Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025@joq - TikTok

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pam...

By: @joq
24 August 2025 at 22:00

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pamjet e siguruara shihet një person, që sipas denoncuesit është shtetas i huaj, teksa fut poshtë bluzës një palë tuta plazhi për djem. Ky është momenti i vetëm i fiksuar nga kamerat e sigurisë. Denoncuesi pretendon se më pas, kur punonjësja e dyqanit i ka kërkuar llogari, ai e ka shtyrë dhe e ka goditur, duke u larguar me shpejtësi. Ky moment nuk është i filmuar, pasi kamerat e sigurisë nuk e mbulonin atë pjesë, por paraqitet si dëshmi nga qytetari që ka bërë denoncimin. Sipas tij, qëllimi i publikimit është të paralajmërohen edhe bizneset e tjera, për të mos rënë pre e rasteve të tilla. Ky denoncim vjen vetëm një ditë pasi JOQ Albania publikoi një tjetër rast në Ksamil, ku dy vajza turiste u filmuan duke vjedhur parfume të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera në dyqane të ndryshme.

40.3K views


💾

Linku GoFundMe e gjeni në story! Në shkurt të këtij viti, JOQ Albania publikoi historinë e Rozalindës, vajzës 22-vjeçare të cilën jeta e përballi me n...

By: @joq
24 August 2025 at 22:00

Linku GoFundMe e gjeni në story! Në shkurt të këtij viti, JOQ Albania publikoi historinë e Rozalindës, vajzës 22-vjeçare të cilën jeta e përballi me një sëmundje të rëndë. Pas një vizite rutinë, vajza e çiltër zbuloi se vuante nga një sëmundje e rrallë e quajtur ‘Neutofibromatozë’. Rozalinda ka në trupin e saj 18 tumore, nga të cilat dy në kokë. Në shkurt ajo kërkoi ndihmë për të mbledhur shumën e kurimit, shqiptarët u bashkuan dhe shuma u mblodh brenda 24 orësh. Rozalinda u nis për në Spanjë për të kryer ndërhyrjen, e cila nuk shkoi sikur ishte parashikuar. Goditja e njërit prej tumoreve i shkaktoi asaj paralizë. Shqiptarja nuk mund të lëvizë asnjë gjymtyrë të trupit, me përjashtim të syve dhe pak buzëve. Nëna e saj Bruna, me lot në sy kërkon edhe një shans për vajzën e saj. Rozalinda duhet që të kryejë fizioterapi dhe më pas të luftojë tumoret e tjera. Për të kryer këto ndërhyrje nevojiten të paktën 70 mije euro, të cilat familjarët e saj nuk i disponojnë. Momentalisht Rozalinda ndodhet në një spital në Athinë, Greqi. Nëse bashkohemi, mund t’i japim edhe një shans tjetër Rozalindës, e cila pas një jave do të festojë datëlindjen e saj të 23-të.

109.2K views


💾

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ ...

By: @joq
24 August 2025 at 22:00

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, dy persona kanë sulmuar fizikisht një të ri, vetëm pse ky i fundit u tha atyre: “Ca ke që shef?”. Autori i mesazhit, që filmoi ngjarjen me celular, thotë se nuk ka guxuar të bëjë më shumë për shkak të frikës, ndërsa thekson se policia nuk ndërhyri, por qëndronte në vend duke pirë kafe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 pasdite. Mesazhi i plotë i dërguar në redaksi: "Përshëndetje JOQ. Ka ndodhur një sherr për një llaf goje, dy veta dhunojnë një person vetëm se i tha “Ca ke që shef?” Policia nuk bënte asgjë, vetëm rrinte duke pirë kafe. Ka ndodhur në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit Ibrahim Rrugova. Vetëm këto video kam bërë, pasi kisha frikë se mos më shikonin. Ndodhi sot rreth orës 15:40 pasdite."

