Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 2025@joq - TikTok

Rrugët kombëtare janë përfshirë këtë pasdite nga një trafik i rënduar, duke sjellë bllokime të gjata dhe kolaps në disa akse kryesore. Qytetarë të shu...

By: @joq
16 August 2025 at 05:00

Rrugët kombëtare janë përfshirë këtë pasdite nga një trafik i rënduar, duke sjellë bllokime të gjata dhe kolaps në disa akse kryesore. Qytetarë të shumtë kanë dërguar mesazhe, foto dhe video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregojnë situatën e rënduar, veçanërisht në drejtim të Elbasanit, ku qindra mjete kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra. Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në Durrës, ku tek rreth-rrotullimi i Plepave trafiku ka qenë pothuajse i paralizuar. Po ashtu, bllokime ka pasur edhe në rrugën e vjetër Plepa–Ndroq–Tiranë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Shkaku kryesor dyshohet të jetë fluksi i lartë i mjeteve në fundjavë, ndërsa shoferët shprehen të irrituar për mungesën e menaxhimit të trafikut në këto zona problematike.

3254 views


💾

Një apartament në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori” dhe për shkak të përhapjes s...

By: @joq
16 August 2025 at 05:00

Një apartament në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori” dhe për shkak të përhapjes së flakëve me shpejtësi, është djegur edhe një apartament tjetër në katin e tretë. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka vënë nën kontroll flakët, te cilat nuk dihet se nga se janë shkaktuar. Banorët kanë arritur të dalin në kohë nga banesat pa u lënduar.

142.1K views


💾

Një qytetar ka denoncuar një rast që e cilëson si të paprecedent, pasi u gjobit me 20,000 lekë nga policia për bllokim të qarkullimit, ndonëse makina ...

By: @joq
16 August 2025 at 05:00

Një qytetar ka denoncuar një rast që e cilëson si të paprecedent, pasi u gjobit me 20,000 lekë nga policia për bllokim të qarkullimit, ndonëse makina e tij kishte pësuar defekt dhe kishte mbetur në vend. Sipas tij, situata ka nisur pasi automjeti u ndal papritur në mes të bllokut, duke shfaqur problem me marshin. Ai ndezi bllokazhin dhe kontaktoi një karroatrec për ta tërhequr, por kjo tërhoqi vëmendjen e policisë. Pasi u kërkuan dokumentet dhe u verifikuan për disa minuta, qytetari u njoftua se do të gjobitej. Ngjarja ka shkaktuar debat mes palëve, ndërsa qytetari e ka kontestuar gjobën, duke e cilësuar të padrejtë dhe absurde. Mesazhi i plotë i qytetarit: “Pershendetje, uroj te jeni mire. Sapo me ka ndodhur nje ngjarje e paprecedent, si cmund te ndodhe rendome ne Shqiperi. Me la makina ne mes te bllokut, me nxorri shenjen e marshit. Sigurisht ndeza bllokazhin dhe telefonova nje karroatrec qe te vinte. Kjo ia ka terhequr vemendjen policise. Ne fillim ishte komunikimi normal, me tha te levizja makinen, i sqarova qe kishte ngecur makina nuk leviz. Me kerkoi dokumentat, ia dhashe, qendroi nja 10 minuta duke i pare dhe dola jashte per ta pyetur nese kishte ndonje problem. Me tha do gjobitesh se ke bllokuar karrexhaten. Aty patem nje moment tensioni, me te drejte nga ana ime sepse nuk me duket normale dhe logjike te gjobitem kur kam ngelur pa vullnetin tim. Situates i kam bere video, gjoba eshte ne vleren 20,000 leke te reja dhe sigurisht qe e kam kontestuar, nuk ka shans qe ta paguaj dhe pergjegjesit do pergjigjen per gjithe absurdin e krijuar.”

190.5K views


💾

Pranë rrethrrotullimit afër postës në plazh, dy vajza me shije të veçantë për ngjyrën blu kanë marrë një çantë, duke e realizuar “me stilin e tyre kar...

By: @joq
16 August 2025 at 05:00

Pranë rrethrrotullimit afër postës në plazh, dy vajza me shije të veçantë për ngjyrën blu kanë marrë një çantë, duke e realizuar “me stilin e tyre karakteristik”. Ftohen autorët e kësaj performance të sjellin çantën në adresën ku e kanë marrë.

