Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 June 2026@joq - TikTok

Një skandal financiar me përmasa të konsiderueshme është zbuluar së fundmi, ku dyshohet se rreth 400 mijë euro janë përvetësuar nga llogaritë e dy kli...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Një skandal financiar me përmasa të konsiderueshme është zbuluar së fundmi, ku dyshohet se rreth 400 mijë euro janë përvetësuar nga llogaritë e dy klientëve të UBA Bank përmes veprimeve të paligjshme të kryera nga brenda institucionit. Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Klodiana Lala, fondet janë tërhequr përmes mandateve të falsifikuara dhe transaksioneve të paautorizuara. Për këtë çështje, 11 punonjës të bankës janë vënë nën akuzë për veprat penale të vjedhjes, falsifikimit kompjuterik dhe falsifikimit të dokumenteve. Njëri prej klientëve ka pretenduar se është përballur me vonesa dhe sorollatje të vazhdueshme në përpjekje për të marrë sqarime dhe për të rikuperuar fondet e humbura. Mes personave të dëmtuar raportohet të jetë edhe një grua që kujdeset për fëmijë të mitur jetimë, e cila ka kaluar një periudhë të gjatë duke kërkuar shpjegime për zhdukjen e parave nga llogaria e saj. Ndërkohë, disa prej punonjëseve të përfshira në hetim kanë ngritur akuza ndaj drejtorit të bankës, duke pretenduar se ai u merrte kredencialet e aksesit në sistem. Sipas dëshmive të tyre, në raste të caktuara punonjësve u kërkohej të linin llogaritë e tyre të hapura në kompjuter edhe gjatë pushimeve të drekës, gjë që mund të ketë krijuar mundësi për ndërhyrje të paautorizuara. Rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë dhe kontrollit të brendshëm në institucionin bankar, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një episod të izoluar apo për një skemë më të gjerë abuzimi.

10.8K views


💾

Protestat dhe reagimi qytetar në Shqipëri nuk mund të kufizohen në një çështje të vetme si Zvërneci, por janë pasqyrë e një pakënaqësie të akumuluar p...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Protestat dhe reagimi qytetar në Shqipëri nuk mund të kufizohen në një çështje të vetme si Zvërneci, por janë pasqyrë e një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh ndaj një serie ngjarjesh që kanë goditur shëndetësinë, drejtësinë, sigurinë dhe besimin te institucionet. Skandali i Onkologjikut, ku pacientët me sëmundje të rënda dyshohet se u orientuan drejt klinikave private ndërsa spitali publik mbetej pa ilaçe dhe shërbime bazë, u kthye në simbol të abuzimit me jetën e njerëzve më të pambrojtur. Po aq tronditës mbetet rasti i 27-vjeçares Migena në Shkodër, që humbi jetën pas lindjes në kushte të rënda të raportuara për mungesë furnizimesh jetike. Në planin e sigurisë publike, vrasja e Klodian Rashës, tragjedia e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”, si dhe vdekja e Jonada Avdisë në Potam, kanë ekspozuar në mënyrë të përsëritur dështime serioze në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve. Këto ngjarje kanë prodhuar protesta masive, por pa ndryshime të dukshme strukturore. Ndërkohë, skandalet e ushqimit me salmonelë dhe pesticide, si dhe mungesa e reagimit në kohë të autoriteteve, kanë dëmtuar rëndë besimin publik te siguria ushqimore dhe kontrolli shtetëror. Në ekonomi dhe shërbime bazë, pensionet e ulëta dhe mungesa e ujit në shumë zona të vendit mbeten probleme të pazgjidhura, që e bëjnë jetën e përditshme të qytetarëve gjithnjë e më të vështirë. Në planin urban dhe mjedisor, debatet për lumin Lana, projektet si Rrjolli dhe Durrës Marina, si dhe shembja e Teatrit Kombëtar, kanë ndezur kritika për mungesë transparence, përplasje interesash dhe vendimmarrje të mbyllur ndaj publikut. Ndërkohë, çështje si dosja AKSHI dhe mbetjet industriale të Kurumit në Elbasan kanë rikthyer dyshimet mbi menaxhimin e fondeve publike dhe kontrollin mjedisor, duke ushqyer perceptimin e një sistemi ku llogaridhënia mbetet e dobët. Në këtë klimë, edhe deklaratat dhe debatet mbi një “koalicion Rama–Berisha” shihen nga një pjesë e opinionit si dëshmi e një klase politike që riciklon vetveten, duke thelluar mosbesimin e qytetarëve. Për të gjitha rastet e sipër përmendura asnjë nga "Flamingot" të cilët jetojnë në Tiranë dhe me shumë siguri sapo e kanë mësuar se ku bie Narta apo Zvërneci nuk e ka hapur gojën për to, as për të folur për Lanën që qelbet prej vitesh dhe si ambientalistë nuk e kanë haur kurrë gojën. Ndryshe nga Flamingot të cilët nuk hapin gojë as për betonizimin e Tiranës dhe bregdetit, rinia shqiptare sot proteston për çdo shtypje Rama-Berisha!

