Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025@joq - TikTok

Një qytetar ka dërguar një video dhe mesazh duke raportuar disa drita të çuditshme në qiell, të cilat kanë lëvizur për rreth 10 minuta. Ai shprehet se...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Një qytetar ka dërguar një video dhe mesazh duke raportuar disa drita të çuditshme në qiell, të cilat kanë lëvizur për rreth 10 minuta. Ai shprehet se formacioni i dritave është i çrregullt dhe nuk duket si diçka e zakonshme. “Jam habitur shumë, nuk di çfarë mund të jenë këto drita të çuditshme në qiell?” thotë qytetari, duke theksuar se vendi ku është kapur videoja është një fshat dhe nuk ka lidhje me dritat e Tokës apo fenomene atmosferike.

6016 views


💾

Jo gjithmonë lajmet për policinë lidhen me ngjarje negative. Këtë herë, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një video që tregon anën njerëzore t...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Jo gjithmonë lajmet për policinë lidhen me ngjarje negative. Këtë herë, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një video që tregon anën njerëzore të uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Durrës–Tiranë, menjëherë pasi kalohet Qafa e Kasharit, në drejtim të Tiranës. Një polic është parë duke shtyrë një automjet të prishur, për ta lëvizur nga rruga. I lodhur, por i vendosur, efektivi ka treguar se detyra nuk është vetëm të gjobisë apo të ndëshkojë, por edhe të ndihmojë qytetarët në momente të vështira. Ky gjest i vogël, por i madh në domethënie, është një shembull se si policia mund të fitojë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, duke treguar humanizëm dhe përkushtim ndaj shërbimit publik. Mesazhi i qytetarit: “Përshëndetje JOQ, mund t’i postoni edhe këto video pozitive për policin. Nuk ka vetëm veprime negative. Në autostradën Durrës–Tiranë, sapo kalon Qafën e Kasharit në drejtim të Tiranës, iu këput supi të shkretit polic dhe e ka shtyrë me sup. Sot mbasdite.”

103.6K views


💾

Këto pamje vijnë nga plazhi i Velipojës në veri të vendit, ku pasditen e sotme dy të rinj rrezikuan mbytjen për shkak të dallgëve të shumta. Sipas dës...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Këto pamje vijnë nga plazhi i Velipojës në veri të vendit, ku pasditen e sotme dy të rinj rrezikuan mbytjen për shkak të dallgëve të shumta. Sipas dëshmitarëve për JOQ Albania, bëhet e ditur se dy të rinjtë mbetën të bllokuar në mes të ujit, dhe asnjë prej autoirteteve nuk ishte aty për t’i ndihmuar. Të vetmit që ndërhynë dhe mund të shpëtojnë të rinjtë, ishin pushuesit që u mblodhën me shpejtësi. “U shpëtuan në plazhin e Velipojës pak minuta më parë. Për shkak të dallgëve dy të rinj ngelën në mes të detit dhe asnjë polic ose polumbar nuk i erdhi në ndihmë. Ishim të gjithë në ankth sepse nuk mund t’i ndihmonim. Ka 40 minuta që kemi lajmëruar policinë e shtetit. Shyqyr Zotit shpëtuan falë njerëzve që i dhanë ndihmë,” shkruan denoncuesi. Në pamje duken pushuesit të cilët janë mbledhur grumbull rreth të shpëtuarve. Fatmirësisht qytetarët u bënë heronj të të rinjve, por raste të tilla ngrenë alarmin për mungesë të mbikëqyrjes së sigurisë të pushuesve dhe ndërhyrje në situata emergjente si kjo që sapo patë.

