Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025@joq - TikTok

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një pallat në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit. Në pamje duket një burrë, mbase në gjendje të ...

By: @joq
21 July 2025 at 08:00

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një pallat në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit. Në pamje duket një burrë, mbase në gjendje të dehur, i cili mban në dorë një pistoletë silikoni. Ai hip mbi bordurën e sheshpushimit dhe zgjat pistoletën e tij drejt kamerës së sigurisë që është vendosur në hyrje të pallatit. Në një moment ai humb ekuilibrin dhe rrëzohet, për tu ringritur pak çaste më pas e për të vazhduar misionin e tij, ‘t’i bllokojë fushëpamjen kameras’. Nuk dihet se për çfarë arsye ai ka zgjedhur të zërë syrin e kamerës me silikon, por administratori i pallatit është i shqetësuar me sjellje të tilla të banorëve të cilat me sa duket janë të përsëritura. Administratori i pallatit tha për JOQ Albania se disa banorë nuk dinë të jetojnë në komunitet me prona të përbashkëta. Sipas tij, disa banorë përveç se nuk paguajnë detyrimet e përbashkëta, mundohen të shkatërrojnë dhe ambientet e komunitetit. “Ju lutem publikojeni në mënyrë që të ndërgjegjësohen se çfarë është të jetosh në komunitet dhe të mos përpiqen të na dëmtojnë më pronat e përbashkëta që banorët e tjerë kanë paguar,” shkruan denocnuesi. Denoncimi i plotë: Pershendetje JOQ. Dua te bej nje denancim. Jam administratori i nje pallati ne lagjen 13 plazh, Durres zona Iliria. Dua te paraqes nje shqetesim qe lidhet me banoret qe nuk paguajne per detyrimet e perbashketa qe mundohen me cdo kusht te shkaterrojn ambientet e perbashketa. Si ky person qe mbreme ka demtuar kamerat e sigurise jane te shumte duke perfshire doktora e deri tek shitesit ambulant. Ju lutem publikojeni ne menyre qe te ndergjegjesohen se cfare eshte te jetosh ne komunitet dhe te mos perpiqen te na demtojne me pronat e perbashketa qe banoret e tjere kane paguar.

230.5K views


💾

Banorët e Lagjes nr 14 në zonën e Astirit në Tiranë prej kohësh po jetojnë mes erës së rëndë dhe rrezikut për përhapjen e sëmundjeve infektive, për sh...

By: @joq
21 July 2025 at 08:00

Banorët e Lagjes nr 14 në zonën e Astirit në Tiranë prej kohësh po jetojnë mes erës së rëndë dhe rrezikut për përhapjen e sëmundjeve infektive, për shkak se në një ndërtim në lagje janë mbledhur pirgje të tëra mbeturinash, për të cilat askush nuk merr masa për t’i larguar. Pamjet tregojnë qartë gjendjen në të cilën ndodhet zona. Plehrat janë hedhur në katin e parë nëntokë të një pallati në ndërtim, i cili ndodhet në mes të lagjes mes shumë ndërtesave të tjera. Banorët tregojnë se shqetësimin e tyre e kanë adresuar në Bashkinë Tiranë, por përgjigjja që kanë marrë ka qenë negative: Ne nuk mund të ndërhyjmë pasi është objek privat. Po ashtu problemi është raportuar dhe te Instituti i Shëndetit Publik, por as ky institucion nuk i ka dhënë një zgjidhje situatës. “Përshëndetje! Ju lutemi shume, a mund ta beni publike kete shqetesim te shume banoreve qe jetojne afer ketij objekti te filluar pa leje ndertimi e te braktisur nga shoqeria Ormars 2000 i ndodhur ne adresen Lagja 14 Astir ,ndermjet rruges Loni Ligori dhe Foto Xhavella. Objekti eshte denancuar prane institucioneve pergjegjese, si per ndertimin pa leje po ashtu edhe ne Institutin e Shendetit Publik te cilet na drejtuan per ankese te Bashkia Tirane. Bashkia Tirane me ka kontaktuar dhe me ka shpjeguar qe ai eshte objekt privat dhe nuk nderhyjne dot,” shkruan denoncuesi. Të gjendur në këtë situatë dhe pa asnjë zgjidhje, banorët bëjnë thirrje publike që institucionet të reagojnë dhe të bëjnë heqjen e mbeturinave nga godina. Përveç aromës së rëndë, ata janë të frikësuar dhe për përhapjen e sëmundjeve, në një kohë kur temperaturat atmosferike janë të larta.