4590 views


💾

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Maliq, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, ka sjellë një reagim të f...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Maliq, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, ka sjellë një reagim të fortë edhe nga qytetarët në kryeqytet. Gjatë tubimit të rradhës, protestuesit kanë nderuar dëshmorin e Policisë së Shtetit. Nga rreshtat e parë të tubimit, protestuesit i janë drejtuar kordonit të policisë që ndodhej përballë tyre, dhe u kanë dhuruar lule policëve të pranishëm. Në një mesazh mjaft prekës dhe të drejtpërdrejtë, protestuesit kërkuan që të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe vetë uniformat e kaltërta, të bashkoheshin në një minutë heshtjeje për tragjedinë e ndodhur në Maliq.

29.6K views


💾

Një postim që ka qëndruar vetëm pak minuta në profilin e Noizyt në Instagram ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur keq debatin publik. Reperi i njohu...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Një postim që ka qëndruar vetëm pak minuta në profilin e Noizyt në Instagram ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur keq debatin publik. Reperi i njohur ka shpërthyer me një gjuhë ekstremisht të ashpër dhe banale ndaj atyre që po protestojnë kundër projektit në zonën e Zvërnecit. Edhe pse postimi është fshirë me shpejtësi nga llogaria e tij, dëshmitarët në rrjet kanë kapur screenshot-in ku artisti del hapur pro investimit dhe i bën rrafsh moralistët. Në tekstin e shpërndarë masivisht, Noizy ka marrë shembullin e Durrësit për të treguar se blerja e pronave nga të huajt është një proces normal dhe nuk përbën rrezik kombëtar. Ai ka sulmuar ashpër zërat që sipas tij po përhapin "përralla". "Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo? Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë," thuhet në reagimin që po djeg rrjetin. Gjuha e përdorur në screenshot-in që po qarkullon nëpër faqe dhe grupe online është pa doreza dhe godet direkt organizatorët dhe kritikët e projektit: "Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. [...] Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë." Postimi ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente dhe debate të ashpra.

118.3K views


💾

Banorët e fshatit Spathar, në lagjen Gurkuqe, Bashkia Librazhd, kanë ngritur shqetësim për një burim uji që prej vitesh është përdorur nga komuniteti ...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Banorët e fshatit Spathar, në lagjen Gurkuqe, Bashkia Librazhd, kanë ngritur shqetësim për një burim uji që prej vitesh është përdorur nga komuniteti lokal. Sipas raportimeve të qytetarëve, burimi ndodhet aktualisht brenda një zone të rrethuar nga një objekt privat/central, çka ka kufizuar aksesin e lirë të banorëve në këtë burim. Ata shprehen gjithashtu pak ditë më parë burimi është rrethuar me gardhe dhe tela, ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim për mënyrën e menaxhimit të këtij burimi natyror. Banorët ngrejnë dyshime edhe mbi cilësinë e ujit që po përdoret aktualisht, duke kërkuar verifikime të pavarura dhe zyrtare mbi gjendjen e burimit. Në këtë kontekst, ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të kryejnë verifikime për ligjshmërinë e rrethimit të zonës ku ndodhet burimi i ujit, cilësinë e ujit që përdoret nga banorët dhe ndikimin e aktivitetit të objektit/centralit në këtë burim natyror. Banorët kërkojnë transparencë dhe zgjidhje institucionale për garantimin e aksesit dhe sigurisë së ujit të pijshëm në zonë.