39K views


💾

Një motoçiklist ka shpëtuar për mrekulli nga një përplasje e mundshme në aksin rrugor Piqeras–Borsh. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet një...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Një motoçiklist ka shpëtuar për mrekulli nga një përplasje e mundshme në aksin rrugor Piqeras–Borsh. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet një automjet tip Audi me targa 'AB 792 JB', i cili kryen një parakalim të rrezikshëm brenda një kthese. Në atë moment, përballë vjen një furgon, dhe drejtuesi i Audit, për të shmangur goditjen, rikthehet me shpejtësi në korsinë e duhur, duke vënë në rrezik jetën e motoristit. Falë reagimit të shpejtë, motoristi ka arritur të frenojë në sekondat e fundit, duke shpëtuar pa lëndime. Ngjarje të tilla fatkeqësisht ndodhin shpesh në rrugët tona, ku mungesa e kujdesit dhe parakalimet e rrezikshme kthehen në kërcënim serioz për jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës. Apelojmë për të disatën herë: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të automjetit.

108.5K views


💾

Një tjetër skenë kaosi urban është regjistruar në zonën e Astirit, ku rreshti i makinave të parkuara pa kriter kanë bllokuar hapësirën anës rrugës. P...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Një tjetër skenë kaosi urban është regjistruar në zonën e Astirit, ku rreshti i makinave të parkuara pa kriter kanë bllokuar hapësirën anës rrugës. Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë se automjetet, të lëna aty si të ishin garazh privat, kanë kthyer rrugën në një qorrsokak, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve. Për pasojë, shoferët detyrohen të futen në korsinë e biçikletave, duke vënë në rrezik jetën e çiklistëve dhe sigurinë e këmbësorëve. Situata bëhet akoma më alarmante nëse mendojmë për rastet emergjente: si do të kalojë ambulanca apo zjarrfikësja nëse ndodh një fatkeqësi? Ndërkohë, policia bashkiake dhe ajo rrugore, që kohët e fundit është bërë aktive me gjoba “të rastësishme” në qytete të tjera, duket se për kaosin e përditshëm në Astir nuk sheh, nuk dëgjon e nuk flet.

136.5K views


💾

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Dukatit, pak para tunelit të Llogarasë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, d...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Dukatit, pak para tunelit të Llogarasë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, duken dy automjete të aksidentuara, njëri prej të cilëve nga përplasja e fortë ka devijuar duke dalë jashtë rrugës. Në vendngjarje ende nuk ka mbërritur ambulanca, ndërkohë që të vetmit që japin ndihmën e parë janë disa djem që nxitojnë sa nga njëra makinë te tjetra. Është e paqartë dinamika e aksidentit dhe nëse ka të lënduar ose viktima nga kjo ngjarje, ndërkohë që pritet një reagim nga autoritetet.

48.8K views


💾

Një fluturim i linjës WizzAir, i cili nisej nga Alicante në drejtim të Romës, ka përjetuar momente të tensionuara mbrëmjen e djeshme për shkak të kush...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Një fluturim i linjës WizzAir, i cili nisej nga Alicante në drejtim të Romës, ka përjetuar momente të tensionuara mbrëmjen e djeshme për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Avioni, i cili ishte planifikuar të aterronte në aeroportin Fiumicino të Romës, u detyrua të devijohej në Bologna pas disa tentativave të pasuksesshme për të aterruar për shkak të turbullencave të forta dhe stuhive që kishin përfshirë zonën. Sipas informacionit të ofruar nga kompania ajrore, fluturimi WizzAir W4 6038, i cili nisej nga Alicante, u devijua në aeroportin e Bolonjës për arsye sigurie. Avioni ka aterruar në Bologna në orën 03:57 të mëngjesit, pa ndodhur asnjë incident dhe pa pasur pasagjerë të lënduar. Pasagjerët janë transportuar me autobus nga Bologna në Romë, dhe u është ofruar mundësia e një rimbursimi në përputhje me rregulloret evropiane, nëse ata kishin organizuar vetë transportin. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon pasagjerët duke ulëritur dhe duke shprehur frikë gjatë periudhës së turbullencave të forta. Në videon e postuar nga një pasagjer në TikTok, dëgjohen pasagjerë që bërtasin dhe disa fëmijë që qajnë nga frika. Megjithatë, nuk janë raportuar dëme apo lëndime gjatë këtij incidenti. Kompania WizzAir ka theksuar se kushtet atmosferike nuk varen nga ajo dhe se siguria e pasagjerëve është prioriteti kryesor. Ata falënderuan ekuipazhin për menaxhimin e situatës dhe për marrjen e vendimit të duhur për të devijuar fluturimin në Bologna.

