Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025@joq - TikTok

Një nënë shqiptare ka rrëfyer për JOQ Albania një përvojë të pazakontë dhe thellësisht shqetësuese që lidhet me vajzën e saj 8-vjeçare dhe kukullën e ...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Një nënë shqiptare ka rrëfyer për JOQ Albania një përvojë të pazakontë dhe thellësisht shqetësuese që lidhet me vajzën e saj 8-vjeçare dhe kukullën e famshme Labubu, një lodër që ka ngjallur alarme të shumta në rrjete sociale për ndikimet negative që mund të ketë tek fëmijët. Nëna tregon se vajza e kishte parë këtë kukull virale tek shoqet dhe në TikTok, dhe i kishte kërkuar me ngulm që t’ia blinte. Pa e menduar gjatë, ajo ia plotësoi dëshirën. Por brenda tre ditësh, përvoja me këtë lodër është kthyer në një përjetim traumatik. Në një video të dërguar në redaksi, dëgjohet vajza teksa qan me dënesë dhe tregon mes lotësh se kishte fikur dritën në dhomë për të parë se çfarë do të ndodhte me Labubun, bazuar në ato që kishte dëgjuar nga të tjerët. “Kur e pashë, po lëvizte vetë. Për Zotin, jo jastëku, por vetë Labubu lëvizte sa andej këndej,” thotë vajza, ndërsa zëri i saj i dridhur dhe lotët tregojnë qartë ankthin e fortë që ka përjetuar. Nëna rrëfen më tej se vajza kishte dalë nga dhoma e tmerruar dhe ishte përplasur tek motra e madhe, me buzët dhe thonjtë e nxirë nga frika, duke u dridhur dhe duke qarë pa pushim. Ajo thotë se që prej atij momenti, vajza nuk fle më e qetë dhe ka frikë të qëndrojë vetëm. “Unë s’mund të jem as e para e as e fundit që ka përjetuar diçka të tillë, por po e ndaj që sadopak të ndikoj tek prindërit e tjerë. Ju lutem, mos i blini këto budallallëqe fëmijëve tanë,” shkruan ajo. Kukulla Labubu, e cila është bërë virale veçanërisht në TikTok dhe Instagram, ka nxitur shqetësime të shumta kohët e fundit. JOQ Albania ka raportuar edhe më parë raste të pazakonta të lidhura me këtë lodër, ndërsa shumë përdorues në rrjet kanë ngritur alarmin për ndikimin emocional negativ që mund të ketë tek fëmijët, duke e cilësuar si “kukull demonike”, “të  frikshme”, apo “e papërshtatshme për fëmijët e vegjël”. Ky rast vjen si një thirrje e fortë për kujdes nga prindërit: jo çdo trend apo lodër që duket popullore në internet është e sigurt për fëmijët tanë. Prindër, informohuni më parë, sepse pas një kukulle mund të fshihet një makth i vërtetë për një shpirt të brishtë 8-vjeçar.

935.6K views


💾

Një situatë e pazakontë dhe alarmante është denoncuar mbrëmjen e së martës në Durrës, ku një mjet është futur mes turmës së njerëzve që po ndiqnin një...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Një situatë e pazakontë dhe alarmante është denoncuar mbrëmjen e së martës në Durrës, ku një mjet është futur mes turmës së njerëzve që po ndiqnin një koncert në qendër të qytetit. Ngjarja e filmuar nga një qytetar ka shkaktuar panik mes të pranishmëve, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Videoja, e cila është dërguar në redaksinë e JOQ Albania, tregon qartë momentin kur një makinë me targa AB 885 DZ, depërton në zonën e destinuar për ndjekësit e koncertit, duke i hapur rrugë me forcë mes turmës së mbledhur. Pamjet tregojnë njerëzit që lëvizin me nxitim për të shmangur makinën, ndërsa kjo e fundit vazhdon të ecë përpara. Sipas dëshmisë së qytetares që bëri denoncimin, shoferi nuk ka ndaluar edhe kur policët i kanë bërë shenjë me tabelë për t’u ndalur. Ende nuk dihet se cili ishte qëllimi i shoferit dhe çfarë e shtyu të vepronte në këtë mënyrë. Mjeti duket se ka lëvizur ngadalë, duke evituar përplasjen me njerëzit, por sjellja e tij ka qenë e rrezikshme dhe ka vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve që ndodheshin në qendër të Durrësit, në bulevardin 'Epidamn'. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, por kjo situatë nxjerr në pah nevojën për masa më të rrepta të sigurisë në evente të tilla masive, ku fluksi i njerëzve është i lartë. Pavarësisht faktit se nuk ka të lënduar, incidenti shërben si një kujtesë e rëndësishme për rreziqet që mund të shkaktohen nga veprime të tilla të pakujdesshme.