9779 views


💾

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania përmes një apeli, pasi ka humbur një varëse me kryq me vlerë të madhe shpirtërore dh...

By: @joq
24 August 2025 at 22:00

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania përmes një apeli, pasi ka humbur një varëse me kryq me vlerë të madhe shpirtërore dhe familjare. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, pranë restorantit të tij në Shkodër. Nga pamjet filmike që disponohen, shihet momenti kur dy gra e gjejnë varësen në rrugë dhe njëra prej tyre e merr me vete. Qytetari thekson se varësja është një trashëgimi familjare dhe ka një rëndësi të veçantë për të. Ai sqaron gjithashtu se ngjarja nuk përbën vepër penale, pasi varësja është gjetur në tokë, por bën thirrje për ndërgjegje njerëzore dhe morale që ajo t’i kthehet mbrapsht nga zonja që e ka gjetur, duke premtuar edhe një shpërblim për to. “Për mua kjo varëse është shumë e rëndësishme. Ju lutem nëse zonjat që e kanë gjetur po e lexojnë këtë, mund ta dorëzojnë pranë restorantit Sofra Shkodrane. Do të shpërblehen për gjestin e tyre”, – shprehet qytetari në apel. Ai shton se i lutet personave në fjalë të kontaktojnë, duke kujtuar se varësja ka një vlerë të pazëvendësueshme për të dhe familjen e tij.

34.8K views


💾

Olsi i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një falenderim publik për dy vajza nga Skrapari, të cilat ditën e djeshme gjetën dhe i kthyen çantën ...

By: @joq
24 August 2025 at 22:00

Olsi i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një falenderim publik për dy vajza nga Skrapari, të cilat ditën e djeshme gjetën dhe i kthyen çantën e tij. Ai e harroi çantën në afërsi të një karburanti në rrugën që të çon te Mali i Tomorrit. Brenda çantës Olsi kishte rreth 5 mijë euro të cilat do t’i shpenzonte me të afërmit. Vajzat nga Skrapari e morën çantën dhe mund t’ia kthenin të zotit duke e gjetur nëpërmjet një telefoni që ishte brenda saj. “Përshëndetje! Dua të bëj një falenderim të madh për dy goca nga Skrapari, të cilat gjetën çantën tonë në një karburant Elda sa ngjitesh për në Malin e Tomorrit. Na gjetën nëpërmjet një telefoni që kishim në çantë dhe na e dorëzuan. Çanta kishte plot 500 mijë lekë të reja dhe dua të them se Shqipëria ka njerëz të mirë pafund,” shkruan ai.

216.4K views


💾

Yesterday — 23 August 2025@joq - TikTok

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorët e Shkallnurit në Durrës, të cilët shprehen se prej afro 24 orësh janë pa e...

By: @joq
24 August 2025 at 02:00

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorët e Shkallnurit në Durrës, të cilët shprehen se prej afro 24 orësh janë pa energji elektrike. Në videon e dërguar, një qytetar fillimisht shfaqet duke folur nën dritën e një qiriri, ndërsa më pas del jashtë për të treguar errësirën totale që ka mbuluar zonën. Banorët shprehen se energjia është ndërprerë që në orën 04:00 të mëngjesit dhe deri tani, pavarësisht telefonatave të shumta në numrat e OSHEE, askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e situatës. “Na janë prishur të gjitha ushqimet në frigorifer. Jetojmë vetëm 3-4 minuta nga plazhi i Plepave dhe Golemi, por jemi në errësirë totale. Kjo zonë nuk ka as instalime të ujit të pijshëm, jemi akoma me puse. Është e turpshme të jetosh në Durrës, në një zonë turistike, pa ujë dhe pa drita në vitin 2025, si në mesjetë”, shprehet një banor për JOQ Albania. Banorët thonë se situata është bërë e padurueshme dhe e konsiderojnë skandal të jetosh në bregdetin e Durrësit, pranë zonave turistike, por pa shërbimet më minimale jetike.