110.3K views


💾

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, duke ngritur dyshime serioze mbi aktivitetin e grupeve kriminale ndërkombëtare dhe t...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, duke ngritur dyshime serioze mbi aktivitetin e grupeve kriminale ndërkombëtare dhe trafikun e drogës që, sipas tij, mund të ketë përfshirë edhe territorin shqiptar. Në një qëndrim të tij publik, Hoxha ka deklaruar se dyshohet për një sasi prej rreth 15 ton kokainë, e cila sipas informacionit që ai citon, ka mbërritur në Shqipëri, por më pas është “zhdukur” pa arritur në destinacionin final të shpërndarjes. Sipas tij, ngarkesa nuk ka ndjekur rrugën e zakonshme të trafikimit drejt bazave të shpërndarjes, duke u devijuar në rrethana të paqarta. Hoxha ka theksuar gjithashtu se në qarkullim ekziston një informacion shqetësues, sipas të cilit një kartel kriminal ka vendosur një pagesë prej rreth 30 mijë dollarësh për eliminimin e personave të përfshirë në marrjen ose zhdukjen e ngarkesës, çka sipas tij tregon nivelin e lartë të konfliktit brenda këtyre rrjeteve. Sipas deklarimeve të tij, një pjesë e ngarkesës dyshohet se ka hyrë në një port dhe më pas është marrë nga persona të cilët ai i cilëson si “garantë”, por që nuk e kanë çuar drogën në destinacionin e planifikuar, duke shkaktuar kështu humbjen e saj dhe tensione brenda rrjeteve kriminale.

12.9K views


💾

Ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për dy akuza të reja, korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria ...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për dy akuza të reja, korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, një pasuri dykatëshe e tipit “Begonia” me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë. Hetimet lidhen me një procedurë prokurimi të Albcontrol për rikonstruksionin e godinës teknologjike, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë dhe një shtesë kontrate mbi 14.1 milionë lekë, ku Balluku dyshohet se ka krijuar avantazhe të padrejta për operatorin ekonomik Eurocol. SPAK pretendon se vila e sekuestruar lidhet me përfitime të dyshuara të parregullta të marra nga Balluku në këmbim të favorizimit të kësaj kompanie. Sipas prokurorisë, për të fshehur pronësinë e vilës, Balluku ka përdorur ish-futbollistin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol, J.B., duke lidhur kontrata fiktive dhe kontrata qiraje për të maskuar origjinën e pasurisë. SPAK thekson se veprimet e kundërligjshme janë kryer në periudha të ndryshme, duke përfshirë kontratën e porosisë së vitit 2018 dhe amendamentin e kontratës së qirasë në vitin 2024.

30.3K views


💾

Flamingot me megafonë, daulle dhe pankarta i bashkohen protestës së qytetarëve kundër vjedhjes së pronave, kriminalizimit, abuzimit me fondet, mungesë...

By: @joq
5 June 2026 at 17:00

Flamingot me megafonë, daulle dhe pankarta i bashkohen protestës së qytetarëve kundër vjedhjes së pronave, kriminalizimit, abuzimit me fondet, mungesës së ujit, dritave, arsimit, shëndetësisë dhe çdo padrejtësie që po zbraz vendin dita-ditës.

98.7K views


💾

Before yesterday@joq - TikTok

Momente tensioni dhe përplasjeje kanë përfshirë stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ajo që duhej të ishte një...

By: @joq
4 June 2026 at 23:00

Momente tensioni dhe përplasjeje kanë përfshirë stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ajo që duhej të ishte një sfidë festive, ka degjeneruar në një sherr në fushë dhe reagim të ashpër nga shkallët e stadiumit pas një episodi provokues. Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 73-të, kur futbollisti izraelit, Gloukh, shfrytëzoi një rast të kuqezinjve për të marrë një top dhe për të shënuar golin e avantazhit për Izraelin. Megjithatë, situata u nxeh menjëherë pas përfundimit të aksionit. Gjatë festimit të golit, Gloukh iu drejtua tifozëve shqiptarë duke u bërë me shenjë “të heshtnin”, ndërsa në të njëjtën kohë u tregoi me krenari stemën e Izraelit në fanellë. Ky gjest provokues nuk është pritur mirë nga mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të kërkuar llogari. Kaq ka mjaftuar që situata të dalë jashtë kontrollit dhe futbollistët e të dyja skuadrave të përplasen fizikisht në fushë. Pas qetësimit të gjakrave, arbitri i ndeshjes vendosi të ndëshkojë me karton të verdhë si Hysajn, ashtu edhe Gloukh. Gjesti i futbollistit izraelit ka irrituar në masë edhe tifozët e pranishëm në “Air Albania”. Menjëherë pas provokimit dhe përplasjes në fushë, i gjithë stadiumi ka shpërthyer në thirrje të fuqishme politike, duke brohoritur në kor: “Palestinë! Palestinë!”, si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj lojtarit mik. Ditët në vijim pritet të shihet nëse ky incident do të sjellë penalizime apo gjoba nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.

