Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 August 2025@joq - TikTok

Një banor i zonës së Laknasit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike në orët e vona të na...

By: @joq
10 August 2025 at 07:00

Një banor i zonës së Laknasit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike në orët e vona të natës. Sipas tij, një prej fqinjëve ka vendosur muzikë me volum të lartë, pavarësisht se ora kishte kaluar prej kohësh mesnatën. Në videon e dërguar nga qytetari, dëgjohet qartë muzika e fortë që shpërndahet në të gjithë lagjen, ndërsa ora shënonte rreth 01:15. Denoncuesi shprehet se kjo situatë është shqetësuese, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët nuk mund të flenë nga zhurma. “Përshëndetje JOQ! Këtu ndodhemi në Laknas. Kemi fëmijë të vegjël. Besoj se ka një orar të kufizuar për muzikën e lartë deri në orët e vona. Ka tre netë që vijon kjo situatë,” – thotë ai. Banori kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të respektuar oraret dhe për të mos lejuar raste të tilla që prishin qetësinë e komunitetit. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe ka nevojë për masa konkrete. Prishja e qetësisë gjatë natës po kthehet në një problem që prek gjithnjë e më shumë qytetarët.

85.1K views


💾

Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:30, në zonën e ...

By: @joq
10 August 2025 at 07:00

Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:30, në zonën e Stacionit të Trenit. Ajo rrëfen se një djalë iu afrua dhe e komplimentoi, por ajo e injoroi për t’i bërë të qartë se nuk ishte e interesuar. Sipas saj, më pas djali i kërkoi një çakmak, por ajo mohoi me kokë duke vijuar injorimin ndaj tij. Më tej, ajo thotë se ai vazhdoi ta ndiqte, duke i kërkuar emrin dhe duke bërë gjeste të pahijshme. Në një moment, vajza i ka thënë se do të thërriste policinë nëse nuk largohej, por situata u përkeqësua dhe ai nisi ta shante. Vajza ka dërguar edhe një video ku shihet djali duke bërë një gjest të turpshëm. Në video, ai pretendon se e kishte pyetur thjesht për emrin, ndërsa ajo i ishte përgjigjur se do të njoftonte policinë. Mesazhi i plotë i vajzës për JOQ Albania: “Përshëndetje JOQ! Në orën 23:30 tek Stacioni i Trenit mu afrua një djalë dhe më komplimentoi. I dhashë një injorim total që ta kuptonte që nuk isha e interesuar. Më pas më kërkoi çakmak, i tunda kokën në shenjë mohimi, vazhdoi të më ndiqte dhe insistoi për emrin tim. Në atë moment i thashë nëse vazhdon të më ndjekësh do të marr policinë. U agravua dhe filloi të më shante dhe të bënte gjeste të shëmtuara, siç shihen dhe në video! Djema, nuk ka asgjë të keqe të tregosh interes tek një vajzë, të rinj jemi, ama kur ajo nuk tregon interes dhe tmerrohet nga ju, ky nuk është më flirtim, por ngacmim! Faleminderit JOQ!”

82.4K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Parkimi i gabuar është kthyer në një problem të padurueshëm për banorët e lagjes Goricë në qytetin e Beratit, të cilët tregojnë se ky fenomen është kt...