28K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Pamjet që shihni, të dërguara në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, tregojnë një skenë të turpshme mungese kulture dhe papërgjegjshmërie. Tre v...

By: @joq
15 August 2025 at 19:00

Pamjet që shihni, të dërguara në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, tregojnë një skenë të turpshme mungese kulture dhe papërgjegjshmërie. Tre vajza, ditën e djeshme, kanë ndaluar makinën para një banese, ndërrrojnë bebelinën e një bebi dhe, më pas, pa asnjë hezitim, e hedhin në tokë bebelinën e përdorur dhe letrat e pista, duke ndotur ambientin para banesës së qytetares. E skandalizuar nga ajo që ndodhi, qytetarja shprehet: "Përshëndetje JOQ, dua të publikoj këtë video ku tre vajza sot përpara shtëpisë sime kanë ndaluar me makinë, siç shihet edhe në video, kanë ndërruar një fëmijë dhe i kanë hedhur bebelinat dhe letrat e pista pa pikë turpi dhe edukate përpara banesës sime. Unë nuk i njoh këto vajza fare, por kushdo që të jeni, turp të keni!" Komentet mbi këtë skenë të pakëndshme ju takojnë juve.

14.4K views


💾

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Plepave, Durrës. Një djalë i vogël është filmuar duke qendruar mbi kofanon e një makine n...

By: @joq
15 August 2025 at 19:00

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Plepave, Durrës. Një djalë i vogël është filmuar duke qendruar mbi kofanon e një makine në lëvizje. Dëshmitarët e këtij incidenti kanë treguar për JOQ ALBANIA, se i kanë bërë thirrje disa here drejtuesit të mjetit që të ndalonte, por ai s’e ka bërë dhe ka vazhduar rrugën me djalin e mbështetur në kofano dhe mbi xhamin e përparmë. Sipas tyre, djali në kofano mundohej të mbahej me duar, ndërsa automjeti lëvizte mes trafikut, duke rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve në rrugë.  Mesazhi i qytetarit: "Nuk besoj se ka nevoj per fjale. Popull i godit ne tru te vogel perfundimisht. Djali eshte i hipur mbi xham kofano, i thote ndalo dhe ai nuk ndaloi. Ne kofano te makines. Shihja doren si mbahej Rruga e plepave durres"

6269 views


💾

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar sesi disa pasagjerë kanë vendosur ta kthejnë pritjen në trafik në një mome...

By: @joq
14 August 2025 at 19:00

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke treguar sesi disa pasagjerë kanë vendosur ta kthejnë pritjen në trafik në një moment argëtimi. Pamjet janë regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy qytetarë nga Kukësi brenda një automjeti kanë zgjedhur t’i bien cyrles, instrumentit muzikor tradicional të Veriut, për t’i bërë ballë pritjes së gjatë në trafik. Njëri prej tyre imiton tingujt e borive të makinave, ndërsa tjetri mban një linjë melodike, duke krijuar një 'mini-koncert' brenda mjetit. Këto pamje dëshmojnë se edhe në mes të trafikut mund të gjendet një mënyrë për ta kaluar kohën me humor.

3456 views


💾

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë. Ferit Lushi, një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej disa kohësh ndodhet i shtruar në spital për s...