36.2K views


💾

Një situatë e rrezikshme është raportuar nga qytetarë gjatë lëvizjes në segmentin rrugor në jug të vendit, në drejtim të zonës së Borshit, ku një pjes...

By: @joq
21 July 2025 at 08:00

Një situatë e rrezikshme është raportuar nga qytetarë gjatë lëvizjes në segmentin rrugor në jug të vendit, në drejtim të zonës së Borshit, ku një pjesë e rrugës është mbuluar me vaj motorik, duke krijuar një rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve. “Rrugët janë gjithë vaj! Ç’a bëhet kështu? Për të marrë në qafë njerëzit! Kujdes për shoferët që janë nisur për pushime,” shkruan qytetari, teksa thekson mungesën e sinjalistikës paralajmëruese dhe indiferencën e autoriteteve për një problem kaq të dukshëm, në një zonë të mbingarkuar nga trafiku turistik. Ky fenomen mund të shkaktojë aksidente fatale, ndaj kërkohet ndërhyrje urgjente për pastrimin e rrugës dhe marrjen e masave parandaluese për të garantuar sigurinë e jetës së pushuesve dhe banorëve.

2653 views


💾

Një gjest i shëmtuar dhe i përsëritur është denoncuar nga një qytetar në qytetin e Vlorës, ku dy vajza shihen teksa marrin qeset me mbeturina nga bane...

By: @joq
21 July 2025 at 08:00

Një gjest i shëmtuar dhe i përsëritur është denoncuar nga një qytetar në qytetin e Vlorës, ku dy vajza shihen teksa marrin qeset me mbeturina nga banesa e tyre dhe i hedhin pa asnjë ndjenjë përgjegjësie në hyrje të pallatit, në trotuar. Sipas denoncuesit, kjo nuk është hera e parë që ato veprojnë kështu, por një zakon i përditshëm që ka kthyer zonën në një vend grumbullimi mbetjesh, duke përhapur aromë të keqe dhe ndotur ambientin përreth. “Nuk ka asnjë justifikim për këtë lloj sjelljeje. Shiko si i hedhin mbeturinat në hyrje të pallatit. Gocat në Vlorë këtë punë bëjnë çdo ditë,” shkruan qytetari, duke ndarë pamjet me JOQ. Ngjarja është tregues i mungesës së ndërgjegjësimit për pastërtinë dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta. Është e domosdoshme që autoritetet vendore dhe komuniteti të sensibilizojnë për të mos lejuar më tej akte të tilla të papërgjegjshme.

3980 views


💾

Një tjetër rast i rrezikshëm është shënuar në rrugët e Shqipërisë, këtë herë në aksin Vlorë–Radhimë, ku një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një v...

