmoni kete vajzen nuk është agresive por vuan nga semundjet e shendetit mendor. Është tek rruga e Barikadave tek Shkolla Sami Frasheri ka 2 dite qe qendron ketu ha pi fle. Nese i jep per te ngrene ose uje, te falenderon nuk esht agresive, po ju lutem ndihmojeni. Shpesh ajo qan nen ze dhe e ze gjumi ne pllaka,” shkruan denoncuesi. Duket se vajza nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe emocionale, prandaj thirrja në këtë rast shkon për institucionet rehabilituese, që t’i gjenden pranë kësaj të reje në këto ditë me temperatura ekstreme.

259.6K views


💾

Më herët gjatë ditës, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për një incident të pakëndshëm që i ndodhi teksa shkonte për vizitë mjekësore në ...

By: @joq
26 July 2025 at 22:00

Më herët gjatë ditës, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për një incident të pakëndshëm që i ndodhi teksa shkonte për vizitë mjekësore në spital. Ai tregoi se një zonjë që lëvizte me makinë dhe logon e Televizionit “Klan” i preu rrugën pa asnjë lloj sinjali, por edhe pse në faj nisi ta ofendonte dhe kërcënonte. Këtë incident qytetari e ka shoqëruar edhe me pamje nga momenti që zonja e kërcënon. Fill pas këtij publikimi, Televizioni “Klan” ka reaguar publikisht për media duke mohuar se zonja në pamje është punonjëse e tyre. Gjithashtu sipas tyre, logoja e vendosur në automjetin që drejtonte zonja është përdorur në mënyrë të paautorizuar, duke cenuar imazhin dhe reputacionin e TV Klan. Por sipas burimeve për JOQ ALBANIA, bashkëshorti i zonjës në fjalë është punonjës i këtij televizioni. Ky i fundit ka kërkuar fshirjen e videos duke pretenduar se bashkëshortja nuk ka sharë, edhe pse në video shfaqet mjaft agresive. Deklaratë zyrtare e TV Klan TV Klan mbështet publikimet mediatike që synojnë adresimin e problematikave dhe mbrojtjen e interesave legjitime të qytetarëve. Theksojmë se çdo informacion duhet të verifikohet në mënyrë të plotë dhe të saktë përpara publikimit, në përputhje me standardet ligjore dhe etike, nga çdo palë që merr përsipër informimin publik. Në lidhje me videon e publikuar sot në faqen JOQ Albania, sqarojmë publikun se personi i shfaqur në pamje nuk është punonjës i TV Klan. Gjithashtu, logoja e vendosur në automjetin që drejtonte ky individ është përdorur në mënyrë të paautorizuar, duke cenuar imazhin dhe reputacionin e TV Klan. TV Klan dënon çdo shkelje ligjore dhe etike dhe riafirmon angazhimin e vet për respektimin e ligjit dhe promovimin e përgjegjësisë sociale. Në këtë kuadër, institucioni ynë do të ndërmarrë të gjitha veprimet që parashikon ligji për raste të tilla.

3606 views


💾

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonat kodrinore pranë fshatit Kopaçez, në bashkinë Delvinë, duke krijuar një situatë emergjente. Shtellunga të ...

By: @joq
26 July 2025 at 22:00

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonat kodrinore pranë fshatit Kopaçez, në bashkinë Delvinë, duke krijuar një situatë emergjente. Shtellunga të dendura tymi janë ngritur mbi zonën e përfshirë nga flakët, duke rritur ndjeshëm frikën te banorët lokalë por edhe qytetarët që përdorin aksin Sarandë-Delvinë. Zjarri ka avancuar drejt zonave të banuara, duke vënë në rrezik disa shtëpi, ndërsa temperaturat e larta dhe era po e vështirësojnë kontrollin e flakëve. Situata deri tani paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesës së ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e flakëve.

95.6K views


💾

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një situatë shqetësuese në Ksamil, ku qentë endacakë po paraqesin rrezik serioz për pushuesit....

By: @joq
26 July 2025 at 22:00

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një situatë shqetësuese në Ksamil, ku qentë endacakë po paraqesin rrezik serioz për pushuesit. Në videon e dërguar në redaksi shfaqen disa qen që ndjekin dhe përpiqen të sulmojnë pushuesit që kalojnë në rrugë. Sipas qytetarit, pavarësisht denoncimeve dhe pranisë së rrezikut të qartë për sigurinë publike, autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të zgjidhur situatën. “Video është bërë nga makina ime. Kjo është një situatë alarmante dhe askush nuk po merr masa. Qentë janë agresivë dhe sulmojnë turistët. Është çudi si nuk ka ndodhur ndonjë incident i rëndë deri tani,” – shkruan denoncuesi. Banorët dhe vizitorët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar sigurinë e qytetarëve në një nga destinacionet më të njohura turistike të Shqipërisë.

2418 views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Pak minuta më parë, përpara kryeministrisë një i ri është parë duke bërë veprime të çuditshme. Dy efektivë policie dhe një punonjës i gardës janë mund...

By: @joq
25 July 2025 at 22:00

Pak minuta më parë, përpara kryeministrisë një i ri është parë duke bërë veprime të çuditshme. Dy efektivë policie dhe një punonjës i gardës janë munduar ta qetësojnë, ndërsa ai ka kërkuar vazhdimisht ujë. Në një moment njëri nga efektivët i jep një bidon ujë dhe ai fillin të lajë kokën. Nuk dihet nëse djali vuan nga ndonjë problem shëndetësor!