By: @joq
9 August 2025 at 14:00

Parkimi i gabuar është kthyer në një problem të padurueshëm për banorët e lagjes Goricë në qytetin e Beratit, të cilët tregojnë se ky fenomen është kthyer tashmë në një shqetësim që kërkon ndërhyrje institucionale. Një qytetar tregon me pamje se si shoferët parkojnë automjetet në anë të rrugës, duke u bërë pengesë për qarkullimin e makinave të tjera. “Përshëndetje nga Berati JOQ. Shiko çfarë bëhet në lagjen Gorcië. Kjo situatë është gjithmonë kështu. Nuk ikim dot në shtëpi as në qytet. Nga ura e Goricës deri te hotel Ajka që i themi në, diku 700-800 metra, duhen 30 minuta,” thotë denoncuesi. Në pamje mund të shihet se si makinat janë parkuar në krah të rrugës, duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera, aq më tepër në rast emergjencash. Në këtë video duket dhe një ambulancë që ka mbetur e bllokuar. “Imagjino të kemi rast emergjence. Ambulanca apo zjarrfikësja s’ka shanse të kalojë. Ne me vetura dhe shpeshherë debatojmë jo bëj ti mbrapa jo bëj unë deri sa kërcet grushti. Ju lutemi publikojeni këtë ndoshta e shikon policia e Beratit. Policia nëpër fshatra me rrugë me baltë nuk i toleron me 10 në orë. Ligji është njëlloj thotë policia. Vendosni një radar apo kamer si në Evropë, s’ka policia buxhet për një kamer apo radar,” shkruan më tej denoncuesi. Sipas tij, kjo është një zonë muzeale ku nuk lejohet parkimi fare, por shoferët që parkojnë dhe nuk ndëshkohen nga policia rrugore, bëhen shkaktarë për pengim të qarkullimit të lirshëm, dhe shpesh edhe të debateve mes përdoruesve të tjerë të rrugës. “Nuk lejohet fare parkimi aty se është zonë muzeale. Po futen në sherr shoferët me njëri-tjetrin. Siç e pe qëparë, zjarrfikësja kishte një orë që s’po mund të kalonte,” thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë. Pritet një reagim nga Policia e Beratit që kjo situatë të marrë zgjidhje, dhe shoferët që parkojnë gabim të ndëshkohen në bazë të parashikimeve ligjore.

27.8K views


💾

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Wola Filipowska, në jug të Polonisë, ku një tren është përplasur me një furgon në një kalim hekurudh...

By: @joq
9 August 2025 at 14:00

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Wola Filipowska, në jug të Polonisë, ku një tren është përplasur me një furgon në një kalim hekurudhor. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe u bë publike në datën 6 gusht nga Policia e rajonit të Małopolskës. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur furgoni ngec mes barrierave të sigurisë, ndërsa treni afrohet me shpejtësi të madhe. Në pamundësi për të frenuar, makinisti i ka rënë fort borisë që shoferi i furgonit të hapte rrugën, por përplasja ishte e pashmangshme. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit arriti të dalë në kohë dhe i shpëtoi përplasjes pa lëndime. Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të sinjalistikës në të gjitha kalimet hekurudhore.

5546 views


💾

Një turiste nga Majroka ka mbetur e habitur gjatë një vizite pushimi në plazhin e Ksamilit në jug të Shqipërisë. Ajo bëri një video dhe e publikoi në ...

By: @joq
9 August 2025 at 14:00

Një turiste nga Majroka ka mbetur e habitur gjatë një vizite pushimi në plazhin e Ksamilit në jug të Shqipërisë. Ajo bëri një video dhe e publikoi në rrjetet sociale, duke treguar të gjithë eksperiencën e përjetuar gjatë pushimeve të saj. Vajza thotë se ka udhëtuar në shumë vende të botës, por asnjëherë nuk i është kërkuar pagesë për të qëndruar në rërë ose për t’u futur në det. Gjatë shëtitjes së saj ajo takoi disa spanjollë, të cilëve u tregoi se në vendin e saj çdo gjë ishte falas dhe jo si në Ksamil. “Mbase duhet të mendojmë dhe ne ta kthejmë me pagesë. Mund të bëjmë biznes, sepse kështu i bie që jemi më budallenjtë,” thotë ajo në video. A mendoni se kjo turiste do të kthehet përsëri në Shqipëri për një palë pushime të tjera pas asaj që ka përjetuar?

282.5K views


💾

Disa ditë më parë, JOQ Albania publikoi pamjet shqetësuese të një gruaje shqiptare, e cila shfaqej duke u endur e vetme rrugëve të Romës, në një gjend...