By: @joq
14 August 2025 at 19:00

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë. Ferit Lushi, një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej disa kohësh ndodhet i shtruar në spital për shkak të tumorit në kokë, problemeve me zemrën dhe prostatës, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Pak ditë më parë ai i është nënshtruar një operacioni në një spital privat në Tiranë, i cili edhe pse ka rezultuar i suksesshëm, i ka dëmtuar rëndë trurin duke i shkaktuar çrregullime mendore. Vajzat e Feritit, të cilat kërkojnë ndihmë thonë se kjo gjendje e ka bërë më nevrik babain e tyre, i cili refuzon të hajë, të marrë mjekimet dhe ka nevojë për trajtim të specializuar urgjent me psikolog dhe neurolog. Familja ka tentuar ta shtrojë në spitalet shtetërore në Elbasan dhe Tiranë, por sipas tyre asnjë institucion nuk ka pranuar ta marrë përsipër rastin, me argumentin se është trajtuar më parë në një spital privat. Por edhe në spital privat familja nuk po ia del dot pasi shpenzimet janë të shumta dhe të papërballueshme. Ato kërkojnë ndihmën e shqiptarëve dhe kushdo që mundet dhe ka dëshirë të kontribuojë ta bëjë nëpërmjet numrit të llogarisë së mëposhtme. Apeli i familjarëve: Përshëndetje! Uroj që të jeni mirë me shëndetin. Më duhet ndihma juaj jam në hall të madh, kam babain shtruar në spital. Para disa ditësh u diagnostifikua me prostatë të lartë, infeksion në gjak, probleme me zemrën dhe tumor në kokë. e kishim shtruar në spital privat tek Spitali Amerikan, pasi ishte rast shumë i vështirë që nuk priste dhe as nuk mund ti besonim çdo doktorri. Arritëm ti mblidhnim paratë për operacionin, u bë të martën që kaloi dhe fatmirësisht ishte i suksesshëm. Por tumori i ka dëmtuar shumë lobet frontale, pjesa e të cilit është enjtur dhe për pasojë ai nuk llogjikon dot siç duhet, shpeshherë acarohet shumë dhe ka shumë çrregullime mendore, madje është bërë shumë i dhunshëm ka lënduar anëtarë të familjes time por pa pasojë. Nuk pranon as të hajë as të pijë ilaçet. E çuam në spital shtetëror në Elbasan por askush nuk e merrte rastin përsipër, sepse është trajtuar dhe operuar diku tjetër. U detyruam ta shtrojmë sërisht tek Spitali Amerikan por këtë herë nuk kemi më lekë as për të blerë ilaçet. A mund të bëni një postim ju lutem më duhet ndihma e shqiptarëve, pasi është rast urgjent se i është dëmtuar gjysma e trurit. Këto janë analizat dhe rezonanca që ka bërë para operacionit. Ndihma na duhet per shpenzimet e spitalit trajtimet. Nuk na e pranojnë në spital shtetëror. U detyruam ta shtrojmë tek spitali Amerikan se ështe bër shumë i dhunshëm duhet të bëjë analiza trajtime dhe konsulta me psikolog dhe neurolog. Jemi interesuar ta shtrojmë në shtetëror në tiranë dhe Elbasan askush nuk e merr përsipër. Ju lutem na ndihmoni Besmira Lushi Numri i llogarisë: C0100002062789 IBAN: AL15212110090000000002062789 Credins Bank

25.8K views


💾

Një bisht cigareje = një zjarr i ri Një cigare e hedhur në rrugë mund të ndezi barin e thatë anash. Vetëm pak minuta mjaftojnë që flaka të përhapet dh...

By: @joq
14 August 2025 at 19:00

Një bisht cigareje = një zjarr i ri Një cigare e hedhur në rrugë mund të ndezi barin e thatë anash. Vetëm pak minuta mjaftojnë që flaka të përhapet dhe të kthehet në tragjedi. ❌ Mos e hidh cigaren në natyrë. ✅ Ruaj jetën, shtëpitë dhe mjedisin.

128.6K views


💾

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Rusan të Delvinës, vetëm pak metra larg banesave në lagjen Kasapaj, duke vënë në alarm qindra banorë ...

By: @joq
14 August 2025 at 19:00

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Rusan të Delvinës, vetëm pak metra larg banesave në lagjen Kasapaj, duke vënë në alarm qindra banorë që po përjetojnë orë tmerri. Banorët thonë se zjarri po u afrohet çdo minutë e më shumë shtëpive, ndërsa askush nga shteti nuk ka shkuar në ndihmë. Sipas tyre për momentin nuk ka as zjarrfikës, as helikopterë, as avionë edhe pse gjendja është alarmante dhe flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara. “Nuk ka asgjë! Po digjemi! Jemi të braktisur. Ku janë shteti, emergjencat, avionët? Zjarri po ju afrohet banesave. Kërkojmë ndihmë, jemi në hall. Nuk ka as helikoptera, asgjë. ”, shprehen banorët për JOQ. Era dhe terreni i thyer po e bëjnë të pamundur ndërhyrjen tokësore. Banorët i bëjnë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes që të ndërhyjnë menjëherë me helikopterë apo avionë, përpara se të ndodhë tragjedia e radhës. Gjatë natës së kaluar, Delvina përjetoi një natë ferri: qindra hektarë tokë janë djegur, shumë banorë janë evakuuar, ndërsa spitali u zhvendos përkohësisht në Kinoteatër për shkak të tymit të dendur. Të paktën 10 persona janë asfiksuar, mes tyre edhe efektivë të policisë, të cilët morën ndihmë mjekësore.