1.5M views


💾

Nuk është normale, por në rrugët e Shqipërisë mund të gjesh çdo gjë! Ka këmbësorë që futen në autostrada, ‘kamikazë’ që s’u dhimbset jeta e tyre të ci...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Nuk është normale, por në rrugët e Shqipërisë mund të gjesh çdo gjë! Ka këmbësorë që futen në autostrada, ‘kamikazë’ që s’u dhimbset jeta e tyre të cilët kërkojnë të marrin dhe të tjerë me vete në botën tjetër, bagëti nga më të ndryshmet, duke nisur që nga lopët, kuajt, delet e dashët. Kështu ka ndodhur së fundmi në një prej rrugëve të vendit tonë. Dy deshë ishin duke zhvilluar një përballje të vërtetë mes tyre, të ngjashme me ato të ‘WWE’ në mes të rrugës, por u mungonte gjyqtari. Qytetarët mbetën të bllokuar në makina pasi rruga ishte kthyer në arenë përplasje brirësh, por po shijoni një përballje të veçantë. Njëri prej tyre, që në makinë kishte dhe disa fëmijë, zbriti nga automjeti për t’u bërë ‘gjyqtar’ i tyre. Ai u afrohet deshëve dhe përpiqet t’i ndajë. E kap njërin prej brirësh dhe e tërheq, por dashi tjetër ishte shumë inatçi dhe nuk dorëzohej. E gjithë përballja është filmuar nga brenda makinës dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë me mijëra komente e shpërndarje.

44.7K views


💾

Një episod i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku dy vajza turiste akuzohen se kanë vjedhur më shumë se 15 parfume me vlerë të lartë. ...

By: @joq
22 August 2025 at 22:00

Një episod i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku dy vajza turiste akuzohen se kanë vjedhur më shumë se 15 parfume me vlerë të lartë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:34, sipas denoncimit të një qytetareje që u prek nga vjedhja. Ajo shprehet se turistet mund të jenë nisur drejt Tiranës, me qëllim që më pas të largohen nga Shqipëria. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, ndërsa qytetarja apelon për ndihmë dhe për identifikimin e vajzave të përfshira. Mesazhi i qytetares: "Pershendetje, a ka mundesi nje ndihmë? Dy vajza në Ksamil, turistë, më kanë vjedhur goxha parfume në oren 6:34 të mëngjesit, mbi 15 parfume të cilët kushtojnë. Ju lutem sa më shpejt, sepse kam frikë mos janë nisur për në Tiranë për të ikur në vendin e tyre."

43K views


💾

Yesterday — 21 August 2025@joq - TikTok

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen skandaloze të rrugëve në zonën e Kamzës. Ai thotë se sapo ishte kthyer...

By: @joq
22 August 2025 at 00:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen skandaloze të rrugëve në zonën e Kamzës. Ai thotë se sapo ishte kthyer nga Italia dhe duke shkuar drejt shtëpisë, në rrugën që lidh Bashkinë e Kamzës me drejtimin e Niklës, ka pësuar një dëm të madh pasi i janë çarë të katër gomat e makinës për shkak të gjendjes katastrofike të rrugës. Qytetari shprehet i indinjuar, duke thënë se institucionet nuk bëjnë asgjë përveçse mendojnë për interesat e tyre, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me rrugë të shkatërruara që u dëmtojnë automjetet. Ai ka dërguar edhe një video nga vendngjarja, ku duket qartë gjendja skandaloze e rrugës, ndërsa thekson se makinën e ka lënë atje dhe është detyruar të kthehet në banesë me taksi.

