Një udhëtim i zakonshëm u kthye në një makth për një grup vajzash në autostradën Tiranë-Elbasan, kur papritur një gjarpër u shfaq mbi kapakun e përpar...
Një udhëtim i zakonshëm u kthye në një makth për një grup vajzash në autostradën Tiranë-Elbasan, kur papritur një gjarpër u shfaq mbi kapakun e përparmë të makinës. Në videon që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, duket drejtuesja e mjetit që përpiqet të ruajë qetësinë dhe kontrollin e makinës, ndërsa në sfond dëgjohen zërat e shoqeve të saj që shpërthejnë në panik. E gjithë skena është e mbushur me tension, frikë dhe habi. Mbishkrimi ironik i videos thotë: “Kur i kam mbijetuar një udhëtimi të tillë, nuk më trembin më njerëzit në jetën reale.” Reagimet nuk kanë munguar. Disa e kanë përgëzuar guximin e vajzës që nuk humbi kontrollin, ndërsa të tjerë shprehen se një përjetim i tillë do t’i kishte lënë pa gjumë për ditë të tëra. #jalaal #gjarper #panik #autostrade #tirane #elbasan #virale Për më shumë klikoni në STORY 👆 @voxnews.al

282 views