By: @joq
8 August 2025 at 14:00

Disa ditë më parë, JOQ Albania publikoi pamjet shqetësuese të një gruaje shqiptare, e cila shfaqej duke u endur e vetme rrugëve të Romës, në një gjendje të pasigurt dhe pa asnjë njeri pranë. Videoja preku zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, të cilët u solidarizuan dhe shpërndanë apelin për ndihmë. Mbrëmjen e sotme, një qytetar shqiptar që jeton në Itali ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se e ka parë sërish zonjën në një nga rrugët e kryeqytetit italian. Pasi e ka njohur nga pamjet e publikuara më herët, ai ka njoftuar menjëherë një të afërm të saj. Sipas informacioneve që kemi marrë, i afërmi është nisur drejt vendit ku ndodhet gruaja dhe pritet që ta marrë së shpejti, duke i dhënë fund gjendjes së pasigurt në të cilën ajo ndodhet prej ditësh. Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë zonjën, e identifikuar si Marieta Alimuçi, 57 vjeçe, të ulur buzë një biznesi në Romë, në pritje të mbërritjes së të afërmit. Ky rast tregon edhe një herë sesa e rëndësishme është ndihma mes shqiptarëve, kudo që ndodhen. Falë ndërgjegjësimit dhe solidaritetit, u bë e mundur që zonja të mos mbetej më e vetme në rrugët e një vendi të huaj.

55.8K views


💾

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqet një automjet tip BMW duke lëvizur kundravajtje në një rrugë të qytetit të Vl...

By: @joq
8 August 2025 at 14:00

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shfaqet një automjet tip BMW duke lëvizur kundravajtje në një rrugë të qytetit të Vlorës, duke rrezikuar drejtpërdrejt një përplasje me automjetin që vjen përballë. Në pamje duket qartë momenti kur BMW-ja hyn në krah të kundërt dhe për pak sa nuk përplaset kokë më kokë me makinën nga ku po xhirohej videoja. Distanca mes dy mjeteve bëhet shumë e vogël dhe gjithçka duket si në kufijtë e një aksidenti të pashmangshëm. Pavarësisht situatës së rrezikshme, çastesh shoferi i BMW-së vazhdon përpara pas disa çastesh i bllokuar, pa u shqetësuar aspak, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Qytetarja që ndodhej pasagjere në makinën që u përball me rrezikun, shprehet e trembur: “Na rrezikoi jetën. Zotëria desh na vrau!” Pamjet janë një tjetër dëshmi e papërgjegjshmërisë dhe sjelljes arrogante në rrugët tona, ku disa drejtues mjetesh i vënë të tjerët në rrezik të madh, pa kurrfarë pikë ndërgjegjeje.

75.4K views


💾

Një qytetar ka ngritur shqetësimin e tij pranë redaksisë sonë në lidhje me gjendjen e rrëmujshme të kabullove të internetit në rrugën e Barrikadave, p...

By: @joq
7 August 2025 at 12:00

Një qytetar ka ngritur shqetësimin e tij pranë redaksisë sonë në lidhje me gjendjen e rrëmujshme të kabullove të internetit në rrugën e Barrikadave, përballë gjimnazit “Sami Frashëri”, në Tiranë. Ai denoncon mënyrën e çorganizuar dhe të rrezikshme me të cilën janë vendosur kabullot, që duken si një “rrjetë merimange” që sa vjen e shtohet, duke dhënë një imazh jo vetëm kaotik por edhe të rrezikshëm për qytetarët që kalojnë aty çdo ditë. “Mirëmëngjesi JOQ, jemi tek rruga e Barrikadave, përballë gjimnazit ‘Sami Frashëri’. Shiko çfarë ndodh me teknologjitë tona! Sa kabuj kemi, sa lidhje janë bërë, katastrofë! Ju lutem, a ka ndonjë zgjidhje për këto kabuj, për këtë rrëmujë që është këtu?”, shkruan qytetari në mesazhin e tij. Pamje të tilla nuk janë të rralla në kryeqytet, por mbeten një turp për institucionet që mbyllin sytë përballë rrezikut dhe mungesës totale të standardeve urbane. A ka një plan për zgjidhjen e këtij problemi, apo do të vazhdojmë të jetojmë nën rrjete kabujsh si në ndonjë lagje të braktisur?