17K views


💾

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke vënë në qendër të vëmendjes një problem serioz të ndotjes akustike në qytetin e ...

By: @joq
22 August 2025 at 00:00

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke vënë në qendër të vëmendjes një problem serioz të ndotjes akustike në qytetin e Fierit. Banorët e një lagjeje të tërë, në zemër të qytetit, po vuajnë prej zhurmës së padurueshme që vjen nga një lokal, e cila vijon deri në orët e vona të natës. Qytetari ka dërguar edhe një video, në të cilën tregon se zhurma shkon në nivele të papranueshme, duke regjistruar vlera që kalojnë 100 decibel, një shifër alarmante për shëndetin e banorëve. Ja denoncimi i plotë që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania: "Përshëndetje JOQ. Doja të ndaja me ju një shqetësim për banorët e një lagjeje të tërë pasi nuk gjejmë zgjidhje as te policia dhe as te bashkia. Jemi në qendër të qytetit të Fierit dhe është ora 23:30. Ndërkohë, në një prej lokaleve pas Turizmit, lokali Portokallet, ofrohet muzikë live me një zhurmë të tmerrshme. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin të tilla çudira në zonë të banuar. Ju lutem e ndaj me ju këtë shqetësim pasi vetëm tek ju mund të denoncojmë dhe të dëgjohet zëri. Lokali në fjalë quhet lokal Portokallet. E kemi lajmëruar policinë, na thonë se e ka organizuar bashkia. Kjo nuk është normale. Në mes të lagjes. Një tmerr për banorët. Qoftë edhe në mes të ditës. Kjo është prishje e qetësisë publike. E tmerrshme." Siç shihet në videon e dërguar, situata është vërtet alarmante. Me anë të një aplikacioni për matjen e zhurmës (Sound Meter), qytetari ka regjistruar nivele decibelësh (dB) që shkojnë deri në 107.8 dB. Kjo vlerë është shumë më e lartë se normat e lejuara për zonat e banuara, sidomos në orët e vona të mbrëmjes. Zhurma mbi 70 dB tashmë konsiderohet e dëmshme për dëgjimin dhe qetësinë, ndërsa vlerat mbi 100 dB janë potencialisht të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të dëgjimit. Përgjigja e policisë, se aktiviteti është organizuar nga bashkia, referuar dëshmisë së qytetarit, e bën edhe më të rëndë shkeljen, duke lënë banorët të pambrojtur përballë një abuzimi të tillë. Ndotja akustike në zona të banuara është një shkelje e hapur e ligjit dhe e të drejtës themelore të qytetarëve për të jetuar në një ambient të qetë dhe të shëndetshëm.

10.5K views


💾

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të rrezikshme në Rrugën e Arbrit, ku një shofer, i dyshuar në gjendje të dehur, ka vën...

By: @joq
22 August 2025 at 00:00

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të rrezikshme në Rrugën e Arbrit, ku një shofer, i dyshuar në gjendje të dehur, ka vënë në rrezik serioz jetën e tij dhe të drejtuesve të tjerë. Në pamje shihet një automjet që lëviz në mënyrë të çrregullt, duke kaluar në korsinë e kundërt disa herë. Fillimisht, mjeti në fjalë për pak sa nuk përplas makinën ku ndodheshin qytetarët që filmuan videon, duke u futur rrezikshëm në drejtimin e tyre. Më pas, në fund të videos, shihet teksa ai hyn sërish në kundravajtje dhe për pak shkakton një aksident ballor me një tjetër mjet që i vinte përballë. Qytetari që dërgoi denoncimin shkruan: “Drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, desh na mori në qafë. Për pak sa nuk shkaktoi një aksident. Ngjarja ndodhi para një ore, në Rrugën e Arbrit, ishte duke na vra.” Fatmirësisht tragjedia u shmang dy herë brenda pak sekondave, por rreziku ka qenë i madh si për denoncuesin, ashtu edhe për drejtuesit e tjerë në rrugë.