10.8K views


💾

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Ksamilit, ku një motor është përplasur me një makinë me turistë. Sipas një dëshmitari që ka dë...

By: @joq
24 August 2025 at 02:00

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Ksamilit, ku një motor është përplasur me një makinë me turistë. Sipas një dëshmitari që ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania, motori ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi 70 km/h, kur automjeti i ka ndërprerë rrugën. Nga përplasja, drejtuesi i motorit, një shtetas rreth të 30-ave, ka pësuar dëmtime në trup dhe në kokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për veprime të mëtejshme. Siç shihet edhe nga pamjet e dërguara, makina është dëmtuar në pjesën e përparme, ndërsa motori ka përfunduar disa metra më tej, pranë bankomatit të një karburanti. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit.

45.7K views


💾

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të dyshuar magjie të zezë, e cila i ka sjellë pasoja të rënda në familjen e saj. N...

By: @joq
24 August 2025 at 02:00

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast të dyshuar magjie të zezë, e cila i ka sjellë pasoja të rënda në familjen e saj. Ngjarja sipas saj ka ndodhur rreth orës 04:07 të mëngjesit, ku komshia ka dalë nga shtëpia e saj dhe i është afruar banesës së denoncueses. Pasi shikon se në rrugë nuk ka njeri, ajo ka hapur dorën dhe ka hedhur përpara derës një grusht me ‘dhe. Sipas qytetares kjo nuk është hera e parë që kjo zonjë bën magji, por ky moment është fokusuar nga kamerat. “Pershendetje joq! A e poston dot kete vidjon ta kuptojne te gjithe sa njerez te kqinj kemi rreth e rrotull qe sdun tna lajn me jetu nhalle tona. Kjo nuk eshte hera e pare qe me bejne magji te tilla. Video asht ba ne Shkoder, Edi Qerraxhia, Arra Madhe ne oren 4:07 te mgjesit”, tregon ajo fillimisht. Më pas qytetarja shpjegon çfarë ndodhi: “Rujuni fort o njerez se ju vjen aty nga se pret! Ora 4:07 e mgjesit del dhe vjen vetem te dera ime, kontrollon lagjen nese po e sheh ndokush, hell dhe te zi vetem te dera ime. Per arsye tjeter nuk ka pse ta beje.” Vazja thotë se zonja është konsulutuar dhe me një hoxhë për këtë që i ka ndodhur. “Jam konsultuar edhe me nje hoxhe ketu ne Shkoder pasi kam pase disa probleme. Dhe zonja ne mgjes pas ksaj qe ka ber eshte nis per itali te djemt, nuk vuan nga problemet mendore apo ndonje gje te tille qe te themi mund ta kete bere pa vetëdije.” Një ditë pas magjisë, vëllai i denoncueses ka bërë aksident me motor, ndërsa në familje i kanë ndodhur shumë fatkeqësi. “Me esht rrzu edhe vllai me motorr te nesermen, e shume fatkeqsina tjera ne familja t gjitha prejhere,” përfundon ajo.

7713 views


💾

Aktori i famshëm Jean Claude Van Damme ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur disa ditë më parë në Anderlecht të Belgjikës, ...

By: @joq
24 August 2025 at 02:00

Aktori i famshëm Jean Claude Van Damme ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur disa ditë më parë në Anderlecht të Belgjikës, ku shqiptari Ndue Mylyshi humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri nga qiramarrësi i lokalit të tij “Maison Haute” pas një konflikti. Teksa ndodhet për kurim në një spital në Francë, Van Damme publikoi një video në rrjetet sociale. Ai thotë se ka humbur një mik të shtrenjtë nga Shqipëria, për të cilin në shenjë respekti ngrihet në këmbë dhe bën me duar simbolin e shqiptarëve. “Zoti është me ty. Mami i Noelit shumë respekt për ty, të dua,” thotë ai në Video. Ndue Mylyshi njihej në Belgjikë me emrin Noel. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 me orën lokale. Vrasja e 61-vjeçarit shqiptar ka tronditur komunitetin ku ai jetonte dhe punonte.