9241 views


💾

Ministri i Investimeve Publike të Serbisë, Darko Glišić, ka pësuar një goditje të rëndë në tru gjatë një interviste live në televizionin TV Pink, mëng...

By: @joq
7 August 2025 at 12:00

Ministri i Investimeve Publike të Serbisë, Darko Glišić, ka pësuar një goditje të rëndë në tru gjatë një interviste live në televizionin TV Pink, mëngjesin e së martës. Teksa ishte i ftuar në një emision të drejtpërdrejtë, ministri nisi të shfaqte shenja shqetësuese dhe nuk arriti të përfundonte bisedën. Transmetimi u ndërpre menjëherë, ndërsa ai u transportua me urgjencë drejt Qendrës Klinike në Beograd. Sipas konfirmimeve nga autoritetet serbe dhe mediave vendase, gjendja shëndetësore e Glišić është kritike. Ai është diagnostikuar me hemorragji cerebrale, është futur menjëherë në ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në respirator nën kujdes intensiv. Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar, tha se ekipi mjekësor po bën të pamundurën për stabilizimin e tij, ndërsa theksoi se orët në vijim janë vendimtare. Ngjarja ka sjellë reagime të menjëhershme edhe në nivel shtetëror. Presidenti Aleksandar Vuçić, i cili ndodhet aktualisht në spital pranë Glišić, reagoi me një mesazh të fortë për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë: "Darko, mos u dorëzo! Nuk ka dorëzim." Darko Glišić konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Vuçiçit, me një rol të rëndësishëm si kryetar i Bordit Ekzekutiv të Partisë Progresive Serbe (SNS). Ai ka një karrierë të gjatë në politikën serbe, përfshirë postin e kryetarit të komunës së Ub-it, si dhe si deputet në parlamentin serb.

22.4K views


💾

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që i ka ndodhur në biznesin e saj. Sipas saj, ngj...

By: @joq
7 August 2025 at 12:00

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që i ka ndodhur në biznesin e saj. Sipas saj, ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00, në lagjen Rus, pranë postës. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet qartë një i ri që hyn brenda dyqanit, afrohet tek banaku, merr telefonin celular dhe largohet qetësisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Denoncuesja thotë se telefoni i vjedhur ishte telefon pune, duke i shkaktuar dëme dhe pengesa të mëdha në aktivitetin e saj. Sipas informacioneve që ajo ka marrë nga uniformat blu, i njëjti person ka kryer të paktën 6 vjedhje të tjera të ngjashme vetëm gjatë ditës së sotme në qytet. “Përshëndetje JOQ, rreth orës 21:00 hyri dikush në dyqanin tim dhe mori këtë telefon. Ka ndodhur në Shkodër, ngjitur me postën në Rus. Kush e njeh, të më lajmërojë. Është telefon pune. Policia na tha që ka bërë brenda ditës së sotme 6 vjedhje celularesh, se e paskan denoncuar edhe të tjerë.” Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e autorit. Nëse dikush e njeh personin që shfaqet në video, ju jeni të lutur të kontaktoni menjëherë redaksinë tonë ose informoni Policinë e Shkodrës.

46.2K views


💾

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të regjistruar në Vlorë, ku tregohet momenti i një ndërhyrjeje të ashpër nga ana e efektiv...

By: @joq
6 August 2025 at 11:24

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të regjistruar në Vlorë, ku tregohet momenti i një ndërhyrjeje të ashpër nga ana e efektivëve të policisë. Në pamjet filmike, shihet një grup prej disa policësh që përpiqen të ndalojnë me forcë një person. Personi fillimisht reziston, por ndodhet i shtrirë përmbys në tokë, ndërsa efektivët e mbajnë të bllokuar. Ndërhyrja fizike e policëve është e dukshme, dhe në një moment njëri prej tyre kryen një lëvizje të shpejtë drejt pjesës së sipërme të trupit të të ndaluarit, e cila duket si goditje. Sipas dëshmisë së qytetarit, ngjarja ka ndodhur pasi automjeti i këtij personi ishte marrë me karrotrec, ndonëse ai pretendon se makina ishte e parkuar rregullisht. Qytetari thotë se pas kthimit të tij dhe kundërshtimit të veprimit të policisë, situata u përshkallëzua në përplasje fizike, duke përfunduar me këtë ndalim të dhunshëm. Sipas tij, policët e kanë goditur me grushte drejtuesin e makinës. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe arsyet e ndërhyrjes. JOQ Albania do të presë një sqarim zyrtar për këtë ngjarje.