70.7K views


💾

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në unazën e qytetit të Durrësit. Sipas një dëshmitari okular, ngjarja u shkaktua nga drejtuesi i një...

By: @joq
22 August 2025 at 00:00

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në unazën e qytetit të Durrësit. Sipas një dëshmitari okular, ngjarja u shkaktua nga drejtuesi i një motori, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike, pasi po lëvizte në mënyrë të çrregullt, majtas e djathtas, dhe gjithashtu qarkullonte pa drita. Në tentativë për të shmangur përplasjen me motorin, një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 5 makina të parkuara në anë të rrugës, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës. Dëshmitari që ka dërguar edhe pamje nga vendngjarja, rrëfen për JOQ: “Aksident i sapondodhur në unazën e Durrësit. Për t’iu shmangur motorrit që i preu rrugën, Benzi aksidentoi 5 makina të tjera. Motorristi, në gjendje të dehur apo i droguar, po lëvizte sa majtas djathtas dhe pa drita. Për të mos aksidentuar motoristin, shoferi i Benzit humbi kontrollin dhe u përplas me makinat e parkuara. Motorristi u largua nga vendngjarja pa u ndalur fare.” Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

63.6K views


💾

Banorët e një pallati që ndodhet në rrugën ‘Murat Tërbaçi’ në zonën e Lungomares në Vlorë, janë prej të paktën tre javësh pa ashensor. Një qytetare i ...

By: @joq
22 August 2025 at 00:00

Banorët e një pallati që ndodhet në rrugën ‘Murat Tërbaçi’ në zonën e Lungomares në Vlorë, janë prej të paktën tre javësh pa ashensor. Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar këtë problem që po ua vështirëson jetën të gjithë banorëve, sidomos të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. Ajo tregon se ashensori për pallatin me 9 kate është shumë i vogël, duke krijuar vonesa për banorët. Pavarësisht gjithëçkaje, ashensori është jashtë funksionit prej tre javësh. “Prej më shumë se tre javësh ashensori i vetëm i pallatit nuk funksionon. Pallati është 9 kate dhe ka vetëm këtë ashensor, i cili përveçse është shumë i vogël, është jashtë funksionit pa ndonjë njoftim zyrtar për shkakun ose afatin e riparimit,” thotë denoncuesja. Ajo shprehet se këtë problematikë e ka referuar dhe në institucione, por pa marrë asnjë zgjidhje. “Administrimi i pallatit është marrë përsipër nga vetë ndërtuesi i kompleksit, Z. Flamur Kadena. Unë kam një fëmijë 1-vjeç dhe është shumë e vështirë të hip 9 kate me këmbë e ti zbres me karrocë e gjërat e nevojshme për fëmijën. Plus që kam dhe kunatën që kur vjen këtu është invalidë, e ngelet e bllokuar në ashensor,” shton më tej zonja. Banorët kërkojnë që të merren masat e nevojshme në mënyrë që problemi i ashensorit të zgjidhjet sa më parë. Ata kërkojnë që të kryen të gjitha kontrollet për të garantuar që ashensori plotëson të gjitha kushtet e sigurisë.

30.8K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Vjedhjet në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke u shndërruar në një problem serioz për shoqërinë. Shumë qytetarë ndihen të pambrojtur pë...