33.6K views


💾

Shqipëria prej ditësh po përballet me një situatë alarmante nga zjarret, të cilat kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit. Vetëm sot janë rapo...

By: @joq
14 August 2025 at 19:00

Shqipëria prej ditësh po përballet me një situatë alarmante nga zjarret, të cilat kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit. Vetëm sot janë raportuar 27 vatra aktive në disa qarqe të vendit, me përhapje të shpejtë për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha pyjore. Raportohet për dhjetëra shtëpi të dëmtuara, persona të lënduar dhe fatkeqësisht edhe një viktimë ditën e djeshme në Gramsh. Vendet më të prekura këto ditë përfshijnë rrethinat e Tiranës, Gramshin, Sarandë, Delvinën, Gjirokastrën, Tepelenën, Spillenë, Lezhën dhe Fushë-Arrëzin, ndërsa ekipet e emergjencave civile po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën me mbështetjen e mjeteve tokësore dhe ndihmës nga vendet fqinje me avionë zjarrfikës. Përballë kësaj gjendjeje, një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një thirrje drejtuar si kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe shqiptarëve jashtë vendit, për sigurimin e mjeteve ajrore që do të mund të ndihmojnë në përballimin e situatave të tilla. Qytetari shprehet: “O nëne moj, o ju çuna që punoni me drogë në Europë dhe zoti t’ju ruaj se sakrificë e madhe është, ju lutem të gjithë së bashku mundohuni të blini 3 ose 4 avionë që të shuaj zjarret në Shqipëri se me qeverinë që kemi ne në Shqipëri, e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Ju lutem na ndihmoni. Edi Rama turp i botës në 2025, ato që vjedh të paktën 3 ose 4 avionë, se kaq është Shqipëria, jo nxirri njerëzit nga shpija jo këtej po andej. 4 avion mbaron punë. Respekte për çunat, mblidhuni të gjithë bashkë edhe dërgoni Edi Ramës 4 avionë që të shuaj zjarret. Ju ruajt zoti.” Në fund, një falënderim i veçantë shkon për të gjithë zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe qytetarët e thjeshtë që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëz, shtëpi e pyje nga flakët.

129.2K views


💾

Fenomeni i hedhjes së fishekzjarreve në mesnatë vijon të shqetësojë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, duke u kthyer në një problem të përditshëm. Për di...

By: @joq
14 August 2025 at 19:00

Fenomeni i hedhjes së fishekzjarreve në mesnatë vijon të shqetësojë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, duke u kthyer në një problem të përditshëm. Për disa, kjo është një mënyrë “argëtuese” për të festuar ditëlindje apo evente, por për të tjerë është një burim i madh stresi dhe shqetësimi. Së fundmi, një qytetare nga zona e ish-klubit Partizani, pranë kompleksit Kontakt, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me këtë mesazh: “Tek kompleksi Kontakt, ish klubi Partizani. Terror i përnatshëm! Kjo ndodh çdo darkë në 00:00. Është e patolerueshme! Fëmijët zgjohen të tromaksur nga plasja e fishekzjarreve.” Pamjet e siguruara tregojnë një grup të rinjsh që shpërthejnë fishekzjarrë pa marrë parasysh orarin apo shqetësimin që i shkaktojnë fqinjëve. Në lagje jetojnë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, të cilët e vuajnë më shumë këtë “festë” të zhurmshme. Ky nuk është një rast i izoluar, por një praktikë që po përhapet çdo ditë e më shumë, ndërsa mungesa e ndërhyrjes nga autoritetet e ka bërë situatën të dalë jashtë kontrollit. Banorët kërkojnë respektimin e qetësisë publike dhe ndalimin e këtij fenomeni, duke apeluar për mënyra më të civilizuara festimi, që nuk cenojnë gjumin dhe mirëqenien në komunitet.

22.2K views


💾

Një skenë e veçantë ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve në autostradën Durrës–Tiranë. Një grup dasmorësh, me makina luksoze të zbukuruara me lule e shi...