5144 views


💾

Një incident me pasoja të rënda është shmangur së fundmi në plazhin e Jalës, në jug të Shqipërisë, ku një pushues rrezikoi mbytjeje në det. Në pamjet ...

By: @joq
25 July 2025 at 22:00

Një incident me pasoja të rënda është shmangur së fundmi në plazhin e Jalës, në jug të Shqipërisë, ku një pushues rrezikoi mbytjeje në det. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shfaqet një i ri që kërkon ndihmë ndërsa ndodhet në mes të ujit. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, ishin pushuesit e tjerë ata që ndërhynë menjëherë për ta shpëtuar. Ata u treguan të gatshëm dhe vepruan me shpejtësi, duke hyrë në det dhe e nxjerrën të riun në breg, duke i shpëtuar jetën. "Pershendetje JOQ, shikoni si po mbytej një i ri në Jalë. E shpëtuan pushuesit sepse nuk ka roje bregdetare," shkruan qytetari që ka dërguar videon. Ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si një thirrje serioze për autoritetet që të forcojnë masat e sigurisë në zonat bregdetare. Sigurimi i plazheve me roje bregdetare nuk është më një luks, por një domosdoshmëri për të parandaluar tragjedi të mundshme dhe për të garantuar pushime të sigurta për të gjithë.

103K views


💾

Një situatë shqetësuese është raportuar paraditen e sotme pranë Tregut Elektrik, te kompleksi "Grande" në Tiranë, ku një qytetar është gjetur i shtrir...

By: @joq
25 July 2025 at 22:00

Një situatë shqetësuese është raportuar paraditen e sotme pranë Tregut Elektrik, te kompleksi "Grande" në Tiranë, ku një qytetar është gjetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja dhe pa reaguar ndaj thirrjeve të të pranishmëve. Sipas dëshmitarëve, disa kalimtarë u përpoqën ta ndihmonin dhe ta lëviznin, por ai nuk reagonte dhe nuk jepte as shenja jete, as komunikim. Ende nuk dihet nëse personi është plagosur, ka pësuar ndonjë gjendje shëndetësore të rëndë apo ndodhet në rrezik jete. “Pershendetje. Nje person i shtrire ne toke. Vajten e levizen nuk reagonte. Ne Tirane nga tregu elektrik, te kompleks Grande. Nuk dimë nëse eshte plagosur apo çfarë, as nuk lëviz, as nuk jep as nuk merr”, shkruhet në mesazh.

4043 views


💾

Një sherr për motive të paqarta ka ndodhur mes dy të moshuarve në Tiranë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si njëri prej tyr...

By: @joq
25 July 2025 at 22:00

Një sherr për motive të paqarta ka ndodhur mes dy të moshuarve në Tiranë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si njëri prej tyre mban në duar një shkop druri dhe me të godet të moshuarin tjetër. E gjithë ngjarja ndodh në trotuar para një pallati, por motivi i sherrit dhe të sharave mes të moshuarve mbetet e paqartë. Një qytetar që ndodhet aty pranë tenton t’i ndajë, ndërkohë që i moshuari me shkopin e drurit vazhdon të shajë dhe ofendojë qytetarin.

3062 views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në vendin e njohur si Kthesa e Kardhiqit. Një makinë është përplasur kokë më kokë me ...

By: @joq
25 July 2025 at 22:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në vendin e njohur si Kthesa e Kardhiqit. Një makinë është përplasur kokë më kokë me një ambulancë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur pacienti që ambulanca po transportonte. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe një ambulancë tjetër e cila po bën transportimin e pacientit drejt spitalit. Për momentin gjendja shëndetësore e pacientit dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

101.2K views


💾

Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima. Ngjarja dramatike ndodhi në sy të ...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima. Ngjarja dramatike ndodhi në sy të shumë shoferëve, teksa avioni ra me shpejtësi dhe shpërtheu në flakë vetëm disa centimetra larg makinave që po qarkullonin. Sipas raportimeve nga Brescia Today, në bord ndodheshin avokati 75-vjeçar, Sergio Ravaglia, dhe 50-vjeçarja Anna Maria De Stefano. Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes së dhunshme. Disa automjete u prekën nga flakët, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar të tjerë. Shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

24.3K views


💾

Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Va...

By: @joq
24 July 2025 at 20:00

Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Varrosh. Ai thotë se është banor i lagjes, dhe çdo ditë përballet me gjoba për parkim të gabuar nga ana e Policisë Bashkiake. Pavarësisht se banorët kanë kërkuar disa herë hapësira parkimi, denoncuesi thotë se bashkia nuk i merr parasysh këto kërkesa. Për pasojë, e gjithë kostoja e kësaj bie në kurriz të qytetarëve që duhet të paguajnë gjoba. “Gjirokastër lagjja Varrosh ku banoj unë personalisht nuk ka parkime. Gjobat na janë kthyer në kosto jetese dhe bashkia nuk përgjigjet për ankesat tona. Bashkia është mësuar të korrë lekë. Si nga parkimi andej po edhe me gjoba këtej. Unë jam i detyruar ta le makinën këtu dhe të paguaj 6 mijë lekë gjobë çdo ditë, kur unë për 20 mijë lekë punoj gjithë ditën 12 orë”, thotë qytetari. Kjo situatë është kthyer në një shqetësim serioz për shumë banorët të zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike. Krijimi i vendeve të posaçme të parkimit për banorët rezidentë, mund të jetë një mënyrë për ta lehtësuar jetën komunitetit dhe për t’i çliruar nga gjobat zhvatëse të përditshme.

16.9K views


💾

❌
❌