46.2K views


💾

Rrëfimi i plotë i tij në JOQ: “Përshëndetje JOQ, doja të shkruaja diçka në lidhje me fatkeqësitë që po ndodhin në Shqipëri për vetëvrasjet. Jam një dj...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Rrëfimi i plotë i tij në JOQ: “Përshëndetje JOQ, doja të shkruaja diçka në lidhje me fatkeqësitë që po ndodhin në Shqipëri për vetëvrasjet. Jam një djalë 17 vjeç, i cili kam qenë mbi 10 herë gati në atë gjendje. E di shumë mirë se çfarë mendimesh mund të kenë pasur të ndjerët. Doja të thoja vetëm diçka: prindërit t’i kushtojnë shumë vëmendje fëmijëve, të mos i anashkalojnë, sepse fëmija i tyre mund të duket i lumtur, por kjo është gjëja më e gabuar. Mund të jetë e kundërta. E kam kaluar vetë. Prindërit e mi më pyesnin përherë, çdo moment, por që të mos i shkaktoja mërzitje, nuk i tregoja kurrë. Aktroja sikur çdo gjë ishte mirë, por po digjesha përbrenda, dhe ata të shkrejtët më besonin. Mund të isha postuar dhe unë te faqja juaj, por mendoja pak më shumë... Nejse, edhe një herë: prindër, mos i lini fëmijët tuaj t’i kalojnë problemet vetëm. Afrohini sa më afër vetes tuaj.” I pyetur më tej nga redaksia jonë se çfarë mendimesh i vijnë kur përjetonte kriza të tilla, ai përgjigjet: “Sikur do lirohesh nga diçka që të mban peng. Rast tjetër që kam pasur: e ardhmja, të gjithë moshatarët e mi do ecnin në jetë, unë jo. Sikur bota do ishte ndryshe pa mua, më e lumtur. Sikur jam i tepërt në këtë botë. Do të ishte mirë nëse e postoje, mbase mund të parandalohet një tragjedi.” Ky mesazh është një thirrje e dhimbshme, por e vërtetë, për çdo prind dhe institucion: fëmijët kanë nevojë për mbështetje, për vëmendje dhe për dashuri të pakushtëzuar. Vetëm kështu mund të parandalohet përsëritja e historive kaq tragjike.

39.7K views


💾

Një turiste nga Finlanda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident të pakëndshëm që i ka ndodhur në vendin tonë. Ajo ka ...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Një turiste nga Finlanda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një incident të pakëndshëm që i ka ndodhur në vendin tonë. Ajo ka ndarë një video ku shfaqet një debat me disa të rinj, pasi, sipas saj, ajo kishte refuzuar të bisedonte me njërin prej tyre. Në pamje shihen tre të rinj: dy djem në një motor, të cilët nuk përfshihen në debat, dhe një tjetër me bluzë të zezë, i identifikuar nga shokët si “Nini”. Ky i fundit i drejtohet në anglisht turistes me ton agresiv, duke ju afruar në një mënyrë kërcënuese dhe duke i thënë: “A e di që je në Shqipëri këtu? Nuk mund të më thuash mua ‘largohu, largohu, largohu’”, duke e detyruar atë të përdorë duart për ta shtyrë. Njëri prej djemve në motor përpiqet ta qetësojë dhe i kërkon të largohet, ndërsa turistes i duhet të përballet me gjeste dhe fjalë kërcënuese. Vetëm në fund i riu duket se kupton gabimin, duke u munduar ta mbyllë situatën me fjalët “natën e mirë, natën e mirë”. Sipas mesazhit të saj, turistja është ndjerë e kërcënuar dhe është detyruar të mbrohet “mendërisht dhe fizikisht”. Ky rast hedh dritë mbi sjellje të papërshtatshme ndaj vizitorëve, që dëmtojnë imazhin e vendit. Është e domosdoshme që autoritetet të marrin masa ndaj rasteve të tilla, në mënyrë që turistët të ndihen të sigurt dhe të mirëpritur në Shqipëri.