80.5K views


💾

Debati mbi projektin turistik të Jared Kushner në Shqipëri ka kaluar kufijtë e diskutimit lokal, duke u bërë pjesë edhe e përplasjes politike në Shtet...

By: @joq
4 June 2026 at 23:00

Debati mbi projektin turistik të Jared Kushner në Shqipëri ka kaluar kufijtë e diskutimit lokal, duke u bërë pjesë edhe e përplasjes politike në Shtetet e Bashkuara. Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka përmendur investimin e familjes Trump në vendin tonë gjatë një reagimi të ashpër ndaj figurave të afërta me kampin republikan. Në një postim në rrjetin social X, Hunter Biden kritikoi disa prej aleatëve dhe anëtarëve të familjes së Donald Trump, duke ndalur vëmendjen edhe te projekti që Jared Kushner dhe Ivanka Trump po zhvillojnë në Shqipëri. “Pra, ta kuptoj mirë. Jake Tapper është i fokusuar të sulmojë nënën time. Jared dhe Ivanka po ndërtojnë një parajsë private në një zonë të mbrojtur në Shqipëri. Don Jr. u martua me vajzën e bankierit të Epstein-it dhe një startup i mbështetur nga fondi i tij sapo siguroi një hua rekord prej 620 milionë dollarësh nga Pentagoni. Eric po nxjerr në bursë një kompani izraelite dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë, në mes të një lufte me Iranin që askush nuk e donte”, shkroi ai. Deklarata e Hunter Biden vjen në një kohë kur investimi i lidhur me Jared Kushner në bregdetin shqiptar është kthyer në një nga çështjet më të debatuara në opinionin publik. Prej ditësh, qindra qytetarë dhe aktivistë po protestojnë kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke shprehur shqetësime për ndikimin që ai mund të ketë mbi mjedisin dhe mbi statusin e zonave të mbrojtura.

26K views


💾

Në protestën masive që u zhvillua sot në kryeqytet kundër qeverisë dhe opozitës klasike, vëmendjen e qytetarëve dhe vëzhguesve e ka tërhequr një simbo...

By: @joq
4 June 2026 at 23:00

Në protestën masive që u zhvillua sot në kryeqytet kundër qeverisë dhe opozitës klasike, vëmendjen e qytetarëve dhe vëzhguesve e ka tërhequr një simbol i pazakontë. Mes flamujve kombëtarë kuqezi dhe pankartave të ndryshme politike, në duart e shumë të rinjve është parë një flamur i zi me një kafkë që mban një kapelë kashte. Për këdo që nuk e njeh kulturën popullore apo botën e animacionit, ky detaj mund të dukej i çuditshëm. Megjithatë, bëhet fjalë për flamurin e serialit të famshëm japonez “One Piece” (i njohur si flamuri i piratëve të “Straw Hat”), i cili përgjatë viteve 2025 dhe 2026 është shndërruar në një nga simbolet më të fuqishme të lëvizjeve rinore në mbarë botën. Nga një serial Anime, në simbol global rezistence Flamuri i njohur si “Jolly Roger” vjen nga manga dhe animeja e krijuar nga Eiichiro Oda. Në qendër të kësaj historie, protagonisti Monkey D. Luffy dhe ekuipazhi i tij luftojnë kundër një qeverie botërore korruptive dhe autoritare, duke mbrojtur lirinë dhe popujt e shtypur. Kjo narrativë ka bërë që brezi "Gen Z" ta përqafojë këtë simbol si një mjet për të kundërshtuar abuzimin me pushtetin. Përdorimi i tij politik shpërtheu fillimisht në Indonezi në vitin 2025, gjatë protestave studentore kundër korrupsionit dhe ndikimit ushtarak në jetën civile. Sipas studiuesve të Universitetit Gadjah Mada, ky flamur funksionon si një formë “rezistence simbolike” dhe shprehjeje të pastër qytetare. Që nga ajo kohë, ky fenomen është përhapur me shpejtësi në vende të ndryshme të botës: Azi: Në Nepal (ku protestat rinore çuan në rrëzimin e qeverisë) dhe në Filipine. Europë & Amerikë: Në Francë, Itali, Meksikë, si dhe në protestat e Londrës. Media Ndërkombëtare: Gjigantë mediatikë si CNN, BBC, Time, The Guardian dhe Washington Post e kanë cilësuar tashmë këtë flamur si simbolin e ri të gjeneratës Gen Z kundër autoritarizmit dhe pabarazisë. Pse po e zgjedhin të rinjtë dhe çfarë do të thotë për Shqipërinë? Arsyeja kryesore pse ky flamur po korr sukses në sheshe është neutraliteti i tij partiak. Ai nuk lidhet me asnjë forcë apo ideologji politike tradicionale. Përkundrazi, ai përfaqëson universalisht lirinë kundër kontrollit të pushtetit, refuzimin e elitave të vjetra dhe solidaritetin mes njerëzve të thjeshtë. Prania e tij në protestën e sotme në Tiranë tregon se rinia shqiptare po rreshtohet krahas një trendi dhe fenomeni global. Për të rinjtë që e ngritën atë sot në shesh, ai nuk është thjesht një element i kulturës anime, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për të shprehur revoltën ndaj korrupsionit, padrejtësisë dhe të gjithë klasës politike vendase, pa pasur nevojë të identifikohen me asnjë parti të caktuar.