92.2K views


💾

Ky është një nga auto momente kur shprehja “Polica që duam” merr kuptim. Në pamje duket një punonjës policie, i cili merr një fikse zjarri dhe ndërhyn...

By: @joq
24 August 2025 at 02:00

Ky është një nga auto momente kur shprehja “Polica që duam” merr kuptim. Në pamje duket një punonjës policie, i cili merr një fikse zjarri dhe ndërhyn me profesionalizëm për të fikur flakët e një makine që po digjej. Një qytetare e ka filmuar këtë moment dhe ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë duke e falënderuar publikisht efektivin për veprimet e kryera. “Ky është shembulli i një shërbimi që shkon përtej detyrës së përditshme, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve kjo është POLICIA E SHTETIT QE DUAM,” shkruan ajo në postimin e saj. Pavarësisht vështirësive që hasin çdo ditë me eprorët e tyre, Policia e Shtetit ka shumë djem dhe vajza që e duan dhe e bëjnë me pasion detyrën e tyre. Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ dje ne një situatë emergjente, një polic i rrugores shfaqet si hero i vërtetë. Pa e menduar vrapon drejt një biznesi aty afër, merr fiksen e zjarrit dhe ndërhyn për të shuar flakët që kishin përfshirë makinën e një qytetari, duke treguar guxim, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj detyrës. Ky është shembulli i një shërbimi që shkon përtej detyrës së përditshme, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve kjo është POLICIA E SHTETIT QE DUAM. U ndjeva shumë e lumtur qe deshmova nje gjest kaq fisnik nga ana e tyre. Nuk doja të u’a dërgoja por tani mendoj se kjo meriton te shihet nga vlersohet e gjithë Shqipëria.

176K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një qytetar ka dërguar një video dhe mesazh duke raportuar disa drita të çuditshme në qiell, të cilat kanë lëvizur për rreth 10 minuta. Ai shprehet se...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Një qytetar ka dërguar një video dhe mesazh duke raportuar disa drita të çuditshme në qiell, të cilat kanë lëvizur për rreth 10 minuta. Ai shprehet se formacioni i dritave është i çrregullt dhe nuk duket si diçka e zakonshme. “Jam habitur shumë, nuk di çfarë mund të jenë këto drita të çuditshme në qiell?” thotë qytetari, duke theksuar se vendi ku është kapur videoja është një fshat dhe nuk ka lidhje me dritat e Tokës apo fenomene atmosferike.

6016 views


💾

Jo gjithmonë lajmet për policinë lidhen me ngjarje negative. Këtë herë, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një video që tregon anën njerëzore t...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Jo gjithmonë lajmet për policinë lidhen me ngjarje negative. Këtë herë, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një video që tregon anën njerëzore të uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Durrës–Tiranë, menjëherë pasi kalohet Qafa e Kasharit, në drejtim të Tiranës. Një polic është parë duke shtyrë një automjet të prishur, për ta lëvizur nga rruga. I lodhur, por i vendosur, efektivi ka treguar se detyra nuk është vetëm të gjobisë apo të ndëshkojë, por edhe të ndihmojë qytetarët në momente të vështira. Ky gjest i vogël, por i madh në domethënie, është një shembull se si policia mund të fitojë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, duke treguar humanizëm dhe përkushtim ndaj shërbimit publik. Mesazhi i qytetarit: “Përshëndetje JOQ, mund t’i postoni edhe këto video pozitive për policin. Nuk ka vetëm veprime negative. Në autostradën Durrës–Tiranë, sapo kalon Qafën e Kasharit në drejtim të Tiranës, iu këput supi të shkretit polic dhe e ka shtyrë me sup. Sot mbasdite.”