17.6K views


💾

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës, ku një pallat është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik tek banor...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës, ku një pallat është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik tek banorët. Raportohet se dhjetëra persona janë bllokuar brenda ndërtesës për shkak të tymit dhe zjarrit, ndërsa katër prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy mjete zjarrfikëse dhe dy ambulanca, të cilat po punojnë për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa policia dhe zjarrfikësja vijojnë operacionin në terren.

75.9K views


💾

Bruna, nëna e 22-vjeçares Rozalinda që vuan nga sëmundja e rrallë ‘Neurofibromatozë’, i është drejtuar redaksisë sonë me një mesazh falënderimi plot e...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Bruna, nëna e 22-vjeçares Rozalinda që vuan nga sëmundja e rrallë ‘Neurofibromatozë’, i është drejtuar redaksisë sonë me një mesazh falënderimi plot emocion për të gjithë shqiptarët që u bënë krah në ditën më të vështirë për familjen e saj. Dy ditë më parë ne publikuam thirrjen e saj të dhimbshme, ku tregonte se vajzës i duheshin 70 mijë euro për kurimin e 18 tumoreve në trup, dy prej të cilave në kokë. Sot, falë zemërbardhësisë së njerëzve nga çdo cep i Shqipërisë dhe diaspora, kjo shumë është mbledhur dhe Rozalinda ka në dorë një shans të ri për të luftuar me sëmundjen. “Përshëndetje, jam mami i Rozalindës. Faleminderit shumë për çfarë po bëni për vajzën time,” shkruan Bruna mes lotësh. Rozalinda pas pak ditësh feston datëlindjen e 23-të, të cilën do ta presë me më shumë shpresë. Tashmë e vetmja dhuratë që mund t’i bëni është një lutje nga zemra, që trajtimi i saj të ketë sukses dhe që ajo të ketë mundësinë të festojë edhe shumë datëlindje të tjera pranë familjes.❤️

48.7K views


💾

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të Marte, një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar në qendër të fshatit Fushë Kuqes, në zonën ...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të Marte, një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar në qendër të fshatit Fushë Kuqes, në zonën e Kurbinit. Mësohet se shpërthimi i ka ndodhur një personazhi të njohur publik, shpesh i përfolur në mediat rozë. Sipas informacioneve që redaksia jonë ka siguruar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa policia ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për këtë rast. Banorët e zonës janë trembur shumë nga kjo ngjarje dhe zhurma e fortë e lëndës plasëse. Një qytetar shkruan: “Përshëndetje JOQ, jam një qytetar i Fush Kuqes, sot në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer exploziv këtu në qendër të Fush Kuqes dhe po e mbajnë fshehur këtë lajm. Ju lutem kemi frikë me ndejt në shtëpi ca spo ndodh këtu. Nga ora 04:00 e mëngjesit ndodhi, po lajmi ska dalë askund, po mbahet i fshehur.” Policia pritet të japë më shumë detaje për këtë ngjarje, dhe nëse ka pasur apo jo të lënduar. Banorët nga ana tjetër ndihen të rrezikuar, dhe kërkojnë që të merren masa për ndëshkimin e autorëve, që qetësia publike dhe siguria e tyre të mos cënohet më.