By: @joq
21 August 2025 at 00:00

Vjedhjet në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke u shndërruar në një problem serioz për shoqërinë. Shumë qytetarë ndihen të pambrojtur përballë këtyre rasteve, ndërsa autorët shpeshherë mbeten të lirë edhe pas denoncimeve. Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të tillë, ku thotë se i është vjedhur tenda elektrike me vlerë rreth 5 mijë euro. Ai ka dërguar edhe pamje filmike ku shihet momenti i vjedhjes. Qytetari shkruan: "Përshëndetje JOQ, ju lutem më ndihmoni se më kanë vjedhur tendën elektrike me vlerë 5 mijë euro. I bëj thirrje personit që e ka marrë ta kthejë për 24 orë, se kam dhe foto e video të tij, përndryshe do ta denoncoj në polici. Ka ndodhur dje në orën 3 të mëngjesit më ka marrë komplet tendën. Është hera e dytë që më vjedh i njëjti person, pasi disa ditë më parë më kishte marrë edhe ullukun e tendës. E ndoqa me makinë në 3 të mëngjesit, i bërtita por nuk ndaloi dhe nuk arrita ta kap. Taksirat, po më ndihmuat se mos m'i prishin. Vjedhja ka ndodhur në rrugën Bernardin Palja, te shkolla e Kolegjit Turgut Ozal, Tiranë.” Qytetari kërkon ndihmën e publikut për ta identifikuar dhe për t’i kthyer tendën e vjedhur, ndërsa paralajmëron se nëse kjo nuk ndodh, do të drejtohet në polici.

28.3K views


💾

Banorët e Lezhës janë duke u përballur prej disa ditësh me një zonjë agresive e cila bën veprime të pakontrolluara në rrugët e qytetit. Nëpërmjet një ...

By: @joq
21 August 2025 at 00:00

Banorët e Lezhës janë duke u përballur prej disa ditësh me një zonjë agresive e cila bën veprime të pakontrolluara në rrugët e qytetit. Nëpërmjet një video të dërguar në redaksinë tonë, një qytetare kërkon ndihmë nga institucionet, që zonja në fjalë të rehabilitohet në një qendër për përkujdesje ndaj personave në nevojë. Ajo dëgjohet duke bërtitur me të madhe: “Largoni menjëherë makinën afër portës time”. Qytetarët raportojnë se zonja mban në dorë një shkop, me të cilin i drejtohet fëmijëve në rrugë. Sipas tyre ajo përdor dhe fjalor banal. “Ju lutem joq postojeni. Kjo grua ka dit ne qytetin e Lezhes qe mban shkop ne dore dhe kercenon femijet me rrug dhe flet fjal banale. Ju lutem i bejm thirrje bashkis Lezhe qe te marre masa se ka nevoj per trajtim,” shkruan denoncuesi. Nuk dihet nëse zonja në fjalë vuan nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor.

12.7K views


💾

Qytetarët e Laçit po përballen prej mujash me një fenomen të çuditshëm që po u shkakton shumë probleme, sidomos në lëvizjen me automjete. Bëhet fjalë ...

By: @joq
21 August 2025 at 00:00

Qytetarët e Laçit po përballen prej mujash me një fenomen të çuditshëm që po u shkakton shumë probleme, sidomos në lëvizjen me automjete. Bëhet fjalë për vjedhjen e kapakëve të pusetave, të cilat merren nga persona të panjohur duke lënë nëpër rrugë gropa të thella që shpesh bëhen rrezik për aksidentet. Një aksident ka ndodhur së fundmi në Laç, ku një qytetar që po udhëtonte me makinë ka rënë brenda në pusetë. Për pasojë ai ka prishur gomën e cila thotë se i kushton 80 euro. “Ne mes te Lacit kan vjedh puseten nga 3 muj dhe askush nuk ven dore bashkia lacit nuk ka marr masat e ka lan ne mshir te fatitit ku qytetar te ndryshem kan kalu ne at rrug dhe tgjith kan ra brenda dhe damet e makines kan qan te shumta ne shum raste jo vetem mu por shum e shum tjer si une,” shkruan denoncuesi. Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve lokale që të reagojnë dhe të vendosin kapakë të rinj për pusetat, në mënyrë që aksidentet të shmangen.

78.3K views


💾

Makina u gjet 10 minuta pas publikimit nga ana jonë, faleminderit për besimin.❤️ “Shum flm nga ju e gjetem makinen vlla sapo na telefonuan jeni m tmir...