103.6K views


💾

Këto pamje vijnë nga plazhi i Velipojës në veri të vendit, ku pasditen e sotme dy të rinj rrezikuan mbytjen për shkak të dallgëve të shumta. Sipas dës...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Këto pamje vijnë nga plazhi i Velipojës në veri të vendit, ku pasditen e sotme dy të rinj rrezikuan mbytjen për shkak të dallgëve të shumta. Sipas dëshmitarëve për JOQ Albania, bëhet e ditur se dy të rinjtë mbetën të bllokuar në mes të ujit, dhe asnjë prej autoirteteve nuk ishte aty për t’i ndihmuar. Të vetmit që ndërhynë dhe mund të shpëtojnë të rinjtë, ishin pushuesit që u mblodhën me shpejtësi. “U shpëtuan në plazhin e Velipojës pak minuta më parë. Për shkak të dallgëve dy të rinj ngelën në mes të detit dhe asnjë polic ose polumbar nuk i erdhi në ndihmë. Ishim të gjithë në ankth sepse nuk mund t’i ndihmonim. Ka 40 minuta që kemi lajmëruar policinë e shtetit. Shyqyr Zotit shpëtuan falë njerëzve që i dhanë ndihmë,” shkruan denoncuesi. Në pamje duken pushuesit të cilët janë mbledhur grumbull rreth të shpëtuarve. Fatmirësisht qytetarët u bënë heronj të të rinjve, por raste të tilla ngrenë alarmin për mungesë të mbikëqyrjes së sigurisë të pushuesve dhe ndërhyrje në situata emergjente si kjo që sapo patë.

39K views


💾

Një motoçiklist ka shpëtuar për mrekulli nga një përplasje e mundshme në aksin rrugor Piqeras–Borsh. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet një...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Një motoçiklist ka shpëtuar për mrekulli nga një përplasje e mundshme në aksin rrugor Piqeras–Borsh. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet një automjet tip Audi me targa 'AB 792 JB', i cili kryen një parakalim të rrezikshëm brenda një kthese. Në atë moment, përballë vjen një furgon, dhe drejtuesi i Audit, për të shmangur goditjen, rikthehet me shpejtësi në korsinë e duhur, duke vënë në rrezik jetën e motoristit. Falë reagimit të shpejtë, motoristi ka arritur të frenojë në sekondat e fundit, duke shpëtuar pa lëndime. Ngjarje të tilla fatkeqësisht ndodhin shpesh në rrugët tona, ku mungesa e kujdesit dhe parakalimet e rrezikshme kthehen në kërcënim serioz për jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës. Apelojmë për të disatën herë: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të automjetit.

108.5K views


💾

Një tjetër skenë kaosi urban është regjistruar në zonën e Astirit, ku rreshti i makinave të parkuara pa kriter kanë bllokuar hapësirën anës rrugës. P...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Një tjetër skenë kaosi urban është regjistruar në zonën e Astirit, ku rreshti i makinave të parkuara pa kriter kanë bllokuar hapësirën anës rrugës. Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë se automjetet, të lëna aty si të ishin garazh privat, kanë kthyer rrugën në një qorrsokak, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve. Për pasojë, shoferët detyrohen të futen në korsinë e biçikletave, duke vënë në rrezik jetën e çiklistëve dhe sigurinë e këmbësorëve. Situata bëhet akoma më alarmante nëse mendojmë për rastet emergjente: si do të kalojë ambulanca apo zjarrfikësja nëse ndodh një fatkeqësi? Ndërkohë, policia bashkiake dhe ajo rrugore, që kohët e fundit është bërë aktive me gjoba “të rastësishme” në qytete të tjera, duket se për kaosin e përditshëm në Astir nuk sheh, nuk dëgjon e nuk flet.

