Një tjetër rast i arrogancës në rrugët e Shqipërisë është regjistruar në aksin Milot-Lezhë, ku drejtuesi i një makine Mercedes-Benz S Class me targë AB 841 RL ka shkelur çdo rregull të qarkullimit rrugor duke u futur mes për mes makinave të tjera në trafik, pa iu dridhur qerpiku. Pamjet tregojnë qartë momentin kur ai kalon në mënyrë të rrezikshme përballë makinave në lëvizje, duke rrezikuar një aksident të mundshëm në një aks mjaft të frekuentuar. Ky lloj sjelljeje nuk është vetëm shkelje ligjore, por edhe mungesë totale përgjegjësie ndaj jetës së të tjerëve në rrugë. Fatmirësisht, nga ky veprim nuk ka pasur pasoja, por rasti është një tjetër alarm për policinë rrugore që të marrë masa ndaj drejtuesve që e trajtojnë rrugën si pronë private. #udhëtonimekujdes⚠️🙏 #dikushjupretnështëpi⚠️
Ndërsa pjesa tjetër e botës shkon drejt energjive të gjelbra dhe teknologjive të pastra, lagjja 22 Tetori në Berat, falë bashkisë po kthehet në një landfill eksperimental të mbështetur nga heshtja institucionale dhe mungesa absolute e ndërgjegjes mjedisore. Sipas qytetarëve, ajo që dikur ishte një lagje e qetë me katër blloqe banimi dhe kosha të shpërndarë me logjikë, tani është shndërruar në një pikë turistike për dashamirësit e aromave të forta, ku mund të soditen mbeturinat në të gjithë madhështinë e tyre. Tetë kosha mbeturinash janë mbledhur në një vend të vetëm, duke krijuar një instalacion ekologjik që frymëzon alergji dhe dëshpërim. Pas publikimit të rastit më 22 Korrik ka ardhur sërish një reagim nga një tjetër banor i cili ka ngritur zërin për t'i bërë “diss” zyrtarëve të Bashkisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke i ftuar të qëndrojnë pesë minuta pranë kosharisë së famshme pa humbur ndjenjat. Sipas tij, mbeturinat mblidhen në orën 12 të natës, një orar perfekt për spektakël erëzash të forta dhe mizash të paftuara. “Iu përshëndesim nga lagjia 22 tetori ne Berat me kete landfill qe eshte hapur. Eshte ora 11 e drekës dhe te gjithë koshat janë mbushur plot. Plehrat hiqen ne 12 te natës. I lutemi bashkisë nuk i kemi borgj te beje qoke me jetët tona dhe te ktheje lagjen ne landfill dhe i bej diss te gjithë punonjësve te bashkisë qe merren me pastrimin e mbeturinave te gjthe punonjësve te instituitit te shëndetit publik te vijnë këtu nëse qëndrojnë 5 minuta pa i rene te fiket heqim dore nga kjo ankese qe kemi bere komplet si lagje. Ju nuk paskeni nderment te reagoni o kriminela”, dëgjohet duke thene banori i lagjes 22 Tetori Berat.
Prej dy ditësh një vajzë e re është parë në afërsi të shkollës Sami Frashëri në Tiranë, duke bërë veprime të pakontrolluara. Sjelljet e saj kanë kërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët bëjnë apel për ndihmë. Vajza ndodhet në Rrugën e Barikadave, dhe sipas qytetarëve ka dy ditë që qëndron në zonë edhe për të fjetur gjumë. “Pershendetje Joq, ju lutem ndihmoni kete vajzen nuk është agresive por vuan nga semundjet e shendetit mendor. Është tek rruga e Barikadave tek Shkolla Sami Frasheri ka 2 dite qe qendron ketu ha pi fle. Nese i jep per te ngrene ose uje, te falenderon nuk esht agresive, po ju lutem ndihmojeni. Shpesh ajo qan nen ze dhe e ze gjumi ne pllaka,” shkruan denoncuesi. Duket se vajza nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe emocionale, prandaj thirrja në këtë rast shkon për institucionet rehabilituese, që t’i gjenden pranë kësaj të reje në këto ditë me temperatura ekstreme.