By: @joq
13 August 2025 at 19:00

Një skenë e veçantë ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve në autostradën Durrës–Tiranë. Një grup dasmorësh, me makina luksoze të zbukuruara me lule e shirita, udhëtonte i shoqëruar nga një automjet policie që u hapte rrugën. Pamjet e filmuar tregojnë gëzimin dhe emocionin e ditës së madhe, ndërsa kolonës i lihej rruga e lirë për të vazhduar drejt destinacionit. Për shumëkënd, ky ishte një moment i rrallë ku rrugët, zakonisht të mbushura me trafik, u kthyen në një pistë të lirë për dashurinë. Në atmosferë feste, me boritë e makinave dhe buzëqeshjet e të ftuarve, kjo martesë do të mbetet e paharruar jo vetëm për çiftin, por edhe për ata që u gjendën dëshmitarë të këtij kolone të veçantë.

11.3K views


💾

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje verbale në rrugët e Durrësit, ku një djalë i nervozuar, i përplas me forcë derën...

By: @joq
13 August 2025 at 19:00

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një përplasje verbale në rrugët e Durrësit, ku një djalë i nervozuar, i përplas me forcë derën e makinës një vajze. Pamjet shfaqin një debat të tensionuar në gjuhën angleze, me tone të ngritura dhe gjeste agresive që tregojnë qartë nervozizmin mes tyre. Ende nuk është e qartë nëse ata janë shqiptarë apo të huaj, por sipas personit që dërgoi videon, djali dukej si shqiptar. Pas përplasjes së derës, biseda vijon me tone nervoze, duke e ndezur edhe më shumë situatën. Shkaqet e konfliktit mbeten të paqarta, por pamjet kanë ngjallur reagime dhe pikëpyetje mbi marrëdhënien mes dy personave dhe arsyet e debatit.

181K views


💾

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit tek Ura e Vashës. Siç shihet në pamjet e mbërritura në redaksinë ...

By: @joq
12 August 2025 at 19:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit tek Ura e Vashës. Siç shihet në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dy automjete janë përplasur me forcë. Sipas dëshmive të mbërritura në redaksi, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Burrelit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

6235 views


💾

Situata me zjarret në Shqipëri këtë vit ka marrë përmasa shqetësuese, duke u shtrirë jashtë çdo kontrolli. Flakët përfshijnë jo vetëm pyjet dhe zonat ...

By: @joq
12 August 2025 at 19:00

Situata me zjarret në Shqipëri këtë vit ka marrë përmasa shqetësuese, duke u shtrirë jashtë çdo kontrolli. Flakët përfshijnë jo vetëm pyjet dhe zonat rurale, por janë bërë rrezik dhe për zonat e banuar. Në fshatin Berzhirtë, një vatër e re zjarri ka shpërthyer me intensitet të lartë. Një emigrant, i cili ndodhet atje për të vizituar vendlindjen e tij, sjell pamje shqetësuese nga terreni një shtresë e dendur tymi i zi ngrihet lart në qiell, e dukshme edhe nga distanca. Përmes një videoje, ai ndan tmerrin që po përjeton komuniteti dhe bën thirrje urgjente për ndërhyrje nga autoritetet shtetërore. Zhgënjimi i tij është i thellë, teksa vëren mungesën e mbështetjes në një moment kaq kritik, duke reflektuar shqetësimet e gjithë banorëve që ndihen të braktisur përballë flakëve pasi helikopteri kalon çdo ditë aty për stërvitje ndërsa sot që zona është përfshirë nga flakët për çudi është zhdukur si me magji. Mesazhi i qytetarit: Vijmë për pushime në vendlindje, dhe ajo që shohim me sy është për të ardhur keq. I lutemi shtetit të ndërhyjë urgjentisht. Vendi: Komuna Berzhitë. Çdo ditë tjetër, kur situata është më e qetë, dalin helikopterët për të bërë prova fikjeje zjarri. Por sot, që vjen po digjet, nuk shihet asnjë helikopter për fikjen e zjarrit. Zjarri duket se ka filluar nga zona e Farkës së Madhe.

175.2K views


💾

Te duash pa kufij. Historia e dashurisë së dy të rinjve ka mberritur ne redaksine tonë, duke na dhuruar kete herë nje buzëqeshje ndryshe, nje buzeqesh...

By: @joq
12 August 2025 at 19:00

Te duash pa kufij. Historia e dashurisë së dy të rinjve ka mberritur ne redaksine tonë, duke na dhuruar kete herë nje buzëqeshje ndryshe, nje buzeqeshje të mbushur me shpresë dhe lumturi për dy zemra që kanë zgjedhur të duan duke thyer çdo pengesë. Mësoni të dashuroni si ky gift i ri, me zemër të hapur dhe guxim per te perqafuar çdo sfidë.

8913 views


💾

❌
❌