136.5K views


💾

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Dukatit, pak para tunelit të Llogarasë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, d...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Dukatit, pak para tunelit të Llogarasë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, duken dy automjete të aksidentuara, njëri prej të cilëve nga përplasja e fortë ka devijuar duke dalë jashtë rrugës. Në vendngjarje ende nuk ka mbërritur ambulanca, ndërkohë që të vetmit që japin ndihmën e parë janë disa djem që nxitojnë sa nga njëra makinë te tjetra. Është e paqartë dinamika e aksidentit dhe nëse ka të lënduar ose viktima nga kjo ngjarje, ndërkohë që pritet një reagim nga autoritetet.

48.8K views


💾

Një fluturim i linjës WizzAir, i cili nisej nga Alicante në drejtim të Romës, ka përjetuar momente të tensionuara mbrëmjen e djeshme për shkak të kush...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Një fluturim i linjës WizzAir, i cili nisej nga Alicante në drejtim të Romës, ka përjetuar momente të tensionuara mbrëmjen e djeshme për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Avioni, i cili ishte planifikuar të aterronte në aeroportin Fiumicino të Romës, u detyrua të devijohej në Bologna pas disa tentativave të pasuksesshme për të aterruar për shkak të turbullencave të forta dhe stuhive që kishin përfshirë zonën. Sipas informacionit të ofruar nga kompania ajrore, fluturimi WizzAir W4 6038, i cili nisej nga Alicante, u devijua në aeroportin e Bolonjës për arsye sigurie. Avioni ka aterruar në Bologna në orën 03:57 të mëngjesit, pa ndodhur asnjë incident dhe pa pasur pasagjerë të lënduar. Pasagjerët janë transportuar me autobus nga Bologna në Romë, dhe u është ofruar mundësia e një rimbursimi në përputhje me rregulloret evropiane, nëse ata kishin organizuar vetë transportin. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon pasagjerët duke ulëritur dhe duke shprehur frikë gjatë periudhës së turbullencave të forta. Në videon e postuar nga një pasagjer në TikTok, dëgjohen pasagjerë që bërtasin dhe disa fëmijë që qajnë nga frika. Megjithatë, nuk janë raportuar dëme apo lëndime gjatë këtij incidenti. Kompania WizzAir ka theksuar se kushtet atmosferike nuk varen nga ajo dhe se siguria e pasagjerëve është prioriteti kryesor. Ata falënderuan ekuipazhin për menaxhimin e situatës dhe për marrjen e vendimit të duhur për të devijuar fluturimin në Bologna.

1.5M views


💾

Nuk është normale, por në rrugët e Shqipërisë mund të gjesh çdo gjë! Ka këmbësorë që futen në autostrada, ‘kamikazë’ që s’u dhimbset jeta e tyre të ci...

By: @joq
23 August 2025 at 02:00

Nuk është normale, por në rrugët e Shqipërisë mund të gjesh çdo gjë! Ka këmbësorë që futen në autostrada, ‘kamikazë’ që s’u dhimbset jeta e tyre të cilët kërkojnë të marrin dhe të tjerë me vete në botën tjetër, bagëti nga më të ndryshmet, duke nisur që nga lopët, kuajt, delet e dashët. Kështu ka ndodhur së fundmi në një prej rrugëve të vendit tonë. Dy deshë ishin duke zhvilluar një përballje të vërtetë mes tyre, të ngjashme me ato të ‘WWE’ në mes të rrugës, por u mungonte gjyqtari. Qytetarët mbetën të bllokuar në makina pasi rruga ishte kthyer në arenë përplasje brirësh, por po shijoni një përballje të veçantë. Njëri prej tyre, që në makinë kishte dhe disa fëmijë, zbriti nga automjeti për t’u bërë ‘gjyqtar’ i tyre. Ai u afrohet deshëve dhe përpiqet t’i ndajë. E kap njërin prej brirësh dhe e tërheq, por dashi tjetër ishte shumë inatçi dhe nuk dorëzohej. E gjithë përballja është filmuar nga brenda makinës dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë me mijëra komente e shpërndarje.

44.7K views


💾

❌
❌