By: @joq
21 July 2025 at 08:00

Një tjetër rast i rrezikshëm është shënuar në rrugët e Shqipërisë, këtë herë në aksin Vlorë–Radhimë, ku një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video që tregon një parakalim tërësisht të gabuar nga një automjet tip BMW me targa AB 547 RJ në afërsi të një kthese. Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe shoferi i BMW-së ka rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës duke kryer një manovër ekstreme dhe të papërgjegjshme, duke dalë në krahun e kundërt në një moment kur një tjetër mjet po vinte përballë me shpejtësi. Vetëm për pak sekonda nuk ndodhi një përplasje fatale. Denoncimi i plotë i qytetarit: “Përshëndetje JOQ Albania, Dua të denoncoj një sjellje skajshmërisht të rrezikshme në qarkullim rrugor, që ndodhi sot në aksin rrugor Vlorë – Radhimë. Një automjet tip BMW e zezë, me targa AB 547 RJ, ka kryer një parakalim tërësisht të gabuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.” Ngjarje të tilla tregojnë sa e domosdoshme është forcimi i kontrolleve policore, por mbi të gjitha ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve, pasi në çdo sekondë pakujdesie mund të shuhet një jetë.

50.4K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të përsëritur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku sipas tij disa ...

By: @joq
20 July 2025 at 16:00

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të përsëritur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku sipas tij disa banorë lokalë po marrin çadrat private të vendosura në bregdet. Në denoncimin e tij, ai i bën thirrje një zonje, e cila është kapur në video duke marrë një çadër dhe më pas largohet, që ta kthejë menjëherë aty ku e mori, ndryshe do të bëjë kallëzim në polici. Sipas denoncuesit, ky episod është filmuar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 21:20. Pamjet tregojnë momentin kur zonja merr çadrën dhe largohet qetësisht. Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur raste të tilla që, sipas tij, po përsëriten çdo sezon veror në këtë zonë. Mesazhi i plotë i qytetarit: Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja një rast vjedhjeje të përsëritur tek zona e Shkëmbit të Kavajës, ku disa banorë të zonës kanë marrë çadrat private. I bëj thirrje zonjës hajdute ta dorëzojë çadrën tek vendi ku e ka marrë, përndryshe do të denoncohet në polici. Po ju dërgoj edhe videon ku shihet qartë momenti kur merr çadrën dhe largohet. Videoja është filmuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:20. Po patët mundësi, publikojeni!

191K views


💾

Një qytetare ka denoncuar një rast mashtrimi dhe vjedhjeje që ka ndodhur në dyqanin e saj në zonën e Laprakës. Sipas saj, një burrë rreth të 60-ave ka...

By: @joq
20 July 2025 at 16:00

Një qytetare ka denoncuar një rast mashtrimi dhe vjedhjeje që ka ndodhur në dyqanin e saj në zonën e Laprakës. Sipas saj, një burrë rreth të 60-ave ka hyrë në dyqan dhe ka mashtruar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila ndodhej vetëm në atë moment. Ai i është prezantuar si "shoku i babait të saj" dhe i ka kërkuar disa steka me paketa cigaresh, duke i kërkuar më pas edhe disa pako makarona. Teksa vajza është larguar për t’i marrë produktet në fund të dyqanit, mashtruesi ka përfituar nga rasti për t'u larguar me produktet e marra, duke thënë se do shkonte te makina për të marrë paratë. Ai nuk është kthyer më. Denoncimi i plotë: Përshëndetje, dua të denoncoj një rast që ka ndodhur në zonën e Laprakës. Një burrë rreth të 60-ave ka hyrë në dyqan dhe ka mashtruar vajzën time 14 vjeçe, duke i marrë një shumë të konsiderueshme paketash. Ky është personi që ka hyrë, nëse është e mundur, dua ta publikoni, që të mos mashtrojë njerëz të tjerë. I ka thënë vajzës: “Jam shoku i babit dhe dua të marr disa gjëra.” Në momentin që ka marrë disa steka me paketa, i ka thënë vajzës: “Shko më merr disa pako makarona në fund të dyqanit.” Në atë moment ka marrë paketat dhe është larguar. I ka thënë: “Do iki të marr makinën dhe të sjell lekët.” Nëse e publikoni, do t’ju falënderoja shumë, pasi vajza kaloi një stres shumë të madh nga ky person. Nëse ky person gjendet dhe identifikohet, unë do jap edhe një shpërblim.

6913 views


💾

❌
❌