6684 views


💾

Partia Demokratike ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e saj kundër protestave që po zhvillohen prej katër ditësh kundër projektit turistik në Zvërn...

By: @joq
4 June 2026 at 23:00

Partia Demokratike ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e saj kundër protestave që po zhvillohen prej katër ditësh kundër projektit turistik në Zvërnec. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka sulmuar ashpër organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës, duke i cilësuar ata si të lidhur me rrjetin e George Soros dhe të angazhuar në një betejë politike kundër presidentit amerikan Donald Trump. Përmes një reagimi publik, Noka pretendon se shqetësimi i protestuesve nuk lidhet me mbrojtjen e mjedisit apo të ekosistemit të zonës së Zvërnecit, por me interesa politike që, sipas tij, kanë në shënjestër familjen Trump dhe investimin e planifikuar në jug të vendit. “Mercenarët e Sorosit e kanë me familjen Trump, se për flamingot nuk ua ndjen fare. Flamingot, florën dhe faunën e asaj zone i ka dëmtuar Aeroporti i Vlorës, por organizatat që sot protestojnë nuk reaguan kurrë”, deklaron Noka. Numri dy i demokratëve shkon edhe më tej, duke pretenduar se pas protestave qëndrojnë individë të afërt me qeverinë. Ai përmend faktin se bashkëshorti i një ministreje të kabinetit qeveritar është mes organizatorëve të protestës, duke e interpretuar këtë si provë se lëvizja po përdoret politikisht. Në reagimin e tij, Noka akuzon gjithashtu organizata të shoqërisë civile dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut për standarde të dyfishta. Ai sjell në vëmendje raste të ndryshme që kanë tronditur opinionin publik gjatë viteve të fundit, duke pretenduar se për to nuk ka pasur reagim të mjaftueshëm nga organizatat që sot janë aktive në kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. Deklarata e Nokës vjen në një moment kur protestat kundër projektit turistik po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha. Qytetarë, aktivistë mjedisorë dhe organizata të ndryshme kanë dalë për katër ditë radhazi në rrugë duke kërkuar anulimin e investimit, të cilin e konsiderojnë një kërcënim për një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.

24.2K views


💾

Një 83-vjeçar ka humbur prej 7 ditësh në Fier. Isuf Shahaj ka dalë nga shtëpia rreth orës 8 të darkës dhe prej 7 ditësh nuk është kthyer më. I moshuar...

By: @joq
4 June 2026 at 23:00

Një 83-vjeçar ka humbur prej 7 ditësh në Fier. Isuf Shahaj ka dalë nga shtëpia rreth orës 8 të darkës dhe prej 7 ditësh nuk është kthyer më. I moshuari i cili jeton në Patos vuan edhe nga skleroza dhe familjarët janë shumë të shqetësuar për fatin e tij. Ata kanë bërë edhe denoncim në polici, por ende asnjë gjurmë prej tij pasi për shkak të moshés ai nuk ruan as bagëti apo të bëjë punë të tjera. Nëse dikush e ka parë ose e sheh është i lutur të kontaktojë në numrin: 0692926327

32.4K views


💾

❌
❌