Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pam...
Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pamjet e siguruara shihet një person, që sipas denoncuesit është shtetas i huaj, teksa fut poshtë bluzës një palë tuta plazhi për djem. Ky është momenti i vetëm i fiksuar nga kamerat e sigurisë. Denoncuesi pretendon se më pas, kur punonjësja e dyqanit i ka kërkuar llogari, ai e ka shtyrë dhe e ka goditur, duke u larguar me shpejtësi. Ky moment nuk është i filmuar, pasi kamerat e sigurisë nuk e mbulonin atë pjesë, por paraqitet si dëshmi nga qytetari që ka bërë denoncimin. Sipas tij, qëllimi i publikimit është të paralajmërohen edhe bizneset e tjera, për të mos rënë pre e rasteve të tilla. Ky denoncim vjen vetëm një ditë pasi JOQ Albania publikoi një tjetër rast në Ksamil, ku dy vajza turiste u filmuan duke vjedhur parfume të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera në dyqane të ndryshme.

40.3K views