By: @joq
21 August 2025 at 00:00

Makina u gjet 10 minuta pas publikimit nga ana jonë, faleminderit për besimin.❤️ “Shum flm nga ju e gjetem makinen vlla sapo na telefonuan jeni m tmiret. Po direkt pasi e postuat ju makina u gjet na telefonuan nga Saranda,” shkruan ai.

58.9K views


💾

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Texas, ku një çift influencerash kanë shpëtuar paq nga përplasja e një makine me xhamin e një lokali ku ata ishi...

By: @joq
21 August 2025 at 00:00

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Texas, ku një çift influencerash kanë shpëtuar paq nga përplasja e një makine me xhamin e një lokali ku ata ishin duke drekuar. Nina Santiago dhe i dashuri i saj Patrick Blackwood, po filmonin një video duke shijuar ushqimin dhe më pas do ta publikonin në rrjetet sociale. Por kamera e tyre filmoi një moment që ata asnjëherë nuk do ta kishin menduar. Një automjet tip SUV i cili po udhëtonte me shpejtësi 35-40 mhp goditi xhamin e lokalit dhe më pas tavolinën e tyre. Të dy u ngritën menjëherë nga tavolina e tyre duke u larguar për t’i shpëtuar aksidentit. Në pamje duket se si Patrick i panikosur ngrihet menjëherë për të ndihmuar Ninën. Të dy kanë marrë çarje nga ciflat e xhamave. Pavarësisht gjithëçkaje, ata e postuan videon në YouTube duke e cilësuar këtë ngjarje si një përvojë që u ndryshoi jetën. “Kjo eksperiencë na bëri të kuptojmë sa e çmuar është jeta,” shkruan ata.

138.4K views


💾

Ky qen i racës ‘Pit Bull’ ka tre ditë që po terrorizon banorët e Yzberishtit. Qeni nuk dihet i kujt është, por prej sipas banorëve prej tre ditësh sil...

By: @joq
19 August 2025 at 23:00

Ky qen i racës ‘Pit Bull’ ka tre ditë që po terrorizon banorët e Yzberishtit. Qeni nuk dihet i kujt është, por prej sipas banorëve prej tre ditësh sillet rrotull nëpër lagje i lirë. Një banore që ka denoncuar rastin në redaksinë tonë, thotë se ka njoftuar bashkinë dhe policinë nëpërmjet numrave të tyre zyrtarë, madje u ka dërguar dhe video, por asnjë masë nuk është marrë. “Publikojeni mbase është më serioz shteti kur flasim nëpërmjet jush dhe jo zyrave të tij,” shkruan ndër të tjera qytetarja. Banorët kërkojnë që të merren masa për izolimin e kafshës, pasi sipas tyre kërcënohet jeta e fëmijëve dhe personave të rritur në lagje. Ata shtojnë se qeni ka sulmuar disa herë banorët, por fatmirësisht nuk ka kafshuar asnjë person deri më tani. Në pamje duket se si qeni i rrezikshëm lëviz komplet i lirë, pa një litar ose mbrojtëse dhëmbësh, duke u kthyer në një rrezik për të pranishmit. Shpresojmë që pas këtij publikimi institucionet të marrin masa për rehabilitimin e kafshës, dhe jo helmimin e tij. Më poshtë denoncimi i plotë i qytetares: “Prsh, nje qen pitbull gati i terbuar ka mbi 3 dite ne mes lagjes ne Yzberisht. Kemi folur dhe derguar video numrit te bashkise dhe policise e asnje mase nuk eshte marre. Mbase eshte me serioz shteti kur flasim nepermjet jush dhe jo zyrave te tij. Qeni kercenon jeten e femijeve e banoreve adult..disa here ka sulmuar pa arritur ende te kafshoje. Ktu eshte nje shesh plot me femije dhe te rritur sic duket edhe ne video. Çdo dite eshte e njejta situate e frikshme.”

20.8K views


💾

❌
❌