88K views


💾

Kanë kaluar 7 ditë nga zhdukja e 44-vjeçarit Florjan Gjermeni nga Lushnja dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Florjani është larguar ...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Kanë kaluar 7 ditë nga zhdukja e 44-vjeçarit Florjan Gjermeni nga Lushnja dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Florjani është larguar nga banesa më 19 gusht, rreth orës 18:00, dhe prej asaj dite nuk është kthyer më. Një familjare e tij i është drejtuar sot redaksisë së JOQ Albania me këtë apel: “Për fat të keq, të gjitha kërkimet e bëra deri më tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat apo sinjalizim. Edhe forcat e rendit kanë qenë këto ditë në terren bashkë me ne, me dron dhe me qenin gjurmues, por sërish asgjë. Ju lutem, na ndihmoni ta rikthejmë publikimin, pasi familja është shumë e shqetësuar.” Familjarët apelojnë se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij. Kushdo që ka informacion ose e ka parë, i lutur të kontaktojë në këto numra: - 068 31 777 80 - 069 82 419 48 Gjithashtu, mund të kontaktoni edhe forcat e rendit.

26.1K views


💾

Sipas instruktorit të ushtrisë, i cili merret me stërvitjen e të rinjve që duan të bashkohen me forcat ushtarake, rregulli që i detyron ata të rruajnë...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Sipas instruktorit të ushtrisë, i cili merret me stërvitjen e të rinjve që duan të bashkohen me forcat ushtarake, rregulli që i detyron ata të rruajnë mjekrën çdo ditë përpara nisjes së aktiviteteve është kthyer në një bezdi të madhe dhe po i largon rekrutët nga ky profesion.

80.7K views


💾

Më 23 korrik të këtij viti, në “Gjirin e Filikurit” në Himarë ndodhi një ngjarje tragjike, ku një turiste hungareze humbi jetën pasi u rrëzua nga shkë...

By: @joq
27 August 2025 at 15:00

Më 23 korrik të këtij viti, në “Gjirin e Filikurit” në Himarë ndodhi një ngjarje tragjike, ku një turiste hungareze humbi jetën pasi u rrëzua nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar. Sipas informacioneve që JOQ Albania siguroi atere, turistja me inicialet M. B. 23-vjeçe qëndroi mbi dy orë në breg të detit, pa marrë asnjë ndihmë mjekësore por vetëm me kujdesin e pushuesve të tjerë. Më pas, policia organizoi transportimin e saj me varkë, por e reja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda. Ngjarja shkaktoi lëndime edhe për disa miq të v iktimës, të cilët u goditën nga gurët që u shkëputën nga shpati i malit në momentin e rrëzimit të saj. Edhe pse rasti tronditi opinionin publik dhe ngriti pikëpyetje serioze mbi sigurinë e pushuesve në këtë zonë të qetë bregdetare, deri më sot duket se nuk janë marrë masa konkrete nga Bashkia Himarë apo Ministria e Turizmit për të garantuar një rrugë të sigurt për vizitorët. Pamjet më të fundit tregojnë se turistë të tjerë vazhdojnë të zbresin nga maja e shkëmbit duke u kacavjerrë dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Një qytetar shkruan: “Ky është shkëmbi i Filikurit, që Bashkia Himarë pretendon se e ka mbyllur.” Është e domosdoshme që institucionet përkatëse të marrin masa sa më parë, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e një tragjedie të ngjashme me atë të turistes hungareze.

24.8K views


💾

Yesterday — 26 August 2025@joq - TikTok

Një problem shqetësues i përnatshëm po ua prish qetësinë banorëve të lagjes 9 në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve. Një qytetare i është drejtuar red...