Më herët gjatë ditës, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për një incident të pakëndshëm që i ndodhi teksa shkonte për vizitë mjekësore në spital. Ai tregoi se një zonjë që lëvizte me makinë dhe logon e Televizionit “Klan” i preu rrugën pa asnjë lloj sinjali, por edhe pse në faj nisi ta ofendonte dhe kërcënonte. Këtë incident qytetari e ka shoqëruar edhe me pamje nga momenti që zonja e kërcënon. Fill pas këtij publikimi, Televizioni “Klan” ka reaguar publikisht për media duke mohuar se zonja në pamje është punonjëse e tyre. Gjithashtu sipas tyre, logoja e vendosur në automjetin që drejtonte zonja është përdorur në mënyrë të paautorizuar, duke cenuar imazhin dhe reputacionin e TV Klan. Por sipas burimeve për JOQ ALBANIA, bashkëshorti i zonjës në fjalë është punonjës i këtij televizioni. Ky i fundit ka kërkuar fshirjen e videos duke pretenduar se bashkëshortja nuk ka sharë, edhe pse në video shfaqet mjaft agresive. Deklaratë zyrtare e TV Klan TV Klan mbështet publikimet mediatike që synojnë adresimin e problematikave dhe mbrojtjen e interesave legjitime të qytetarëve. Theksojmë se çdo informacion duhet të verifikohet në mënyrë të plotë dhe të saktë përpara publikimit, në përputhje me standardet ligjore dhe etike, nga çdo palë që merr përsipër informimin publik. Në lidhje me videon e publikuar sot në faqen JOQ Albania, sqarojmë publikun se personi i shfaqur në pamje nuk është punonjës i TV Klan. Gjithashtu, logoja e vendosur në automjetin që drejtonte ky individ është përdorur në mënyrë të paautorizuar, duke cenuar imazhin dhe reputacionin e TV Klan. TV Klan dënon çdo shkelje ligjore dhe etike dhe riafirmon angazhimin e vet për respektimin e ligjit dhe promovimin e përgjegjësisë sociale. Në këtë kuadër, institucioni ynë do të ndërmarrë të gjitha veprimet që parashikon ligji për raste të tilla.
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonat kodrinore pranë fshatit Kopaçez, në bashkinë Delvinë, duke krijuar një situatë emergjente. Shtellunga të dendura tymi janë ngritur mbi zonën e përfshirë nga flakët, duke rritur ndjeshëm frikën te banorët lokalë por edhe qytetarët që përdorin aksin Sarandë-Delvinë. Zjarri ka avancuar drejt zonave të banuara, duke vënë në rrezik disa shtëpi, ndërsa temperaturat e larta dhe era po e vështirësojnë kontrollin e flakëve. Situata deri tani paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesës së ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e flakëve.
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një situatë shqetësuese në Ksamil, ku qentë endacakë po paraqesin rrezik serioz për pushuesit. Në videon e dërguar në redaksi shfaqen disa qen që ndjekin dhe përpiqen të sulmojnë pushuesit që kalojnë në rrugë. Sipas qytetarit, pavarësisht denoncimeve dhe pranisë së rrezikut të qartë për sigurinë publike, autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të zgjidhur situatën. “Video është bërë nga makina ime. Kjo është një situatë alarmante dhe askush nuk po merr masa. Qentë janë agresivë dhe sulmojnë turistët. Është çudi si nuk ka ndodhur ndonjë incident i rëndë deri tani,” – shkruan denoncuesi. Banorët dhe vizitorët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar sigurinë e qytetarëve në një nga destinacionet më të njohura turistike të Shqipërisë.