4255 views


💾

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, e cila ngre zërin kundër zaptimi...

By: @joq
6 August 2025 at 11:24

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, e cila ngre zërin kundër zaptimit të hapësirave publike nga një subjekt privat. Sipas saj, hapësira e parashikuar në projektin e pallatit si lulishte dhe pronë e përbashkët për banorët, është kthyer në parking privat për një market që po hapet në katin përdhe të pallatit, i quajtur “ProNatyra”. Fillimisht, në zonë ishte vendosur një tra, i cili u hoq nga bashkia pas një kërkese të banorëve. Por, sipas qytetares, situata është përkeqësuar më tej: “Zotëria që ka marketin tani parkon makinën për së gjati çdo ditë, në mënyrë që të mos lejojë hyrjen apo daljen e makinave të banorëve. Edhe dy makinat që shihen aty janë të marketit, askush tjetër nuk ka mundësi të hyjë,” – shprehet ajo në një video që ka dërguar në redaksinë tonë, ku tregon qartë bllokimin e hapësirës. Denoncuesja shton se çdo ditë përplasen me pronarin e biznesit për këtë çështje dhe kërkon ndërhyrje institucionale që situata të zgjidhet njëherë e mirë, pasi hapësira është pjesë e pronës së përbashkët që ata e kanë paguar në momentin e blerjes së banesave. "Kompleksi Jedas ndodhet në lagjen 17. Po përballemi çdo ditë me tensione për diçka që na takon me të drejtë," – shprehet ajo. Në një kohë kur abuzimet me hapësirat publike janë kthyer në problem të përditshëm, raste të tilla kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë për të garantuar qetësinë dhe të drejtat e banorëve.

52.6K views


💾

Një ngjarje shqetësuese është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në zonën e Mëzezit në Tiranë, në rrugën dytësore që të çon d...

By: @joq
6 August 2025 at 11:24

Një ngjarje shqetësuese është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në zonën e Mëzezit në Tiranë, në rrugën dytësore që të çon drejt QTU-së. Një qytetar që po lëvizte me makinë në drejtim të QTU-së tregon se është përballur me një drejtues tjetër mjeti që vinte kundravajtje, me targë AB 519 NP, duke krijuar një situatë të rrezikshme në rrugë. “Po ecja rrugës dytësore pranë Spitalit Hygeia, kur më vjen një person përballë në kundravajtje. Filloi të ulëriste si i çmendur ‘jam i çmendur, hape rrugën!’ Kur i thashë që ku po shkon kundravajtje, ai më tha ‘a polic je ti?’ dhe hapi krahun pak më lart, duke ardhur drejt meje me një pistoletë në dorë.” Momenti i rrezikshëm është filmuar dhe shfaqet në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania. Në pamje, shihet se rreth vendngjarjes kishte edhe qytetarë të tjerë që u alarmuan nga sjellja agresive e këtij personi. Video është filmuar në momentin që personi në fjalë futet në makinë për të lënë armën dhe kthehet sërish duke i ulëritur drejtuesit të mjetit. Pasi përballja verbale përfundoi, ai është futur sërish në makinë, ndërsa dëgjohet duke ulëritur nëpër dhëmbë, në një gjendje që duket e paqëndrueshme. “Si ka mundësi që ende ka njerëz të tillë në rrugë? Me armë, në kundravajtje dhe me këtë lloj sjelljeje agresive, është e frikshme të qarkullosh.” Ngjarja hedh dritë mbi mungesën e kontrollit dhe sigurisë në rrugët e vendit, ku çdo qytetar mund të përballet me rrezik për jetën nga individë që lëvizin me armë dhe pa asnjë sens përgjegjësie. Institucionet duhet të marrin masa urgjente për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të kësaj sjelljeje të papranueshme.