By: @joq
27 August 2025 at 07:00

Një problem shqetësues i përnatshëm po ua prish qetësinë banorëve të lagjes 9 në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve. Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar sjelljen e një grupi adoleshentësh, të cilët çdo mbrëmje mblidhen tek stolat e lagjes dhe qëndrojnë aty deri në orët e para të mëngjesit duke bërtitur, qeshur me zë të lartë e duke bërë zhurmë. Sipas saj, situata ka shkuar deri në orën 2-3 të mëngjesit, duke ua bërë të pamundur gjumin banorëve, të cilët kërkojnë vetëm pak qetësi. “Është kthyer në stres të përnatshëm”, shprehet ajo. Denoncuesja tregon se Policia e Durrësit është lajmëruar disa herë, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Madje, sipas banorëve, përgjigjet e efektivëve kanë qenë ironike. “Na kanë thënë: ‘Po mirë bëjnë që qeshin, çfarë t’iu bëjmë, t’ua ndalojmë të qeshurën?’”, shprehet qytetarja. Edhe përpjekjet e banorëve për të zgjidhur situatën me mirëkuptim nuk kanë dhënë rezultat. “Kur u kemi kërkuar të largohen, na kanë kërkuar falje për momentin, por më pas gjithçka ka vazhduar njësoj”, tregon ajo. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, duke theksuar se kërkesa e tyre është e thjeshtë: të mos lejohet prishja e qetësisë publike në një zonë të banuar gjatë orëve të natës.

2081 views


💾

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë, ku humbi jetën një 66-vjeçar. Viktima është identifikuar si...

By: @joq
27 August 2025 at 07:00

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë, ku humbi jetën një 66-vjeçar. Viktima është identifikuar si Kujtim Luka nga fshati Marqinet, i cili u përplas për vdekje nga një automjet në momentin që ndodhej duke lëvizur në këmbë. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, mjeti drejtohej nga Jani Tanushi, 53 vjeç, i cili pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Ende nuk dihen me saktësi shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident fatal, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit. Ngjarja solli një prezencë të lartë të policisë dhe mjeteve shëndetësore në vendngjarje, përfshirë edhe ambulancën e morgut, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët që raportuan rastin fillimisht. Për shkak të bllokimit dhe devijimit të qarkullimit, në autostradën Tiranë–Durrës u krijuan radhë kilometrike trafiku, që zgjatën për një kohë të gjatë.

84.9K views


💾

Mbrëmjen e sotme është raportuar për një ngjarje të rëndë në Vorë. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, në zonë kanë mbërritur...

By: @joq
27 August 2025 at 07:00

Mbrëmjen e sotme është raportuar për një ngjarje të rëndë në Vorë. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, në zonë kanë mbërritur disa automjete policie dhe 3 ambulanca, mes tyre edhe ambulanca e morgut.

190.9K views


💾

Parakalimi i gabuar është kthyer në një fenomen shqetësues në rrugët shqiptare, duke sjellë gjithnjë e më shpesh pasoja tragjike. Ngjarja e fundit që...

By: @joq
27 August 2025 at 07:00

Parakalimi i gabuar është kthyer në një fenomen shqetësues në rrugët shqiptare, duke sjellë gjithnjë e më shpesh pasoja tragjike. Ngjarja e fundit që tronditi opinionin publik ishte ajo e mbrëmjes së djeshme, ku dy motra nga Delvina humbën jetën pas manovrës së papërgjegjshme të një shoferi të dehur. Fatkeqësisht, raste të tilla nuk janë të rralla. Shoferë që nënvlerësojnë rregullat e qarkullimit dhe jetën e të tjerëve po i kthejnë rrugët shqiptare në skenë tragjedish të përsëritura. Një denoncim i mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ tregon një tjetër rast skandaloz. Teksa udhëtonte drejt Dajtit, një qytetar është përballur me një shofer që parakalonte në një kthesë të rrezikshme, duke i ardhur përballë makinës së tij ku ndodhej me fëmijën. Në fund ai bën apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të vendosin kamera në makina dhe të denoncojnë publikisht këto raste, për të mos lejuar që papërgjegjshmëria e disa shoferëve të shndërrohet në makth të përditshëm për qytetarët. Mesazhi i qytetarit: Përshëndetje, ju lutem a mund ta postoni këtë ‘kamikaz’? Mu desh të frenoja fort për të shmangur përplasjen, pasi isha me fëmijë. U bëj thirrje të gjithë shoferëve të instalojnë një kamerë në makinë dhe të denoncojnë publikisht drejtuesit me sjellje të rrezikshme!

74.9K views


💾

Policia e Shkodrës duhet të ndërhyjë menjëherë! Një grup djemsh kanë hyrë në lokalin e një qytetari, kanë dhunuar babain e tij dhe miqtë, kanë thyer k...