Pak minuta më parë, përpara kryeministrisë një i ri është parë duke bërë veprime të çuditshme. Dy efektivë policie dhe një punonjës i gardës janë munduar ta qetësojnë, ndërsa ai ka kërkuar vazhdimisht ujë. Në një moment njëri nga efektivët i jep një bidon ujë dhe ai fillin të lajë kokën. Nuk dihet nëse djali vuan nga ndonjë problem shëndetësor!
Një incident me pasoja të rënda është shmangur së fundmi në plazhin e Jalës, në jug të Shqipërisë, ku një pushues rrezikoi mbytjeje në det. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shfaqet një i ri që kërkon ndihmë ndërsa ndodhet në mes të ujit. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, ishin pushuesit e tjerë ata që ndërhynë menjëherë për ta shpëtuar. Ata u treguan të gatshëm dhe vepruan me shpejtësi, duke hyrë në det dhe e nxjerrën të riun në breg, duke i shpëtuar jetën. "Pershendetje JOQ, shikoni si po mbytej një i ri në Jalë. E shpëtuan pushuesit sepse nuk ka roje bregdetare," shkruan qytetari që ka dërguar videon. Ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si një thirrje serioze për autoritetet që të forcojnë masat e sigurisë në zonat bregdetare. Sigurimi i plazheve me roje bregdetare nuk është më një luks, por një domosdoshmëri për të parandaluar tragjedi të mundshme dhe për të garantuar pushime të sigurta për të gjithë.
Një situatë shqetësuese është raportuar paraditen e sotme pranë Tregut Elektrik, te kompleksi "Grande" në Tiranë, ku një qytetar është gjetur i shtrirë në tokë, pa ndjenja dhe pa reaguar ndaj thirrjeve të të pranishmëve. Sipas dëshmitarëve, disa kalimtarë u përpoqën ta ndihmonin dhe ta lëviznin, por ai nuk reagonte dhe nuk jepte as shenja jete, as komunikim. Ende nuk dihet nëse personi është plagosur, ka pësuar ndonjë gjendje shëndetësore të rëndë apo ndodhet në rrezik jete. “Pershendetje. Nje person i shtrire ne toke. Vajten e levizen nuk reagonte. Ne Tirane nga tregu elektrik, te kompleks Grande. Nuk dimë nëse eshte plagosur apo çfarë, as nuk lëviz, as nuk jep as nuk merr”, shkruhet në mesazh.
Një sherr për motive të paqarta ka ndodhur mes dy të moshuarve në Tiranë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si njëri prej tyre mban në duar një shkop druri dhe me të godet të moshuarin tjetër. E gjithë ngjarja ndodh në trotuar para një pallati, por motivi i sherrit dhe të sharave mes të moshuarve mbetet e paqartë. Një qytetar që ndodhet aty pranë tenton t’i ndajë, ndërkohë që i moshuari me shkopin e drurit vazhdon të shajë dhe ofendojë qytetarin.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në vendin e njohur si Kthesa e Kardhiqit. Një makinë është përplasur kokë më kokë me një ambulancë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur pacienti që ambulanca po transportonte. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe një ambulancë tjetër e cila po bën transportimin e pacientit drejt spitalit. Për momentin gjendja shëndetësore e pacientit dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.
Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima. Ngjarja dramatike ndodhi në sy të shumë shoferëve, teksa avioni ra me shpejtësi dhe shpërtheu në flakë vetëm disa centimetra larg makinave që po qarkullonin. Sipas raportimeve nga Brescia Today, në bord ndodheshin avokati 75-vjeçar, Sergio Ravaglia, dhe 50-vjeçarja Anna Maria De Stefano. Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes së dhunshme. Disa automjete u prekën nga flakët, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar të tjerë. Shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Varrosh. Ai thotë se është banor i lagjes, dhe çdo ditë përballet me gjoba për parkim të gabuar nga ana e Policisë Bashkiake. Pavarësisht se banorët kanë kërkuar disa herë hapësira parkimi, denoncuesi thotë se bashkia nuk i merr parasysh këto kërkesa. Për pasojë, e gjithë kostoja e kësaj bie në kurriz të qytetarëve që duhet të paguajnë gjoba. “Gjirokastër lagjja Varrosh ku banoj unë personalisht nuk ka parkime. Gjobat na janë kthyer në kosto jetese dhe bashkia nuk përgjigjet për ankesat tona. Bashkia është mësuar të korrë lekë. Si nga parkimi andej po edhe me gjoba këtej. Unë jam i detyruar ta le makinën këtu dhe të paguaj 6 mijë lekë gjobë çdo ditë, kur unë për 20 mijë lekë punoj gjithë ditën 12 orë”, thotë qytetari. Kjo situatë është kthyer në një shqetësim serioz për shumë banorët të zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike. Krijimi i vendeve të posaçme të parkimit për banorët rezidentë, mund të jetë një mënyrë për ta lehtësuar jetën komunitetit dhe për t’i çliruar nga gjobat zhvatëse të përditshme.
Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur së fundmi pamje që tregojnë një karrotrec duke tërhequr zvarrë një kamion të aksidentuar brenda një tuneli. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë kritikuar mënyrën se si punonjësit e “Karrotrec Luli” kanë vepruar për të larguar mjetin e aksidentuar nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht se videoja mund të jetë publikuar me nota humori, nga shumë qytetarë ky veprim është cilësuar diçka e papranueshme. "Po të ishte në një vend të Europës, do t’ia kishin hedhur licencën në det," shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shton: "Shiko çfarë dëmi i bëjnë asfaltit Karrotrec Luli." Si e gjykoni këtë situatë? A është ky një veprim i pranueshëm në kushte normale pune dhe sigurie?
Një turiste holandeze ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, turistja 23-vjeçare me inicialet M. B., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar. Por pushuesit që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje tragjike tregojnë një realitet të trishtë dhe të papranueshëm që po bëhet shkak për humbjen e jetëve çdo ditë e më tepër. Sipas tyre turistja 23-vjeçare humbi jetën pasi edhe pse ambulanca e policia u njoftuan në çast, reagimi i tyre ishte inekzistent për orë të tëra dhe pastaj shumë i vonuar. Ata thonë se një patrullë e policisë kufitare mbërriti në vendngjarje, por duke mos ditur asnjë hap për situata të tilla, pushuesit i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan me një surf të vogël deri te skafi i policisë. Sipas tyre turistja ka qëndruar mbi 2 orë në breg pa asnjë trajtim mjekësor, pasi Himara edhe pse pak minuta larg, nuk ofron asnjë lloj shërbimi mjekësor nga deti. Ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga instancat përgjegjëse pasi çdo ditë e më shumë pushuesit po humbasin jetën për shkak të vonesës së ambulancave dhe pa aftësisë së punonjesve të tyre, por edhe Policisë. Mesazhi i pushuesit: Une isha prezent aty sot, turistja vdiq se ne jemi nje shtet koti, ambulanca dhe policia u njoftuan menjehere por nk pati asnje reagim per ore te tera nga institucionet, nje polici kufitare qe erdhi aty rrinte kot sikur mos te ishte ekzistente, e ndjera u transportua me nje surf te vogel deri te policia kufitare, e tmerrshme kur e mendon se filikuri eshte vetem 2 minuta larg nga qyteti i Himares, ku jane ambulancat detare per raste te tilla, te pakten per 2 ore e ndjera ka qendruar aty thjesht me ndihmen e njerezve qe ndodheshin aty prane por asnje ndihme nga institucionet e ketij shteti kriminel Kam dhe vidio qe tregojne si u dergua deri te policia kufitare. Keto raste po shtohen shume ne vendin tone. Institucionet shteterore jane inekzistente, Duhet pasqyruar realiteti, shpresoj te ndihmoni me postimet e juaja qe shteti te vihet ne levizje per keto raste te shumta
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në njërin prej rrjeteve të njohura të fast-food-eve në vend, Burger King. Ai tregon se kishte porositur një menu me burger, por kur porosia i mbërriti, mbeti i shokuar nga ajo që pa, buka e burgerit ishte e mbuluar nga myku. “Fillimisht nuk po u besoja syve, mendova se mos ishte ndonjë gabim, por pasi e kontrollova më mirë, u binda që ishte myk. Nëse nuk do ta kisha parë, mund të isha helmuar,” – shprehet qytetari. Ai shton se kjo është një papërgjegjshmëri e madhe nga ana e restorantit dhe kërkon që autoritetet përkatëse të reagojnë menjëherë. “Përshëndetje JOQ, erdha tek Burger King për të konsumuar drekën dhe ç’të shoh… buka ishte mykur. Ma neveriti. Imagjino ta kisha konsumuar pa e parë, edhe mund të isha helmuar e të përfundoja në spital. Duhet të merren masa dhe të kontrollohen produktet që na shërbehen,” – shkruan ai në mesazhin e tij. Rasti ngre shqetësime serioze për mungesën e kontrolleve të cilësisë në zinxhirët ushqimorë në vend, sidomos në kushtet aktuale me temperatura të larta, ku rreziku për prishjen e ushqimeve është edhe më i madh.