124.1K views


💾

Një ngjarje shqetësuese raportohet se ka ndodhur sot në plazhin e Pllakave në Ksamil. Një 15-vjeçar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania se dy turi...

By: @joq
6 August 2025 at 11:24

Një ngjarje shqetësuese raportohet se ka ndodhur sot në plazhin e Pllakave në Ksamil. Një 15-vjeçar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania se dy turistë të moshuar, me shtetësi belge, janë përpjekur ta ngacmojnë. Sipas adoleshentit, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ka nisur t’i godasë me gurë për t’i penguar të afrohen sërish. Rasti ngre shqetësime serioze për sigurinë e të miturve në plazhe dhe nevojën e mbikëqyrjes më të rreptë të hapësirave publike, sidomos gjatë sezonit turistik. Mesazhi i dërguar nga qytetari: "Përshëndetje JOQ, sot në Ksamil, në plazhin e Pllakave, këta dy pleq u përpoqën të më ngacmonin. U largova dhe fillova t’i godisja me gurë që të mos afroheshin më. Janë belgë. Unë jam djalë 15 vjeç."

64.2K views


💾

Një javë më parë Emirion Mandreja një i ri nga Rrësheni, denoncoi në një intervistë ekskluzive dhunën që atij iu ushtua nga shefat e policisë së qytet...

By: @joq
6 August 2025 at 11:24

Një javë më parë Emirion Mandreja një i ri nga Rrësheni, denoncoi në një intervistë ekskluzive dhunën që atij iu ushtua nga shefat e policisë së qytetit, mes tyre dhe shefi i Komisariatit Klodian Kondi. Emirioni foli publikisht me emra, duke dërguar dhe foto nga plagët e të nxirat që mori në trup nga dhuna e efektivëve. Pas intervistës policia bëri një reagim të gjatë për ngjarjen, ku thoshte se Emirioni e dëmtoi kokën dhe trupin pasi ‘bëri luftë me muret dhe tavolinat e komisariatit’. Sipas policisë, Emirioni nuk u dhunua nga shefi ‘boksier’ Klodian Kondi, por e dëmtoi vetë veten, madje tentoi të qëllojë dhe policët. Ngjarja natyrisht bëri bujë në mbarë vendin, duke trazuar dhe ujërat brenda radhëve të policisë, për të fshehur këtë skandal. Kur kanë kaluar vetëm 6 ditë nga ai denoncim, Klodian Kondi del protagonist në një ngjarje tjetër, ku sipas një dëshmie që ka siguruar JOQ Albania, ai akuzohet se është përfshirë në rrahjen e një biznesmeni në qytetin e Sarandës. Genci Ahmeti, tregon se si u dhunua nga Klodian Kondi në gusht të 2022. Ngjarja nisi me një sherr në biznesin e një të afërmeje të denoncuesit, ku ky i fundit nuk ishte i përfshirë. Ai akuzon Klodian Kondin se e përfshiu në ngjarje dhe e burgoi për 30 ditë. Më tej ai shton se në momentin e shoqërimit në komisariat, por edhe pas shoqërimit, Klodian Kondi dhe ish-shefi i krimeve në Sarandë Erion Muho, e kanë dhunuar duke i shkaktuar plagë në trup, të cilat i fakton edhe me raporte mjekoligjore. Ai kërkon që Klodian Kondi të mbajë përgjegjësi për dhunën që ushtron ndaj të burgosurve, teksa apelon institucionet që ai të përjashtohet menjëherë nga radhët e Policisë. “Ky person duhet të largohet menjëherë nga radhët e policisë.”

20.2K views


💾

Shumë qytetarë në Shqipëri u befasuan nga një dukuri e pazakontë në qiell, ndriçime të forta dhe të shpeshta, me ngjyrë vjollcë, që zgjatën që nga ora...