By: @joq
27 August 2025 at 07:00

Policia e Shkodrës duhet të ndërhyjë menjëherë! Një grup djemsh kanë hyrë në lokalin e një qytetari, kanë dhunuar babain e tij dhe miqtë, kanë thyer kamerat e sigurisë për të fshehur provat dhe janë larguar. Të dhunuarit dhe kërcënuarit nga këto djem që kanë lidhje familjare me një fis të njohur në Shkodër kërkojnë mbrojtje.

28K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon dy fëmijë të mitur duke lëvizur me monopatine në mes të rrugës së mbushur me makina. Pamjet al...

By: @joq
26 August 2025 at 05:00

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon dy fëmijë të mitur duke lëvizur me monopatine në mes të rrugës së mbushur me makina. Pamjet alarmante janë filmuar ditën e sotme në zonën e Tufinës, në Tiranë. Dy të miturit shihen duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, ndërkohë që lëvizin mes trafikut të rënduar dhe automjeteve në lëvizje, duke u bërë njëkohësisht edhe burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve. JOQ Albania u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për fëmijët e tyre, në mënyrë që situata të tilla të mos rrezikojnë më jetën e të miturve dhe sigurinë rrugore.

6568 views


💾

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk ka kaluar pa përplasje dhe kundërshti nga pronarët e lokaleve të cilët kanë zaptuar trotuare, të cilat i ...

By: @joq
26 August 2025 at 05:00

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk ka kaluar pa përplasje dhe kundërshti nga pronarët e lokaleve të cilët kanë zaptuar trotuare, të cilat i kanë kthyer në biznese për përfitime familjare. Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë ish-stacionit të Trenit. Punonjësit e IKMT-së kishin marrë urdhër për lirimin e një trotuari të kthyer në lokal, por pronari ka kundërshtuar këtë vendim. Një qytetar shkruan për JOQ Albania: “Ndodhi te Bulevardi i Ri për shtesat e lokaleve. Është ky urdhri për heqjen e mbulojave. Erdhën këta të IKMT-së dhe donin të merrnin karriget. Filloi kundërshtimi nga pronarët, pasi lokali ngjitur ishte me veranda të ndërtuara. U ngatërruan, pastaj erdhi policia dhe i shoqëroi një çift të rinjsh. Më vonë i larguan karriget dhe tavolinat. Kaq! Unë isha kalimtar.” Në pamje duket se si një prej zyrtarëve mundohet të qetësojë një burrë, i cili dëgjohet duke thënë: Po erdhi tjetri të na bjerë mo burrë... Zyrtari i përgjigjet: Po zbatohet një vendim, është me letra. Ruani qetësinë. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka dështuar në një pjesë të madhe të bizneseve, të cilat pavarësisht se pësuan humbje të rrethimit që u kanë bërë shtesave, përsëri vijojnë të përdorin hapësirat publike, duke lënë në mes të trotuareve karrige e tavolina shërbimi.

230.1K views


💾

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pam...

By: @joq
25 August 2025 at 04:00

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pamjet e siguruara shihet një person, që sipas denoncuesit është shtetas i huaj, teksa fut poshtë bluzës një palë tuta plazhi për djem. Ky është momenti i vetëm i fiksuar nga kamerat e sigurisë. Denoncuesi pretendon se më pas, kur punonjësja e dyqanit i ka kërkuar llogari, ai e ka shtyrë dhe e ka goditur, duke u larguar me shpejtësi. Ky moment nuk është i filmuar, pasi kamerat e sigurisë nuk e mbulonin atë pjesë, por paraqitet si dëshmi nga qytetari që ka bërë denoncimin. Sipas tij, qëllimi i publikimit është të paralajmërohen edhe bizneset e tjera, për të mos rënë pre e rasteve të tilla. Ky denoncim vjen vetëm një ditë pasi JOQ Albania publikoi një tjetër rast në Ksamil, ku dy vajza turiste u filmuan duke vjedhur parfume të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera në dyqane të ndryshme.

40.3K views


💾

❌
❌