Një investim i fundit i Bashkisë Fier për asfaltimin e rrugës në fshatin Kraps ka përfunduar në një dështim të plotë, duke ngjallur shqetësim dhe zemërimin e banorëve të zonës. Vetëm 10 ditë pas përfundimit të punimeve, rruga ka nisur të dëmtohet seriozisht, me çarje dhe shembje të asfaltit në disa segmente. Sipas denoncimeve të qytetarëve për JOQ Albania, problemi qëndron te cilësia e dobët e punimeve. Ata thonë se rruga nuk është shtruar me gjerësinë e duhur, ndërsa trashësia e asfaltit në disa pjesë nuk kalon 5 centimetra. Dyshimet për abuzime me fondet publike janë shtuar, sidomos pas dëmtimeve të menjëhershme që ka pësuar rruga. Banorët pretendojnë gjithashtu se dëmtimi është shkaktuar nga kamionët e Bashkisë Fier, të cilët kalojnë shpesh në këtë aks me ngarkesa të rënda, duke përshpejtuar degradimin e asfaltit. Në një video-denoncim të dërguar në redaksinë e JOQ, një qytetar shprehet: Pershendetje JOQ dua te postoni kete vidio qe tregon punimet ketu ne zonen tone Griz, Kraps Fier. Rruga 10 dite qe esht perfunduar u prish po nga kamionat e bashkis. Edhe pse u ndertua pa zbatuar gjeresin por dhe trashesia jo me shume se 5 cm ne cdo pjes te sajen. Armando Subashi pergjegjes ne kete Tender bashk me kompanin e shtrimit rrugëve Firma Paqësori Lushnje.
Një pamje e dhimbshme po qarkullon nga një plazh turistik, ku një e moshuar shihet teksa detyrohet të largohet nga zona e shezlloneve, nën diellin përvëlues dhe në mesin e pushuesve që qëndrojnë të qetë në komoditetin e tyre. Ngjarja ndodhi në një plazh, ku një person që mendohet të jetë punonjës i plazhit i kërkon të moshuarës që të largohet, ndërkohë që ajo, me një bastun dhe një qese plastike në dorë, tenton ta kundërshtojë. Skena ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë shprehin indinjatën e tyre për mënyrën si po trajtohen njerëzit në nevojë, edhe në vendpushimet që pretendojnë të jenë “turizëm elitë”. Pamjet janë një kujtesë e hidhur se kur biznesi vendos përfitimin mbi dinjitetin, atëherë humb gjithçka që e bën njerëzor.
Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme zonën e varrezave në fshatin Macurisht, në bashkinë Devoll. Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të barit të thatë dhe erës së fortë që ka përfshirë zonën. Zjarrfikësit mbërritën në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje, por pas përpjekjeve të shumta arritën të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në banesa apo në zona të tjera të banuara. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm sipërfaqe të djegura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarri të qëllimshëm ose pakujdesisë njerëzore.