By: @joq
5 August 2025 at 10:00

Shumë qytetarë në Shqipëri u befasuan nga një dukuri e pazakontë në qiell, ndriçime të forta dhe të shpeshta, me ngjyrë vjollcë, që zgjatën që nga ora 01 e 30 pas mesnate deri në orën 03 e 30. Pamja e pazakontë tërhoqi vëmendjen e banorëve në zona të ndryshme të cilët kanë dërguar në redaksi dhe pamje nga ky fenomen që krijoi ndjesinë e një skene misterioze, por edhe shqetësuese për disa prej qytetarëve. Qielli dukej sikur ndizej herë pas here, ndërsa nga toka nuk dëgjoheshin gjithmonë bubullima. Por çfarë është kjo dukuri? Fenomeni njihet si rrufe brenda reve, ose ndryshe “rrufe të heshtura”, që ndodhin kur shkarkesat elektrike zhvillohen në brendësi të reve pa rënë në tokë. Ky ndriçim është i dukshëm edhe nga largësi të mëdha, sidomos gjatë natës, kur qielli është i errët dhe drita e rrufesë përhapet më qartë. Edhe pse duket dramatike, kjo është një dukuri e zakonshme në periudha me lagështi dhe nxehtësi të lartë, veçanërisht gjatë verës. Drita vjollcë që u pa në shumë zona vjen nga mënyra se si drita e rrufesë përthyhet dhe shpërndahet nëpër retë e dendura. Ky spektakël i rrallë është i njohur në shumë vende të botës dhe ndodh rregullisht gjatë stuhive të natës. Ndonëse pamja mund të ngjajë e pazakontë, ajo është pjesë e proceseve natyrore të atmosferës dhe nuk përbën rrezik për sa kohë stuhia mbetet në largësi.

40K views


💾

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy të rinj duke ecur qetësisht në qendër të Tiranës, teksa mbajnë përdore nga...

By: @joq
5 August 2025 at 10:00

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy të rinj duke ecur qetësisht në qendër të Tiranës, teksa mbajnë përdore nga një kalë secili. Të rinjtë janë të veshur me rroba të zakonshme, pa veshje tradicionale apo ndonjë shenjë që të tregojë ndonjë event të veçantë. Skena është filmuar pak minuta më parë dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve që ndodheshin aty pranë. Të rinjtë nuk janë të hipur mbi kuaj, por i drejtojnë përmes trotuareve dhe trafikut të kryeqytetit sikur të ishin në një shëtitje të zakonshme. Në video shihen kalimtarë të habitur që ndalojnë për t’i parë ose për të filmuar, ndërsa skena shkakton kuriozitet dhe habi për shkak të kontrastit mes kafshëve dhe ambientit urban që i rrethon. Deri tani nuk dihet nëse kjo është pjesë e ndonjë performance artistike, proteste apo thjesht një veprim spontan nga ana e tyre. Qytetarët që kanë dërguar pamjet shprehen pamje të tilla janë të pazakonta në zemër të Tiranës dhe pyesin nëse kjo është mënyra më e re e shëtitjes në kryeqytet.

6548 views


💾

Ky që shikoni është Bardhok Gjergji nga Mirdita, i cili prej disa kohësh ndodhet në një proces divorci me ish bashkëshorten e tij Vojsava Tuci. Çifti ...

By: @joq
5 August 2025 at 10:00

Ky që shikoni është Bardhok Gjergji nga Mirdita, i cili prej disa kohësh ndodhet në një proces divorci me ish bashkëshorten e tij Vojsava Tuci. Çifti janë prindër të tre fëmijëve. Martesa e tyre nuk po funksiononte si më parë dhe ata vendosën që të ndahen. Pas ndarjes, Gjykata e Lezhës ka vendosur që për fëmijët duhet të kujdeset Vojsava, por Bardhoku ka të drejtë që t’i marrë çdo të premte në orën 16:00 deri të dielën në orën 16:00. Më konkretisht në vendimin e gjykatës thuhet: “I pandehur Bardhok Gjergji ka të drejtë t’i takojë dhe t’i mbajë fëmijët e mitur E, A dhe A Gjergji, nga ora 16:00 e ditës së premte deri në orën 16:00 të ditës së dielë pasuese të çdo jave, 15 ditshin e parë të muajit Gusht të çdo viti, si dhe javën e fundit të muajit dhjetor të çdo viti tek.” Por Bardhoku ka mbi 5 javë që nuk i ka takuar të vegjlit e tij, pasi sikur thotë ish-bashkëshortja nuk po respekton vendimin e gjykatës dhe i ndalon fëmijët që të takohen me të. Qytetari ka bërë disa ankesa në Komisariatin e Mirditës dhe të Lezhës, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Bardhoku nuk kërkon asgjë më shumë, vetëm që vendimi i gjykatës të respektohet dhe ai të mund të takojë fëmijët e vegjël. Ai tregon se fëmijët kanë dëshirë ta takojnë, por nëna e tyre bashkë me familjarët e saj nuk i lejojnë. Institucionet duhet të reagojnë që ky baba të gjejë drejtësi, të takojë fëmijët e tij, të rrijë me ta, të luajë e të përkujdeset ashtu sikur çdo prind ka të drejtë. Në mesazhin e plotë ai thotë: “Pershëndetje JOQ. Un që po ju shkruaj jam nje qytetar nga Mirdita dhe desha qe te bej nje denancim pran redaksis tuaj. Une jam ne nje hall aq te madh saqë nuk po mundem që te takoj fmit e mi, sepse ish gruja Vojsava Tuci bashk me familjarët e vet dhe vvokaten po mi mbajn fmit jasht deshires tek familja e vet. Une i jam drejtuar Komisarjatit Mirdit si dhe Komisarjatit Lezhe dhe nuk me kan dhan asnje zgjidhje. Edhe pse giykata e Lezhes e ka lëshuar me vendim giykate që me 28 01 2025 që un si baba ti marr femit çdo jav nga 48 or, ata nuk me japin anje pergjigije, përveçse i leshojn ish-bashkshortes urdhra mbrotje. Tani un dua që te giej nje zgjidhje per te takuar fëmijët e mi. Ju lutem postojeni.”

71.6K views


💾

Një qytetar i revoltuar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim në lidhje me sjelljen skandaloze të një drejtuesi automjeti në aksin Radhim...

By: @joq
5 August 2025 at 10:00

Një qytetar i revoltuar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim në lidhje me sjelljen skandaloze të një drejtuesi automjeti në aksin Radhimë-Vlorë, ku trafiku është i rënduar prej kilometrash të tërë gjatë kësaj periudhe vere. Në pamje shihet një automjet që lëviz pa asnjë ngurrim kundravajtje, duke shtuar më tej kaosin dhe stresin për dhjetëra drejtues të tjerë që presin në radhë. Qytetari që dërgoi videon shprehet me ironi dhe nervozizëm: “Përshëndetje JOQ, desha të ndaj një shqetësim me këta kamikazë që qarkullojnë në këtë mënyrë kundravajtje. Aksi Radhimë-Vlorë ku trafiku është me kilometra dhe këta të papërgjegjshëm vazhdojnë pa problem.” Siç shihet dhe në video, drejtuesi i makinës mban një targë të personalizuar ku shkruhet “Arben H.”, duke ngritur pyetjen: Kush është Arbeni? Gangsteri që nuk pyet për ligj, për trafik, apo për askënd tjetër? Kjo sjellje e papërgjegjshme nuk është rast i izoluar. Çdo verë, me rritjen e fluksit në zonat turistike, rriten edhe rastet e arrogancës në timon, ndërkohë që qytetarët që respektojnë rregullat mbeten të bllokuar me orë të tëra. JOQ Albania vijon të publikojë raste të tilla në mënyrë që autoritetet të marrin masa dhe të ndërgjegjësojnë drejtuesit e papërgjegjshëm që rrezikojnë jetën e të tjerëve.

157.3K views


💾

❌
❌